Tag: roman

  • Romani “Dushkaja” e Jusuf Buxhovit, një vepër brilante letrare…

    Romani “Dushkaja” e Jusuf Buxhovit, një vepër brilante letrare…

    – Jusuf Buxhovi: “DUSHKAJA”, roman. Botoi “Faik Konica” dhe “Jalifat Publishing”, 2018, faqe 170.Nga Naile DemiriRomani i autorit Jusuf Buxhovi, “Dushkaja”, i ndarë në nëntë kaptina ( e gjithë ngjarja zhvillohet brenda një qarku kohor tepër intensiv: nga ora gjashtë e mbrëmjes e deri në orën pesë të mëngjesit), shfaqet si një rrëfim në vetën e parë, prej nga ndërtohet një vepër letrare brilante dhe e veçante që nuk e kemi pasur në gjuhen shqipe.Në këtë roman, dekada e fundit e shekullit XX -të dhe fillimi i shekullit XXI, në Dushkajën e autorit përplasen e manifestohen sjellje shoqëror të deformuara, ku autori kërkon analizën e shkaqeve të krizës shoqërore, të shoqërisë që i përket, dhe kjo bëhet me anën e një analizë të kategorive filozofike e veçmas analizës së gjuhës dhe faktorëve tjerë që kanë dërguar deri në manifestimin e kësaj krize, e cila po thuhet se ka qenë e mbyllur, për të nxjerrë nocione e përfundime logjike. Me këtë rast, ndoshta ia vlen të sqarohet paradigma se arti krijues i shërben njerëzores, e assesi dija t’i shëberjë dhunimit të njeriut, morali njerëzor t’i kthehet realitetit e jo alkimia e dr. Llukmanit, të udhëheq më vlera , vlera këto që Friedrich Nietzsche kaherë i hedhen në shportën e mbeturinave. Aurtori, në këtë vepër, si duket është i ndikuar nga Niçe dhe dogma e filozofisë së përsëritjes së të njëjtës, që kudo manifestohen, por në forma të ndryshme…Dhimbjet shpirtërore e shtyjmë autorin e romanit të bëjë një kërkimin metafizik nëpërmes një “loje” imagjinare (cicmicit), që duhet kuptuar si një alterego me të cilën krijuesit herdo kur ballfaqohen. Të menduarit, vetëdija, përgjegjësia, vullneti i lirë e kategori e virtyte tjera humane të njeriut, janë nga sa figurat me të cilat personazhi i Buxhovit, pacienti i psikiatrisë, shpesh herë bëhet qull nga sikleti duke ndryshuar vendin pikturave e vijave të trasha të tija për t’i dhënë përgjigjeje Zërit (të mizës), vetëdijes, se kjo botë e ka bazën në dije, në pjesën e vetëdijshme e assesi në tulet e turit, pjesë e pavetëdijes, nga burojnë: egoizmi, cinizmi, mashtrimi, frika, pasiguria, halucinacioni, iluzioni etj, etj, vese e kategori psikologjike të njerëzve të deformuar, siç i quan autori polip, jo kurrizor,zvarranik, që i takojnë kozmosit të karaktereve të ndryshme, ku Dushkaja, si metaforë e një vendi të humbur nga mbyllja zbërthen anatominë e një morali shoqëror, ku e mira shihet si e keqe dhe e keqja si e mirë dhe anasjelltas, një qark ky tragjik, karakteritik për botën e privuar qëllumisht nga dija…“Në Dushkajën e fëmijërisë sime vrasësit ishin të natyrshëm, foli Piktori. Në një botë të rrudhur, të mbyllur dhe të shkëputur nga pjesa tjetër, cubat, kaçakët, bedelët, shkelësit e besës, belaxhinjtë e gjakut, hakmarrësit e ndryshëm e deri te njerëzit e sherreve dhe vrasësit me pagesë, ishin pjesë e një mbijetimi të thjeshtë , ku secili bënte punën e vetë me përkushtim dhe nderoheshin” (…) Ky qark i të qenit prishej vetëm atëherë kur cubat dhe vrasësit e ndryshëm futeshin në luftëra dhe e gjitha kthehej në sjellje të panatyrshme, ngaqë disa prej tyre ktheheshin në heronj, gjë që do të ishte në rregull po që se ata nuk do të kremtoheshin si heronj gjatë gjendjeve të tilla… Kjo gjendje e shrregullt, pasqyrohet më së miri kur kuptohet e vërteta e vendosjes së rregullave të tilla, kur në lojën e imagjinuar (me ndërgjegjen e vet) si luftë e pa parë e figurave, ku heroi më në fund detyrohet ta pranojë realitetin me ato që i thuhen : “Ti piktor i shkretë duhesh të kërkosh shpëtim nga këto qenie të rrezikshme në hapësirën e labirintit mitik)* f .51, që do të thotë të mbetesh në kërkim të përhershëm të një dështimi…Sidoqoftë, edhe në kufijtë e këtij diskrepcioni nihilist, narratori i Buxhovi, siç duket është lidhur me veprimet dhe ngjarjet duke i konsideruar ato si procese të pastra karshi objekteve e sendeve në roman. Rrëfyer me një gjuhë dialogu në mes të Piktorit e zërit, në një sistem dialogu me gjuhë e stile konkrete, në vazhdimësi të pandara nga njohja logjiko-gjuhësore e përmbajtjes, është gjuhë ajo që dërgon mesazh tek lexuesit, është gjuhë e pastër shqipe e shkrirë në artin letrar, që në gamë e zinxhirë nxjerr e përshkruan të djeshmen, të sotmen edhe të ardhmen , sa do që do vonohet ajo si një mallkim të pashmangshëm. Duke iu përmbajtur çdo herë domenit të shprehjes letrare, gjuha e Buxhovit, shpesh herë, shprehur edhe me gjykime pavetore a eliptike, nuk e pengon lexuesin të kuptoj rrjedhën e dialogut, ndonëse lexuesi duhet të jetë i koncentruar në rrjedhë si reprezentues i kësaj gjendje shoqërore në Dushkajën me një virgjëri magjike por gjithsesi tragjike, në skaje të botës së harruar, e kjo, e ngritë vlerën e veprës dhe e bënë atë të jetë e dalluar nga veprat letrare të tjerat të kohës.Ky roman me elemente të romanit psikologjik, politik…etj, është edhe një trilogji, ngase në dy romanet e më parme (“Lufta e Fundit e Bashkim Kosovës” dhe “Dosja e hapur”), personazhet janë të gjykuar të vriten ngaqë bien ndesh me konveptet e caktaura shoqërore-politike, ndërsa vrasësit me pagesë, në Dushkajë, behën pretendent të shpallet heronj. Andaj, autori detyrohet që në “Dushkajë” të paraqesë terrorin, krimet, sadizmat, vrasjet me pagesë, dështimet e krijuesve, e shumë e shumë anomali të tjera shoqërore e individuale që akoma janë të pranishëm në jetën e brendshme të autorit. Dhembet e plagëve të Bashkim Kosovës, e detyruan Zërin t’i thotë Piktorit: çmendu, çmendu se bota është e hiçit, krijues i çmendur apo i dështuar je… Por heroi i romanit (Piktori) nuk ngushëllon vetën. Ai ec, kërkon shtigje dalëse. “Runa zot nga gjeneralët e pas luftës, tha Piktori me sa zë kishte…Mbllaçiste fjalët kundër gjeneralëve të pasluftës dhe komandantëve të vetëshpallur të kthyer në zullumqarë që u shkojnë pas dhe vazhdojnë ta rrënojnë lirinë në emër “ të meritave të luftës” dhe të ngjashme.. (…) Sonte, në këtë lojë, që po e quan luftë, ke rastin që gjërat t’i shohësh siç janë edhe në jetë, ku ka fitimtarë dhe humbës…Ku i madhi e ha të voglin dhe i forti të dobëtin.. f. 135), dhe nuk do shpërfaqem as vdes para se Dushkaja ime të kthehet në plantacion, tani e mbushur me thera e murriza…Rrëfyesi në roman, është vetja e trilluar në të cilën transformohet. Pra, në këtë rast, narratori i gjithëdijshëm duke rrëfyer një nga rrëfimet më trishtuese të pas luftës, të ndodhur në një skaj të botës së pistë, të pa parë, ka pasqyruar një gjendje shoqërore më të hidhur e më kriminale, një katrahurë me aq shumë ngatërrime, sekrete, kode, pështjellime ordinere të projektuara etj, etj, që vetëm një kokë e ngritur, që ka për mjet artin letrar,ndoshta do mundet t’i shkoqis të shtjelluara .Ngjarjet e mëdha shoqërore zakonisht iniciojnë krijimin e veprave të mëdha. Dhe s’do mend se kjo vepër për momentin do jetë një nga veprat më të mira të shkruara në artin letrar në letërsi shqipe të shekullit XXI.Subjekti i veprës është gjendja e shoqërisë kosovare pas luftës së fundit. Përpjekja e krijueseve për ndërtimin e vendit dhe kundërshtitë permanente të shfaqura si pengues të zhvillimit shoqëror. Pasqyrohen dy forca, jo renegate, të fytafytur, të pamëshirshme, të pashpallur, përplot me arsenal, bile të luftës speciale, që insistonin , me çdo kusht, asgjësimin e njëra-tjetrës, jo vetën në Dushkajëm, e mbushur me thera e murriza, por në tërë hapësirën planetare kah shtrihen neuron-transmetuesit . Në roman bëhej fjalë për pastërtinë e luftës dhe pasojat. Narratori në vetën e parë rrëfen: “…Të tjerat janë aktrime, gënjeshtra, mashtrime e çmos të kthyera në parime, rregulla dhe kode të rreme të vlerave, me të cilat bota është plotë e përplot dhe shfrytëzohen njësoj nga klerikët, diktatorët, tiranet, despotet dhe të tjerët, me të cilat shpallën profetët që në emër të zotit vranë zotin, kremtohen tiranet, që vrasin në emër të pushtetit të pakufishëm e të tjera. Turmës i pëlqejnë dhe pa të cilët as që mund të jetojnë..,( f. 162).Lavjerrësi i orës ra pesë herë dhe ishte ora pesë kur Piktori me shumë vështirësi, nxori fjalët e fundit :Prapë mashtrime!…Prapë vrasje!…Prapë lojë!…Medet për Dushkajën time të harruar, në skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë..(f.165).Ndonëse rrethi gjeografik e ambiental i veprës kufizohet në një dhomë ku janë të vendosura sa piktura të pluhurosura, hapësira dhe koha gjithsesi janë të përfshira edhe si kategori epistemologjisë por edhe si mjete të romanit, shtrirja gjithandej e tyre është pa fillim dhe mbarim në kohë sikur përfshinë planetin dhe atë pjesë të pistë të botës, pavarësisht se koha është një (1 ) apo pesë (5) të dritës, Piktori përpiqet që jetën ta marri si lojë…Por, realiteti i imponon që lojën ta marri si jetë (f. 19), për ndryshim nga krijuesit ekzistencialistet që përpiqen ta jetojnë jetën. Heroi i romanit këtu kërkon shpëtimin. Në roman përjetohet një ambient i mbyllur ku luhet loja e cicmicit , e cila bëhet si duket pa lejen e gurëve si ushtarak, ngase lehtë atyre u ndërrohet vendi. Personazhi i romanit te Buxhovi, ndonëse metaforë (një zë), është qenie që mendon, ndjenë, përjeton, njeh, vepron, etj, domethënë ekziston në kohë dhe hapësirë, si i përsëritshëm, por një herësh shfaqet si pjesë e një ndërgjegjeje që jo secili është në gjendje t’i nënshtrohet deri te përmasat e ballafaqimit me të, qoftë edhe si një katarzë të heshtur shpirtërore…ObserverKult

    Lexo edhe:

    BEGZAD BALIU: UNIVERSI LETRAR I JUSUF BUXHOVIT

  • Një vepër vizionare epike letrare

    Një vepër vizionare epike letrare

    -Jusuf Buxhovi: “UDHËTIMI NË KOHË”, roman. Botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2025.

    Nga Agim Byci

    Jusuf Buxhovi që moti shquhet edhe si romansier. Ky roman është më i veçantë, ndër më të rrallët në letërsinë shqipe, ndoshta i vetmi. Është një roman historik, psikologjik, filozofik, një vepër vizionare epike letrare.

    Shtjellimi, pasqyrimi dhe përjetimi i kohës së kaluar, të tashme e të ardhshme dhe gjurmimi i çështjeve, rrethanave e ngjarjeve të kohëve rrjedh në mënyrë transcenentale e metafizike, dy komponente këto që përbëjne dymbdhjetë Ligjet e Universit. Është Ligji i Njëshmërisë Hyjrore dhe Ligji i Përputhjes, se e gjithë ekzistenca – njerëzit, natyra, jeta, koha dhe gjithësia – janë të ndërlidhura dhe janë pjesë e një tërësie të vetme dhe të unifikuar, se të gjitha qeniet janë të lidhura dhe se ekziston një unitet shpirtëror i natyrshëm në krijim, dhe se bota e brendshme e dikujt pasqyrohet në botën e jashtme. Kjo lidhet me përvojën dhe intuitën e brendshme të individit si burim i së vërtetës, dhe se gjendja e brendshme e dikujt formëson realitetin e tij të jashtëm.

    Romani shtjellohet në tre kapituj, përkatësisht kohë. Koha e kaluar, koha e tashme dhe koha e ardhshme. Këto tri kohë ekzistojnë në mënyrë rrethore dhe kanë lidhshmëri me njëra-tjetrën. Fizikanët thonë se të tri kohët mund të jenë reale dhe se ekzistojnë njëkohësisht dhe sinkronikisht. Kjo nënkupton se edhe rrethanat e ngjarjet mund të përsëriten në secilën kohë. Se çfarë mund të jetë përsëritja – e mirë apo e keqe, e mbarë apo e dëmshme, e suksesshme apo e dështuar – varet nga prijësit dhe populli. Këtu, në roman përsëritja me gabime e lëshime, me papërgjegjësi e përgjumësi – shkaktohet nga mosdërgjegjësimi e veprimet tona të pamatura, nga dështimet tona e mopërfillja e gjendjes faktike. Në pyetje është fuqia e shpirtit dhe mendjes që nuk i japim rëndësi, nuk e përfillim ose nuk e ushqejmë me dituri. Prandaj masa e paditur e manipuluar u nënshtrohet pushtuesve, pranon kryqet e simbolet fetare dhe u mundëson që besimet fetare të shfrytëzohen për pozitat e tyre.

    Romani Udhëtimi në kohë është një udhëtim i Artan Rrashtës, udhëtim nëpër tre kohë të ndara që ndërlidhen transcendentalisht dhe përfshijnë një periudhë një mijë vjeçare nëpër mjergullën e ngjarjeve vendimtare historike, në të cilin mijëvjeçar ka mundur të ndërrohet e të vuloset historia jonë.

    Udhëtimit i paraprin falli me plumbin shkrirë, nga i cili plumb fallxhorja nxjerrë një merimangë dhe ia la si busullë orientimi, si thurëse e fatit, që kur të bredhë nëpër vende të ndryshme të botës, me fuqinë personale të durimit, me zotimet e përgjegjësisë morale, dhe me energjinë e mbijetesës të jetë i zoti të gjejë rrugën e lirisë nëpër labirinthet e pushtuesve.

    Tashmë, Artani me përvojën vet dhe me intuitën si strumbullare e shqisave, në mënyrë mbinatyrore e paranormale i kundron, gjurmon e vlerëson çastet, rrethanat e ngjarjet lidhur me gjendjen e principatës, fisit dhe popullit në trevat dardane rrëze Bjeshkëve të Nemuna, Dushkajës, Sukës, Erenikut, Drinit… duke na dhënë një refleksion e vizion të historisë, ekzistencës e fatit.

    Pas kthimit nga udhëtimi nga e kaluara, arrin te e tashmja. E tashmja është e vetmja kohë reale që ekziston, kurse e kaluara ekziston në kujtesën e njeriut. Gjërat mund të ndryshojnë nëse njeriu i kupton. Artan Rrashta tashmë shpirtërisht është i

    ndërgjegjshëm dhe ka fituar dituri e aftësi për ta kuptuar, por mendimet e tija nuk mirëpriten. Si mund ta përkrahin njerëzit tjerë, kur i Vëllai binjak nuk e përkrah dhe nuk pajtohet.

    Artani kupton se jeton i vetëm me shpirt e ide në të gjitha kohët, por tjerët nuk janë të vetëdijshëm për kohët që jetojnë, për kohët që janë determinanta kryesore për fatin e ekzistencës sonë. Nëse kohët kalojnë pa shenja të mbetjes në kujtesë, atëherë shërimi e rizgjimi i popullit do jetë i vështirë. Tash, në të tashmen mendon se është koha e shërimit dhe rizgjimitt, por tjerët nuk janë as të vetëdijshëm, as të ndërgjegjshëm për këtë kohë vendimtare.

    Në bazë të përvojës jetësore, që përfshijnë përsiatjet mbi jetën, ekzistencën e historinë dhe në bazë të përjetimeve si fryt i bredhjeve nëpër botë, Artan Rrashta kupton se shpirti i njeriut jeton në tre kohë, bindet se e kaluara ka ndikim në të tashmen dhe të dyja ndikojnë në të ardhshmen. Meqë tashmë është besnik ndaj parimeve të mirëfillta mendore dhe cilësive morale e shpirtërore, me vetëbesimin në vete dhe me ndjenjën e përgjegjësisë atdhetare, fiton fuqinë për ta vlerësuar gjendjen që ka të bëjë me fatin e vet, të vëllait dhe të fisit, por si vëllau ashtu edhe fisnikët e prijësit lokalë nuk pajtohen me mendimet e tija dhe e pengojnë. Ndonëse emocionet e ndjenjat e Artan Rrashtës janë jashtë të menduarit të vet, megjithatë varen e krijohen nga mendja e vet. Për t’i hequr emocionet nga i Vëllau duhet t’i ndërrojë mendimet. Këtë e ka vështirë ta bëj, ngase nuk e lë zakoni, tradita, fisi, familja.

    Ai është në mes të dy zjarreve, që e përcjellin çdo kohë kruciale për të vendosur. Është në gjendje hamletiane: me vra apo me u vra, me mbet gjallë apo me vdekë, as i madh e as i vogël, as i fortë e as i lig… Meqë është shpirt binjak, peng dhe viktimë e Vëllait, cili në vend se me shpirt e arsye, mendon me emocione e trup dhe ka qëndrime e orijentime tjera në zgjidhjen përfundimtare të çështjeve madhore të pricipatës, fisit, vendit, – nuk mund të vendos. Poashtu edhe principata e prijësit lokalë që përshtaten me rrethant e vazalitetit kanë mendime gati të njëjta, sepse qëllimi kryesor është ruajtja e tokës, pronës, fronit e pushtetit, madje në heshtje bashkëpunojnë e bashkëveprojnë me të huajtë dhe gjejnë kohë e hapësira për të krijuar errësirë e për ta realizuar planin e përçarjes e sundimit.

    Nga udhëtimi në kohë, në bazë të kujtimeve të shtresuara në kujtesë nga e kaluara dhe duke u nisur nga përjetimi real i të tashmes, del se disi mbijetuam nëpër shekuj por kurrë nuk u bëmë principatë apo mbretëri i pavarur, e mëvetësishme. Artan Rrashta mendon dhe mundohet të ndërgjegjësojë faktin, se e nesërmja do të mundë të gjendet në të kaluarën dhe të tashmen. E nëse ky fakt i tre dimensioneve të ndara të kohës nuk kuptohet shpirtërisht në kohë, e njeriu nuk ndërgjegjësohet e nuk vetëdijesohet, atëherë e ardhmja dështon dhe humbë mundësia e jetesës në kohë dhe shfrytëzimit të saj për ta formësuar të ardhshmen.

    Prandaj, nëse koha e kaluar dhe e tashme nuk kanë shkuar, por vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhshmen, atëherë e ardhshmja mund të jetë e sigurtë, e suksesshme dhe e mbarë, por kjo varet nga njeriu/populli se sa ka mësuar nga e kaluara dhe nga e tashmja. Pra, çastet e ngjarjet mbesin në kujtesë dhe bashkë me realet e së tashmes bashkëdyzohen dhe marrin trajtat e duhura për të vazhduar jetën dhe kohën e së ardhshmes. Dhe kjo është plotësisht në rregull, nëse nuk janë bërë gabime dhe dështime në të kaluarën dhe të tashmen, të cilat do ta rrezikonin pritshmërinë e një të ardhme të mbarë.

    Po çfarë ndodh në roman kur mbaron e tashmja fillon e nesërmja? Fillojnë hutimet, hallakatjet, veprimet e ndyra, tollovitë, kritikat, propagandat, … dhe masa është në delirium. Pushtetarët thonë: Njerëzit duhet të hutohen me thashetheme, duhet t’u lejohet të merren me përgojime, trillime, mashtrime, kotësira, magjira, veprime të dëmshme, ngase vetëm kështu mund t’i sundojmë, t’i ruajmë pozitat tona, ta ruajmë principatën e fisin, se kjo na konvenon.Thashethemet luajnë rol të pazëvendësueshëm që njerëzit të largohen nga e drejta për liri e të mos mirren me këtë çështje, por të dëgjojnë prijësit, sundimtarët e kryqtarët, që janë të vetmit që kujdesen për ta.

    Dhe fillon qarkullimi i lloj-lloj tregimesh, historish e pallavrash me ndikim politik e psikologjik, që nuk kanë të ndalur, por marrin permasa të mëdha, natyrisht të dëmshme e të padobishme. Njollosen, dëmtohen e damkosen njerëzit e ditur, idetë e veprimet e tyre, me qëllim të fundit që të rrënohet e të humb besimi ndaj njerëzve mes veti. Kështu thashethemet e mbulojnë atmosferën dhe ia zënë frymën çdo të vërtete.

    Dashur e padashur pason ironia e fatit, e cila lind mllefin, urrejtjen,, hidhërimin, dëshpërimin dhe shndërrohet në sarkazëm. Dialogjet, fjalimet, pohimet e gjykimet e pamenduara, thashethemet që shkaktohen në kaosin e kohës e hapësirës nëpër defilimet e fanitura pengojnë rizgjimit e pritur me shekuj.

    Dhe fillon e nesërmja me thashethemexhinjtë, palaçot, hipokritët, çanaklëpirësit, bashkpunëtorët, demagogët, intrigantët, tellallxhinjtë, magjibërësit, mashtruesit, rrenacakët…

    A keni dëgjuar se delja e Balisë i polli dy thi, një i zi e një e kuq? Ky është parajmërim i kobit.

    Lum e lum për ne. Deti do të bëhet kos!

    Ardhja ushtarëve të huaj na solli bushtra të pudrosura.

    Bota na i di sa dhëmbë i kemi në gojë, sa zorrë në bark.

    Lotët e kuq të cjapit të Sylës tregojnë për shtet-rrethimin. Cjapi është evlia.

    A u kënaqe që i cofi lopa fqinjit?

    Gëzohuni se nuk do të dënohen ata që flenë me sy hapur e shohin ëndrra natën.

    Ruana Zot nga e keqja. Po vjen koha që do ta hamë njëri-tjetrin.

    Katrahura po afrohet e ne po qeshim. (E shumë të tjera…)

    Shfaqja e shkalluar vazhdon, zëret çirren e ulurojnë, arena e zhurshme ushton dhe e merr Artanin me vete. Turma e përgjumur larg rizgjimit ende nuk di se fjalët, llafosjet e pamfletet janë vepra të hetuesve, të shtabeve të ushtrisë pushtuese, se të gjitha trillohen vetëm për ta arsyetuar dhunën, burgosjet, vrasjet…

    Dhe në kapitullin e fundit, në kohën e të së ardhshmes, kur bëhet fjalë për fatin, për jetën e pozitën tonë në botë, në disharmoni e kundërshti me mësimet e Kantit, Haidegerit, Huserlit e Tomas Eliotit, në atë kaos, çmenduri e cirk të ekzistencës kombëtare, historike, politike, fisnore, atdhetare, në epilog, Artan Rrashta e gjen veten lakuriq. Në roman, lakuriqësia e mirëfilltë e tij simbolizon gjendjen e brendshme dhe tregon zbulimin e një të vërtete të fshehur ose e një gjendje fisnore të vetërealizimit të zymtë, e cila e bën që të të fshehet pas perdeve, apo si thotë autori, “as i lirë, e as rob në Dushkajën e fshehur nga bota, në cep të askundjes”.

    Vajmedet për ne!

    (Kumtesë e lexuar me rastin e promovimit të romanit në Mitingun e Poezisë në Gjakovë, më 21 11 2025).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JUSUF BUXHOVI: 61 VJET TË MITINGUT TË POEZISË NË GJAKOVË

  • Intertekstualiteti në romanin “Polifoni e mendjeve të lira” të Ilir Shaqirit

    Intertekstualiteti në romanin “Polifoni e mendjeve të lira” të Ilir Shaqirit

    Nga Astrit Jashari

    Synimi fillestar i një kritiku nuk mund të jetë nëse vepra që ka para vetes është reale apo e imagjinuar, sepse perceptimi i tij gjithnjë është perceptim estetik e jo historik, madje edhe atëherë kur shkruhet një roman për Skënderbeun. Me këtë kahprirje iu qasa librit “Polifoni e mendjeve të lira” të shkrimtarit Ilir Shaqiri. Me të filluar leximin e romanit nisa të gjurmoj dalëngadalë mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, personazhet, botën e tyre, stilin, konfliktin dhe veçori të tjera të natyrës artistike e estetike që bart vepra. Sa më në thellësi i shkoja veprës, aq më mirë prekja bukuritë artistike e estetike të saj, e cila, them me bindje, magjeps lexuesin me strukturën narrative, gjuhën poetike, trajtimin filozofik e psikologjik të fenomeneve të ndryshme, petkun e pasur figurativ (shumëngjyrësh) dhe stilin konciz, hera-herës telegrafik.

    Vepra “Polifoni e mendjeve të lira”, për sa i përket llojit zhanror, futet në kategorinë e romanit psikologjik e social me nuanca simbolike e filozofike. Është roman psikologjik, ngase autori merret me ndërtimin e botës së brendshme të personazheve, duke kërkuar emocionet e tyre, traumat, konfliktet, dëshpërimet dhe dilemat ekzistenciale mes realitetit mbytës, në të cilin gjenden ata, si dhe forcës e dëshirës për t’i ikur këtij zgripi dhe për ta përmbysur atë. Këto konflikte që gjallojnë nga fillimi gjer në fund të romanit, përbëjnë boshtin tematik të rrëfimit.

    Temat e romanit social trajtojnë marrëdhëniet ndërmjet individit dhe pushtetit, veçan presionin e këtij të fundit ndaj atyre që mendojnë ndryshe, lirisë së mendimeve dhe shprehjes së lirë. Në këtë mënyrë, tipi i tillë i veprës i shqyrton përballjet dhe raportet e vazhdueshme të shoqërisë shqiptare të fundshekullit XX me ingranazhet e sistemit të asaj kohe.

    “Polifoni e mendjeve të lira” konceptohet edhe si roman simbolik me shtresimet e nduarnduarta që dalin në rrëfim, siç janë pavijoni psikiatrik, muzika, zyrat e errëta të ndërtesës, drita, nata, frika, e bardha etj., ndërsa elementet filozofike që i hasim gjithandej në vepër, kanë të bëjnë me konceptin e lirisë së shprehjes dhe të veprimit që kanë personazhet: me artin, drejtësinë, si dhe me presionin e aparatit të pushtetit. Le ta lexojmë një shembull të shkëputur nga romani: “Ditët nuk kishin më emra. Koha matej me sa herë ulërinte, me sa herë doktori përpiqej të shkruante me gishta në mur ndonjë formulë që i kishte shërbyer për të kuptuar mekanizmin e trurit. Tani, ai vetë ishte subjekt i një eksperimenti absurd, ku kufiri mes të arsyeshmes dhe marrëzisë ishte bërë më i hollë se një fletë letre.” (“Polifoni e mendjeve të lira”, “Artini”, Prishtinë 2025, f. 27). E gjithë kjo përpjekje e personazhit për ta gjetur domethënien e qerthullit kaotik që e rrethon, ilustron më së miri krizën e shoqërisë dhe pafuqinë e saj përballë një sistemi që mohon arsyen dhe lirinë.

    Dykuptimësia e rrëfimit

    Në letërsi ekziston edhe polizonizmi (shumëzëshmëria), domethënë të rrëfyerit nga dy e më shumë zëra narrativë. Në muzikë, polifonizmi ka kuptimin e një këngë që interpretohet nga shumë zëra, ku secili ka autonominë e vet. Ndërsa, në romanin e Ilir Shaqirit shohim një galeri personazhesh e karakteresh të llojllojshme, të cilët rrëfejnë dhe dëshmojnë për rrethana të ndryshme në vepër. Secili zë i tyre përpiqet ta gjejë shtegun e lirisë së munguar që mohohej nga instalimi i sistemit autoritar. Një doktor, një poet, një kantautor, një çift vreshtarësh, një grua e thjeshtë dhe një historian e gjeograf, janë zërat që përbëjnë polifonizmin narrativ në këtë roman.

    Kur merremi me tekste të karakterit letrar, pra, me ato tekste që kanë funksion estetik, na intereson të dimë kush qëndron prapa fjalëve të personazhit a të personazheve në vepër. Zherard Zheneti (Gerard Genette) thoshte se të gjesh tregimtarin në një tekst nuk është e vështirë, por problemi qëndron se i kujt është këndvështrimi. Në romanin e Ilir Shaqirit, figura qendrore ose personazhi kryesor është dr. Dritani. Ai është personazh që hera-herës identifikohet me vetë autorin. Në këtë mënyrë, konceptimet filozofike dhe mendimet që vihen në pah si për artin, muzikën, jetën… të shprehura nga ky personazh, bashkëpërkojnë me autorin. Në këtë dialektikë kushtëzimi reciprok personazh–autor, Ilir Shaqiri zgjedh t’i bartë ngjarjet në një personazh që është fryt (krijesë) i fantazisë së tij dhe që shërben si urë lidhëse mes lexuesit dhe ngjarjeve që ndodhin në roman. 

    Dr. Dritani, neuropsikiatër me profesion, është njeriu, i cili ishte përkushtuar kokë e këmbë për mirëqenien e të tjerëve; në fillim të romanit merret me trajtimin e pacientëve me “probleme” mendore, por më vonë përfundon vetë si “i çmendur”, duke e bërë rrëfimin edhe më absurd. Kjo trajektore veprimi e vendos lexuesin përballë dilemës se cilët ishin të çmendurit: ata brenda institucionit korrektues apo ata jashtë?  

    Ndonëse Derrida thoshte se s’ka asgjë jashtë tekstit, thëniesimi i narracionit të ngjarjeve në këtë vepër ka një lidhje të dyfishtë kuptimësie e intertekstualiteti: diçka tjetër thuhet e diçka tjetër nënkuptohet. Kjo është e dukshme ose, thënë më mirë, nënkuptohet nga mënyra se si Ilir Shaqiri përdor gjuhën alegorike e metaforike me elemente të absurdit kafkian për të shprehur dilemat ekzistenciale të personazheve të tij. Nëse te veprat “Procesi” dhe “Metamorfoza” të Franc Kafkës shohim konfliktin mes individit dhe sistemit, mund të pohojmë se këtë ballafaqim e hasim edhe në romanin “Polifoni e mendjeve të lira” të këtij autori, sepse individët që mendonin në mënyrë kritike dhe të pavarur, pushteti i konsideronte të çmendur dhe i dërgonte në institucionin korrektues mendor të quajtur Pavijoni 13. Dhe, në qoftë se për Kafkën vetmia është e mbushur me njerëz, te romani “Polifoni e mendjeve të lira” vetmia nuk ishte vetëm mungesë njerëzish, por edhe mungesë e pranimit. “Ata që guxojnë të shohin larg – quhen të verbër. Ata që këndojnë – quhen të çmendur. Ata që duan lirshëm – shpallen të rrezikshëm për rendin shoqëror.” (“Polifoni e mendjeve të lira”, “Artini”, Prishtinë 2025, f. 28). Këto tri fjali të shkëputura nga kjo vepër, do të na mjaftonin që ta kuptojmë qartë absurditetin e sistemit në njërën anë, dhe, në anën tjetër, çmenduria dhe të çmendurit nuk ishin ata brenda këtij institucioni, por jashtë tij – atje në qytetin që e cilësonte veten të “shëndoshë”.  

    Një roman polifonik

    Vepra e Ilir Shaqirit është një roman polifonik, shumëzërësh, është ndër ato vepra që lexohet me një frymë. Dinamikat e ngjarjeve të personazheve që pasojnë njëra-tjetrën me një ritëm të shpejtë e të papritur, krijojnë atmosferë të tensionuar dhe të ngarkuar, saqë shumë shpejt e gjen veten në fund të librit. Lexuesi bëhet njësh me personazhet dhe kjo vjen si rezultat i gdhendjes mjeshtërore të karaktereve të tyre nga ana e autorit. Ngjarjet, siç u përmend më sipër, zhvillohen në mjediset e Pavijonit 13. Pavijoni simbolizon frikën e pushtetit nga fjala e lirë, nga përparimi mendor e shpirtëror, rrjedhimisht, nga mendimi ndryshe. Në këtë rrjedhë, Ilir Shaqiri shpjegon keqkuptimin fundamental të sistemit që moleps me dhunë individët që mendonin ndryshe.

    Ky institucion psikiatrik është një paraqitje e qartë e presionit ndaj realitetit shoqëror dhe politik të atij sistemi ndaj shoqërisë shqiptare të fundshekullit XX, ku çmenduria shndërrohet në një formë të vetme lirie, sepse, siç thuhet në roman, pushteti u kishte shpallur luftë kryelartëve, ndërsa paqe kokulurve. Kryelartët ishin ata që mendonin me kokën e vet, ndërsa kokulurit qenë të nënshtruarit e pushtetit. Janë kontradiktat e një shoqërie që lufton për lirinë e shprehjes, por që në të njëjtën kohë frikësohet nga ajo. Në këtë sagë përsiatjesh, të shtatë personazhet, me në qendër dr. Dritanin, përpëliten brenda mureve të çmendinës së Pavijonit 13, jo sepse vuanin vërtet nga ndonjë çrregullim mendor, por për shkak se sistemi ua bartte si masë ndëshkimi këtë sëmundje patologjike. Fuqia krijuese tregimtare në rrugëtimin e personazheve, denduria polifonike, situatat e krijuara, mjetet shprehëse e infrastruktura gjuhësore, figuracioni i pasur gërshetuar me një finesë muzikaliteti, e bëjnë rrëfimin romanesk të natyrshëm, disi të veçantë. Mund të themi se, meqë romani është botuar së fundmi, jemi të një mendjeje që kjo vepër do të ketë të ardhme.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PËRQASJE ESTETIKO-LETRARE MBI VËLLIMIN POETIK “KOHË HIBRIDE”

  • “Sot gjendem në një roman të Kafkës”/ Veliaj: Një pjesë e shtetit më mban në Durrës, një pjesë më thotë pse nuk je në Tiranë

    “Sot gjendem në një roman të Kafkës”/ Veliaj: Një pjesë e shtetit më mban në Durrës, një pjesë më thotë pse nuk je në Tiranë

    Në seancën në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Eion Veliaj thotë se ndodhet në një absurditet, në një roman të Kafkës, siç e cilësoi ai. Veliaj thotë se një pjesë e shtetit e mban në Durrës dhe një pjesë i thotë pse nuk je në Tiranë. 
    “Përgjigja e ndershme do ishte kjo, për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të kafkës”, tha Veliaj. 

  • “Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë  

    “Sot jam në një roman të Kafkës”, Veliaj para gjyqtarëve: Delegimi i detyrës është e ligjshme, s’kam penguar punën e bashkisë  

    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranë Erion Veliaj po u përgjigjet pyetjeve nga gjyqtarët e Kushtetueses, teksa shqyrtohet ankimimi i tij për shkarkimin nga detyra.

    Gjyqtarja: Keni ushtruar detyrën në kuptim faktik, apo keni qenë në mungesë me arsye?
    Erion Veliaj: Për shpirt do doja të isha në zyrë jo në burg me delegim, por sa kohë është e ligjshme delegimi i detyrës, Tiranës nuk i ka munguar dhe nuk është penguar asnjë procedurë prej meje, jam në mungesë me arsye. Sot gjendem në një absurditet, jam në një roman të Kafkës…
     

     

    Top Channel

  • Mark Pashku, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Mark Pashku, pjesë e edicionit të pestë të “FICTION FEST”

    Pjesë e edicionit të pestë të Festivalit të Prozës Artistike “FICTION FEST” do të jetë prozatori Mark Pashku.

    Mark Lucgjonaj, i njohur me emrin e pendës si Mark Pashku, studimet themelore universitare i ka mbaruar në Fakultetin e Filologjisë-Universitetin e Prishtinës, drejtimi Letërsi shqipe, ndërsa ato post-diplomike, master, i ka përfunduar në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, për etnologji dhe letërsi. 

    Ai është autor i këtyre veprave të vlerësuara artistike:

    “Zhurma e mendimeve”, poezi, (2014), i përkthyer në gjuhën malazeze,

    “Fshati i heshtjes”, roman, (2016), i përkthyer në gjuhën gjermane,

    “Ligji i maskave”, roman, (2017),

    “Humbja”, roman, (2022),  fitues i çmimit prestigjioz “Rexhai Surroi”, i përkthyer në gjuhën angleze, franceze dhe malazeze,

    “Livia”, roman, (2024).

    Mark Pashku është një nga zërat e çmueshëm të gjeneratës së re të krijuesve shqiptarë që do ta nderojë festivalin me praninë e tij, bisedën dhe leximin e një pjese të prozës së tij artistike në natën e parë të festivalit (04.11.2025, ora 18:00).

    Ndihmëtare e “FICTION FEST”- edicioni i pestë është Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BESNIK MUSTAFAJ, PJESË E “FICTION FEST”

  • Pse nuk lejohet të visheni bardhë kur bëni foton e pasaportës

    Pse nuk lejohet të visheni bardhë kur bëni foton e pasaportës

    Pjesë e planifikimit për një udhëtim përfshin sigurimin që dokumentet e rëndësishme si pasaportat të jenë në rregull, dhe ndonjëherë ato mund të kenë nevojë për rinovim.

    Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar kundër veshjes së të bardhës kur bëni foto për pasaporta për një arsye të veçantë.

    Për pasaportat e Mbretërisë së Bashkuar, qeveria deklaron se fotografia duhet të “bëhet me një sfond të thjeshtë me ngjyrë të çelur”. Fotografia gjithashtu duhet të “jetë në kontrast të qartë me sfondin”.

    Amerika ka udhëzime të ngjashme dhe kërkon nga udhëtarët të “përdorin një sfond të bardhë ose pothuaj të bardhë pa hije, teksturë ose linja”.

    Roman Yagudaev, CEO dhe themelues i The Passport Experts, shpjegoi për Reader’s Digest se si ngjyra e veshjes mund të shkaktojë probleme.

    “Çështja është se sfondi i fotos duhet të jetë i bardhë,” tha ai, duke iu referuar rregullave në Shtetet e Bashkuara.

    Përdorimi i një sfondi të çelur kundër veshjes së bardhë mund të bëjë që personi i fotografuar të përzihet me sfondin.

    Roman shtoi: “Nëse jeni duke veshur një këmishë ose bluzë të bardhë, ajo përzihet me sfondin dhe gjithçka që shihni është një fytyrë që noton në foto. Kjo bëhet gjithashtu një problem kur Departamenti i Shtetit duhet të skanojë imazhin sepse do të jetë e vështirë të dallohet.”

    Eksperti paralajmëroi se veshja e të bardhës mund të shkaktojë edhe vonesa në përpunim nëse zyrtarët mendojnë se fotografia nuk plotëson kërkesat.

    Roman shpjegoi se fotografia është “një nga pjesët më të rëndësishme të aplikimit”. Ai vazhdoi: “Aplikimet shpesh vonohen ose pezullohen përkohësisht për fotografi të pasakta.”

    Ka faktorë të tjerë të rëndësishëm që udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marrin parasysh kur aplikojnë për pasaportë.

    Në foto, flokët nuk duhet të mbulojnë sytë dhe personi duhet të ketë një “shprehje të thjeshtë” dhe gojën e mbyllur. Sytë duhet të jenë “të hapur dhe të dukshëm” dhe mbulesat e kokës nuk lejohen “përveç nëse është për arsye fetare ose mjekësore”.

    Ndërkohë, Karolina Turowska, një eksperte në fotografinë biometrike dhe udhëtimet te Passport-Photo.Online, zbuloi arsyen e vërtetë pse njerëzit nuk lejohen të buzëqeshin në foton e pasaportës.

    Ajo i tha HuffPost: “Algoritmet nuk funksionojnë si ne. Për të krahasuar një fytyrë 3D me një foto pasaporte 2D, ata duhet të përcaktojnë dhe matin tiparet e fytyrës së përdoruesve. Kjo përfshin distancën mes pupilave, veshëve, hundës dhe gojës, gjerësinë e gojës dhe syve, dhe shumë të tjera. Buzëqeshja mund ta bëjë më të vështirë [të njohur një person], pasi ndryshon përmasat e fytyrës.” Burimi: Reader’s Digest, HuffPost

  • “Pranverat që ikin” i Imer Topanicës, një monument i shoqërisë sonë

    “Pranverat që ikin” i Imer Topanicës, një monument i shoqërisë sonë

    Nga Besnik Jaha

    Romani Pranverat që ikin i Imer Topanicës është një monument historik e moral i shoqërisë sonë, një vepër e madhe dhe me vlerë gjuhësore e artistike letrare. Ky roman trajton një temë që ende mbetet plagë e hapur jo vetëm në shoqërinë kosovare, por në gjithë hapësirën ballkanike: dhuna ndaj grave gjatë luftës, kujtesa e traumës dhe kërkimi i drejtësisë për gjithë popujt viktima të ish-Jugosllavisë.

    Me këtë vepër Topanica hyn në një terren të vështirë, ku letërsia shpesh druhet të shkelë, sepse kufiri mes artit dhe dëshmisë është i brishtë, po edhe çdo fjalë, bart edhe peshën e dokumentimit, sikundër edhe atë të dhimbjes së gjallë. Pikërisht këtu qëndron guximi i autorit: ai arrin të krijojë një tekst që është njëherësh letërsi dhe dokument, një roman që ndërton art mbi kujtesën e dhimbshme, pa e zbutur, pa e relativizuar dhe pa e zhveshur nga forca e saj etike, duke i dhuruar kulturës letrare shqipe një dokuroman të rrallë.

    Rrëfimi si album fotografish që rikujtojnë dhembjen

    Romani nuk është i ndërtuar mbi një vijë të vetme rrëfimi, por mbi një ndërthurje zërash, ngjarjesh dhe perspektivash. Në qendër të ngjarjes është Petra, një aktiviste kroate për të drejtat e grave, e cila përmes punës së saj për dokumentimin e përdhunimeve të luftës, arrin të bëhet medium mes grave të Kosovës dhe botës ndërkombëtare. Përmes saj lexuesi hyn në dhomat e errëta të rrëfimit, ku gratë guxojnë të thonë fjalën e ndaluar dhe të rrëfejnë plagën e turpit e të dhimbjes; plagën që ua shkaktoi kthesën e madhe të jetës. Kjo figurë ndërmjetëse i jep romanit një dimension ndërkombëtar dhe universalisht të kuptueshëm: historia e Kosovës, e shpalosur këtu, nuk është vetëm e Kosovës, por e gjithë Ballkanit dhe, më gjerë, e çdo lufte ku trupi i gruas është përdorur si objekt dhune dhe si armë. Bashkë me këtë element, romani merr edhe një funksion dokumentimi të historisë së Kosovës në dimensionin ndërkombëtar.

    Pjesët që ndërpriten nga rrëfimet autentike të grave janë si fragmente filmash dokumentarë, si fotografi që rishfaqin kujtimet më të hidhura, e të cilat pjesë lexuesi i sheh po si në një album, i dëgjon përmes gjuhës së gjallë e të personazheve apo i kupton përmes diskutimit mes protagonisteve të romanit në qendrën që merret me trajtimin e atyre rrëfimeve. Ato fragmente sjellin një intensitet të rrallë, sepse nuk janë të zbukuruara me retorikë e stilistikë: janë të drejtpërdrejta, të forta, të thjeshta, të përgjakshme dhe plot dhembje. Ky stil e bën romanin njëherësh letërsi dhe dëshmi, duke ia dhënë karakterin e një “arkivi të dhimbjes”.

    Plagët që nuk mbyllen

    Romani, që në faqet e para të merr me vete, me skenat e ndërtuara me kujdes e në funksion të idesë totale. Pamjet e pakëndshme, me përdhunime e shkatërrime që nuk janë thjesht përshkrime artistike, por rikrijime të një realiteti të jetuar, historinë e bëjnë shumë të natyrshme. Këto rrëfime e zhveshin lexuesin nga çdo iluzion romantik i luftës, për të arritur në zhvillimin e idesë se lufta te ne nuk ishte heroizëm; ishte përdhunim, humbje, shkatërrim i fëmijërisë, rrënim i familjes, dhe, nganjëherë edhe vrasje e shpirtit më shumë se e trupit, siç është shpirti i secilës grua që e përjetoi përdhunimin.

    Një tjetër bosht tematik me rëndësi është edhe kërkimi i drejtësisë dhe sfidat përballë këtij kërkimi. Petra, e cila ka punuar më herët në Kroaci, e sheh veten në një betejë të re, në një arenë që nuk e kishte menduar kurrë, ku dëshmitë janë të shumta, por drejtësia mungon, madje kundërshtohet dhe luftohet të vihet në vend. Nëpërmjet saj, sidomos në takimet me imamin që kishte mbledhur rrëfime të krimeve të luftës, për t’i ruajtur e përdorur në rastin më ideal, romani i Imer Topanicës shtjellon pyetjen filozofike dhe teologjike: a është kërkimi i drejtësisë edhe kërkim i Zotit? Ky dimension e tejkalon romanin dokumentar dhe e ngre atë në nivelin e një refleksioni mbi natyrën e së keqes dhe mbi domosdonë e besimit.

    Një tjetër temë që romanin e shoqëron fund e krye është trauma familjare. Rrëfimi i Merjemes, vajzës së rritur në një familje të madhe patriarkale, del në pah vuajtja nga mungesa e babait, ndarjet, xhelozitë, tradhtitë dhe dhuna e trauma familjare që ndodh brenda shtëpisë dhe në oborr. Në këtë mënyrë, romani nuk e kufizon traumën vetëm në kontekstin e luftës, por e zgjat atë edhe në kohë paqeje, në raportet mes njerëzve dhe në brishtësinë e lidhjeve familjare. Kjo e bën veprën një pasqyrë të gjerë të shoqërisë, duke shprehur edhe një kritikë ndaj paaftësisë sonë sociale e institucionale për ta trajtuar traumën e shkaktuar nga lufta.

    Fragmetariteti dhe dendësia poetike

    Imer Topanica ka stilin e vet në letërsinë shqipe: fragmetaritetin, dendësinë, gjuhën unike, plot poetikë, me përshkrime të veçanta të natyrës dhe të ambientit urban, që krijojnë kontrast me brutalitetin e ngjarjeve, butësinë në tema shpirtërore dhe dinamikën e tensionin në ato sociale e politike. Gjuha e tij letrare herë rrjedh lirikë, herë kthehet në thikë të mprehtë, duke ndjekur gjendjen emocionale të personazheve. Dialogët janë të gjallë, shpesh të shoqëruar me humor të zi, që shërben si mekanizëm mbijetese për rrëfimin dhe situatën, shpeshherë duke e lënë këtë të fundit të prerë në vend, pa fjalë në shumë, në një surprizë të madhe pas një suspensi të mbajtur fort. Kjo e bën tekstin të lëvizë mes tragjikes dhe groteskes, mes të papërballueshmes dhe të përditshmes.

    Autori nuk ngurron të fusë në tekst këngë popullore, lutje fetare, batuta, elemente të kulturës së përditshme, duke e vendosur romanin në një hapësirë të gjallë dhe autentike ballkanike, po edhe në model postmodern letrar, përmes brikolazhit e kodit të dyfishtë.

    Letërsia shqipe ka edhe një zë që prish heshtje

    Me Pranverat që ikin, Imer Topanica kontribuon në një korpus ende të vogël të letërsisë shqipe që trajton drejtpërdrejt dhunën nga lufta e fundit, e më veçantë atë seksuale. Krahas veprave poetike e rrëfimeve të shpërndara, ky roman e vendos këtë temë në qendër të një ndërtimi të madh letrar, duke e bërë një vepër referuese në letërsinë shqipe dhe përtejshqipe. Ai nuk është vetëm roman kombëtar, por edhe roman ballkanik, sepse trajton plagë që i kanë prekur të gjithë popujt e këtij rajoni, po edhe  më gjerë.

    Në një kuptim më të gjerë, romani lidhet me traditën e letërsisë së dëshmisë, krahas Primo Levit, Elie Wieselit, Khaled Hoseinit, apo nga letërsia shqipe, romaneve të Ag Apollonit “Një fije shprese, një fije shkrepëse” dhe “Kësulëkuqja, përrallë për të rritur”. Pra ky roman, duke e vendosur këtë traditë në kontekstin e Kosovës, e ngre letërsinë shqipe në dialog me letërsinë botërore të kujtesës dhe të traumës.

    Kujtesa, rezistenca dhe guximi

    Pranverat që ikin është më shumë se një roman; është një akt kujtese dhe rezistence. Kjo vepër e Topanicës është një ftesë për të mos e harruar të kaluarën, për të mos heshtur, për të mos e mbuluar dhimbjen me heshtje të rreme për hir të moralizimeve të rrejshme.

    Topanica e ka shkruar këtë roman si një monument letrar për gratë e dhunuara, për familjet e rrënuara, për fëmijërinë e humbur, por edhe për shpresën se drejtësia, sado e vonuar, duhet të kërkohet dhe të gjendet, pavarësisht çmimit.

    Në një kohë kur letërsia shpesh mbyllet në universin individualist, ky roman na e kujton se letërsia e madhe është edhe përgjegjësi morale dhe guxim. Sikurse guxoi Petra të vazhdojë, pavarësisht atentatit. Sikurse guxoi Imeri ta trajtojë këtë temë, po edhe me këtë vepër ta marrë përsipër pikërisht këtë përgjegjësi që e kërkon letërsia.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NGA PLAGA TE SHPRESA: NJË RRËFIM PËR TRAUMAT DHE RIMËKËMBJEN NË “PRANVERAT QË IKIN”

  • Rrushi më i shtrenjtë në botë, një kilogram kushton 10,000 dollarë

    Rrushi më i shtrenjtë në botë, një kilogram kushton 10,000 dollarë

    Japonezët e quajnë “Ruby Roman” sepse është po aq i bukur sa një rubin dhe të bën të ndihesh si një perandor romak kur e shijon.

    Ky rrush unik është i kuq, me kokrra të mëdha sa topat e pingpongut dhe secila peshon deri në 20 gramë. I lëngshëm, i ëmbël dhe me aciditet të ulët, ai përshkruhet si një kombinim mes karameleve të sheqerit dhe frutave të buta, raporton “Nova.rs”.

    “Ruby Roman” është një nga frutat më të shtrenjtë në botë. Në vitin 2019, disa blerës nga Hyakurakus paguan një çmim rekord prej 10,000 dollarësh për vetëm një kilogram. Një bisk i vetëm arrin deri në 470 dollarë – vlerë e barabartë me një unazë ari tetëmbëdhjetë karatësh me diamante dhe rubin.

    Ky rrush kultivohet vetëm në prefekturën japoneze të Ishikawas dhe u prezantua në treg në vitin 2008 si frut premium. Për shkak të prodhimit të kufizuar dhe marketingut ekskluziv, ai është shumë i kërkuar, sidomos si dhuratë prestigjioze promocionale.

    “Ruby Roman” nuk është vetëm një frut, por një simbol luks i vërtetë japonez.

  • “Lisi i gjakut” (“Kur fjalët vrasin”) nga Arber Shabanaj

    “Lisi i gjakut” (“Kur fjalët vrasin”) nga Arber Shabanaj

    Vepër letrare me temë historike

    Romani „Lisi i gjakut“ („Kur fjalët vrasin“) i autorit Arber Shabanaj është një vepër që e kalon kufirin e letërsisë dhe shndërrohet në një dokument historik të fuqishëm, në një kronikë të jetuar nga vetë autori, i cili ka qenë në vijën e parë të betejës së Pashtrikut.

    Nga Los Oseku

    Ky roman me ngjarje pikëlluese dhe tragjike lufte rrëfen një histori që nuk është thjesht vetëm një ngjarje historike, por është edhe një thirrje për të mbajtur gjallë të vërtetën, për të kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë e Kosovës dhe për të demaskuar ata që kanë keqinterpretuar dhe deformuar historinë. Mesazhi i tij është i qartë dhe i fuqishëm, duke sfiduar heshtjen mediatike dhe duke shpërfaqur ato që shumë janë përpjekur t’i fshijnë, ato që duhet të mbeten të njohura.

    Një nga elementët më të veçantë që ka ky roman është stili i shkëlqyer i shkrimit. Gjuha e lartë dhe e kulluar Shqipe është përdorur për të krijuar një narracion të pasur dhe të fuqishëm që tërheq lexuesin dhe e mbush atë me një ndjesi të fuqishme të realizmit dhe tragjizmit të luftës dhe pasluftës. Fakti që autori ka qenë atje, në vijën e frontit, bën që çdo fjalë të ketë një peshë të madhe dhe të pasqyrojë realitetin e një njeriu, i cili e ka jetuar atë histori, jo vetëm si dëshmitar, por si pjesëmarrës i saj.

    Romani „Lisi i gjakut“ është i bazuar në fakte dhe dëshmi autentike, të cilat janë të siguruara nga një nga eprorët më të shkolluar dhe të kualifikuar ushtarakë, që ka operuar në betejën e Pashtrikut. Ky është një roman që transcendon letërsinë dhe shndërrohet në një dokument të vërtetë historik, në një kronikë të plotë, e cila tregon më shumë sesa vetëm një histori lufte: Ky roman flet për dëshirën për të shpëtuar dinjitetin e atyre që u harruan dhe për të sqaruar shumë aspekte të errëta të pasluftës.

    Një nga momentet më të fuqishme të romanit është mënyra se si autori sfidon heshtjen dhe manipulimet mediatike, të cilat kanë ndodhur pas luftës. Ai flet për komandantët që morën çmime të pamerituara, luftëtarët e harruar, dhe drejtuesit që sollën frikë, jo liri. Ky roman është një libër dokumentues që i përshkruan ngjarjet historike me sinçeritet dhe guxim, duke nxjerrë në pah të vërteta, të cilat shumë kanë tentuar t’i mbulojnë, veçanërisht ata të cilët kanë përfituar nga lufta dhe që janë shpallur „heronj“ të rremë. Shabanaj sjell një narracion të mençur dhe dinamik, dhe tregon me fakte sesi historia shpesh është keqinterpretuar nga ata që përpiqen të ndajnë pasuri politike dhe financiare nëpërmjet emrave dhe titujve që nuk kanë asnjë lidhje me luftën e vërtetë.

    Përveç kësaj, perspektiva e autorit është shumë personale dhe e dhimbshme, pasi ai është atje, përjeton luftën dhe pasluftën dhe ka mundësinë të përballojë realitetin e vërtetë. Pjesëmarrës në betejën e Pashtrikut dhe një nga ata, të cilët kanë pasur një rol kyç në menaxhimin e frontit ushtarak, Shabanaj i sjell lexuesit një realitet të hidhur të pasluftës – një realitet ku të vërtetat shpesh janë të hidhura, ku ata që e dinë historinë përpiqen t‘a mbrojnë të vërtetën dhe ku shumë, të cilët as nuk ishin të pranishëm në fushën e betejës, tani pretendojnë të jenë heronj.

    Një aspekt i rëndësishëm që është thelbësor për të kuptuar kontekstin e veprës është se Arber Shabanaj ka qenë ish-komandant i heroit të rënë në luftë, Astrit Sulit, i cili dha jetën në betejën e Pashtrikut. Ky fakt është një dëshmi e sakrificës dhe dedikimit të Shabanajt për çlirimin e Kosovës dhe kontributin e tij të pazëvendësueshëm në udhëheqjen e luftës. Si komandant në Brigadën 128 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai ka drejtuar ushtarët me kurajë dhe përgjegjshmëri dhe është një personalitet, i cili meriton nderim dhe respekt të pashoq.

    Personaliteti i Shabanajt është një element i rëndësishëm, i cili meritohet të mburret dhe të nderohet. Ai është një patriot i vërtetë, një intelektual dhe një komandant lufte, i cili ka luftuar për lirinë e Kosovës. Si biolog dhe jurist, si anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Bavarisë, dhe si një njeri që ia ka përkushtuar jetën e tij çështjes kombëtare, Arber Shabanaj na ofron një vepër të jashtëzakonshme, e cila përfundimisht e bën lexuesin të mburret me një autor, i cili nuk ka frikë t‘a përplasë të vërtetën në fytyrën e gënjeshtarëve të pasluftës.

    Fakti që shumë „komandantë“ të pasluftës, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me luftën, tani tentojnë të krijojnë narrative të gënjeshtra dhe të shfrytëzojnë mediat sociale për të manipuluar dhe për të mbuluar veprat e tyre të paligjshme dhe të pamoralshme, është një nga aspektet më të dhimbshme që Shabanaj sfidon në këtë roman. Ai jua përplas në fytyrë të vërtetat, pa pasur frikë nga ata, të cilët ende e shfrytëzojnë popullin për të mbajtur pozitat e tyre të pushtetit.

    Për të përfunduar: Ky roman është një thirrje për reflektim të thellë dhe një përgjigje ndaj atyre, të cilët i kanë shpërdoruar sakrificat e të tjerëve. Arber Shabanaj është një emër, i cili do të kujtohet për dekada të tëra, dhe ky libër është një vepër, të cilën duhet t‘a lexojnë të gjithë ata, të cilët duan të dinë të vërtetën, jo trillimet e pasluftës.

    Lavdi veprës dhe misionit të tij, dhe respekt para një patrioti të vërtetë – Arber Shabanajt./KultPlus.com