Tag: rrëmbyen

  • Ishin rrëmbyer nga xhihadistët, lirohen 12 gratë në Nigeri

    Ishin rrëmbyer nga xhihadistët, lirohen 12 gratë në Nigeri

    Një javë pasi u rrëmbyen nga xhihadistët në shtetin Borno, 12 gra të reja u liruan të shtunën në mbrëmje, tha një zyrtar lokal për AFP-në.

    Lajmi për lirimin erdhi si një lehtësim pasi vendi më i populluar i Afrikës është përballur me rrëmbime masive që nga nëntori, një praktikë që është përhapur që nga rrëmbimi në vitin 2014 i gati 300 nxënëseve të shkollës në Chibok, shteti Borno, nga militantët e Boko Haram.
    “12 gratë e reja janë liruar”, tha Abubakar Mazzini, kreu i zonës së qeverisjes vendore Askira-Uba, për AFP-në, duke shtuar se ato u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Rrëmbyesit “kontaktuan prindërit, të cilët shkuan t’i kërkonin në pyll”, shtoi ai.
    Trembëdhjetë gra të reja, “të gjitha myslimane” të moshës 16-23 vjeç, u rrëmbyen pranë fermave të tyre më 22 nëntor, në një zonë që është një fortesë xhihadiste. Një nga të rrëmbyerat u lirua pasi u tha rrëmbyesve të saj se po e ushqente me gji fëmijën e saj.
    Nuk u pagua asnjë shpërblim, tha Mazzini. Besohet se xhihadistët i kanë liruar gratë në një përpjekje për t’u arratisur nga ushtarët e vendosur në zonë.
    Shteti i Bornos në verilindje të Nigerisë ka qenë skenë e një kryengritjeje xhihadiste që nga viti 2009, me Boko Haram dhe Shtetin Islamik në Afrikën Perëndimore që përhapin vdekjen, duke detyruar qindra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar një krizë humanitare në rajonin e gjerë.

    Top Channel

  • Banorët nigerianë ‘shumë të frikësuar për të folur’ pas rrëmbimit të qindra fëmijëve nga shkolla

    Banorët nigerianë ‘shumë të frikësuar për të folur’ pas rrëmbimit të qindra fëmijëve nga shkolla

    Më shumë se 300 nxënës, përfshirë fëmijë të vegjël pesëvjeçarë, u rrëmbyen nga Shkolla Katolike St Mary në fshatin Papiri, në shtetin qendror të Nigeris, më 21 nëntor. Deri tani, rreth 250 prej tyre rezultojnë ende të zhdukur. Prindërit janë të tmerruar dhe nuk duan të flasin me autoritetet ose me gazetarët, nga frika e hakmarrjes nga rrëmbyesit.

    Rrëmbimi në Papiri është pjesë e një vale të fundit të rrëmbimeve masive në veri dhe qendër të Nigerisë, ku banditë dhe disa xhihadistë shohin pengmarrjen për shpërblim si një mënyrë të shpejtë për të fituar para. Shumë prej fëmijëve janë mbajtur në fshehtësi nëpër pyje dhe gjatë rrëmbimeve të mëparshme disa pengje kanë vdekur nga sëmundjet ose nga mos pagesa e shpërblimeve.

    Dy ditë pas rrëmbimit në Papiri, 12 vajza adoleshente u rrëmbyen nga distrikti Mussa në shtetin verilindor Borno. Ushtria nigeriane tha se ato u kapën nga grupi Shteti Islamik i Afrikës Perëndimore (ISWAP) gjatë korrjes së drithërave në tokat e familjeve të tyre, por më pas u shpëtuan përmes një operacioni të bazuar në inteligjencë. Pak ditë më parë, 25 vajza u rrëmbyen nga shkolla e tyre në Maga, 200 km më në veri në shtetin Kebbi, dhe njëra prej tyre arriti të shpëtojë para se autoritetet të ndërhynin.

    Banditët, që kryesisht janë pjesë e komunitetit Fulani dhe jetojnë në kampe të thella blegtorale, kanë përdorur rrëmbimet si një burim të rëndësishëm të të ardhurave. Megjithatë, disa komunitete rurale të veri-perëndimit të Nigerisë kanë filluar të negociojnë marrëveshje paqeje me banditët për të ndaluar dhunën dhe për të siguruar lirim të pengjeve. Këto marrëveshje shpesh përfshijnë kushte si akses në ujë të pastër, lëvizje të bagëtive dhe tregti e sigurt për gratë e banditëve.

    Analistët paralajmërojnë se ndërkohë që këto marrëveshje kanë sjellë përfitime të kufizuara, dhuna mund të zhvendoset drejt jugut, ku banorët janë më të pasur dhe mund të paguajnë shpërblime më të larta. Për prindërit e Papiri-t, kthimi i qetësisë mbetet ende një shpresë e largët, teksa ata lutën për kthimin e sigurt të fëmijëve të tyre. Autoritetet nigeriane dhe organizatat ndërkombëtare vazhdojnë përpjekjet për të gjurmuar dhe liruar pengjet e rrëmbyera.

  • U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit

    U rrëmbyen dhe u masakruan në Dubai, zbulohen detaje nga vrasja e çiftit

    Një ngjarje makabre ka tronditur Emiratet e Bashkuara Arabe, ku një çift rus u rrëmbye dhe u vra brutalisht pasi u josh me premtimin për një takim me “investitorë”. Viktimat janë Roman Novak, 38 vjeç, dhe bashkëshortja e tij Anna, të cilët prej vitesh jetonin në Dubai dhe shfaqnin në rrjete sociale një jetë luksoze me makina sportive e udhëtime me avionë privatë.
    Çifti u zhduk një muaj më parë pasi udhëtuan drejt resortit malor Hatta. Sipas hetimeve, shoferi i tyre personal i kishte dërguar deri në një parking pranë liqenit, ku më pas ata u transferuan në një tjetër automjet. Pak çaste më vonë, Novak kishte dërguar një mesazh të dëshpëruar: “Kam ngecur në male, pranë kufirit me Omanin, më duhen urgjentisht 152 mijë paund.” Pas kësaj, kontakti u ndërpre, shkruan A2 CNN.
    Trupat e tyre të copëtuar u gjetën më pas të varrosur në një zonë shkretëtire. Autoritetet ruse dhe ato të Dubait identifikuan tre të dyshuar rusë, një ish-hetues vrasjesh dhe dy ish-luftëtarë nga lufta në Ukrainë, si autorë të krimit. Ata dyshohet se i rrëmbyen çiftin për t’i marrë fjalëkalimin e portofolit të kriptomonedhës së Novakut, por ky rezultoi bosh.
    Mediet ruse raportojnë se Novak ishte nën hetim për mashtrime me kripto që kapnin shifrën e 38 milionë paundëve, ndërsa pas vdekjes së tij, fëmijët e çiftit janë marrë në kujdestari nga prindërit e Annës.

  • LIVE! Veliaj: Ata që më rrëmbyen nga zyra pa asnjë akuzë janë pasiguria për të gjithë nesër

    LIVE! Veliaj: Ata që më rrëmbyen nga zyra pa asnjë akuzë janë pasiguria për të gjithë nesër

    Erion Veliaj ka folur sot para Gjykatës Kushtetuese, teksa tha se ka pritur 9 muaj për të thënë të vërtetën e tij.
    Ai shtoi se është rrëmbyer nga zyra dhe se sot ka më tepër policë sesa avokatë rreth tij.
    “Jam këtu t’ju kërkoj që të mbrojmë së bashku demokracinë, për të cilën jemi betuar. Jam zgjedhur tre herë dhe për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve do të bëj gjithçka” – tha Veliaj ndër të tjera.
    Ai  komentoi edhe rolin e SPAK teksa shtoi se ata që e rrëmbyen nga zyra, mund të kthehen në pasiguri për të gjithë qytetarët apo të zgjedhurit në të ardhmen.

  • “Më rrëmbyen në Sofie, mendova se erdhi fundi”, Berbatov tregon tmerrin e përjetuar

    “Më rrëmbyen në Sofie, mendova se erdhi fundi”, Berbatov tregon tmerrin e përjetuar

    Pavarësisht se ka luajtur për ekipe si Tottenham apo Manchester United, karriera e Dimitar Berbatov nuk ka qenë aspak e lehtë.
    Në podkastin “Rio Ferdinand Presents”, ish-sulmuesi i njohur bullgar rrëfen se u rrëmbye nga disa persona, në kohën kur mbante veshur fanellën e CSKA-së Sofies.

    “Në Bullgari ishte e vështirë, kishte banda, ishte normale të jetoje me frikë”.
    “Më tha se donte të më çonte te një mik i tij. I besoja, kështu që hipa në makinë. Më çoi në një restorant.
    Ishte një burrë ulur vetëm në një tavolinë, dhe pas tij tre tipa të mëdhenj. Djem tipikë ballkanikë, me një pamje që të frikësonte.”
    Më thanë ne të duam në ekipin tonë. Duhet të të marrim. Unë nuk doja të ikja nga CSKA Sofja, skuadër në të cilën luaja atëherë.
    “Mendova: ‘Do të më rrëmbejnë këtu, për mua ka mbaruar’. Pastaj erdhi babai, më mori dhe më nxori që andej. Nuk e kam harruar kurrë atë ndjenjë.”

  • Rrëmbyen dhe masakruan Renis Dobrën/ GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi, dhe Aleksandër Bushgjokaj

    Rrëmbyen dhe masakruan Renis Dobrën/ GJKKO lë në burg vëllezërit Kristi, dhe Aleksandër Bushgjokaj

    Gjykata e Posacme la në fuqi masën e sigurimit arrest në burg për dy vëllezërit Kristi dhe Aleksander Bushgjokaj. Të dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 22 vjeçarit Renis Dobra, në Burrel.
    Dy të tjerët Petrit Çakërri dhe Fatjon Bushgjoka nuk dolën sot para gjykatës. Avokati ka pretenduar se kanë kaluar afatet ligjore nga shpallja e mos kompetencës dhe dorëzimi i dosjes në gjykatën Posaccme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Ngjarja ndodhi mbremjen e 8 korrikut të këtij viti.