Tag: rrallë

  • Restaurohet “Ad Quintum”/ Monumenti i rrallë në rrugën Egnatia, stacion pushimi në lashtësi

    Restaurohet “Ad Quintum”/ Monumenti i rrallë në rrugën Egnatia, stacion pushimi në lashtësi

    Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një monument i rrallë përgjatë rrugës Egnatia, duke hedhur një hap të rëndësishëm në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

    Ky stacion antik, i njohur si një nga ndalesat më të rëndësishme të rrugës Egnatia, ndodhet në fshatin Bradashesh, pranë Elbasanit.
    Restaurimi i këtij monumenti përmirëson ofertën turistike të Elbasanit ndërsa gjithnjë e më shumë vihet re interesi në rritje i vizitorëve të huaj.
    Në lashtësi, Ad Quintum shërbente si një stacion pushimi për udhëtarët dhe tregtarët që lëviznin përgjatë kësaj arterieje të rëndësishme romake.
    Një nga elementët më të veçantë të këtij stacioni është hamami, një kompleks banjash publike që daton në shekullin e II të erës sonë. Stacioni ka një planimetri drejtkëndëshe me sipërfaqe 130 m² dhe përbëhet nga dhoma e zhveshjes, mjedisi i ngrohtë dhe ai me ujë të ftohtë.

    Top Channel

  • “Mos më pyesni për Lilin”/ Berisha flet si rrallë herë për bashkëshorten: Kam një adhurim të madh…

    “Mos më pyesni për Lilin”/ Berisha flet si rrallë herë për bashkëshorten: Kam një adhurim të madh…

    Ish-kryeministri Sali Berisha, si rrallë herë, ka folur sot për bashkëshorten e tij, Liri Berisha. Teksa u pyet për të komentuar një intervistë të dhënë së fundmi nga bashkëshortja, Berisha tha se nuk mund të flasë pasi ndodhet në “konflikt interesi”. Ndër të tjera, ai nuk nguroi të shfaqej dhe romantik, teksa tha se ka adhurim të madh për bashkëshorten.
    “Mos më pyet mua për Lilin, sepse jam në konflikt të plotë interesi, kam një adhurim të pafund për të, ndaj unë nuk mund të them,” tha Berisha.

  • Timo Flloko për Margarita Xhepën: Kam një kujtim të rrallë me të

    Timo Flloko për Margarita Xhepën: Kam një kujtim të rrallë me të

    Mbahen sot homazhet në nder të ikonës së teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.
    Aktori Timo Flloko rrëfeu mes lotësh një nga kujtimet më të rralla që kishte me Margarita Xhepën.

    “Ruaj kujtimet më të jashtëzakonshme me të. Do të mbetet e paharruar. Po të shihni në këtë homazh ka një vizitë një ardhje një trysni të njerëzve që duan të vijnë e ta nderojnë. Kam një kujtim të rrallë me të, një skenë të Hamletit me nënën. E kam të filmuar dhe e kam si kujtim të rrallë”, tha ai.

  • Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, shihni sa janë rritur Archie dhe Lilibet

    Meghan Markle ndan foton e rrallë me fëmijët, shihni sa janë rritur Archie dhe Lilibet

    Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka publikuar një fotografi të rrallë së bashku me fëmijët.
    Ajo bëri një postim në llogarinë e saj zyrtare në Instagram për të promovuar brendin e saj.
    E veçanta e këtij postimi ishte se ajo pozoi me fëmijët e saj, por nuk u zbuloi portretin.

    Meghan e cila është bashkëshortja e Princit Harry është tejet strikte kur bëhet fjalë për të ruajtur privatësinë e fëmijëve.
    Megjithatë, një detaj që vërehet tek vogëlushët është se dy kanë flokë të kuqe sikurse babai i tyre.
    “Çdo ditë është një histori dashurie”, thuhet në përshkrimin e postimit.

  • Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…

    Vlorë/ Piktura shkëmbore e Lepenicës shpallet në mbrojtje paraprake! Arkeologu: Një dëshmi e rrallë e…

    Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpalli statusin e mbrojtjes paraprake për Shpellën e Shkruar të Lepenicës, si një hap paraprak drejt shpalljes Monument Kulture i Kategorisë së Parë.
    Piktura shkëmbore e “Shpellës së Shkruar të Lepenicës” është një dëshmi e rrallë e artit shkëmbor prehistorik, e vetmja e identifikuar deri më tani në Shqipërinë Jugperëndimore.
    Propozimi u bë mbi bazën e punës së realizuar nga arkeologu Prof. Dr. Muzafer Korkuti, për dokumentimin dhe studimin e pikturës në vitin 1984, si dhe mbi bazën e punës për ridokumentimin e saj, të realizuar nga projekti shqiptaro-spanjoll “Lepenica” bashkëpunim i DRTK Vlorë, Institutit të Arkeologjisë dhe Escola Superior de Conservación e Restauración de BBCC de Galicia, Spanjë. Sipas Akademikut Muzafer Korkuti, piktura shkëmbore e Shpellës së Shkruar në Lepenicë është vepër origjinale me një bazë konceptimi të sajën dhe përfaqëson një stad të caktuar të artit prehistorik, ku përfytyrimi abstrakt i kohës është paraqitur në mënyrë monumentale.
    Piktura është krijim i rrallë i artit neolitik, që me ideogramat e tij dhe me mjetet dhe mënyrën e vet, ka paraqitur një “mesazh” të banorëve të kohës.

  • Xhamia e Gjin Aleksit, në hartën e guidave turistike

    Xhamia e Gjin Aleksit, në hartën e guidave turistike

    Nga Thoma Nika
    Në kilometrin 15 të largësisë midis Sarandës dhe Delvinës, rruga kthen për në fshatin Rusan, ku gjendet Xhamia e Gjin Aleksit. Rrallë ndodh që një fshat të bëhet i njohur, për shkak të famës që ka një objekt kulti fetar. Kjo ka ndodhur me Rusanin, që ka në pjesën hyrëse të tij këtë xhami kaq unike.
    Për historianin dhe studiuesin Halil Shabani dy janë të veçantat e këtij objekti: arkitektura dhe historia e rrallë e pleksjes së tre besimeve, çka e bën atë një kompleks islamik.
    Historia e ndërtimit dhe e emërtimit të kësaj xhamie, me emrin Gjin Aleks, sipas historianit Shabani, çon në një kryeqendër historike, siç është Kamenica dhe kreut të saj historik me emrin Gjon, që i përkiste besimit katolik.
    Në xhaminë e Gjin Aleksit vijnë aplikantë të besimit mysliman nga fshati dhe nga Delvina e periferitë e saj. E kanë kënaqësi të vijnë e të falen në këtë xhami. Edhe se plotësojnë një nevojë shpirtërore të tyre. Por edhe se ky objekt kulti është një ndërtim i rrallë, me vlera unikale, që, pas restaurimit të fundit, janë bërë edhe të dallueshme.
    Këto të veçanta kanë bërë që xhamia e Gjin Aleksit të hyjë në guidat turistike të turistëve vendas dhe të huaj dhe të ketë vizitueshmëri në rritje si atraksion turistik.
    Xhamia e Gjin Aleksit është ndërtuar në fund të shekullit të 16-të, mendohet mbi rrënojat e një kishe dhe që pjesë e kompleksit janë edhe tyrbet e bektashizmit.
    Ky kompleks gëzon statusin “monument kulture i kategorisë së parë”, prej vitit 1963.