Tag: roshin

  • Dyshohet për shit-blerje votash! Shoqërohet në komisariat një grua në Kavajë, fillimisht u takua me Elvis Roshin

    Dyshohet për shit-blerje votash! Shoqërohet në komisariat një grua në Kavajë, fillimisht u takua me Elvis Roshin

    Në Kavajë agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e identifikuar si Xhuli Duda, me dyshimin e shit-blerjes së votës.

    Xhuli Duda është takuar me Elvis Roshin, ish-kryebashkiakun e Kavajës, i cili në këto zgjedhje mbështet PD-në, dhe më pas është kapur me një listë emrash të familjarëve të saj.
    Dyshohet se ajo është paguar në këmbim të votës ndërsa pritet të merren të pyetje edhe Elvis Roshi.

    Top Channel

  • Dyshohet për shit-blerje votash! Gruaja në Kavajë fillimisht u takua me Elvis Roshin

    Dyshohet për shit-blerje votash! Gruaja në Kavajë fillimisht u takua me Elvis Roshin

    Në Kavajë agjentët e policisë kriminale kanë shoqëruar në komisariat një grua, e identifikuar si Xhuli Duda, me dyshimin e shit-blerjes së votës. Xhuli Duda është takuar me Elvis Roshin dhe më pas është kapur me një listë emrash të familjarëve të saj. Dyshohet se ajo është paguar në këmbim të votës ndërsa pritet të merren të pyetje edhe Elvis Roshi.

  • Gafa e PD: Ka Elvis Roshin në koalicion, por në spotin elektoral e përdor për të sulmuar Ramën

    Gafa e PD: Ka Elvis Roshin në koalicion, por në spotin elektoral e përdor për të sulmuar Ramën

    Në një nga paradokset më të mëdha të fushatës elektorale, Partia Demokratike ka zgjedhur të sulmojë kryeministrin Edi Rama duke përdorur emrin e një aleati aktual të vetin: Elvis Roshin. Roshi, i njohur për përfshirjen e tij në politikën lokale në Kavajë, është tashmë pjesë e koalicionit të djathtë dhe ka marrë pjesë aktivisht në takime elektorale të kësaj force politike.
    Kjo lëvizje ka marrë një formë ironike dhe kontradiktore në postimin e fundit të Andi Mustafajt, i cili megjithëse nuk u përfshi në listat e sigurta për deputet nga Sali Berisha, ka mbetur besnik ndaj tij. Mustafaj, në vend që të shfaqë ndonjë reflektim për formën se si PD po organizohet për zgjedhje, ka zgjedhur të godasë partitë e reja dhe të sulmojë Ramën, duke përdorur si shembull pikërisht Elvis Roshin – tashmë aleat i PD-së.
    Ky është një shembull tipik i konfuzionit politik dhe i retorikës që nuk ndjek logjikën, por synon efektin propagandistik. Përdorimi i një bashkëpunëtori aktual si simbol i korrupsionit të kundërshtarit politik është jo vetëm absurd, por edhe dëmton besueshmërinë e fushatës. Nëse ky veprim është ndërmarrë me bekimin e Berishës apo është thjesht një iniciativë personale e Mustafajt, kjo mbetet e paqartë. Por një gjë është e sigurt: nuk mund të luftosh Edi Ramën me Elvis Roshin, që sot e ke në krahun tënd në Kavajë./Tema

  • “Aty ku futet Vis Roshi, Ilir Meta, Pëllumb Shullazi dhe Arian Ndoji, nuk ka vend për demokratët”, Basha: Rama do…

    “Aty ku futet Vis Roshi, Ilir Meta, Pëllumb Shullazi dhe Arian Ndoji, nuk ka vend për demokratët”, Basha: Rama do…

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një komunikim në Facebook, ku iu përgjigj edhe pyetjeve të qytetarëve.
    Në një përgjigje të gjatë ndaj një qytetari, Basha foli për vendosmërinë e tij për të luftuar korrupsionin dhe për të ofruar një alternativë të pastër për demokratët shqiptarë. “Kam qenë dhe do të jem gjithmonë përballë demokratëve të ndershëm, atyre që nuk e kanë shitur idealin për karrige apo pazare politike,” u shpreh Basha.
    Ai akuzoi drejtpërdrejt kundërshtarët politikë për bashkëpunim me të korruptuarit dhe të inkriminuarit: “Po kush t’i dalë para ty? Ilir Meta? Vis Roshi? Apo Pëllumb Shullazi e Arian Ndoja? Këta nuk përfaqësojnë demokratët, por një tranzicion të deformuar që i ka bërë dëm Shqipërisë,” theksoi Basha.
    Sipas tij, Koalicioni Euroatlantik përfaqëson të vetmen alternativë të pastër për demokratët dhe qytetarët që duan ndryshim të vërtetë: “Te numri 4 i Koalicionit Euroatlantik janë demokratët e vërtetë – ata që kanë sakrifikuar, që kanë qëndruar, që kanë luftuar kundër regjimit të Edi Ramës.”
    Ai e mbylli përgjigjen me një thirrje për reflektim dhe bashkim të demokratëve përballë sfidave që, sipas tij, po kërcënojnë pluralizmin dhe drejtësinë në vend.
    Pjesë nga komunikimi:
    Qytetari: O Lul, na bëj një nder – mos na dil më para ne demokratëve.
    Lulzim Basha: Pse more Ben, mos t’ju dal unë para ju? Ju kam dalë para sot, ju kam takuar në rrugë të gjithëve. Më keni pritur shumë mirë, kemi folur bashkë, kemi ndarë hallet.Po kush do të të dalë para ty? Ilir Meta? Se atë të ka vënë doktori në listë. Apo Vis Roshi? Kush e ka futur Vis Roshin? Apo Pëllumb Shullazi? Apo ato “vezët e qyqes” në Shkodër, që i ka vendosur me dorë Edi Rama me Benet Becin te lista e Rithemelimit?Po si të mos ju dal unë? Unë jam i vetmi që vazhdoj luftën për t’i çuar përpara drejtësisë të korruptuarit. Këta janë bërë njësh.Çfarë pret ti nga këta? Njëri thotë: “Më voto mua që të nxjerr Ilir Metën nga burgu”, kur është nën akuzë për korrupsion, për fshehje pasurie, për pastrim parash.Tjetri thotë: “Më voto mua që të fusësh Vis Roshin.”E mban mend Vis Roshin apo jo? Ky është propozimi që të sjellin sot.
    Prandaj thuaju këtyre të tjerëve: mos na dilni më përpara, se ua kanë bërë haram sakrificën demokratëve. Luftën, betejën kundër të korruptuarve dhe të inkriminuarve që ne i kemi larguar me ligjin për dekriminalizimin.Prandaj fut çunin e xhajës ai, se me ligjin për dekriminalizimin ia kemi prerë rrugën. Po ku e fut? Jo te Rama, por te lista e Berishës!
    Këta janë ata që nuk duhet t’ju dalin përpara ju.Unë i qëndroj besnik asaj që kam premtuar prej fillimit: luftë pa kompromis kundër korrupsionit.Dhe kjo nuk do të thotë ta dredhësh sipas interesit personal.Kur fut shokët e Ramës në burg, është i mirë SPAK-u. Kur merret me të tjerët, s’qenka më i mirë. Kjo nuk është drejtësi.
    Thirr mendjes, hajde dhe ti me ne!Sepse e vetmja mënyrë për t’i ruajtur fytyrën demokratëve dhe për të mos u kthyer në raja të Edi Ramës, është të bashkoni votën te Koalicioni Euroatlantik – numri 4.
    Aty i kemi demokratët e vërtetë:Kryetarët e degëve, qëndrestarët, ata që mbajtën PD-në në protesta pa fund kundër Ramës – në 2021, në 2005, në 2001, edhe në ‘97.
    Po te lista tjetër, e di kë ke?Ke Vis Roshin, Ilir Metën, Arian Ndojin – prokurorin që e kapën me kriminelë në makinë.Pyet pak se i biri i kujt është: i anëtarit të Komitetit të PPSH-së në Krujë.
    Prandaj, qartësohu, Beno! Demokratët janë këtej.Kush ka ngelur andej, të hapë sytë.Mjafton të shihni se kë ju kanë futur aty, dhe do ta kuptoni.
    Demokratët e sakrificës, që u dhimbset fati i demokratëve dhe i Shqipërisë, janë te Koalicioni Euroatlantik – numri 4.Te 1-shi ke Ilir Metën, Vis Roshin, Pëllumb Shullazin, Arian Ndojin, vezët e qyqes, komunistët, spiunët e sigurimit, të korruptuarit, të inkriminuarit – të gjithë bashkë.
    Vëri gishtin kokës – nëse je demokrat siç thua, hajde me demokratët e vërtetë!Hajde me ata që nuk e kanë shitur idealin për karrige.Voto numrin 4 – Koalicioni Euroatlantik.

  • “Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin”, Basha: Jo Edi Ramës dhe bishtave të tij!

    “Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin”, Basha: Jo Edi Ramës dhe bishtave të tij!

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me foton që ka dalë në media ku Elvis Roshi shihet duke bërë fushatë për Partinë Demokratike.
    Në një postim në facebook, Basha shkruan se kush voton PD-në, voton Elvis Roshin. Ai gjithashtu u bën thirrje qytetarëve ta refuzojnë Edi Ramën dhe bishtat e tij.
    Postimi i plotë i Bashës:
    Kush voton PD-në, voton Elvis Roshin.
     JO Edi Ramës dhe bishtave të tij!
     Voto numrin 4! Voto Koalicionin Euroatlantik

  • “A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame”, Basha: S’më tregove, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin?

    “A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame”, Basha: S’më tregove, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin?

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin duke ia ironizuar hapjen e fushatës elektorale me këngë e me valle.
    Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik tek 7×7-313”. Ai më tej e paralajmëron që të bëjë kujdes, sepse një nga shoqet po ia bën gati hallvën.
    Basha gjithashtu e pyet Ramën për Elvis Roshin si e kanë ndarë me bufin (duke iu referuar Berishës), apo njëri paradite dhe tjetri pasdite?
    Ai më tej thotë se bashkë duan ta mbajnë Shqipërinë si pajë, por që dhe katër javë qytetarët do i përcjellin dorë për dorë, sepse 7×7-313.
    Replika e plotë e Bashës:
    O Rame, i kishe vënë shoqet me kërcy?! Po shokët mo Rame, t’u tundën ndonjë çik tek 7×7-313? Kujdes, se njona ta ka bo gati topin e hallvën Rame. Apo i ke marrë masat ti, i ke gati letrat për tek vendi. S’më tregove Rame, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin, ti paradite ai në darkë, apo një ditë bufi, një ditë ti? S’të ndahet shpirti nga bufi mo Rame, ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Bashkë doni me e mbajt Shqipërinë si pajën tuaj, po i keni bo gabim hesapet Rame. Edhe katër javë do shkojnë njerëzit me votu. Dorë për dore do ju përcjellin Rame, 7×7-313.

  • Basha: ‘A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame’! S’më tregove, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin

    Basha: ‘A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame’! S’më tregove, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka replikuar sërish me kryeministrin duke ia ironizuar hapjen e fushatës elektorale me këngë e me valle.
    Basha thotë se “kishte vënë shoqet me kërcy”, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik tek 7×7-313”. Ai më tej e paralajmëron që të bëjë kujdes, sepse një nga shoqet po ia bën gati hallvën.
    Basha gjithashtu e pyet Ramën për Elvis Roshin si e kanë ndarë me bufin (duke iu referuar Berishës), apo njëri paradite dhe tjetri pasdite?
    Ai më tej thotë se bashkë duan ta mbajnë Shqipërinë si pajë, por që dhe katër javë qytetarët do i përcjellin dorë për dorë, sepse 7×7-313.
    Replika e plotë e Bashës:
    O Rame, i kishe vënë shoqet me kërcy?! Po shokët mo Rame, t’u tundën ndonjë çik tek 7×7-313? Kujdes, se njona ta ka bo gati topin e hallvën Rame. Apo i ke marrë masat ti, i ke gati letrat për tek vendi. S’më tregove Rame, Elvis Roshin si e keni ndarë me bufin, ti paradite ai në darkë, apo një ditë bufi, një ditë ti? S’të ndahet shpirti nga bufi mo Rame, ti dhe bufi, bufi dhe ti jeni të pandarë. Bashkë doni me e mbajt Shqipërinë si pajën tuaj, po i keni bo gabim hesapet Rame. Edhe katër javë do shkojnë njerëzit me votu. Dorë për dore do ju përcjellin Rame, 7×7-313.

  • Basha: Votat për Berishën janë vota për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan të godasin SPAK

    Basha: Votat për Berishën janë vota për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan të godasin SPAK

    Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në takimin ku prezantoi kandidatët për deputetë në degën 6, foli për bashkëpunimin Rama-Berisha dhe pazaret e tyre.
    Basha u ndal te kandidimi i kushërirrit të Elvis Roshit, ndërsa ky i fundit ka nisur dhe fushatën për kandidatët e Berishës. Sipas tij, një pjesë e demokratëve që i shkojnë nga pas, nuk e dinë se të votosh për listën e hapur të Berishës, do çojnë në parlament Elvis Roshin dhe Ilir Metën.
    Ai më tej ka ironizuar duke thënë se kjo është “beteja” e doktorit kundër Edi Ramës, që lidhjet se janë në Pazar po dalin ditëa ditës. Sipas Bashës, Rama-Berisha bashkë e kanë poushtetin, bashkë e kanë kryebashkiakun e Shkodrës, bashkë i bënë listat e deputetëve, bashkë e kanë Malin e Tiranës dhe ndërtimet e tjera tek “Selman Stermasi”, dhe bashkëpunimin final e kanë ta godasin SPAK-un.
    Pjesë nga fjala e Bashës:
    Çfarë të lidh teksa shkon nga një qytet në tjetrin me një grusht demokratësh sypërdhe, që e kanë kuptuar, se duhet të jesh pa tru mos ta kuptosh që ky e ka shitur tashmë, e ka bërë pazarin me Ramën. Na jep përgjigje çfarë të lidh me Elvis Roshin? A e dinë ai grusht demokratësh që i merr nga një vend në tjetrin që këdo që të votosh në listën e hapur të Tiranës, prapë se prapë lista e mbyllur provalon.
    Që ti do në Parlamentin e ardhshëm me votat e demokratëve të çosh Elvis Roshin dhe Ilir Metën. Çfarë e lidh Sali Berishën me Ilir Metën? Sot edhe ai tek 313. Pse? I akuzuar për korrupsion, për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. Kjo është beteja e premtuar kundër Edi Ramës. Të marrësh Elvis Roshin apo kushëririn e tij të parë e ta fusësh në listën e atij formacioni politik që i ke vënë një vulë, që prapë se prapë ta dha Edi Rama në shkëmbim për votën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës vitin e kaluar. 111 të korruptuar të Edi Ramës, nuk i lironte dot Edi Rama pa ia dhënë votat Sali Berisha. Këto janë lidhjet që i mbajnë ata bashkë. Bashkë e kanë pushtetin, bashkë e kanë kryetarin e bashkisë së Shkodrës.
    Bashkë i kanë bërë dhe listat me njëri-tjetrin, të paktën këtë listën me paçavure me Ilir Metën dhe me Elvis Roshin me shokë. Bashkë i kanë interesat ekonomike, nga Mali i Tiranës, mali i korrupsionit, tek kullat e tjera. Tek “Selman Stermasi”, edhe aty bashkë janë. Bashkë i kanë mediat, në veçanti ato media e dini fare mirë ju që nxjerrin një herë një fytyrë, një herë fytyrën tjetër, si dy fytyra të një monedhe. Dhe në këtë mënyrë bashkë duan të ruajnë pushtetin e tyre, privilegjet e tyre dhe të godasin SPAK-un.
    Ky të paktën është plani i tyre. Dhe plani i plotë ishte që në zgjedhje të ishin vetëm këta. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës me një pseudoopozitë, një pazar opozitë, me doktor pazarin në krye, që bën si opozitar i madh por sa herë që vjen momenti për interesin e tij apo interesat e Ilir Metës, apo interesate e Edi Ramës, është i gatshëm për pazarin e radhës.

  • “Çfarë e lidh Dr. Pazarin me Elvis Roshin?”, Basha: Vota për të janë vota për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan..

    “Çfarë e lidh Dr. Pazarin me Elvis Roshin?”, Basha: Vota për të janë vota për Metën te 313-ta, bashkë me Ramën duan..