Tag: rrëmbimin

  • Në garë për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…

    Në garë për kreun e SPAK/ “Kam kërkuar heqjen e mandatit për deputetë”, rrëfimi i Xholit për rrëmbimin e dy biznesmenëve: I detyruan të hapnin varret dhe…

    Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.

    Xholi rrëfeu çështjen e hetuar për rrëmbimin e dy biznesmenëve nga një grup kriminal, si dhe rastin e dy deputetëve, ku ka kërkuar heqjen e mandatit.
    “Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshëm’. Kam hetuar një nga personat më të rrezikshëm, dhe janë dënuar këtë autorë ishte hera e parë që arrestoheshin dhe dënoheshin për sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike. Kam përfaqësuar dy ngjarje të rënda që kanë ndodhur në ’97, siç njihen si masakra e Cërrikut dhe masakra e Qafë-Gjashtës. Këto ngjarje sërish pa vendngjarje nuk mund të zbardheshin pa pasur kontributin e kolegëve të drejtësisë.
    Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës.  I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami.“, u shpreh Adnan Xholi.

    Top Channel

  • Europol arreston mercenarët e paguar për rrëmbimin e një kryetrafikanti shqiptar

    Europol arreston mercenarët e paguar për rrëmbimin e një kryetrafikanti shqiptar

    Agjencia Evropiane e Policisë [EUROPOL] ka bërë të ditur se më 12 nëntor ka ofruar ndihmë në një hetim të kryer nga gjermanët, lidhur me një grup mercenarësh, të angazhuar nga një rrjet kriminal, me qëllim rrëmbimin  e kreut të një bande rivale shqiptare për trafikim droge.
    Kreu i kësaj bande shqiptare – emri i të cilit nuk është bërë i ditur – dyshohet se e ka orkestruar vjedhjen e disa tonëve të kanabisit, në vlerë të miliona eurove, shkruan REL.
    Aksioni i koordinuar është fokusuar në shtetas të Letonisë, disa prej të cilëve ishin me prapavijë në Legjionin e Huaj Francez.
    EUROPOL-i ka thënë se në operacion janë përfshirë autoritetet për zbatim të ligjit prej Danimarkës, Francës, Letonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
    “Këta individë shumë të trajnuar kanë qenë të pajisur me pajisje profesionale dhe kanë qenë aktivë në emër të grupit të krimit të organizuar”.
    Në ditën e operacionit policor janë arrestuar katër individë në Danimarkë, Francë, Letoni dhe Mbretëri të Bashkuar, ndërsa dy të tjerë, që janë arrestuar në tetor të vitit 2014 në Gjermani, tashmë janë dënuar nga gjykatat.

  • Si transkriptimet e SKY ECC zbardhën rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020

    Si transkriptimet e SKY ECC zbardhën rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit në 2020

    SPAK ka arritur të zbardhë rrëmbimin dhe vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur në vitin 2020 ndërsa ka lëshuar katër urdhër-arreste. Në kuadër të operacionit për ekzekutimin e masave të sigurisë, Forcat operacionale dhe Forca Kombëtare e Sigurisë kanë ushtruar kontrolle në disa qytete të vendit, përfshirë edhe lokalin “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, në Tiranë.
    Hetimet janë drejtuar nga prokurorët Altin Dumani dhe Behar Dibra, të cilët kanë siguruar prova dhe të dhëna të mjaftueshme që çuan në identifikimin e autorëve dhe urdhëruesit të dyshuar të krimit. Sipas SPAK, porositës i rrëmbimit dhe vrasjes dyshohet të jetë shtetasi Aurel Hoxha, pronar i lokalit Monopol, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie, së bashku me tre persona të tjerë.
    Aurel Hoxha dyshohet se ka porositur rrëmbimin dhe vrasjen e të riut si hakmarrjeje për vrasjen e vëllait të tij, Agim Hoxha, e ndodhur në Angli në vitin 2012. Klevis Lleshi rezulton të jetë viktimë e një konflikti të gjatë dhe të përgjakshëm mes dy familjeve, Hoxha dhe Lleshi, saga e të cilit ka nisur në vitin 2012 me vrasjen e Agim Hoxhës në Angli. Deri më tani, përplasjet mes këtyre fiseve kanë lënë të paktën pesë viktima, përfshirë edhe Arben Lleshin, i vrarë brenda burgut të Peqinit.

  • Gjyqi ndaj Altin Hajrit/ Në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, avokatët duan “Kushtetuesen”

    Gjyqi ndaj Altin Hajrit/ Në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, avokatët duan “Kushtetuesen”

    Altin Hajri vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia që nuk po e gjen dot për çështjen më të rëndësishme atë të rrëmimit e zhdukjen e Jan Prengës, por për këtë shqyrtim i akuzuari ka kërkuar pezullimin.

    Gjatë seancës së radhës avokatët e Hajrit deklaruan se gjykata e posacme duhet të mbyllë përkohësisht gjykimin dhe t’ia kalojë çështjen për kontroll incindental Gjykatës Kushtetuese.
    Mbrojtja e të pandehurit, nuk trajtoi asnjë nga provat apo akuzat për të cilat SPAK rëndon Hajrin për rrëmbim, fshehje dhe asgjësim të Jan Prengës, por sollën një nen të kodit penal për të cilin pretendojnë se është jo kushtetues.
    Avokatët thanë se 109/3 i Kodit Penal është një dispozitë që parashikon dënimin e përjetshëm dhe nuk ka marzh për dënimin minimal. Diçka e tillë e kthen gjykatën në një notere të prokurorisë duke i mohuar diskrecionin për të vendosur mbi parimet e individualizmit deklaruan më tej avokatët.
    Gjykata e Posaçme nuk ka vendosur ende mbi këtë kërkesë, ndërkohë që më herët gjykimi kundër Hajrit u mbaj i pezulluar për një vit për të shteruar fazat e njoftimit të tij, që është ndarë në tre fraksione, njëra ndaj kopshtarit Festim Bexhdili dënuar së fundmi me burgim të përjetshëm, 5 të tjerë së bashku me Dritan Rexhepin po procesohen në të njëjtën gjykatë, kurse ai që konsiderohet si kryesori për rrëmbimin e Prengës, Gentian Funiqi, ende nuk është i është dorëzuar drejtësisë nga autoritetet spanjolle.
    Nga rrëmbimin i Prengës në 2020, autoritetet dështuan ta gjejnë trupin e tij ndërkohë që u zbulua se viktima u morr peng në fillim për shkak të vjedhjes së një sasie kokainë nga i vëllai qe jetonte në Angli.
    Shenja e fundit e Jan Prengës ishin disa pamje filmike të bllokuara në kompleksin nën pronësi të Hajrit, një pronë që qëndroi përkohësisht nën sekuestron nga SPAK duke ju rikthyer më vonë pronarëve.
    Pamjet provojnë transportimin e Jan Prengës nga rrëmbyesit, mes të cilëve i tillë konsiderohet edhe kopshtari kompleksit.

    Top Channel

  • VIDEO/ Të shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, pamje nga arrestimi i dy vëllezërve Bushgjoka

    VIDEO/ Të shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës, pamje nga arrestimi i dy vëllezërve Bushgjoka

    Policia ka vënë në pranga dy vëllezër të shpallur në kërkim në lidhje me vrasjen e Renis Dobrës, ngjarje e ndodhur më herët në zonën e Ulzës. 
    Të arrestuarit janë Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka, të cilët akuzohen për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Dobrës. Ata u kapën nga forcat e policisë në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. 
    Sipas të dhënave nga hetimet, Renis Dobra është mbytur me litar dhe trupi i tij është hedhur më pas në liqenin e Shkopetit nga katër persona të dyshuar si autorë të krimit. 
    Më herët për ngjarjen, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të lidhur me ngjarjen, Fatjon Bushgjokaj dhe Petrit Çakrrin. 
    Policia e Shtetit  
    Gjatë 24 orëve të fundit, finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një tjetër operacion për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar.  
    Operacioni policor i koduar “Operacionalja 68”, u zhvillua në bashkëpunim me Forcën Speciale RENEA.  
    Kapen në Tiranë dhe vihen në pranga 2 vëllezërit e njërit prej autorëve të vrasjes nëpërmjet strangulimit, të shtetasit R. D., më datë 08.07.2025, në Burrel.  
    Të arrestuarit, të dyshuar si bashkëpunëtorë për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të shtetasit R. D.  
    Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe kombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh siguruan informacion për vendndodhjen e 2 vëllezërve të shpallur në kërkim.  
    Bazuar në këtë informacion, u organizua dhe u zhvillua në bashkëpunim me shërbime të Forcës Speciale RENEA, operacioni i koduar “Operacionalja 68”, për kapjen e tyre. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në një apartament në Tiranë dhe ndaluan shtetasit:  
    -K. B., 29 vjeç dhe A. B., 24 vjeç, vëllezër.  
    Këta shtetas ishin shpallur në kërkim bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, si të dyshuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim.  
    Nga hetimet dyshohet se 2 të ndaluarit, në bashkëpunim me vëllanë e tyre, shtetasin F. B., dhe me shtetasin P. H. alias P. C., 55 vjeç (të arrestuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit”), kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng shtetasin R. D., 23 vjeç, trupi i pajetë i të cilit u gjet në liqenin e Ulzës, Shkopet.  
    2 shtetasit e kapur iu dorëzuan Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, për veprime të mëtejshme. 

     
     

  • Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

    Vdes Raffaele Fiore, pjesëmarrës në rrëmbimin e Aldo Moro dhe ish-udhëheqës i Brigadave të Kuqe

    Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare Raffaele Fiore, një nga figurat kyçe të Brigadave të Kuqe dhe pjesëmarrës në rrëmbimin famëkeq të liderit italian Aldo Moro në vitin 1978.

    Lajmi është konfirmuar nga avokati Davide Steccanella, mbrojtësi i një tjetër ish-anëtari të grupit, Lauro Azzolini.
    Fiore, i lindur më 7 maj 1954 në Bari, u arrestua në Torino në vitin 1979 dhe u dënua me burgim të përjetshëm gjatë procesit të njohur si “Moro Uno”. Në vitin 1997 iu dha liria me kusht dhe punoi në një kooperativë – masë që u konfirmua edhe një dekadë më vonë. Ai nuk u pendua dhe nuk u distancua kurrë nga veprimtaria e tij e kaluar.
    Fiore drejtoi degën torineze të Brigadave të Kuqe dhe ishte mes autorëve të atentatit të 16 marsit 1978 në rrugën Via Fani në Romë, ku mbetën të vrarë pesë truprojat e Aldo Moros. Sipas hetimeve, ai ishte një nga katër militantët e maskuar si ushtarakë që hapën zjarr mbi eskortën. Armët e tij u bllokuan në momentin e sulmit, çka i pengoi të qëllonte mbi makinën ku ndodhej ish-kryeministri italian.
    Vdekja e Fiores rikthen në vëmendje një nga faqet më të errëta të historisë moderne italiane — rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Aldo Moros, një ngjarje që tronditi Italinë dhe mbarë botën demokratike.

    Top Channel

  • Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian që u dëbua nga Shqipëria! Publikohen imazhet e 3 agjentëve të dyshuar

    Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian që u dëbua nga Shqipëria! Publikohen imazhet e 3 agjentëve të dyshuar

    Tre agjentët iranianë

    SHBA- Ish-ambasadori i Iranit në Shqipëri, Gholamhossein Mohammadnia, është një nga agjentët iranianë që dyshohet se është përfshirë në rrëmbimin e agjentit të FBI-së, Robert Levinson. Zyra e FBI-së në Uashington ka publikuar këtë të hënë postera, ku shfaqen imazhet e 3 oficerëve të inteligjencës iraniane: Gholamhossein Mohammadnia, Reza Amiri Moghadam dhe Taghi Daneshvar. 
    Të tre këta, dëshohet se janë të përfshirë në rrëmbin e agjentit special të pensionuar të FBI-së, Robert A. “Bob” Levinson, nga ishulli Kish në Iran, më 9 mars 2007. Publikimi i posterave që kërkojnë informacion, është pjesë e hetimit të vazhdueshëm të FBI-së.
    Mohammadnia është një zëvendës i lartë në ministrinë e inteligjencës i cili shërbeu si ambasador iranian në Shqipëri në vitin 2016, përpara se të dëbohej nga Shqipëria dy vjet më vonë për “dëmtim të sigurisë së saj kombëtare”, sipas FBI-së. Agjencia amerikane tha se Mohammadnia udhëhoqi një iniciativë për të fajësuar zhdukjen e Levinson “një grup terrorist në rajonin e Baluchistanit të Pakistanit për të larguar fajin nga qeveria iraniane”.
    Moghadam është ambasadori aktual iranian në Pakistan dhe më parë drejtoi njësinë e operacioneve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë në Teheran, një agjenci anëtarët e së cilës FBI-ja i ka akuzuar për ndihmë në orkestrimin e rrëmbimit të Levinson. 
    Daneshvar përshkruhet nga FBI si një oficer i rangut të lartë në ministrinë iraniane të inteligjencës i përfshirë në aktivitete kundërspiunazhi. Rreth kohës kur Levinson u zhduk, ai dyshohet se mbikëqyri punën e  Mohammad Baseri , një tjetër oficer iranian i inteligjencës të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar për rrëmbimin. 
    “Këta tre oficerë të inteligjencës ishin ndër ata që dyshohet se lehtësuan rrëmbimin e Bobit në vitin 2007 dhe mbulimin e mëvonshëm të ngjarjes nga qeveria iraniane. Bobi ka të ngjarë të ketë vdekur më vonë në robëri larg familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, tha Steven Jenson, ndihmësdrejtori përgjegjës për zyrën e FBI-së në Uashington, në një deklaratë. “FBI-ja do të vazhdojë ndjekjen e saj të pandërprerë për të mbajtur përgjegjës këdo të përfshirë në rrëmbimin e tij për veprimet e tyre të dënueshme.”
    Që nga zhdukja e Levinson, SHBA-të kanë mbajtur qëndrimin se agjenti në pension u rrëmbye gjatë një misioni të paautorizuar të CIA-s në Iran dhe më pas u ndalua padrejtësisht nga qeveria iraniane. Besohej se Levinson ishte gjallë për vite me radhë, derisa zyrtarët amerikanë në vitin 2020 thanë se inteligjenca tregoi se ai mund të ketë qenë i vdekur “për një farë kohe”.
    Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në mars për dyshimin se luajtën një rol në “rrëmbimin, vdekjen e mundshme të Levinson dhe përpjekjet e Iranit për të mbuluar ose errësuar përgjegjësinë e tyre”, tha agjencia federale në një njoftim në atë kohë.
    Posterat e fundit që kërkonin informacion pasuan dy të tjerë të publikuar nga FBI në dhjetor, për Baseri dhe Ahmad Khazai, të dy oficerë të lartë të inteligjencës iraniane që mendohet se janë përgjegjës për rrëmbimin, ndalimin dhe vdekjen e mundshme të Levinson. Autoritetet federale i kanë përshkruar burrat si oficerë të rangut të lartë në ministrinë iraniane të inteligjencës. Të dy u sanksionuan gjithashtu nga qeveria amerikane.

  • Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian që u dëbua nga Shqipëria! FBI publikon imazhet e 3 agjentëve të dyshuar

    Rrëmbimi i ish-agjentit të FBI, në kërkim ish-ambasadori iranian që u dëbua nga Shqipëria! FBI publikon imazhet e 3 agjentëve të dyshuar

    Tre agjentët iranianë

    SHBA- Ish-ambasadori i Iranit në Shqipëri, Gholamhossein Mohammadnia, është një nga agjentët iranianë që dyshohet se është përfshirë në rrëmbimin e agjentit të FBI-së, Robert Levinson. Zyra e FBI-së në Uashington ka publikuar këtë të hënë postera, ku shfaqen imazhet e 3 oficerëve të inteligjencës iraniane: Gholamhossein Mohammadnia, Reza Amiri Moghadam dhe Taghi Daneshvar. 
    Të tre këta, dëshohet se janë të përfshirë në rrëmbin e agjentit special të pensionuar të FBI-së, Robert A. “Bob” Levinson, nga ishulli Kish në Iran, më 9 mars 2007. Publikimi posterave që kërkojnë informacion, është pjesë e hetimit të vazhdueshëm të FBI-së.
    Mohammadnia është një zëvendës i lartë në ministrinë e inteligjencës i cili shërbeu si ambasador iranian në Shqipëri në vitin 2016, përpara se të dëbohej nga Shqipëria dy vjet më vonë për “dëmtim të sigurisë së saj kombëtare”, sipas FBI-së. Agjencia amerikane tha se Mohammadnia udhëhoqi një iniciativë për të fajësuar zhdukjen e Levinson “një grup terrorist në rajonin e Baluchistanit të Pakistanit për të larguar fajin nga qeveria iraniane”.
    Moghadam është ambasadori aktual iranian në Pakistan dhe më parë drejtoi njësinë e operacioneve të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë në Teheran, një agjenci anëtarët e së cilës FBI-ja i ka akuzuar për ndihmë në orkestrimin e rrëmbimit të Levinson. 
    Daneshvar përshkruhet nga FBI si një oficer i rangut të lartë në ministrinë iraniane të inteligjencës i përfshirë në aktivitete kundërspiunazhi. Rreth kohës kur Levinson u zhduk, ai dyshohet se mbikëqyri punën e  Mohammad Baseri , një tjetër oficer iranian i inteligjencës të cilin qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar për rrëmbimin. 
    “Këta tre oficerë të inteligjencës ishin ndër ata që dyshohet se lehtësuan rrëmbimin e Bobit në vitin 2007 dhe mbulimin e mëvonshëm të ngjarjes nga qeveria iraniane. Bobi ka të ngjarë të ketë vdekur më vonë në robëri larg familjes, miqve dhe kolegëve të tij”, tha Steven Jenson, ndihmësdrejtori përgjegjës për zyrën e FBI-së në Uashington, në një deklaratë. “FBI-ja do të vazhdojë ndjekjen e saj të pandërprerë për të mbajtur përgjegjës këdo të përfshirë në rrëmbimin e tij për veprimet e tyre të dënueshme.”
    Që nga zhdukja e Levinson, SHBA-të kanë mbajtur qëndrimin se agjenti në pension u rrëmbye gjatë një misioni të paautorizuar të CIA-s në Iran dhe më pas u ndalua padrejtësisht nga qeveria iraniane. Besohej se Levinson ishte gjallë për vite me radhë, derisa zyrtarët amerikanë në vitin 2020 thanë se inteligjenca tregoi se ai mund të ketë qenë i vdekur “për një farë kohe”.
    Moghadam, Daneshvar dhe Mohammadnia u sanksionuan nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së në mars për dyshimin se luajtën një rol në “rrëmbimin, vdekjen e mundshme të Levinson dhe përpjekjet e Iranit për të mbuluar ose errësuar përgjegjësinë e tyre”, tha agjencia federale në një njoftim në atë kohë.
    Posterat e fundit që kërkonin informacion pasuan dy të tjerë të publikuar nga FBI në dhjetor, për Baseri dhe Ahmad Khazai, të dy oficerë të lartë të inteligjencës iraniane që mendohet se janë përgjegjës për rrëmbimin, ndalimin dhe vdekjen e mundshme të Levinson. Autoritetet federale i kanë përshkruar burrat si oficerë të rangut të lartë në ministrinë iraniane të inteligjencës. Të dy u sanksionuan gjithashtu nga qeveria amerikane.

  • Djali nga Kavaja mashtron babanë, inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

    Djali nga Kavaja mashtron babanë, inskenon rrëmbimin duke i kërkuar para

    Një 28-vjeçar nga Kavaja ka inskenuar rrëmbimin e tij për të mashtruar babain dhe për të përfituar para prej tij. Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar në flagrancë si autorin kryesor të inskenimit, ashtu edhe bashkëpunëtorin që kishte marrë përsipër marrjen e shumës së kërkuar.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasve L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.
    Nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari kishte mashtruar babain e tij, B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh.
    Ndërkohë, shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të Durrësit, duke i kërkuar babait të 28-vjeçarit shumën e pretenduar për “shpëtimin” e të birit.
    Rreth 100 metra nga vendi ku ndodhi tentativa për të marrë paratë, policia gjeti edhe 28-vjeçarin L. C., i cili u arrestua menjëherë. Nga hetimet doli gjithashtu se ai kishte marrë automjetin e babait të tij dy ditë më parë, të cilin dyshohet se e ka shitur.
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.
    gijotina.com/

  • Inskenon rrëmbimin e vet për të marrë para nga babai/ I riu planifikoi skemën e mashtrimit, përfundon në pranga

    Inskenon rrëmbimin e vet për të marrë para nga babai/ I riu planifikoi skemën e mashtrimit, përfundon në pranga

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit L. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, dhe B. K., 45 vjeç, banues në Durrës.
    Mashtroi babain duke inskenuar rrëmbimin e vet për të përfituar para, vihet në pranga 28-vjeçari Lubjan Camema. Policia ka arrestuar e edhe bashkëpunëtori i tij, 45-vjeçarin Bernard Kiptiu, i cili do të merrte shumën e kërkuar.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi L. C. kishte mashtruar babain e tij, shtetasin B. C., duke i thënë se ishte rrëmbyer dhe se për lirimin e tij kërkohej një shumë eurosh.
    Shtetasi B. K. u kap në flagrancë në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, duke i kërkuar shtetasit B. C. shumën e parave, me pretendimin se do të shërbenin për lirimin e djalit të tij.
    Rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën edhe 28-vjeçarin, i cili u arrestua në flagrancë, pasi rezultoi se kishte inskenuar ngjarjen dhe dy ditë më parë i kishte marrë automjetin babait të tij, dhe dyshohet se e ka shitur.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.