Tag: roskovecit

  • “Mos hap gojë…”/ Kryebashkiakja e Roskovecit merret e pandehur, SPAK: Kërcënoi një person

    “Mos hap gojë…”/ Kryebashkiakja e Roskovecit merret e pandehur, SPAK: Kërcënoi një person

    Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

    TIRANË- Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Bufi akuzohet për veprën penale “përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”. Për këtë ka reaguar vetë SPAK, duke theksuar se Bufi përdori postin e kryebashkiakes për veprimtari politike. Nga hetimet rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike. Në njoftim thuhet se e pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i ka kërkuar atij të heshtë dhe të mos votojë farë në zgjedhjet e 2023. Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij.
    Njoftimi i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.
    Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.
    Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media, artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues i programit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për famijet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.
    Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.
    Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.
    Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.B kishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.
    E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”
    Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës në datën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.
    Majlinda Bufi është pyetur disa herë në SPAK dhe ndaj saj janë depozituar disa kallëzime penale. Herën e fundit që ajo ishte në SPAK, Bufi dha shpjegime për investigimin nga “Piranjat”, ku shfaqej kryebashkiakja e Roskovecit që i bënte presion me shkarkim nga puna një pastrueseje e cila kishte marrë pjesë në një nga mitingjet e opozitës. Ndërsa në një rast të dytë, Bufi i kërkonte llogari një qytetari pse kishte shprehur mbështetje në rrjetet sociale për rivalin e saj në zgjedhjet lokale të 14 Majit 2023.
    Edhe PD ka bërë një kallëzim penal për të në SPAK, ku e akuzon Bufin për penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Në kallëzim shpjegohen shkeljet që sipas PD, kryebashkiakja e Roskovecit ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht – shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe./ZËRI

  • Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

    Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK

    Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ajo është marrë e pandehur për veprën penale “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike”, parashikuar nga neni 328/a/3, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci, Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Hetimi, i cili nisi pas një kallëzimi penal kundër saj, është përfunduar nga SPAK dhe dosja tashmë është dërguar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas të kalojë në fazën e shqyrtimit paraprak.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë dy viteve të fundit, ndaj Bufit janë depozituar tre kallëzime në SPAK, dhe të paktën dy herë ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas kallëzimeve, kryebashkiakja ka ushtruar qëllimisht dhe vetë gjatë fushatës për zgjedhjet lokale shkelje të rënda ndaj punonjësve të administratës publike, me qëllim që të pengojnë ato të ushtrojnë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, duke përdorur kërcënime, presione dhe shantazhe.

    Gjithashtu, PD Roskovec ka depozituar një kallëzim tjetër penal në SPAK ndaj saj, duke e akuzuar për keqpërdorim të tenderave.

  • Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK, reagon Bardhi: Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit

    Majlinda Bufi merret e pandehur nga SPAK, reagon Bardhi: Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit

    Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit e ka cilësuar kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi marrjen të pandehur nga SPAK të kryebashkiakes Majlinda Bufi. Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj.
    “Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë.  Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm”, shprehet Bardhi.
    Sipas burimeve të A2CNN pranë Strukturës së Posaçme, Bufi është marrë e pandehur për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.
    Hetimi i nisur pas një kallëzimi penal ndaj saj është përfunduar nga SPAK dhe dosja është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas nënshtrohet shqyrtimit paraprak.

  • Bufi merret e pandehur nga SPAK, Bardhi: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për qytetarët e Roskovecit

    Bufi merret e pandehur nga SPAK, Bardhi: Lajm i mirë, por i pamjaftueshëm për qytetarët e Roskovecit

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas njoftimit se kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është marrë e pandehur nga SPAK për akuzat e lidhura me krime zgjedhore.

    Në deklaratën e tij, Bardhi e cilëson këtë zhvillim si një hap pozitiv për banorët e Roskovecit, por thekson se ai mbetet i pamjaftueshëm përballë shkeljeve që, sipas tij, janë kryer ndër vite në këtë bashki.

    ‘Lajm i mirë për qytetarët e Roskovecit!

    Më në fund kriminelja elektorale Majlinda Bufi, do të përballet me pasojat e një pjese të krimeve të saj. Marrja e pandehur për krime elektorale është vetëm një prej shkeljeve të shumta të kryera prej saj në ushtrimin e detyrës si Kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kriminelja elektorale Bufi i bashkohet kështu kryekrimeneles elektorale Balluku, duke u konfirmuar ajo që kemi thënë prej ditës së parë se në Fier, Partia Socialiste u shndërrua në një bandë elektorale të mirëfilltë e dirixhuar nga Belinda Balluku.

    Fillim i mbarë, por i pamjaftueshëm!’, shkruan Gazment Bardhi në reagimin e tij.

     

  • SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

    SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

    Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi.

    Ndaj saj është ngritur akuza për “përdorim të funksionit publik për veprimtari politike”.
    Sipas burimeve të Top News, çështja lidhet me dyshimet për dhënien e shpërblimeve dhe premtimeve me qëllim ndikimin politik.
    Dosja tashmë ka zbritur në gjykatë dhe ndodhet në fazën e hedhjes së shortit për caktimin e gjyqtarit të hetimit paraprak.

  • SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, zbardhet akuza ndaj saj

    SPAK merr të pandehur kryebashkiaken e Roskovecit, zbardhet akuza ndaj saj

    SPAK ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.
    Sipas burimeve pranë Strukturës së Posaçme, Bufi është marrë e pandehur për veprën penale të “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike”.
    Hetimi i nisur pas një kallëzimi penal ndaj saj është përfunduar nga SPAK dhe dosja është depozituar në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të shortohet dhe më pas nënshtrohet shqyrtimit paraprak.
    Gjatë dy viteve të fundit në SPAK janë depozituar tre kallëzime ndaj Bufit, ndësa të paktën dy herë, ajo është paraqitur për të dhënë deklarime.

  • “Bëj autokritikë që nuk e ke sjellë hartën”, kryebashkiakja e Roskovecit me Ramën: S’e kemi përfunduar, faleminderit që nuk na…

    “Bëj autokritikë që nuk e ke sjellë hartën”, kryebashkiakja e Roskovecit me Ramën: S’e kemi përfunduar, faleminderit që nuk na…

    Majlinda Bufi ishte mes kryebashkiakëve që nuk kishte dorëzuar hartën e zonave për Paketën e Maleve, dhe kryeministri Edi Rama i kërkoi që të bënte autokritikë.

    Kryebashkiakia e Roskovecit pranoi të bënte autokritikë, duke premtuar se do e sjellë hartën.
    Pjesë nga diskutimi: 
    Edi Rama: Duhet të vijë harta për zhvillimet rurale, ke pasur Adamin e fermerëve në Pogradec. Mendoj se ti duhet t’i kesh sjellë hartat?
    Majlinda Bufi: E vërteta është se nuk i kam sjellë. Padyshim që është autorkitikë jo vetëm për mua, por edhe për ata që nuk i kanë sjellë.
    Edi Rama: Bëj autokritikë.
    Majlinda Bufi: Është autokritikë. Ne kemi nisur pak punën, por nuk e kemi finalizuar. Nuk ka vend për të thënë fjalë të tjera, më shumë prishet. Faleminderit që nuk na kritikove hapur.
    Edi Rama: Që të mbetesh në një rresht me Memaliajn dhe Fushë-Arrëzin, kjo nuk më pëlqen. Jepja pak atij mikut tim nga Fushë-Arrëzi.

    Top Channel

  • Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

    Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

    Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes në qendër të fshatit, pa dokumente dhe pa taksa  Në mes të fshatit Suk 1 në Roskovec ndodhet një biznes furnizimi me gaz me pakicë, të cilin e disponon me dokumente z. Hamza Agaçi, vëllai i ish-nënkryetarit të Bashkisë Roskovec, z. Hysen Agaçi.
    Ky i fundit është personi që e menaxhon dhe kujdeset që ky biznes të funksionojë ndryshe në letra dhe ndryshe në realitet, pasi në QKB biznesi rezulton për shitjen me pakicë të bombolave të gazit, ndërsa në praktikë funksionon për shpërndarjen dhe furnizimin me pakicë të gazit të lëngshëm. Për të operuar në tregtimin e lëndëve djegëse duhen një sërë dokumentesh dhe licencash përkatëse, të cilat z. Agaçi – kur u ballafaqua me gazetarin e emisionit “Piranjat”, Freard Rista – u shpreh i bindur se i dispononte, por në realitet gjërat ishin ndryshe.
    Përgjigjen e parë e morëm nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, e cila më datë 10 shtator 2025 na informoi se biznesi në fjalë nuk e disponon lejen e duhur mjedisore për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të gazit të lëngshëm. Përgjigjen e dytë e morëm nga Bashkia e Roskovecit. Në shkresën zyrtare që mban datën 19 shtator, institucioni na bën me dije se subjekti në fjalë ushtronte aktivitetin pa licencën përkatëse për tregtimin e gazit të lëngshëm, madje nuk rezulton i regjistruar pranë zyrës së tatim-taksave si biznes aktiv.
    Dhe këtë shkelje të rëndë ligjore, kryetarja Majlinda Bufi e justifikon me mosidentifikimin e subjektit nga inspektorët e tatim-taksave, si dhe nga inspektori i parandalimit në sektorin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi. Të mos dish biznesin e kryetarit të fshatit dhe të nënkryetarit të Bashkisë nuk duket shumë bindëse. Megjithatë, kryetarja Majlinda Bufi na bën me dije se pas evidentimit të rastit janë marrë masa për ndërprerjen e aktivitetit dhe vijimin e procedurave të mëtejshme.
    Gjithashtu, kryetarja sqaron se ka vepruar “me dorë të hekurt”, duke marrë masa disiplinore ndaj punonjësve përkatës për neglizhencë dhe mospërmbushje të detyrës.
    Megjithatë, disa pyetje një milionë dollarëshe ja vlen të bëhen: Në një vend aq të vogël, ku çdokush di çdo gjë, si ka mundësi që vetëm inspektorët nuk e dinë?
    Apo mos ndoshta, miqësia e nënkryetarit me kryetaren ka qenë më e fortë se ajo kafja e inspektorëve?
    Me gjithë këto zjarre që kapluan vendin tonë këtë vit dhe me gjithë këto biznese që po operojnë me miq e me kafe, duke iu shmangur detyrimeve ligjore, shpresojmë që kësaj here kryetarja Bufi ta ketë marrë seriozisht situatën./Emisioni “Piranjat”

  • Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

    Historia e kishës që u mbrojt nga myslimanët dhe legjenda e Bukuroshes së Strumit

    12 km larg qytetit të Fierit, ndodhet qyteti i Roskovecit, para pak vitesh një qytezë që njihej si një pikë lidhëse apo një stacion, mes Beratit dhe Fierit në kuadrin e rrugës “Egnatia”…tashmë me ndarjen e re territoriale një qytet brenda një bashkie më të madhe. Po të njëjtin rol, atë të “qytetit stacion” Roskoveci e ka gëzuar që në antikitet, kur aty kalonin udhëtarët nga dy pika të rëndësishme Apolonia dhe Berati.

    Si një i tillë, ende sot aty ka shenja që dëshmojnë për historinë e hershme, si kishat e kthyera në monument kulture apo të tjera pika të rëndësishme, por pak të njohura. Bashkë me objektet ekzistojnë edhe mitet. I tillë është edhe vajza myzeqare, apo Bukuroshja e Strumit, imazhi i një vajze që studiuesit e krahasojnë për nga rëndësia me Bukuroshen e Durrësit.

    Imazhi i vajzës së bukur ka mbërritur deri në kohët moderne përmes një legjendë që daton në gjysmën e dytë të shek XIX. Ajo flet për një vajzë me bukuri përrallore nga fshati Strum, sot brenda bashkisë Roskovec, e cila marros gjithë djemtë e zonës dhe priftin e fshatit dhe gjithçka përfundon në mënyrë tragjike, me vrasjen e saj nga një oficer i ushtrisë turke. Kjo histori është përjetësuar edhe në një këngë, që është paraqitur për herë të parë në vitin 1984 në festivalin folklorik të Gjirokastrës.

    Ndërsa në galerinë e arteve në Fier ka edhe një pikturë të Bukuroshes së Strumit, me veshje myzeqare.

    Në hyrje të Roskovecit, është vendosur një monument për këtë vajzë. Skulptura e vendosur kohë më parë në këtë vend, nuk ka kaluar pa polemika… për shkak të elementëve nudiste të përdorura në këtë vepër arti, duke e kthyer atë në imazhin pritës për këtë qytet. Kjo shihet edhe në videot e publikuara në rrjetet sociale nga udhëtarë apo banorë të zonës.

    Destinacioni ishte kisha e Shën Nikollës, e cila njihet ndryshe si kisha e Kurjanit, një objekt kulti i ndërtuar në shekullin e 12-13 dhe që i ka rezistuar furtunave të kohës.Për të mbërritur atje, na duhet të udhëtojmë rreth 4 km larg nga qendra e Roskovecit.

    Kurjani ndodhet në pjesën juglindore të rrethit të Fierit, aty ku ndahet kufiri me Beratin e Mallakastrën. I përmendur për kultivimin e ullinjve dhe vreshtarisë, ai është i njohur edhe për liqenin artificial të ndërtuar rreth 40 vjet më parë. Në kodrën më të lartë të Kurjanit, aty ku syri të kap gjithë rrafshinën e Myzeqesë, Shpiragun dhe kodrat e Mallakastrës, ndodhet një nga Kishat Bizantine më të vjetra në Shqipëri, kisha e Shën Nikollës.

    E vetmuar, e rrethuar nga kurorat e ullinjve, Kisha e Shën Nikollës, me harqet e saj rrethore “dëshmon” për një objekt kulti, ku është shkrirë në një stil të vetëm arkitektura kishtare e Lindjes me Perëndimin. Sipas specialistëve, pozicioni ku është vendosur ky objekt ngjason me një komunikim i heshtur mistik mes saj, dhe manastireve e kishave të tjera të vjetra që ndodhen përreth në Fier, mes tyre edhe manastiri i Ardenicës.

    Historiani Ilirjan Gjika rrëfen se sot ky objekt është një monument kulture, ndërsa dikur përmendej si një Kishë bizantine, që dyshohet se është ndërtuar në vendin e një tempulli pagan.Afresket e pikturuara nga i biri i Onufrit, Nikolla dhe ndihmësi i tij Joani rreth vitit 1578, i kanë rezistuar kohës.

    I gjithë fshati Kurjan që prej pushtimit osman është konvertuar në besimin mysliman. Pavarësisht kësaj, ata do të njihen si myslimanët që mbrojtën për shekuj një kishë, një objekt që do të kalonte me sukses përpjekjet për shkatërrim në disa sisteme. Kisha e Kurjanit do t’i mbijetonte edhe fushatës së ndërmarrë nga sistemi kumunist në vitin 1967, për shkatërrimin e objekteve të kultit.

    Ai sistem solli rrënimin e të vetmes xhami në këtë fshat. Edhe pse me besim mysliman, banorët u impenjuan maksimalisht në mbrojtjen e kishës së Shën Nikollës që për ata ishte kthyer në një vend të shenjtë. Ajo u shpall monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1973, kur edhe u caktua një person për t’u kujdesur dhe për ta mirëmbajtur. 43 vite më pas, Xhemal Xhemalaj, një ish-mësues rrëfen se pavarësisht ndalimit nga regjimi banorët me besim mysliman, të Kurjanit e frekuentonin këtë kishë.

    Riza Gjoka një tjetër banor, rrëfen se ndërsa të gjithë u bënë bashkë për të mbrojtur kishën nga shkatërrimi, nuk mundën të shpëtonin xhaminë. Në vendin ku ajo ka qëne e ndërtuar në mes të fshatit, tashmë nuk ka asnjë gjurmë dhe është zëvendësuar nga banesat.

    Për vite me radha kisha e Shën Nikollës është lënë në harresë, pavarësisht rëndësisë që mbart në aspektin e trashëgimisë kulturore. Si pasojë e kohës apo shkatërrimit nga dora e njeriut pas vitit 1990, ekspertët thonë se kisha ka humbur shumë nga format e saj origjinale…mendohet se ajo ka qenë me kupolë.

    Sipas Majlinda Bufit, kryebashkiake e Roskovecit, ndërhyrja e fundit për mirëmbajtjen e kishës shënohet në vitin 1970.

    Sipas studiuesve, përpara se të kalohet te restaurimi, kërkohet një studim i mirëfilltë për ta rikthyer këtë kishë në trajtat origjinale.

    E njohur dhe e pranuar si një objektet më të vjetra të kultit në Shqipëri, kisha e Shën Nikollës synohet të kthehet në një objekt që të tërheqë turistë të huaj, duke u kthyer në një destinacion të preferuar.

    Historia e një objekti kulti me gjithë kurbat e nëpërkëmbjes apo lartësimit të tij çon edhe njëherë tjetër në një të vërtetë të madhe: atë të faktit se sa pak vlerësohet trashëgimia kulturore në vendin tonë. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënkupton ruajtjen e një popullsie dhe identitetit të saj. Një nga konceptet që vazhdimisht theksohet, por shumë pak zbatohet./BalkanWeb

    Lexo edhe:

    SHËN NIKOLLA: SI LINDI LEGJENDA E BABAGJYSHIT TË KRISHTLINDJEVE

  • SYRI TV/ Fermerët e Roskovecit të falimentuar – Shalqiri kalbet në arë, fermerët: S’ka treg!

    SYRI TV/ Fermerët e Roskovecit të falimentuar – Shalqiri kalbet në arë, fermerët: S’ka treg!

    Çmimi i ulët dhe mungesa e tregut ka gjunjëzuar fermerët e Roskovecit të cilët kultivojnë shalqirin. Ata thonë se këtë vit më shumë se gjysma e prodhimit ka mbetur në ara, ndërsa deklarojnë se çmimet që ofron tregu nuk mbulojnë as kostot minimale të prodhimit. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti për të përballuar humbjet e shkaktuara, nga mbetja e prodhimit stok.

    Syri Tv

    Shalqinjtë e kalbur në ara janë kthyer në problematikën më madhore të fermerëve të fshatrave të Roskovecit. Në indinjuar nga situata ata shprehen se prodhimi i tyre ka mbetur në ara, pa shitur. Çmimi i shitjes është 5 lekë për kilogramë kundrejt 20 lekëve që duhej të ishte për të justifikuar kostot e prodhimit. Fermerët thonë se miliona lekë dëme, i kanë demoralizuar, ndërsa shprehen se preferojnë që më mirë ta lënë prodhimin të kalbet në ara, sesa ta shesin me një çmim kaq të lirë.

    Mungesa e kërkesës për eksport thonë fermerët ka krijuar një ngërç të tillë, ndërsa dhe pikat e grumbullimit po refuzojnë ta mbledhin për shkak të mbiprodhimit dhe mungesës së tregut.

    Në zonën e Roskovecit kultivohet çdo vit rreth 200 hektarë tokë me bostanore, por ky vit i ka nxjerrë të gjithë fermerët me humbje. Përballë kësaj situate ata pohojnë se do të braktisin tokat, ndërsa apelojnë institucionet përgjegjëse të kthejnë sytë te fermerët e veçanërisht atyre të  Myzeqesë, zonë e njohur si hambar i Shqipërisë.