Tag: rrallë

  • Foto e Rrallë: – Kisha e Gomsiqes, kabinet pune kërkimore shkencore e Shtjefën Gjeçov Kryeziut

    Foto e Rrallë: – Kisha e Gomsiqes, kabinet pune kërkimore shkencore e Shtjefën Gjeçov Kryeziut

    Nga: JAHO BRAHAJ

    Gazeta Bota Sot, Prishtine.

    24 Tetor 2022

    Kisha e Gomsiqes, ishte kthyer në kabinet pune kërkimore shkencore të Shtjefën Gjeçov Kryeziut.

    Qendër e përpjekjeve e bazë e luftëtarëve për Pavarësi Kombëtare në fillimvitet e shek. XX.

    Faik Konica e quante “Vend i Shenjet”.

    Këtu e ka zanafillën puna për mbledhjen e kodifikimin e “Kanunit Shqiptar”.

    Këtu u shkrua manifesti për Trashëgiminë Kulturore të Etnisë Tonë, vepra “Agimi i Gjytetnisë”, këtu u shkrua vepra madhore historiko-kulturore e prejardhjes së shqiptarëve “Trashëgime Pellazgjesh”, këtu u lëshua thirrja e Gjeçovit për aksionin e mbledhjes dhe dokumentimin e “Ciklit të Kreshnikeve” me 1907, këtu u mblodhën gojëdhëna, tregime historike, legjenda etj.

    Nga këtu u nisen shkrime gjuhësore e historike për tu botuar në “Albania” te Konicës në Bruksel. Këtu u hartuan thirrje për kryengritje dhe korrespodenca me patriotë e ideologë të Rilindjes tonë Kombëtare.

    E publikojmë këtë foto të rrallë në kuadrin e “TAKIMEVE TË GJEÇOVIT” që organizohet në Zym të Hasit, Kosovë, ditën e shtunë, më 29 tetor 2022.

  • Hartë e rrallë luftarake kushtuar betejës së Kunovicës afër Nishit, më 3 nëntor 1443!

    Hartë e rrallë luftarake kushtuar betejës së Kunovicës afër Nishit, më 3 nëntor 1443!

    Jahja Drancolli

    Burimet e kohës bëjnë të ditur për rolin e veçantë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe tërheqjen e tij nga beteja për t’u kthyer në Krujë, kjo strategji tipike Skënderbejane kishte shkaktuar fitoren e madhe të ushtrive hungareze mbi ato osmane!

    Burimi hungarez i vitit 1896!

    https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid02PS4awsEnCam4UofSJ668ghtr7cocwtCs5XPpb87cRFTuWoNXUvY2qenmvxAEReYSl%26id%3D100008685422907&show_text=true&width=500

  • Gravurë e rrallë e Skënderbeut ku emri i tij gjendet i shkruar në formën origjinale, në shqip (krijuar mes viteve 1601-1750)

    Gravurë e rrallë e Skënderbeut ku emri i tij gjendet i shkruar në formën origjinale, në shqip (krijuar mes viteve 1601-1750)

    Kjo gravura e vogël kushtuar Skënderbeut ka përmasa prej 45mm × 43mm dhe është e ruajtur në Librarinë Shtetërore të Berlinit.

    Gjëja që e bën me shumë vlerë këtë gravurë, është që emri i Skënderbeut është i shkruar në formën e tij origjinale, pra në atë shqipe, si “Gėrgi Castriot Scanderbeg” (një nga format mesjetare të emrit shqip ‘Gjergj’ që në dokumentet mesjetare haset i shkruar si “Gierg” ose “Gergi” etj por që sigurisht shqiptohej si Gjergj, shembuj si në Kadastrën e Shkodrës të vitit 1417 dhe dokumente dhe regjistrime tjera të pafundme për popullsinë shqiptare në mesjetë), një gjë shumë e rrallë për periudhën në fjalë.

    Emrat e sundimtarëve të Europës në këtë kohë shkruheshin më së shumti në format e tyre latine (qoftë në dokumente apo në art), gjë që e bën këtë gravurë më të veçantë nga tjerat që janë zbuluar deri më tani për Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

    📜 Gravura është publikuar së pari nga ne @old.albanian.history

  • Zbulohet letra e rrallë e nënshkruar nga dora e Skënderbeut (Foto)

    Zbulohet letra e rrallë e nënshkruar nga dora e Skënderbeut (Foto)

    Historiani i njohur shqiptar nga Peja, prof. Dr. Jahja Drançolli, ka publikuar një letër të rrallë dhe të vjetër saktësisht 568 vjet, e të firmosur nga vet dora e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Drançolli ka dhënë edhe shpjegimin e letrës autografe, të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

    Postimi i plotë:

    “568 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore.

    Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…! Burimi: Archivio di Stato di Siena”, shkruan Drançolli.

  • Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

    Simbol i rrallë i kryeheroit tonë arbëror Gjergj Kastriotit

    NGA: GJON KEKA

    Në një vepër të vitit 1575 që gjeta gjatë hulumtimeve të mia mbi simbolet e perandorëve të ndryshëm,ishte edhe një simbol i rrallë ku përmendet edhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët në brendësi të simbolit si vijon:

    „Te nunquam Tiumi“(Unë asnjëherë nuk iu kam frikuar.).

    Është me rëndësi të përmendet këtu se ndoshta ky simbol dhe këto fjalë janë sjellë nga legjendat e ndryshme apo kronikat mbi jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit duke ditur se ai ishte një hero i pamposhtur dhe kryetrim i madh i Abrërisë që nuk iu frikua asnjëherë vdekjes edhe pse shpesh ishte i rrezikuar dhe ballë për ballë saj.

    Por,ai triumfoi gjithmonë dhe jetoi një jetë plotë lavdi e famë ,duke e mbushur atdheun e tij me frymën e lirisë,famës dhe të vëndosjes së shtetit të Arbërit mbi themelet e identitetit të lashtë,flamurit kombëtar etj.

  • Dokumenti i rrallë e i rëndësishëm për shqiptarët(Video)

    Dokumenti i rrallë e i rëndësishëm për shqiptarët(Video)

    InForCulture është faqja juaj e internetit që ju sjell më afër Kulturës,Historisë dhe Artit.Kjo faqe poashtu i`u ofron informacione të sakta e kuriozitete rreth fushave të ndryshme nga rajoni dhe bota.

    Na kontaktoni: in.forculture.ks@gmail.com ose +383 49 584 011

  • Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

    Publikohet letra e rrallë, e nënshkruar nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu

    Historiani shqiptar nga Peja, profesor Doktor Jahja Drançolli ka publikuar më 8 Gusht 2019, një letër të rrallë dhe të vjetër saktësisht 568 vjet, e të firmosur nga vet dora e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.

    Drançolli ka dhënë edhe shpjegimin përmbajtësorë të letrës autografe të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

    Postimi i plotë:

    “568 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!

    Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore. Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhën shënjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…! Burimi: Archivio di Stato di Siena.”-shkruan Drançolli./kultplus.com

  • Harta e rrallë italiane e shekullit XVII që shfaq rajonin e Lezhës

    Harta e rrallë italiane e shekullit XVII që shfaq rajonin e Lezhës

    Studiuesi Artan Shkreli, në profilin e tij në Facebook ka publikuar një hartë të rrallë italiane. Hartës së shekullit XVII nuk i dihet autori. Ndërkaq, aty paraqitet me detaje Lezha dhe rrethinat e saj.

    Dokumenti ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Francës (Bibliothèque Nationale de France, département Cartes et plans, GE D-17186) dhe është përgatitur në shkallën pak a shumë 1:30.000, në një fletë të vetme me dimensione 280×425 mm.

    Shkreli beson që autori mund të ishte qenë një klerik vendas, meqë vërehen dy mikrotoponime në gjuhën shqipe: “Vadimolin” (Vau i mullinit) të cilën autori e përkthen “cioe, Passo di Molini” dhe ca me poshtë: “Uraechenetez” (Ura e Kenetës), “Ponte di p…”.

    Didaskalia thotë: “Alessio, castello ove morí Scanderberg, flagello dell’ Imperio Ottomano” – Lezha, pra kështjella ku vdiq Skënderbeu, kamzhik për Perandorinë Osmane. Ndaj, duket se “autori, në militantizmin e tij, më tepër se një njoftim enciklopedik, ka dashur të përkujtojë rezistencën e paharruar të arbërorëve, duke e shkrirë emrin e Lezhës me atë të Skënderbeut”, thotë Shkreli.

  • Kjo është  letra e rrallë e nënshkruar nga dora e Skënderbeut(FOTO)

    Kjo është letra e rrallë e nënshkruar nga dora e Skënderbeut(FOTO)

    Historiani i njohur shqiptar nga Peja, prof. Dr. Jahja Drançolli, ka publikuar një letër të rrallë dhe të vjetër saktësisht 568 vjet, e të firmosur nga vet dora e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Drançolli ka dhënë edhe shpjegimin e letrës autografe, të cilën Skënderbeu i dërgonte Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali.

    Postimi i plotë:

    “568 vjet më parë (8 gusht 1451): Letër e rrallë autografe e Skënderbeut dërguar Bujarisë së Republikës së Sienës në Itali…!Letra autografe në fjalë është e njohur për njërën ndër 10 letra autografe (të nënshkruara) nga vetë dora e Skënderbeut, që ruhën në arkiva të njohura të botës (Romë, Venedik, Milano, Napoli, Paris, Dubrovnik, Zagreb dhe Beograd). Kjo letër autografe e shkruar sipas shkrimit humanistik të kohës në latinisht dhe italisht, është një fragment i shkurtër i shkëputur nga një histori madhore.

    Ky dokument i çmueshëm i dërguar nga Lazri, abat i Arbrit, është shkruar në një kartë të rëndomtë bombagine të kohës, dhe siç shihet nga faksimili, në të dy anët e fletës (folio) ruhen shenjat e vulës (sigillum) të Skënderbeut, që mban datën, 8 gusht 1451, ndërsa Bujarisë së Republikës së Sienës u kishte ra në duar më 13 shtator 1451…! Burimi: Archivio di Stato di Siena”, shkruan Drançolli.

    PR

  • Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

    Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

    Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e këndshme ndodhi sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.
    Një i dënuar kurorëzoi dashurinë e tij me martesë.
    Në zemër të një ambienti që shpesh lidhet me pendesën dhe izolimin, ceremonia e thjeshtë por domethënëse dëshmoi se dashuria nuk njeh mure apo paragjykime.
    Ky akt ishte më shumë sesa një rit i zakonshëm, ishte një mesazh i fortë për besimin, shpresën dhe mundësinë e një fillimi të ri.
    Të pranishmit në këtë ngjarje panë jo vetëm një të dënuar, por një burrë që zgjodhi të ecë përpara me ndihmën e ndjenjës më njerëzore,dashurisë. Ai dhe bashkëshortja e tij u zotuan për një jetë të përbashkët, duke dhënë një shembull të rrallë se transformimi është i mundur, kur ka vullnet dhe mbështetje emocionale.
    Ky moment i veçantë nuk është vetëm një histori dashurie, por edhe një reflektim për gjithë shoqërinë, se pas çdo dënimi, qëndron një njeri që mund të ndryshojë, që ka ende ëndrra, ndjenja dhe të drejtën për të shpresuar.
    Martesa e sotme në IEVP Fier është një thirrje për më shumë njerëzim në qasjen ndaj sistemit penitenciar, për më shumë mundësi rehabilitimi dhe për pranimin e faktit se dashuria edhe në vendet më të errëta mund të ndezë dritën. Sepse pas çdo burgu, fshihet një histori që meriton të dëgjohet.
    Dhe sot, kjo histori foli me gjuhën më të pastër, atë të dashurisë.