Tag: rregulloreve

  • Parashikimi i ish-kampionit, Baton: Ndryshimi i rregulloreve vendos fatin e Hamiltonit

    Parashikimi i ish-kampionit, Baton: Ndryshimi i rregulloreve vendos fatin e Hamiltonit

    Luis Hamilton po përjeton një sezon të parë shumë të vështirë me Ferrarin. Shtatë herë kampioni i botës ende nuk ka arritur të ngjitet në podium me kostumin e kuq të ekipit italian. Deri më tani janë zhvilluar 18 gara në një vit 2025 të mbushur me zhgënjime, ndërsa momentet më të mira kanë qenë fitorja në garën sprint në Kinë, si dhe vendet e katërta të arritura në Imola, Spielberg dhe Silverstone.
    Rezultatet e fundit nuk pasqyrojnë plotësisht ritmin e tij aktual, i cili është përmirësuar ndjeshëm pas pushimit veror. Përveç nivelit të Hamilton, edhe makina SF-25 ka treguar një përparim të rëndësishëm. “Është çmenduri që rezultatet nuk e tregojnë këtë. Megjithatë, ne jemi aty dhe mendoj se shumë shpejt do të kemi një fundjavë të shkëlqyer”, u shpreh Hamilton pas Çmimit të Madh të Singaporit.

    Gjithsesi, mbeten ende shumë aspekte ku skuadra mund të përmirësohet. “Mendoj se ka ende fusha ku mund të jem më agresiv. Makina është e paqëndrueshme ndonjëherë, kështu që ende nuk ndihem plotësisht i sigurt gjatë frenimit, kur jam në fazën sulmuese”, shtoi piloti britanik.
    RËNDËSIA E RREGULLOREVE TË REJA PËR VITIN 2026
    Sipas Xhenson Baton, kampion bote në vitin 2009, këto përmirësime do të jenë vendimtare për të ardhmen e Hamiltonit në Formula 1. Në një intervistë për “Sky Sports”, ish-piloti britanik deklaroi se ndryshimet e mëdha në rregullore që do të hyjnë në fuqi vitin tjetër do të tregojnë nëse Hamilton është ende në kulmin e tij, apo në prag të tërheqjes.
    Baton e sheh ardhjen e këtij ndryshimi si një pikë kthese në karrierën e ishshokut të tij të skuadrës te MekLareni. Ai beson se Hamilton ose do të rikthehet në formën e tij më të mirë, ose do të largohet nga sporti në moshën 41- vjeçare. “Me ndryshimet e mëdha në rregulloren e vitit të ardhshëm, ose do të shohim një Luis në kulmin e tij, ose një Luis që mund të vendosë të pensionohet”, komentoi Baton.
    © BalkanWeb

  • Çelsi nën akuzë për transferime, afat një…javë

    Çelsi nën akuzë për transferime, afat një…javë

    FA (Federata e Futbollit e Anglisë) ka akuzuar Çelsin për 74 shkelje të rregullave në lidhje me pagesat e agjentëve. Akuzat lidhen me periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2022, kur klubi londinez ishte në pronësi të Roman Abramoviç, dhe përqendrohen konkretisht në sezonet 2010/11 deri në 2015/16.

    FA e njoftoi këtë në një deklaratë zyrtare:

    “Shoqata e Futbollit ka akuzuar sot Chelsea FC për shkelje të Rregulloreve J1 dhe C2 të Rregulloreve të FA-së për Agjentët e Futbollit, Rregulloreve A2 dhe A3 të Rregulloreve të FA-së për Punën me Ndërmjetësit, dhe Rregulloreve A1 dhe B3 të Rregulloreve të FA-së për Investimet e Palëve të Treta në Lojtarë.”

    Në total, kundër klubit kampion Bote, janë bërë 74 akuza. Sjellja e dyshuar përfshin periudhën nga viti 2009 deri në vitin 2022 dhe kryesisht lidhet me ngjarje që ndodhën midis sezoneve 2010/11 dhe 2015/16.

    Çelsi ka afat deri më 19 shtator 2025 për t’u përgjigjur.

    Sipas Sky Sports, transferimet nën hetim përfshijnë ato të Eden Hazard, Samuel Eto’o dhe Willian.

    Vazhdo leximin