Një disk i rrallë me zërin e At Gjergj Fishtës është restauruar. Disku është një ndër kopjet e vetme autentike të mbërritur deri në ditët tona, ku në gjendjen e tij fillestare ishte pamundur për t’u dëgjuar. Drejtori i Muzeut të Forcave të Armatosura, Niko Kotherja, njëkohësisht historian e koleksionist, ka restauruar diskun e rrallë, i cili mban të regjistruar zërin e At Gjergj Fishtës.
Në një postim në Facebook, Kotherja që ka ndarë dhe një foto të diskut të rrallë shprehet dhe për punën që është bërë për restaurimin e tij. Kotherja shprehet se përkushtimi dhe vëmendja më në fund dhanë një rezultat të jashtëzakonshëm. “Kjo që shihni është një ndër kopjet e vetme autentike të diskut mbërritur në ditët tona, ku gjendet i regjistruar zëri origjinal i kolosit të letrave shqipe dhe mendimtarit at Gjergj Fishta, prodhim në pak kopje tirazh i shtëpisë diskografike “His master’s voice”. Në gjendjen fillestare, disku ishte në gjendje të pamundur për t’u dëgjuar, i fragmentarizuar në tri copa të pavarura nga njëra-tjetra dhe me humbje serioze në segmentet, ku ishte dëmtuar, me thyerje. Një panoramë, që sipas të dhënave nga mikroskopi, ishte në skajin e fundit të mundshëm të restaurimit. Pas një pune fort të disiplinuar, duke mundësuar puthitjen e kanaleve nga tri copa në një të vetme e ku lexuesi që kalonte mbi to të mos merrte rrjedhë të gabuar; gjithashtu pas procesit delikat të ngjitjes, Fishta u ringjall përmes zërit të tij. Pas një kohe të gjatë pune, duke respektuar me korrektësi cilësimin e 78 rrotullimeve për minutë, në të dy faqet e diskut në pothuajse 7 minuta, arritëm të dëgjonim me qartësi zërin e kolosit, që reciton dy nga këngët e shkëputura nga kryevepra e tij “Lahuta e malcis””, shprehet Kotherja në reagimin e tij.
Historiani dhe koleksionisti Kotherja thotë më tej se disku, përmbajtja e së cilit është regjistruar në Shkodër, besohet t’i takojë vitit 1937 ose 1938 dhe është i vetmi material zanor deri me sot i at Gjergj Fishtës. Gjergj Fishta (23 tetor 1871 -30 dhjetor 1940), ishte frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptar për çmimin “Nobel” për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.
Tag: rrallë
-

Restaurohet disku i rrallë me zërin e At Gjergj Fishtës, në gjendjen fillestare ishte e pamundur për t’u dëgjuar
-

Ngjarje e rrallë pas 2 viteve luftë dhe mijëra të vrarëve, martohen 54 çifte në Gaza
Të veshur me veshje tradicionale palestineze dhe me kostum, 54 çifte lidhën kurorë në një ceremoni masive martesore në Gazën e shkatërruar nga lufta, e cila përfaqësonte një moment të rrallë shprese pas dy vitesh shkatërrimi, vdekjeje dhe konflikti.
Dasmat janë një pjesë e rëndësishme e kulturës palestineze, të cilat janë bërë jashtëzakonisht të rralla në Gazë gjatë luftës.
Turma të zhurmshme valëvitnin flamuj palestinezë në qytetin jugor të Khan Younis.
Festimet u zhvilluan në qytetin ku masa njerëzish u zhvendosën nga shtëpitë e tyre gjatë luftës dhe u organizuan e u financuan nga një operacion ndihme humanitare në Gazë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përveç mbajtjes së evenimentit, organizata u ofroi çifteve një shumë të vogël parash dhe furnizime të tjera për të filluar jetën e tyre së bashku.
Shumica e 2 milionë banorëve të Gazës janë zhvendosur nga lufta dhe mungesa e ndihmës e shpërthimet në konflikt vazhdojnë të prekin jetën e përditshme të njerëzve.
Për palestinezët, dasmat janë festime që zgjasin një ditë, të cilat shihen si një zgjedhje e rëndësishme sociale dhe ekonomike që përcakton të ardhmen për shumë familje.
Ato përfshijnë valle dhe veprime të tjera të gëzueshme nëpër rrugët e familjeve të mëdha, modele pëlhurash shumëngjyrëshe të veshura nga çifti dhe të dashurit e tyre dhe pjata të mbushura me ushqim.Top Channel
-

Hafsa Zyberi: Rrallë kam pa k’so bukurie… (teksti dhe kënga)
Teksti i këngës ” Rrallë kam pa k’so bukurie” e kënduar nga Hafsa Zyberi
Rrallë kam pa k’so bukuriePor si hana tuj ndriçuGërshetat moj t’paskan hijeÇ’t’i pëlqeva sytë e shkrum
Gërshetat moj t’paskan hijeÇ’t’i pëlqeva sytë e shkrum
Të shikoj me mallëngjim eRashë në zor prej dashunisëDo t’i ruj por si kujtimTiparet e bukurisë
Do t’i ruj por si kujtimTiparet e bukurisë
Deri ditën kur të pashërashë në zor e rashë në hallMoj burbuqe në beharJe e mirë një vajzë e mbarë
Moj burbuqe në beharJe e mirë një vajzë e mbarë.
Këngën mund ta dëgjoni KËTU
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe:
DRITËRO AGOLLI: NA ISHIN DY NJERËZ DIKU NË NJË QYTET, U TAKUAN, U DASHURUAN…
-

Humb jetën 19-vjeçarja, shkak mpiksja e rrallë e gjakut si pasojë e pilulës kontraceptive që përdorte
Një adoleshente ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një mpiksje gjaku, e shkaktuar nga marrja e një pilule kontraceptive.
Sipas britanikes The Sun, Áine Rose Hurst, 19 vjeç, u dërgua në spital pa ndjenja, ndërsa mjekët zbuluan se mpiksja ia ënjti trurin për vdekje.
Áine kishte marrë pilulën kontraceptive që nga viti 2020, ndërsa ndërroi jetë në mars të këtij vitit. Tashmë çështja është hetuar, dhe sipas autoriteteve është dalë në përfundim pasa hetimeve se mpiksja e gjakut i është shkaktuar nga pila e caktuar që po merrte.
Ndërkohë në hetim thuhet se një vit më parë një infermiere i kishte sugjeruar të resë që të ndalonte marrjen e kontraceptivëve pasi kishte vënë re një rritje të tensionit.
Mjeku ligjor i Boltonit, Peter Sigee, tha se ilaçet kishin efekte anësore për “një në 10,000” dhe se Femodette kontribuoi drejtpërdrejt në vdekjen e Áine.
Ai arriti në përfundimin se kjo ishte shkaktuar nga një “ndërlikim i rrallë i ilaçeve të përshkruara siç duhet”.
Një deklaratë nga familja e saj i bëri homazh ‘vajzës më të bukur, më të kujdesshme, më qesharake dhe më të ndjeshme’.
Top Channel
-

Përballja e rrallë europiane, himni Kombëtar dhe koreografia e veçantë
Tej rezultatit 1-0 ndaj Shkëndijes së Tetovës i cili bëhët historik për Dritën në Europë (Conference League), përballja ndër shqiptare e tyre në “Fadil Vokrri” shfaqi anën tjetër madhore të dy tifozerive në shkallë.
Koreografia e dedikuar dhe momenti i këndimit të himit Kombëtar ishin epike.
“Intelektualët” dhe “Ballistët” dhuruan spektakël me koreografitë dhe këngët e tyre, shpesh edhe me një zë, shembull i paparë në ndeshje të tilla evropiane./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Biblioteka Kombëtare hap “Koleksionin e Biblave” ekspozohen 452 botime në shqip
Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin e rrallë me 452 botime biblike, që përfshin vepra të shenjta të autorëve të njohur si Shën Augustini, Martin Lutheri, si dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV deri në XIX.Ekspozita ofron një udhëtim të veçantë në historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, duke ndriçuar përpjekjet e figurave të shquara si Buzuku, Bogdani e Pjetër Budi, deri te autorët e rilindjes kombëtare.Midis veprave të ekspozuara janë katër botime të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri i shenjtë i krishterëve i shkruar me gërma arabe, si dhe një botim i rrallë i vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve. Shumë nga këto botime origjinale janë publikuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës, duke ofruar një pasqyrë të pasur të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore.Ekspozita mund të vizitohet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 20:00, dhe do të qëndrojë e hapur deri më 19 dhjetor, duke u bërë një ngjarje kulturore dhe edukative e rëndësishme për publikun e gjerë.
-

KOLEKSIONI I RRALLË I BIBLAVE/ Udhëtim në historinë e përkthimit të shkrimeve të shenjta në shqip
Biblioteka Kombëtare ka hapur për herë të parë për publikun koleksionin me 452 botime të rralla biblike, mes të cilave vepra të Shën Augustinit, Bibla e Lutherit dhe botime unike që datojnë nga shekulli XV në XIX. Ekspozita ndriçon historinë e përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në shqip dhe mund të vizitohet çdo ditë deri më 19 dhjetor.
Katër vepra të Shën Augustinit, Bibla e famshme e Martin Lutherit, libri I shenjte I të krishterëve I shkruar me gërma arabe dhe një botim I rrallë vitit 1827 me vulën e Bibliotekës së Bushatllinjve.
Këto janë vetëm disa nga 452 botime të rralla pjesë e koleksionit të Biblave që ruhen në Bibliotekën Kombëtare që janë ekspozuar për herë të parë për publikun gjërë.
Një ekspozitë që shndërrohet kështu në një ngjarje sa kulturore aq sa edhe gjuhësore, pasi tregon përjekjen për përkthimin e Shkrimit të Shenjtë në shqip që nga Buzuku, Bogdani e Budi tek figura të ndritura të rilindjes
Një pjesë e mirë botime origjinale, biblat dhe shkrimet biblike datojnë nga mesi i shekullit XV deri në shekullin XIX, dhe janë botuar në qendrat më të njohura të shtypshkrimit të kohës
Këto thesare të Bibliotekës Kombëtare mund ti shihni cdo ditë nga ora 09 00 deri në 20 00 deri më 19 dhjetor -

Diamanti i rrallë blu 9.51 karatësh del në ankand në Gjenevë
Një diamant i rrallë blu 9.51 karatësh pritet të shitet deri në 30 milionë dollarë në ankand
Ankandet e nëntorit në Gjenevë do të shfaqin diamantin 9.51 karatësh “Mellon Blue”, një perlë Fancy Vivid Blue me vlerë deri në 30 milionë dollarë, së bashku me diamantin rozë Gloëing Rose dhe bizhuteritë historike që dikur i përkisnin Napoleonit.
Një diamant i rrallë 9.51 karatësh Fancy Vivid Blue i njohur si “The Mellon Blue” do të jetë në krye të ankandit të Christie’s në Gjenevë më 11 nëntor, me një çmim shitjeje të vlerësuar prej 20-30 milionë dollarësh.
Dikur në pronësi të trashëgimtares amerikane dhe ikonës së stilit Bunny Mellon, perla në formë dardhe konsiderohet si një nga diamantet më të mira blu të vlerësuara ndonjëherë.
Sotheby’s do të pasojë me shitjen e diamantit rozë 10 karatësh “Gloëing Rose” dhe bizhuterive mbretërore të lidhura me Napoleonin, duke shënuar një nga ankandet luksoze më prestigjioze të vitit në Evropë. -

E rrallë në Vlorë/ Vlonjati kap peshkaqenin, e merr në krahë dhe e çon në shtëpi
Një peshkatar në Vlorë ka arritur të kapë një peshk të llojit ton në ujërat e gjirit të qytetit.
Sipas dëshmitarëve, peshkatari e ka vrare peshkun, i cili peshonte rreth 20 kilogramë, me shtizë, një mënyrë jo shumë e zakonshme për këtë zonë.
Pas kapjes, ai është parë teksa e mbante peshkun në krah dhe kalonte përgjatë shëtitores së Vlorës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve.
Peshku ton është një specie që rrallëherë gjendet në gjirin e Vlorës, çka e bën këtë kapje mjaft të veçantë për peshkatarin dhe për zonën.
