Situata e krijuar nga reshjet e dendura ka sjellë vështirësi të mëdha në disa fshatra të Bashkisë Finiq, ku disa zona janë përmbytur ndjeshëm. Në një reagim zyrtar, kryetari i bashkisë, Romeo Çakuli, deklaroi se e gjithë struktura vendore po punon pa ndërprerje në ndihmë të banorëve të prekur.
Sipas tij, ekipet e emergjencës dhe punonjësit e bashkisë ndodhen në terren 24 orë në ditë, duke ndërhyrë atje ku situata është më problematike.
“Nga Karroki deri në Gardikak dhe nga Muzina deri në Fanar, qarkullimi është rikthyer,” u shpreh Çakuli, duke konfirmuar se rrugët kryesore janë pastruar dhe lëvizja e mjeteve është bërë e mundur.
Bashkia Finiq vazhdon punën për stabilizimin e plotë të zonave të prekura, ndërsa banorët u bëjnë thirrje institucioneve që të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo emergjencë.
Tag: romeo
-

Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura të SPAK, Romeo Kara zbardh prapaskenat e përballjes së Sali Berishës me…
Rigels Seliman
Ish-kryeministri Sali Berisha u thirr këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ndërsa u mor në pyetjeje nga prokurorët specialë për më shumë se 2 orë lidhur me masakrën e “21 Janarit”, ku gjatë protestës së opozitës në vitin 2011 mbetën të vrarë katër persona. Dyshohet se ish-kryeministri Berisha ka dhënë urdhrin që Garda të qëllonte me armë drejt protestuesve. Por çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura të SPAK dhe çfarë e pret kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha? Për këto dhe të tjera detaje ka folur juristi dhe avokati i njohur, Romeo Kara, i cili teksa ishte i ftuar në një studio televizive theksoi se Berisha dëshmoi para prokurorëve të SPAK si i pandehur. Kara thekson se, me paraqitjen e tij në SPAK, kreu i PD ka pranuar një pjesë të fajit, ndërsa “21 Janari” ka funksionuar si një vrasje në grup.
“Duhet të gjetet motivi, pse u dha ai urdhër. Jam i bindur që urdhri është dhënë zanor. Berisha foli në SPAK si i pandehur. Berisha ka pranuar një pjesë të fajit, pjesën e diktofon e ka konsideruar të pavlefshme. Duke njohur zhvillimet politike, motivi të çon që kemi të bëjmë me faj. Për 8 sekonda është dhënë urdhri për të qëlluar. Kjo provë do të dëshmojë shumë, do të shkëpusë fillin dhe për të zbardhur krimin. Ata do të dënohen për prishjen e provave dhe për vrasje, mund të dënohen minimumi me 20 vite burg, ose burg të përjetshëm. Kjo vrasje ka qenë si një grup i strukturuar. Janë vrarë njerëz që janë larg. Është qëlluar larg, për të dhënë shembull. Kanë shërbyer edhe shërbimet që ka dhënë Bamir Topi. SPAK të thërrasë edhe Bamir Topin dhe Ina Rama. Besoj se ka një intrigë për të parë se çfarë është deklaruar”, deklaroi juristi Kara.
GJKKO pezullon nga detyra Ballukun, Kara: Ajo duhet të japë dorëheqjen
Ndërkohë juristi Kara ka komentuar edhe vendimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe që është miratuar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), që vendosi dy masa sigurie ndaj zv/kryeministres Belinda Ballukut, pezullim nga detyra në dy postet që mban si edhe ndalim daljeje jashtë vendit. Teksa ishte i ftuar në një studio tjetër televizive, juristi Romeo Kara thotë se vjedhja në tenderë është një fenomen kriminal shumë i përhapur në institucionet shtetërore të vendit. “Këtu bëhen punime për të vjedhur, bëhen investime për të vjedhur, ku ka tendera investimi kontrollojnë, ku të duan ta hapin, vë bast publik. Kam qenë audit i lartë dhe jam me njerëzit. Të shohin dhe lotet e tjera, të shohin a ka nxjerrë VKM dhe ligje në konflikt interesi duke qenë në ministri”, u shpreh dje ai.
Më tej juristi Kara thotë se në raste të një korrupsioni të përmasave të mëdha, është e pamundur mos të jetë e përlyer edhe opozita. “Të dyja palët vjedhin, kanë vjedhur. Vjedh gjithmonë ku ka korrupsion të madh, vjedh pushteti, vjedh opozita”, tha juristi. Sakaq, z. Kara theksoi se nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që detyron kryeministrin Edi Rama ta shkarkojë Ballukun nga detyra e zëvendëskryeministres për masën e sigurisë, por thotë se kjo e fundit duhet të japë dorëheqjen vullnetarisht. “Nga ana ligjore, të jesh i qartë, po të dojë e shkarkon, po të dojë nuk e shkarkon, ajo është e pezulluar, nuk duhet të kryejë veprimtari juridike me kabinetin e saj, pasi janë në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Ajo duhet të japë vetë dorëheqjen se nuk ka më arsye të rrijë ajo atje”, nënvizoi ditën e djeshme juristi dhe avokati i njohur, Romeo Kara. -

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026
Përshendetje Marjana!
Respektoj dhe kam gjithë besimin ne vullnetin tand personal. Gjithsesi, çelësat e punës gjenden në duar dhe mendje të tjera. Emergjente në Shkodër është:
Shekullarizimi i jetës publike në Bashki; Rikthimi i Bashkise tek Banorët dhe profesionistët e pakët vendas jomilitantë, ndalimi i përdorimit të bashkisë për qëllime extra-shkodrane, respektimi i ligjit, i të drejtave të njeriut dhe konventës qytetare shkodrane të bashkëqeverisjes konsensuale, respektimi strikt i të drejtave tradicionale të pronës, të privatëve dhe enteve fetare, moscënimi i urbanistikës tradicionale, rikthimi i arkitekturës Idromeniane kudo ku është cënuar dhe synohet të cënohet, ndalja e procesit të pastrimit të parave të shokëve të rinj të sajuar në kryeqytet me kuota të papritura zengjinësh, së paku në qendrën e Shkodrës, rivendosja e rendit, para se gjithash duke mbrojtur qytetaret e vorfnuar nga shtërngimet e nëndheshme për dorëzimin e pronave të baballarëve me çmime qesharake, rifillimi i punimeve për daljen e qytetit, qoftë duke ndryshuar sipërmarrësin me një tjeter që ka mundësitë teknike për ta kryer me cilësi dhe shpejtësi, ndalimi i prekjes së pronësisë tradicionale në lungolago dhe vendosja para përgjegjësisë e atyre që cënuan pronat stërgjyshore në Theth dhe malësitë tona, rivendosja në jetë e projekteve jetësore strategjike të Qarkut Shkodër- Shqipërisë Veripërendimore.
Punet zgjidhen në Tiranë dhe kanë një komandë, e cila duhet të zgjohet nga inatet e prapambetura antishtetnore, antikombëtare, dhe t’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 që është e aprovim e sipër. /Nga Romeo GURAKUQI, ish- deputet i Shkodrës, publikuar si koment në faqen zyrtare në Facebook të deputetes së PS- së Shkodër, Marjana KOÇEKU/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Politika nën terror, një grup i madh me shumë pushtet do të jetë para drejtësisë, SPAK po bën gati listën me…
Kreut të SPAK Altin Dumanit i kanë mbetur vetëm 2 muaj kohë për të finalizuar dosjet që kanë kohë nën hetim, ku janë të përfshirë ish-kryeministra, ish-presidentë, ministra, ish-ministra, deputetë, ish-deputetë, kryebashkiakë, drejtorë të niveleve të larta dhe biznesmenë të fuqishëm. Mandati i tij është në fazën vendimtare dhe SPAK ka në dorë dosjet më të ndjeshme që mund të tronditin politikën shqiptare dhe elitën ekonomike. Nga inceneratori i Tiranës, PPP-të në Shëndetësi, mega-aferat e rrugëve dhe energjisë, deri te tragjeditë e 21 Janarit dhe Gërdecit, të gjithë zyrtarët e lartë janë në pritje të drejtësisë. Juristi Romeo Kara ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se një grup i fuqishëm personazhesh nga politika do të përballet shumë shpejt me arrestime dhe procese gjyqësore. Ai theksoi në një intervistë televizive se mbështetja e SHBA për kreun e SPAK, Altin Dumani, është e plotë dhe se goditja e madhe ndaj korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit pritet të ndodhë brenda dy muajve të ardhshëm. “Vizita që bëri Dumani në SHBA dha mesazhin e plotë që ne po e mbështesim Dumanin deri në fund dhe mbështesim institucionin e SPAK-ut. Nëse do të duan një vazhdimësi, kemi dy kandidatura që për mendimin tim janë Klodian Braho dhe Xholi. S’kam përmendur emra deri tani, por unë kështu e lexoj. Dhe ky institucion do të jetë i suportuar, mbase dhe më fortë dhe më hapur se më përpara, pra në mënyrë më të vendosur nga SHBA. Dhe besoj do të kemi shpejt disa veprime që do të jenë kuptimplotë, edhe nga kjo strukturë për personazhe të jetës politike që janë shumë të rëndësishëm që nuk janë ende në dyert e gjykatës. Janë përfolur, por do të jenë shumë të rëndësishëm. Dhe besoj do t’i shohim shumë shpejt para drejtësisë. Këto dy muaj janë maksimumi që do ndodhë goditja. Domethënë, do të jetë një grup i madh me shumë pushtet që shqiptarët e kanë parë, e kanë ndjerë, mbase dhe kanë pasur frikë që do të jetë para drejtësisë”, u shpreh Romeo Kara.
Arrestimi i avokatit
Juristi foli dhe për arrestimin e avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes me prokurorin Gjergji Ceka gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit. Avokati tha se sheh si shqetësim mungesën e barazisë në sallën e gjyqit mes palëve asaj akuzuese dhe asaj mbrojtëse. Sipas tij në raste të tilla mund të kishte paralajmërim, ose gjobë, por jo arrestim. “Nuk ka një barazi në sallën e gjyqit mes palës akuzuese dhe palës mbrojtëse që janë avokatët, njëherë ja dëgjojnë fjalën dhe njëherë jo dhe në shumë raste nuk i lënë as të flasin. Po Dhoma e Avokatisë duhet që ta kishte bërë më shpejtë reagimin. Për mua avokati s’duhet ta kishte thënë atë që tha do merrem personalisht me ty, se kjo mund të merret sikur e ka pasur për jashtë procesit. Por në raste të tilla flet gjykata, e paralajmëron, por është gjykata që duhet që të kishte ndërhyrë dhe ta kishte menaxhuar situatën. Pra ka paralajmërim, nxjerrje jashtë, gjobitje. Mua më duket më tepër si kokëfortësi nga palët të cilat duhet që të ishin sqaruar. Në sallën e gjyqit nuk është e thjeshtë, mirë është që avokati ta vërë veten në rolin e klientit por jo ta përjetojë ngjarjen aq shumë. Avokati duhet ta vërë veten edhe në vendin e gjykatësit edhe të prokurorit”, tha ai. Romeo Kara komentoi edhe nisjen e verifikimeve me iniciativë nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, për rastin e ndalimit të avokatit Ulian Barjami. “Për ca reagojnë tani këta. Unë kam çuar dosje të pakundërshtueshme dhe kanë reaguar pas disa muajsh duke thënë s’ka shkelje. Ne nuk kemi institucione drejtësie. Drejtësia është në pikën më të dobët. Nuk mbyllen sytë kur janë miliarda euro sot. Këto janë institucione që jo vetëm janë formale por janë si rraqe nëpër këmbë që të pengojnë. Ku ishin më para këto pse nuk reaguan”, tha ai. -

Romeo Beckham bën një njoftim të madh gjashtë muaj pas ndarjes nga e dashura
Romeo Beckham ka njoftuar se është rikthyer me ish-të dashurën e tij Kim Turnbull, gjashtë muaj pas ndarjes së tyre, mes pretendimeve për ndarjen e çiftit në prill. Ndarja thuhet se erdhi pasi grindja e Romeos me vëllain e tij Brooklyn Beckham shtoi presion në romancë. Brooklyn, 26 vjeç, dhe gruaja e tij Nicola Peltz, 30 vjeçe, thuhet se e bënë Kim-in, 25 vjeç, fajtore për pasojat e grindjes, duke intensifikuar vështirësitë për çiftin.
Spekulimet për një ribashkim filluan kur Romeo ‘pëlqeu’ një nga postimet e fundit të Kim në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet një ringjallje të romancës së tyre. Tifozët e kanë ndjekur nga afër çiftin që nga ndarja e tyre e parë publike në prill.
Të martën, Romeo konfirmoi ribashkimin duke postuar një foto me Kim-in në Instagram Stories më 21 tetor, duke sinjalizuar qartë se ata janë pajtuar zyrtarisht pas disa muajsh larg.
Burimet thonë se familja Beckham tani ka pranuar dëshirën e Romeos për të ruajtur distancën nga vëllai i tij më i madh, duke krijuar hapësirë që çifti të ribashkohet pa tensione shtesë.
Romeo dhe Kim u lidhën për herë të parë në tetor 2024 dhe u bënë zyrtarisht në Instagram muajin pasardhës. Lidhja e tyre e hershme tërhoqi vëmendjen e publikut ndërsa Romeo lundronte në karrierën e tij si futbollist dhe model.
Muajin e kaluar, Romeo e pëlqeu postimin e Kim -it ku tregoheshin pamje prapa skenave të xhirimeve të saj me markën e makinave Defender. Kjo shënoi herën e parë që ai ndërveproi publikisht me mediat e saj sociale që nga ndarja e tyre.
Më herët në tetor, çifti u pa së bashku në Çmimin e Madh të Singaporit , ndërsa Romeo gjithashtu pëlqeu një foto të Kim me bikini, duke sinjalizuar interes të ripërtërirë dhe pranim publik të marrëdhënies së tyre.
Në postim, Kim pozoi me një kapelë të gjelbër kamuflazh me dy pjesë, duke shkruar në mbishkrimin: “Rrëshqitni për 4 mangot më të mira që kam pasur ndonjëherë dhe shtëpinë e vogël në xhungël ku do të jetoj një ditë”.
Romeo u përgjigj me një emoji me fytyrë që shkrinte, por romanca e tyre fillestare shtatëmujore përfundoi miqësisht, pak pas ditëlindjes së 50-të të David Beckham.
Pse u ndanë në fillim?
Miqtë theksuan se ndarja nuk ishte për shkak të fajit që Nicola Peltz ia kishte vënë Kim-it apo tensioneve familjare.
Një burim i tha Daily Mail: “David dhe Victoria Beckham do ta urrenin që të shihej mendimi se janë ndarë për shkak të Nicola dhe Brooklyn”, tha një burim i brendshëm për Daily Mail.
“Fakti është se Kim ka një karrierë shumë të ngjeshur si DJ dhe Romeo ka gjithashtu një jetë pune të ngjeshur.”
Kim kishte qenë më parë në qendër të përçarjes familjare Beckham, pasi Nicola shprehu shqetësim rreth saj. Edhe pse Kim dhe Brooklyn ishin të afërt për një kohë të shkurtër kur ishin adoleshentë, burime të besueshme këmbëngulin se ata nuk ishin kurrë çift. -

Romeo Kara zbulon si iu jep pushtet dhe i shuan Edi Rama figurat përreth tij, ja kur do plasë sherri i madh në PS…
Elmas Bogdani
Juristi dhe analisti, Romeo Kara ka bërë një analizë të thelluar mbi mënyrën se si është ndërtuar dhe funksionon sot Partia Socialiste nën drejtimin absolut të Edi Ramës, duke theksuar mungesën e çdo figure të dytë me peshë reale politike. Sipas tij, PS-ja është shndërruar në një strukturë vertikale, ku “Rama është njëshi, dhe poshtë janë vetëm vende bosh”, ndërsa të gjithë të tjerët marrin forcë vetëm nga vullneti dhe përkrahja e tij personale. Kara vëren se as figura me përvojë si Ogerta Manastirliu apo Pandeli Majko nuk guxojnë të krijojnë një mendim të pavarur apo një qëndrim kritik, sepse partia është ndërtuar në mënyrë që të mos ketë individualitete të forta.
Ai shton se kjo gjendje është mbajtur nën kontroll për aq kohë sa PS-ja është në pushtet, por paralajmëron se kur të përfundojnë në opozitë do të shpërthejnë sherret, njësoj siç ka ndodhur në kampin e Berishës. Në analizën e tij, Kara prek edhe temën e emigrimit masiv dhe shkatërrimit të lidhjes me atdheun, duke e lidhur këtë fenomen me mungesën e konceptit të familjes dhe pronës si bazë e identitetit kombëtar. Në fund, ai thekson se edhe në zgjedhjet e nëntorit, përballja e vërtetë politike nuk është me Ogerta Manastirliun si kandidate formale, por me vetë Edi Ramën, i cili kontrollon çdo gjë në mënyrë absolute.
Ja çfarë thotë Romeo Kara
“Tani, po të marr parasysh kongreset dhe kuvendet e PS-së, unë nuk mbaj mend prej shumë vitesh – sepse ne shohim debat publik, gjë tjetër në kabinet qeveritar nuk kemi parë – një figurë të dytë që të flasë dhe të krijojë një mendim dhe të ketë një korrelacion si individ. Kështu është strukturuar PS-ja sot: Rama është “njëshi”, dhe të gjitha vendet janë bosh, dhe në fund është gjithë partia. Ata janë të qetë në këtë gjendje sepse janë në qeverisje. Kur të shkojë në opozitë, do fillojë dhe aty pastaj të ketë zëra, siç ka te Berisha e të tjerë. Kjo tregon që Rama delegon përkohësisht pushtet, siç i delegoi Ahmetajt dhe Veliajt, dhe e merr kurdo.
Pra, të gjithë numrat poshtë janë të barabartë, duke marrë forcën vetëm nga përkrahja që jep Rama. Askush nuk e ka forcën e tij atje në PS, madje as Manastirliu pas 10 vitesh ministre dhe funksionare e lartë. PS-ja është ndërtuar vetë ashtu. Tani, Majko, ish-kryeministër, rri dhe dëgjon tetë orë atje, nuk lodhet dhe nuk thotë asnjë fjalë, madje as për lavdërim. Së dyti, ne shqiptarët aq keq na kanë ecur punët sa kemi marrë rrugët e vendit, na e kanë hequr atdheun, vëlla. Po nuk u ndërtua koncepti i familjes (koncept që kanë konservatorët) me atdheun – nëse nuk kam këtu nënë e babë, pronën time, jetën time, nuk më lidh gjë.
Tani shqiptarët që jetojnë jashtë vijnë në Shqipëri dhe kthehen atje sepse u duket si në shtëpi atje, pasi kanë dhe familjen. Zbyth shqiptarët jashtë dhe jemi të lumtur ne? Kjo nuk ecën më kështu. Për këtë mendoj që në këto zgjedhje kemi Ramën. Nuk është Rama direkt kryetar bashkie, është Ogerta. Pra, personi që duhej të zgjidhej nga Partia Demokratike (PD) duhet të ishte dikush që do sfidonte Ramën direkt”, shprehet Romeo Kara. -

Kryebashkiaku i Ramës – Kush janë dy njerëzit që çuan në SPAK, ‘Çuçkën’ e Ersekës, Erion Isain
Nga Elton Qyno
Teksa parodisti Erion Isai, për vite me rradhë në cilësinë e kryebashkiakut, ka vënë në “kthetra” tenderat publikës të institucionit, mjaftuan vetëm dy kallëzime penale kundër tij që ai të dalë zbuluar në një dosje penale të regjistruar nga SPAK.
Çështja kundër Erion Isai dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë Ersekë, është hapur 5 vite më parë në muajin Nëntor 2020, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë në tendera dhe ankande publike”.
Dy njerëzit që morën guximin të bëjnë një shërbim qytetar për zonën e tyre, janë Romeo Nazarko dhe Esmerald Xhafa, të cilën ju drejtuan SPAK me kallëzime penale, duke kërkuar nisjen e hetimeve për zyrtarët e bashkisë Ersekë.
Në fakt i pari që mori nismën për të bërë kallëzim ishte Romeo Nazarko, me profesion inxhinier gjeodet, i cili si njohës i mirë i ndërtimit, zbuloi shkelje të rënda kriteret dhe format e ndërtimit të rrugëve në Ersekë.
Përmes kallëzimit disa faqe, në muajin Nëntor 2020 Nazarko orientonte SPAK, të hetonte kryebashkiakun e Ersekës për abuzime të rënda financiare dhe paracaktim të tenderave publikë përmes miqësive të veçanta që Erion Isai, kishte krijuar me administratorë dhe pronarë të kompanive private të ndërtimit.
Mbi bazën e këtij kallëzimi, SPAK regjistroi procedimin penale Nr.280 për dy akuza atë të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së pabarazisë në tendera”.
Kujtojmë se Romeo Nazarko, është personi i cili ka denoncuar në SPAK dhe në prokurorinë e Tiranës, skemën e korrupsionit të bërë nga zyrtarë të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, duke keqpërdorur fondet e Bashkimit Evropian përmes projekteve të OLAF-it për bujqësinë.
Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë, ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës.
Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR, pasi siç ka pretenduar ai në kallëzimin dorëzuar SPAK, inxhinieri gjeodet, refuzoi të bëhej pjesë e skemave të korrupsionit që ndërvepronin në këtë institucion.
Aktualisht kjo dosje e dorëzuar nga Nazarko po ndiqet penalisht nga SPAK dhe hetues të Komisionit Evropian.
Ndërsa personi i dytë është avokati i njohur Esmerald Xhafa, i cili në cilësinë e qytetarit të Korçës dhe teksa u vu në dijeni përmes raportimeve mediatike për shembjen e rrugës nacionale Ersekë-Korçë, vendosi në 29 shkurt 2024, ti drejtohet me një kallëzim SPAK, duke kërkuar ndjekjen penale të kryebashkiakut, Erion Isai, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Mbi bazën e këtij kallëzimi SPAK, regjistroi në 2024, procedimin Nr.39. Por duke qenë se dy kallëzimet të bërë nga Nazarko dhe Xhafa, kishin të njëjtin karakter dhe objekt denoncimi, në datën 22 korrik 2020, prokuroria e posaçme SPAK, ka vendosur bashkimin e këtyre dy procedimeve në një dosje të vetme me Nr.280.
Pas kallëzimit të dytë, situata ndaj gaztorit të Ersekës, Erion Isai, dhe zyrtarëve të tjerë ndryshoi, pasi SPAK sekuestroi disa prej telefonave të zyrtarëve të bashkisë dhe administratores së kompanisë “A & E Engineering”, Entela Çano.
Ku dukshëm kryebashkiaku Isai ka hyrë në komunikim privat me paracaktimin e çmimeve të ndërtimit, buxhetit financiar dhe paracaktimin e firmës fituese ku administratore është Entela Çano.
Romeo Nazarko
Esmerald Xhafa
-

Gjykimi i Ilir Metës/ Avokati Romeo Kara: Po tentojnë të blejnë kohë
Avokati i njohur Romeo Kara, në një lidhje direkte me “Ora e Fundit” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, komentoi procesin ligjor ndaj Ilir Metës, dhe personave të tjerë, që janë pjesë e kësaj dosjeje.
Këtë të enjte, në GJKKO ishte parashikuar mbajtja e seancës paraprake, por mungesa e avokatit të ish-presidenti ti Republikës Ilir Meta, Kujtim Cakrani, u bë shkak që seanca të shtyhej për në 9 tetor. Ai theksoi se këto janë teknika me anë të të cilave mbrojta e Metës synon të blejë kohë.
“Vetë pala në proces mund ta përdorë si teknikë për zgjatjen e procesit. Do kërkojnë kohë për t’u përgatitur më mirë për dosjen”, tha ai.
Gjatë diskutimit, avokati u shpreh se politikanët, të cilët kanë abuzuar me pushtetin në kurriz të qytetarëve duhet të shkojnë në burg.
“Këtë që mbajnë peng shqiptarët duhet të shkojnë atje, të shkojnë në burg. Të gjithë pa përjashtim kanë lidhje me kriminalët në Shqipëri, për të mos thënë se vrasjet kryesore janë inspiruar prej tyre. Meta duhet të rrijë atje ku është deri në fund.”, tha ai. -

“Berishës ‘nuk i takon’ vendi që ka”/ Qeveria e re reagon juristi: Programi i tyre ka ambicie personale, s’kanë analizë
Kryeministri Edi Rama nesër në orën 09:30 do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste për të shpallur qeverinë e re. Rama pritet të listojë prioritetet e mandatit të 4 dhe ekipin me të cilin do të drejtojë vendin në mandatin e 4.
Lidhur me këtë, juristi Romeo Kara, i ftuar në një emision televiziv, tha se në krye të ministrive duhet që të jenë njerëz që kanë dhënë kontribut në parti. Sipas tij, partitë duhet që të bëjnë edhe një analizë të brendshme.
Romeo Kara:
‘Nuk ka ndonjë kuriozitet për emrat e rinj. Këta shohin që ti bien në sy kryeministrit dhe më pas të jetë edhe për deputet edhe për ministër. Partitë që kanë vrarë meritokracinë nuk prodhojnë demokraci. Po këta do shkojë atje dhe do ja dinë për nderë kryeministrit. A ka një analizë nga partia për 3 qeverisjet e mëparshme. Këtu duhet që të bëhet një analizë edhe nga krahu tjetër.
Po të bëhej analizë në PD s’duhet që të ishte Berisha atje. Këta s’kanë analizë. Edhe programi i tyre ka qenë për ambiciet e tyre personale,. Duke marrë njerëz pa asnjë kontribut në parti, eksperienca është kryesore. Mënyra si janë zgjedhur, nga një person, nuk e di asnjë brenda PS do jetë ose jo ministër’. -

Seanca e 8 shtatorit, avokati Romeo Kara tregon çfarë do të ndodhë me Ilir Metën
Avokati Romeo Kara ka komentuar dosjen e ish presidentit Meta. Apeli i Posaçëm do të vendosi në datën 8 shtator lidhur me lirimin ose jo të tij.
Kara tha se lirimi ose jo i Metës ka të bëjë me mundësinë e revokimit të masës së arrestit, ndërsa sipas tij nëse prokuroria ka fakte që Meta mund të intimidojë procesin, atëherë nuk duhet të lihet në paraburgim.
“Lirimi ose jo ka të bëjë me mundësinë që të revokohet masa e arrestit, varet sesi Gjykata mund ta interpretojë ose varet dhe nga fijet që luhen pas proceseve të tilla. Kemi rastin e Berishës që u lejua të dalë nga arresti në shtëpi dhe sot vazhdon të kryejë intimidime ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve duke çapëluar në mënyrë të hapur procesin e tij.
E vërtetuam që Gjykata dha një vendim të gabuar, nëse prokuroria ka me fakte dhe prova që Meta mund të intimidojë procesin atëherë nuk duhet të jetë në gjendjen e paraburgimit”, u shpreh avokati.
