Tag: rrallë

  • Zbulim i Rrallë Arkeologjik në Bulqizë: Varri Monumental Romak që rishkruan historinë e Dibrës

    Zbulim i Rrallë Arkeologjik në Bulqizë: Varri Monumental Romak që rishkruan historinë e Dibrës

    Një nga zbulimet më të rëndësishme të arkeologjisë shqiptare ka dalë në dritë së fundmi, duke tërhequr vëmendjen e komunitetit shkencor dhe të institucioneve kulturore në vend. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi lajmin përmes rrjeteve sociale, duke theksuar rëndësinë unike të këtij zbulimi për trashëgiminë tonë historike.

    Gjatë punimeve të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, të udhëhequr nga Instituti i Arkeologjisë, është zbuluar varri i parë monumental i periudhës romake në territorin shqiptar. Ky varr përfaqëson një kompleks arkitektonik të rrallë, me përmasa mbresëlënëse prej rreth 9 x 6 metra dhe një dhomë funerare me lartësi 2.4 metra, transmeton KultPlus.

    Një nga elementët më të rëndësishëm të monumentit është mbishkrimi bilingual romak, i pari i këtij lloji i gjetur në zonën e Dibrës. Ky mbishkrim i është kushtuar të ndjerit, Gelliano-s, si dhe perëndisë Jupiter, duke hedhur dritë mbi ndikimet kulturore, fetare dhe sociale të periudhës romake në këtë rajon.

    Monumenti përbëhet nga tre ambiente: dhoma e varrimit, një paradhomë dhe një shkallare monumentale, çka sugjeron tipologjinë e një mausoleumi. Kjo është një formë e rrallë e arkitekturës funerare për rajonin, e cila përforcon teoritë mbi praninë e elitave të romanizuara në trevat verilindore shqiptare gjatë antikitetit.

    Në varr janë gjetur objekte të rëndësishme arkeologjike si enë qelqi, objekte kocke, armë, si dhe fragmente të tekstilëve të qëndisur me fije ari, që dëshmojnë për statusin e lartë të të ndjerit.

    Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme të këtij zbulimi, Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, në bashkëpunim me DRTK Tiranë dhe Institutin e Arkeologjisë, ka nisur procedurat për vendosjen në mbrojtje paraprake të këtij siti arkeologjik. Zbulimi i Strikçanit do të jetë pjesë e një studimi më të gjerë që synon të dokumentojë dhe kuptojë më mirë rrjetin e qendrave të banuara dhe të varrimit në hinterlandin romak të Shqipërisë.

    Ky varr monumental është më shumë sesa një objekt arkeologjik – ai është një dritare në të kaluarën, një dëshmi e qartë e kompleksitetit të shoqërive që kanë jetuar në këtë territor. Përmes mbështetjes së vazhdueshme të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK) dhe Institutit të Arkeologjisë, Shqipëria vazhdon të zbulojë dhe ruajë pasuritë e saj të jashtëzakonshme historike.

    Zbulime si ky e bëjnë hartën arkeologjike të vendit gjithnjë e më të pasur, duke e kthyer Shqipërinë në një pikë referimi për studimin e historisë së lashtë në Ballkan dhe më gjerë./KultPlus.com

  • Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta”

    Hamburg-St.Pauli, një derbi që rrallë e gjen: “Mund të kishim shitur 300.000 bileta”

    Ndonjëherë është e vështirë të gjesh një “cep romantic” në një futboll kaq të komercializuar. Sidoqoftë, ato ekzistojnë. Derbi i mbrëmshëm mes Hamburgut dhe St.Pauli (0-2) është një shembull i shkëlqyer.
    Një rivalitet që dikur as nuk merrej parasysh. Në fillimet e Bundesligës lejohej vetëm një klub për qytet dhe ky vend ishte “i rezervuar” për Hamburgun. “Marrëdhënia jonë është normale”, – thoshte Volker Ippig, ish-lojtar i St.Pauli.

    Politika i “vuri flakën” marrëdhenieje në vitet 80-të. St.Pauli u bë strehë për tifozët e majtë dhe alternativë, ndërsa mbështetësit më radikalë të HSV u afruan me ekstremën e djathtë.
    Me kalimin e viteve, me të dyja tifozeritë kryesisht të majta, ishte topi që e thelloi armiqësinë e tyre. Rënia e Hamburgut më 2018 i barazoi forcat. Derbi “Clásico del Norte” me Werder Bremen u la pas, erdhi fuqia e një derbi që pas 14 vitesh u rikthye në Bundesligë.

    Një pritje tepër e gjatë. “Mund ta kishim mbushur ‘Volksparkstadion’ 6 herë, pra të shisnim 300.000 deri 400.000 bileta”, – thotë Marius Westhoff, drejtor strategjie i Hamburgut. Ai nuk gabon. Një orë para ndeshjes, “Nordtribüne” ishte plot, me tifozët në këmbë.
    Edhe 5.700 tifozët mysafirë (Bundesliga kërkon që të jepet 10% e kapacitetit për miqtë) dukeshin qartë. “St.Pauli është e vetmja zgjedhje”, – shkruhej në pankartën e tyre. “Bashkë kundër të gjithëve”, – ishte motoja e Hamburgut.
    “Parashikoj një derbi konkurrues në fushë dhe miqësor jashtë saj”, – thoshte Christoph Romer, drejtor i Akademisë së HSV.

    Kishte shtyrje, gola të anuluar dhe kartonë të kuq, asgjë jashtë normales, por siguria ishte totale. Për këtë u angazhuan 1.000 policë dhe 750 agjentë sigurie. Për më tepër, duke qenë një ndeshje me rrezik të lartë, alkooli nuk shërbehej. “Të etur për birrë”, – mund të lexoje në një tribunë.
    Spektakli ishte në tribuna; banderolat, fishekzjarret… Tifozëria e St.Pauli shpërtheu me golat e Dzwigala dhe Hountondji. Tifozët vendas e përtypën me zor. “E dua Hamburgun tim, edhe pse kohët shpesh janë të vështira”, – thotë himni i klubit.
    Në futboll ka ende vend për “romantikët” dhe derbi të tillë, që rrallë gjenden më.

  • Zelanda e Re në kërkim të një partneri për kërmillin e rrallë Nedi

    Zelanda e Re në kërkim të një partneri për kërmillin e rrallë Nedi

    Zelanda e Re ka nisur një fushatë kombëtare për të gjetur një partner për Nedin, një kërmill shumë të rrallë kopshti me një tipar të pazakontë – guaska e tij përdridhet majtas, duke e bërë çiftëzimin pothuajse të pamundur, shkruan The Guardian.

    Ndryshe nga shumica e kërmijve të kopshtit, guaskat e të cilëve përdridhen djathtas, spiralja e Nedit e bën që organet e tij riprodhuese të jenë të përmbysura, gjë që krijon pengesa të mëdha për çiftëzim. Ky fenomen është tepër i rrallë, duke prekur vetëm një në 40,000 kërmij.

    Nedi u zbulua javën e kaluar në Wairarapa, në veri të Wellingtonit, nga ilustruesja Giselle Clarkson, e cila vuri re se guaska e tij ishte ndryshe nga kërmijtë e tjerë. Pas këtij zbulimi, ajo kontaktoi revistën New Zealand Geographic dhe bashkë me të nisi një fushatë të veçantë për të gjetur një partner për kërmillin e rrallë.

    Fushata u bën thirrje qytetarëve në mbarë vendin që të kontrollojnë kopshtet dhe parqet e tyre, dhe kushdo që gjen një kërmill me guaskë të përdridhur majtas ftohet të njoftojë organizatorët.

    Edhe pse Nedi konsiderohet një dëmtues i zakonshëm në kopshtet e Zelandës së Re, iniciativa ka një mision më të gjerë – të nxisë njerëzit të lidhen më shumë me natyrën dhe të vlerësojnë biodiversitetin unik të vendit.

  • Alarm në SHBA, zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

    Alarm në SHBA, zbulohet paraziti i rrallë që “ha” mish njerëzor

    Shfaqja e një paraziti jashtëzakonisht të rrallë, i njohur si krimb vidhosës, po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të Reuters.

    Rasti, i raportuar tek një person që udhëtoi nga Guatemala në Merilend dhe zhvilloi një infektim me parazitin krimb-vidë, është rasti i parë i konfirmuar në Shtetet e Bashkuara në 2025, ndërsa epidemia përhapet gradualisht në veri nga Amerika Qendrore dhe Meksika jugore.
    Krimbi ushqehet me mishin e gjallë të kafshëve, kryesisht bagëtive, dhe rrallë infekton njerëzit. Megjithatë, kur ndodh, gjendja mund të jetë fatale nëse nuk trajtohet menjëherë.
    Shkencëtarët thonë se zbulimi i hershëm është thelbësor, pasi krimbat mund të vrasin “strehuesit” e tyre nëse nuk trajtohen. Mënyra se si larvat hanë mishin i ngjan një vide që depërton në dru, prandaj edhe kanë marrë këtë emër.
    Shfaqja e parazitit në Shtetet e Bashkuara pritet të ketë gjithashtu një ndikim në tregjet e mishit të viçit dhe bagëtive, në një kohë kur çmimet janë tashmë në nivele historike për shkak të furnizimeve të kufizuara.

    Top Channel

  • “Gazetar i rrallë dhe patriot i emancipuar”, Kryeministri Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

    “Gazetar i rrallë dhe patriot i emancipuar”, Kryeministri Kurti mesazh për Zhejin: Na ndihmoi me ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të gazetarit dhe publicistit të njohur Artur Zheji, i cili ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare.

    Në mesazhin e tij, Kurti kujtoi bashkëbisedimet me Zhejin, si para ashtu edhe pas kamerave, duke e përshkruar atë si një gazetar të rrallë, që e shihte gazetarinë përtej lajmit të ditës, me një angazhim të thellë intelektual.
    “Fjala e tij nuk thuhej për t’u harruar të nesërmen,” shkruan Kurti.
    Ai solli ndër mend edhe rrënjët e familjes së Zhejit, duke theksuar se i ati, Petro Zheji, ishte një intelektual erudit dhe përkthyes i njohur nga Gjirokastra, ndërsa e ëma, Besa Imami, një aktore e shquar nga Gjakova.
    Kurti nënvizoi se Zheji nuk ishte vetëm reporter lufte, por edhe gazetar aktivist dhe patriot i emancipuar, që kontribuoi në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe forcimin e jehonës së kërkesës për liri.
    “Familjes, të afërmve, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe publikut të Artur Zhejit, u shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për këtë humbje të madhe,” përfundon reagimi i Kryeministrit të Kosovës.

    Top Channel

  • Një mutacion i rrallë gjenetik mundëson imunitet të përgjithshëm ndaj viruseve

    Një mutacion i rrallë gjenetik mundëson imunitet të përgjithshëm ndaj viruseve

    Një studim i kohëve të fundit i botuar në revistën “Science Translational Medicine” zbuloi se rikrijimi i një mutacioni të rrallë gjenetik mund të mundësojë imunitet pothuajse të përgjithshëm ndaj viruseve.

    Një mutacion i rrallë gjenetik, një mangësi në gjenin 15 të stimuluar nga interferoni (ISG15) që duket se i bën njerëzit pothuajse të paprekshëm ndaj viruseve, është rikrijuar në kafshë laboratorike, duke rritur shpresat se një ditë mund të përdoret si terapi.
    Njerëzit me mungesë të ISG15 përjetojnë inflamacion të lehtë dhe të vazhdueshëm, por proteinat e tyre që luftojnë virusin mbeten vazhdimisht aktive. Pavarësisht ekspozimit ndaj infeksioneve të zakonshme si gripi, fruthi dhe variçela, ata raportojnë vetëm simptoma të lehta.

    “Në thellësi të mendjes sime, vazhdoja të mendoja se nëse mund të prodhonim këtë lloj aktivizimi imunitar të lehtë tek njerëzit e tjerë, mund t’i mbronim ata nga pothuajse çdo virus”, tha imunologu i Universitetit të Kolumbias, Dusan Bogunovic, i cili e zbuloi për herë të parë fenomenin 13 vjet më parë.

    Bogunovic dhe kolegët e tij kanë përdorur teknologji të ngjashme me vaksinat mRNA për të siguruar një mungesë të përkohshme të ISG15 te kafshët laboratorike.

    Trupat e minjve dhe hamsterëve të cilëve iu nënshtrua trajtimit krijuan 10 proteina kyçe me efekte antivirale që bllokuan infeksionet në faza të shumëfishta.

    Të infektuara më tej me SARS-CoV-2, proteinat e kafshëve të vaksinuara e kufizuan infeksionin, por nuk ndërhynë në pjesën tjetër të sistemit imunitar të kafshëve.

    “Ne gjenerojmë vetëm një sasi të vogël të këtyre 10 proteinave, për një kohë shumë të shkurtër, dhe kjo çon në shumë më pak inflamacion sesa ajo që shohim te individët me mungesë të ISG15”, shpjegoi Bogunovic, duke nënvizuar se inflamacioni është “i mjaftueshëm” për të parandaluar sëmundjet virale.
    Edhe pse efekti mbrojtës zgjati deri në katër ditë, ai potencialisht mund të ofrojë mbrojtje afatshkurtër për punonjësit e kujdesit shëndetësor përpara se të jenë në dispozicion vaksina specifike.

    Teknika mund të forcojë përgjigjet ndaj pandemive të ardhshme si COVID-19 ose Gripi Spanjoll, por mbetet në fazën e testimit të hershëm me pengesa të mëdha në shpërndarjen e sigurt të mRNA-së aty ku është e nevojshme tek njerëzit./AA/

     

  • ‘Një penë e rrallë’/ Balliu: Kujtimi i Artur Zhejit do të mbetet i pazëvendësueshëm në jetën publike

    ‘Një penë e rrallë’/ Balliu: Kujtimi i Artur Zhejit do të mbetet i pazëvendësueshëm në jetën publike

     

    Me keqardhje të thellë, Klevis Balliu shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë e Artur Zhejit, duke e kujtuar si një mendje të ndritur dhe një zë të pazëvendësueshëm në mediat shqiptare.

    Reagimi:

    Me keqardhje mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gazetarit dhe intelektualit të shquar,  Artur Zheji.

    Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të përzemërta për familjen Zheji, miqtë dhe të afërmit e tij.

    Artur Zheji ishte një mendje e ndritur, një penë e rrallë dhe një zë i pazëvendësueshëm në jetën publike e mediatike të vendit.

    I paharruar qoftë kujtimi i tij.

  • U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

    U nda nga jeta në moshën 64-vjeçare, publikohet fotoja e rrallë e Artur Zhejit

    Jemi mësuar që gazetarin Artur Zhejin, ta shohim nëpër ekranet shqiptare duke bërë analiza politike të thella mbi atë se çfarë politikanët tanë servirnin, por dhe për kritikat e tij.
    Teksa sot, Zheji u nda papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare pas një arrest kardiak, është gjetur një foto e rrallë e tij nga koha e fillores.
    Me dorë në zemër, sytë e mbyllur për shkak të diellit që e “godite” paksa, si dhe me uniformen e shkollës, ky ishte Artur Zheji në fillore.
    Buzëqeshja nuk i vënitej paçka diellit, apo vështirësitë e kohës, duke shfaqur kështu gjithnjë më të mirën e tij.
    Kujtojmë se publicisti i njohur ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, pas një arrestu kardiak, teksa po drekonte me familjen e tij pasi po festonin ditëndjen e të birit, në Sarandë. Ai ndërroi jetë përgjatë transportit në spital.
    TV Klan

  • Video e rrallë: Kështu dukej Prizreni para 54 vitesh

    Video e rrallë: Kështu dukej Prizreni para 54 vitesh

    Një video nga Prizreni i vitit 1971 po qarkullon nëpër rrjete sociale. Përmes këtyre pamjeve, tregohet se si ka qenë qyteti para 54 vitesh.

    Ajo që bie më shumë në sy në këtë video është veshja e banorëve. Të gjitha gratë kanë të vendosura shami, derisa burrat enden rrugëve me plisa.

    Në këtë video shihen edhe monumentet e famshme të këtij qyteti, siç janë: shadërvani, ura e gurit, si dhe xhamitë.

    📍Prizren 1971 pic.twitter.com/cx1JxKb8Rc— Nida (@nidakukovca1) November 15, 2021

    Lexo edhe:

    SA MË SHUMË PUSHTET TË KESH, AQ MË E VËSHTIRË ËSHTË TË KUPTOSH SE KUSH PO TË GËNJEN DHE KUSH JO