Në një rrëfim të sinqertë dhe prekës në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, gazetari i mirënjohur Drini Zeqo ndan për herë të parë një pjesë të thellë dhe personale të jetës së tij: ndarjen e prindërve.
“Isha 19 vjeç kur ndodhi, ndërsa motra ime ishte vetëm 12-13. Unë isha më i rritur, por momenti më i vështirë ishte kur pashë që nëna po e përjetonte në mënyrë jo të mirë. Djemtë janë të lidhur me nënat… ” – rrëfen ai, duke sjellë një ndjeshmëri që rrallëherë dëgjohet nga figurat publike shqiptare.
Ajo që lë më shumë mbresa është mënyra dinjitoze se si familja e tij e përballoi këtë ndarje:
“Kam pasur fatin të rritem në një familje me prindër të formuar, që nuk krijuan drama të kota. Kur e kuptuan se nuk funksiononte më, vendosën t’i shtrëngonin duart njëri-tjetrit.”
Ky është një nga momentet më prekës të episodit të fundit në “Elevate”, ku Drini flet jo vetëm për karrierën dhe arritjet e tij, por edhe për sfidat personale që e kanë formuar si njeri.
Ndiqni intervistën e plotë këtu:
Tag: rrëfen
-

“Të verbrës që iu kthye shikimi”, Prifti rrëfen mrekullitë që ka parë me sytë e tij
Prifti françeskan, Landi Jaku, në një intervistë për Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka rrëfyer disa mrekulli që ka parë me sytë e tij të ndohin në Kishën e Shna Ndout në Laç.
Ai ka rrëfyer se si një grua në gjendje jo të mirë mendore, u shërua plotësisht pas lutjeve të familjarëve.
Një tjetër rast që ai rrëfen është rikthimi i shikimit të një gruaja që jeton ende sot, e cila ishte totalisht e verbër.Pjesë nga biseda:
Jaku: Më kujtohet një vajzë që kishet kaluar nga mendja, ishte krejt jashtë orbite. Kur e sollën të afërmit e saj për disa të marta rresht, janë lutur për shëndetin e saj. Unë e kam parë me sytë e mi, ajo hante gurë, dhe. Pastaj në momentin që është shëruar është bërë shumë mirë. E kam parë tani vonë ishte bërë me djalë, dhe ishin të dy shumë mirë. E kam parë me sytë e mi si të sëmurë e kam parë edhe kur ishte e shëruar.
Borakaj: E keni parë në 2005-2006 kur keni shërbyer?
Jaku: Jo se unë vetë për tu bërë Françeskan kam hyrë në Kuvend në 1993-in, që në atë kohë mbaj mend, pak përpara para se të vija si superior i Françeskanëve. Shumë njerëz thonë dhe tregojnë mrekulli nga më të ndryshmet. Një grua e cila është bijë këtu është martuar diku tjetër e kishte humbur komplet shikimin. E sollën këtu, u lutën me shpirt e fitoi dritën e syve. Ajo është gjallë edhe sot. Një tjetër më ka treguar një punëtor i joni, që ishte një zotëri prej Mirditës dhe ishte në ndjekje të policisë, dhe ai e kishte bërë niet të vinte të lutej këtu dhe erdhi. E vuri re prej larg se policia po e ndiqte, dhe ndryshoi rrugë u fut nga përroi i Kishës, dhe thotë ky punëtori jonë u bë i gjithë vendi mjegull, dhe as policët nuk e shihnin njëri-tjetrin.
Borakaj: E pabesueshme!
Jaku: Dhe thotë që policët u kthyen mbrapsh. Siç duket ai i ka rënë rreth e rreth dhe ka shkuar në shtëpinë e vet. Aq të fortë e ka patur besimin sa Zoti e ka ndihmuar të humbasë gjurmët. -

Salianji rrëfen se po i shkelen të drejtat: Më kanë mohuar edhe lejen
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote
Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
“Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
/vizionplus.tv -

Andrea rrëfen reagimin kur mësoi se fëmija i parë ishte vajzë: I thash nuses merr valixhet ik te nëna jote
Një rrëfim i Andreas në Ferma VIP ka shkaktuar shumë diskutime mes ndjekësve të reality show-t unik. Fermeri ka ndarë me banorët e tjerë reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.
“Po punoja në serë kur më lajmëruan që është vajzë. Janë rritur me mentalitetin që italianët i duan vajza. I thash nusen ik te nëna jote. Bëj valixhen gati dhe ik. Debat i madh. Derisa më morën njerëzit e mi thanë mos i bëj kështu”, rrëfen fermeri.
Por Andrea zbulon se me vajzën e dytë ka qenë krejt e kundërta.Kur më lindi e dyta mezi e prita sepse e dija çfarë do të thotë të kesh vajzë”, rrëfen ai.
/vizionplus.tv -

Turqia “shkundet” nga tërmeti i fuqishëm, Morena Taraku rrëfen momentet e panikut: Isha në spital me babin
Modelja dhe këngëtarja shqiptare Morena Taraku ka reaguar në rrjete sociale pas tërmetit të fuqishëm që goditi Stambollin mesditën e sotme.
Në platformën e “Instagram”, Taraku ka shkruar se në ato momente ndodhej në spital me babain e saj kur papritur ndjehu tërmetin dhe vrapoi menjëherë drejt tij duke thërritur me të madhe “babi, babi”.
Këngëtarja rrëfen se ishte një moment i tmerrshëm ndërsa shprehet falenderuese ndaj zotit për faktin që janë mirë.“Isha me babain në spital, shumë pak larg tij kur papritur ndjeva tërmetin. Vrapova brenda duke bërtitur ‘babi, babi’, derisa ia kapa dorën dhe dolëm jashtë. Ngjarja ishte e papërshkrueshme. Ju betohem, ishte si një film. Zoti e bekoftë! S’e kam imagjinuar kurrë që do të ballafaqohesha me vdekjen pa të.
S’e kam imagjinuar kurrë që, nëse do të ballafaqohesha me vdekjen, do të shkoja pa të. Jam ende e traumatizuar, por jemi mirë.” -

“Petro Zheji ishte nuni im”, Kryepeshkop Joani i rrëfen Ramës pagëzimin në ilegalitet: U bë në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës
Kryepeshkop Joani rrëfen në podkastin me kryeministrin Edi Rama momentin kur është pagëzuar gjatë kohës së regjimit komunist.
Gjithçka ka ndodhur në ilegalitet të plotë, në bodrumin e një shtëpie në një fshat të Vlorës ku ishin të pranishëm vetëm tre vetë, mes tyre edhe nuni i kryepeshkopit, një nga personalitetet më të shquar të kulturës shqiptare, gjuhëtari, përkthyesi dhe filozofi Petro Zheji.
Pse morët vendimin të futeshit në rrugën e besimit ortodoks?
Pas leximit të Ungjillit dhe lidhjen me besimin dhe Ungjillin unë u pagëzova në atë kohë.
Këtu?
Këtu në Shqipëri në kohën e persekutimit.
Domethënë në palestër shkonit si i pagëzuar?
Po i pagëzuar. Nuni ishte Petro Zheji. U pagëzova nga një prift hero që vazhdoi edhe shërbesat në atë kohë që dukej e habitshme që jo vetëm ka bërë pagëzime, por edhe mesha.
Ilegale kuptohet…
Po ilegale. Ishte një kishë e nëndheshme.
Ku ishte?
Ishte në Bestrovë të Vlorës, një fshat. Mesha shpesh herë bëhej në shtëpinë e një besimtari në Vlorë.
Vinin njerëz aty?
Shumë pak, një grup i vogël. Ishin nga Tirana, ishin disa motra nga Korça, besimtare shumë të mëdha. Unë u pagëzova në bodrumin e shtëpisë së tij, ku ishim 3 vetë, ai, nuni Peto dhe unë. Djali i tij Ilia rrinte rrotull mos vinte dikush apo për të lajmëruar. Tani është prift në Vlorë djali i tij. Prandaj ishte lidhja me Kishën Ortodokse se aty u pagëzova.
Krypeshkopi Joan tregon rrëfen gjithashtu edhe kontaktin e parë me Ungjillin, libri që siç thotë ai, i riktheu gëzimin.
“Kur kam qenë i vogël dhe në rini më pëlqente leximi. Atëherë nuk e mendoja pse? Njeriu është një qenie e etur, kërkon ujë. Në vitin e katërt të gjimnazit më ra në dorë Ungjilli. Kur e lexova për herë të parë ndodhi diçka thellë brenda meje. Kur isha i vogël kisha shumë gëzim, kur rritesh gëzimi venitet. Ndodhin ndryshime në trup dhe mendje. Kur lexova Ungjillin mu kthye gëzimi dhe falënderova Zotin. Në atë çast jeta ime ndryshoi. Jo vetëm që lexuam Ungjillin, por pata fatin të njihem me njerëz që kishin aksese në libra dhe së bashku me Petro Zhejin që u bë edhe nuni im, pothuajse kishim lexuar gjithë bibliotekën te rruga e Elbasanit dhe në atë bibliotekë kishte libra jashtëzakonisht të vyer. Këtë e kuptuam kur shkuam në Itali dhe Amerikë”.Top Channel
