Tag: rovena

  • Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Zv/ Ministres së Brendshme Rovena Voda

    Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-Zv/ Ministres së Brendshme Rovena Voda

    Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e fajësisë për ish zv ministren e brendshme Rovena Voda.

    Në Dhomë Këshillimo, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

    Voda u hetua dhe gjykua nën masën arrest shtëpie si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

  • Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

    Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e ish-zv ministres së Brendshme Rovena Voda/ Mori ryshfet për punësimin në ministri

    Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e fajësisë për ish- zv ministren e Brendshme Rovena Voda. 
    Në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi ish-zyrtaren e lartë me 10 muaj burg me gjykim të shkurtuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. 
    Voda u hetua dhe gjykua nën masën arrest shtëpie si dhe për të u dha dënimi plotësues i heqjes së të drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite. 
    ‘Neni 245/1/2 i Kodit Penal “Mospranimin e rekursit të paraqitur nga të gjykuarit Rovena Voda dhe Majlinda Hasani, kundër vendimit nr. 4, datë 11.1.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, thuhet në vendim.  
    Sipas SPAK, Voda ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit për të favorizuar e punësuar në shtet Florida Beun nëpërmjet lidhjeve që kishte me avokaten Majlinda Hasani. Rovena Voda ra në ‘rrjetën’ e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit. 
    Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes. 
    Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Marrja e eurove dhe të mira materiale u filmuan, përgjuan dhe fotografuan nga SPAK, duke çuar në pranga Vodën. 

  • “Det i thellë Blu”/ Drama e fortë familjare në Teatrin Kombëtar deri më 14 dhjetor

    “Det i thellë Blu”/ Drama e fortë familjare në Teatrin Kombëtar deri më 14 dhjetor

    Një tentativë vetëvrasjeje, një dramë e fortë familjare, që rrëfehet përmes një ritmi dinamik që të mban pezull.

    Ester, gruaja e një gjyqtari të njohur në Britani braktis gjithçka për dashurinë e një piloti, por më pas e gjen veten në një betejës për jetën dhe gjetjen e vetvetes. Vepra e autorit britanik Terence Rattigan vjen premierë absolute në skenën e Teatrit Kombëtar nën vizionin regjisorial të Rovena Lules.
    Rovena Lule Kuka, regjisore u shpreh “Vepra ka shumë mesazhe, por kryesorja që unë kam dashur të them është se jeta është më e rëndësishmja, të duam veten dhe më pas të tjerët”.
    Kjo dramë rrëqethëse për dashurinë e pakthyeshme dhe humbjen personale ndërthuret me humorin elegant përmes interpretimit brilant të aktorëve Olta Daku, Alfred Trebicka, Igli Zarka, Neritan Liçaj, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi dhe Florian Agalliu.
    “Britanikët kanë një humor shumë fin, shumë elegant. Bashkë me aktorët kemi menduar, që duket qenë një dramë shumë e fortë psikologjike, vepra ka nevojë për çlirim herë pas here”, tha Rovena Lule Kuka, regjisore.
    Anila Bisha, aktore u shpreh për TCH: “Kjo është një ndër shfaqjet më të mira të repertorit të Teatrit Kombëtar. Jam shumë e lumtur që jam pjesë e saj dhe për këtë falënderoj regjisoren që më dha këtë karakter shumë të rëndësishëm, pasi është personi që sheh dhe dëgjon gjithçka. Duket si një grua që merret me fjalë, por është një grua me zemër të madhe dhe të mirë”.
    Ndërsa aktori Igli Zarka, tha “Ky është një ndër rolet më të vështira që unë kam luajtur deri më tani, për vetë faktin e dramës që shkakton roli im. Shumë i vështirë për t’u mishëruar deri në vërtetësi”.
    Në netët e para të premierës, shfaqja është mirëpritur nga publiku që ka mbushur sallën dhe ka duartrokitur aktorët pas 2 orësh interpretim.
    “Si rrallë herë, nuk kemi parë të nxjerrin celularët, një qetësi totale dhe tregon se ia kemi arritur ta përfshijmë publikun në emocionet tona”, shtoi Anila Bisha.
    “Dikush ishte përfshirë aq shumë në dramë sa më tha që arriti në një pikë sa pati urrejtje për mua”, shtoi më tej aktori Zarka.
    “Det i thellë blu” do të vijojë në Teatrin Kombëtar deri në datën 14 dhjetor, ndërsa fundi i muajit rikthen në skenë “Faust”.
     

    Top Channel

  • Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur

    Rovena Stefa për BBVK: Në finale kanë shkuar njerëz që publiku nuk i ka dashur

    Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, një nga emrat më të komentuar të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për eksperiencën e saj në shtëpinë më të famshme gjatë një interviste në emisionin “The Elite Way”, me moderatoren Elita Rudin.
    Në bisedë, Stefa është ndalur tek rrugëtimi i saj në spektakël dhe mënyra si, sipas saj, është zhvilluar gara drejt finales. E pyetur nga moderatorja pse nuk arriti deri në fund, këngëtarja u përgjigj hapur:
    “Aty duhet me e pyet produksionin për këtë gjë. Aty kuptohet qartë që kanë shkuar në finale edhe njerëz që nuk i ka dashur publiku, madje kanë qenë të urryer nga publiku dhe nuk i kanë çuar vota”, u shpreh ajo.
    Rovena shtoi se, sipas mendimit të saj, votat e publikut nuk kanë qenë transparente dhe se konkurrentët nuk kanë pasur mundësi të shohin rezultatet reale.
    “Tani unë duhet të bëj një gjyq ku janë votat e mia, nuk e kemi atë kontroll. Tani të flasim drejtpërdrejt, kontrolli mbi votat nuk është, as publiku nuk i ka parë”, tha ajo me sinqeritet.
    Deklaratat e saj kanë ngjallur diskutime të reja rreth mënyrës si funksionon sistemi i votimit në reality show, duke rikthyer në vëmendje pyetjen për transparencën e garës në formatet televizive të këtij lloji.

  • Rovena Dilo: Rrjedh në këngë e ligjërime (teksti dhe kënga)

    Rovena Dilo: Rrjedh në këngë e ligjërime (teksti dhe kënga)

    O fort po ndrit ai diellDhe burimi këngët lugjeve m’i përcjello fort po ngroh ai diellEdhe trimat nëpër mend m’i sjellt’i përkëdhelë.

    Nga ky diell i kohës simendrisin shekujt ndër agimeedhe pushka i shqiptarit zjarr flakëron.

    Po ku ka si ti o Shqipëria imeO fisnikja përmbi gur.Rrjedh në këngë e ligjërimeBallëlarta me flamur.

    Hej fort po bjen ai telDhe lahuta tingujt i çon larg, i përcjell.hej fort po bjen ai telEdhe trimat nëpër mend m’i sjellqë t’i përkëdhel

    Nga ky zë i kohës simeflasin shekujt me gjëmimeedhe krisma e shqiptarit vlenbrez pas brez

    Po ku ka si ti o Shqipëria imeO fisnikja përmbi gur.Rrjedh në këngë e ligjërimeBallëlarta me flamur.

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    ROVENA DILO: VAJZA ME KAÇURRELA (TEKSTI DHE KËNGA)

  • Rovena Dilo: Shkodra ka plot dashuri… (teksti dhe kënga)

    Rovena Dilo: Shkodra ka plot dashuri… (teksti dhe kënga)

    Interpreton: Rovena Dilo, teksti: Luljeta Dano.,

    Shkodra ka plot dashuri,Gaz’ e brenga në fshehti,Por unë të kam dashtë ty.

    Shiu mbi liqen piklon,Vetë e di çfarë më mundon,Djem e vajza kur festojnë…

    E të them kujto,Vjen ajo që shkon,Kush të deshi,Prapë të do…Afër meje,Në Shkodër të vish,Eja shpirti im!

    O ujë i njelmtë,Mbi liqen kur kthen,Shi i dimrit,Që aq fort të desha,Ty në verë.E mos harro,Në Shkodër të vish,Si flaka mes zjarrit,Gjithë jetën ti të rrish…

    E të them kujto,Vjen ajo që shkon,Kush të deshi,Prapë të do…Afër meje,Në Shkodër të vish,Eja shpirti im!

    Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROVENA DILO: JETA JEPET VEÇ NJË HERË, ËSHTË E SHENJTË…(TEKSTI DHE KËNGA)

    ————————————————-

    Lexo edhe:

    “CENSURA ISHTE E LLAHTARSHME”. RRËFIMI I RRALLË I ZHULIANA JORGANXHI: S’NA LEJONIN MË SHUMË SE DY KËNGË DASHURIE…

    Me trupin e paktë, por me një buzëqeshje të pavenitur nga koha, ajo shpërndan kaq shumë mirësi, sa të bën të përlotesh.

    Zhuliana Jorganxhi, poetja, autorja e qindra këngëve të festivaleve, dekadave të majit, anketave muzikore, rrëfehet kohë më parë në një intervistë për gazetën “Panorama”. Që nga vitet e fëmijërisë, ndikimi i familjes në formimin e saj, roli i së motrës, Rozmarisë, vitet e shkollës, puna si gazetare e më pas si tekstshkruese e redaktore në Radio Tirana, ku përballonte jo vetëm një volum pune të jashtëzakonshëm, por edhe dhunën e censurës. E paskëtaj ndërrimi i sistemeve me shpresën e madhe, që mbeti sërish një zhgënjim. Mes pengjeve dhe dashurive të mëdha, një jetë e jashtëzakonshme…

    Tekstin e plotë e gjeni KËTU

  • Kënga e njohur “Vajza me kaçurrela” e interpretuar nga Rovena Dilo (teksti dhe video)

    Kënga e njohur “Vajza me kaçurrela” e interpretuar nga Rovena Dilo (teksti dhe video)

    “Vajza me kaçurrela” është njëra ndër këngët më të njohura shqipe. Tekstin e saj e shkroi Fatmir Gjata, ndërsa muzikën e bëri Avni Mula, i cili edhe e këndoi i pari këtë këngë .ObserverKult ua sjell këtë këngë të kënduar nga Rovena Dilo.

    Po ecte që me natë mes shkrepave pa udhëtakoi tek burimi një vajzë tu mbush ujëI tha se ju dogj xhani oj vajzë me kaçurrelapak ujë luftëtarit të lutem nga bucelaAjo nuk tha një fjalë dhe uji i freskët rrodhishikimin valë-valë ju duk se vajza i hodhiNë sytë e në faqe tek rridhnin dy bucelaranë një tufë manushaqe të verdhat kaçurrela.Këmbyen buzëqeshjet djersa krejt ju derdhU shkrin terë malet dhe udha ju bë detDhe iku nëpër pyje e pritave me tela s’i hiqeshin prej syve te verdhat kaçurrela.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR…(TEKSTI DHE KËNGA)

    Sa herë të kam priturtek vendi që ne dimë.Mes shiut rrëke,kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronime s’ndjenim ne vetmi.Vetë më mësovese dashuria ka diell dhe në shi.Vetë më mësovese dashuria gjithë qiellin ka çati.

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.

    E zgjatëm duart, përkulëm degët,por kokrra s’morëm dot.Ty të mos kisha pranë ato çastee etur do të ndjehesha edhe sot.Ty të mos kisha pranë ato çastee etur do të ndjehesha dhe sot.

    Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë“Vallë dashuria a deti ka më thellësi?”Pastaj i dashur kokën mbështete,përgjigje prisje kot.S’di në ç’thellësira humba e tëra,por di se s’dilja dot.

    Kliko për tekstin e plotë dhe për ta dëgjuar këngën KETU

  • Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shi bie në Tiranë” të kënduar nga Rovena Dilo (teksti dhe kënga)

    Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Shi bie në Tiranë” të kënduar nga Rovena Dilo (teksti dhe kënga)

    Shi bie në Tiranë,nga malli ynëedhe qielli qan.Je i dehur nga pija,apo nga dashuria,ti ecë, por këmbët nuk të mbajnë.Shi bie në Tiranë,si nën ombrellë,ti strukesh nën një palmë.Gjysma ime treti,rrugëve të këtij qyteti,shi bie në Tiranë.Sa shumë u lagëm e s’ikëm,sa shumë u endëm e s’ikëm,harruam ditët dhe viteta është kjo dashuri?Shi bie në Tiranëdhe shpirti ynëfluturon mbi Dajt.Vetja ime mbetirrugëve të ktij qyteti,shi bie në Tiranë.Zemra ime mbetirrugëve të ktij qyteti,shi bie në Tiranë.

    ObserverKult

    —————————————————-

    LEXO EDHE:

    ROVENA DILO: DASHURINË S’E KAM HARRUAR, S’E HARROJ (TEKSTI DHE KËNGA)

    Erdhi prilli shkriu bora majaveMaleve bie këmbora, maleveËshtë një vajzë, vajzë maliËshtë e bukur si një yllËshtë brenga e një djaliBorë e bardhë, trëndafil.Erdhi prilli shkriu bora majaveMaleve bie këmbora maleveE pashë një bilbil mënjanëRrinte i struktur qan me vajPse s’këndon po rri veçan’.

    E pashë nje bilbil mënjan;Rrinte i strukur qan, me fajPse s’këndon po rri veçant’Bilbili i mirë qan me lotZogjtë dy nga dy jetojnëDhe këndojnë në foleÇajnë qiellin e kaltërEdhe largohen si rrufe.Erdhi prilli shkriu bora majaveMaleve bie këmbora, maleveGjithë natyra u ndriçuaEdhe ndriçon pafundësinëQielli i prillit me një puthje.Do të zgjojë nga gjumi i largëtDashurinë s’e kam harruar,s’e harrojThellë në shpirt e kam të shkruar,sa të rrojë.

    LEXO EDHE:

    ROVENA DILO: SA HERË TË KAM PRITUR TEK VENDI QË NE DIMË (TEKSTI DHE KËNGA)

    Sa herë të kam priturtek vendi që ne dimë.Mes shiut rrëke,kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronime s’ndjenim ne vetmi.Vetë më mësovese dashuria ka diell dhe në shi.Vetë më mësovese dashuria gjithë qiellin ka çati.

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy…

    TEKSTIN DHE KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU