Tag: rozana

  • Rozana finaliste e dytë e BBV, përgëzon Gjestin për fitoren: E kam dashur shumë ‘nubin’ e vogël…

    Rozana finaliste e dytë e BBV, përgëzon Gjestin për fitoren: E kam dashur shumë ‘nubin’ e vogël…

    Rozana zyrtarisht finaliste e dytë e Big Brother VIP Albania 4.

    Në intervistën e parë pas shpalljes së fituesit, artistja u shpreh e lumtur për fitoren e Gjestit duke shtuar; “E kam dashur shumë ‘nubin’ e vogël”.

    Rozana: Ka qenë një natë shumë e bukur, jam shumë e lumtur që e ka fituar Gjesti këtë rrugëtim. Këtë e them me sinqeritet sepse e kam dashur atë nubin e vogël me të gjithë ato pislliqet që bënte.

    Ledioni: Ju të dy keni pasur një marrëdhënie shumë të bukur, një marrëdhënie shumë të lezetshme që publiku e ka dashur.

    Rozana: Unë falenderoj motorin e Top Channel, ai Vëllai i Madh, flotën e madhe të Top Channel. Faleminderit ju, opininistëve, të gjithë publikun kudo që ndodheni në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë dhe ish-konkurrentëve.

  • “Stacioni më i bukur i jetës time”/ Rozana për rrugëtimin në “Big Brother Vip”: Dita t’i mbjellë lulet që furtunat e jetës…

    “Stacioni më i bukur i jetës time”/ Rozana për rrugëtimin në “Big Brother Vip”: Dita t’i mbjellë lulet që furtunat e jetës…

    120 ditë plot të papritura, në një ndër rrugëtimet më dinamike dhe të veçanta brenda BBV ka qenë ai i Rozana Radit.

    Nga amfiteatri i Tiranës, me të cilin e lidhin aq shumë emocione – pasi nga njëra anë është përkujtimorja e xhaxhait të saj, artistit të mirënjohur Françesk Radi, e nga ana tjetër skena që e do dhe i ka dhënë aq shumë -, finalistja ka shprehur mirënjohjen për të gjithë njerëzit që i kanë qëndruar afër në të tatëpjetat e saj, për t’i dhënë dorën që të ringrihej sërish. Duke falenderuar Vëllain e Madh për eksperiencën, banorja u shpreh se ky “ka qenë stacioni më i bukur i jetës time.”

    Rozana: Falenderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar afër dhe kanë dhënë dorën për t’u ringritur 100 herë në jetën. U jam mirënjohëse. Dua të falenderoj njeriun që më dërgoi ftesën për të ardhur këtu dhe përballur me veten. Falenderoj flotën e madhe të një Big Brotheri që mu bë më vëlla se vëllai që nuk e pata, i cili më la në garë me veten time, me gabimet më të mëdha të mijat, me humbjet që nuk i kisha pranuar kurrë deri më sot, me lotët, me gëzimet. Dhe që mendoj se ka qenë stacioni më i bukur i jetës time.

    Në klipin me momentet më të bukura në shtëpinë më të famshme, Rozana ka veçuar nga BBV takimin me Livian dhe forcimin e miqësisë me Laertin. Pavarësisht se ai i krijoi zhgënjimin më të madh, fakti që në fund u tregua mik i vërtetë duke i falur suksesin dhe e konsideruar atë fituese do të thotë shumë për artisten.

    “Unë kam ditur ti mbjellë të gjitha lulet që furtunat e jetës m’i kanë prerë në mes. Ndjeva që asgjë nuk ishte ashtu sikurse e kisha menduar. Pata emocione të forta, shpeshëherë doja të hapja derën dhe të largohesha, por ajo që më mbajti ishte dita ime zero. Vendosa të filloja një jetë tjetër, një jetë të shoqëruar me sytë e të gjithë njerëzve që më kanë duartrokitur në skenë dhe që për herë të parë doja t’i bëja pjesë e përditshmërisë time. Jam deri më sot në ditën e fundit dhe mendoj se kam bërë hapin më të rëndësishëm të historisë time. Nga Big Brother doja të të veçoja takimin dhe miqësinë me Livian. Në lojën e BBV shoqëria vendoset në një peshore shumë të madhe. Përveç miqësive që krijova, pata zhgënjimin më të madh nga Laert Vasili.

    Miqtë që nuk janë të vërtetë, të falin çdo gjë përveç suksesit. Laertit ju desh pak kohë që të bëhej një mik i vërtetë dhe të më falte suksesin. Big Brotheri im ka qenë më i rëndi që mund të kisha përjetuar ndonjëherë. “Unë jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk ke ti” (fjalët e Gertës)– më prekën në një pikë që nuk duhet ta bëjë askush.

    Shpeshherë jam gjetur përballë faktit për të lënë shtëpinë, sepse më dhimseshin njerëzit jashtë. BBV më ka mësuar se jam e brishtë, më dhemb kur më lëndojnë. Unë mendoj se nuk më kanë bërë asgjë, përveçse më kanë forcuar më tepër. Njeriu nuk e kupton kurrë sa i fortë është deri në momentin që përballet me defektet e tij. Unë kam bërë një Big Brother të momentit, prandaj e kam shijuar shumë me të mirat dhe të këqijat, por ka pasur edhe netë që kanë qenë netë që nuk i zbardha dot. Momentet e bukura në BBV kanë qenë si ditëlindje e pervjetore. Ardhja e mbesës time ka qenë një moment mjaft i bukur që do të mbetet në memorjen time gjatë.

    Lulet e para i kam marrë në BBV pas 12 vitesh. Ky format më ka mësuar të mos ju iki gjërave të mira që më ka dhënë jeta. Ky BBV më ka bërë të kem ngjyra. Asnjë Rozanë nuk do të ishte nëse nuk do të kishte këtë Rozanën e jetës. Unë i kam hequr pengjet nga jeta ime. Mendoj që kur të mbyll derën e BBV çdo gjë do të mbetet si në këtë dhomën këtu prej xhami. Ka lojëra, ka këngë, ka të qeshura, ka lot, surpriza, ka magji. Në momentin që gjithë këto bien, perdja mbyllet dhe ti vazhdon një rrugëtim tjetër. Atë të jetës përtej kamerave, atë të vërtetin fare që Vëllai i Madh të ka përgatitur ta përballësh më mirë sesa kur hyre në shtëpi”- tha Rozana.

  • E veshur si nuse, në një vallëzim me babain e ndjerë/ Rozana ‘shpërthen’ në lot kur i dëgjon zërin, merr surprizën e jetës nga motra dhe Kori i Fëmijëve të Qendrës “Pentagram”

    E veshur si nuse, në një vallëzim me babain e ndjerë/ Rozana ‘shpërthen’ në lot kur i dëgjon zërin, merr surprizën e jetës nga motra dhe Kori i Fëmijëve të Qendrës “Pentagram”

    Lot dhe emocione në këtë finale të madhe të Big Brother VIP 4, ndërsa nuk kanë të reshtur surprizat. Dhe këtë herë është radha e Rozanës. Finalistja ka shpërthyer në lot teksa dëgjonte zërin e babait të saj, Ferdinand Radi, i cili recitonte një poezi të shkruar për të.

    Momenti i shoqëruar nga një video, pamjet e të cilës shprehin mënyrën se si Rozana e shikon shpesh të atin në ëndërr, me atë kërcimin e pamundur në dasmën babë e bijë në dasmën e saj.

    Imazhet e krijuara përmes Inteligjencës Artificiale kanë lënë pafjalë finalisten, e cila u shpreh se atë kërcim e ka ëndërruar gjithë jetën.

    Rozana: Faleminderit Ledion, unë pash babin në një kërcim që e kam ëndërruar gjithë jetën. I kam shkruar shumë këtij kërcimi me babin. E pash në teatër dhe këtu pranë meje kam Frankon. U bëmë si një familje e madhe, sikur mi sollët këtu në vend.

    Ledioni: Jam i bindur që të dy ëngjejt e tu mbrojtës, mami dhe babi, përveç gjithë dashurisë, një nga dashuritë më fantastike që të kanë lënë trashëgimi është ajo e fjalës. Talentit për ta shkruar dhe përdorur fjalën. Dhe ti në të gjithë karrierën tënde ke shkruar mijëra fjalë dhe tekste të cilat jetojnë sot e kësaj dite dhe janë në gojën e të gjithë publikut. Sonte, copëza të këtyre fjalëve, vargjeve dhe mendimeve të tua ndër vite do të vijnë të performuara si kurrë më parë.

    Në këtë moment, copëza tekstesh të Rozana Radit kanë ardhur në jetë përmes performancës së shkëlqyer të Korit të Fëmijëve të Qendrës Pentagram. Finalistja e habitur nuk ka reshtur dot lotët.

    Pas performancës së fëmijëve, Rozana është surprizuar nga motra e saj, Andeta Radi e cila e ka përqafuar fortë duke i thënë disa fjalë zemre.

    Rozana: Të kërkoj falje sepse të kam hequr nga fëmijët e tu për të ndenjur me mua.

    Andeta: Ne kemi thënë gjithmonë që derisa të kemi jetë, ne do të jemi të dyja. Ne vërtetë nuk kemi një vëlla, por nuk ja kemi nevojën sepse jemi të dyja edhe motra, edhe vëlla, edhe nënë, edhe babë. Ti je më e fortë se mua.

    Rozana: Ti e di sa të vështirë e kam unë të flas me ty. Gjithmonë i kam fshehur gjërat e mija nga ty sepse nuk kam dashur të të rëndojë më tepër. Dua të të them më fal shumë për gjithçka që të kam bërë.

    Andeta: Nuk ke pse të kërkosh fare falje…

    Rozana: Uroj që ti të thinjesh dhe të jesh gjithmonë në jetën time. Të largohesh nga kjo jetë pas meje sepse jeta ime nuk ka kuptim pa ty.

  • Nga poezia prekëse e babait tek përqafimi me motrën, supriza me emocione të forta për Rozanën

    Nga poezia prekëse e babait tek përqafimi me motrën, supriza me emocione të forta për Rozanën

    Showbiz E Shtunë, 19 Prill 2025 23:58
    Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mbushur me ndjesi të forta, Rozana Radi u përball me një surprizë. Në një atmosferë të qetë dhe intime, Rozanës iu transmetuan disa imazhe të realizuara me kujdes, ku ajo dhe babai i saj i ndjerë shfaqeshin së bashku në mënyrë artistike ashtu siç mund t’i kishte parë në ëndrrat e saj më të thella.
    Imazhet përshkruanin skena të ngrohta e plot dashuri mes vajzës dhe të atit, të krijuara për të dhënë ndjesinë e pranisë së tij shpirtërore. Ndërsa në sfond dëgjohej një poezi prekëse që babai i saj ia kishte lënë me dedikim Rozanës, emocioni u bë i papërmbajtshëm.

    Por surprizat nuk përfunduan aty. Pak çaste më vonë, një kor i përbërë nga artistë të rinj interpretoi dy këngë të fuqishme dhe simbolike për jetën dhe dashurinë-“Të dua ty” nga Soni Malaj dhe “Thërrime dashurie” nga Marsela Çibukaj, të cilat shtuan edhe më shumë emocionin e skenës.
    Në skenë hyri motra e saj, Andeta Radi. Takimi mes tyre ishte plot mall, lot dhe përqafime. Rozana, e përfshirë nga emocioni, i kërkoi falje për gjërat që s’kishte mundur t’i bënte dhe për kohët kur ndoshta nuk kishte qenë aq e pranishme sa do të donte.

  • Gjesti flet sërish për Xhenetën: Nuk kam punë me të, ishalla ia çel rrugët Zoti dhe të jetë e lumtur

    Gjesti flet sërish për Xhenetën: Nuk kam punë me të, ishalla ia çel rrugët Zoti dhe të jetë e lumtur

    Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 18:08
    E çuditshme, por Gjesti ka folur sërish për Xhenetën. Sot në një bisedë me Rozanën, ai tha se kur të dalë jashtë nuk ka punë me Xhenetën, ku as sytë nuk ka me mi pa tha këngëtari. Kujtojmë që Xheneta u fut për pak minuta në shtëpinë e ”Big Brother Albania Vip 4”, ku videot u bënë virale për reagimet e tyre kur u pamë.
    Gjesti: As sytë nuk ka me mi pa. Hiç hiç.

    Rozana Radi: Po nëse ajo kërkon?
    Gjesti: Nuk ka kërkim këtu, pikë kërkimi nuk ka këtu. Nuk mundet me pas kërkim.
    Rozana Radi: Sa ke ndenjur me të që nga momenti që jeni bërë bashkë.
    Gjesti: Gati tre.
    Rozana Radi: Jo tre muaj nuk mundem me qenë se nuk je lidhur që në fillim.
    Gjesti: Po po në fillim, gati tre. Edhe më vjen mirë shumë, faleminderit çdo gjë që ka bërë. Ishalla ia çel rrugët Zoti. E ruajt Zoti. Ishalla është gjithë e lumtur. Nuk dua të kem punë me të.

  • “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur” – Rozana tenton të zgjojë nga gjumi Eglin dhe Gjestin

    “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur” – Rozana tenton të zgjojë nga gjumi Eglin dhe Gjestin

    Showbiz E Martë, 15 Prill 2025 13:42
    Mëngjesin e sotëm, Rozana e nisi ditën plot energji, duke kërcyer në oborr së bashku me Laertin.
    Më pas, ajo u drejtua drejt dhomës së gjumit, ku Egli dhe Gjesti po flinin bashkë pas dasmës së tyre në shtëpi.

    Me humor, Rozana tentoi t’i zgjojë duke thënë: “Zgjohuni, se ka ardhur halla me xhaxhain.”
    Më tej, ajo iu drejtua Eglit me një batutë: “Zgjohu, se do fshish oborrin.”
    Pas kësaj, me të qeshur shtoi: “Çfarë keni bërë? Qenkeni këputur.”
    Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre me një dasmë tradicionale, pjesë e zakonshme e formatit Big Brother.
    Në ceremoni morën pjesë disa nga ish-banorët, opinionistët Neda dhe Arbri si dëshmitarë, si edhe Ledioni, i cili bëri edhe celebrimin.
    Prania e Loredanës ra gjithashtu në sy. Ajo ishte në një lidhje me Jozin, i cili u arrestua natën kur u eliminua nga loja, pas incidentit ku goditi me shuplakë Gjestin.
    Ai u lirua nga policia të nesërmen dhe ende nuk ka reaguar për ngjarjen.

  • Kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP 4?

    Kush do të jetë fituesi i Big Brother VIP 4?

    Rozana, Laerti, Gjesti apo Egli? Cili prej tyre do të jetë fituesi i Big Brother VIP 4?
    Ata janë katër finalistët dhe njëri prej tyre do të shpallet fituesi i këtij edicioni.

    Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill dhe vetëm njëri prej tyre do të arrijë të fitojë çekun me 100 mijë euro, por në rast se fituesja është Egli, atëherë do të marrë vetëm 50 mijë euro, për shkak të rifutjes së saj të vonë.

  • “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që

    “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që

    Çerekfinalja e Big Brother VIP 4 nisi me debatet në shtëpi pas përzgjedhjes nga publiku si finaliste të parë Rozana Radin.
    Egli e quajti një rastësi të keqe shfaqjen e linjës së jetës së Rozanës dhe më pas fitoren ‘kokë më kokë’ me Gertën si finalistja e parë.
    Egli: Kam të drejtë të përmend këtë paralelizimin e linjave të jetës, i jepet, pastaj shkon ‘kokë më kokë’ finalist dhe e fiton, në primen e radhës, jepet kokë më kokë…(nënkupton Laertin).
     
    Ledion Liço: Kush e votoi Rozanën?
     
    Egli: Ne e votuam.
     
    Ledion Liço: Në momentin që ndërhyni i prishni punë vetes suaj (i drejtohet Rozanës dhe Laertit).
     
    Egli: Kur ti tregon linjën e jetës ke qenë brenda kësaj shtëpie, shumëçka e ke prekur brenda, është një favor që për ironi të fatit u ka rastisur këtyre dy konkurrentëve, ka të bëjë me punën e empatisë së publikut.
     
    Rozana: Më tha fitoje siç i ke fituar edhe festivalet. Atë festival që unë e familja jote…
    Egli: Familja ime s’të ka votuar, ishte e lumtur se të mbante mend
    Rozana: Ti del jashtë vjen dhe kujtohesh që të kanë bërë keq. Vjen dhe thua historia ime dhe e Gjestit ka bërë bujë jashtë, je gënjeshtare, mund të ma bëni karrierën pis, unë s’ta uroj që të kesh jetën time, me lot i kam larë rrugët e jetës sime.
    Egli: Sa i përket pjesës së çmimeve, qëkur kanë ardhur si Rozana, si Laerti kanë numëruar se sa çmime kanë fituar jashtë shtëpisë.

  • Finalistja e parë/ Zgjedhja e publikut nxit debate në shtëpi, Rozana ballafaqohet me Gertën: Dil nga shtëpia nëse…

    Finalistja e parë/ Zgjedhja e publikut nxit debate në shtëpi, Rozana ballafaqohet me Gertën: Dil nga shtëpia nëse…

    Rozana u zgjodh finalistja e parë e këtij edicioni në Big Brother VIP në një televotim kokë më kokë me Gertën.

    Kjo gjë ka nxitur debate mes banorëve, të cilët disa prej tyre nuk besojnë te televotimi.

    Gjatë Prime-t të së martës, ky debat u përcoll kështu:

    Rozana: Të them të drejtën, mbrëmjen që erdhi rezultati i votimit, mu duk sikur Gerta e mori me pozitivitet. Kur erdhëm në shtëpi, Jozi dhe Gjesti i thanë që Gerta duhet të linte shtëpinë. Unë nuk fola, sepse vura veten në vendin e Gertës. Të nesërmen filluan të gjithë duke më bërë figurën pis. Gerta tha se publiku i bënte zemra. Mbaj mend që publiku nuk shihej fare nga dritat. Nëse Gerta mendon se unë nuk e kam merituar, e ftoj Gertën të dalë nga shtëpia dhe ta lërë këtë lojë, nëse produksioni ka bërë një pabesi.

    Gerta: Nga goja ime nuk ka dalë asnjë moment as produksioni dhe asgjë tjetër.

    Rozana: Të vish e të më thuash që nuk e kam merituar… Mund të ketë qenë një televotim shumë i ngushtë. Por vetëm të hedhin vrerë Gerta, Gjesti dhe Egli nuk e kuptoj.

    Gerta: Ndonjë vrer nga mua kishe në atë klip?

    Rozana: Ke thënë që nuk e kam merituar. Që publiku të do ty. Ti më ke bërë pis figurën prej dy ditësh. Unë prapëseprapë nuk jam ndjerë. Kur u zgjodhe e preferuara e shtëpisë, unë nuk kam bërtitur.

    Gerta: Nuk e fshin dot të shkuarën në këtë shtëpi. Në përballjen që ishim të dyja më pe me inat të tmerrshëm dhe e ke pranuar vetë.

    Rozana: Mu kujtuan të gjitha të zezat që më ke bërë mua në këtë shtëpi. Je e vetmja grua që më ke shtypur një buton që nuk ma ka shtypur njeri. Nëse nuk ke ardhur ta fitosh vetë, atëhere dil nga shtëpia.

  • “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që të kesh jetën time

    “Fitoje siç ke fituar edhe festivalet”, përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës: Unë s’ta uroj që të kesh jetën time

    Çerekfinalja e Big Brother VIP 4 nisi me debatet në shtëpi pas përzgjedhjes nga publiku si finaliste të parë Rozana Radin.

    Egli e quajti një rastësi të keqe shfaqjen e linjës së jetës së Rozanës dhe më pas fitoren ‘kokë më kokë’ me Gertën si finalistja e parë.

    Egli: Kam të drejtë të përmend këtë paralelizimin e linjave të jetës, i jepet, pastaj shkon ‘kokë më kokë’ finalist dhe e fiton, në primen e radhës, jepet kokë më kokë…(nënkupton Laertin).

    Ledion Liço: Kush e votoi Rozanën?

    Egli: Ne e votuam.

    Ledion Liço: Në momentin që ndërhyni i prishni punë vetes suaj (i drejtohet Rozanës dhe Laertit).

    Egli: Kur ti tregon linjën e jetës ke qenë brenda kësaj shtëpie, shumëçka e ke prekur brenda, është një favor që për ironi të fatit u ka rastisur këtyre dy konkurrentëve, ka të bëjë me punën e empatisë së publikut.

    Rozana: Më tha fitoje siç i ke fituar edhe festivalet. Atë festival që unë e familja jote…

    Egli: Familja ime s’të ka votuar, ishte e lumtur se të mbante mend

    Rozana: Ti del jashtë vjen dhe kujtohesh që të kanë bërë keq. Vjen dhe thua historia ime dhe e Gjestit ka bërë bujë jashtë, je gënjeshtare, mund të ma bëni karrierën pis, unë s’ta uroj që të kesh jetën time, me lot i kam larë rrugët e jetës sime.

    Egli: Sa i përket pjesës së çmimeve, qëkur kanë ardhur si Rozana, si Laerti kanë numëruar se sa çmime kanë fituar jashtë shtëpisë.