Tag: romelu

  • “Nuk do jem më i njëjti”, Romelu Lukaku humbet babanë, mesazhi prekës

    “Nuk do jem më i njëjti”, Romelu Lukaku humbet babanë, mesazhi prekës

    Sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka humbur babanë e tij. Roger Lukaku ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare, me lajmin që fillimisht u raportua nga mediat belge dhe më pas u konfirmua nga Romelu Lukaku.
    Lojtari i napoletanëve, së fundmi, bëri një postim prekës në rrjetet sociale.“Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të jem gjithmonë mirënjohës dhe të vlerësoj.

    Më mbro dhe më udhëhiq si askush tjetër nuk do të mundte. Jeta ime nuk do të jetë më e njëjta.
    Faleminderit për gjithçka. Roger Menama Lukaku. Mbreti i vjetër. Babai im”.

    © BalkanWeb

  • Lajm tragjik për Romelu Lukakun. Humb jetën njeriu i tij më i dashur, vetëm 58 vjeç

    Lajm tragjik për Romelu Lukakun. Humb jetën njeriu i tij më i dashur, vetëm 58 vjeç

    29 Shtator 2025

    13:03

    Alfred Lleshi

    Mediat belge, por edhe vetë sulmuesi i Napolit kanë konfirmuar humbjen e madhe. Pra, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare babai i tij, Roger Lukaku, ish-sulmues. Shkaqet e ndarjes së parakohshme nga jeta nuk janë bërë të ditura. Aii u shua në shtëpinë e tij në Kinshasa, Republika Demokratike e Kongos.
    Romelu ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale: “Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të të jem gjithmonë mirënjohës. Jeta nuk do të jetë më e njëjtë. Më mbro e më udhëhiq si askush tjetër. Dhimbja dhe lotët nuk ndalen, por Zoti do të më japë forcën për t’u ngritur. Faleminderit për gjithçka, Roger Menama Lukaku!”

    Ditë tepër të vështira për Javier Zanetti, zv.presidenti i Interit, i cili po përjeton humbjen e babait të tij, Rodolfo. Klubi zikaltër, përmes një njoftimi zyrtar, shprehu ngushëllimet për këtë humbje të dhimbshme: “Interi shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe i qëndron pranë zv.presidentit Javier Zanetti për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rodolfo. Atij i shkon përqafimi i gjithë familjes zikaltër dhe i pronësisë së klubit”.

  • Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë

    Romelu Lukaku trondit Napolin para sezonit të ri, ja të gjitha dëmtimet e tij në karrierë

    Belgu nuk është i prirur ndaj dëmtimeve, por kur ndodhin, ekziston rreziku të mungojë për muaj të tërë, siç ndodhi në eksperiencën e tij të dytë tek Interi. Në Napoli, të hënën në mëngjes u dha alarmi: Romelu Lukaku ka pësuar një “lezion të shkallës së lartë të muskulit rektus femoris në kofshën e majtë”, ndaj ekziston frika për mungesë prej 3 apo 4 muajsh.
    Belgu nuk është një lojtar i prirur ndaj dëmtimeve, por aktuali është i rëndë dhe sulmuesi mund të detyrohet të qëndrojë gjatë larg fushave. Më poshtë keni të gjitha dëmtimet që ka pësuar gjatë karrierës, me ndeshjet e humbura dhe ditët e rikuperimit.

    Manchester United 2018-2019
    Dëmtim në këmbë (11.03.2019) → 3 ndeshje mungesë (19 ditë)
    Dëmtim në kofshë (29.04.2019) → 2 ndeshje mungesë (33 ditë)

    Inter 2019-2021
    Dëmtim muskulor (30.09.2019) → 2 ndeshje mungesë (7 ditë)
    Dëmtim në aduktorë (10.07.2019) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)
    Dëmtim në aduktorë (29.10.2020) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)
    Kontrakturë (03.01.2021) → 2 ndeshje mungesë (9 ditë)

    Chelsea 2021-2022
    Dëmtim në kyçin e këmbës (21.10.2021) → 8 ndeshje mungesë (32 ditë)
    Dëmtim në kyçin e këmbës (03.06.2022) → 3 ndeshje mungesë (28 ditë)

    Inter 2022-2023
    Dëmtim në kofshë (29.08.2022) → 14 ndeshje mungesë (58 ditë)
    Dëmtim në ‘biceps femoral’ (31.10.2022) → 6 ndeshje mungesë (27 ditë)
    Inflamacion në gju (08.01.2023) → 2 ndeshje mungesë (10 ditë)

    Roma 2023-2024
    Probleme në ije (13.03.2024) → 1 ndeshje mungesë (4 ditë)
    Probleme në kofshë (18.04.2024) → 4 ndeshje mungesë (16 ditë)

    Napoli 2024-2025
    Dëmtim në kofshë (14.08.2025) → Numri i ndeshjeve të humbura: ?
    Koha e rikuperimit, e vlerësuar nga mjekët: 3, 4 muaj

  • Ibra-Lukaku dhe sherri në derbin e vitit 2021: “Shko bëj ritualet ‘vodoo’, gomar” – “Nëna jote është një pu*anë”

    Ibra-Lukaku dhe sherri në derbin e vitit 2021: “Shko bëj ritualet ‘vodoo’, gomar” – “Nëna jote është një pu*anë”

    Kushdo që ka praktikuar sport, në çfarëdo niveli, e di mirë që në fushë shpesh fluturojnë fjalë që zakonisht mbeten aty. Nuk ju ka ndodhur ndonjëherë t’i bërtisni mikut më të mirë për një pasim të gabuar, një rast të humbur apo një faull të panevojshëm? Patjetër që po, edhe duke luajtur në kalçeto. Megjithatë, le të ngjitemi në nivelet më të larta, te profesionistët.
    Tensioni, rëndësia e ndeshjes, rivaliteti, e gjitha kjo bën që përplasjet verbale të ashpërsohen, duke u kthyer në ofendime të rënda. Kjo ndodhi katër vite më parë, në derbin e Kupës së Italisë mes Interit dhe Milanit. Protagonistët? Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku. Sot, belgu ka zgjatur një “degë ulliri” drejt suedezit. “A jam sqaruar me të? – tha në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”. – Nuk është e nevojshme, por kam respekt për karrierën e tij. Ka qenë një futbollist i veçantë”.
    Siç dihet, përplasja verbale ndodhi të martën e 26 janarit 2021, në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Ibra kaloi Milanin në avantazh në minutën e 31-të. Nga fundi i pjesës së parë, tensioni mes tij dhe Lukakut shpërtheu. Suedezi e provokoi me një buzëqeshje dhe i tha: “Thirre nënën tënde, shko bëj ritualet e tua…, gomar i vogël”.
    Fjala ishte për një episod të ndodhur disa vite më parë, kur Lukaku refuzoi rinovimin me Evertonin, pavarësisht një oferte të shkëlqyer, sepse nëna e tij Adolphine, me origjinë nga Kongo, pas një rituali “vodoo” kishte sugjeruar që djali të nënshkruante me Chelsea. Në fund, Romelu shkoi te Manchester United, ku takoi pikërisht Ibrahimovic.

    Natyrisht, Lukaku nuk qëndroi pa reaguar: “Ti do të flasësh për nënën time? Pse? Ik q… ti dhe nëna jote. Nëna jote është një pu*anë. Hajde flasim për nënën tënde, bir k…” Një episod i shëmtuar në të gjitha aspektet.
    Në minutën e 45-të, Lukaku i papërmbajtshëm u përpoq të shkonte drejt Zlatanit, i ndalur me vështirësi nga menaxheri i Interit, Tagliacarne, Lele Oriali dhe disa shokë skuadre. Gjatë rrugës për në dhomat e zhveshjes, Romelu thuhet se i ka thënë Ibrës: “Do të të qëlloj në kokë”. Në pjesën e dytë, Zlatan, i ndëshkuar me karton të verdhë për përplasjen me belgun, mori edhe një tjetër dhe u përjashtua me të kuq. Interi barazoi me një penallti të ekzekutuar nga Lukaku dhe në minutën e 97-të, Eriksen shënoi golin e fitores. Ajo përballje e dy bomberave kokë më kokë u bë edhe murale jashtë “San Siros”.
    Sot Lukaku luan ende nën urdhërat e Antonio Contes, por te Napoli. Ibra është tërhequr prej dy vitesh nga futbolli i luajtur, por mbetet në orbitën e Milanit si këshilltar i “Red Bird”. Ata nuk do të përballen më në fushë. Ndoshta, më mirë kështu, edhe pse tani pajtimi duket i mundshëm.