Ronela Hajati ka ndarë një prej mesazheve më të forta dhe më të ndjera të saj, duke treguar anën tjetër të asaj që publiku rrallë e sheh. Këngëtarja rrëfen se shpesh heziton të flasë, sepse sa herë ka shkruar ose ka shfryrë dufin, gjithçka është hasur në “veshë të shurdhët”.
Ajo tregon se ndjehet e bllokuar në të njëjtin cikël të vështirë, i cili rëndohet çdo ditë me dhjetëra përgjegjësi të reja, nga puna, fakti që muzika është pasioni i saj i madh, e deri tek presioni i komenteve toksike që e shoqërojnë vazhdimisht.
Ronela thotë se ndërkohë që duhet të këndojë dhe të gëzojë njerëzit, një pjesë e mirë e publikut merret me ofendime, kritika për pamjen, komente për ndërhyrje, apo gjykime të pamëshirshme, ndërsa askush nuk e di çfarë mund të mbajë një artist mbi supe në ato momente.
Ajo përmend lotët që ndonjëherë i ngrihen në grykë: fatura, familjen që mban, fëmijët që e presin, prindërit e sëmurë, mungesën e mbështetjes, marrëdhënie që nuk funksionojnë, dhe një dashuri që nuk e ka më. Gjithë këto, ndërkohë që duhet të duket e fortë në sytë e të gjithëve.
“Hera-herës vendi të jep 100 arsye për ta lënë, por unë vazhdoj e pyes: pse jemi kaq të ligj kaq shpesh?”, shkruan ajo, duke treguar lodhjen e akumuluar nga ky realitet.
Megjithatë, mes gjithë sfidave, Ronela jep edhe një mesazh reflektimi:
Nëse sot duhet të jemi falenderues, përveç shëndetit – duhet t’i falenderojmë Zotit që na ka dhënë një zemër të mirë.
Tag: ronela
-

“Operacione, lopë…”/ Ronela Hajati e lodhur nga komentet fyese: lodhur nga komentet fyese
-

“Disa bëjnë partnerin të lumtur, disa tradhtojnë”/ Çfarë nënkupton Ronela Hajati?
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka ndezur kurreshtjen e ndjekësve ditën e sotme pas një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, duke hapur rrugë për aludime të reja mbi jetën e saj personale.
Ronela ka publikuar një video ku shfaqet duke parë një film, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje është mbishkrimi i saj, i cili është interpretuar si një mesazh me nënkuptim.
“Disa shpenzojnë kohë duke u munduar ta bëjnë partnerin e tyre të lumtur çdo moment, disa duke e tradhtuar,” ka shkruar këngëtarja.Ky tekst ka bërë që fansat të dyshojnë nëse diçka e papritur ka ndodhur në marrëdhënien e saj, sidomos duke marrë parasysh faktin që Ronela vetëm pak kohë më parë kishte konfirmuar lidhjen. Postimi i sotëm ka ngritur pyetje të shumta: A është ky një reagim personal? Apo thjesht një citim i lidhur me filmin që po shihte?
Deri më tani, Ronela nuk ka dhënë asnjë sqarim, dhe ndjekësit janë ndarë mes atyre që mendojnë se këngëtarja po përjeton një situatë të vështirë emocionale dhe atyre që besojnë se fjalia nuk lidhet aspak me jetën e saj private.
Megjithatë, fansat shpresojnë që postimi të jetë vetëm një reflektim i shkëputur nga filmi, dhe jo një sinjal për probleme në romancën e saj. -

Kapen “mat”! Zbulohet portreti i të dashurit të Ronela Hajatit
Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se është në një fazë të re të jetës së saj personale. Së fundmi, ajo është parë në Toronto të Kanadasë në një ndeshje basketbolli, në shoqërinë e një mashkulli misterioz, që sipas burimeve, është i dashuri i saj.
Ronela ndodhet prej më shumë se një muaji në Kanada, ku po kalon kohë pranë partnerit të saj të ri. Pamjet që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë këngëtaren duke shijuar atmosferën e ndeshjes, e qeshur dhe e relaksuar në krahët e të dashurit. Video është filmuar nga një shqiptare e cila jeton në Kanada dhe e ka pikasur Ronelën të ulur duke ndjekur ndeshjen.
Screenshot
Edhe pse Ronela nuk ka bërë ende asnjë deklaratë publike për lidhjen, duket se artistja po e mban jetën e saj private larg vëmendjes së mediave, por videot nga Toronto e kanë tradhtuar!
Fansat kanë vërshuar me komente në videon që po qarkullon në rrjetin social “TikTok”. Edhe vetë Ronela ka ndarë në story foto nga ndeshja e basketbollit, si dhe foto të artistit me famë botërore, Drake i cili ishte po ashtu i pranishëm duke ndjekur ndeshjen live.
Ende nuk dihet asgjë rreth identitetit të partnerit të saj, por nuk i dihet asnjëherë, mbase tani që portreti iu zbulua, Ronela mund të ndajë foto me te në rrjetet sociale. -

Sytë, zemra! Ronela Hajati uron partnerin për ditëlindje me këtë foto romantike
Këngëtarja e njohur shqiptare Ronela Hajati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një moment shumë të veçantë. Në një foto bardhë e zi, ku shihet e përqafuar me partnerin e saj, Ronela i ka bërë atij një dedikim të ëmbël me rastin e ditëlindjes:
“Happy birthday baby! May you get all your heart wishes for! ❤️”
Megjithëse fotoja zbulon një anë intime dhe të ndjeshme të artistes, ajo ka zgjedhur të mos e bëjë publik identitetin e partnerit, duke ruajtur kështu një pjesë të rëndësishme të jetës private. Ky detaj ka ngjallur shumë kuriozitet tek fansat dhe ndjekësit, të cilët prej kohësh kanë qenë të interesuar të dinë më shumë për jetën sentimentale të këngëtares.
Aktualisht, Ronela ndodhet në Kanada, ku po qëndron prej disa muajsh. Artistja duket se po shijon një periudhë të re të jetës së saj, larg Shqipërisë, duke kombinuar udhëtimet, projektet muzikore dhe kohën e shpenzuar me partnerin.
Ky urim i përzemërt, i shoqëruar me një foto të ngarkuar me emocion, është një tjetër dëshmi se Ronela, përtej skenës dhe karrierës muzikore, po përjeton gjithashtu një kapitull të bukur në jetën e saj personale.
Epo s’na ngelet gjë tjetër për t’u thënë veçse; urime për çiftin! -

S’fshihet më! Ronela publikon foto me partnerin “misterioz“
Ronela Hajati ka surprizuar fansat e saj me një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke ndarë për herë të parë disa momente të afërta me partnerin e saj “misterioz”. Këngëtarja e njohur shqiptare ka publikuar tri fotografi në krah të partnerit të saj të ri, duke zgjedhur të mos japë shumë detaje, por duke konfirmuar në heshtje një lidhje dashurie.
Në fotot e publikuara, Ronela shfaqet e buzëqeshur dhe e relaksuar, teksa kalon kohë të bukura në një ambient të qetë dhe romantik. Edhe pse identiteti i partnerit nuk është zbuluar, pasi këngëtarja nuk e ka etiketuar apo komentuar mbi të, atmosfera dhe afërsia që reflektohet në pamje tregon shumë.
Fansat kanë reaguar menjëherë me komente pozitive dhe urime për çiftin, duke shprehur entuziazmin dhe mbështetjen për këtë hap të ri në jetën personale të artistes. Pas një periudhe të gjatë fokusuar në karrierën muzikore dhe projekte të njëpasnjëshme, Ronela duket se ka vendosur të ndajë edhe anën e saj më intime me publikun.
Edhe pse gjithçka është lënë nën një petk misteri, ajo që është e sigurt është se Ronela po rrezaton më shumë dashuri dhe qetësi se kurrë më parë. Ndjekësit tashmë presin me padurim të mësojnë më shumë rreth kësaj lidhjeje të re. -

Ronela Hajati ndez rrjetin me një foto misterioze: A është këngëtarja në një romancë të re?
Në imazh, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e relaksuar, ndërsa identiteti i personit pranë saj mbetet një mister – në foto shfaqen vetëm flokët e tij, pa asnjë detaj tjetër që mund ta identifikojë.
Ronela Hajati ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie të re, ku shfaqet në plazh në shoqërinë e një mashkulli të panjohur.
Postimi nuk është shoqëruar me asnjë koment apo shpjegim nga ana e Ronelës, duke lënë hapësirë për spekulime dhe kuriozitet. Ndjekësit kanë reaguar menjëherë në komente, duke sugjeruar se këngëtarja mund të jetë në një lidhje të re dhe e kanë përgëzuar për dashurinë e mundshme.Edhe pse artistja nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, afërsia dhe atmosfera intime e fotos kanë shtuar dyshimet për një romancë të re në jetën e saj personale. Për momentin, fansave u mbetet të presin nëse Ronela do të zbulojë më shumë.
-

FOTO/ Ronela Hajati tregon se është e dashuruar
Showbiz E Premte, 4 Korrik 2025 22:01
Këngëtarja Ronela Hajati ka bërë një postim që ka ndezur thashethemet se ajo mund të jetë në një lidhje dashurie. Bukuroshja u paraqit nga plazhi, nën përqafimin e një burri. Megjithëse, ajo nuk bëri të ditur se kush është ky mashkull misterioz në jetën e saj. -

Romancë në horizont? Postimi i fundit i Ronela Hajatit shkakton reagime në rrjet
Ronela Hajati ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale me një foto të re, ku shfaqet në shoqërinë e një mashkulli të panjohur. Në imazhin e realizuar në plazh, këngëtarja duket e buzëqeshur dhe e qetë, ndërsa personi në krah të saj mbetet i fshehtë, në foto duken vetëm flokët e tij, pa asnjë detaj tjetër që ta identifikojë.
Postimi, i cili është përhapur me shpejtësi në rrjet, nuk shoqërohet me asnjë shpjegim apo etiketim nga ana e Ronelës, duke lënë hapësirë për interpretime të shumta. Komentet nga ndjekësit kanë qenë të menjëhershme, me shumë prej tyre që e përshëndesin çiftin e ri dhe e urojnë për dashurinë.
Edhe pse vetë artistja nuk ka konfirmuar asgjë, buzëqeshjet dhe afërsia në foto kanë bërë që ndjekësit të jenë pothuajse të bindur: Ronela po përjeton një romancë të re.