Tag: rozana

  • Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?

    Rozana vendos Eglin përballë Laertit, kush do të jetë finalisti i dytë i Big Brother Albania VIP 4?

    Finalistja e parë e edicionit BBV 4, Rozanës iu dha mundësia nga ‘Vëllai i Madh’, të zgjidhte emrat e dy banorëve që do të përballen me njëri-tjetrin për t’u bërë finalisti/ja e dytë.

    Ajo zgjodhi Eglin dhe Laertin.

    “Emri i parë është i Eglit, për dinamikën që ka sjellë në shtëpi, raportin me Gjestin. Sigurisht nuk do mungonte emri i Eglit në këtë përzgjedhje.

    Emri i dytë nuk është Gjesti, nuk do e bëj kurërë. Për mendimin tim Gjesti është finalist, që nuk do vendosja kundër Eglit. Emri i dytë është Laerti.

    Këta janë emrat që unë kam dëshirë ti shoh në përballje për finalistin e dytë”, u shpreh Rozana.

  • Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV

    Mes Gertës dhe Rozanës, ja kush është finalistja e parë e BBV

    Publiku ka vendosur që finalistja e parë e BBV të jetë Rozana.

    Rozana ishte në një televotim ‘kokë më kokë’ me Gertën, ku vetme njëra prej tyre mund të shkonte në finalen e Big Brother Albania VIP 4.

    Ndërkohë banorët e tjerë do duhet të luftojnë për një vend në filane.

    Finalja e madhe e BBV do të jetë më 19 prill.

  • Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill

    Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill

    Rozana dhe Gerta janë dy banoret që sot janë përballë njëra-tjetrës, në një televotim që do të përcaktojë cila do të jetë finalistja e parë.

    Në hapje të spektaklit, Rozana u shpreh se ka qenë një rrugëtim i gjatë, i mbushur me shumë emocione. Nga ana tjetër, Gerta u shpreh se do luftojë deri në fund pasi betja e saj mbaron më 19 prill.

    Rozana: Jemi në ethe, ka qenë një rrugëtim i gjatë, shumë i bukur, me lot, me të qara, me të shara, me perplasje. Tani arrijmë afër fundit dhe rrethi ngushtohet…

    Gerta: Emocionet i kam si çdo prime, ndoshta në momentin kur do përballem me përgjigjen si finalisten e parë… Si do që të jetë vendimi, do vijoj betejën time sepse ajo mbyllet më 19 prill.

  • “Në sytë e tij jam si gjithë banorët e tjerë”/ Rozana shkak për “krisjen” mes Eglit dhe Gjestit: Është xheloze…

    “Në sytë e tij jam si gjithë banorët e tjerë”/ Rozana shkak për “krisjen” mes Eglit dhe Gjestit: Është xheloze…

    Egli: Ka momente që specifike e kam ndjerë që unë në sytë e tij jam si gjithë të tjerët. E di lojën e tij dhe nuk kam rënë pre. Unë nuk kam dashur të bëj lojëra me Rozanën më.

    Gjesti: Unë nuk kam asgjë me Rozanën. Me Eglin raporti është më i afërt se me banorët e tjerë. Unë nuk dua të kthehem kundër. Ato që thotë nuk janë të vërteta, kam nisur duke i bërtitur. Nuk dua të arrijë në pikën ku kemi qenë.

    Rozana: Në shtëpi kemi ngelur shumë pak, nëse do të heqim dorë nga lojërat, nga debatet dhe gjithë të tjerat, i bie të dalim të gjithë nga kjo shtëpi dhe ta mbyllim këtu. Tani nuk do presim të na japë Egli leje, të qeshim kur do Egli. Egli i këkron llogari sikur e ka partner. Le të marrim çantat ne të tjerat dhe të ikim.

    Egli: Sa herë që na sheh duke bërë të dy bashkë ti afrohesh.

    Rozana: Është xheloze kur na sheh bashkë. Mblidhe mendjen dhe kutjohu që këtu ëhstënjë lojë, sikur the që do vije të luaje. Gjesti iskur ka arhdur me bahskëhsorten këtu dhe nuk bën dot asgjë pa pyetur bahskëhsorten. Na ke lodhur.

  • “Nuk e çan kokën për pasojat”/ Opinionistët komentojnë debatin mes Eglit dhe Gjestit: Do vëmendjen për vete

    “Nuk e çan kokën për pasojat”/ Opinionistët komentojnë debatin mes Eglit dhe Gjestit: Do vëmendjen për vete

    Neda Balluku: Egli ka gojë të flasë sepse kur Gjesti i kërkon të bëjë dashuri, kush do flasë tjetër. Unë mendoj që keni kohë edhe për t’u dashur.

    Gjesti: Unë dua të jem me Eglin por kam frikë se mos shkojmë në gjendjen ku ishim. Dua të jemi siç dua unë, por dhe siç do Egli.

    Neda Balluku: Gjesti si natyrë je shumë spontan. I jepesh momentit. Do të bësh lojëra dhe nuk çan kokë për pasojat, por ki parasysh që aty pranë ke një vajzë që i mendon gjërat. Nga një anë i thua nuk dua të bëj lojëra dhe pastaj dua të bëj dashuri. Egli është njeri i komplikuar, është njeri që do t’i futet thellë gjërave. Unë mendoj që ti duhet të tregohesh më shumë koherent si mashkull dhe si partner vetëm se ajo vajza të ka përzgjedhur.

    Arbër Hajdari: Në këtë situatë nuk ka faj as Gjesti, as Rozana. Në këtë rast, Rozana dhe Gjesti kanë mbajtur qëndrim ndaj njëri-tjetrit. Këtë të Eglit e shoh më shumë si një pretekst për të vijuar dhe për të thënë se Egli ka një xhelozi që nuk përtyp dot nga marrëdhënia Rozana- Gjesti. Egli nuk do që Rozana dhe Gjesti të kenë territor vëmendjeje dhe do që ta ketë për vetë këtë territor jashtë.

    Egli: Patjetër që mund të ndikojë pak fakti i të gjithë atyre dy muajve që kjo marrëdhënie, kj otreshe ka ndikuar në gjendjen time hde mudn të kthejë ngjarje të të kaluarës. Kjo ma bën skeptike. Kam heshtur që Gejsti të mos ndihet keq. Po bëj atë që muam ë bën të ndihem mirë, po i them gjërat me zë të lartë tani.

  • Gerta apo Rozana, cila do jetë finalistja e parë? Ku mund të ndiqni sot “Big Brother Vip”

    Gerta apo Rozana, cila do jetë finalistja e parë? Ku mund të ndiqni sot “Big Brother Vip”

    Teksa kanë mbetur vetëm dy javë para finales së madhe, 9 banorë kërkojnë të sigurojnë një biletë “të artë”.

    Finalisti i parë pritet të shpallet mbrëmjen e sotme, teksa Gerta dhe Rozana janë përballë njëra-tjetrës. Cila do të jetë “fitimtarja”?

    Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur një surprizë emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

  • Egli largohet nga intervista në “BB Radio” prej sjelljes së Gjestit? Çfarë ndodhi mes tyre?

    Egli largohet nga intervista në “BB Radio” prej sjelljes së Gjestit? Çfarë ndodhi mes tyre?

    Më pas vëmendja shkoi tek Gerta, e cila u pyet se si ndihej në këtë javë që ndodhet në nominim kokë më kokë për finale me Rozana Radin. Dhe gjithashtu nëse e sheh veten si finalistja e parë e edicionit. Përgjigja e saj ishte:
    Këtë nuk e them dot… unë e shikoj veten përpara Rozanës. Për të gjithë atë çka kam dhënë në shtëpi. Si një lojtare pak ngacmuese, por kam qenë e drejtë, nuk kam bërë skema. E mirë e keqe, me gjithë situatat e mia, ku jam sulmuar shumë dhe nga banorët e shtëpisë… Më kanë sulmuar për profesionin, ka qenë Rozana. Më kanë sulmuar tek familja, sërish Rozana kjo… më bënte presion.
    Biseda ka vijuar më pas tek Egli, e cila është pyetur nëse ka patur një strategji në lojën e saj. Banorja është shprehur se:
    Biseda ime e parë, ka qenë nga frika për të hyrë… Se e kam marrë ftesën dhe në vite të tjera. Këtë vit kisha një thirrje, thashë pse jo, hapja derën një mundësie të re. Autoren e pyeta çfarë të bëj unë aty?!
    Ajo pohoi se i është thënë që të jetë vetëvetja dhe ashtu ka vepruar. Duke nënkuptuar që nuk ka bërë asnjë lojë apo strategji. Nuk kam qenë personi që ndiqte “Big Brother” 24h. Në atë moment, Gjesti ka ndërhyrë duke i kujtuar se i është bërë vetëm një pyetje e thjeshtë, duke treguar se Egli po zgjatej shumë me përgjigjen e saj.
    Banorja iu drejtua duke i thënë se ishte një moderator i pasjellshëm dhe se u ndje e ofenduar nga reagimi i tij. Kështu ajo vendosi të largohej nga intervista.
    “Kjo është hera e dytë që me ke ofenduar në një intervistë, me gjithë respektin për Top Albania Radio dua të largohem, sepse një herë e kam bërë gabimin… Ishte përgjigja e parë që dhashë që kur jam ulur dhe më ndërpreve pa respekt, nuk ta lejoj”

  • Jozi për Gertën: I duket vetja luaneshë, kur del para pasqyre bën ‘mjau’

    Jozi për Gertën: I duket vetja luaneshë, kur del para pasqyre bën ‘mjau’

    “Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të enjte me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00. Banorët e shtëpisë janë ndarë në tre grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.
    Në pjesën e parë moderatorë kanë qenë Laerti dhe Rozana ndërsa të ftuar kanë qenë Jozi, Aldo. Në një bashkëbisedim Rozana e pyet Jozin se si qëndron marrdhënia me Gertën pas mosmarrëveshjeve të fundit që kanë hasur për emrat e finalistëve.

    Jozi në mënyrë humoristike përgjigjet që “Gertës i duket vetja luaneshë, ndërkohë para pasqyre është një mace”.
    Rozana: Si është kjo historia jote me Gertën?
    Jozi: Gerta është tip që i del punë dhe me jastëkun e vet, dhe tani thotë pse Rozana Radi, e ka kap një stres shumë i madh, ndihet e tensionuar.
    Rozana: Je një nga djemtë që i ke ndenjt shumë afër…
    Jozi: Gertës i duket vetja luaneshë, por kur del para pasqyre bën vetëm një mjau, si ato macet….

  • Nga humbja e prindërve te shtatzënitë e dështuara, Rozana rrëfen linjën e jetës

    Nga humbja e prindërve te shtatzënitë e dështuara, Rozana rrëfen linjën e jetës

    Showbiz E Mërkurë, 2 Prill 2025 00:08
    Në një rrëfim të dhimbshëm të jetës së saj, Rozana tregoi momentet më të vështirë, që nga humbja e të dyja prindërve, deri te shtatzënitë e dështuara.
    Pas linjës së saj të jetës, banorja shkoi në “Storm Arena”, aty ku iu lexua një letër nga partneri i saj dhe më vonë mori një surprizë nga Top Channel.

    “Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj. Po e përmbledh shkurt që të limtioj sa më shumë dëmet. Mos të të shkruaja, i binte që të të braktisja tani që je mirë. Çfarë ke bërë, s’ke pasur nevojë të pyesësh njeri. Ti e di përgjigjen më mirë se çdo kusht. Ne e kemi mbështetur pa kushte njëri-tjetrin. Shënim: Shihemi pas festës”, shkruhej në letrën për Rozanën nga partneri i saj, e cila u lexua nga Ledion Liço.
    ”Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë”, u shpreh Rozana.
    “Sonte dua të të them që Top Channel do të mundësojë ty të gjithë trajtimet, në mënyrë që me shpresë të madhe, mbase që vitin tjetër, kur unë të jem duke bërë Big Brother, të më vijë një mesazh nga ty dhe do më thotë që: ‘Hej, ia dolëm’”, ishte komunikimi i Ledion Liços për banoren.