Tag: rregulla

  • Partia ka rregulla/ Luçiano Boçi: Salianji do të marrë PD-në, por po çorienton anëtarët

    Partia ka rregulla/ Luçiano Boçi: Salianji do të marrë PD-në, por po çorienton anëtarët

    Deputeti i PD Luçiano Boçi, duke folur për turin e nisur nga Ervin Salianji, theksoi që ambicia i gjallëron strukturat e partisë, nëse kanalizohet në rregulla institucionale. Boçi vuri në dukje se nuk ka një konflikt dhe ndarje në PD, sikurse ka interes të spinohet.“Nëse një parti kërkon sukses duhet të ketë anëtarë, ambicioz, pozitiv. Kjo që po bën Salianji i shërben gjallërimit të strukturave nëse kanalizohet në rregulla institucionale, partiake.  Duhet mirëkuptuar, duhet parë si ambicie. Kush ka ndaluar kënd të kandidojë për pozicionet në PD?! Dua ta shoh pozitivisht.Çdokush mund të synojë kryen, hajde ta bëjmë brenda rregullave, mos çorientojmë anëtarin. Oportunizmi e vdes partinë, mirë dhe shyqyr që ka ambicie. Ka interes të spinohet, të duket si konflikt, sikur po çahet PD-ja, dhe kjo më shqetëson”, tha ai për MCN.Duke folur për foltoret në PD, Boçi tha:“Ajo është një foltore dhe përqendrimi në një foltore janë kryesore mesazhet. Nuk jemi të përqendruar fare të çështja e pjesëmarrjes. Lajmërimet janë të zakonshme, s’janë organizime të strukturave të PD.Pas disa foltoreve do organizohet një protestë dhe aty mund të diskutohet pastaj fryma, numrat. Reagimi qytetar s’është buton, por kërkon komunikim, pse jo edhe një lloj besimi, që vjen përmes takimeve në vazhdimësi. PD reagon, shyqyr që ka reagim”.

  • Bizneset e instagramit me NIPT, qeveria vendos rregulla për subjektet që operojnë online

    Bizneset e instagramit me NIPT, qeveria vendos rregulla për subjektet që operojnë online

    Shitjet online po rriten me ritme të shpejta në Shqipëri, por një pjesë e madhe e këtij tregu vijon të funksionojë në mënyrë informale.
    Për këtë arsye ministria e Financave ka ndërmarrë masa të reja, duke propozuar një projektligj që është pjesë e paketës fiskale për vitin e ardhshëm.
    Ky draft synon të vendosë rregulla të qarta për të gjitha faqet online që operojnë pa NIPT biznesi ose që nuk deklarojnë të ardhurat.

    “Vendosim për herë të parë që bizneset online të publikojnë të dhënat e tyre, si emrin tregtar, NIPT-in, adresën e aktivitetit dhe elementë të tjerë informues. Kjo është një masë që e konsiderojmë të drejtë dhe në shërbim të konsumatorit. AKEP, nëse konstaton shkelje, do të ketë të drejtën të pezullojë aktivitetin e tyre. Me pak fjalë, tregu online nuk do të funksionojë më jashtë rregullave të lojës,”  tha ministri Malaj gjatë prezantimit të paketës fiskale në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.
    Paralelisht me rregullimin e tregut online, qeveria po ndërmerr hapa konkretë për të ulur përdorimin e parasë “cash” në ekonomi. Operatorët privatë të sektorit të turizmit dhe transportit do të duhet të pajisen me pajisje elektronike të pagesave (POS), ndërsa bizneset e sektorëve të tjerë do të kenë kufizime të reja për pagesat në cash.
    “Pjesa më e rëndësishme e kësaj nisme lidhet me reduktimin e përdorimit të parasë fizike. Bizneset do të kenë mundësi të kryejnë pagesa ndaj njëri-tjetrit deri në 100 mijë lekë, nga 150 mijë që ishte më parë, ndërsa çdo shumë mbi këtë kufi do të kryhet vetëm përmes bankave. Gjithashtu, bizneset do të lejohen të shesin tek konsumatorët mallra deri në 500 mijë lekë me pagesë cash. Deri më 30 maj të vitit të ardhshëm, operatorët në sektorin e transportit dhe turizmit duhet të jenë pajisur me mjetet e nevojshme për pagesa elektronike”, shtoi Malaj.
    Ministri Malaj kujtoi edhe incentivat e tjera tashmë të bëra publike faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore, rivlerësimin e pronave me 5%, si dhe rimbursimin me 10% të fermerëve për çdo faturë të marrë nga grumbulluesit. Ai shtoi se klubet sportive dhe vetë sportistët do të përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat që vijnë nga sponsorizimet, një masë që sipas tij do të nxisë zhvillimin e sportit në vend./vizionplus.tv

  • Rregullorja e re për kantierët e ndertimit, nga kamerat 24 orë tek GPS, por sfida për siguri në punë vazhdon!

    Rregullorja e re për kantierët e ndertimit, nga kamerat 24 orë tek GPS, por sfida për siguri në punë vazhdon!

    Loreta Koleci

    TIRANË- Nisur nga këto tituj, por edhe dhjetera ngjarje të tjera te aksidenteve ne punë, siguria ne kantierët e ndertimit eshte kthyer në një sfidë komplekse, si per punëtorët, ashtu edhe për geverinë. Më 11 korrik 2025, Edi Rama njoftoi rregulla te reja në kantierët e ndërtimit, nga vendosja e kamerave per monitorim e deri tek GPS.

    “Agjencia e monitorimeve ka pergatitur një rregullore të re dhe tế gjitha kompanite e ndërtimit, flasim per pallate, qe kanë impakte tẽ caktuara per jetên e aytetarêve dhe të banorëve, qe kantieret të pajisen të gjitha me kamera online 24 orë dhe të ndigen online nga forcat e inspektimit. Te giitha llojet e kantiereve të pajisen me GPS në mënyre që te monitorohen, për hedhjen e mbetjeve apo edhe të fujes së materialeve, për të shmangur evazionet fiskale”, tha Rama.
    Sipas Kryeministrit, këto masa synojnë jo vetëm rritjen e sigurisë për punetorët, por edhe frenimin e hedhjes së paligjshme të mbetjeve dhe evazionit fiskal në sektorin e ndërtimit. Pak dite pas kesaj deklarate, Keshilli i Ministrave, me vendim nr. 448, datë 31.7.2025, publikoi ne Fletoren Zyrtare rregulloren e re për kantierët e ndërtimit, ku u percaktuan rregulla më të rrepta per minyrên se si ngrihen, organizohen dhe monitorohen. Ne po sjellim në vëmendje disa nga pikat kryesore te rregullores:
    1.Kantieri duhet të rrethohet me kamera sigurie (minimumi 4) në cdo kënd.2.Pamja e rrethimit ndryshon sipas zonës: blu për jugun bregdetar dhe jeshile per veriun.3.Duhet te vendoset tabela e identifikimit me te gjitha të dhënat e projektit dhe lejes perkatëse.4.Kamerat dhe GPS-i i mjeteve duhet te kenë akses të hapur për IKMT-ne dhe AZHT-ne, pêr monitorim në kohë reale.Ndërsa për drejtuesin teknik ka masa te reja:1.Duhet të jetë rezident me kohè te plote ne kantier per projektet mbi 30 milionë lekë;2.Eshtë përgiegjës për zbatimin korrekt të projektit dhe për pezullimin e punimeve nese nuk garantohen masat mbrojtese për punetorët;3.Ka të drejtë të largojë punonjes gë nuk respektojne masat e sigurisë.
    Por a janë te mjaftueshme këto masa për të ndaluar trendin ne rritje të aksidenteve ne punë?
    Si fillim, le të shohim statistikat për këtë sektor! Shqiperia ka një “varësi” te madhe nga sektori i ndërtimit. Sipas të dhënave te Eurostat, ky sektor kontribuoi me 14.4% në krijimin e vlerës së përgjithshme ekonomike të vendit në vitin2024. Ndërkohë, vendi ynë ka nivelin më të larte të kontributit të ndërtimit në Europe, pasi në Bashkimin Europian mesatarja që zë ky sektor ne vlerën e shtuar bruto ështe 5.6%, pra gati tre herë më e ulët se në Shqipëri.
    Aksidentet në punë gjatë vitit 2024
    Sipas raportit vjetor të publikuar nga Inspektorati i Punës, në vitin 2024 janë regjistruar 177 raste aksidentesh, nga të cilat 33 kanë perfunduar me humbje jete. Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari, duke përbëre 24% të aksidenteve, çka reflekton zhvillimin e shpejte te këtij sektori me 1,019 leje ndertimi tê lèsnuara giati vitit 2024, sipas INSTAT.
    Dhe për t’i dhënë pergjigie pyetjes se a jane te mjaftueshme këto masa, mbetet për t’u parë se sa do të respektohen këto masa nga kompanitë e ndërtimit dhe a do jenë këto rregulla si një “mur frenues” për uljen e numrit të aksidenteve ne punë!
    Deri sa të kemi efektin e prodhuar nga keto rregulla, ngelet për t’u theksuar se aksidentet ne kete sektor vijojnë te jene një sfidë e madhe dhe e perditshme në çdo kantier ndertimi qe ngrihet në Tirane dhe në te gjithe Shqipërine./ZËRI

  • Në BE pa vulë në pasaportë/ Rregulla të reja për udhëtimet në europë

    Në BE pa vulë në pasaportë/ Rregulla të reja për udhëtimet në europë

    Që prej nisjes së tetorit ka hyre ne fuqi Sistemi ETIAS, i njohur si autorizim elektronik për hyrje në shtetet e BE-së, të shtetasve nga zona Schengen.

    Fillimisht kjo formë e re e kontrollit që shmang vulosjen e pasaportave, por  aplikon skanimin e dokumentit, shenjave të gishtave dhe të pamjes, do të jetë në disa porte e aeroporte.

    Më tej do të aplikohet në çdo pikë deri në pranverën e vitit 2026.

    Avokati Arlind Hoxha shpjegon ndryshimet që do të ekte dhe ndikimin në  respektimin e afateve për qëndrimin në vendet e unionit

    Sistemi ETIAS i cili është propozuar që në vitin 2016 tashmë po implementohet në disa aeroporte të Bashkimit Evropian dhe pritet të kthehet në një mekanizëm kyç për menaxhimin inteligjent të kufijve, si dhe një mënyrë më të sigurt për të udhëtuar drejt BE-së.

  • Kujdes, ndërtimi ka rregulla të reja/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Kujdes, ndërtimi ka rregulla të reja/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE.
    Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale.
    “Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi.
    “Kjo urgjencë erdhi si pasojë e ndërtimeve të paligjshme”, u shpreh Ulsi Manja.
    Bylykbashi shkon me tej kur përmend ndërtime pa leje në kohë fushate.
    “Vetëm në Durrës u ndërtuan 1000 objekte gjatë fushatës, ku ishit ju, apo hanit dardha?”, u shpreh Bylykbashi.
    “Kur flitet për pronën unë kam qenë i pari që kam thënë nuk ka ish-pronarë. Pronar ose je ose s’je”,tha Manja.
    Në tre aktet normative, të cilat morën vetëm votat e mahorancës përcaktohen edhe rregulla për kontrollin dhe zbatimin e lejeve të ndërtimit ku për secilën do të ketë një inspektor përgjegjës që pason me sanksionet përkatëse.

  • Ndërtimi, rregulla të reja në fuqi/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Ndërtimi, rregulla të reja në fuqi/ Qeveria miraton tre aktet normative, opozita kundër: Cenohet prona private

    Qeveria ka miratuar tre akte normative të cilat synojnë të mos lejojnë ndërtuesit të shkelin lejet e ndërtimit me kate shtesë dhe po kështu nga ana, tjetër mbrojnë konsumatorin nga shitjet e apartamenteve dy herë nga ndërtuesit, pasi këto akte ndryshojnë procedurën për pajisjen me leje përdorimi të objektit pa pasur kolaudim e si pasojë nuk mund të ketë kontratë as me ujësjellësin dhe OSHEE.

    Por miratimi me urgjencë e tre akteve normative është parë me dyshim nga opozita, e cila akuzon për tjetërsim të pronës individuale.
    “Koncepti qe ju fusni, qe ai i cili ka pronën nuk mund ta zhvillojë e zhvesh nga e drejta e pronës. Do vijë dita do jua marrë edhe ju pronën”, tha Oerd Bylykbashi.
    “Kjo urgjencë erdhi si pasojë e ndërtimeve të paligjshme”, u shpreh Ulsi Manja.
    Bylykbashi shkon me tej kur përmend ndërtime pa leje në kohë fushate.
    “Vetëm në Durrës u ndërtuan 1000 objekte gjatë fushatës, ku ishit ju, apo hanit dardha?”, u shpreh Bylykbashi.
    “Kur flitet për pronën unë kam qenë i pari që kam thënë nuk ka ish-pronarë. Pronar ose je ose s’je”, tha Manja.
    Në tre aktet normative, të cilat morën vetëm votat e mahorancës përcaktohen edhe rregulla për kontrollin dhe zbatimin e lejeve të ndërtimit ku për secilën do të ketë një inspektor përgjegjës që pason me sanksionet përkatëse.

    Top Channel

  • Tre ditë pa rregulla/ Policia harroi aksionin, monopatinat fluturojnë lirshëm

    Tre ditë pa rregulla/ Policia harroi aksionin, monopatinat fluturojnë lirshëm

    Pas zhurmës së madhe të tre ditëve të para, kur Policia sekuestroi qindra monopatina dhe gjobiti drejtuesit, efektivët nuk janë më në terren. As dje dhe as sot, në rrugët e Tiranës nuk është parë asnjë patrullë që të ndalojë përdoruesit e monopatinave.
    Aksioni, i prezantuar si një masë për sigurinë rrugore, u shua po aq shpejt sa edhe nisi, duke ngjallur dyshime nëse ishte një vendim propagandistik apo një fushatë e nxituar pa asnjë plan konkret për zbatim afatgjatë. Nga vëzhgimi i kryer gjatë të enjtes dhe të premtes në pesë pikat ku patrullat e policisë ishin stacionuar më parë për të ndaluar monopatinat, këto pika tashmë nuk ekzistojnë më.
    Nga ana tjetër, përdoruesit e monopatinave kanë vijuar normalisht përdorimin e tyre. Të vetmit që e kanë pësuar nga ky aksion i beftë tre ditor I policisë kanë qenë ata përdorues që u kapën nga e hëna deri të mërkurën dhe monopatinat apo skuterët elektrikë të të cilëve u sekuestruan dhe po mbahen të bllokuar nga policia rrugore. Gjithsesi reagimi i qytetarëve dhe opinionit publik e pati me sa duket një rezultat, pasi pas të mërkurës policia rrugore është tërhequr nga bllokimet.
    Burime bëjnë me dije se pritet hartimi i një drafti që do të konsultohet me publikun, për të krijuar më pas një ligj për qarkullimin e monopatinave elektrike. Sipas ligjit të ri, monopatinat nuk do të ndalohen, por do të vendosen rregulla të qarkullimit dhe kufizime të shpejtësisë.
     

  • Rregulla të reja për kontrollet e ngarkesave të produkteve organike ose të importuara

    Rregulla të reja për kontrollet e ngarkesave të produkteve organike ose të importuara

    Këshilli i Ministrave miratoi ditën e mërkurë rregulla të reja “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
    Ky vendim synon të përcaktojë rregullat e hollësishme për verifikimin e kushteve të produkteve organike dhe kontrollet zyrtare për produktet që importohen nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian ose vend i tretë me qëllim vendosjen në tregun shqiptar si produkt organik dhe/ose në kalim.
    Në vendim thuhet se këto rregulla kanë për qëllim të përcaktojnë veprimet që duhet të ndërmerren nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar në pikat e inspektimit kufitar, në rast të dyshimit ose të konstatimit të mospërputhshmërive të ngarkesave me kërkesat e legjislacionit në fuqi për prodhimin organik.
    Sipas rregullave të miratuara nga KM, “autoritetet doganore lejojnë hyrjen në Republikën e Shqipërisë të ngarkesës për qarkullim të lirë, pas kryerjes së kontrollit zyrtar nga institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar në PIK, i cili nxjerr aktin e kontrollit, sipas statusit të ngarkesës”.
    Bazuar në aktin e kontrollit dhe në dokumentet shoqëruese të ngarkesës së deklaruar nga importuesi ose përfaqësuesi doganor, si organik dhe/ose në kalim, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave raporton në ministrinë përgjegjëse për bujqësinë të dhënat e regjistruara në sistemin elektronik doganor.
    Për zbatimin e këtij vendimi, ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, trupat e kontrollit, autoriteti përgjegjës për kontrollin zyrtar lidhur me ushqimin, ushqimin për kafshë dhe kafshët e gjalla dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet më 29 tetor 2026.

  • ‘Serviset, riparime jocilësore’, eskperti rendit shkaqet e aksidenteve rrugore: Shoferët, të paedukuar

    ‘Serviset, riparime jocilësore’, eskperti rendit shkaqet e aksidenteve rrugore: Shoferët, të paedukuar

    Në një intervistë televizive, Gëzim Hoxha, ekspert i Aksidenteve rrugore tha se një njeri që është mënuar me rregulla, nuk i shkel ato dhe dikush që nuk është mësuar me rregulla, shkaktojnë edhe aksidente.
    Hoxha: Ende nuk keni një standard, kur përplaset një makinë dhe kompania siguruese thotë çojë në x servis dhe ti e refuzon, sepse nuk ka nivel sipas qytetarit. Pas këtij refuzimi thonë po të duash e merr ose jo. Kjo nuk është në rregull sepse ky mjet ka pasur disa standarde evropiane dhe nuk mund të dërgohet në një ofiçinë ku nuk ka cilësi të duhur. Bëjnë riparime jo cilësore.
    Edukimi tek ne është shumë i largët nga ai që duhet të ketë. Duam që njerëzit të jenë të rregullt, por ata që përfshihen në aksidente kanë qenë gjithmonë problematike. Një njeri që është mënuar me rregulla, nuk i shkel ato dhe dikush që nuk është mësuar me rregulla, shkaktojnë edhe aksidente.

  • Milani i ri, rregulla të reja… Revolucioni në 80 ditë, si e rivendosi Allegri rendin (dhe fitoret)

    Milani i ri, rregulla të reja… Revolucioni në 80 ditë, si e rivendosi Allegri rendin (dhe fitoret)

    25 Shtator 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    Revolucioni i Milanit në 80 ditë. Që nga rikthimi i tij te kuqezinjtë, Massimiliano Allegri ka vendosur si objektiv krijimin e një grupi të bashkuar dhe shndërrimin e tij në skuadër. Rezultatet janë të dukshme: 4 fitore radhazi pa pësuar gol. Përveç ndryshimeve taktike, si mbrojtja me 3, diferencën po e bëjnë edhe detajet e përditshme.
    Siç shkruan “Corriere della Sera”, trajneri ka imponuar disa rregulla të reja për të rikthyer disiplinën në Milanello: tavolinë e rrumbullakët në mensë për të shmangur grupet e ndara; detyrimi për të folur italisht (rregull i mbështetur edhe nga Ibrahimovic); kod veshjeje në transfertë, ku lojtarë, staf e madje magazinierë duhet të jenë me kostum e kravatë; si dhe rikthimi i grumbullimit para ndeshjes.
    Qëllimi nuk është stili, por mesazhi i unitetit e përkatësisë. Tani grupi shihet i bashkuar, loja në fushë e vërteton dhe tifozët ndiejnë se mund të ëndërrojnë për yllin e dytë. Përballja e së dielës në “San Siro” kundër Napolit do të jetë test i parë i madh për këtë objektiv.