Tag: rrëmbyeshëm

  • Reshje dëbore dhe shira të rrëmbyeshëm përfshijnë Afrikën e Jugut, 9 viktima

    Reshje dëbore dhe shira të rrëmbyeshëm përfshijnë Afrikën e Jugut, 9 viktima

    Vazhdojnë kërkimet për fëmijët e zhdukur pasi autobusi shkollor në të cilin udhëtonin u përmbyt nga furia e reshjeve. Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Afrikën e Jugut lindore u rrit në nëntë të martën, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë fëmijët e zhdukur pasi autobusi i tyre shkollor u rrëmbye nga ujërat e përmbytjes, thanë autoritetet.
    Reshje të dendura dëbore dhe stuhi të forta kanë goditur pjesë të provincës së Kepit Lindor, ndërsa Afrika e Jugut në tërësi po përballet me mot ekstrem dimëror që nga java e kaluar.
    Në rajonin Or Tambo, 9 persona kanë vdekur për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, sipas një raporti të ri të publikuar nga autoritetet lokale sot, ndërsa një raport i mëparshëm thoshte për 7 të vdekur.
    Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Autoriteteve Provinciale, Huselua Radye, i tha AFP-së se nuk e dinte sa fëmijë ose të rritur ishin në autobusin e shkollës. Mediat lokale raportojnë se të paktën 10 fëmijë janë të zhdukur.
    Në të njëjtën kohë, tre fëmijë u shpëtuan pasi kaluan shumë orë duke u ngjitur në pemë për t’i shpëtuar nivelit në rritje të ujit pranë Mthatha, gjithashtu në Kepin Lindor, një nga zonat më të goditura të vendit.
    Për më tepër, që nga e hëna, disa qindra njerëz janë zhvendosur, sipas të njëjtit burim, veçanërisht në zonat Or Tambo dhe Amatole. Disa kanë gjetur strehim të përkohshëm në shkolla dhe bashki.
    Autoritetet lokale, me mbështetjen e disa agjencive qeveritare, po ofrojnë ushqime të ngrohta dhe furnizime bazë për ata që janë strehuar në strehimore të përkohshme, shpjeguan ata.
    “Shirat e pandërprera” kanë shkaktuar gjithashtu rrëshqitje toke dhe “dëme të konsiderueshme në prona dhe infrastrukturë”, shtuan ata. Shërbimi Meteorologjik i Afrikës së Jugut ka parashikuar se kushtet ekstreme të motit dimëror do të vazhdojnë të paktën deri në mesin e javës.

  • Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

    Shirat e rrëmbyeshëm godasin Kinën, të paktën 6 persona kanë humbur jetën

    Shirat e rrëmbyeshëm që goditën provincat Guangdong dhe Guangxi të Kinës jugore gjatë fundjavës vranë të paktën 6 persona, ndërprenë sistemet hekurudhore dhe të energjisë, ndërsa autoritetet paralajmëruan për përmbytje dhe rrëshqitje toke në disa pjesë të vendit.

    Administrata Meteorologjike e Kinës lëshoi ​​paralajmërime të shumta për reshje të rrëmbyeshme shiu në provincat Jiangxi, Zhejiang, Fujian, Guangxi dhe Guangdong dhe provincën veriperëndimore të Xinjiang nga e diela deri të hënën, siç raportoi agjencia e lajmeve Xinhua.
    Të paktën 10 linja hekurudhore që lidhin qytetin jugor të Shenzhen me qytete të tjera pezulluan shërbimet e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, sipas autoriteteve rajonale hekurudhore.
    Më shumë se 620,000 familje në Guangxi janë zhytur në errësirë, sipas mediave kineze. Që nga mëngjesi i sotëm, kompania lokale e energjisë kishte rikthyer energjinë elektrike në rreth 600,000 familje.
    Transmetuesi shtetëror CCTV tha se shira priten dhe në ditët në vazhdim në disa zona.

    Top Channel

  • Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në Ekuador, 49 viktima

    Stuhi dhe shira të rrëmbyeshëm në Ekuador, 49 viktima

    Stuhitë në Ekuador kanë marrë 49 jetë njerëzish dhe kanë prekur më shumë se 189,000 të tjerë këtë vit, tha Sekretariati Kombëtar për Menaxhimin e Riskut.

    Sipas vlerësimit të fundit të dëmeve, që nga e marta, shirat e rrëmbyeshëm kanë lënë 134 persona të plagosur, 44,926 persona të pastrehë dhe rreth 799 shtëpi të shkatërruara në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut.

    Që nga fillimi i këtij viti, shirat kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës dhe përmbytje, tha agjencia.

    Shirat kanë goditur më rëndë rajonin bregdetar, veçanërisht provincën perëndimore të Manabi, ku janë raportuar 10 viktima dhe deri në 89,839 persona janë prekur.

    Për shkak të sasisë së reshjeve, agjencia e zgjeroi “emergjencën rajonale” në fund të prillit nga tetë në 12 provinca.

    Masa u zgjat për 60 ditë të tjera për të mobilizuar fonde dhe për të vendosur personel shtesë për t’u përballur me shkatërrimet në Hemisferën Jugore.

    Gjatë këtij sezoni me shira, agjencia ka ngritur 37 strehimore të përkohshme për të ofruar ndihmë humanitare për banorët e zhvendosur.

  • Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

    Itali, një i vdekur dhe një i zhdukur nga përmbytjet

    Një person ka vdekur dhe një tjetër është zhdukur për shkak të përmbytjeve në zonën e Vicenzas të shkaktuar nga një valë vdekjeprurëse e motit ekstrem që ka goditur Italinë këtë javë.

    Makina e dy burrave, babë e bir, u zhyt në përroin Agno, pasi një gropë u hap në një urë në Valdagno mes shiut të rrëmbyeshëm gjatë natës.

    Trupi i njërit prej burrave u gjet sot nga brigada e zjarrfikësve të Vicenzës në pellgun e digës Trissino.

    Shirat e rrëmbyeshëm të kësaj jave, stuhitë dhe, në disa zona, reshjet e dendura të borës vazhduan të shkaktojnë ndërprerje masive edhe sot, me 6 400 persona në luginën e Aostas që ka mbetur pa energji elektrike.

    “Ne po punojmë shumë, por ndërhyrjet tona kushtëzohen nga vështirësitë për të hyrë në zonat e prekura”, tha Giorgio Pession, presidenti dhe CEO i ”Deval”, kompania që shpërndan energjinë elektrike në Luginën e Aostas.