Tag: rozana

  • Gjesti sherr me Rozanën: Femrat i ke kapur për flokësh për të dashur

    Gjesti sherr me Rozanën: Femrat i ke kapur për flokësh për të dashur

    Showbiz E Enjte, 27 Mars 2025 15:10
    Gjesti dhe Rozana kanë debatuar ashpër. Ata tashmë janë kthyer në rivalë të njëri-tjetrit dhe nuk po kursehen aspak në fjalor.
    Gjesti i është drejtuar Rozanës, duke i thënë se do nxjerrë informacione nga jashtë. Ai ia bën me dije se Rozana është kapur flokësh me femra për të dashur.

    ”A do informacione nga jashtë. Ti je kap për flokësh me femra, jeni kapur për të dashur çka keni pasur aty edhe kaq natën e mirë. Të gjithë e kanë parë”, iu drejtua ai.

  • Na mashtruan të gjithëve/ Del fotoja familjare e Laert Vasilit dhe Rozana Radit, ja çfarë i lidh dy banorët e BBVA

    Na mashtruan të gjithëve/ Del fotoja familjare e Laert Vasilit dhe Rozana Radit, ja çfarë i lidh dy banorët e BBVA

    Fotoja ku Rozana Radi pozonte me Laertin dhe nënën e tij, para shumë vitesh, bashkë me priftin e njohur që u fut në Big Brother gjatë lojës së ‘mos reagimeve’, menjehere u interpretua si shenje e faktit se miqësia mes dy aktorëve është jo vetëm e konsoliduar, por edhe shumë e hershme.

    Fotoja ‘rrëzon’ debatet gjoja të ashpra mes dy banorëve të shtëpisë, aq sa publiku mendon se janë vetëm një shfaqje për t’u treguar të tjerëve që aktorët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
    Madje shpesh herë ata kanë thënë që ‘ne nuk jemi miq’, apo ‘vetëm dy herë kemi pirë kafe.
    Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-banori Xumi, i cili shkruan në një postim mbi foto, se ka folur shpesh mbi këtë fakt kur ishte pjesë e shtëpisë:
    “Kur unë thoja jeni ‘pallat pa shkallë’, s’më dëgjonte njeri…2 herë kemi pirë kafe, njëra thotë ‘s’kam shtëpi’, tjetri thotë do më marrë banka shtëpinë. Populli nuk ha më bar, nuk manipulojmë dot, as të gënjejmë. Gjithsesi, sagapao”, përfundon Xumi i indinjuar.

  • Elton Tozaj zbulon sekretin e Rozanës dhe Laertit: Janë të dy…

    Elton Tozaj zbulon sekretin e Rozanës dhe Laertit: Janë të dy…

    I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Elton Tozaj, për të komentuar mbi ngjarjet në “Big Brother VIP 4”.
    Si i komenton ai disa nga situatat e fundit e ndodhura në shtëpi?
    Elton Tozaj foli nëse ka apo jo aleancë të fshehur mes Rozana Radit dhe Laert Vasilit.
    “Jo. Laerti është munduar ta kontaktojë… Andeta (Radi) më fal që po e them, por do e them, edhe pse nuk e kishim lënë kështu. Me Andetën kemi qenë deri ditën e fundit që e kemi çuar Rozanën në hotel. Aty kemi takuar dhe Marinin, shokun e ngushtë të Laertit. Kur Rozana ka bërë klipin, ne kemi shkuar në një piceri që kemi ngrënë menjëherë pas kësaj. Aty është kontaktuar për herë të parë nga Laerti. Nuk ka folur Rozana, ka folur Andeta, kam qenë aty prezent. I ka thënë që ‘do fus Rozanën, kemi bërë klipin, por nuk e kemi vendosur, gjithsesi do flasim’. Dhe që atë ditë nuk është folur më mes të dyve. Nuk është se kanë pasur ndonjë komunikim të përditshëm, është reale ajo që thotë Rozi. Edhe një foto që doli me të ëmën, me të motrën dhe me atë priftin në Elbasan, është një fakt që Rozi e ka thënë brenda në shtëpi kur ai ka ardhur. Nuk ka një pakt mes tyre. Ndoshta ngaqë janë të dy aktorë, kanë këtë kiminë njëri me tjetrin që arrijnë të merren vesh dhe me sy, prandaj njerëzit apo banorët mund ta mendojnë këtë gjë. Ose është një shkak për të pasur debat brenda në shtëpi, sepse unë shikoj që sa herë fillon e mungon debati, i rikthehen po të njëjtës temë” tha ai.