Tag: rrallë

  • E dinit? Kjo është shenja më dyshuese dhe e mbyllur e horoskopit!

    E dinit? Kjo është shenja më dyshuese dhe e mbyllur e horoskopit!

    Nëse keni pasur ndonjëherë ndjesinë se po flisni me dikë që nuk i beson asgjëje dhe askujt, ka shumë gjasa që të keni përballë një Akrep. Kjo shenjë e zodiakut është e njohur për natyrën e saj të rezervuar, dyshuese dhe tejet të vëmendshme. Edhe nëse përpiqesh ta bindësh për diçka me argumente logjike ose emocionale, një Akrep do ta analizojë çdo fjalë, do të kërkojë prapaskena dhe rrallë do të marrë gjërat siç duken.
    Kjo nuk vlen vetëm për ata që kanë diellin në Akrep, por edhe për ata me Hënën ose ashendentin në këtë shenjë, të cilët shpesh sillen po njësoj. Ata nuk janë të lehtë për t’u lexuar. Fjalët e bukura nuk i bëjnë për vete. Në fakt, optimizmi i tepërt mund t’i bëjë të të shohin si naiv apo edhe si të padijshëm. Ata nuk vlerësojnë lehtësinë me të cilën të tjerët japin besim, për ta, kjo është një rrezik.
    Akrepat janë strategë të lindur, gjithmonë përgatiten për më të keqen dhe përpiqen të jenë disa hapa përpara çdo situate. Nuk e pranojnë kollaj që gabojnë, dhe kur bien në konflikt, rrallë tërhiqen. Ata janë thellësisht emocionalë, por këtë ndjeshmëri e fshehin nën një maskë ftohtësie dhe kontrolli të plotë.
    Për t’i afruar një Akrep, duhet kohë, durim dhe mbi të gjitha, sinqeritet absolut.

  • Një nga krijesat më të rralla detare në botë filmohet në një plazh grek

    Një nga krijesat më të rralla detare në botë filmohet në një plazh grek

    Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka kapur një moment të veçantë në një plazh të ishullit Symi në Greqi. Pamjet tregojnë një foka që pushonte qetësisht në breg, një pamje tepër e rrallë duke marrë parasysh se kjo specie ka vetëm rreth 700 individë në botë.

    Takimi me këtë kafshë është konsideruar një mrekulli natyrore, duke ofruar një shans të rrallë për të vëzhguar një nga banorët më të veçantë detarë.

    Vendi ku u filmua foka, Nimporio, njihet për detin e pastër, tavernat bregdetare dhe atmosferën relaksuese, duke e bërë atë një destinacion të preferuar për turistët që kërkojnë pushime të qeta larg zhurmës së portit kryesor të ishullit.

  • “Një rastësi e bukur”, Rama komenton rastin e rrallë të 10 mamive shtatzënë te i njëjti maternitet

    “Një rastësi e bukur”, Rama komenton rastin e rrallë të 10 mamive shtatzënë te i njëjti maternitet

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me rastin e rallë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, ku 10 punonjëse të shëndetësisë, konkretisht 10 mami ishin të gjitha në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë.

    Rama përmes një postimi në rrjetet sociale e konsideron këtë një rastësi të bukur.

    “Një rastësi e bukur. 10 mami të maternitetit ‘Mbretëresha Geraldinë’ në të njëjtin udhëtim mëmësor”, shkruan Rama.

    Lajmi i rrallë u bë i ditur një ditë më parë përmes një njoftimi nga vetë materniteti përmes një postimi në rrjetet sociale ku thuhej se ky rast ka emocionuar të gjithë stafin.

     

     

     

     

     

  • Rasti i rrallë, 10 mami nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” njëkohësisht në pritje të ëmbël

    Rasti i rrallë, 10 mami nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” njëkohësisht në pritje të ëmbël

    Një lajm i bukur dhe i rrallë vjen nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” këtë të dielë, 10 mami që çdo ditë kujdesen për jetën e të tjerëve, janë aktualisht shtatzënë në të njëjtën kohë.

    Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga vetë materniteti perms një postimi në rrjetet sociale ku kjo konsiderohet si një dhuratë e rrallë që ka emocionuar të gjithë stafin.

    “Nga duart që kujdesen për jetën, tek zemrat që mbajnë jetë brenda tyre. Në SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’, 10 mami po përjetojnë së bashku mrekullinë e shtatëzanisë.

    Ato që çdo ditë kujdesen me përkushtim maksimal për gruan, nënën dhe foshnjen, sot mbajnë edhe vetë bekimin më të madh – Jetën brenda tyre. Një dhuratë e rrallë që na emocionon të gjithëve!”, thuhet në njoftim.

    Postimi shoqërohet dhe me një foto të mamive që janë shtatzënë. Ato janë gra që përballen çdo ditë me emocione, sfida dhe përgjegjësitë e lindjes, duke qenë pranë nënave në momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. Sot, rolet janë ndërruar: mamitë janë vetë nëna në pritje.

    Një dëshmi e përkushtimit të profesionistëve të shëndetit, që nuk ndalen së dhëni dashuri, kujdes dhe jetë, edhe kur vetë janë në një fazë të tillë të ndjeshme dhe të bukur të jetës së tyre.

  • VIDEO: Si rrallë herë, Leo Messi turpërohet nga pika e bardhë e penalltisë

    VIDEO: Si rrallë herë, Leo Messi turpërohet nga pika e bardhë e penalltisë

    14 Shtator 2025

    12:14

    Telesport

    Inter Miami pësoi një humbje të rëndë në transfertë me Charlotte. Disfata ishte 3-0, me vendasit që festuan një fitore të madhe.
    Ndeshja nuk shkoi siç duhet për legjendën Lionel Messi, i cili nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
    Si rrallë herë, argjentinasi dështoi të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit.
    Ai tentoi me panenka dhe goditja e tij u prit nga portieri.

  • Një gjetje jashtëzakonisht e rrallë

    Një gjetje jashtëzakonisht e rrallë

    Një pikturë e mjeshtrit flamand Peter Paul Rubens, që besohet se është zhdukur për dekada, u gjet së fundmi në një vilë pariziene, njoftoi shtëpia e ankandeve Osenat.
    Bëhet fjalë për veprën “Krishti në Kryq” të vitit 1613, e cila u zbulua gjatë inventarit të vilës në arondismentin e 6-të, konfirmoi presidenti i shtëpisë, Jean-Pierre Osenat.
    “Ky është një zbulim jashtëzakonisht i rrallë që do të shënojë karrierën time,” tha Osenat, duke shtuar se piktura është ruajtur shumë mirë, sipas agjencive.
    Autenticiteti u konfirmua nga rrezet X dhe analiza e pigmentit, dhe dihet që piktura dikur i përkiste piktorit akademik William Bouguereau, përpara se të përfundonte në pronësi private.
    Piktura do të ofrohet në ankand më 30 nëntor. /tesheshi.com/

  • ‘Mrekulli’ në Londër rasti i çiftit nigerian që lindën vajzë të bardhë, bjonde e sy blu

    ‘Mrekulli’ në Londër rasti i çiftit nigerian që lindën vajzë të bardhë, bjonde e sy blu

    Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Londër, ku një çift nigerian ka sjellë në jetë një vajzë të bardhë, bjonde dhe me sy blu.
    Ben dhe Angela Ihegboro lindi një vajzë, të cilën e quajtën Nmachi, që pati lëkurë të çelët, flokë bjonde e sy blu. Ngjarja mori vëmendje ndërkombëtare dhe u cilësua si një “mrekulli biologjike” nga mediat dhe prindërit .

    Raportohet se mjekët siguruan që nuk bëhej fjalë për albinizëm, edhe pse disa ekspertë e përmendën si mundësi, si një formë të zakonshme tek nigerianët . Një hipotezë e qartë vinte nga profesori Bryan Sykes, i cili shpjegoi se trashëgimia e gjenëve të “bardhë” të fjetur mund të aktivizohet dhe të shfaqet pas shumë brezash, por gjithashtu nuk përjashtonte mundësinë e një mutacioni gjenetik të rrallë që shkaktoi ngjyrimin e pazakontë të fëmijës  .

    Në faqet si BioNews (PET) titullohej: “Birth of white baby to black parents, geneticists intrigued”, ku u analizua ngjarja dhe mundësitë shkencore për këtë fenomen jashtëzakonisht të rrallë . Media nigeriane si Vanguard dhe portale të tjera e raportuan gjithashtu si një rast që ka shqetësuar dhe intriguar ekspertët genetikë  .

    Në rrjete si Reddit, postime të komuniteteve përmendin ngjarjen me referenca si “miracle baby” dhe shprehin skeptikë apo kuriozitet për shpjegimin shkencor. Disa komentues shkruajnë për shembuj të trashëgimisë gjenetike që “fshihet” për disa breza dhe shfaqet më vonë, pa qenë nevoja e përzierjeve të reja etnike.

  • E rrallë/ Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës, befasohen pushuesit

    E rrallë/ Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës, befasohen pushuesit

    Një pamje e pazakontë është regjistruar këtë mëngjes në brendësi të gjirit të Vlorës. Pushues të rastësishëm kanë filmuar një balenë, e cila është parë shumë pranë bregut, në afërsi të gadishullit të Karaburunit.

    Pamjet tregojnë gjigantin e detit duke lëvizur ngadalë pranë zonës ku shpesh zbarkojnë edhe turistë që udhëtojnë me mjete të vogla lundruese.

    Sipas njohësve të faunës detare, shfaqja e një balene në këto ujëra është një ngjarje e rrallë, pasi këto specie zakonisht nuk afrohen kaq pranë brigjeve shqiptare.

    Turistët që e regjistruan këtë moment ndodheshin në një nga udhëtimet drejt atraksioneve të njohura të Karaburunit dhe Sazanit, duke e përjetësuar ngjarjen e rrallë në video.

  • Operacion i rrallë në Indi/ Hiqen dy ‘binjakë parazitë’ nga barku i një foshnje 20-ditëshe

    Operacion i rrallë në Indi/ Hiqen dy ‘binjakë parazitë’ nga barku i një foshnje 20-ditëshe

    Mjekët indianë kanë kryer me sukses një operacion të rrallë për të hequr “binjakë parazitë”, dy fetusë që po rriteshin brenda barkut të një foshnje 20-ditëshe.

    Kjo gjendje, e njohur si foetus in foetu, është jashtëzakonisht e rrallë, me më pak se 200 raste të raportuara në mbarë botën, përfshirë edhe disa raste në Indi. Ajo zhvillohet herët gjatë shtatzënisë, kur një fetus i deformuar absorbohet nga binjaku pritës dhe vazhdon të rritet duke marrë lëndë ushqyese nga ai.

    Në rastin e fundit, nëna ishte shtatzënë me tripletë dhe dy nga fetuset filluan të rriteshin brenda barkut të foshnjes.

    “Operacioni ishte sfidues, por foshnja është e shëndetshme dhe po shërohet mirë,” tha Dr. Anand Sinha, kirurg pediatrik që udhëhoqi ndërhyrjen. Foshnja u largua nga spitali një muaj më parë dhe deri më tani nuk ka pasur komplikime.

    Operacioni, i kryer në fortis Memorial Research Institute në Gurugram, zgjati rreth dy orë ku morën pjesë 15 mjekë. Për shkak se fetuset ishin të lidhura me disa nga organet e foshnjes si mëlçia, veshka dhe zorrët duhej një kujdes i madh dhe për këtë arsye u përdorën edhe pajisjet speciale për të mos shkaktuar dëmtime në trupin e foshnjes.

    Dr. Anand shpjegoi se periudha e rikuperimit pas operacionit është vendimtare, pasi infeksionet ose komplikime të tjera mund të jenë fatale për foshnjën.

    Ky nuk është rasti i parë në Indi. Në shkurt, mjekët hoqën dy fetuse të deformuar nga barku i një foshnje tre-ditëshe në shtetin Maharashtra. Dr. Anand thekson se, nëse fetuset parazitë nuk hiqen herët, ato vazhdojnë të rriten me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojnë probleme serioze, duke çuar në diagnostikimin e tyre më vonë, madje edhe në moshë të rritur.

  • “Shqipëri moj Zonjë e rrallë”/ Gjokutaj kap në befasi Ramën: Thua nuk ke qenë në Rusi, po fotot me Lavrovin çfarë janë?

    “Shqipëri moj Zonjë e rrallë”/ Gjokutaj kap në befasi Ramën: Thua nuk ke qenë në Rusi, po fotot me Lavrovin çfarë janë?

    Avokati Genc Gjokutaj, ka reaguar pas deklaratës së Edi Ramës në Samitin e Bledit, ku ky i fundit u shpreh se ‘Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që qysh prej rënies së Murit të Berlinit, nuk ka bërë asnjë vizitë në Rusi apo të ketë pasur ndonjë të ftuar nga Rusia.”
    Në postimin e tij në Facebook, Gjokutaj ka shpërndarë një foto të Edi Ramës, me Ministrin e Jashtëm Rus Sergei Lavrov dhe dy gazetarët Taulant Balla dhe Baton Haxhiu, në Rusi, duke ironizuar se ‘KM ynë duke “lobuar” për hapjen e kapitujve të Shqipërisë me BE në Moskë!’
    ‘Shqipëri moj Zonjë e rrallë! Shumë je mërzitur Ti! I nis djemtë për në Evropë! Ata kthejnë në Rusi!’, shkruan Gjokutaj.
    Postimi i plotë:
    Viti 2020! 26 shkurt! Dimër i madh! KM ynë duke “lobuar” për hapjen e kapitujve të Shqipërisë me BE në Moskë! Edhe me Batonin për Kosovën! Balla mban procesverbalet! Rron për me kallëzue! Në foto me Ministrin e Jashtëm Rus Sergei Lavrov dhe dy “patriotët” më të thekur të Shqipërisë Baton Haxhiu dhe Sokol Balla!
    Shqipëri moj Zonjë e rrallë
    Shumë je mërzitur Ti
    I nis djemtë për në Evropë
    Ata kthejnë në Rusi!