Tag: rozafa

  • Hapet Allishverishi në Elbasan, Gjergj Luca surprizon me muralet që i japin karakteristikën unike restorantit të ri

    Hapet Allishverishi në Elbasan, Gjergj Luca surprizon me muralet që i japin karakteristikën unike restorantit të ri

    Ekonomi E Premte, 5 Dhjetor 2025 19:57
    Atmosfera e këtij eventi është e tëra si një festë. Kudo që shfaqet, nismat e Gjergj Lucës mbartin një energji të ngrohtë kremtimi; ai sjell me vete jo vetëm një ide biznesi, por një frymë, një puls që i jep kuptim ngjarjes.
    Ashtu siç e paralajmëroi një ditë më parë, sipërmarrësi Gjergj Luca, emri pas të cilit qëndron një ndër historitë më të spikatura të biznesit shqiptar, marka e identitetit “Rozafa” dhe një model serioz vlerash në industrinë e akuakulturës, ka çelur zyrtarisht në Elbasan Allishverishin e radhës. Ambientet e jashtme dhe të brendshme janë veshur me petkun e festave të fundvitit: drita të ngrohta, dekorime simbolike dhe fjongo të kuqe që i japin hapjes një ndjesi ceremoniale, sikur qyteti vetë po përgatitet për një festë të re që reflekton edhe në këtë iniciativë të gjallërimit të biznesit në qytetin e Elbasanit.Luca, me stilin e tij të njohur komunikues dhe të drejtpërdrejtë, e shoqëroi njoftimin me një videomesazh ku i ftoi ndjekësit të hyjnë në këtë botë të re të gastronomisë qytetare, një koncept që po merr formën e një rrjeti kombëtar dhe që synon të krijojë një identitet të ri në shërbimin ushqimor.

    “Sot hapëm dyert e Allishverishit në Elbasan!Mes miqve, imazheve të njerëzve të mëdhenj të qytetit dhe të botës, festojmë fillimin e një aventure të re. Ushqimi ka fuqinë të bashkojë njerëzit, pa dallim feje, race a bindjesh politike, dhe pikërisht këtë frymë duam të sjellim.Në këtë prag Krishtlindjesh, urojmë që çdo gjë të na shkojë mbarë dhe të jetë një hapje me fat. Mirë se të vini!”, u shpreh ai, duke vendosur theksin tek fryma përbashkuese që dëshiron të kultivojë.

    Ajo që të kap menjëherë vëmendjen në ambientet e brendshme janë muralet e mëdha dhe ilustrimet artistike që e shndërrojnë hapësirën në një galeri të hapur. Në një prej tyre shfaqen figurat ikonike të qytetit, ndërsa një tjetër mban ilustrimin që Luca i ka kushtuar librit të shumëdebatuar “Jam Musliman” të Ben Blushit, gjithashtu edhe figurat ikonike të arenës ndërkombëtare dhe jo vetëm. Këto realizime nuk janë thjesht dekor: ato janë një gjuhë vizuale, një narrativë që të fton të lexosh përmes imazheve, një identitet i ri që e dallon Allishverishin nga çdo njësi tjetër shërbimi. Ato flasin për historinë, për karakterin e qytetit, për personalitetin krijues të modelit “Rozafa”.

    Me hapjen e Allishverishit në Elbasan, Gjergj Luca rikonfirmon vizionin e tij të qartë: rrjeti do të shtrihet në të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke e bërë shërbimin “Rozafa” një standard të mikpritjes moderne, të cilësisë dhe estetikës, dhe një histori të re suksesi në gastronominë shqiptare.Në Elbasan nisi një kapitull i ri, dhe me gjasë, ky kapitull do të pasohet nga të tjerë që ndjekin të njëjtën filozofi: ushqimi si përvojë, arti si mesazh, mikpritja si vlerë.Albert Vataj
    AV

  • Rozafa Shpuza: Baladë për nji dashni të kahershme

    Rozafa Shpuza: Baladë për nji dashni të kahershme

    Poezi nga Rozafa Shpuza

    Malli për nji dashni të kahershmeasht si ajo dëshira që belbet prajshëmpara se me fikë qirat e ditlindjes,kur fryma shprazet kuturupa e ditë nëse kanë me u ba ndonjiherë 100 flakë.Malli për nji dashni të kahershmeasht si ajo ndjesia absurde që ke herë-herësikur je rrëfye në tana faltoret e botës,anipse malli të merr veç ditve me shi.Malli për nji dashni të kahershmei pergjet dremitjes në avionin e linjës low cost,kur shuma e lekëve të kursyem prej biletësasht sa nji krikëll e madhe birreqë e pin përhanshëm në stolin me tri kambëte lokali që ka emnin e personazhit të nji filmi bardhezi.

    Gjithqysh,malli për nji dashni të kahershmeasht në tysi thinjat ndër tamtha,që kot rrekesh me i mshehëme bojna t’kuqlueme vjeshtash…

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROZAFA SHPUZA, LIDHJA E PASHMANGSHME MES POEZISË E FOTOGRAFISË

    Rozafa Shpuza ka lindur në qytetin e Shkodrës, ku më 1856 Pjetër Marubi hapi studion e parë fotografike shqiptare dhe ballkanike, ndaj ajo beson me shpirt se është e bekuar qysh në ngjizje me artin e bukur të fotografisë.Pasi përfundon, me rezultate të shkëlqyera, studimet e larta për Gjuhë- Letërsi shkon në Tiranë, ku aktualisht punon si redaktore në sektorin e botimeve të parlamentit shqiptar.Lidhjet e saj me fotografinë janë të hershme dhe mund të pohojmë pa droje se kanë ardhur vit pas viti duke u bërë më të ndjeshme dhe intensive.

    Rozafa ka hapur disa ekspozita personale fotografie, si dhe ka marrë pjesë denjësisht në aktivitetet kombëtare e ndërkombëtare kushtuar fotografisë. Fotografitë e saj kanë udhëtuar kudo në Shqipëri, por edhe jashtë kufijve të saj, si në Itali, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Greqi…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • “Rozafa” më e vizituara! 100 mijë vizitorë në 6 muaj në muret e kalasë së famshme

    “Rozafa” më e vizituara! 100 mijë vizitorë në 6 muaj në muret e kalasë së famshme

    Parku arkeologjik i Shkodrës, me mbi 100 mijë vizitorë në 6 muajt e parë të vitit, renditet i dyti në vendin tonë pas Butrintit për vizitueshmërinë.

    Atraksioni kryesor mbetet kalaja “Rozafa” ku të huajt duan të njihen me historinë legjendare të rozafatit por edhe me historinë e qytetit.
    Te huajt janë nga vende të ndryshme të botes por ajo që i bashkon është kurioziteti për kalanë.
    “Mësova rreth kalasë përmes një dokumentari që pashë në Netflix. Aty thuhej se Shqipëria është vendi i Shqiponjave dhe flitej për historinë e kalasë. Do të qëndrojmë disa ditë në Shkodër pastaj do shkojmë në plazh”-shprehet turistja.
    “Mendoj që është shume bukur. Njëarkitekturë e veçantë dhe mënyra se si është ndërtuar  si kështjellë është shumë interesante”.
    “Unë vij nga Belgjika dhe është hera e parë në Shqipëri. Këtu është mahnitëse. Pamja nga ky ballkoni është unike”
    Kalaja e Shkodrës ka pozicion të atillë që nuk tërheq vetëm për vlerat e trashëgimisë historike, por edhe për peizazhet fantastike që mund të shihen prej saj, me liqenin dhe luginën e Bunës.

    Top Channel

  • Gushti i nji qyteti zhurmaxhi

    Gushti i nji qyteti zhurmaxhi

    Poezi nga Rozafa Shpuza

    Nji bulkth vetmitar rreket me sfiduezhumhurin qytetasqë klithë me za krejet prej altoparlantesh shakshi,t’varun si kurbanë modernë tallavash.Kori i stonuem i tellallëve s’ka të tashmeveç përshkon si rruzat në filispajëtë shkuemen deri tek e ardhmja.Kalimtarët frymojnë si n’jermn’qasje të mirazheve t’zhegintunateksa kalamenden pergjatë pjacëste dekorueme me grrila brinjthyem.

    Unë jam ajo radioja zaçjerrëme dy butona frekuencashme kode t’fashituna kaherë,që sillen papra’ në kërkimtë nji stacioni qe m’pret qyshkur / KultPlus.com

  • Gjergj Luca i përgjigjet me fakte akuzave, një mbrojtje publike për Rozafën dhe një betejë për transparencën

    Gjergj Luca i përgjigjet me fakte akuzave, një mbrojtje publike për Rozafën dhe një betejë për transparencën

    Nga Albert Vataj
    Kësaj radhe, Gjergj Luca, themeluesi dhe fryma e sipërmarrjes “Rozafa”, nuk ka qëndruar në heshtje përballë akuzave që kanë qarkulluar në disa portale dhe rrjete sociale. Me një qëndrim të kthjellët dhe një gjuhë të çlirët, ai ka zgjedhur të mos replikojë në mënyrë të nxituar ndaj sulmeve, por të japë një dëshmi publike të një përvoje, një transparencë të merituar për konsumatorët e tij dhe një besnikëri ndaj misionit që përfaqëson: garantimin e cilësisë dhe ruajtjen e dinjitetit të punës së ndershme.Nëpërmjet një videomesazhi të drejtpërdrejtë, Luca zgjodhi të flasë jo me zemërim, por me argument, jo me ironi, por me bindjen se e vërteta nuk ka nevojë për mburojë, por për pasqyrë.

    Akuza dhe kundërpërgjigjja me transparencëDisa ditë më parë, në disa portale dhe media online, kanë sulmuar tregun e peshkut në Shqipëri, që sipas tyre eksportojnë produktet më cilësore dhe importon në Shqipëri produkte të një cilësie të ulët nga vende të ndryshme. Ky është një pretendim i rëndë që nuk godet vetëm tregtuesit e produkteve të detit, por imazhin e sipërmarrjes, integritetin e përgjegjësinë, më të cilën ata i shërbejnë konsumatorin.Në reagimin e tij, Luca nuk zgjodhi të përdorë as tone hakmarrëse, as etiketime fyese. Ai tha thjesht: “Dola të flas hapur sepse çliroj shpirtin dhe dua të jem i sinqertë me ju. Peshku shqiptar shitet jashtë, ndërsa peshku i huaj shërbehet në pjatat shqiptare… Dëgjoni dhe besoni një specialist si unë që do atdheun, ndaj punon dhe punon sepse do detin, shëndetin, miletin!”Ky pasazh nuk është vetëm një shfajësim emocional, por një vetëshpallje e përgjegjshme e dikujt që e di se çfarë përfaqëson. Ai nuk është thjesht një afarist i suksesshëm, por një njeri që ka vendosur të ndërtojë një model – Rozafën – që nuk kërkon të justifikohet, por të dëshmohet.
    Importi si domosdoshmëri teknologjike, jo si mashtrim tregtarPër të qenë sa më i qartë dhe i drejtpërdrejtë, Luca sqaron se “Rozafa” importon nga vende të ndryshme – përfshirë Finlandën – sasi prej 3,500 deri në 5,000 ton peshk të ngrirë, që përdoret jo për të mashtruar konsumatorin, por për të ushqyer peshkun e kultivuar në fermat e Rozafës. Ky është një investim në procesin e rritjes dhe përmirësimit të produktit vendas dhe një praktikë e njohur ndërkombëtarisht, që synon të rrisë standardet, të sigurojë qëndrueshmëri dhe të përmbushë kërkesat e tregjeve ndërkombëtare.Ai e demonstron këtë fakt në mënyrë të prekshme, duke hyrë në ambientet frigoriferike dhe duke filmuar vetë paletat me produktet e importuara. Ky gjest nuk është propagandë, por dëshmi: një mënyrë për të treguar se fjala nuk ka peshë pa faktin, se sinqeriteti nuk është vetëm virtyt moral, por domosdoshmëri etike në një treg që ka nevojë për besim.
    Karkaleci i thellësisë dhe dinjiteti i produktit shqiptarLuca ndalet edhe në një shembull konkret, për të bërë diferencën mes cilësisë dhe perceptimit. Ai tregon karkalecin e thellësisë, një produkt i peshkuar në gjithë Mesdheun dhe i ofruar në tregun shqiptar nga Rozafa, si një model i përkryer i cilësisë, vlerave ushqimore dhe etikës së prodhimit.Krahasimi me karkalecin e importuar nga Ekuadori është domethënës. Ai është më i madh në përmasa, por më i ulët në cilësi. Me këtë, Luca nuk nxit paragjykim ndaj importit, por argumenton me saktësi dallimin mes pamjes dhe përmbajtjes, mes përmasës dhe vlerës, mes çmimit dhe shpërblimit ushqimor.
    Statistika që flasin: Një treg që ka filluar të vetëdijësohetNë përmbyllje të fjalës së tij, sipërmarrësi sjell një të dhënë statistikore që i jep gravitet të veçantë argumentit të tij: konsumi i peshkut për frymë në Shqipëri është rritur nga 2 kg në 9 kg, ndërkohë që mesatarja në Evropë është 10 kg. Ky është një tregues jo vetëm i rritjes së kërkesës, por edhe i ndërgjegjësimit të konsumatorit shqiptar për cilësinë. Kjo rritje nuk do të ishte e mundur pa një ofertë të besueshme, pa një garanci në cilësi, pa një standard të vendosur dhe të mbajtur me këmbëngulje.
    Përtej polemikës: Një mësim për transparencën dhe ndershmërinë në biznesReagimi i Gjergj Lucës është më shumë se një kundërpërgjigje ndaj akuzave. Ai është një model i një qasjeje etike ndaj biznesit dhe komunikimit publik. Në vend që të rrëshqasë në gjuhën e zakonshme të kundërakuzës, ai zgjedh gjuhën e faktit, të përfshirjes dhe të hapjes.Në një kohë kur shumë sipërmarrje zgjedhin të heshtin ose të operojnë me mjegullnajë informative, “Rozafa” zgjodhi të flasë në dritë, t’u drejtohet sy më sy qytetarëve dhe konsumatorëve. Dhe kjo është një mënyrë për të mbrojtur jo vetëm markën, por edhe besimin – atë kapitalin më të shtrenjtë që një sipërmarrje mund të ndërtojë.Kjo është më shumë se një dalje publike. Është një thirrje për të mos lejuar që fjalët të zëvendësojnë faktet, që perceptimi të shtypë të vërtetën dhe që dëshira për sensacion të marrë peng integritetin e punës.Gjergj Luca nuk e mbron vetëm një emër tregtar. Ai mbron një parim: atë të ndershmërisë dhe respektit për konsumatorin shqiptar. Dhe këtë e bën jo me fjalë boshe, por me fjalë që mbështeten mbi fakte, mbi përvojë dhe mbi atë që është më e vështira: besimi i merituar.

  • Rozafa në katër foto të vjetra

    Rozafa në katër foto të vjetra

    Ilir Ikonomi

    Kështjella është fotografuar gjatë viteve nga shumë kënde, por këto foto na sjellin një vështrim disi ndryshe dhe përmbajnë detaj.

    Rozafa është ndër kështjellat më interesante të Shqipërisë. Duke qenë e rrethuar me ujëra, më është dukur gjithmonë si një anije në lundrim kur shikoja nga maja e saj.

    Kalaja u bë simbol qëndrese kundër osmanëve në vitet 1478-79 dhe, në një kohë të mëvonshme, kundër përpjekjeve malazeze dhe serbe për pushtimin e Shkodrës në 1912-13.

    E kam vizituar shumë herë Rozafën dhe, në vitin 2016, xhirova aty një dokumentar për mbrojtjen e Shkodrës në luftë me sllavët.

    E filmuar me dron, kalaja kishte një pamje vërtet triumfuese dhe madhështore. Vetvetiu të ngjallte respekt për ata që e ndërtuan, e rindërtuan dhe e mbrojtën në shekuj.

  • Zbulimi i arkeologeve polake Kryeqendra Ilire ka qene Rozafa

    Zbulimi i arkeologeve polake Kryeqendra Ilire ka qene Rozafa

    Zbulimet më të fundit arkeologjike në kalanë Rozafa në Shkodër dëshmojnë kulturën e lashtë ilire të zonës ku ajo ndodhet dhe zhvillimin e veriut të Shqipërisë. Ekspedita polako-shqiptare që po kryen gërmimet në parkun arkeologjik të Shkodrës ka përfunduar fazën e dytë dhe së shpejti do të largohet. Prof. Piotr Dyczek, arkeolog drejtues i ekspeditës, drejtor i Qendrës për kërkime në antikitet për Europen Juglindore në Universitetin e Varshavës në Poloni, shprehet se tashmë puna ka nisur të bëhet shumë interesante.”Nga gërmimet arkeologjike në Kalanë Rozafa dhe në qytetin e Shkodrës po dalin çdo ditë fakte të reja.

    Nga puna e bërë deri tani kemi arsye të besojmë se Kështjella e Rozafës ka qenë një fortesë ilire, me siguri e periudhës së Gentit, kjo për faktin sepse ne kemi gjetur dy mure helene dhe disa gjurmë parahelenistike, dhe kështu ne tashmë e dimë se ka qenë një qendër e rëndësishme në periudhën helenistike të shekullit II dhe III para Krishtit. Pra, është e dëshmuar tashmë se gërmimet tona kanë kuptim dhe se bashkëpunimi mes Polonisë dhe Shqipërisë do ketë një të ardhme shumë të mirë.

    Të gjitha programet që ne kemi, sidomos programi me Shqipërinë është shumë mirë i organizuar, ka disa nivele, ne në çdo vit planifikojmë hapat që do ndjekim, për të ndjekur gjurmët, duke marrë informacione për kohërat e lashta dhe periudhat e ndryshme në të cilat ka kaluar Rozafa dhe kohërat e lashta të Shkodrës. Viti i parë i gërmimeve, më 2011, ka qenë thjesht vetëm prodhimi i dokumentacionit dhe ndërtimi i rrjetit. Këtë vit ne kemi vendosur disa piketa (gjurmë) me qëllim organizimin e informacionit arkeologjik për Kalanë Rozafa dhe të ashtuquajturin Pjesa e Ulët e qytetit, ose siç njihet ndryshe Shkodra e vjetër. Vitin tjetër ne planifikojmë të kemi gërmime më të mëdha në pjesën e së ashtuquajturës Shkodra e vjetër, që ndodhet rreth kalasë dhe vetëm dy gjurmë në kala, dhe po ashtu me anë të gjeo-fizikës dhe fotografive nga ajri”, shprehet profesori polak. Në ambientet e kalasë Rozafa, ku është gërmuar, punimet janë drejt fundit dhe po mbulohen. Arkeologët polakë dhe dy shqiptarë, si dhe arkeologë të parkut arkeologjik të Shkodrës, po përgatisin mbylljen e gërmimeve për këtë vit, ndërsa testet si dhe vitin e kaluar i nënshtrohen analizave në Francë, në institucionet e specializuara me të cilat ka bashkëpunim Universitetit i Varshavës.

    Drejtori i parkut arkeologjik në Shkodër, Nikolin Shati, shprehet se “jemi në ditët e fundit të gërmimeve të vitit të dytë dhe vërejmë me kënaqësi se kjo është një zonë shumë e pasur me objekte arkeologjike. Qëllimi është gjetja e vërtetimi i rrënjëve ilire të zonës. Kjo është e padiskutueshme por përpiqemi të vërtetojmë se këtu ka patur jetë, qytetërim që nga epoka e bronzit e më pas. Janë gjetur objekte, gjurmë, rrënoja ndërtimesh, muresh etj. Këtë vit janë bërë gjashtë teste, tre në qytetin antik poshtë kalasë dhe katër brenda në kështjellë në ambientet e saj. Dy nga gërmimet në pjesën e sipërme të kështjellës mbesin pa përfunduar, por kjo do bëhet vitin tjetër, përveç hapjes së testeve të tjera”. Gërmimet në këtë zonë arkeologjike mundësohen nga një marrëveshje 5-vjeçare me të drejtë rinovimi mes Ministrisë së Turizmit, Institutit të Arkeologjisë dhe Universitetit të Varshavës. Çdo analizë bëhet në Francë dhe raporti del një vit më pas.

    Sipas Shatit, në këtë zonë, në kalanë e Shkodrës dhe pjesën rreth saj, që përbëjnë dhe parkun arkeologjik të Shkodrës, ka 25 vite që nuk janë bërë gërmime. “Ka qenë këmbëngulja e kryetares së Parlamentit që ka lobuar për disa vite dhe ka arritur që në bashkëpunim me Ambasadën polake dhe Universitetin e Varshavës të krijojë mundësinë e gërmimeve arkeologjike në këtë zone”, shton Shati. Specialistët polakë kanë qenë dhe në Mal të Zi dhe kanë vërtetuar atë që kryeqendra e parë ilire nuk është Kotorri, ashtu siç u është thënë atyre, por kështjella e Rozafës. Gjetjet arkeologjike të periudhës së bronzit janë të njëjta me ato të traditës e kulturës ilire, krejt e ndryshme nga ajo sllave, shprehen specialistët. Profesori Piotr Dyczek shton: “Ne jemi të sigurt dhe jo vetëm se kemi supozuar se këtu është qendra e periudhës Helenistike dhe jo vetëm gjatë sundimit të Gentit, por edhe me herët.

    Unë mendoj se ka qenë qendra më e rëndësishme ilire në rajonin verior të Shqipërisë. Ne tani kemi të dhëna bazuar nga gërmimet se këtu kanë qenë me të vërtetë ndërtesa të mëdha dhe pikërisht në këtë vend ku ne ndodhemi momentalisht dhe se ka qenë një qytet shumë i pasur. Është e pamundur tani të pretendohet më se kjo Kala ka qenë sllave, sepse të gjitha materialet që kemi gjetur tani dhe ato të mëparshmet na çojnë deri në periudhën e bronzit, por tipike dhe karakteristike për Shqipërinë dhe mandej ne kemi periudhën ilire, që është shumë e vërtetë. Ilirët kanë pasur lidhje me civilizimin grek, që është mëse e natyrshme dhe ne këtu kemi vetëm materiale të civilizimit grek dhe ilir, nga vitet e para dhe më vonë, siç janë otomane dhe veneciane, por këto janë periudha të tjera më të vona. Por që në fillim çdo gjë që kemi gjetur është e lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe sidomos me kulturën e kësaj zone, që është zhvilluar në veri të Shqipërisë”.

  • Gjergj Luca: Për të ngritur “kështjellën” Rozafa, jo vetëm unë, secili vuri nga një gur

    Gjergj Luca: Për të ngritur “kështjellën” Rozafa, jo vetëm unë, secili vuri nga një gur

    Albert Vataj
    “Kujtime të vjetra për energji të reja… Ajo kohë kur mendonim se po jepnim shpirt, por në të vërtetë brenda zjenim si një vullkan… Dhe shpërthyem me punë, e vazhdojmë të shpërthejmë. Ndërkohë ti, kap ritmin, o mik, ose na shiko targën dhe vazhdo shaj e vër gjoba; ku i dihet, ndoshta kap ndonjë gjë!” – shkruan sipërmarrësi vizionar Gjergj Luca, në një video të ngarkuar me emocion, një kolazh fotosh dhe copëzash kujtimesh që ai ndan me mijëra ndjekës të tij në rrjetet sociale.

    Kjo video është më shumë se një rrëfim vizual; është një mozaik i shpirtit të një epoke, një arkiv i gjallë që tregon se si lindi dhe u rrit “Rozafa”, gjiganti shqiptar i peshkimit dhe përpunimit të detit. Çdo foto është një gur i vogël në themelin e një kështjelle moderne, një kështjellë që nuk u ngrit vetëm mbi duart e një njeriu, por mbi gjakun e përbashkët të një ekipi, një komuniteti njerëzish që besuan në të pamundurën dhe e shndërruan atë në të prekshme.
    Në këtë rrugë, legjenda e Rozafës nuk mbetet thjesht një tregim i lashtë mbi sakrificën dhe ndërtimin; ajo merr formë të re, si një logo suksesi, si një emblemë e një epoke të re ku përtej sfidave të ekonomisë, burokracisë e pengesave, një vizion u kthye në realitet. Gjergj Luca kujton me modesti e krenari se nuk është vetëm ai që ka emrin, që del në plan të parë, por edhe ata që ishin aty, në baltë e në pluhur, kur vendosej çdo gur, kur hapej çdo fabrikë, kur restaurohej çdo gërmadhë për t’u shndërruar në një tempull modern të punës dhe besimit.
    Rozafa, në këtë narrativë, nuk është thjesht një kompani; është një kështjellë e ngritur me mund e djersë, është një shenjë e progresit ekonomik dhe shoqëror. Aty janë rrugët e shtruara, vendet e punës të hapura, besimi që rikthehet tek të rinjtë e tek ata që shohin tek puna një mënyrë për të mos ikur, por për të qëndruar e për të ndërtuar.
    Gjergj Luca, me këtë video, jep një mesazh të qartë: “Çdo sukses ka një histori sakrifice dhe bashkëpunimi. Çdo gur është vendosur nga një dorë që besoi, dhe çdo gur mban brenda zërin, djersën dhe ëndrrën e atyre që e vunë.”
    Në fund, ky nuk është thjesht një kujtim, por një frymëzim i ri: një thirrje për të kujtuar se kështjellat moderne ndërtohen ende me gurë të vegjël, me dashuri të madhe dhe me punë që vlon si vullkan.
    Dhe kështu, ndërsa gurët e vegjël vazhdojnë të vendosen, kështjella e Rozafës rritet përtej mureve të saj, në zemrat e njerëzve që besuan dhe besojnë ende.Ky nuk është thjesht një monument suksesi, por një testament i gjallë i asaj që mund të arrihet kur puna bashkohet me ëndrrën, kur kujtimet ushqejnë energji të reja dhe kur një emër bëhet simbol i një kombi që di të ringrihet gjithnjë.Në fund të këtij mozaiku mbetet një thirrje e heshtur, por e fuqishme:Bëhu edhe ti një gur në kështjellën e së ardhmes.

  • Xhahid Bushati: “Rozafa Expression” këngë me mesazhe kuptimplotë për të cilët aktualiteti i sotëm ka më shumë nevojë

    Xhahid Bushati: “Rozafa Expression” këngë me mesazhe kuptimplotë për të cilët aktualiteti i sotëm ka më shumë nevojë

    Kori “Rozafa Expression” me një aktivitet të pasur artistik ka zhvilluar koncerte të ndryshme, si dhe ka pjesëmarrje në festivale ndërkombëtare korale brenda dhe jashtë vendit. Nën drejtimin dirigjentit dhe kompozitorit të mirënjohur Zef Çoba, kori “Rozafa Expression” vijon aktivitetin me një program të pasur artistik edhe me këngë me mesazhe kuptimplotë për të cilët aktualiteti i sotëm ka më shumë nevojë. Në vijim të aktiviteti artistik, në muajin qershor kori “Rozafa Expression” i Shkodrës mori pjesë në Festivalin Koral “TEHO” që u zhvillua në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Këtë aktivitet e ndoqi dhe shkrimtari e studiuesi Xhahid Bushati, i cili shprehet se për të 11-tën herë “Rozafa Expression” mori pjesë në këtë festival.
    Në intervistën për gazetën “SOT”, studiuesi Xhahid Bushati shprehet se në Tetovë kori “Rozafa Expression” u prezantua me një program të ndërtuar  nga mjeshtri dhe kompozitori Zef Çoba, që kishte një mozaik të larmishëm, ku spikatnin këngët e traditës popullore shkodrane por të konceptuara me një frymë të re e aktuale. Por e veçanta sipas studiuesit Bushati ishin dhe dy këngë të mbështetura në fabulat e poetit të shquar Dritëro Agolli. Pjesëmarrja në Festivalin Koral “TEHO” që u zhvillua në Tetovë të Maqedonisë së Veriut është në vijim të aktivitetit të korit “Rozafa Expression”  të Shkodrës, që në rrugëtimin e tij ka dhe të tjera projekte muzikore.
    -Në vijim të aktivitetit artistik përsëri Kori i Shoqatës Miqtë e Muzikës “Rozafa Expression” merr pjesë në Festivalin koral “TEHO” që u zhvillua në Tetovë të Maqedonisë së Veriut (27, 28, 29 qershor 2025). Cilat ishin objektivat dhe prurjet e ” Rozafa Expression”?
    Po, dhe është e 11-ta herë, që kori “Rozafa Expression” merr pjesë në Festivalin Koral “TEHO” që zhvillohet në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Në mbrëmjen e ditës së dytë (28. 6. 2025) “Rozafa Expression”  performoi programin e përgatitur brenda kritereve të organizatorëve. Ishte një program i pasur, mbase me një numër pjesësh më shumë se të tjerët, ku spikati diapazoni tematik, shija etike dhe estetike, tradita, realizimi artistik dhe perspektiva e një rrugëtimi muzikor…
    – Më konkretisht, ç’mund të na thoni rreth përmbajtjes së programit muzikor?
    Programi i ndërtuar nga mjeshtri dhe kompozitori Zef Çoba kishte një mozaik të larmishëm, ku spikatnin: – këngët e traditës popullore shkodrane, por të konceptuara me një frymëmarrje të re e gjegjësisht aktuale ( “Po vijn’ krushqit maleve”, të kompozitorit Tish Daija (1926 – 2003) kënduar nga kori miks); (“N’at zaman t’asaj furie”, të kompozitorit popullor Palokë Kurti (1860 – 1920), punuar për solist, kor miks e piano nga Çesk Zadeja, solist Laorjan Ejlli); – këngë që kanë lënë gjurmë në muzikën botërore: (J. S. Bach (1685 – 1750) “Se tu mi accogli” kënduar nga kori miks, drejton: dirigjenti Rafael Marinaj; P. Certon (1510 – 1572) “La, la, la, je ne l’ose dire” kënduar nga kori mik; S. Gajdov (1905 – 1992) “Sobrale mi se” kënduar nga kori miks).
    E veçanta, gjë që pasuronte tematikën muzikore, ishin dhe dy këngë të mbështetura në fabulat e mrekullueshme të poetit të shquar Dritëro Agolli, si: “E drejta dhe e shtrembra” (kënduar nga kori i burrave) dhe “Dhelpra dhe deveja” (kënduar nga koti i burrave). Këto dy këngë që ishin realizuar me mjeshtri profesionale e kulturë muzikore nga kompozitori Zef Çoba, sillnin qartësisht raportet mes të drejtës dhe të shtrembrës, mes vlerës dhe antivlerës, ku përmes këndimit e harmonizimit të zërave, shkëlqente e virtytshmja, shpirti i bardhë, shenjtëria e të drejtës, zbërthimi i figurave dhe simbolikave përfaqësuese, si dhe mesazhi kuptimplotë për të cilët aktualiteti i sotëm ka më shumë nevojë.
      – Cilat ishin mbresat tuaja për aktivitetin?
    Organizimi shumë i mirë, deri në detaje. “Rozafa Expression” bëri një paraqitje dinjitoze. Në përbërjen e këngëtarëve shquheshin shumë të rinj (që flisnin për perspektivën e korit), për drejtimin me kompetencë të dirigjentit të ri Rafael Marinaj, që vitet e tij muzikorë kanë “çerdhen” te “Rozafa…”, interpretimi plot ndjenjë e pathos, të një vokali të admirueshëm të këngëtarit të talentuar Laorjan Ejlli. Nuk mund të lë pa përmendur edhe shoqërimin në piano të të talentuarit Merald Shtalbi. Është për t’u shënuar dhe bisedat e ngrohta me Jeton Pustinën, një mësimdhënës e kontribues i shquar në jetësimin e këtij aktiviteti dhe vlerave këngëtore të shqipes në Maqedoninë e Veriut. Sigurisht mbetet i paharruar dhe takimi i ngrohtë e plotë dritë për  organizatorin dhe drejtuesin artistik të festivalit prof. dr. Ivica Zoriç, si dhe për ftesën e tij të përhershme. Një falënderim të veçantë i shkon znj. Marianne Graf me Shoqatën Austria – Albania Partnerschaft.

    -Kori “Rozafa Expression” krijuar vite më parë përgjatë aktivitetit artistik ka zhvilluar koncerte të ndryshme, ndërsa ka vijuar edhe pjesëmarrja në festivale si tani në Tetovë. Ju e keni ndjekur dhe më parë aktivitetin e “Rozafa Expression”, keni shkruar për atë çfarë ka përcjellë te publiku me programin muzikor. Çfarë mund të na thoni më shumë mbi rrugëtimin artistik të “Rozafa Expression”?
    Në rrugëtimin e saj “Rozafa…” ka plot projekte muzikore dhe aktivitete. Zëri i saj, bota e saj, na fton për më shumë përkujdesje, aq më shumë kur flasim për vlera që pasurojnë shpirtin, dhe e shenjtërojnë atë. Ky meritim i “Rozafës…” dhe mjeshtrit drejtues Zef Çoba flasin për gjurmët dhe identitetin shqip të kësaj tipologjie që sjell, pasuron e performon me sukses shoqata brenda dhe jashtë vendit.
    Intervistoi: Juljana Vrapi