Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës, nipi i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, ka lënë për disa për disa orë qelitë e paraburgimjt.
Burime pranë burgjeve bënë me dije për A2 se Rraja është lejuar të vizitojë nënën e tij, që ndodhet gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Lëvizja e tij është bërë në masa të forta sigurie. Rraja qëndron në paraburgim prej vitit 2023 si i dyshuar i SPAK në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja në nëntor 2019.
Tag: rraja
-

Ramazan Rraja lë paraburgimin, zbulohet arsyeja
-

Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja/ Nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja: Shkak sëmundja e…
Lë përkohësisht qelinë e paraburgimit në Fushë-Krujë, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja.
Raportohet se arsyeja e daljes nga burgu e Rrajës është shëndeti i nënës së tij, që mësohet është përkeqësuar. Mësohet se Ramazan Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij ka qenë shumë shkurt, rreth 40 minuta.
Ramazan Rraja ndodhet në burg, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja. -

DOSJA- Edhe Ramazan Rraja në grup! Bisedat me Artur Hoxhosmanin: Na kanë spiunu! Misteri i “BigX” dhe Hawala
Artur Hoxhosmani dhe Ramazan Rraja
TIRANË- Detaje të reja zbulohen nga dosja e grupit të goditur nga SPAK që kontrabandonte drogë nga vendet e Amerikës Latine për në Bashkimin Europian. Ajo që bie në sy nga bisedat që ka zbardhur Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është fakti se në grup dhe në trafik është i përfshirë edhe Ramazan Rraja. Ky i fundit, në aplikacionin “SkyECC” ka kodin JU6RE9 dhe gjithë kohës ka komunikime me Artur Hoxhosmanin, i cili mban kodin VRHDIV. Të dy bashkë më datë 29.10.2020, konfirmojnë se sasia e lëndës narkotike e cila është sekuestruar nga policia në Rotterdam të Mbretërisë së Holandës është porositur dhe financuar prej tyre. Të hetuarit shprehin mërzinë për kapjen e lëndës narkotike dhe dyshimin se personi i paidentifikuar me pseudonimin “Big X” ka spiunuar për kapjen e lëndës. Por se kush është ky person, nuk e zbulojnë për asnjë moment. Në gjithë bisedën, Rraja shfaqet shumë i revoltuar.
JU6RE9: Paska ra puna vlla, e jona në Rotterdam. Mere pak atë në BE vlla. Fol pak me të si ka mundësi vlla? Pyet njëherë atje si ka qenë puna? Ca mendo vlla? Ja sa të shkoj ke shpia se kam videon. Kemi si marrim noj info. Do ia ** ******. Maje mend ca do i boj. Po s’ja kam spiunu dhe unë punën **** se e ka rrugës. Mka ik truni aty i kisha krejt shpresat. Tallesh ti. I ka thon srz. Tani. Ok se merrem un
Në këtë rast, droga gjithsej 1435 pako me peshë neto 1484,07 kg është kapur në Rotterdam-Holandë. Kokaina ishte fshehur në ngarkesë me thasë kokrra kakaoje dhe kishte “pronarë”: Artur dhe Klevis Hoxhosmanin; Ramazan Rrajën dhe një person të paidentifikuar, përdorues i pin “6FJMOR”.
Por çfarë thoshte “BigX” për drogën e kapur?
BigX66N: Po vlla po ty tkan thon dje do te thot qe ato e kan dit qe dje. Vllai mos u fikso kot mu mtha i shok qe i njef por hypjen direkt e njifni ju. Mos u kap kot. Mase kan dash lajmin me ju dhon vlla. Dhe me ta thon dje prap lajmin do kerkoje. Se di vlla jo por ai qe mtha mu rrin me ato nazmi ato ca jan anej.
Më pas, Ramazan Rraja flet me “CU6FFO”, i identifikuar në përdorim të shtetasit Gëzim Bakalli (alias Shkëmbim Cërmanji), i afërmi i Rrajës, të cilit i konfirmon se lënda narkotike ishte kapur. Një tjetër detaj nga dosja është edhe mënyra e pagesës për këto sasi lëndësh narkotike që vinin drejt BE-së. Brenda ka foto të kartëmonedhës të dollarit amerikan me shënimet e vlerave të kaluar me transferta duke përdorur sistemin e njohur “Hawala”.
Haëala, është një term me origjinë arabe, që nënkupton transferim ose besim. Ajo nënkupton një metodë joformale të transferimit të parave pa i lëvizur ato fizikisht nga një shtet në tjetrin. Është një metodë që ka në bazë persona të ndryshëm që funksionojnë si huadhënës, dhe është një taktikë e përdorur gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë dhe që së mundmi është “përqafuar” edhe nga grupet e drogës. Tek ato shqiptare, SPAK ka gjetur disa raste përdorimi. -

Gjyqi për atentatin, paraqitet për të dëshmuar ish-prokurori Arjan Ndoji: Dua të di, kujt ia kam borxh?
Arjan Ndoja
TIRANË- Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji është paraqitur për të dëshmuar lidhur me atentatin që i bënë në vitin 2019. Sot, ai po jep dëshminë e tij në seancën që po mbahet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Për të dëshmuar është thirrur edhe Halit Valteri, ish-deputeti, i cili disa vite më parë publikoi një video për atentatin.
Në fjalën e tij në gjyq, ish-prokurori, tashmë i zgjedhur deputet nga radhët e Partisë Demokratike, është shprehur: Në makinë me mua ishte shoferi im, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi. Nuk kam pasur asnjë problematikë që dikush të më bënte atentati. Dua të di shkakun, kujt ia kam borxh? Plaurent Dervishajn e kam takuar vetëm një herë, ndërsa Julian Meçes i njoh vetëm babanë.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për 5 persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës. Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg.Kush është Arjan Ndoj?
Arjan Ndoji është një ish-prokuror drejtues i akuzës në Durrës, i cili u shkarkua nga procesi i Vetingut për kontakte të papërshtatshme me krimin dhe mungesë aftësish profesionale. Por Ndoji në vitin 2019 i shpëtoi një atenati me armë zjarri, ku vetë mbeti i plagosur kurse shoferi u vra ndërkohë që udhëtonte sëbashku me një nga eksponentët e krimit, “Rumin e Shijakut”.
Arjan Ndoj, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës në 1 nëntor 2019. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Arjan Ndoji në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./ZËRI -

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Halit Valteri thirret për të dëshmuar në SPAK
Halit Valteri
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Halit Valteri është thirrur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dëshmitar në procesin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes. Valteri do të dëshmojë në procesin për atentatin ndaj ish-prokurorit të Durrësit (tashmë i zgjedhur deputet në qarkun e Durrësit), Arjan Ndoja më 1 nëntor 2019.
Në vitin 2019, kur edhe ndodhi atentati, Valteri bëri disa deklarata dhe ka publikuar pamjet.
Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur dënimet për pesë persona të akuzuar për atentatin e 2019-ës ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, të njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Shoferi i Ndojës, Andi Maloku, mbeti i vrarë gjatë sulmit.
Ndër të dënuarit është Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, i cili u dënua me 6 vite burg. Genti Ndërjaku mori një dënim prej 5.4 vite, ndërsa Bashkim Haxhia dhe Endrit Sinani u dënuan me nga 4.8 vite secili. Julian Pjetri u dënua me 4.4 vite heqje lirie. Për këtë ngjarje, Redjan Rraja, një tjetër nip i ish-deputetit Rrahman Rraja, është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa Ariol Halili është dënuar me 35 vite burg.
Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja që me manovrat e tij i shpëtoi jetën ‘shefit’ gjatë atentatit të datës 1 nëntor, ndërroi jetë një javë pas ngjarjes në spitalin e Traumës. Maloku mori dy plumba, një në shtyllë kurrizore dhe një në kraharor teksa mundohej të nxirrte makinën nga rruga, ditën e që Ndoja u sulmua nga dy kallashnikovë pranë mbikalimit të Shkozetit. I plagosur mbeti edhe Landi Muharremi (Rrumi i Shijakut), i cili ndodhej në të njëjtin automjet./ZËRI -

I dënuar me burgim përjetë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Redjan Rrajës kundër vendimit të datës 1.11.2022 të GJKKO. Rraja është dënuar me burgim të përjetshëm nga Apeli i GJKKO për atentatin e ndodhur në 1 Nëntor të 2019 tek mbikalimi i Shkozetit, ku objektiv ishin ish-prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi i Shijakut”, të cilët mbeten të plagosur, dhe humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Redjan Rraja për veprën penale “Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të viktimës Arjan Ndoja, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 79/a e 22, në lidhje me nenet 28, pika 4 dhe 334, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 35 (tridhjetë e pesë) vjet burgim”, thuhet në vendimin e gjykatës. Kujtojmë se për këtë çështje është dënuar me 35 vite burg edhe Arjol Halilaj, ndërsa në GJKKO po gjykohen edhe 9 persona si anëtarë të grupit që ndër vite kishin planifikuar 3 herë vrasjen e Arjan Ndojës, mes të cilëve porositësi Plaurent Dervishaj dhe Ramazan Rraja. Në kuadër të këtij procesi, Rrajës i janë sekuzestruar edhe pasuritë të cilat sipas SPAK ishin vendosur nëpërmjet veprimtarive kriminale.
Pasuritë e konfiskuara:
1. Një njësi me sipërfaqe 30 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;2. Një njësi me sipërfaqe 76 m², në emër të shtetasit Redjan Rraja;3. Një njësi me sipërfaqe 127.5 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;4. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marsela Çiça;5. Një njësi me sipërfaqe 18.09 m², në emër të shtetases Marslea Çiça;6. Një automjet në pronësi të shtetasit Redjan Rraja;7. Një automjet në pronësi të shtetases Kejvina Kthella;8. Një orë dore (Rolex).