Tag: rrapaj

  • “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për ish-zv ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, avokatët duan më shumë kohë

    “Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për ish-zv ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, avokatët duan më shumë kohë

    Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj

    TIRANË- Seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” në ngarkom të ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe 6 persona të tjerë, është shtyrë. Mësohet se shkak për këtë është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre mbi gjetjet e SPAK-ut.
    Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK kanë kundërshtuar shtyrjen, pasi sipas tyre kjo është një situatë e përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. SPAK kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza. Seanca e ardhshme është caktuar më 15 tetor, në orën 13:00.

    SPAK kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, dënim i cili nga gjykimi i shkurtuar zbritet në 6.8 vite burg. 
    Klodian Rjepaj, ish-zv.ministër akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” përmes grupit të strukturuar kriminal, si edhe falsifikim dokumentesh. Ndërsa ndaj Rrapajt rëndon akuza e vjedhjes përmes grupit të strukturuar kriminal.
    -Për Marsela Serjani, Saimir Kadiun dhe Petraq Mersinin SPAK kërkon 3 vite 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj.
    -Ndërkohë për Arben Gjatën, Genc Burazerin dhe Naile Ajazin, Prokuroria kërkon 2 vite burg, që me gjykim të shkurtuar u zbritet në 1 vit e 4 muaj burg dhe i pezullohet në 3 vite shërbim prove.

    Mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo për shkak se ky i fundit zgjodhi që të përballet me një proces të zakonshëm, duke kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. 
    Beqaj ndodhet në burg që prej 4 korrikut të 2024 për abuzimin me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Por po ashtu, po hetohet edhe lidhur me dy koncensionet në Shëndetësi, Sterilizminin dhe Chech-up. Ai u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit./ZËRI

  • U dërgua në spital, ja si është gjendja e ish-ministrit Ilir Beqaj

    U dërgua në spital, ja si është gjendja e ish-ministrit Ilir Beqaj

    Prej ditës së shtunë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT.
    Sipas asaj që mediat kane mësuar, ai po trajtohet në shërbimin e Alergologjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, pas një alergjie akute të shfaqur në lëkurë. Burimet bëjnë me dije se ndodhet nën kujdesin e mjekeve në gjendje të stabilizuar.
    Ish-ministri, i cili qëndron në një masë sigurie “arrest në burg”, u dërgua në spital pasi shfaqi temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë.
    Beqaj qëndron prej 1 viti në paraburgimin e Durrësit për llogari të dosjes SASPAC. Njëkohësisht ai është i pandehur në fazë gjykimi për çështjen penale të “Sterilizimit”. Në qershor, SPAK i kërkoi Gjykatës së Posaçme të deklarojë fajtorë të tetë të bashkëpandehurit e ish-ministrit, Ilir Beqaj, të akuzuar në dosjen “Sterilizimi”, që po gjykohen te një proces të veçuar prej tij.
    Dënimi më i rëndë i kërkuar, me nga 10 vite burg, ishte ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal pjesë e të cilit ishte edhe Beqaj.
    Sipas prokurorëve Edvin Kondili dhe Ened Nakuci, Rjepaj duhet të fajësohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “grup të strukturuar kriminal” dhe “falsifikim të dokumenteve”, ndërsa Rrapaj për “vjedhje” me pasojë të rëndë dhe “grup të strukturuar kriminal”.
    Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Rrapaj e Rrjepaj rrezikojnë përfundimisht të dënohen me nga 6 vjet e 8 muaj burg. Dënime me nga 3 vjet e 6 muaj burg u kërkuan për të pandehurit Marsela Serjani, ish-shefe juridike në Ministrinë e Shëndetësisë, Saimir Kadiu, ish-shef ekonomik në ministri dhe Petref Mersini, ish-anëtar i Komisionit të Dhënies së Koncesionit, të akuzuar për “shpërdorim të detyrës” dhe “falsifikim të dokumenteve”.
    Ndryshe nga të pandehurit Serjani e Kadiu, të cilët gjykimi i shkurtuar ua uli në 2 vjet e 4 muaj kërkesën përfundimtare të SPAK, për të pandehurin Mersini u kërkua përfundimisht pezullimi i dënimit me burg dhe lënia e tij në Shërbim Prove për një periudhë 4-vjeçare. Për tre anëtarët e tjerë të komisionit, të pandehurit Arben Gjata, Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi, të akuzuar po për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”, SPAK kërkoi dënime me nga dy vjet burg dhe përfundimisht pas uljes së një të tretës vendosi pezullim dhe lënien e të treve në Shërbim Prove në periudha 2 dhe 3-vjeçare.
    Në seancën e radhës, të caktuar më 9 korrik, të pandehurit do të paraqesin diskutimet e tyre përfundimtare mbi akuzat. Nga ana tjetër, ish-ministri Ilir Beqaj do të gjykohet në një proces të veçuar, për shkak se ai nuk kërkoi gjykim të shkurtuar. Sipas SPAK, të pandehurit e dosjes “Sterilizimi” i kanë konsumuar veprat penale gjatë lidhjes së kontratës 100 milionë euro të Sterilizimit.
    Ish-ministri Beqaj dyshohet të ketë nënshkruar kontratë në kundërshtim me ligjin, bazuar në të dhëna të pavërteta në studimin e fizibilitetit dhe pa shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit.

  • ‘Sterilizimi’/ SPAK kërkon mbi 36 vite burg për të pandehurit, nga 10 për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe Rrapaj

    ‘Sterilizimi’/ SPAK kërkon mbi 36 vite burg për të pandehurit, nga 10 për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe Rrapaj

    Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj

    TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tetë të akuzuarit e dosjes “Sterilizimi”. Konkretisht SPAK kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, kërkohen nga 10 vite burg secili, dënim i cili nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 6.8 vite burg.
    Klodian Rjepaj, ish-zv.ministër akuzohet për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” përmes grupit të strukturuar kriminal, si edhe falsifikim dokumentesh. Ndërsa ndaj Rrapajt rëndon akuza e vjedhjes përmes grupit të strukturuar kriminal.
    -Për Marsela Serjani, Saimir Kadiun dhe Petraq Mersinin SPAK kërkon 3 vite 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj.
    -Ndërkohë për Arben Gjatën, Genc Burazerin dhe Naile Ajazin, Prokuroria kërkon 2 vite burg, që me gjykim të shkurtuar u zbritet në 1 vit e 4 muaj burg dhe i pezullohet në 3 vite shërbim prove.
    Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe Marsela Serjanaj drejtoreshë juridike janë në arrest shtëpie, mjeku Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri dhe Petraq Mersini në masën ‘detyrim me paraqitje’. Ish-zyrtarët akuzohen për ‘falsifikim dokumenti’ dhe ‘shpërdorim detyre’.
    Mes tyre nuk është ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Kjo për shkak se ky i fundit zgjodhi që të përballet me një proces të zakonshëm, duke kërkuar administrimin dhe shqyrtimin e plotë të provave dhe fakteve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme. 
    Për dosjen “Sterilizimi”, të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do të përballen në gjyq me akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup i strukturuar kriminal”. Beqaj do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh./ZËRI

  • Pretenca për Sterilizimin/ SPAK kërkon nga 6.8 vite burg për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

    Pretenca për Sterilizimin/ SPAK kërkon nga 6.8 vite burg për ish-zv.ministrin Rjepaj dhe biznesmenin Rrapaj

    SPAK jep pretencën për “Sterilizimin”. Prokuroria e Posaçme kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj. Nga gjykimi i shkurtuar i zbritet në 6.8 vite burg. 10 vite burg SPAK kërkon edhe për biznesmenin Ilir Rrapaj, i cili nëse dënohet përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do vuajë shkurtuar 6 vite e 8 muaj.
    Për Marsela Serjani SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg, me gjykim te shkurtuar 2 vite e 4 muaj. Për Arben Gjatën SPAK kërkon 2 vite burg, që me gjykim të shkurtuar i zbritet në 1 vit e 4 muaj burg dhe i pezullohet në 3 vite shërbim prove.
    SPAK kërkon 2 vite burg për Genc Burazerin, me gjykim te shkartuar i zbritet në 1 vit e 4 muaj dhe i pezullohet ne 2 vite shërbim prove. Të njëjtin dënim kërkon edhe për Naile Ajazin.
    Ky proces penal po zhvillohet i ndarë nga ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ndryshe nga tetë të pandehurit e tjerë që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, Beqaj ka zgjedhur të përballet me një proces gjyqësor të zakonshëm.
    Veçimi i dosjes ndau në dy gjykime të ndryshme edhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin, Ilir Rrapaj, të akuzuar si anëtarë të grupit kriminal të ish-ministrit. Akuza ndaj të treve u rikualifikua gjatë shqyrtimit paraprak, me sugjerim të gjykatës, pasi më herët SPAK kishte kërkuar gjykimin e tyre për “shpërdorim të detyrës”, e njëjta akuzë për të cilën po gjykohen gjashtë të pandehurit e tjerë.
    Ndërsa çështja penale ndaj Beqajt do të rihidhet në short. Sipas SPAK, veprat penale nga të akuzuarit  e dy çështjeve janë konsumuar gjatë lidhjes së kontratës 100 milionë euro të Sterilizimit. Ish-ministri Beqaj dyshohet të ketë nënshkruar kontratë në kundërshtim me ligjin, bazuar në të dhëna të pavërteta në studimin e fizibilitetit dhe pa shmangur konfliktin e interesit me biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit.

  • Bizneset e fshehura në Himarë dhe skandali me salmonelën/ Si po abuzon me pushtetin Paulo Rrapaj

    Bizneset e fshehura në Himarë dhe skandali me salmonelën/ Si po abuzon me pushtetin Paulo Rrapaj

    Një skandal i rëndë shëndetësor dhe institucional ka shpërthyer në Vlorë, ku Paulo Rrapaj, ish-drejtor i AKU-së për qarkun, është vënë në qendër të një skeme të mirëorganizuar të abuzimit me detyrën, konfliktit të interesit dhe pastrimit të produkteve të ndaluara për konsum.
    Pas denoncimit publik për riprocesimin e mishit të kontaminuar me salmonelë në fabrikën “Mega Sallameri”, që është në pronësi reale të vetë Rrapajt, drejtoria e përgjithshme e AKU ndërhyri me një masë qesharake: e hoqi nga pozita e drejtorit dhe e emëroi përgjegjës sektori, brenda të njëjtit institucion!
    Burime të brendshme tregojnë se ky “shkarkim” ishte thjesht një manovër për të shuar reagimin publik, ndërkohë që Rrapaj nuk është larguar realisht nga pushteti.
    Ai vijon të ushtrojë ndikim, të urdhërojë kontrolle dhe të marrë pjesë në vendimmarrje, pavarësisht se ligji për konfliktin e interesit e ndalon tërësisht një individ me përfshirje të drejtpërdrejtë në tregun ushqimor të mbajë funksione publike mbikëqyrëse.
    Hetimi mediatik ka zbuluar se aktiviteti i Rrapajt nuk mbaron me fabrikën e përpunimit të mishit. Ai zotëron, në mënyrë të kamufluar në emra të punonjësve të tij, edhe, një bar-restorant, një stacion plazhi, dhe aktivitete të tjera sezonale, të gjitha në zonën e Himarës.
    Në dokumente, këto biznese figurojnë në emër të Besart Memetajt, një individ i lidhur ngushtë me Rrapajn, por burimet tregojnë se menaxhimi, furnizimi, stafi dhe fitimet kontrollohen direkt nga ish-drejtori i AKU-së.
    Kjo është një skemë klasike e shmangies së deklarimit të pasurisë, shmangies fiskale dhe mundësisë për hetim penal. Rrapaj jo vetëm që përfiton personalisht nga pozita publike, por përdor të afërmit dhe të punësuarit si mburojë ligjore për të vazhduar aktivitetet private në prapaskenë.
    Edhe pas “shkarkimit formal”, Rrapaj vijon të ketë akses në informacion, të japë urdhra dhe të drejtojë inspektime, duke përdorur pozicionin e tij për të, bllokuar subjektet rivale në treg, paralajmëruar inspektorët që të mos i afrohen fabrikës së tij, dhe të manipulojë raportet e kontrollit.
    Ky është një ushtrim i paligjshëm i funksionit publik, që përbën shkelje penale të detyrës dhe konflikt të rëndë interesi sipas ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike”.
    Përse hesht Prokuroria? Pse nuk vepron SPAK? E gjithë kjo skemë, nga përpunimi i mishit të infektuar, te ushtrimi i pushtetit në shkelje të ligjit dhe përdorimi i bizneseve të fshehta përbën material të pastër penal dhe objekt hetimi për SPAK dhe Prokurorinë e Vlorës.
    Deri tani, nuk ka asnjë informacion për ndonjë hetim zyrtar, për ndonjë procedim penal apo për ndonjë veprim administrativ për t’ia hequr të drejtën e ushtrimit të detyrës publike.
    Një njeri që duhet të garantonte sigurinë ushqimore, ka ushqyer tregun me rrezik dhe qytetarët me sëmundje.Një funksionar që duhet të ndëshkonte abuzimet, i ka ndërtuar vetë ato.
    Një institucion që duhet të mbrojë qytetarët, është shndërruar në mburojë për interesat e tij personale.
    Ky rast duhet të jetë pika e kthesës për pastrimin e institucioneve nga individë si Paulo Rrapaj, që jo vetëm i korruptojnë, por i kriminalizojnë plotësisht.