Tag: rrallë

  • “Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

    “Bylisi krenaria ilire mbi Vjosë”, Rama poston fotot: Një qendër zhvillimi dhe edukimi

    Kryeministri Edi Rama poston foto dhe një mesazh për Parkun Arkeologjik të Bylisit, të cilin e cilëson si një pasuri të rrallë të trashëgimisë kulturore shqiptare dhe një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë.
    “Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë”, shkruan Rama, duke e përshkruar si një qytet të lashtë të ndërtuar mbi një kodër që mbikëqyr luginën e Vjosës, me mure monumentale të shekullit IV para erës sonë, një teatër mbresëlënës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane.

    Po ashtu Rama nënvizon se falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi”, të zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra të reja zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi.
    Postimi i plotë
    Bylis-Krenaria ilire mbi Vjosë
    Një pasuri e rrallë arkeologjike, një nga qytetet më të ruajtura të Ilirisë, i vendosur mbi një kodër që mbikëqyr me madhështi luginën e Vjosës. Me mure monumentale të shek. IV p.e.s., një teatër mahnitës, mozaikë të rrallë dhe pesë bazilika paleokristiane, Parku Arkeologjik i Bylisit është një muze i hapur nën qiellin mesdhetar që i flet historisë dhe të ardhmes njëkohësisht.
    Sot, falë Planit të Menaxhimit 2024–2029, në kuadër të programit IPA “BE për zhvillimin ekonomik drejtuar nga turizmi”, zbatuar nga AICS, Bylisi dhe qyteti antik i Klosit po shndërrohen në qendra zhvillimi, edukimi dhe bashkëpunimi: restaurim profesional dhe mbrojtje e qëndrueshme, përmirësim i infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, mbështetje për komunitetin në turizëm dhe artizanat, programe edukimi për brezat e rinj.
    Një bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, AICS, Delegacionit të BE-së, Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore dhe Institutit të Arkeologjisë për ta kthyer trashëgiminë tonë kulturore në një motor zhvillimi të qëndrueshëm dhe krenarie kombëtare.

  • Përgatituni për një ngjarje qiellore që nuk do ta shohim më për mijëra vjet

    Përgatituni për një ngjarje qiellore që nuk do ta shohim më për mijëra vjet

    Një nga fenomenet më mbresëlënëse që do të regjistrohet ndonjëherë në historinë e njerëzimit ka tashmë një datë: më 16 korrik 2186, bota do të përjetojë eklipsin total diellor më të gjatë të këtij mijëvjeçari.

    Ky spektakël i rrallë qiellor pritet të zgjasë plot 7 minuta e 29 sekonda, duke tejkaluar ndjeshëm çdo eklips të mëparshëm të dokumentuar, përfshirë atë të vitit 2009 që zgjati 6 minuta e 39 sekonda. NASA e ka cilësuar këtë si një “shtrirje pothuajse të përsosur” të trupave qiellorë, një përputhje e rrallë që nuk do të përsëritet për mijëra vite.

    Fenomeni do të jetë një mundësi e artë për shkencëtarët për të studiuar më nga afër atmosferën e Diellit dhe jonosferën e Tokës, por për miliona të tjerë, do të jetë thjesht një magji që nuk përsëritet në jetë. Gjatë fazës së errësirës totale, yjet do të duken në mes të ditës, ndërsa temperatura do të ulet ndjeshëm, një përvojë që për shumë do të mbetet e paharrueshme.

    Kjo kohëzgjatje e pazakontë shpjegohet nga disa faktorë të rrallë astronomikë që përkojnë në mënyrë perfekte atë ditë: Toka do të ndodhet në pikën më të largët nga Dielli, duke e bërë yllin të duket më i vogël në horizont, ndërkohë që Hëna do të jetë më afër nesh se zakonisht, duke mundësuar mbulimin total për më shumë kohë.

    Hija e eklipsit do të kalojë kryesisht mbi Oqeanin Atlantik, por do të prekë edhe disa zona tokësore që do të shndërrohen në pika ideale vëzhgimi. Ndër vendet me fat për të përjetuar errësirën totale janë: veriu i Brazilit, Guiana Franceze, disa ishuj të Karaibeve, si dhe pjesë të Ganas dhe Togos në Afrikën Perëndimore.

    Edhe pse jemi më shumë se 150 vjet larg nga kjo ngjarje, përgatitjet dhe entuziazmi kanë nisur që tani, jo vetëm mes shkencëtarëve, por edhe tek ata që ëndërrojnë të jenë dëshmitarë të një momenti që prek përjetësinë.

  • Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

    Një breshkë gjigande shfaqet në plazhin e Sarandës, spektakël i rrallë për pushuesit

    Pushuesit në një nga plazhet e Sarandës u surprizuan sot nga një pamje e rrallë dhe e mrekullueshme, kur një breshkë e llojit ‘Caretta-caretta’ u shfaq pranë bregut. Kjo lloj breshke, e njohur edhe si breshka e gjelbër, është ndër speciet më të njohura në bregdetin shqiptar, veçanërisht gjatë verës kur ato afrohen në plazhe për të shtruar vezët.
    ‘Caretta-caretta’ është një specie e mbrojtur dhe e rrezikuar, pasi vitet e fundit popullsia e saj është ulur ndjeshëm për shkak të gjuetisë së paligjshme, ndotjes së deteve dhe humbjes së habitateve natyrore. Kjo breshkë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrave ekologjikë në ekosistemet detare.
    Ky takim i papritur me një nga simbolet më të bukura të faunës detare është një kujtesë e vlefshme për rëndësinë e mbrojtjes së specieve të rrezikuara dhe ruajtjes së habitateve të tyre natyrore.

  • Thesar i rrallë fetar e kulturor në Fier, Rama ndan foto nga Manastiri i Shën Kozmait

    Thesar i rrallë fetar e kulturor në Fier, Rama ndan foto nga Manastiri i Shën Kozmait

    Manastiri i Shën Kozmait është një thesar i rrallë fetar e kulturor në qytetin e Fierit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit foto nga Manastiri i Shën Kozmait, një nga xhevahiret e trashëgimisë kulturore të Myzeqesë, në kuadër të rubrikës “Beautiful Albania”.
    Ky destinacion është një qendër e rëndësishme turistike, e cila mbledh në vete bukurinë natyrore, pasurinë arkitekturore dhe frymën e qetësisë fetare. Manastiri i Shën Kozmait ndodhet në një vend të veçantë, larg zhurmës urbane, në një oaz të qetësisë midis natyrës dhe kulturës.

    Me ngrohtësinë e rrezeve diellore që zbresin mbi rrënojat dhe arkitekturën e vjetër, ai krijon një atmosferë magjike të harmonisë dhe reflektimi. Ky manastir është një ndër veprat më të rëndësishme të periudhës bizantine dhe një dëshmi e pasurisë së trashëgimisë fetare në rajon.

  • VIDEO / E rrallë në ujërat shqiptare, një balenë filmohet nga ajri në Karaburun

    VIDEO / E rrallë në ujërat shqiptare, një balenë filmohet nga ajri në Karaburun

    Një pamje e rrallë është regjistruar pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e kristalta të Jonit.

    Momenti është filmuar nga arkitekti Artan Shkreli, i cili e ndau videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar përvojën si emocionuese.

    Kjo është hera e parë që një balenë raportohet në këtë zonë që prej vitit 2020. Prania e saj shihet si një tregues pozitiv për biodiversitetin detar.

  • E rrallë! Balena noton në ujërat shqiptare – Publikohen pamjet, ja ku është parë – VIDEO

    E rrallë! Balena noton në ujërat shqiptare – Publikohen pamjet, ja ku është parë – VIDEO

    Një pamje të rralla janë regjistruar pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e detit Jon.

    Momenti është filmuar nga arkitekti Artan Shkreli, i cili e ndan videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar përvojën si emocionuese.

    Kjo është hera e parë që një balenë raportohet në këtë zonë që prej vitit 2020. 

  • Fshati që lindi një Shenjtor | Historia e rrallë e Shën Gerasimos nga Dhrovjani

    Fshati që lindi një Shenjtor | Historia e rrallë e Shën Gerasimos nga Dhrovjani

    Fshati që lindi një Shenjtor | Historia e rrallë e Murgut Gerasimos Mikragiannanitis nga Dhrovjani
     
    Në zemër të krahinës së Finiqit, në jug të Shqipërisë, shtrihet një fshat i lashtë me histori të thellë dhe rrënjë të forta shpirtërore – Dhrovjani. Në këtë cep të bekuar, ku koha ecën më ngadalë dhe zëri i kambanës përzihet me cicërimat e mëngjesit, lindi një nga figurat më të ndritura të kishës ortodokse moderne: Shenjtori Gerasimos Mikragiannanitis, murgu i përulur që u shndërrua në simbol të devotshmërisë dhe përkushtimit të pastër ndaj Zotit.
     

     
    Kanonizimi nga Patriarkana Ekumenike
    Më 10 janar 2023, Sinodi i Shenjtë i Patriarkanës Ekumenike të Stambollit mori vendimin për kanonizimin e Murgut Gerasimos, duke e përfshirë atë në radhën e shenjtorëve ortodoksë, si një model i jetës së shenjtë dhe përulësisë hyjnore.Kjo ngjarje historike nuk ishte vetëm një nder për kishën, por një bekim për të gjithë zonën e Finiqit, për fshatin Dhrovjan, dhe për mbarë besimtarët ortodoksë shqiptarë dhe grekë që ndihen të përfaqësuar përmes kësaj figure të shenjtë.
     

     
    Rrënjët në Dhrovjan
    I lindur më 1905 me emrin Anastasios, ai u rrit mes kullotave të gjelbra, shtëpive prej guri dhe thjeshtësisë së jetës fshatare. Në shkollën e fshatit mësoi shkronjat e para, por ishte pikërisht në heshtjen e natës dhe në liturgjitë e fëmijërisë që mbolli farat e thirrjes së tij hyjnore.
     
    “Ai është një njeri hyjnor,” – thotë 90-vjeçarja Klio Dhroso, një nga banoret më të vjetra të fshatit.“Ishte fëmijë i urtë, i sjellshëm, dhe gjithmonë i tërhequr drejt kishës. Ne jemi krenarë që ai ka lindur këtu. Ai është një dritë që ndriçon gjithë Dhrovjanin.”
     
    Nga Athina në Malin e Shenjtë të Athosit
    Rruga e tij shpirtërore e çoi fillimisht në Athinë, dhe më pas në Malin e Shenjtë të Athosit, zemra rrahëse e monasticizmit ortodoks. Atje ai u bë Murgu Gerasimos Mikragiannanitis, duke i dhënë vetes me përulësi një jetë të mbushur me lutje, agjërim, punë shpirtërore dhe krijimtari hyjnore.Ai ishte një himnograf i jashtëzakonshëm, autor i mbi 2000 shërbesave të shenjta, që vazhdojnë të këndohen në kishat ortodokse anembanë botës. Ai e quante himnografinë “filozofia më e lartë” dhe një mënyrë për t’u bashkuar thellësisht me Zotin, larg çdo zhurme të botës materiale.
     
    Një dëshmi e rrallë: Leonidha Papa kujton takimin me Shën Gerasimon
    Arkitekti sarandjot Leonidha Papa, një figurë e njohur në jetën shoqërore dhe fetare të zonës, ish-kryetar i organizatës OMONIA dhe biri i priftit të parë të dorëzuar nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos në Shqipëri, ndan një përjetim të paharrueshëm nga jeta e tij:
     
    “Bashkë me tim atë, patëm fatin dhe hirin të takonim personalisht Shën Gerasimon në muajt e fundit të jetës së tij. Ai jetonte në një qeli të thjeshtë në Malin e Shenjtë, në heshtje të thellë dhe përulësi të rrallë.
     
    Zëri i banorëve të Dhrovjanit
    Vasil Kalivas, një tjetër banor i Dhrovjanit, ndan dëshirën e komunitetit:
    “Ne duam ta promovojmë këtë shenjtor. Do të ishte nder për ne, por edhe një shtysë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe shpirtëror. Dhrovjani ka diçka për t’i dhënë botës, dhe ai është Shenjtori ynë.”
     
    Në kohët kur shumë fshatra të Shqipërisë përballen me braktisjen, varfërinë dhe humbjen e identitetit kulturor, historia e Murgut Gerasimos është një fener shprese, një dëshmi se shenjtëria mund të lindë në çdo vend, sado i vogël apo i harruar të jetë.
     
    Një shenjt i heshtur që flet me gjuhën e shpirtit
    Murgu Gerasimos Mikragiannanitis nuk ishte thjesht një shkrimtar shenjtëror. Ai ishte një njeri i Zotit, një shenjtor i heshtur, që gjeti paqen e tij në vendin ku toka takon qiellin. Nga bërrylat e maleve të Athosit, ai fliste me një gjuhë që nuk e kuptojnë të gjithë: gjuhën e shpirtit.
     
    Dhrovjani – fshati që ruan një shenjt të gjallë në kujtesë
    Dhrovjani nuk është më thjesht një fshat i harruar në hartë. Ai është djepi i një shenjti, atdheu i një himnografi qiellor, dhe një pikë referimi për historinë shpirtërore të Shqipërisë dhe më gjerë.
     
    Kjo histori prek jo vetëm besimtarët, por të gjithë ata që kërkojnë kuptim, dritë, dhe frymëzim në kohët moderne. Në një epokë ku shpesh sundon materializmi dhe indiferenca, jeta e Shenjtit Gerasimos është një thirrje për t’u kthyer te thelbi, te Zoti, te thjeshtësia dhe përulësia.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Re bërthamore” shfaqen në qiell…. Çfarë është ky fenomen mbresëlënës dhe i rrallë?!

    “Re bërthamore” shfaqen në qiell…. Çfarë është ky fenomen mbresëlënës dhe i rrallë?!

    Një fenomen i rrallë dhe magjik u pa nga ata që ishin në Kanalin e Prevezës, ndërsa në qiell u formua një “re bërthamore” mbresëlënëse, e njohur edhe si një ylber zjarri ose më shkencërisht si një hark rrethor horizontal.

    Fenomeni shkaktoi admirimin e vendasve dhe vizitorëve, pasi rrezet e diellit dukeshin sikur “pikturonin” një ylber në retë e holla, duke ofruar një spektakël të rrallë.
    Çfarë është një re bërthamore?
    Është një fenomen i thyerjes optike që ndodh kur rrezet e diellit thyhen nga kristalet e akullit në retë e larta e të holla cirrus. Që fenomeni të jetë i dukshëm, dielli duhet të jetë të paktën 58 gradë mbi horizont dhe kristalet e akullit duhet të jenë të vendosura siç duhet për të thyer dritën dhe për të formuar ngjyra intensive spektrale, si ato të një ylberi.
    Imazhi i krijuar në qiell është mbresëlënës dhe duket joreal, prandaj fenomeni ka fituar emërtimin “ylber zjarri”.

    Top Channel

  • Ekspozohet në muze kondomi i rrallë nga shekulli XIX

    Ekspozohet në muze kondomi i rrallë nga shekulli XIX

    Një kondom i rrallë nga shekulli XIX, i zbukuruar me një gravurë erotike ku shfaqet një murgeshë dhe tre klerikë, është vendosur në ekspozitë në Rijksmuseum të Amsterdamit, në Holandë. I prodhuar rreth vitit 1830 dhe i bërë nga apendiciti i një deleje, ky objekt konsiderohet një suvenir luksoz nga një shtëpi publike e kohës, sipas deklaratës së muzeut.
    Sipas kuratores së gravurave, Joyce Zelen, në atë periudhë kondomët shiteshin në mënyrë të fshehtë. Ky ekzemplar është i papërdorur, siç tregon testimi me rreze ultravjollcë.
    Gjatësia prej 20 centimetrash dhe dekorimi i veçantë sugjerojnë se ky kondom ka pasur më shumë funksion humoristik dhe simbolik sesa mbrojtës. Gravura erotike përshkruan murgeshën të ulur me këmbët hapur dhe tre klerikë që zbulojnë organet gjenitale, ndërsa nënshkrimi në frëngjisht “Voilà mon choix” (“Ja zgjedhja ime”) parodizon beqarinë.

    Zelen shpjegon se gravura është realizuar duke shtypur një pllakë bakri të ngjyrosur mbi apendicitin e sheshuar të deles. Edhe pse ky lloj kondomi nuk ka qenë e destinuar për përdorim real, kondomët e përdorur për mbrojtje në atë kohë bëheshin nga të njëjtat materiale, megjithëse ofronin mbrojtje minimale kundër shtatzënive të padëshiruara dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, si sifilizi.
    Rijksmuseum e bleu këtë objekt në një ankand gjashtë muaj më parë. Ky është kondomi i parë i printuar që bëhet pjesë e koleksionit të muzeut. Ai do të ekspozohet në Sallën e Gravurave deri në fund të nëntorit, si pjesë e ekspozitës mbi prostitucionin dhe seksualitetin në shekullin XIX.

  • “Agim Rada Requiem”/ Dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të skulptorit në bashkëpunim me Top Channel Films

    “Agim Rada Requiem”/ Dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të skulptorit në bashkëpunim me Top Channel Films

    Agim Rada Requiem është dokumentari që sjell jetën dhe krijimtarinë e rrallë të një skulptorit që për rreth pesë dekada gdhendi në baltë e bronz mendimtarë të shquar të kombit si Marin Barleti, Gjergj Elez Alia, Onufri, Petro Marko, Mid’hat Frashëri, Lasgush Poradeci.

    Dokumentari i regjisorit Namik Ajazi, që vjen në bashkëpunim me Top Channel Films zbulon të pathënat e karrierës së Radës, që nuk e lëshoi daltën deri në frymën e fundit, pavarësisht sëmundjes e gjendjes së rënduar shëndetësore.
    “Ishte një skulptor, një njeri, një rebel, një njëri që përmbushte auerolën e djemve të atyre viteve që nuk pranonin atë lloj diktature që ishte për të gjithë një ferr. Krijimtaria e tij filloi në vitet ’85 dhe mbaroi deri në frymën e tij të fundit”-shprehet regjisori Namik Ajazi.
    Miqtë dhe kolegët rrëfejnë në këtë dokumentar in memorium talentin e rrallë të Agim Radës e mbi të gjitha për shpirtin e tij të lirë e rebel dhe batutën që nuk i mungoi kurrë as në ditët më të errëta gjatë regjimit komunist.
    “Gimi për mua ka qenë bekim, ka amplifikuar ndjenjën e rebelizmit brenda vetes. Ndihem shumë më i ri seç kam qenë me Gimin brenda, ai ka ndikuar në qenien time”-shprehet Dritan Gremi, mik i Agim Radës.
    Krijimtaria e skulptorit është Testament për vendin dhe siç thonë personazhet e dokumentarit, Rada frymon në zemrat e çdo qyteti ku veprat e tij mbajnë peshën e historisë.

    Top Channel