Tag: rrebeshe

  • Rrebeshe dhe…/ Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë na pret nga dita e nesërme e në vazhdim

    Rrebeshe dhe…/ Moti bënë kthesën drastike, ja çfarë na pret nga dita e nesërme e në vazhdim

    Sipas sinoptikanes Tanja Porja, mbetemi në kushtet e motit të paqëndrueshem edhe për 5 ditët në vijim, nga e mërkura deri të shtunën ku pritet te kemi, te merkuren dhe të shtunen rrebeshe herë pashere si dhe reshje krejt te pakta te enjten dhe te premten.

    Diten e diel prtet qe dita te nise me reshje te pakta dhe ne zona te izoluara por kresisht pritet mot stabël me kthjellime dhe vranesira kalimtare.

    Termometri pritet te ndryshoje si në tabelën më poshtë. Mengjeset mbeten relativisht të lartë.

  • ‘Kapriçot’ e motit / Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta gjatë javës

    ‘Kapriçot’ e motit / Rrebeshe shiu dhe temperatura të larta gjatë javës

    Java do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm. Meteorologët parashikojnë reshje shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit.
    “Duke filluar nga dita e martë deri ditën e premte, priten që këto vranësira dhe reshje shiu të jenë prezente në zonat veriore dhe shtrirjen lindore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje do të jenë në sasira më të pakta. Herë pas here, duke filluar nga dita e enjte dhe e premte do të kemi prezente rrebeshe e shiut të  fokusuara kryesisht në zonat verilindore dhe në juglindjen e territorit shqiptar. Ndërsa pjesa tjetër do të mjaftohet me reshje të pakta shiu”, tha meteorologu Hakil Osmani.
    Pavarësisht prezencës së reshjeve, temperaturat do mbeten të larta, por do të pësojnë një ulje të lehtë në krahasim me javën e shkuar.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 4 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 4 prill 2025…

    Parashikohet rënie graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të vranët.
    Më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Verior dhe Verilindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu. Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe, kryesisht në qendër dhe juglindje të Shqipërisë.
    Temperaturat e ajrit do të ulen me 2 gradë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kuçovës.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim i ulët.

    Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni: Kontaktoni për të mësuar më shumë.
    Ju mirëpresim!

  • Vranësira dhe rrebeshe shiu…/ Si parashikohet moti për sot, 3 prill

    Vranësira dhe rrebeshe shiu…/ Si parashikohet moti për sot, 3 prill

    Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të shtojnë vranësirat duke gjeneruar shira në pothuajse të gjithë territorin e vendit KU në zonat Juglindore priten edhe rrebeshe ndërsa vja bregdetare do të paraqitet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.
    Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të theksuara në skajin Jugor. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 22°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 1 prill 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 1 prill 2025…

    Parashikohet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin Jugor – Juglindor duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
    Pjesa e dytë e ditës dhe në vijim do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin duke gjeneruar shira ku herë pas here do të jenë rrebeshe.
    Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 40 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

  • Rrebeshe shiu, ulen temperaturat/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

    Rrebeshe shiu, ulen temperaturat/ Si pritet të jetë moti gjatë ditës

    Si pasojë e kalimit të një tjetër sistemi frontal drejt territorit shqiptar, moti do të vijojë i paqëndrueshëm.

    Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu ndërsa pas mesditës dhe në vijim, do të ketë reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në Zonat malore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në Zonat bregdetare.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 45 – 50 km/h nga drejtimi JUGOR; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Java nis me rrebeshe dhe dëborë, por si do të mbyllet marsi?

    Java nis me rrebeshe dhe dëborë, por si do të mbyllet marsi?

    Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur me reshje shiu dhe kështu do të vijojë përgjatë gjithë javës. Meteorologia e A2 CNN, Tanja Porja, raportoi në “Dita Jonë” se moti i keq me reshje shiu dhe dëbore do të vijojë përgjatë gjithë javës së fundit të marsit dhe fillimit të prillit.

    “Shi gjatë ditës së sotme dhe gjatë javës rikthehen reshjet e dëborës. Sot deri të mërkurën reshjet shfaqen në majat e maleve dhe pas së mërkurës dukshëm në zonat malore”.

    Sipas meteorologes së A2 CNN në mesditë ulen temperaturat ndërsa rrebeshet do të përfshijnë verilindjen dhe juglindjen.

    “Ulje të temperaturave 5-21 gradë. Rrebeshe afatshkurtra në zonat veriore. Në pjesën e dytë të ditës rrebeshet do të vijojnë në verilindje dhe juglindje”.

    Porja theksoi se gjithashtu do të ketë stuhi detare gjatë gjithë ditës në detin Jon dhe kanalin e Otrantos.

    Më tej, ajo njoftoi se ditët e fundit të marsin do të mbyllen me mot dimri rrebeshe dhe disa cm dëborë, dhe po kështu do të nisë edhe muaji prill.