Tag: rrebeshe

  • Rritje temperaturash dhe rrebeshe, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

    Rritje temperaturash dhe rrebeshe, ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

    Rritje temperaturash dhe rrebeshe afatshkurtra ka paralajmëruar meteorologia Tanja Porja për ditën e sotme dhe këtë fundjavë. Në studion e Dita Jonë në A2 CNN, ajo tha se rrebeshet do të nisin në orët e pasdites, ndërsa era do të jetë e fortë në hapësirat detare.

    “Vranësira të dukshëm në territor. Kemi një rritje të lehtë të temperaturave në mëngjes edhe në mesditë 23 gradë është maksimumi i ditës së sotme.  Do të kemi rrebeshe afatshkurtra në orët e vona të pasdites dhe era do të jetë e fortë në hapësirat kryesisht në kanalin e Otrantos. Në orët e natës dhe paraditja e sotme kanë pasur shtim të vranësirave gjatë natës. Do të kemi prezence të reshjeve të pakta paraditen e sotme në verilindje dhe në qendër. Termometri ka shënuar rritje me 4 gradë”.

    Sipas meteorologes së A2 CNN edhe paraditen e sotme do të kemi prezencë të reshjeve

    “Në pjesën e dytë të ditës vranësira shtohen në të gjithë territorin, presim reshje të pakta në zonat jugore , më të konsiderueshme në veri e zonat qendër”.

    Porja theksoi reshjet do të intensifikohen gjatë natës, ndërsa paralajmëroi se Lezha Shkodra dhe Durrësi rrezikohen nga përmbytjet.

    “Në mesnatë, gjatë natës dhe ditën e nesërme reshjet do të jenë me intensitet mesatar. Rrezikohen Shkodra, Lezha dhe Durrësi nga përmbytjet”.  

    Sipas meteorologes së A2 CNN, reshjet do të vijojnë përgjatë gjithë fundjavës dhe do të ketë ndryshime të lehta të temperaturave.

  • Rrebeshe shiu apo diell? E enjtja surprizon, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike

    Rrebeshe shiu apo diell? E enjtja surprizon, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
    Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.
    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s
    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

  • Plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti

    Plane për fundjavën? Ja si pritet të jetë moti

    Fundjava pritet të jetë me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu dhe rënie temperaturash.
    Meteorologia e Meteoalb, Lajda Porja, deklaroi se reshjet do të jenë më të përqendruara në jug dhe juglindje të vendit, ku priten edhe rrebeshe, ndërsa më të pakta do të jenë në veri dhe në qendër, përfshirë edhe Tiranën.
    “Do të kemi reshje, më të shumta do të jenë në jug dhe juglindje, ku do të ketë rrebeshe. Më pak reshje do të ketë veriu dhe qendra, përfshirë edhe kryeqytetin. Edhe e shtuna dhe e diela, ndonëse në orët e paradites do të jenë kryesisht me kthjellime, pjesa e dytë e ditës do të ketë zhvillim të vranësirave, duke sjellë reshje, herë pas here edhe rrebeshe”, u shpreh Porja. në një deklaratë televizive.
    Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke i dhënë fund temperaturave të larta që karakterizuan pjesën më të madhe të shtatorit.
    “Të shtunën do të jetë 27 apo 28 gradë. Një tjetër rënie na prek gjatë ditës së dielë. Dhe, në fakt, duke filluar që nga e shtuna, e diela, fillimi i javës tjetër do ta ndjejmë atmosferën e vjeshtës, për shkak se deri më tani kemi përjetuar një shtator shumë të nxehtë”, tha ajo.
    Një tjetër element shqetësues do të jetë era, që në disa zona mund të krijojë probleme, veçanërisht në brigjet detare.
    “Në disa momente do të shkojë deri në 50 km në orë. Do të jenë momente shumë të shkurtra, kjo do të bëjë që, sidomos të shtunën në mbrëmje dhe të dielën gjatë natës, të kemi një erë relativisht të fortë në brigjet detare, duke sjellë probleme edhe në trafikun detar”, paralajmëroi Porja.
    Sipas Meteoalb, këto kushte atmosferike pritet të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme, duke sjellë më shumë lagështi, erë dhe temperatura tipike të sezonit të vjeshtës

  • Stuhia e paralajmëruar godet Tiranën, priten rrebeshe shiu dhe erë e fuqishme

    Stuhia e paralajmëruar godet Tiranën, priten rrebeshe shiu dhe erë e fuqishme

    Stuhia tropikale e paralajmëruar që do të prekte sot vendin ka goditur pak momente më parë edhe kryeqytetin.
    Era e fortë ka prekur Tiranën, ndërsa objektet në ambientet e jashtme si çadra, karrige dhe të tjera janë rrëzuar.
    Sipas parashikimit të motit, herë pas here do të priten rrebeshe shoqëruar me stuhi të forta ere. Orët e pasdites do të vijojnë me vranësira dhe shira të dendura duke rrezikuar përmbytje në disa qarqe të ultësirës perëndimore.
    Sakaq, shira mesatar priten në zonat malore Lindore. Gjatë natës do të ketë rënie të ndjeshme të intensiteti të reshjeve.

  • Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

    Java nis me mot të paqëndrueshëm, priten reshje shiu dhe rrebeshe

    Reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra parashikohen gjatë fillimit të kësaj jave.
    Nga e mërkura rikthehen kthjellimet dhe moti i qëndrueshëm me rritje temperaturash.
    Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm. Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu dhe rrebeshe afatshkurtra në zonat qendrore dhe lindore të vendit.
    “Jo vetëm dita e sotme, po ashtu edhe dita e martë mbetet nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, mund të kemi vranësira të dendura, reshje të shiut pasi kemi rritje të lagështirës në ajër. Kryesisht reshjet e shiut do të kenë formën e rrebesheve, ndërsa në zonat qendrore dhe veriore reshjet e shiut do të jenë në sasi më të pakta”, thotë meteorologu Hakil Osmani.
    Rikthehen kthjellimet nga e mërkura, ndërsa temperaturat do të ngjiten mbi 35 gradë Celsius.
    “Duke filluar dita e mërkurë, e enjte dhe dita e premte orët e para të mëngjesit dhe të mesditës do të jenë në dominim të intervaleve të gjata me diell, ndërsa pasdite edhe pse do të sjellin kalime të shpeshta të vranësirave, kryesisht do të jenë në zonat malore. Në orët e mesditës temperaturat e ajrit do të regjistrohen shumë pranë vlerave 38 gradë Celsius, apo ndonjë zonë e izoluar në qarkun e Elbasanit dhe Beratit edhe në 39 gradë Celsius.”
    Gjatë fundjavës temperaturat pritet të rikthehen në vlerat e tyre normale të gushtit.
    Klan News

  • Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

    Rrebeshe dhe dy valë nxehtësie, ja sesi do të jetë moti në gusht

    Muaji gusht do të jetë më i qëndrueshëm dhe nuk do të përjetojmë temperaturat ekstreme të korrikut. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë, sipas të cilës do të ketë vetëm dy valë të nxehti, por edhe rrebeshe. Sipas saj ditët e para të gushtit moti do të jetë i qëndrueshëm me net dhe mëngjese të freskëta, ndërsa termometri pritet të arrijë deri në 35 gradë celsius.

    “Rriten temperaturat, por nuk kemi temperatura ekstremisht të larta temperatura normale nata dhe mëngjesi do jenë të freskët deri në datat 4-5. Temperaturat rriten me 2 gradë, termometri ngjitet në 35 gradë. Në 5 gusht rrebeshe intensive në juglindje dhe gjysmën lindore të vendit dhe më pas gjysma e parë e gushtit pritet të jetë pa reshje. Gjysma e parë e gushtit parashikohet komode edhe nga temperatura dhe qëndrueshmëria e motit”.  

    Meteorologia e A2 CNN njoftoi gjithashtu se nga data 6 gusht nis rritja e temperaturave, ku parashikohen dy valë të nxehti me temperatura 39-40 gradë, por që nuk pritet të kalojnë 40-gradëshin.

    “Nuk do ketë të krahasuar me korrikun, do të kemi dy valë të nxehti në datë 6 do të të kemi 4-5 ditë valë nxehtësie, ku termometri ngjitet në 39-40, por mundësitë për të kaluar 40-gradëhsin janë të ulëta. Vala tjetër nga data 12-17 gusht. Si muaj është shumë më i qetë dhe i butë se korriku dhe këto valë nxehtësie janë më të buta”.

    Sipas Porjas gjysma e dytë e muajit sjell paqëndrueshmëri, ndërsa nuk do të kemi ekstremitet gjatë gushtit për rajonin e Ballkanin.

  • Ulje temperaturash dhe rrebeshe/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për javën në vazhdim

    Ulje temperaturash dhe rrebeshe/ Meteorologia Porja zbulon ‘surprizat’ e motit për javën në vazhdim

    Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja. Sipas saj rënia e temperaturave do të vijojë gjatë gjithë javës.
    “Do të kemi minimum prej 10 gradësh dhe maksimumi jo më shumë se 34 gradë”.
    Meteorologia paralajmëroi gjithashtu se vonë në mbrëmje dhe ditën e nesërme d të ketë reshje dhe pjesërisht rrebeshe afatshkurtra.
    “Vonë në mbrëmje presim reshjet e para dhe gjatë natës rrebeshe afatshkurta dhe nesër në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet fillimisht do të jenë në veriperëndim dhe në gjithë shtrirje perëndimore deri në Fier e Vlorë, veriperëndimi dhe perëndimi dhe pjesërisht qarku i Tiranës. Juglindja deri në mesnatë do të mbetet pa shi”, tha ajo.
    Sipas meteorologes termometri do të vijojë gjatë gjithë javës të shënojë rënie. Po kështu edhe rajoni i Ballkanit do të jetë i freskët dhe me rrebeshe, kryesisht në brigjet perëndimore.

  • Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

    Freskohet moti! Ulje temperaturash dhe rrebeshe, ja çfarë pritet këtë javë

    Dita e sotme ka nisur e freskët dhe e gjithë kjo javë do të jetë më e freskët se java që lamë pas. Këtë paralajmëroi meteorologia e A2 CNN Tanja Porja në Dita Jonë. Sipas saj rënia e temperaturave do të vijojë gjatë gjithë javës.

    “Do të kemi minimum prej 10 gradësh dhe maksimumi jo më shumë se 34 gradë”.

    Meteorologia e A2 CNN paralajmëroi gjithashtu se vonë në mbrëmje dhe ditën e nesërme d të ketë reshje dhe pjesërisht rrebeshe afatshkurtra.

    “Vonë në mbrëmje presim reshjet e para dhe gjatë natës rrebeshe afatshkurta dhe nesër në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet fillimisht do të jenë në veriperëndim dhe në gjithë shtrirje perëndimore deri në Fier e Vlorë, veriperëndimi dhe perëndimi dhe pjesërisht qarku i Tiranës. Juglindja deri në mesnatë do të mbetet pa shi”.

    Sipas meteorologes termometri do të vijojë gjatë gjithë javës të shënojë rënie.

    Po kështu edhe rajoni i Ballkanit do të jetë i freskët dhe me rrebeshe, kryesisht në brigjet perëndimore.

  • Pas ditëve shumë të nxehta, kur priten rrebeshet në Shqipëri? Lajda Porja paralajmëron: Në orët e pikut…

    Pas ditëve shumë të nxehta, kur priten rrebeshet në Shqipëri? Lajda Porja paralajmëron: Në orët e pikut…

    E ftuar në emisionin “Wake Up”, Lajda Porja ka bërë një parashikim të motit dhe temperaturave për stinën e verës. Metereologia e njohur u shpreh se muaji qershor është më i nxehti ndër vite dhe se jemi përpara një vere me temperatura ekstreme.
    E pyetur nëse do të ketë ‘vetëm temperatura të larta dhe diell apo do të ketë dhe rrebeshe shiu?”, Porja u shpreh se do të ketë rrebeshe që do zgjasin pak minuta dhe më pas rikthehen orët me diell.
    “Zona e juglindjes që unë e kisha të shënuar me ngjyrën pink dhe portokalli, patjetër rrezikojnë, janë rrebeshe ose reshje konvektive. E gjithë ajo pjesa që është kafe do të thotë që janë zona shumë të thata. Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe qarku i Korçës parashikohet të ketë rrebeshe në formë konveksioni. Që do të thotë është rrebesh që zgjat për disa minuta, po marr maksimumin 50 minuta dhe më pas ka sërish diell dhe temperatura të larta.
    Megjithatë fenomenet më ekstreme do t’i presë Spanja, do ketë kryesisht Italia dhe disa zona në qendër të Europës, për shkak edhe të temperaturave mjaft të larta që kanë nisur prej disa ditëve”, tha metereologia.
    Porja gjithashtu dha edhe një këshillë për të gjithë personat që nuk e kanë të nevojshme të lëvizin, të qëndrojnë në shtëpi në orët e pikut. Ajo shtoi se në mëngjes është mirë që të dalësh para orës 9, ndërsa mbrëmjeve rreth orës 19.00 – 20.00.
    “Është edhe ora e pikut 11.30-14.30, flitet për moshat e treta, për fëmijët, për të gjithë ata që nuk e kanë të nevojshme të lëvizin, është mirë që të mos lëvizin në orët e pikut. Në fakt valët e të nxehtit janë fenomeni që kanë numrin më të lartë të fataliteteve. Prandaj janë quajtur ‘vrasësi i heshtur’ sepse 2023 ka patur numrin më të lartë nga valët e të nxehtit.
    Pas orës 9, sidomos për fëmijët nuk është mirë të dalësh. Unë kur kisha vajzën shumë të vogël e kam nxjerrë shumë herët, rreth orës 6 të mëngjesit e maksimumi deri në 9. Pastaj rekomandohen orët e vona të mbrëmjes. Deri në orën 5 edhe pse temperatura është në rënie, është e papërballueshme për të dalë shëtitje. Do rekomandoja 7-8 e mbrëmjes”, tha metereologia.

  • Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

    Rrebeshe shiu dhe temperatura të ulëta, çfarë na pret në fundjavë

    E premtja dhe paraditja e shtunës do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe alternimet e vranësirave. Ndërsa mesditën e të shtunës, meteorologët parashikojnë reshje shiu.
    “Fundjava do të jetë e paqëndrueshme. Dita e shtunë do të nisë me kthjellime, vranësira të shpeshta dhe reshje, të cilat do të vijnë në pjesën e dytë të ditës. Ndërkohë dita e Dielë do të jetë me rrebeshe shiu, pothuajse që në orët e para të mëngjesit  në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Reshjet do të jenë prezente edhe gjatë pasdites së ditës së Dielë, megjithatë intensiteti i tyre gjatë pasdites do të jenë në rënie. Mund ta përkufizojmë një fundjavë të paqëndrueshme”, tha meteorologia Lajda Porja.
    Sinoptikanët parashikojnë se e shtuna do të jetë e ngrohtë, ndërsa e diela do të sjell ulje të temperaturave.
    “E premtja dhe e shtuna nuk kanë shumë ndryshim për vlerat termike, pra mbetemi dy ditë, edhe pse janë reshje, relativisht të ngrohta. Do të jetë dita e dielë, e cila do të sjellë një rënie të theksuar të temperaturave. Madje, presim që ditën e dielë maksimumi të jetë rreth vlerës 25 gradë”, tha meterologia Lajda Porja. Sipas meteorologeve në fundjavë era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 deri në 4 ballë. Klan News