Tag: rotacion

  • Maresca: Jemi në drejtimin e duhur, do të bëj rotacion dhe mbroj lojtarët e mi nëse duam të fitojmë trofe

    Maresca: Jemi në drejtimin e duhur, do të bëj rotacion dhe mbroj lojtarët e mi nëse duam të fitojmë trofe

    Chelsea arriti një fitore të çmendur 4-3 ndaj Wolves në Carabao Cup, duke avancuar në fazën çerekfinale. Një fitore që erdhi pas zhgënjimit që londinezët patën të shtunën në Premier League, kur u mundën nga Sunderland.
    Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, mendon se skuadra e tij po shkon në drejtimin e duhur. “Kemi nevojë për qëndrueshmëri nëse dëshirojmë të kemi një sezon të mirë. Pas katër fitoreve radhazi, për fat të keq humbëm pikë kundër Sunderland, por ecim përpara. Fitorja ndaj Wolves rikthen qetësinë”, tha Maresca.
    “Chelsea duhet të përpiqet të fitojë sa më shumë ndeshje ndaj për mua personalisht, të gjitha takimet janë të rëndësishme. Kjo na ndihmon të rritemi. Luajmë shumë, por kemi një ekip me shumë djem të rinj dhe bëjmë rotacion”, tha trajneri italian.
    Më tej, Enzo Maresca, pranoi se duhet të vazhdojë t’i mbrojë lojtarët nga dëmtimet nëse ata duan të vazhdojnë të luftojnë në të gjitha frontet këtë sezon: “Duhet të bëjmë rotacion. Duhet t’i mbrojmë lojtarët sepse nëse shkojmë me të njëjtën formacion, do të kemi vështirësi gjatë sezonit”.
    “Sigurisht që duhet të bëjmë disa herë gjatë sezonit rotacion për të ndihmuar në mbrojtjen e lojtarëve. Ka lojtarë që duhet të mbrohen për shumë arsye. Enzo Fernandez, Moi Caicedo, Joao Pedro, të gjithë janë lojtarë, për arsye të ndryshme, ne duhet t’i mbrojmë”, tha Maresca.

  • Arteta bën rotacion dhe shijon suksesin: Tani kam një ekip më të kompletuar se një vit më parë

    Arteta bën rotacion dhe shijon suksesin: Tani kam një ekip më të kompletuar se një vit më parë

    2 Tetor 2025

    9:12

    Telesport

    Mikel Arteta beson se forca e Arsenal në sulm i bën ata më të pajisur për të shkuar edhe më tej në Champions League të këtij sezoni. “Topçinjtë” arritën deri në gjysmëfinale sezonin e kaluar përpara se të humbisnin ndaj PSG.
    Trajneri spanjoll ishte në gjendje të bënte rotacion në skuadrën e tij për fitoren 2-0 ndaj Olympiacos me një stol të mbushur plot titullarë, duke përfshirë Declan Rice, Eberechi Eze dhe Bukayo Saka.
    “Me gjithë respektin, sezonin e kaluar po shikonim stolin dhe kishim pesë lojtarë të akademisë atje, që ndoshta nuk kanë luajtur kurrë futboll profesional në Ligën e Kampionëve, kështu që bën një ndryshim,” tha Arteta.
    “Këtë herë vendosëm të ndryshojmë gjashtë lojtarë sepse dua që të gjithë të përfshihen me të vërtetë dhe të ndihen pjesë e tij, dhe ishte e mrekullueshme. Ne kishim gjithashtu ndjenjën se po binim fizikisht sepse luajtëm një ndeshje intensive në Newcastle disa ditë më parë”, tha Arteta.
    Në fund, trajneri i Arsenal sqaroi: “Ata që hynë sërish në fushë, e ngritën nivelin dhe na ndihmuan të fitonim ndeshjen, dhe kjo është fantastike.”

  • “Koha për rotacion në PD”/ Ilir Alimehmeti për Top Channel: Berisha kryetar, por partia duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

    “Koha për rotacion në PD”/ Ilir Alimehmeti për Top Channel: Berisha kryetar, por partia duhet të nisë reflektimin në bazë të performancës

    Doktori i ri nuk e ka problem moszbatimin e statutit nga ai i vjetri.

    Ilir Alimehmeti është i mendimit se diskutimi për largimin apo jo të Sali Berishës i takon forumeve.
    “Berisha është kryetar i PD. Statutin e vendos partia dhe është e drejta jonë që ta bëjmë këtë diskutim brenda forumeve tona, kur të mblidhen. Unë jam anëtar i Këshillit Kombëtar, ju e dini, nuk është mbledhur deri tani, ne do kemi diskutimet tona”, thotë Ilir Alimehmeti për Top Channel.
    Humbja e zgjedhjeve nuk u shoqërua me dorëheqje të lidershipit. Me mbylljen e betejës ligjore, doktori Alimehmeti pret që partia të futet në një fazë të re, atë të reflektimit dhe analizës së performancës së rezultatit, që duhet të shoqërohet me ndryshim të strukturave drejtuese.
    “Kjo është çka bën një parti politike të lëvizë dhe të ketë rotacion brenda vetes. Po të kishte qenë puna për dorëheqje të dikujt, dorëheqjet duhej të ishin dhënë. Ndryshimet përndryshe janë rrjedhojë e një reflektimi më të matur dhe më kolegjial mbi performancat zgjedhore. Sa dikush, apo një forcë, apo një grupazh ka arritur të prodhojë. Nëse ka performuar mirë, duhet të ecë një hap përpara, apo nëse ka bërë të kundërtën, të ecë një hap pas. Sepse ne supozojmë të bëjmë rotacion brenda Shqipërisë, e njëjta gjë duhet të ndodhë brenda nesh”, thotë ai.
    Pas radiografisë së brendshme, doktori Alimehmeti është i mendimit që dyert e Partisë Demokratike duhet të hapen për të rinjtë.
    “Unë vetë jam produkt i hapjes, por është produkt i vogël. Numrat kanë qenë të vegjël, duhet të zgjerohet, sepse vetëm në këtë lloj mënyre mund të ndodhë oksigjenimi që mund të sjellë një hap më shumë, një marsh më shumë”, shprehet Alimehmeti.
    Emri i Ilir Alimehmetit lakohet sa herë ka zgjedhje në parti apo jashtë saj. Ai është i mendimit se demokratët nuk janë gati për një garë elektorale të parakohshme, ndërsa këmbëngul se ka ardhur koha për ndryshim të sistemit zgjedhor, i cili la jashtë Parlamentit më të votuarit nga populli – njëri prej tyre ishte dhe vetë ai, të cilin sistemi e penalizoi.

    Top Channel