Tag: rregullator

  • Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

    Merr fund sot saga e zgjedhjeve, Komisioni Rregullator ‘vulos’ rezultatet e 11 majit

    Komisioni Rregullator do t’i vendosë sot ‘kapak’ përfundimisht rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë mbledhjes që do të nisë në orën 11:30, Komisioni do të miratojë numrin e votave, të mandateve dhe listave emërore për çdo subjekt zgjedhor për çdo zonë zgjedhore dhe në rang vendi.
    Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër. Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

  • Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten

    Zgjedhjet, Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e 11 majit të enjten

    Merr fund saga e zgjedhjeve, pasi Komisioni Rregullator do të vulos rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.
    Mbledhja e komisionit do të mbahet të enjten, më 28 gusht, në orën 11:30. Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator i hap rrugë dekretit të Presidentit Barjam Begaj për mbledhjen e parë të Kuvendit të ri.
    Vendimi i plotë:
    Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025. Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator vendosi:
    Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon: Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi; Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’.

  • Komisioni Rregullator “vulos”, rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit/ Publikohet edhe lista e deputetëve për çdo qark

    Komisioni Rregullator “vulos”, rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit/ Publikohet edhe lista e deputetëve për çdo qark

    Komisioni Rregullator do të vulosë rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit në një mbledhje që do të zhvillohet më datën 28 gusht në orën 11:30.
    Miratimi i rezultatit nga Komisioni Rregullator do të pasohet më pas me mbledhjen e parë të Kuvendit, ku do të zhvillohet edhe seanca e konstituimit. Ndërkohë që KQZ publikoi listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark.
    Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore 50 mandate. Partia Socialdemokrate tre deputetë, Mundësia dy, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Nisma Shqipëria Bëhet nga një mandat.

     

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Rregullator mblidhet të enjten, pritet shpallja e rezultatit përfundimtar

    Zgjedhjet e 11 majit/ Komisioni Rregullator mblidhet të enjten, pritet shpallja e rezultatit përfundimtar

    Komisioni Rregullator do të zhvillojë ditën e enjte, një mbledhje në orën 11:30.
    Në këtë mbledhje mësohet se rendi i ditës do të jetë për: “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të datës 11 maj 2025”.
    Njoftimi:
    Në mbështetje të nenit 20, pikat 2, shkronja “d”, e 3, dhe nenit 167, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator.
    VENDOSI:
    Të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvend të datës 11 Maj 2025, si më poshtë vijon:
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor, për çdo zonë zgjedhore, sipas lidhjes nr. 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Numrin e votave, numrin e mandateve dhe listën emërore të deputetëve për çdo subjekt zgjedhor në rang vendi, sipas lidhjes nr. 2 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
    Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.

  • VKM/ Rovena Metoja emërohet anëtare e ekipit përzgjedhës për Komisionin Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit

    VKM/ Rovena Metoja emërohet anëtare e ekipit përzgjedhës për Komisionin Kombëtar Rregullator të sektorit të ujit

    Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme emërimin e Rovena Metojas si anëtare e ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e përpunimit të ujërave të ndotura.
    ‘CAKTIMIN E ANËTARIT TË EKIPIT PËRZGJEDHËS PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE, ANËTARË TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Znj. Rovena Metoja caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
    2. Vendimi nr.739, datë 4.12.2024, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e anëtarit të ekipit përzgjedhës për zgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

  • Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

    Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë për shkak të Giro d’Italias, dështon mbledhja e Komisionit Rregullator

    Dy anëtarët e Komisionit Rregullator të propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, u larguan nga mbledhja me argumentin se kërkesa e anëtarit Arens Çela për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk bënte pjesë në kompetencat e këtij organi të KQZ-së.

    Me largimin e dy anëtarëve ra edhe kuorumi i nevojshëm për shqyrtimin e kësaj kërkese, e cila kërkon të paktën katër vota pro nga pesë anëtarët që ka Komisioni Rregullator.
    Për pasojë, kërkesa për zgjatjen e orarit të votimit në 55 qendra votimi në qarkun Vlorë nuk u miratua.
    Kësisoj, orari i votimit do të mbetet deri në orën 19:00. Sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor, qendrat e votimit mund të qëndrojnë të hapura përtej kësaj ore vetëm nëse ka votues që ndodhen në radhë jashtë QV-së.

    Top Channel

  • Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

    Kërkesa për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë, mblidhet Komisioni Rregullator

    Komisioni Rregullator pranë KQZ do të mblidhet në orën 17:00 për shqyrtimin e kërkesës ku propozohet shtyrja e orarit të votimit në 55 qendra votimi, në qarkun Vlorë, për shkak të akvitetitit sportiv Giro D’Italia.
    PS ka dorëzuar këtë propozim ditën e shtunë pranë KQZ, përmes të cilit kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën 22:00.
    Kërkesa:
    KËRKESË: Për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator, për shqyrtimin e projektaktit “Për shtyrjen e orarit të votimit, për 55 qendra votimi, në Qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025″,
    Drejtuar:
    Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Z.Ilirjan Celibashi
    Komisionit Rregullator
    I nderuar z. Komisioner,
    E nderuar Kryetare e Komisionit Rregullator,
    Të nderuar Anetarë të Komisionit Rregullator,
    Me Vendimin nr. 1, datë 26. 10. 2020, Komisioni Rregullator ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Rregullator”.
    Në mbështetje të nenit 20, pika 1, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Komisioni Rregullator është organi kompetent për shqyrtimin dhe miratimin e projektakteve me karakter normativ, të përgatitura nga administrata e Komisionit. Qendror të Zgjedhjeve ose nga anëtarët e tij.
    Neni 20, pika 1, shkronja “d” e Kodit Zgjedhor, parashikon kompetencën e Komisionit Rregullator për miratimin e Rregullores së mbledhjeve të Rregullatorit.
    Nisur nga sa më sipër dhe në përputhje me nenin 16 të Rregullores, po ju paraqes këtë kërkesë, për vetëmbledhjen e Komisionit Rregullator, për shqyrtimin e projektvendimit “Për shtyrjen e orarit të votimit, për 55 qendra votimi, në Qarkun Vlorë, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”,
    Anëtar i Komisionit Rregullator
    Arens ÇELA

  • Ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre, studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

    Ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre, studentët serbë i japin fund bllokadës para zyrës së transmetuesit publik

     Studentët serbë të hënën i dhanë fund një bllokade dyjavore të zyrave të transmetuesit publik në Beograd, pasi ligjvënësit plotësuan një nga kërkesat e tyre dhe thirrën për zgjedhjen e anëtarëve të një organi rregullator të mediave.

    Serbia ka përjetuar që disa muaj protesta të udhëhequra nga studentët, të nxitura nga vdekja e 16 personave kur çatia e një stacioni hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në nëntor.

    Vdekjet ndezën zemërimin e akumuluar prej kohësh lidhur me korrupsionin dhe mungesën e mbikëqyrjes të supozuar për projektet e ndërtimit dhe zhvillimit. Qindra studentë, të mbështetur nga qytetarë si dhe nga drejtues të disa universiteteve, kanë bllokuar që nga 14 prilli dy zyra të Radio Televizionit të Serbisë (RTS) në kryeqytet, selinë qendrore në Beograd dhe një studio.

    Ata kishin bllokuar gjithashtu Radio Televizionin e Vojvodinës (RTV) në Novi Sad, megjithatë kjo bllokadë kishte zgjatur vetëm një ditë. Ata akuzuan transmetuesit kombëtarë për injorimin e protestave të tyre dhe kërkuan raportim në interes të publikut dhe një zgjedhje transparente të anëtarëve të organit rregullator të medias.

    Më herët të hënën, një komision parlamentar bëri thirrje për zgjedhje të anëtarëve të Autoritetit Rregullator për Mediat Elektronike (REM).

    “Bllokada e RTS-së ka përfunduar”, shkruajtën studentët në Instagram, ndërsa të tjerë brohorisnin “Fitore, fitore!” teksa vallëzonin përpara zyrës së RTS-së në Beograd, sipas një reporteri të AFP-së.

    “Nuk është një fitore e plotë. Megjithatë, e arritëm pjesërisht”, tha për AFP-në Nada Bokatereviç, një studente e ekonomisë.

    Protestat kanë rritur presionin mbi qeverinë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, duke çuar në dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë, përfshirë edhe kryeministren. Vuçiç ka alternuar thirrjet për dialog me akuzat se studentët po përpiqen të organizojnë një “revolucion ngjyrash”.