Startoi sot turneu “UEFA Development” U-16 për vajza, me dy ndeshjet e para të zhvilluara në “Shtëpinë e Futbollit”. Kombëtarja shqiptare U-16 për vajza e nisi me fitore këtë turne, duke mposhtur Gjeorgjinë pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa nga penalltitë vajzat kuqezi u treguan më të sakta, duke fituar me rezultatin 5-4.
Trajnerja Cyme Lulaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Reiana Jahelezi, Marina Rushaj, Besiana Gola, Aldisa Kronaj, Agnesa Mehmeti, Albana Malaj, Amalie Abazi, Kalomira Ndreu dhe Kejsi Demiraj.
Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 26-të me golin e realizuar nga Kejsi Demiraj, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në përfundim të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Gjeorgjia barazoi rezultatin në minutën e 48-të me anë të Nato Gutikashvilit. Pas barazimit 1-1 në kohën e rregullt, ndeshja u vendos nga penalltitë, ku portierja Ambra Reshiti priti penalltinë e fundit dhe i dha fitoren Shqipërisë.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut barazuan gjithashtu 1-1 në kohën e rregullt. Nga penalltitë, skuadra maqedonase u tregua më e saktë dhe fitoi me rezultatin 4-2.
Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development” U-16 për vajza do të luhen më 15 prill; Maqedoni e Veriut – Gjeorgji në orën 11:30 dhe Shqipëria – Bullgaria në orën 15:00. Turneu do të mbyllet më 18 prill me dy sfidat e fundit: Gjeorgji – Bullgari në orën 11:30 dhe Shqipëri – Maqedoni e Veriut, në orën 15:00.
Tag: rregullt
-

UEFA Development U-16: Shqipëria fiton falë “ruletës ruse” ndaj Gjeorgjisë
-

Euroleague mbyll sezonin e rregullt, ja 6 ekipet e para çerekfinaliste dhe ato që shkojnë në play in
Është luajtur java e 34-t dhe e fundit e sezonit të rregullt në Euroleague. Gjashtë skuadrat më të mira janë kualifikuar direkt për në fazën çerekfinale play off.
Kështu, një biletë për më tej kanë siguruar ekipet e Olympiacos, Fenerbahce, Panathinaikos, Monaco, Barcelona dhe Anadolu Efes, që janë renditur respektivisht nga vendi i parë në të gjashtin.
Dy skuadrat e fundit që do të shkojnë në çerekfinale do të përcaktohen më 15 prill, pas ndeshjeve të play in. Aty luajnë skuadrat e renditura në vendet 7-10.
Ndërkohë, janë eliminuar nga ky turne ekipet e Armani Milano, Partizan Beograd, Zalgiris Kaunas, Baskonia Gasteiz, Villeurbanne, Maccabi Tel Aviv, Virtus Bologna dhe Alba Berlin.
Euroleague-Raundi i 34-t
Villeurbanne – Monaco, 78-83
Bayern Munich – Fenerbahce, 77-89
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 99-93
Partizan Beograd – Real Madrid, 89-91
Armani Milano – Baskonia Gasteiz, 111-89
Paris Basketball – Alba Berlin, 73-63
Anadolu Efes – Zalgiris Kaunas, 87-77
Panathinaikos – Crvena Zvezda, 111-104
Barcelona – Virtus Bologna, 91-87
Play in (15 prill)
Real Madrid – Paris Basketball
Bayern Munich – Crvena Zvezda -

Kategoria e Parë/ Publikohet kalendari për dy javët e fundit të kampionatit
Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar kalendarin e ndeshjeve për dy javët e fundit të kampionatit të rregullt të Kategorisë së Parë.
Java e 32-të do të luhet të dielën, më 13 prill, në orën 15:00, ndërsa java e fundit (java e 33-të) do të zhvillohet të dielën e 20 prillit, po në orën 15:00.
Pas përfundimit të kampionatit të rregullt, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në “Abissnet Superiore”. Skuadrat e renditura në vendin e tretë, katërt, pestë dhe të gjashtë do të luajnë ndeshje play-off për të përcaktuar ekipin që do të zhvillojë ndeshje me vendin e tetë të “Abissnet Superiore”.
JAVA 32
Flamurtari – Erzeni, 13.04.2025 15:00
Besa – Vora, 13.04.2025 15:00
Burreli – Valbona, 13.04.2025 15:00
Pogradeci – Kukësi, 13.04.2025 15:00
Kastrioti – Apolonia, 13.04.2025 15:00
Lushnja – Korabi, 13.04.2025 15:00
JAVA 33
Apolonia – Lushnja, 20.04.2025 15:00
Erzeni – Kastrioti, 20.04.2025 15:00
Vora – Flamurtari, 20.04.2025 15:00
Kukësi – Burreli, 20.04.2025 15:00
Korabi – Pogradeci, 20.04.2025 15:00
Valbona – Besa, 20.04.2025 15:00 -

Abissnet Superiore/ Komisioni i Ligave & Garave përcakton kalendarin për 3 javët e fundit të kampionatit të rregullt
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e “Abissnet Superiore” për tre javët e fundit të kampionatit të rregullt. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtin orar.
Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 prill, në orën 15:30.
Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.
JAVA 34
Vllaznia – Dinamo City 12.04.2025 15:30
Teuta – Laçi 12.04.2025 15:30
Skënderbeu – Tirana 12.04.2025 15:30
Partizani – Egnatia 12.04.2025 15:30
AF Elbasani – Bylis 12.04.2025 15:30
JAVA 35
Bylis – Partizani 19.04.2025 15:30
Egnatia – Skënderbeu 19.04.2025 15:30
Tirana – Teuta 19.04.2025 15:30
Laçi – Dinamo City 19.04.2025 15:30
AF Elbasani – Vllaznia 19.04.2025 15:30
JAVA 36
Vllaznia – Laçi 27.04.2025 15:30
Dinamo City – Tirana 27.04.2025 15:30
Teuta – Egnatia 27.04.2025 15:30
Skënderbeu – Bylis 27.04.2025 15:30
Partizani – AF Elbasani 27.04.2025 15:30 -

KLGJ pranon pjesërisht kërkesën për shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll., për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.
Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor
Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra. -

KLGJ pranon kërkesën, gjyqtarja Arta Llazari të shkarkohet nga detyra
Këshilli i Lartë Gjyqësor pranoi pjesërisht kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për procedim disiplinor ndaj magjistrates Arta Llazari, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, duke caktuar masën “Pezullim nga detyra për 6 muaj”.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë i kishte propozuar Keshillit të Lartë Gyqësor masën disiplinore “Shkarkim nga detyra”, për magjistraten A. Ll., për veprime/mosveprime që përbëjnë mos përmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të afateve procedurale civile dhe penale të arsyetimit të vendimit gjyqësor, si dhe mosvënie në lëvizje të çështjeve civile, duke tejkaluar afatet tej çdo logjike, e në mënyrë të vazhdueshme. Hetimi disiplinor i ILD ndaj magjistrates ka nisur bazuar në 11 ankesa të paraqitura me pretendime për mos përmbushje të rregullt të detyrës, e shkelje të afateve procedurale civile e penale. Gjatë këtij hetimi, inspektorët e ILD kanë evidentuar edhe fakte të tjera, të cilat i janë shtuar hetimit të nisur.Në shumë raste nga regjistrimi i çështjeve dhe caktimi i tyre gjyqtares, janë evidentuar mos kryerje veprimesh për një periudhë prej rreth mbi 3 vite. Rreth 64% e çështjeve civile të themelit për vitin 2021 dhe 90% për vitet 2022 dhe 2023 janë në tejkalim të afatit ligjor të arsyetimit/dorëzimit (vendime të llojit kryesisht vërtetim fakti juridik për njohje vërtetësie e zgjidhje martese, njohje pronësie apo pjesëtim pasurie.)Vendimet e pa dorëzuara në vitin 2023, janë 43% e vendimeve tej afatit ligjor
Në raportin e hetimit nënvizohet se respektimi i afateve të gjykimit dhe të arsyetimit kanë rëndësi themelore për garantimin e së drejtës për proces të rregullt ligjor dhe në veçanti të afatit të arsyeshëm. Vonesa të tilla dëmtojnë të drejtën e subjekteve për një proces të rregullt gjyqësor, duke u cenuar të drejtën për të pasur një vendim të arsyetuar dhe për të bërë ankim, duke dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të.
Veprimet e gjyqtares janë kryer të paktën me pakujdesi në formë neglizhencës, e përsëritur dhe e vazhdueshme, e në disa raste kanë shkaktuar dëm në procedurat hetimore. Gjyqtarja ka dëmtuar dukshëm imazhin e drejtësisë dhe besimin e publikut në të, edhe pse ka 24 vite eksperiencë, tregues i njohjes shumë të mirë të ushtrimit të detyrës me disiplinë.
Nga hetimi bazuar në materialet voluminoze të administruara e shqyrtuara, Inspektori i Lartë i Drejtësisë arriti në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtarja përbëjnë “Shkelje shumë të rëndë disiplinore“, parashikuar nga neni 102, pika 1, shkronja “d” dhe “dh” të ligjit “Për statusin” dhe i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për gjyqtaren A. Ll., kërkesë që u pranua pjesërisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, që caktoi një masë tjetër për gjyqtaren, atë të pezullimit për 6 muaj nga detyra.
