Tag: roman

  • Së shpejti botohet romani “Dritë e burgosur” nga Drita Ademi

    Së shpejti botohet romani “Dritë e burgosur” nga Drita Ademi

    Shtëpia botuese Faik Konica në Prishtinë pritet të botojë së shpejti romanin më të ri me titull “Dritë e burgosur”, nga autorja shqiptare me banim në Zvicër, Drita Ademi.

    Romani trajton tema të ndjeshme dhe ngjarje që lidhen me përjetimet e vajzave dhe grave, duke sjellë një rrëfim të drejtpërdrejtë dhe emocional. Është një roman i sinqertë në trishtimin e vet, tronditës në subjektin që ka dhe ulëritës në fatin e vajzave dhe grave për të cilat shkruan. Pra, është roman për fatin e njeriut për të qenë ose për të mos qenë njeri; në fund të fundit ose je, ose nuk je i tillë.

    “Është një roman i sinqertë në trishtimin e vet, tronditës në subjektin që ka dhe ulëritës në fatin e vajzave dhe grave për të cilat shkruan. Thënë shkurt, është roman për fatin e njeriut për të qenë ose për të mos qenë njeri. Është një prozë e spërkatur me vesë poezie, me ngjarje sa të thjeshta, po aq edhe tragjike, që të mbajnë deri në fjalën e fundit”, shkruan shkrimtari Namik Dokle në një reflektim për librin.

    Drita Ademi është autore me origjinë nga Prishtina dhe jeton në Zvicër. Deri më sot ka botuar disa vëllime poetike në gjuhë të ndryshme, përfshirë:

    Andrra e Gjethe (Toena, Tiranë, 2018)

    Vesë mbi Dhimbje (Konica, Prishtinë, 2020)

    Licht mit Regen (gjermanisht, Anthea Verlag, Berlin, 2023)

    Me kënd fola (Armagedoni, Prishtinë, 2023)

    Kiminle Konuştum (shqip–turqisht, Artshop, Stamboll, 2023)

    În lumina dorului / Në dritë të mallit (rumanisht, Haemus, Bukuresht, 2023)

    Në vitin 2024, autorja u nderua me Çmimin “Azem Shkreli” për librin Me kënd fola. Romani “Dritë e burgosur” do të promovohet së shpejti edhe në Prishtinë./KultPlus.com

  • Nga Hamletët e Shekspirit, tek Buendiat e Markezit. 10 familjet më “të çmendura” të letërsisë

    Nga Hamletët e Shekspirit, tek Buendiat e Markezit. 10 familjet më “të çmendura” të letërsisë

    Fijet e ngatërruara të familjeve që përbëjnë subjektin e romaneve të mëdha.

    Compson-ët në “Tingulli dhe tërbimi” të William Faulkner. 

    Faulkner e vendos në një bashki imagjinare të Yoknapatawpha-s. Ata janë paradigma e familjes dekadente dhe konfliktuale. Ka abuzime, vetëvrasje, dyshime, inceste, të rrethuar nga skllavëria dhe konfliktet etnike. Fantazmat e së kaluarës, atësi të ngatërruara, ndërgjegje të humbura që vijnë nën stilin e ethshëm dhe melankolik të Faulkner-it.

    Buendia-t në “100 vjet vetmi” të Gabriel García Márquez-it. 

    Markezi shpiku Makondon si qendër të krijimeve të tij. Saga e Buendiave, themeluesve të vendit përfshin vrasje, incest, atësi të ngatërruara, martesë mes një burri dhe një vajze 9 vjeçare, rivalitet mes vëllezërve dhe motrave dhe një grua me një bukuri vdekjeprurëse. Në këtë sagë Markezi vendosi të gjitha kundërshtitë e historisë latinoamerikane dhe dramat e paraardhësve në konfigurimin e dinastive.

    Glass-ët në tregimet e J. D. Salinger-it. 

    Salingeri shfaqi familjen Vidrio në tre nga 4 librat: 9 tregime, Franny dhe Zooey dhe Levanten, zdrukthëtarët, trarët e çatisë. Glass-ët janë 7 vëllezër, fëmijë të artistëve të vodevilit (komedi). Të 7 janë të talentuar dhe të ndjeshëm. Salingeri tregon përmes tyre historinë e Nju Jorkut të pasluftës, një qytet i transformuar nga një ekonomi në rritje, tek e cila ata nuk e gjenë veten.

    Vidal Olmos-ët në “Mbi heronj dhe varre” të Ernesto Sabatos. 

    Sabato që gjatë periudhës së tij u krahasua me Borgesin dhe ka marrë pjesë në diskutime intelektuale të epokës së tij, sot duket në rënie në tregun e letërsisë prestigjoze. Ndoshta është një moment i mirë për të rilexuar këtë vepër. Është një histori dashurie, një roman historik mbi vdekjen e Juan Lavalle, një zbritje në ferrin e nëndheshëm të Buenos Airesit dhe historia e një sage familjare, ajo e Vidal Olmosve. Nëndarja dekadente e trashëgimisë së kësaj familjeje përgjatë historisë përfundon me një incest.

    Reilly-it në “Komploti i budallenjve” të John Kennedy Toole. 

    Në një familje mund të ketë dy persona, p.sh. nënë e bir. Ignatius Reilly është një lloj Don Kishoti modern që jeton në Nju Orleans, është obez dhe qesharak, jeton më të ëmën, alkoliste që kërkon ta shtrojë në një klinikë. Kennedy Toole u vetëvra në moshën 31 vjeçare dhe dy romanet e fundit u publikuan pasvdekjes.

    Familja Hamlet e Shekspirit. 

    Hamlet është historia e një familjeje mbretërore që përmes gabimeve të protagonistit, një djalosh i ri dhe shumë i ndjeshëm dhe pak funksional, përfundon duke u vetëshkatërruar në një sagë vetëvrasjesh, vrasje me thikë gabimisht dhe helmime.

    Mulvaney-it e Joyce Carol Oates. 

    “Çfarë ndodhi me Mulvaney-i” është një roman i Oates i publikuar në 1996. Rrëfen historinë e një familjeje që jeton në një provincë të shtetit të Nju Jorkut, por një ditë vajza 15 vjeçare përdhunohet dhe kjo shkakton tragjedinë: i ati fillon të pijë, vajza dërgohet të jetojë larg, biznesi është në krizë, martesa prishet dhe 3 djemtë e shtëpisë largohen. Dekadenca familjare është gjithmonë një motiv i shkëlqyer për letërsinë.

    Budenbrokët e Tomas Manit. 

    Ky roman i rinisë së shkrimtarit gjerman, i publikuar në 1901 rrëfen dekadencën e një familjeje borgjeze në mes të shek XIX. Përfshin vitet 1835-1877 me dështime financiare, çmenduri dhe vdekje. Është një roman në gjysëm të rrugës së romaneve të mëdha sociale të shek XIX si “Lufta dhe Paqja” ose “Iluzionet e Humbura” të Balzakut dhe me monumente narrative të ndjeshmërisë së shek XX si “Uliksi” dhe në “Kërkim të kohës së humbur”.

    Guthrie-t në “Bibla sipas Shën Markut” i Borgesit. 

    Në një dhomë në mes të fushës, një student argjentinas jeton me Gutrët, kreolë analfabetë, tek të cilët rrjedh gjaku skocez. Të ethshëm pas instiktit paraardhës e prezantojnë studentin me një version tepër të dashur të historisë së Krishtit. Si të gjitha tregimet e Borgesit është një dramë qe vepron në disa nivele dhe një reflektim mbi disa gjëra njëkohësisht. Një marrëdhënie mes fjalëve dhe gjërave, forcës së pandërgjegjshme të gjakut, përsëritjet dhe dashuritë e vështira.

    Niçet në “Burg i përjetshëm” të Rikardo Piglia-s. 

    Ky zhanër përfshin dy tregime në pasqyrë që formojnë një roman të fragmentarizuar, me digresione të rrëfyera me një stil që të tërheq. Lucia Nietzsche, mbesa e filozofit dhe e bija e një nazisti ka një romancë me një nga personazhet (shfaqet edhe në tregimet e tjera të Piglias). Këtu shfaqen fiksimet e Piglias, lidhjet me çmendurisë dhe shkrimit, format e pamundura të dashurisë, si edhe një herë incesti.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PO DESHËT LEXOJENI, PO NUK DESHËT, PUNË E MADHE FORT!

  • Ministri rus i Transportit kryen vetëvrasje pasi u shkarkua nga Putini

    Ministri rus i Transportit kryen vetëvrasje pasi u shkarkua nga Putini

    Roman Starovoit

    MOSKË- Disa orë pasi u shkarkua nga detyra e Ministrit të Transportit, Roman Starovoit i mori jetën vetes. Sipas gazetës “Izvestiya”, ai qëlloi veten me armë zjarri. Ky lajm u konfirmua edhe nga autoritetet ruse. Grupi hetimor bëri me dije se trupi i ish-ministrit të Transportit rus Roman Vladimirovich Starovoit u gjet sot në makinën e tij, me plagë plumbi.
    Ngjarja ndodhi pak pasi presidenti rus, Vladimir Putin e shkarkoi nga detyra, pas 1 viti në detyrë. Starovoit u emërua ministër i Transportit në maj 2024, pasi drejtoi për 5 vite rajonin e Kurskut, i cili kufizohet me Ukrainën. Kremlini njoftoi se Andrei Nikitin, një ish-guvernator i rajonit të Novgorodit, ishte emëruar si pasardhës i Starovoit. Madje u publikuan edhe fotot të tij duke shtrënguar duart me Putinin në Kremlin.
    I pyetur për largimin e papritur të Starovoit dhe emërimin e shpejtë të Nikitin, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: Aktualisht, sipas mendimit të presidentit, kualifikimet profesionale dhe përvoja e Andrei Nikitin do të ndihmojnë më së miri të sigurohet mbarëvajta e transportit në vend.
    Sipas dy burimeve të industrisë së transportit, planet për të zëvendësuar Starovoit me Nikitin ishin në proces përpara Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të muajit të kaluar në Shën Petersburg, ndërsa Ministria e Transportit refuzoi të komentonte dyshimet. Në takimin e tij me Putinin, Nikitin foli për detyrën masive të dixhitalizimit të industrisë së transportit të Rusisë, si një përpjekje për të zvogëluar barrierat ndaj mallrave dhe për të siguruar një rrjedhë më të lehtë ndërkufitare.
    Lidhur me vetëvrasjen, një burim i tretë, i paidentifikuar me emër, në industrinë e transportit tha se pozicioni i Starovoit kishte qenë në pikëpyetje për muaj të tërë, jo konkretisht për çështjet e transportit, por për shkak të skandaleve të korrupsionit në Kursk./ZËRI

  • Alfred Peza vjen me romanin “Diamanti”! Një udhëtim magjik i kthjellët drejt thellësisë së shpirtit njerëzor!

    Alfred Peza vjen me romanin “Diamanti”! Një udhëtim magjik i kthjellët drejt thellësisë së shpirtit njerëzor!

    Gazetari i njohur Alfred Peza rikthehet në vëmendjen e lexuesve me një tjetër vepër që premton të lërë gjurmë të thella, me romanin “Diamanti”, botim i Shtëpisë Botuese “Mediaprint”.

    I ndërtuar me finesën e një rrëfimi që ndërthur realitetin me trillimin letrar, ky libër na fton në një udhëtim magjik drejt lëndinave të brendshme të shpirtit njerëzor, shkruan Bordo.
    Në këtë roman të ri, Peza shpalos një univers ku realiteti ndërthuret mjeshtërisht me elementë të realizmit magjik, duke sjellë një histori që njëkohësisht frymëzon dhe sfidon. “Diamanti” nuk është thjesht një roman, por një metaforë e fuqishme për udhëtimin e jetës dhe transformimin që lind nga përballja me vështirësitë më të mëdha.
    Personazhet ndjekin ëndrrën më të guximshme – përjetësinë – dhe janë të gatshëm të kalojnë përmes presionit të jashtëzakonshëm që e shndërron jetën e tyre në diçka të çmuar, si një diamant.  “Diamanti” është një roman që shkon përtej fjalëve dhe na kujton se shpeshherë, ajo që kërkojmë më larg, ndodhet më pranë se sa mund ta imagjinojmë.
    Libri pritet të ngjallë interes të gjerë jo vetëm për stilin e veçantë të të shkruarit, por edhe për mesazhin e tij të thellë motivues. Për këdo që është në kërkim të një ndryshimi rrënjësor në jetë, “Diamanti” mund të jetë udhërrëfyesi i shumëpritur.

    Top Channel

  • Barca fiton por sa shpërdoron. Tallje para porte, mungesë serioziteti. Flick “kapet” me Yamal pasi e zëvendësoi (VIDEO)

    Barca fiton por sa shpërdoron. Tallje para porte, mungesë serioziteti. Flick “kapet” me Yamal pasi e zëvendësoi (VIDEO)

    Barcelona ka triumfuar 1-0 në shtëpi përballë Mallorcas në kuadër të javës së 33-të në La Liga. Pas vetëm 12 minutash lojë, Barcelona krijoi rastin e parë serioz më anë të Lamine Yamal, por Leo Roman bëri pritje fantastike. Do te jete vetem nje nga te pakten 7 te tjera.
    Monolog i pabesueshëm nga Barcelona ndaj Mallorcas që prodhoi çuditërisht vetëm një gol, atë të Dani Olmos, i cili solli 3 pikët. Disa shifra nga një dominim i paprecedentë nga katalanasit. Kush nuk e ndoqi ndeshjen nuk e ka idenë se si mbaroi thjesht… 1-0!
    – Zotërim topi: 78%– Tentativa drejt porte: 40– Goditje në portë: 13– Goditje këndi: 13
    Në minutën e 26-të edhe Dani Olmo testoi portierin Roman, por ky i fundit sërish bëri pritje fantastike. Mallora mendoi se kishte kaluar në epërsi me anë të Mateu Morey Bauza (45’), por që goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.
    Me të nisur pjesa e dytë, Olmo kaloi Barcelonën në epërsi në minutën e 46-të, që doli të ishte goli i vetëm në ndeshje. Në minutën e 79-të, Yamal shpresoi se po shënonte golin e sigurisë për skuadrën katalunase, por Roman bëri pritje brilante.
    GOLI I OLMO – VIDEO
    Leo Roman ishte njeriu kryesor që Mallorca pësoi humbje vetëm 1-0, pasi në këtë ndeshje bëri dhjetëra pritje. Pas javës së 33-të, Barcelona vazhdon si lidere me 76 pikë, ndërsa në xhiron e 34-të do të përballet me Valladolidin.
    VIDEO E YAMAL

  • Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë

    Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë

    Odise Kote promovon romanin “Agonia” në Sarandë – Një vepër tronditëse mbi realitetin shqiptar të vitit ‘97
    Odise Kote dhe romani “Agonia” – Një pasqyrim i dhimbshëm i vitit 1997
    Shkrimtari i njohur Odise Kote dhe Klubi i Krijuesve Jonianë kanë promovuar sot në Sarandë romanin më të ri, “Agonia”. Romani “Agonia”  një vepër që shpalos me detaje një periudhë të errët të historisë shqiptare, atë pas viteve ’90, me theks të veçantë në ngjarjet dramatike të vitit 1997. Ky libër është një pasqyrim i gjallë i dhimbjes, dëshpërimit dhe rrugëtimit të një shoqërie në kërkim të shpresës.
     
    Përmbajtja e romanit “Agonia” të Odise Kote – Një histori dashurie në mes të kaosit
     
    Në qendër të romanit “Agonia” të Odise Kotes qëndron historia e një dashurie të pamundur mes dy të rinjve, ku partnerja është e huaj, duke reflektuar kontrastet e një shoqërie në krizë. Përmes kësaj lidhjeje, Kote sjell një panoramë të agonisë që përfshiu Shqipërinë në atë periudhë, ku njeriu përpiqej të mbijetonte mes pasigurisë, krizës identitare dhe dëshirës për një jetë më të mirë.
     
    Odise Kote: “Agonia është një roman i kujtesës kombëtare”
     
    Shkrimtari Odise Kote e përshkruan “Agonia” si një roman të kujtesës kombëtare, që sjell një qortim të fortë për klasën politike të asaj kohe dhe për popullin shqiptar. Sipas tij, viti 1997 ishte një moment ku Shqipëria rrezikoi të binte në greminë për shkak të papërgjegjshmërisë së politikës dhe mungesës së stabilitetit.
     
    “Le ta quajmë një roman të kujtesës kombëtare. Ky roman përmbledh ngjarjet e vitit 1997, një qortim i madh për klasën politike dhe shoqërinë shqiptare, ashtu siç Homeri kritikoi grekët për tejkalimin e së drejtës. Nuk duhet të lejojmë kurrë që e keqja të triumfojë,” – u shpreh Odise Kote gjatë promovimit të romanit në Sarandë.
     
     
    Stili dhe struktura e “Agonia” – Një vepër unike në letërsinë shqiptare
     
    Romani “Agonia” dallon për stilin e tij të veçantë. Me fjali të shkurtra dhe një narrativë fragmentare, Kote sjell një ndjeshmëri të thellë emocionale që pasqyron kompleksitetin e personazheve dhe agoninë që i rrethon. Përmes ndikimit të tij si gazetar, ai përdor një qasje të ngjashme me publicistikën, duke sjellë një rrëfim të gjallë dhe realist.
     
    Pse duhet të lexoni “Agonia” nga Odise Kote?
     
    “Agonia” është një pasqyrë autentike e viteve ‘90 – Romani sjell një analizë të thellë të krizës shqiptare pas rrëzimit të komunizmit.
    Një histori dashurie e ndërlikuar – Përplasja mes dy kulturave dhe sfidat e një periudhe të trazuar e bëjnë këtë histori edhe më tërheqëse.
    Një kritikë e fortë sociale dhe politike – “Agonia” nuk është vetëm një roman, por një thirrje për reflektim mbi të kaluarën dhe të tashmen.
     
    Odise Kote – Një zë i fuqishëm në letërsinë shqiptare
     
    Odise Kote ka lindur dhe është rritur në Gjirokastër. Karriera e tij si gazetar dhe shkrimtar është pasuruar nga përvojat e drejtpërdrejta me realitetin shqiptar, të cilat i ka përfshirë në veprat e tij. “Agonia” është vetëm një nga librat e tij që trajton tematika të forta sociale dhe historike, duke u bërë një pikë referimi për lexuesit që kërkojnë letërsi të thellë dhe reflektuese.
     
    Romani “Agonia” i Odise Kotes është një vepër që shkon përtej një historie fiktive. Ai është një thirrje për të mos harruar të kaluarën dhe për të reflektuar mbi të tashmen. Për të gjithë ata që janë të interesuar në letërsinë bashkëkohore shqiptare, “Agonia” është një lexim i domosdoshëm.