Kalaja e Rozafës në Shkodër nga janari deri në muajin tetor ka shënuar një rrije të numrit të vizitorëve. Kalaja e Shkodrës, apo siç njihet ndryshe me emrin Kalaja e Rozafës është një prej kështjellave më të rëndësishme të Shqipërisë dhe jo vetëm. Kalaja është dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës, ku sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër nga janari deri në tetor ka pasur 167.109 vizitorë. “Nga janari në tetor, historinë dhe peizazhin që ofron Kalaja Rozafa e kanë njohur167,109 vizitorë, ose 14 për qind më shumë se një vit më parë! Një tjetër tregues se simboli i Shkodrës mbetet ndër vendet më të dashura për t’u vizituar në vendin tonë”, thuhet nga DRTK.
Kalaja e Rozafës ngrihet mbi një kodër shkëmbore në hyrje të qytetit të Shkodrës, në një pozicion strategjik, që kontrollon të gjithë territorin përreth saj. Në perëndim të kalasë mund të shihni lehtësisht pikën e takimit të lumenjve Drin, Kir dhe Buna, të cilët përshkojnë qytetin e Shkodrës dhe teksa gërshetohen sëbashku dhurojnë pamje mahnitëse të qytetit verior. Kalaja e Rozafës është me origjinë ilire dhe emri i saj “Rozafa” vjen nga periudha e mesjetës. Hyrjen kryesore kalaja e ka nga jug-lindja, sipërfaqja e brendshme ndahet nga muret e tre oborreve, me porta mes tyre. Oborret vijnë duke u ngritur njëri pas tjetrit, i treti është në pjesën e lartë të kodrës. Muret dalëse kanë të dalura drejtkëndore që zëvendësojnë kullat, ndërsa në murin e jashtëm kullat janë më të dendura. Brenda kalasë ka disa ambiente që lidhen me një kullë cilindrike, një depo si dhe një godinë trekatëshe të kohëve venedikase, quajtur Kapiteneria.
Tag: rozafës
-

Janar-tetor 167.109 vizitorë në Kalanë e Rozafës, simboli i Shkodrës mbetet ndër vendet më të dashura për t’u vizituar
-

Visar Zhiti: Kam qenë student në Shkodër dhe u dashurova me Kështjellën dhe Liqenin…
Visar Zhiti
Visar Zhiti: Fjalë të miat dhe fytyra ime prej Shkodre
– monolog i pakët –
Përse m’u desh të kërkoja në Dosjen e dikurshme, ç’ishte ky emocion elegjiak murimi, por dhe një ndjesi shkëputjeje, shkundje pluhuri, ngritje tjetër në jetë nën një shi të bardhë…
…kam qenë student në Shkodër
dhe u dashurova me Kështjellën dhe Liqenin, kështu e ndjeja, me vjeshtën, i dija rrugët se ku mbusheshin më bukur me gjethe dhe shkelja mbi pirgje ari si më i pasuri në botë, pa asnjë lek në xhep, më pëlqenin puset, Markata të dielën dhe Teatri, por asnjë dramë deri në fund, doja dhe auditorin e madh, gjuhën më shumë, sidomos te vajzat, shiun, që, kur niste, s’dinte të mbaronte dhe këpucët që më fusnin ujë, përmbytjet si një Venecia e trishtë, pse, vërtet kishte një Venecia dhe sa më janë dhimbur kishat që s’ishin më kisha, edukata me atë humorin e rrezikshëm, madje dhe më ka arrestuar policia, më mbyllën në birucë veç një ditë, poezitë në Shkodër më magjepsën, ato që gjenim fshehurazi, të ndaluarat si dhe miqësia mitomane me poetin Frederik Rreshpja… “Kafja e Madhe”, bisedat për Migjenin… dhe nën zë: vinte këtu dhe Ernest Koliqi… po At’ Gjergj Fishta… dhe vazhdonim me metaforat dhe hermetizmin dhe liberalizmin e fillimit të viteve ‘70… ashtu më dukej se shkruaja dhe unë, Fredi m’i pëlqente, dërgova dhe një libër me poezi për botim… dhe nga ky shkak nisi dhe katastrofa ime, jo vetëm imja, por sot dua të kujtoj një poezi, si elegji më duket, “Djali i Rozafës”, e kam shkruar student, e dija të humbur, ruhet në dosjen time penale, një fletë format e daktilografuar, Ilirjani e ka shtypur sigurisht me makinën e shkrimit të punës, ai përgjërohej për poezinë time, e vëllait më të vogël, ka ca shenja me stilograf, të mbetura që nga atëhere, pikëçuditëse në fillime vargjesh, o i kanë vënë redaktorët e shtëpisë botuese, ata që bënë akt-ekspertizën o hetuesi dhe ato sikur m’u shndërruan në pranga… por Shkodra ishte pranga ime, prangë dashurie dhe s’e di pse më duhej kjo poezi, më kapi një merak për Shkodrën, e gjeta bashkë me një fotografi timen, student, mbase ngjaj më i madh, ashtu më dukej vetja atëhere, kam dalë te një portë, te grilat, duhej të ishte e dyqanit të fotografëve, afër qendrës, jo shumë larg bustit të Stalinit, që shkodranët e vjetër e shanin gjithë qejf e maraz, unë kam fare pak mjekërr, as aq nuk lejohej, por më kishin dalë nja dy plagë në faqen e djathtë dhe ndihmës mjeku i Institutit më tha mos me vu brisk nja disa ditë, prandaj jam dhe në profil, të mos më dukeshin plagët… të së njëjtës kohë janë dhe fotoja dhe poezia, si plagë dhe ajo, kur unë isha i bindur se isha djali i Rozafës, që e murosën në Kështjellën, ku shkoja shpesh, në pjesën që mundej, se ishte bërë repart ushtarak, por muret e trasha, tavani mitik pikonin ende qumësht dhe gratë malësore, që s’kishin gji për foshnjën, vinin dhe e lyenin aty, në rrëketë që rridhnin të bardha, që të kishin qumësht… do ia tregoja këtë histori vonë dhe sime shoqeje, Edës, në Kështjellë, ishte dhe djali, Atjoni, kishte ardhur dhe vetëm ai, po e donte shumë Shkodrën, Kështjellën, unë thosha se Rozafa është legjenda më e bukur në botë për nënat… kështu besoj dhe… e ëndërroja Shkodrën si një qytet të gjithin të Rozafës, në qendër një shtatore të madhe të saj, kompleks skulpturor, blloqet ose lagjet të ndara me emrat: Vëllai i Madh, Vëllai i Mesëm, Vëllai i Vogël, Nëna… Kunata I, Kunata II, Kunata III… Plaku i Urtë… Materniteti i Ri “Nina-nana e Rozafës”, Teatri i Ri “Djali i Rozafës”… Sheshi i Ri “Besa”… Rruga e Djepit”… Restorant “Buka e Legjendës”, Hotel “Qumështi i Kështjellës”… Unaza e Rozafës… Stadiumi “Tre vëllezërit…”, “Parku i Lojnave të Djalit të Rozafës”… Biblioteka…. uzina… Stacioni… etj, të gjitha të lidhura me legjendën e mrekullueshme…. po kjo ëndërr është, them me vete… ua kisha thënë dhe të tjerëve në takime… dhe marr ndër duar tani poezinë e hershme… dhe ajo si e lyer me qumësht dhe gjak kështjelle më duket… tashmë të thara mbi të…
Visar Zhiti: Djali i Rozafës
Rozafë! Qumështi i Kështjellës pikon mbi klithmat e mia.
Kam qarë për ty i braktisur, nënë, me gjinjtë jashtë si dy gurë varresh.
Unë isha foshnja që zvarritej mbi trupin tënd prej legjende të mermertë nën ëndrrën e vdekur të hënës.
Të putha buzët me fytyrën time të mbytur Kam qarë. Kaq shumë kam qarë M’u tretën sytë që unë të bëhesha Homeri i verbër i Iliadës tënde të dashurisë tragjike!
Oh, nëna ime prej kështjelle në muzg!
ObserverKult
Lexo edhe:
VISAR ZHITI: JANË ZBUKURUAR PLEHRAT NË ATDHEUN TIM
Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim,s’janë vetëm lëkura patatesh,qepësh e gazetash të hedhuraapo këpucë të kalbura,apo mace të ngordhura.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult
-

Kalaja e Rozafës e dizenjuar në fanellë, Vllaznia prezanton uniformat e reja me emblemat e qytetit të Shkodrës
Vllaznia ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2025/2026. Klubi kuqeblu ka sjellë risi këtë herë, teksa në bluzë do të ketë të stampuara emblemat e qytetit të Shkodrës. Në pjesën e përparme dallohet kalaja e Rozafës, ndërsa në pjesën e pasme është vendosur ura e Mesit. Uniforma e parë ka ngjyrat simbol të Vllaznjsë, ato kuqeblu, teksa për fanellën e dytë është zgjedhur ngjyra e bardhë.
“KF Vllaznia prezanton fanellat e reja për sezonin 2025/2026! Një dizajn i frymëzuar nga kultura dhe tradita shkodrane që sjell në fanellë simbolet historike të Kalasë së Rozafës dhe Urës së Mesit. Gati për t’i veshur me krenari ngjyrat kuqeblu”, ka njoftuar klubi Vllaznia./Sport Ekspres/ -

Riprodhohet mbishkrimi latin i shekullit të tretë në Kështjellën e Rozafës
Një mbishkrim latin, që daton në shekullin e tretë pas Krishtit në Kështjellën e Rozafës, është një nga zbulimet më të rëndësishme të misionit shqiptaro-polak në Shkodër.
Zbulimi ka të bëjë me një dedikim që lidhet me emrin zyrtar të qytetit, colonia Scodranorum.
Për shkak të pamundësisë për ta vizituar në sit këtë objekt që qëndron mbuluar gjatë gjithë kohës nga uji, u bë i mundur riprodhimi i një kopje të tij.
-

Kalaja e Rozafës thyen rekorde: Mbi 100 mijë vizitorë vetëm në 7 muaj
Një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe turistike në Shqipëri, Kalaja e Rozafës, ka regjistruar një numër rekord vizitorësh për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër (DRTK), këtë kala e kanë vizituar 100,500 turistë gjatë shtatëmujorit të parë të vitit.
DRTK ka ndarë edhe një album fotografik emocionues, ku shfaqen grupe vizitorësh nga vende të ndryshme, të shoqëruar nga guida lokale, si dhe pamje spektakolare të kalasë gjatë natës – një ansambël i ndriçuar që shkëlqen mbi qytetin dhe bie në sy që nga largësia.
Kalaja e Rozafës mbetet destinacioni kryesor për çdo turist që viziton Shkodrën, qofshin ata që ndalen për pak orë apo qëndrojnë më gjatë në qytet. Pozicioni strategjik i saj në hyrje të qytetit, mbi një kodër shkëmbore midis lumenjve Drin dhe Buna, ofron një panoramë mahnitëse të liqenit dhe luginës përreth, duke e bërë një ndalesë të paharrueshme.
Ky monument i lashtë, me një sipërfaqe prej 3.6 hektarësh dhe mure që shtrihen në një perimetër prej 881 metrash, është zemra e Parkut Arkeologjik Shkodër dhe një nga krenaritë më të mëdha të trashëgimisë kulturore shqiptare./KultPlus.com
-

Za Fest 2025, tre net magjike në Kalanë e Rozafës, shndërrimi i artit në mrekullin e bashkimit të njerëzve përmes zjarrit të emocioneve
Nga Albert Vataj
Nga data 24 deri më 26 korrik 2025, Kalaja e Rozafës në Shkodër u kthye në një skenë të jashtëzakonshme arti dhe muzike, duke mirëpritur edicionin e nëntë të Za Fest, një prej ngjarjeve më të veçanta kulturore të Shqipërisë. Për tre net me radhë, mes mureve shekullorë dhe legjendës së Rozafës, u përjetua një përzierje e fuqishme mes traditës, modernitetit dhe frymës ndërkombëtare.Këtë vit, Za Fest solli në Shkodër një listë të gjerë artistësh shqiptarë dhe të huaj, duke e kthyer festivalin në një pikë takimi të artit pa kufij.Në skenën madhështore të ngritur mbi gurët e kalasë, performuan:Armend Rexhepagiqi, i cili solli tingujt e dashur për publikun shqiptar dhe kujtime të një muzike që ka lënë gjurmë në Ballkan.Rednex, grupi i famshëm ndërkombëtar, që ndezi atmosferën me energjinë e tyre të papërsëritshme dhe ritmet që bënë publikun të kërcejë nën qiellin e hapur.MC Kresha & Lyrical Son, të cilët sollën zërin e gjallë të skenës urbane shqiptare, duke ndërthurur tekstet e mprehta me një ritëm që ngjalli eufori.Casadilego, me një zë të butë dhe plot emocione, krijoi një hapësirë intime mes spektaklit.Krahas tyre, dhjetëra artistë e grupe të tjerë interpretuan muzikë, poezi dhe art vizual, duke treguar se Za Fest është një festival i gjallë, shumëplanësh dhe frymëzues.Nuk është rastësi që Za Fest zhvillohet në Kalanë e Rozafës. Ky monument historik është një simbol i Shkodrës, i qëndresës dhe i sakrificës.
Mbi muret e gurta që mbajnë kujtimet e shekujve, tingujt e muzikës u përthithën dhe u shpërndanë mbi qytet, mbi Liqenin e Shkodrës dhe mbi lumin Buna, duke krijuar një përjetim që nuk e jep asnjë sallë koncertesh moderne.Publiku u mblodh nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, diaspora europiane dhe madje edhe turistë nga vende të tjera, për të qenë pjesë e kësaj mrekullie që ndodh një herë në vit. Në netët e Za Fest, Kalaja merr frymë ndryshe – ajo nuk është thjesht një monument, por bëhet një trup i gjallë arti.
Za Fest nuk është vetëm një festival muzikor. Ai është një thirrje për të kujtuar vlerat, për të nderuar rrënjët dhe për të krijuar ura midis brezave. Përveç performancave muzikore, netët përfshinë:Lexime poetike dhe fjalime artistike, që sollën reflektime mbi artin dhe shoqërinë.Shfaqje filmike dhe dokumentarë që ndërlidhnin kulturën shqiptare me rrëfime universale.Një atmosferë të hapur ku publiku mund të bashkëbisedonte me artistët, duke e bërë festivalin një platformë të vërtetë komunikimi kulturor.
Edicioni i nëntë i Za Fest-it dëshmoi se Shkodra nuk është vetëm qyteti i kulturës tradicionale, por edhe një qendër ku arti bashkëkohor gjen hapësirë të lulëzojë.Ky festival po bëhet gjithnjë e më shumë një pikë referimi në kalendarin kulturor të Shqipërisë, duke tërhequr jo vetëm dashamirës të muzikës, por edhe turistë të huaj që kërkojnë përjetime autentike.Tre net në Kalanë e Rozafës, me qiellin plot yje, tingujt që përplasen mbi muret antike dhe energjinë e mijëra njerëzve që këndojnë e kërcenin bashkë, e kthyen Za Fest 2025 në një përvojë të paharrueshme.Ky festival është një dëshmi se arti mund të bëjë mrekulli, të bashkojë njerëz, të ndezë emocione dhe të japë jetë të re vendeve historike.Është një zë që flet për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë kulturore.
-

Me qira për 20 vjet, ja ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës
Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim. Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.
“Ambient shërbimi në Kalanë e Lëkurësit, Sarandë, me sipërfaqe prej 862 m2. Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.
Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhër nr. 482, datë 1.8.2023 të ministrit të Kulturës, si dhe VKM-së nr. 730, datë 13.12.2023, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Sarandës, Kalasë së Lëkurësit e Manastirit të 40 Shenjtorëve, dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre” thuhet në dokument.
Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.
Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare nr. 95, datë 16.10.1948), Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6, datë 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr. 1886, datë 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-së nr. 788, datë 18.12.2024, “Për deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Shkodrës, miratimin e zonifikimit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.
Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore.
Ndërkohë që dokumentacioni duhet të përfshijë edhe : i propozimin për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore; i. projektin e rijetësimit, sipas nenit 185, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuarit. analizën e detajuar të projektit; iv. planin e zhvillimit të territorit; v. dokumentacionin për pjesëmarrje në projekte të mëparshme; vi. garancinë për miradministrimin e pronës, në formën e një vërtetimi bankar, të 3 (tre) muajve të fundit nga data e dorëzimit të dokumentacionit, në vlerën jo më pak se 10 (dhjetë) % të projektit të propozuar; vii. vërtetim për xhiron mesatare vjetore të 3 (tre) vjetëve të fundit, në vlerën prej minimalisht 50 (pesëdhjetë) % të vlerës së investimit të parashikuar në projektin e propozuar./ Monitor -

Me qira për 20 vjet, ambientet që do t’i jepen privatit në Kalanë e Lëkurësit dhe Rozafës
Në Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe atë të Lëkurësit në Sarandë është parashikuar që të kalojnë tek privati për një shfrytëzim me qira 20 vjeçare dy ambiente shërbimi.Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka bërë të ditur se kjo procedurë që parashikon dhënien në përdorim të pasurisë kulturore publike bën pjesë në atë që njihet si rijetësim.Lidhur me kalanë e Lëkurësit në Sarandë njoftimi saktëson se bëhet fjalë për një sipërfaqe 862 m2.“Ambient shërbimi në Kalanë e Lëkurësit, Sarandë, me sipërfaqe prej 862 m2. Kalaja e Lëkurësit ndodhet midis rrënojave të fshatit Lëkurës të braktisur në vitin 1878, mbi majën e një kodre të lartë që ngrihet në formën e një piramide.Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” rikonfirmuar me urdhër nr. 482, datë 1.8.2023 të ministrit të Kulturës, si dhe VKM-së nr. 730, datë 13.12.2023, “Për deklarimin pasuri kulturore e paluajtshme e zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Sarandës, Kalasë së Lëkurësit e Manastirit të 40 Shenjtorëve, dhe miratimin e zonimit e të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre” thuhet në dokument.Lidhur me sipërfaqen në kalanë e Rozafës përcaktohet se bëhet fjalë për një ambient shërbimi në oborrin e tretë të Kalasë me sipërfaqe prej 196.2 m2.Kalaja gëzon statusin “pasuri kulturore” shpallur nga vendimi i Institutit i Shkencave (botuar në Gazetën Zyrtare nr. 95, datë 16.10.1948), Rektorati i Universitetit Shtetëror të Tiranës nr. 6, datë 15.1.1963, Ministria e Arsimit dhe Kulturës me nr. 1886, datë 10.6.1973, si dhe objekt i VKM-së nr. 788, datë 18.12.2024, “Për deklarimin “pasuri kulturore e paluajtshme” të zonave arkeologjike A dhe B të qytetit të Shkodrës, miratimin e zonifikimit dhe të planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e tyre”.Njoftimet përcaktojnë kriteret që duhet të plotësojnë subjektet që janë të interesuar për këto procedura si për personat fizikë edhe për ata juridikë të lidhura me element si kapacitetet tekniko-ligjore, gjendja financiare, ajo gjyqësore.Ndërkohë që dokumentacioni duhet të përfshijë edhe : i propozimin për marrjen në përdorim të pasurisë kulturore; i. projektin e rijetësimit, sipas nenit 185, të ligjit nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, i ndryshuarit. analizën e detajuar të projektit; iv. planin e zhvillimit të territorit; v. dokumentacionin për pjesëmarrje në projekte të mëparshme; vi. garancinë për miradministrimin e pronës, në formën e një vërtetimi bankar, të 3 (tre) muajve të fundit nga data e dorëzimit të dokumentacionit, në vlerën jo më pak se 10 (dhjetë) % të projektit të propozuar; vii. vërtetim për xhiron mesatare vjetore të 3 (tre) vjetëve të fundit, në vlerën prej minimalisht 50 (pesëdhjetë) % të vlerës së investimit të parashikuar në projektin e propozuar./N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Kryeministri, Edi Rama: E diel korriku në Kalanë e Rozafës të “pushtuar” nga turistët
Përmes një fotogalerie, Kryeministri, Edi Rama ka përcjellë fluksin e vizitorëve në Kalanë e Rozafës. Një “pushtim” në ditët e korrikut, është tregues i interesimit të të huajve jo vetëm për bregdetin, liqenin, apo qytetin dhe kulinarinë, por në veçanti për historinë e këtij qyteti.