Tag: rozanës

  • Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

    Përplasje e fortë mes Nedës dhe Rozanës, opinionistja: Të kam shpëtuar fytyrën, je e dhunshme

    Showbiz E Diel, 27 Prill 2025 00:17
    Një nga situatat më të forta në këtë post ”Big Brother Albania Vip 4”, u pa në përballjen mes Nedës dhe Rozanës.
    Neda: Egli ka hyrë natën e statuseve. Mashtrimet e Rozanës.

    Rozana: Neda pse nuk më lë ta përfundoj. Neda dhe Egli janë takuar përpara se Egli të hynte. Pash një video që Neda ishte shqetësuar.
    Neda: Lëri manipulimet dhe gënjeshtrat.
    Rozana: Neda ishte shqetësuar, sikur e kisha aksidentuar unë atë ditë që kishte ardhur në BBV. Fakti që ti je mirë pas 13 vitesh dhe unë nuk të kam sulmuar… Ti qesh me budallallëqet e tua.
    Neda: Jo po qesh se je qesharake. Vetëm për mua dhe Gerta Gixharin ngrihesh në këmbë ti. Ulu qetësohu dhe flasim. Kjo është një manipulim. Çdo gjë që ti nxjerr nga goja gënjeshtra dhe mashtrime. Statuset kanë dalë kur unë kam qenë në shtëpinë e BBV. E di që ke mllef dhe urrejtje. Ti nuk ke shanse të më shtypësh, zero. Një njeri i shëndetshëm nga mendja dhe normal shpirtërisht nuk urren. Vajzat që nuk i njeh, i sheh nga televizori dhe urren.
    Rozana: Nuk erdhe të kërkosh falje për imazhin që më ke prishur. Ti duhet të jesh shumë e kundesshme kur flet me mua.
    Neda: Se po na bën kështu, do të të them unë ty një sekret, natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam mbajtur në kurriz. Atë natë të kam shpëtuar fytyrën pikërisht me atë sjellje. Ti meritoje të të thoja se je përsëritëse në dhunë, agresive… që ty mos të të ndikonte finalja.
     

  • Nga poezia prekëse e babait tek përqafimi me motrën, supriza me emocione të forta për Rozanën

    Nga poezia prekëse e babait tek përqafimi me motrën, supriza me emocione të forta për Rozanën

    Showbiz E Shtunë, 19 Prill 2025 23:58
    Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndjesi të forta, Rozana Radi u përball me një surprizë. Në një atmosferë të qetë dhe intime, Rozanës iu transmetuan disa imazhe të realizuara me kujdes, ku ajo dhe babai i saj i ndjerë shfaqeshin së bashku në mënyrë artistike ashtu siç mund t’i kishte parë në ëndrrat e saj më të thella.
    Imazhet përshkruanin skena të ngrohta e plot dashuri mes vajzës dhe të atit, të krijuara për të dhënë ndjesinë e pranisë së tij shpirtërore. Ndërsa në sfond dëgjohej një poezi prekëse që babai i saj ia kishte lënë me dedikim Rozanës, emocioni u bë i papërmbajtshëm.

    Por surprizat nuk përfunduan aty. Pak çaste më vonë, një kor i përbërë nga artistë të rinj interpretoi dy këngë të fuqishme dhe simbolike për jetën dhe dashurinë-“Të dua ty” nga Soni Malaj dhe “Thërrime dashurie” nga Marsela Çibukaj, të cilat shtuan edhe më shumë emocionin e skenës.
    Në skenë hyri motra e saj, Andeta Radi. Takimi mes tyre ishte plot mall, lot dhe përqafime. Rozana, e përfshirë nga emocioni, i kërkoi falje për gjërat që s’kishte mundur t’i bënte dhe për kohët kur ndoshta nuk kishte qenë aq e pranishme sa do të donte.

  • Finalisti i tretë i BBVIP 4, Gjesti i bashkohet Rozanës dhe Laertiti në garën për Çmimin e Madh

    Finalisti i tretë i BBVIP 4, Gjesti i bashkohet Rozanës dhe Laertiti në garën për Çmimin e Madh

    Gjesti është finalisti i tretë i Big Brother VIP 4.

    Ai i bashkohet kështu Rozanës dhe Laertiti në garën për Çmimin e Madh, më 19 prill.

    Gjesti ishte në garë me Gertën, Eglin, Loredanën dhe Jozin, me njërin prej tyre që do të bëhet finalisti i fundit.

  • “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që

    “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që

    Çerekfinalja e Big Brother VIP 4 nisi me debatet në shtëpi pas përzgjedhjes nga publiku si finaliste të parë Rozana Radin.
    Egli e quajti një rastësi të keqe shfaqjen e linjës së jetës së Rozanës dhe më pas fitoren ‘kokë më kokë’ me Gertën si finalistja e parë.
    Egli: Kam të drejtë të përmend këtë paralelizimin e linjave të jetës, i jepet, pastaj shkon ‘kokë më kokë’ finalist dhe e fiton, në primen e radhës, jepet kokë më kokë…(nënkupton Laertin).
     
    Ledion Liço: Kush e votoi Rozanën?
     
    Egli: Ne e votuam.
     
    Ledion Liço: Në momentin që ndërhyni i prishni punë vetes suaj (i drejtohet Rozanës dhe Laertit).
     
    Egli: Kur ti tregon linjën e jetës ke qenë brenda kësaj shtëpie, shumëçka e ke prekur brenda, është një favor që për ironi të fatit u ka rastisur këtyre dy konkurrentëve, ka të bëjë me punën e empatisë së publikut.
     
    Rozana: Më tha fitoje siç i ke fituar edhe festivalet. Atë festival që unë e familja jote…
    Egli: Familja ime s’të ka votuar, ishte e lumtur se të mbante mend
    Rozana: Ti del jashtë vjen dhe kujtohesh që të kanë bërë keq. Vjen dhe thua historia ime dhe e Gjestit ka bërë bujë jashtë, je gënjeshtare, mund të ma bëni karrierën pis, unë s’ta uroj që të kesh jetën time, me lot i kam larë rrugët e jetës sime.
    Egli: Sa i përket pjesës së çmimeve, qëkur kanë ardhur si Rozana, si Laerti kanë numëruar se sa çmime kanë fituar jashtë shtëpisë.

  • “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që të kesh jetën time

    “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që të kesh jetën time

    Çerekfinalja e Big Brother VIP 4 nisi me debatet në shtëpi pas përzgjedhjes nga publiku si finaliste të parë Rozana Radin.

    Egli e quajti një rastësi të keqe shfaqjen e linjës së jetës së Rozanës dhe më pas fitoren ‘kokë më kokë’ me Gertën si finalistja e parë.

    Egli: Kam të drejtë të përmend këtë paralelizimin e linjave të jetës, i jepet, pastaj shkon ‘kokë më kokë’ finalist dhe e fiton, në primen e radhës, jepet kokë më kokë…(nënkupton Laertin).

    Ledion Liço: Kush e votoi Rozanën?

    Egli: Ne e votuam.

    Ledion Liço: Në momentin që ndërhyni i prishni punë vetes suaj (i drejtohet Rozanës dhe Laertit).

    Egli: Kur ti tregon linjën e jetës ke qenë brenda kësaj shtëpie, shumëçka e ke prekur brenda, është një favor që për ironi të fatit u ka rastisur këtyre dy konkurrentëve, ka të bëjë me punën e empatisë së publikut.

    Rozana: Më tha fitoje siç i ke fituar edhe festivalet. Atë festival që unë e familja jote…

    Egli: Familja ime s’të ka votuar, ishte e lumtur se të mbante mend

    Rozana: Ti del jashtë vjen dhe kujtohesh që të kanë bërë keq. Vjen dhe thua historia ime dhe e Gjestit ka bërë bujë jashtë, je gënjeshtare, mund të ma bëni karrierën pis, unë s’ta uroj që të kesh jetën time, me lot i kam larë rrugët e jetës sime.

    Egli: Sa i përket pjesës së çmimeve, qëkur kanë ardhur si Rozana, si Laerti kanë numëruar se sa çmime kanë fituar jashtë shtëpisë.

  • Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV

    Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV

    Publiku ka vendosur që finalistja e parë e BBV të jetë Rozana.

    Rozana ishte në një televotim ‘kokë më kokë’ me Gertën, ku vetme njëra prej tyre mund të shkonte në finalen e Big Brother Albania VIP 4.

    Ndërkohë banorët e tjerë do duhet të luftojnë për një vend në filane.

    Finalja e madhe e BBV do të jetë më 19 prill.

  • Egli përplaset ashpër me Rozanën: Ti do që un të ndihem xheloze për ty

    Egli përplaset ashpër me Rozanën: Ti do që un të ndihem xheloze për ty

    Vijojnë debatet e forta mes Rozanës dhe Eglit, ku i përfshirë është dhe Gjesti. Egli pretendon se Rozana po tenton që ta nxjerrë arë xheloze në sy të publikut.
    Rozana: Këtu historinë e partnerit e kam sjellë me një letër. Ku e di Gjesti sa herë hy e dalë unë në shtëpi. Unë jam një grua që marr vendime vet në jetë. Është një dashuri shumë e madhe, me ulje ngritjet tona, uroj të gjesh dhe ti një dashuri të tillë. Egli nuk sulmon Gjestin se e do dhe do faktorizohet në lojë dhe do më sulmojë mua.

    Egli: Ti vetëm përdor ato që dëgjon poshtë e lart, kur t’i bëjnë ty nuk të vjen mirë. Kur i bën ti, bën lojën tënde. Qasjen e Rozanës e kam kuptuar në disa pika, që në primen e parë kur më spostoi kur isha ulur. Gjesti ka ardhur në shtëpi, kanë pasur një hedhje të dy në pishinë. Rozana donte të me nxirrte mua xheloze për Gjestin. Këtë lojë e bën me djemtë e shtëpisë, donte ta bënte edhe për mua. Rozana sjell në këtë shtëpi fjalën posesive në një bisedë me djalin që pëlqeja. Është sa dyfishi im me moshë dhe vazhdon t’i shkruajë partnerit që është posesive. Nuk kam xhelozi, ajo ka dashur të më bëjë mua pis.
    Rozana: Je mashtruese kalibri.
    Egli: Ti je provokatore, në mes të debatit përmend mamin babin, kthen të pasmet, kjo je ti
    Rozana: Nuk ja kam përmendur prindërit. Më ka thënë ke moshën e mamit tim. Egli është xheloze për këdo.

  • VIDEO/ Gjesti-Rozanës: Mos më ndjek, ti do vëmendje nga unë

    VIDEO/ Gjesti-Rozanës: Mos më ndjek, ti do vëmendje nga unë

    Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 17:23
    Krisja e miqësisë mes Gjestit dhe Rozanës vijon që të shkaktojë debate. Është Gjesti që ia ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron që ta ndjekë më nga pas. Ai i thotë se po e bezdis dhe duhet ta kuptojë që të mos e ndjekë kudo që lëviz ai. ”Shpirtin më ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”, tha ai.

  • Plas keq mes Gjestit dhe Rozanës: As mirëmëngjes mos më thuaj…

    Plas keq mes Gjestit dhe Rozanës: As mirëmëngjes mos më thuaj…

    Miqësia mes Gjestit dhe Rozanës ka kaluar në një fazë krize, duke u shndërruar në rivalitet për shkak të lojës dhe çmimit të madh në “Big Brother VIP 4”.
    Pasi u bën miq dhe kalonin mjaft kohë të bukur në shoqërinë e njëri-tjetrit, situata ka ndryshuar dhe Gjesti i ka bërë me dije këngëtares se nuk dëshiron ta ndjekë më nga pas.
    Në një moment, ai i ka thënë Rozanës se po e bezdis dhe duhet të kuptojë që nuk duhet ta ndjekë kudo që ai shkon. Gjesti është shprehur se:
    “Shpirtin ma ke lodhur o vëlla. Kështu edhe kur më erdhi ish-femra të kam lënë. Vdes për vëmendje. Mos më hajde pas, këto gjëra i bën veç me i përdor, për vëmendje, ti nuk më do mua. Mos më thuaj më ke xhan kur nuk më do”.
    Ai shtoi më tej:
    “Mos mi përdor gjërat. As mirëmëngjesi mos më thuaj. Të kam thënë mos më hajde pas”.
    Nga ana e saj, Rozana e kundërshtoi këtë qëndrim dhe i hodhi poshtë akuzat, duke i dhënë përgjigje të gjitha këtyre komenteve. Tensionet mes tyre janë rritur, duke i shtuar më shumë dinamizëm lojës.