Tag: rrëmbeu

  • Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)

    Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)

    Roma rrëmbeu kreun, Gasperini nuk i “zgjon” tifozët: Lë të ëndërrojmë (VIDEO)Me Inter e Milan që përplasen ndërmjet tyre dhe me Napolin që vijon sezonin me ulje ngritje të forta, Roma përfiton, me ekipin e Gasperinit që rrëmben i vetëm kryen e Serie A në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se rivalët më të afërt.
    Kryeqytetasit i falen një super Soule, me ar…

  • Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të, “FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë…”

    Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të, “FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë…”

    Në një konferencë për gazetarët këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi seancën në Kushtetuese ku i pranishëm është edhe Erion Veliaj, aty ku shqyrtohet ankimimi për mënyrën e shkarkimit nga Këshilli Bashkiak.
    Berisha u shpreh se pavarësisht se PD mbështet arrestimin dhe dënimin e Veliajt, duhet të jemi të drejtë me të, tha kreu demokrat.
    “Një kryetar bashkie që ka firmosur mbi një incenerator 130 milionë euro dhe nuk i gjendet as nami dhe as nishani.Nuk është hetuar për të se është Edi Rama mbi firmën e tij.Kjo është e vërteta, që ta dini.Është Edi Rama.Ndaj dhe ai, që ka pasur këtë dosje që ne e kemi sulmuar me qindra herë, që ti je i tillë dhe ti je i atillë, nuk e hetove, nuk e more, ai, të jemi realistë, për të marrë o do të merrte të dy, ose do ishte i padrejtë dhe i pandershëm.Të dy nuk i merrte dot.Për Belindën dhe i bien bandat në të katër anët.Por, por një gjë i tha publikut sot Erion Veliaj. Çfarë i tha?Kaq vite më parë, në X qytet të Kolumbisë, FARC-u rrëmbeu kryetarin e bashkisë.Ai bëri paralelizëm që FARC-u më rrëmbeu edhe mua në Bashkinë e Tiranës.Por, po të kemi parasysh procedurat ligjore të një vendi demokratik, ne nuk mund të themi se ato nuk u shkelën tërësisht njëlloj si ato të FARC-ut.Të themi të vërtetat.Ne e kemi mbështetur dhe e mbështesim arrestimin e tij, dënimin, etj, por prapë duhet të jemi të drejtë.Vazhdojmë prapë, pse kjo ngjashmëri me FARC-un. Gjykatëses i thotë se fakti që jam këtu dhe më thirrët është shembull i ligjit, më njohët një të drejtë ligjore, por në Këshillin Bashkiak bënë 9 vendime brenda ditës. U bënë 9 vendime brenda ditës, imagjinoni, se si të lani duart me mua, dhe u lumtë këshilltarëve tanë, që ndonëse kishin një armik përballë, por në çdo rast të drejtat e njeriut janë më thelbësoret. Kërkuan me insistim që ai të dëgjohet në sallën e këshillit.Kërkuan me kërkesë të veçantë që ai të sillej, të dëgjohej.Jo, tha, nuk munda.Pse i solla këto dy shembuj?Jo, aspak se ai është as i penduar, as i pafajshëm. Jo, jo.Por prapë në një vend demokratik, procedura është themelore.Është përcaktuese për të drejtat e njeriut, për shtetin ligjor, për të gjitha”, tha Berisha.

  • Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

    Shpallet “Miss Shqipëria” 2025, kush është vajza që rrëmbeu kurorën e më të bukurës

    Në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë është zhvilluar mbrëmjen e sotme konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria” 2025, një event që prej 27 vitesh ka shtegtuar mes bukurive dhe trashëgimive kulturore të ndryshme.
    Valentina Gegprifti është bukuroshja shqiptare e cila rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria” 2025! Si shoqëruese e dytë e “Miss Shqipëria” 2025 është zgjedhur bukuroshja Laura Peka, ndërsa si shoqëruese e parë Klea Thaçi.

    Sakaq, në të tjera konkurse ndërkombëtare të bukurisë, Shqipëria do të përfaqësohet nga Natalia Lalaj “Miss Super National” 2025 dhe Gledia Preka e shpallur “Miss International Albania” 2025.
    Si të ftuar specialë ne këtë mbrëmje përmendim emra nga fusha të ndryshme të ekranit, nga gazetarja Anila Basha, këngëtarja Zaimina Vasjari, Kejsi Tola si dhe moderatorja Kiara Tito, etj, të cilat ndanë disa prej çmimeve për vajzat në garë për kurorën e më të bukurës në Shqipëri, për të qenë më pas dhe përfaqësuese e vendit në arenën ndërkombëtare.

  • ‘Personi që rrëmbeu Metën u bë drejtues policie’, Blushi: Disa persona donin të merrnin peng PL

    ‘Personi që rrëmbeu Metën u bë drejtues policie’, Blushi: Disa persona donin të merrnin peng PL

    Një ndër arsyet e rezultatit të 11 majt, Tedi Blushi e sheh dhe te mënyra sesi u arrestua presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilën ai e cilësoi si terroriste dhe me synim që të frikësonte votuesit e kësaj force.

    Në Debat me Alba Alishanin, Blushi zbuloi se një nga personat që arrestoi Metën u rrit në detyrë, teksa shtoi se pati një skenar për të marrë peng PL nga persona të brendshëm , të cilët sot janë në krah të Edi Ramës.

    “PL përjetoi një terrorizëm shtetëror. Ky terrorizëm nisi nga rrëmbimi i presidentit në mënyrë kriminale. Ne i kemi identifikuar dhe sot është drejtor i policisë në Durrës, Vilson Bala. Ai rrëmbeu presidentit Meta u shpërblye për atë akt të pashembullt. Ky rrëmbim synonte të terrorizonte mbështetësit e PL, akt që shpresohej që kjo forcë të tronditej dhe u trondit.

    Pati tentativa që kjo parti të merrej peng nga njerëz të cilët i patë në listat e Edi Ramës për deputetë. Meta vazhdon në izolim pa asnjë fakt. Ata që i shërbyen skenarit për të marrë peng PL, i keni në krah të Ramës. Nuk dua t’iu hyj emrave. Janë disa personazhe. Janë në krah të Rilindjes”, tha Blushi. 

  • “Personi që rrëmbeu Metën u bë drejtues policie”, Blushi: Disa persona donin të merrnin peng PL

    “Personi që rrëmbeu Metën u bë drejtues policie”, Blushi: Disa persona donin të merrnin peng PL

    Një ndër arsyet e rezultatit të 11 majt, Tedi Blushi e sheh dhe te mënyra sesi u arrestua presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të cilën ai e cilësoi si terroriste dhe me synim që të frikësonte votuesit e kësaj force.
    Në Debat me Alba Alishanin, Blushi zbuloi se një nga personat që arrestoi Metën u rrit në detyrë, teksa shtoi se pati një skenar për të marrë peng PL nga persona të brendshëm , të cilët sot janë në krah të Edi Ramës.
    “PL përjetoi një terrorizëm shtetëror. Ky terrorizëm nisi nga rrëmbimi i presidentit në mënyrë kriminale. Ne i kemi identifikuar dhe sot është drejtor i policisë në Durrës, Vilson Bala. Ai rrëmbeu presidentit Meta u shpërblye për atë akt të pashembullt. Ky rrëmbim synonte të terrorizonte mbështetësit e PL, akt që shpresohej që kjo forcë të tronditej dhe u trondit.
    Pati tentativa që kjo parti të merrej peng nga njerëz të cilët i patë në listat e Edi Ramës për deputetë. Meta vazhdon në izolim pa asnjë fakt. Ata që i shërbyen skenarit për të marrë peng PL, i keni në krah të Ramës. Nuk dua t’iu hyj emrave. Janë disa personazhe. Janë në krah të Rilindjes”, tha Blushi.

  • Rrëmbeu dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

    Rrëmbeu dhe dhunoi një person, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

    Një 44-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi mori me forcë në makinë një 31-vjeçar, të cilin më pas edhe e dhunoi.
    “Nga hetimet dyshohet se 44-vjeçari, për motive të dobëta, ka marrë me forcë, në automjetin e tij, shtetasin L. M., 31 vjeç, i ka hequr lirinë, duke e mbajtur në automjet, për gati 2 orë, dhe e ka goditur me grushte”, njofton policia.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.