Tag: rregullat

  • BE hap konsultimet për rregullat digjitale

    BE hap konsultimet për rregullat digjitale

    Bota E Enjte, 2 Tetor 2025 11:56
    Komisioni Evropian ka nisur një konsultim publik mbi “Digital Omnibus”, një iniciativë e re që synon të thjeshtojë dhe të përmirësojë rregullat digjitale në Bashkimin Evropian. Kjo pjesë e Paketës Digjitale të Thjeshtimit vjen si përgjigje ndaj sfidave të kuadrit aktual ligjor, që shpesh konsiderohet kompleks dhe i fragmentuar.
     

    Konsultimi do të pasohet nga një “Digital Fitness Check”, një proces që synon të vlerësojë koherencën dhe ndikimin e rregullave që formojnë kornizën digjitale të BE-së. Ai mbështetet në tri thirrje të mëparshme: strategjinë e bashkimit të të dhënave, rishikimin e aktit të sigurisë kibernetike dhe strategjinë për inteligjencën artificiale.organizatat dhe bizneset e BE-së deri më 14 tetor 2025, dhe deri tani ka mbledhur 718 përgjigje origjinale.

     

    Sipas Komisionit, “Digital Omnibus” synon,Thjeshtimin e rregullave që janë bërë të ndërlikuara me kalimin e kohës,Uljen e kostove administrative për bizneset,Ruajtjen e mbrojtjes së të dhënave dhe sigurisë kibernetike,Nxitjen e ndarjes së të dhënave, veçanërisht për startup-et evropiane.

  • Vendet e CEFTA me rregullat e origjinës sipas standarteve të BE

    Vendet e CEFTA me rregullat e origjinës sipas standarteve të BE

    Në kuadër të kryesimit shqiptar të Nënkomitetit të CEFTA për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, në Tiranë nisi sot punimet workshop-i dyditor mbi Rregullat e Origjinës, i organizuar nga CEFTA, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga DG TAXUD i Komisionit Evropian, si dhe ekspertë të fushës.Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, z. Genti Gazheli, shprehu kënaqësinë për mikpritjen e këtij aktiviteti në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e përbashkët të bashkëpunimit doganor dhe përafrimit me praktikat e BE-së.Ai nënvizoi rezultatet e arritura gjatë kryesimit shqiptar të Nën-komitetit për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, si krijimi i Trupit Këshillimor të CEFTA-s për Bashkëpunimin Doganor mbi Klasifikimin Tarifor dhe Rregullat e Origjinës, si dhe i Grupit të Punës për Operatorin Ekonomik të Autorizuar.Z.Gazheli theksoi gjithashtu se përpjekjet e përbashkëta janë përqendruar në zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Rreziqeve Doganore 2025-2028, të shoqëruar me Planin e Veprimit dhe Hartën e Zbatimit, si një nga prioritetet kryesore të programit të këtij viti.Ai falënderoi ekspertët e DG TAXUD për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndau detaje nga takimi i fundit në Bruksel me Drejtorin e Doganave të Komisionit Evropian, z. Matthias Petschke, mbi ecurinë e zbatimit të Kapitullit 29 “Bashkimi Doganor” në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.“Rregullat e origjinës mbeten një element kyç në përafrimin me tregun e përbashkët të BE-së. Forcimi i kapaciteteve administrative kërkon dialog dhe shkëmbim të vazhdueshëm dhe workshop-e si ky janë thelbësore për të ndarë praktikat, për të trajtuar sfidat dhe për të siguruar përfitime reale për operatorët tanë ekonomikë,” – u shpreh z. Gazheli.Në fund, ai përgëzoi znj. Pranvera Kastrati për emërimin e saj si Drejtore e Sekretariatit të CEFTA-s, duke e cilësuar si një partnere të çmuar të Doganës Shqiptare dhe duke i uruar suksese në drejtimin e Sekretariatit të CEFTA-s.Workshopi i sotëm zhvilloi sesione mbi temat kryesore të agjendës, duke përfshirë:✔️ Kumulimin rajonal të origjinës dhe rastet praktike për produktet tekstile dhe bashkëpunimin CEFTA–Turqi;✔️ Zbatimin e rregullave të reja transformuese dhe kufirin e tolerancës për materialet jo-origjinuese;✔️ Rregullat territoriale, procedurat e transportit dhe sfidat e gjurmueshmërisë;Workshop-i do të vijojnë edhe nesër me diskutime teknike mbi çështje të tjera të rëndësishme të fushës. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • VIDEO/ Arjan Ndoj: Humbim 18 mandate vetëm nga rregullat e njëanshme të lojës, nuk janë zgjedhje të lira

    VIDEO/ Arjan Ndoj: Humbim 18 mandate vetëm nga rregullat e njëanshme të lojës, nuk janë zgjedhje të lira

     

    Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoj, i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza të forta ndaj institucioneve shtetërore, duke deklaruar se ato nuk funksionojnë dhe se zgjedhjet e fundit nuk kanë qenë të lira.

    Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko në studion e SYRI TV, Ndoja u shpreh se, opozita futet në betejën elektorale me rregulla të njëanshme dhe e penalizuar.

    ‘Ne kemi disa fakte konkrete, publike, ku asnjë nga organet nuk funksionon, përfshirë edhe presidentin e Republikës, që në mënyrën e sjelljes, mënyrën si vepron, si nga pikëpamja ligjore, por edhe nga pikëpamja vizuale e sjelljes së tij,’ tha Ndoj në një intervistë për SYRI TV.

    Ai shtoi se edhe organet e tjera nuk po ushtrojnë siç duhet rolin e tyre kushtetues.

    ‘Justitët e Kuvendit i japin Peleshit detyra se çfarë duhet të bëjë, por faktikisht funksion si administratë shtetërore, jo si administratë kuvendi. Ne jemi republikë parlamentare dhe Kuvendi është organi më i rëndësishëm në këtë vend.’

    Ndoja e krahasoi situatën politike aktuale me periudha të mëparshme historike.

    ‘Një shekull më parë, mbreti Zog ndërmorri hapat e parë deri sa në vitin 1928 e ktheu vendin në monarki. Për ironi të fatit, po përsëritet e njëjta histori në Shqipëri. Niveli i autokracisë, arrogancës, keqpërdorimit të pushtetit ka shkuar në ato grada që edhe për vetë një pjesë të socialistëve kanë pritshmëri për një opozitë të fortë nga PD.’

    Duke u ndalur te procesi zgjedhor, Ndoj deklaroi se opozita ka qenë e penalizuar që në nisje.

    ‘Këto zgjedhje nuk janë të lira, vetëm nisur nga rregullat e lojës me të cilat ne kemi hyrë në lojë, ne humbim 18 mandate. Pra të humbësh 18 mandate do të thotë se rregullat e lojës nuk janë të njëjta për të dy palët. Në aspektin ligjor ne hyjmë në lojë me këtë mungesë prej 18 deputetësh.’

  • Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore: Komisionet me përbërje partiake, dështim! Rregulla strikte për financimin..

    Celibashi 14 propozime për Reformën Zgjedhore: Komisionet me përbërje partiake, dështim! Rregulla strikte për financimin..

    Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi po zhvillon një bashkëbisedim me gazetarët, tashmë që rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është certifikuar përfundimisht.
    Në komunikimin me gazetarët, Celibashi tha se nisur nga zgjedhjet e fundit, është e nevojshme që të bëhen disa ndryshime. Ai propozoi 14 pika që sipas tij, duhet të merren në konderatë për reformën zgjedhore.
    “Pak kohë ka kaluar nga momenti kur janë zhvilluar këto zgjedhje por ky proces, por edhe zgjedhjet e më përpara, në mënyrë të arsyetuar ne na nxisin për të sjellë në vëmendje të politikës dhe kuvendit, që pritet të konstituohet në këtë fundjavë, disa prej aspekteve që ne mendojmë se do të duhet të vendosen në axhendë prioritare. Çështja e integrimit është prioritet jo vetëm për qeverinë por edhe për kuvendin, por në kuadër të kësaj, unë vlerësoj se do të duhet të adresohen shumë çështje që kanë të bëjnë me organizimin e zgjedhjeve, duke filluar nga ato që kanë të bëjnë me aspektin administrative dhe të tjera. Do të duhet në kuadër të një reforme reale të plotë e të vërtetë, partitë politike të rikonsiderojnë së pari, organizimin e komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta. Përbërja partiake e këtyre komisioneve ka treguar se është dështim s ai përket administrimit profesional dhe integritetit të procesit. Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me financimin e partive. Ka nevojë për qartësi dhe plotëshmëri. Rregullat për financimin e palëve të treta dhe eksperienca e këtyre zgjedhjeve ka konfirmuar nevojën për të adresuar këtë çështje.
    Duhet të konsiderohen rregullat që lidhen me fushatën eklektorale, përfshirë këtu edhe fushatën në rrjete sociale dhe internet. Janë dy aspekte që sot gjenden të parregulluara në legjislacionin shqiptar, Duhet të rikonsiderohen rregullat me veprimtarinë e funksionarëve publikë në një periudhë të caktuara para datës së zgjedhjeve. Në zgjedhjet e fundit, mendoj se duhet të ketë një raport më të qartë mbi kufijtë e veprimit të institucioneve publike në këtë periudhë që do të përcaktohet si e rregulluar në rastin e sjelljes dhe veprimtarisë së institucioneve. Të kemi të qartë kufijtë ndërmjet detyrimit dhe të drejtës së tyre për të zhvilluatr veprimtarinë në përputhje me parashikimet e ligjit dhe kompetencën që ligji iu ngarkon, me angazhimin e tyre dhe ndalimin për t’u angazhuar në veprimtari elektorale.”, theksoi Celibashi.

  • Anglia pezullon bashkimet familjare! Emigrantët përballen me masa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit

    Anglia pezullon bashkimet familjare! Emigrantët përballen me masa të reja, ndryshojnë rregullat për azilkërkuesit

    FOTO ILUSTRUESE

    BRITANIA E MADHE-Që prej 13 korrikut, qytete të ndryshme të Britanisë janë përfshirë nga protesta kundër emigracionit. Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper në një deklaratë të gjerë në Parlament mbi sistemin e azilit, u shpreh se do të paraqesë rregulla të reja për imigracionin për të pezulluar përkohësisht aplikimet e reja për bashkimin familjar të refugjatëve përpara reformave të rëndësishme që do të futen në fuqi pranverën e ardhshme.
    Sipas rregullave të reja, ata që kërkojnë të sjellin familjarët e tyre në Britaninë e Madhe do të duhet të përmbushin disa kushte më të forta: të kenë të ardhura të mjaftueshme, të njohin gjuhën angleze dhe të kenë jetuar një periudhë minimale në vend. Cooper tha se qëllimi i këtyre masave është të ruhet një balancë mes humanizmit dhe aftësisë së shtetit për të menaxhuar integrimin, raportojnë mediat e huaja.
    Një tjetër pikë që u njoftua ishte vendimi i qeverisë për të mbyllur të gjitha hotelet që aktualisht përdoren për të strehuar azilkërkues deri në vitin 2029. Një deklaratë e ndryshimeve në Rregullat e Imigracionit do të publikohet këtë javë për të zbatuar pezullimin e përkohshëm./ZËRI

  • Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, policia apel drejtuese të mjeteve: Kujdes në rrugë, respektoni rregullat

    Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, policia apel drejtuese të mjeteve: Kujdes në rrugë, respektoni rregullat

    Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
    Si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut, ka prezencë uji në disa akse, inerte dhe thyerje të pemëve.
    Drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të qarkullojnë ngadalë, po ashtu edhe këmbësorët të tregojnë kujdes nga rënia e inerteve, pemëve apo sendeve nga lartësitë e pallateve.
    Punonjësit e Policisë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë janë prezentë kudo në terren, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje qytetarëve, për shkak të motit të keq.
    Qytetarët dhe përdoruesit e rrugës të bashkëpunojnë me Policinë, në rastet e bllokimit të rrugëve apo problemeve të tjera për shkak të motit të keq, me qëllim koordinimin e veprimeve me gjithë strukturat e tjera shtetërore.
    📞 Telefononi në 112 për çdo rast nevoje dhe respektoni udhëzimet e Policisë.

  • Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

    Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale

    Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.
    Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.
    Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.
    Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.
    Pak ditë më parë me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për organizimin e procesit mësimor në shkollat parauniversitare. Udhëzimi u fokusua në rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë, ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore, si dhe masat kundër dhunës dhe bullizmit. Prioritet i veçantë i jepet zbatimit të Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor./Monitor

  • Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

    Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

    Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional.Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.Pak ditë më parë me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë kanë miratuar një udhëzim të përbashkët që përcakton masat kryesore për organizimin e procesit mësimor në shkollat parauniversitare. Udhëzimi u fokusua në rregullat për regjistrimin e nxënësve, shpërndarjen e teksteve falas për arsimin bazë, ndalimin e përdorimit të celularëve në ambientet shkollore, si dhe masat kundër dhunës dhe bullizmit. Prioritet i veçantë i jepet zbatimit të Planit Kombëtar për parandalimin e dhunës, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatë vitit shkollor.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Real mund të humbasë në tavolinë për shkak të Mastantuonos: janë shkelur rregullat

    Real mund të humbasë në tavolinë për shkak të Mastantuonos: janë shkelur rregullat

    Ndeshja e parë e Franco Mastantuonos për Real Madridin ka shkaktuar një polemikë të vërtetë në Spanjë që përfshin më shumë sesa vetëm çështje të fushës.
    Los Blancos rrezikojnë të humbasin fitoren e tyre kundër Osasuna-s për shkak të futjes së argjentinasit, e cila dyshohet se çoi në një shkelje serioze të rregullave:
    Miguel Galan, presidenti i CENAFE (qendra e trajnimit të trajnerëve në Spanjë), ka paraqitur një ankesë në lidhje me sjelljen e papërshtatshme të ekipit të Xabi Alonso-s, i cili dyshohet se shkeli rregullat duke dërguar yllin e tyre të ri në fushë.
    Problemi qëndron në mënyrën se si u regjistrua sulmuesi, një veprim i kryer me keqbesim sipas avokatit, i cili hap mundësinë e një ankese nga kundërshtarët dhe një humbje të mundshme në tavolinë.
    Por çfarë ndodhi dhe si i shkeli Real Madrid-i rregullat?
    Real Madridi pagoi 60 milionë euro për ta marrë nga River Plate dhe tifozët mezi prisnin ta shihnin atë në fushë. Kur ai hyri në Bernabeu për herë të parë në minutën e 65-të të ndeshjes së tyre të parë në La Liga, i gjithë stadiumi shpërtheu në duartrokitje, por ato pak minuta mund t’i kushtojnë një humbje në tavolinë madrilenëve.
    Ankesa vjen nga Galan, i cili citon rregullat: Mastantuono është në fakt një lojtar i ekipit të parë, por ishte regjistruar si lojtar i Castilla, në thelb ekipi i dytë i Real-it që luan në kategorinë e tretë.
    Nuk ka asgjë të keqe me këtë, duke pasur parasysh se është i njëjti klub, por sipas avokatit, kjo është një dredhi për të kapërcyer pengesën e 25 vendeve në ekipin e parë: duke regjistruar lojtarin te Castilla, Real Madrid nuk do të zinte një vend në ekipin e parë dhe kështu do të ishte në gjendje të regjistronte më shumë lojtarë sesa lejohet.
    Sipas nenit 125 të rregullores së RFEF, regjistrimi i një lojtari në ekipet zinxhir nuk mund të përdoret për të anashkaluar frymën e rregullave dhe për këtë arsye Los Blancos kanë vepruar me keqbesim, sipas Galan.
    Nëse verifikohet, mashtrimi burokratik mund të ketë pasoja serioze: Osasuna ka 24 orë kohë pas përfundimit të ndeshjes (të luajtur mbrëmë) për të paraqitur një ankesë dhe për të raportuar regjistrimin e parregullt të Mastantuono-s.
    Nëse shkelja do të verifikohej, Real Madridi do të rrezikonte humbjen e ndeshjes në tavolinë, si dhe do të dukej keq për anashkalimin e një rregulli themelor për të gjitha ekipet.

  • Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’

    Manovër e rrezikshme në Dhërmi, Audi ndëshkohet me gjobë ‘të kripur’

    Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, policia e gjeti mjetin tip Audi dhe i vendosi një gjobë të kripur
    Njoftimi:
    DVP Vlorë/Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, duke parakaluar gabim, identifikohen dhe gjobiten 2 përdorues mjetesh në Dhërmi dhe Ksamil.
    Pas një denoncimi të bërë për një automjet që qarkullonte me shpejtësi dhe në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore në DVP Vlorë kryen menjëherë verifikimet dhe identifikuan automjetin. Nga veprimet e kryera rezultoi se automjeti tip “Audi”, në pronësi të një subjekti privat, kishte kryer parakalim në një kthesë me fushëpamje të kufizuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Dhërmi–Himarë.
    Për këto shkelje, u vendos masa administrative 52 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 141 pika 10, 139 pika 3 dhe 8, dhe neni 127 pika 3 dhe 1 të Kodit Rrugor.
    Në një rast tjetër, pas një denoncimi se një automjet taksi kishte kryer parakalim të gabuar, duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore Sarandë bënë menjëherë të mundur identifikimin e drejtuesit të tij, i cili nga verifikimet e kryera rezultoi se kishte kryer parakalim të gabuar, duke hyrë në sens të kundërt, në aksin rrugor Sarandë–Ksamil.
    Për këto shkelje, u vendos masa administrative 40 000 lekë, në zbatim të VKM nr. 153, neni 350, për shkelje të neneve 146 pika 16 dhe 139 pika 3 dhe 8 të Kodit Rrugor.
    Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim garantimin e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës, veçanërisht në zonat turistike ku lëvizshmëria është e lartë gjatë sezonit veror.
    gijotina.com/