Tag: rregullator

  • Garë e fortë në KQZ, PD propozon Arben Ristanin për menaxhimin e proceseve zgjedhore

    Garë e fortë në KQZ, PD propozon Arben Ristanin për menaxhimin e proceseve zgjedhore

    Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë Arben Ristanin për administrimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.
    Ish kryetari i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve  nga viti 2009 deri në vitin 2012, është mes 6 kandidateve për për 5 vendet vakante të Komisionit Rregullator, në KQZ, ku afati i shfaqjes së interesit që mbyllet të mërkurën.
    Deri më tani konfirmohen 6 aplikime, ky bie në sy se kandidatët me mbështetjen e partisë demokratike janë  Helga Vuka, aktualisht anëtare e Komisionit rregullator dhe Arben Ristani, që mbajti mandatin e deputetit të partisë së drejtuar nga Sali Berisha pas largimit nga drejtimi i KQZ.
    Kandidatët e mbështetur nga Partia Socialiste janë Ilirjana Nano, që aktualisht mban postin e  kryetares së Komisionit Rregullator, si dhe Dritan Çakaj, i cili gjithashtu është anëtar në këtë Komision.
    Një kandidat i ri që sipas burimeve ka mbështetjen e mazhorancës është Bledar Skënderi, i cili me herët ka qenë anëtar i Komisionit qëndror të Zgjedhjeve deri në vitin 2020.
    Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë; 3 zgjidhen me mbështetjen e PS dhe dy me mbështetjen e PD.
    Mandati i anëtareve të aktual përfundoi në muajin tetor, por komisioni i ligjeve ndërsa hapi garën për zëvendësimin, me dakordësi vendosi që ata të jenë në detyre për menazhimin e procesit të pjesshëm zzgjedhor në 5 bashki të vendit më 9 Nëntor
    APLIKIMET PËR NË KQZ
    Arben Ristani     anëtar (PD) Kandidat i ri
    Helga Vukaj         anëtar (PD) RIKANDIDIM
    Dritan Çaka         anëtar (PS) Rikandidim
    Ilirjana Nano      kryetar, anëtar (PS) Rikandidim
    Bledar Skënderi PS, Kandidat i ri

  • Gara për Komisionin Rregullator, PD kërkon të rikthejë ish-kryetarin e KQZ, Arben Ristani

    Gara për Komisionin Rregullator, PD kërkon të rikthejë ish-kryetarin e KQZ, Arben Ristani

    Partia Demokratike ka vendosur të rikthejë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Arben Ristanin.
    Të mërkurën mbyllet afati për aplikimet për 5 vendet vakante të Komisionit Rregullator, në KQZ, e deri tani kanë aplikuar 6 kandidatë.
    Bie në sy, se kandidatët që kanë mbështetjen e Partisë Demokratike janë: Helga Vukaj që aktualisht është pjesë e rregullatorit si dhe Arben Ristani i cili ka qenë kryetar i KQZ në zgjedhjet e vitit 2011.

    Ndërsa mes kandidatëve që kanë mbështetjen e Partisw Socialiste spikat Ilirjana Nano e cila aktualisht është kryetare e Komisionit Rregullator, si dhe Dritan Çakaj, i cili gjithashtu është anëtar në këtë Komision.
    Mwsohet se një tjetër emër që ka mbështetjen e PS është bledar Skënderi i cili ka qenë anëtar i KQZ deri në vitin 2020.
    Komisioni Rregullator ka 5 anëtarë; 3 zgjidhen me mbështetjen e PS dhe dy me mbështetjen e PD./vizionplus.tv

  • PD heq PL-në nga Komisioni Rregullator në KQZ, rikthen Arben Ristanin

    PD heq PL-në nga Komisioni Rregullator në KQZ, rikthen Arben Ristanin

    Kur kanë ngelur edhe dy ditë për këdo që të aplikojë për 5 vende vakante të Komisionit Rregullator në KQZ, ajo që bie në sy është interesi i ulët i juristëve.
    Partia Socialiste do të ruajë thuajse të njëjtët njerëz që aktualisht ka, me kryetaren Ilirjana Nano dhe dy anëtarët e tjerë. Ngelet e hapur mundësia e zëvendësimit të Arens Çelës, me ish anëtarin e KQZ, Bledar Skënderi.
    Ajo që bie në sy, është se Partia Demokratike ka vendosur t’i mbajë për vete dy vendet e saj, duke hequr Partinë e Lirisë nga pjesëmarrja.
    Burimet thonë se Helga Vukaj do të vijojë detyrën, ndërsa PD do të rikthejë ish kryetarin e KQZ-së, Arben Ristani, ai anëtar të Rregullatorit.
    APLIKIMET PËR NË KQZ
    Arben Ristani     anëtar (PD)
    Helga Vukaj         anëtar (PD)
    Dritan Çaka         anëtar (PS)
    Ilirjana Nano      kryetar, anëtar (PS)
    Shkelqim Sula     anëtar (PDIU)

  • Ekspozimi i bankave ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ngelet i ulët

    Ekspozimi i bankave ndaj rrezikut të kursit të këmbimit ngelet i ulët

    Rreziku i drejtpërdrejtë për bilancet e bankave ndaj ndryshimeve në kursin e këmbimit ishte në nivele të ulëta. Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti treguesi i pozicionit neto të hapur valutor të sektorit bankar, që përdoret për të vlerësuar këtë rrezik, ishte “në blerje” në nivelin 5.6% të kapitalit rregullator.Niveli i këtij pozicioni ishte rreth 1 pikë përqindjeje më i lartë në krahasim me gjashtë muaj dhe një vit më parë, megjithatë ai qëndron dukshëm nën kufirin maksimal rregullator. Gjatë 6-mujorit 2025, ky pozicion nuk ka treguar luhatje të rëndësishme, duke mbetur pranë vlerave të vitit të fundit.Pozicioni neto i hapur valutor për çdo monedhë të huaj (ose në ar) llogaritet si diferencë midis aktiveve dhe pasiveve në monedhë të huaj, duke përfshirë dhe interesat e përllogaritur, si dhe transaksionet (spot ose forward) të cilat kanë të bëjnë me blerje dhe shitje të valutave, për të cilat është rënë dakord, por që nuk janë regjistruar ende në librat kontabël.Pozicioni total neto i hapur valutor i bankës në fund të çdo dite pune nuk duhet të kalojë 30% të kapitalit të saj rregullator. Pozicioni neto i hapur valutor i bankës në një monedhë të veçantë të huaj (ose në ar) në fund të çdo dite pune nuk duhet të kalojë 20% të kapitalit të saj rregullator.Ecuria e treguesit të përgjithshëm të sektorit bankar përcaktohet kryesisht nga ecuria e treguesit për bankat me rëndësi sistemike. Për këto banka, pozicioni i hapur neto valutor “në blerje” ishte sa 9.1% e vlerës së kapitalit rregullator të tyre. Kjo vlerë ishte dukshëm më e lartë nga nivelet 5.6% dhe 6.4% të regjistruara gjashtë muaj dhe një vit më parë.Ndërsa pozicioni i hapur neto valutor i bankave josistemike ishte “në shitje” në nivelin 0.4% të kapitalit rregullator. Gjashtë muaj dhe një vit më parë, pozicioni i tyre ishte “në blerje” dhe sa 0.8% dhe 0.3% e kapitalit rregullator të këtyre bankave.Pavarësisht ndryshimit të herëpashershëm të kahut të pozicionit të hapur neto, “në blerje” ose “në shitje”, ekspozimi i bankave josistemike nuk e tejkalon nivelin prej 2% të kapitalit rregullator të tyre, dhe ky nivel ka mbetur i qëndrueshëm në kohë.Bankat josistemike paraqesin në përgjithësi ekspozim të ulët dhe të qëndrueshëm ndaj luhatjeve të kursit të këmbimit.Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut ka pësuar një rënie të ndjeshme në vitet e fundit. Në pesë vitet e fundit, zhvlerësimi i Euros ndaj Lekut llogaritet me më shumë se 22%. Megjithatë, luhatjet e kursit nuk kanë shkaktuar probleme në bilancet e bankave, edhe për shkak të niveleve të ulëta të ekspozimit direkt ndaj këtij rreziku.Ndërkohë, edhe rreziku i lidhur me cilësinë e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit (kur huamarrësi merr kredi në monedhë të ndryshme nga ajo që ka të ardhurat) është në rënie. Raporti i kredive me probleme për këtë portofol të kredisë shënoi 3.7% në fund të qershorit 2025, nga 4.3% një vit më parë./ E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sot Kuvend, seanca nis me një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja (RENDI I DITËS)

    Sot Kuvend, seanca nis me një minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja (RENDI I DITËS)

    kuvend

    TIRANË- Kuvendi do të mblidhet sot për seancën plenare, në orën 10:00,  e cila do të nisë me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, i vrarë mesditën e së hënës në sallën e gjyqit. Në seancën e sotme parashikohet në rend dite të shqyrtohet raporti i veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024. Ndërkohë, para fillimit të seancës, në orën 09:30, do të mbahet Konferenca e Kryetarëve, ku do të përcaktohet koha dhe mënyra e zhvillimit të debatit për raportimet e institucioneve.
    Drejtuesi i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, do të hapë seancën plenare ku do të prezantojë raportin për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit 2024, me një kohëzgjatje prej 20 minutash. Më pas do të lexohen dhe votohet projektrezoluta e përgatitur nga Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, së bashku me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale.
    Gjithashtu, komisioneri Besnik Dervishi do të prezantojnë raportin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024. Kuvendi më pas do të shqyrtojë raportin e veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024. Petrit Ahmeti, kryetari i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), do të raportojë për veprimtarinë e këtij institucioni gjatë vitit të kaluar. Pritet të shpaloset edhe raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit (ERRU) nga Kryetarja e Komisionit Rregullator, Gerta Lubonja.
    Në seancën e kaluar të datës 29 shtator, demokratët kërkuan sërish zhvillimin e një debati në Kuvend për programin qeverisës, ndërsa deputetët e rinj të mazhorancës në Kuvend, kritikuan sjelljen e opozitës./ZËRI

  • Ngërç në KQZ: Zgjedhjet e 9 nëntorit në rrezik bllokimi. Komisioni Rregullator nuk miraton aktet zgjedhore

    Ngërç në KQZ: Zgjedhjet e 9 nëntorit në rrezik bllokimi. Komisioni Rregullator nuk miraton aktet zgjedhore

    Procesi për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit në gjashtë bashki është përballur me pengesën e parë serioze ligjore.
    Komisioni Rregullator në KQZ nuk arriti të miratojë aktet e nevojshme, pasi dy anëtarët e propozuar nga opozita, Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj, refuzuan të votojnë së bashku me mazhorancën.
    Nga pesë anëtarë në total, vetëm tre dhanë votën pro, ndërsa ligji kërkon katër vota për miratimin e akteve që përcaktojnë afatet e procesit.
    Sipas burimeve nga KQZ, këto akte janë thelbësore për nisjen e fushatës zgjedhore, regjistrimin e kandidatëve dhe rregullat teknike të votimit në bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Pa miratimin e tyre, procesi rrezikon të mbetet i paralizuar.
    Opozita kërkoi që Bashkia e Tiranës të trajtohej si një rast më vete, derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për ligjshmërinë e shkarkimit të Erion Veliajt. Megjithatë, kjo kërkesë u rrëzua nga anëtarët e propozuar nga mazhoranca, duke e thelluar më tej përplasjen politike në KQZ.
    Përballë kësaj situate bllokimi, Partia Socialiste pritet t’i drejtohet sot Kolegjit Zgjedhor, me kërkesën për të zhbllokuar procesin dhe për të mundësuar vijimin e procedurave zgjedhore.

  • Zgjedhjet në gjashtë bashki! Mungesa e opozitës shtyn punimet e Komisionit Rregullator

    Zgjedhjet në gjashtë bashki! Mungesa e opozitës shtyn punimet e Komisionit Rregullator

    Komisioni Rregullator i cili u mblodh sot për të shqyrtuar katër projektvendime në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore, shtyu mbledhjen për ditën e hënë në orën 17:00.
    Dy anëtarët e opozitës Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj munguan në mbledhje me arsyetimin se kërkonim me tepër kohë për t’u njohur me projektvendimet si dhe për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese.

    “Pas dërgimit të njoftimit dy kolegë të Komisioni Rregullator, Çakaj dhe Vukaj nëpërmjet një emali kërkuan shtyrjen e mbledhjes për të hënën në orën 17:00 me dy shkaqe kryesore, e para për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese, edhe e dyta për shkak se do të donin më tepër kohë për të studiuar 4 projekt-aktet e ardhura për shqyrtim dhe miratim”, tha kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano.

    Për këtë shkak shtoi Nano “duke qenë të pranishëm janë vetëm tre anëtarë të Komisionit Rregullator, sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor për këto projekt vendime do të duhet të paktën të ishin 4 anëtarë, të plotësohej kuorumi. Në kushtet kur nuk kemi kuorumin nuk mund të shqyrtojmë projekt vendime në rendin e ditës”.

    Mbledhja ishte thirrur për katër projektvendime:
    Projektvendim “Për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
    Projektvendim “Për miratimin e specifikimeve teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
    Projektvendim “Për përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
    Projektvendim “Për përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 9 nëntor 2025”.
    Në datën 9 nëntor janë dekretuar zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit.

  • “9 nëntori” ende pa rregulla! Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit Rregullator

    “9 nëntori” ende pa rregulla! Opozita bojkoton mbledhjen e Komisionit Rregullator

    Komisioni Rregullator dështoi këtë të shtunë të miratonte shtratin ligjor për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit.
    Në mbledhje morën pjesë vetëm 3 përfaqësuesit e Partisë Socialiste, por Kodi Zgjedhor detyron që vendimet të miratohen me të paktën 4 vota.
    Dy anëtarët e opozitës bojkotuan mbledhjen, pasi kërkuan kohë derisa të sqarohet situata ligjore ku ndodhet sot Komisioni Rregullator, të cilit i ka mbaruar mandati dhe Parlamenti ka hapur garën për të zgjedhur anëtarët e rinj.

    I takon Kuvendit të saktësojë nëse anëtarët aktualë mund të qëndrojnë në detyrë, apo mandati i tyre quhet i mbyllur dhe ligjërisht nuk mund të miratojnë asnjë vendim.
    Deri sa Parlamenti të shprehet me vendim, mbetet e paqartë se kush do t’i miratojë rregullat për zhvillimin e zgjedhjeve të 9 nëntorit.
    /vizionplus.tv

  • Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD..

    Dështon mbledhja Komisionit Rregullator të KQZ-së për zgjedhjet! Mungojnë anëtarët e PD..

    Ka dështuar mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së i cili duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki të vendit, përfshirë Tiranën. 
    Mësohet se Komisioni Rregullator u mblodh vetëm me 3 anëtarët e propozuar nga mazhoranca, pasi 2 të opozitës mungonin me arsyetimin se kishin nevojë për më shumë kohë. Për shkak të mungesë së kuorumit në vendimmarrje (pasi duhen minimalisht 4 vota) mbledhja e shty për një ditë tjetër. 
     

  • Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

    Afatet e zgjedhjeve pezull/ Dështon mbledhja e Komisionit Rregullator, TCH zbulon prapaskenat e bojkotit të dy anëtarëve të opozitës

    Në limitet e skadimit të mandatit Komisioni Rregullator i KQZ duhej të mblidhej këtë të shtunë për të miratuar afatet e zgjedhjeve te parakohshme të 9 nëntorit në gjashtë Bashki, përfshirë Tiranën, por mbledhje dështoi.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se shkak u bë mungesa e dy anëtarëve të përzgjedhur nga opozita Muharrem Çakaj dhe Hega Vukaj, të cilët bojkotuan mbledhjen.
    Top Channel ka mësuar se mes anëtarëve të këtij organi ka pasur dhe një komunikim përmes e-email përmes së cilit Muharrem Çakaj dhe Helga Vukaj kanë kërkuar shtyrjen e mbledhjes ditën e hënë, për dy arsye; për shkak të situatës ligjore dhe kushtetuese pas dekretit të presidentit si dhe për arsye se duan më shume kohe për të shqyrtuar aktet.
    Kryetarja e Komisionit Rregullator Ilirjana Nano, bëri publike dhe përgjigjen ndaj dy kolegëve të saj duke nënvizuar nevojën e ngutshme për të miratuar  projektvendimet  për zgjedhjen e parakohshme. Për shkak se për miratimin e akteve kërkohen katër vota, mbledhja dështoi.

    Top Channel