Tag: romake

  • Zbulohet varri i parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, Rama ndan pamjet: Mbishkrimi i parë i këtij lloji

    Zbulohet varri i parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, Rama ndan pamjet: Mbishkrimi i parë i këtij lloji

    “Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan. Specialistët e kanë specifikuar si varrin e parë monumental të periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë.
    Monumenti (rreth 9 m x 6 m, me dhomë funerare 2.40 m të lartë) ka dalë në dritë me një mbishkrim bilingual romak, kushtuar individit të varrosur – Gelliano-s – dhe perëndisë Jupiter. Ky është mbishkrimi i parë i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës”, shprehet Rama.

    Top Channel

  • I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

    I ndërtuar afro 2400 vite më parë dhe i pari i këtij lloji në Shqipëri, zbulohet në Bulqizë varri monumental i periudhës romake

    Zbulohet një varr monumental i periudhës romake i pari i llojit të tij në Shqipëri. Në fsahtin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”,  drejtuar nga Akad.Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli ka dalë në dritë një varr monumental unikal, me dimensione të mëdha rreth 9 m x 6 m dhe dhoma funerare 2.40 m e lartë.

    Ky monument përveç arkitekturës të veçantë përmbante dhe të dhëna të rëndësishme arkeologjike dhe epigrafike, ku për herë të parë zbulohet një mbishkrim romak në zonën e Dibrës, bilingual, i cili i kushtohet individit të varrosur në këtë varr, i quajtur Gelliano, si dhe një dedikim drejtuar perëndisë më të rëndësishme romake Jupiterit.

    Varri edhe pse i grabitur që në periudhën e lashtësisë por dhe më pas, përmbante një pjesë të inventarit, i cili përbëhej nga enë qelqi të tipologjive të ndryshme, krehër kocke, thika dhe ruhej një pjesë e madhe e tekstilit e thurur me fije ari, me të cilin individi ka qenë varrosur.

    Varri është ideuar në tre ambiente: dhoma e varrimit, paradhoma dhe shkallarja monumentale. Muret e shkallares kanë qenë të dekoruara me motive gjeometrike në stuko të cilat ruhen ende. Përvec pjesës nëntokësore funerare , arkeologët kanë evdientuar struktura muresh në pjesën e sipërme të varrit, të cilat sugjerojnë që ky monument mund të ketë qenë i tipit mausoleum.

    Në afërsi të varrit monumental është zbuluar dhe një tjetër mbishkrim funerar i cili pritet të analizohet më tej për shkak të gjendjes së dëmtuar të tij.

    Materiali ndërtimor kryesisht përbëhet nga gurë të përmasave të mëdha të punuara në trajtë kornizash të cilat janë marrë nga gurore larg lokalitetit në fjalë.

    Inventari, teknika e ndërtimit si dhe të dhënat epigrafike e datojnë këtë monument unikal në shekujt III-IV e.s.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    LIZA BROZI: A DO TË SHIHEMI PARA FUNDIT?

  • Zbulohet një varr monumental/ Arkeologët në Bulqizë: I përket periudhës romake

    Zbulohet një varr monumental/ Arkeologët në Bulqizë: I përket periudhës romake

    Një grup arkeologësh pranë Institutit të Arkeologjisë në Akademinë e Shkencave kanë zbuluar një varr monumental i pari në llojin e tij në Shqipëri që i përket periudhës romake.

    Gjatë zbatimit të një projekti për kërkime arkeologjike në luginën e Bulqizës, arkeologët zbuluan varrin në vendin e quajtur “Fusha e Gurrës” të fshatit Strikçan.  Nga hulumtimi paraprak arkeologët vlerësojnë se i përket periudhës romake.
    “Varri ka përmasa të mëdha 9 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, i ndarë në disa pjesë”, u shpreh arkeologu Erikson Nikolli.

    Sipas arkeologut Nikolli një varr monumental i këtij lloji ndërtohej vetëm për udhëheqës të lartë të kohës.
    “Brenda  janë gjetur eshtra të cilat do t’i nënshtrohen analizve dhe që pritet të hedhin më shumë dritë mbi këtë monument dhe kohën në të cilën është ndërtuar”, shtoi Nikolli.
    Gërmimet arkeologjike do të vijojnë deri në zbulimin e plotë të monumentit, ndërsa më pas ai do të ruhet nga Bashkia e Bulqizës për tu kthyer në një atraksion turistik.
     

  • Merret vesh, ja pse disa nga ndërtimet e romakëve ende po “qëndrojnë në këmbë”

    Merret vesh, ja pse disa nga ndërtimet e romakëve ende po “qëndrojnë në këmbë”

    Romakët ishin mjeshtra të ndërtimit. Shumë prej veprave të tyre, nga Panteoni dhe Koloseumi Romë, tek Pont du Gard në Galinë Jugore (Francën e sotme), po ashtu edhe ujësjellësi po aq mbresëlënës i Segovias, në Spanjë, i kanë rezistuar shekujve.

    Dëmet e shkaktuara ndërtimeve të tyre, kanë ndodhur më shpesh si rezultat i grabitjes së gurit sesa i dështimeve strukturore.

    Ndërkohë shekujve i ka mbijetuar edhe vepra romake e një lloji tjetër. “De Architectura” është një seri me dhjetë libra nga Markus Vitruvius Polio, inxhinier dhe arkitekt i shekullit I Para Krishtit. Për këtë shumë studiues besojnë se ka punuar me Jul Çezarin në disa nga fushatat e tij ushtarake.

    Këto vëllime përfshijnë këshilla të ndryshme që synojnë të sigurojnë që ndërtesat “të mos shemben për një kohë të gjatë”.

    Një nga arsyet për suksesin e inxhinierëve romakë ishte betoni. (Çatia e Panteonit është kupola më e madhe prej betoni pa kolona mbështetëse në botë).

    Dihet që betoni romak i sfidon shekujt pa humbur shumë nga qëndrueshmëria e tij. Në fakt, me kalimin e moshës ai mund të bëhet edhe më e fortë.

    Se si ndodhi kjo gjë po zbulohet vetëm tani. Një pjesë e shpjegimit, ka të bëjë me shkëmbinjtë vullkanikë të zonave të tilla si Kodrat Alban, në juglindje të Romës. Gjithashtu Pocuoli, pranë Napolit.

    Këto siguruan përbërës të rëndësishëm. Siç e përshkruan vetë Vitruviusi, çimentoja që përdorën romakët për të lidhur agregatët e betonit, ishte një përzierje gëlqereje dhe hirit vullkanik.

    Disa studime të kohëve të fundit kanë treguar se hiri jo vetëm që ka kontribuar në forcën dhe qëndrueshmërinë e betonit, por e ka forcuar kohezionin midis grimcave të agregatit pas tharjes së përzierjes.

    Kjo ndodhi kur uji depërtoi në të, duke tretur disa nga mineralet vullkanike dhe duke krijuar hidrate aluminosilikati të kalciumit. Ky i fundit është materiali kryesor lidhës i betonit.

    Kjo gjë e ngadalësoi përhapjen e të çarave mikroskopike. Për më tepër, disa mure të çara tregonin mbushje me këtë lëndë, një tregues ky se betoni romak zotëronte një fuqi të caktuar vetë-riparuese.

    Në një nga këto studime, të botuar në vitin 2021, një ekip i udhëhequr nga Mari Xhekson e Universitetit të Jutah dhe Admir Maziç i Institutit të Teknologjisë në Masaçusets (MIT) përshkroi strukturën e llaçit.

    Ishte (një formë e imët e betonit) të një muri me tulla në varrin e Sesilia Metela, e cila ndodhe pranë Rrugës Apiane midis Romës dhe Kodrave Alban. Për shkak të muraturës së saj të fortë (aq të fortë saqë u ripërdor si streha e një kështjelle gjatë Mesjetës), kjo ndërtesë është një nga monumentet më të ruajtura që e zbukuron atë autostradë antike romake.

    Studiuesit studiuan se si leuciti, një mineral vullkanik i pasur me kalium, shpërndahej në ujë dhe rikonfiguronte lidhjet kimike midis çimentos dhe agregateve duke i forcuar ndërfaqet midis tyre dhe duke e bërë më elastike të gjithë strukturën.

    Megjithatë, kjo është vetëm një pjesë e historisë. Gëlqerja, përbërësi tjetër i çimentos romake, ka pasur gjithashtu një rol në forcimin e betonit pas murimit. Në këtë përfundim mbërrin një studim tjetër nga dr.Maziç dhe një grup kolegësh, i cili sapo është botuar në “ScienceAdvances”.

    Këtë herë studiuesit morën mostra nga një mur i qytetit në Privernum, një sit arkeologjik në juglindje të Romës. Ato datojnë nga shekulli II Para Krishtit.

    Ekspertët zbuluan se në këtë rast ishte kryesisht gëlqerja. Pra, ajo që kishte shkaktuar mbylljen e çarjeve dhe plasaritjeve, duke riparuar kësisoj dëmtimet që mund të kishin shkaktuar.

    Në këtë rast gëlqerja nuk ishte pluhuri i pastër i bardhë i përshkruar nga Vitruviusi. Përkundrazi, ishin grumbuj e grimcave me diametër 1 milimetër ose më shumë, që nuk ishin tretur kur po përgatitej betoni.

    Grumbullime të tilla gjenden shpesh tek betoni romak.

    Roli i tyre duket se ka qenë si një rezervuar i karbonatit të kalciumit për proceset e vetë-riparimit. Kjo pasi që duke lejuar që ai material të tretej përmes depërtimit të ujit të futur nga të çarat e vogla dhe që më pas të rihidhet në ato çarje për t’i mbyllur ato.

    Për më tepër, shpërndarja dhe forma e grumbujve sugjerojnë se gëlqerja iu shtua përzierjes si gëlqere bruto dhe jo siç është e zakonshme sot, gëlqere e shuar.

    Kjo nënkupton se betoni romak prodhohej, të paktën pjesërisht, nga një përzierje në temperaturën mbi 80°C.

    Sot, betoni përzihet kryesisht i ftohtë. Përzierja e nxehtë ka disavantazhin se betoni mund të zgjerohet. Nga ana tjetër, kjo praktika lejon një riparim më të shpejtë.

    Ndoshta kjo është arsyeja pse inxhinierët romakë e preferuan atë qasje. Por ajo ofron leksione edhe për ndërtuesit e sotëm, sesi të zhvillojnë receta për një beton më të qëndrueshëm dhe vetë-riparues.

    Rritja e jetëgjatësisë së betonit do të nënkuptonte më pak riparime dhe rikonstruksione të nevojshme.

    Do të ndihmonte për një jetëgjatësi më të madh të godinave.

    Kush e di? Disa prej tyre madje mund të zgjasin më shumë se sa Panteoni dhe Koloseu./ “The Economist” – bota.al

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BELSH, NISIN GËRMIMET ARKEOLOGJIKE NË TERMËN E PERIUDHËS ROMAKE

    Pranë fshatit Rrasë të bashkisë Belsh ka nisur puna për gërmimin arkeologjik të strukturave të zbuluara të një terme të periudhës romake.

    Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore bëri të ditur, se pas njohjes me terrenin dhe në bashkëpunim me bashkinë Belsh, janë angazhuar të vazhdojnë procesin e gërmimit. Gërmimet ndihmojnë për të zbuluar më tej “Termën Romake” dhe për të marrë çdo informacion të paidentifikuar më parë, për këtë zonë.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Video/ Statuja 2,000-vjeçare dalin në dritë nga qyteti i fundosur i Ptolemeut në Egjipt

    Video/ Statuja 2,000-vjeçare dalin në dritë nga qyteti i fundosur i Ptolemeut në Egjipt

    Egjipti ka zbuluar pjesë të një qyteti të fundosur që shtrihet nën ujërat pranë brigjeve të Aleksandrisë , duke zbuluar ndërtesa, objekte dhe një port të lashtë që daton më shumë se 2,000 vjet më parë.

    Autoritetet egjiptiane thanë se vendi, në Gjirin e Abukirit, mund të jetë një zgjatim i Kanopit të lashtë, i cili ishte një qendër e rëndësishme gjatë dinastisë Ptolemaike, e cila sundoi Egjiptin për gati 300 vjet dhe Perandorisë Romake, e cila sundoi për rreth 600 vjet. Me kalimin e kohës, tërmetet dhe rritja e nivelit të detit zhytën qytetin dhe Heraklionin.
    Të enjten, vinçat ngritën statuja nga deti, ndërsa zhytës me kostume që kishin ndihmuar në nxjerrjen e tyre brohoritën nga bregu, sipas Guardian.
    Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve i Egjiptit, Sherif Fathi, tha: “Ka shumë gjetje nënujore, por ajo që mund të nxjerrim është e kufizuar, vetëm objekte specifike që plotësojnë kritere të rrepta. Pjesa tjetër do të mbetet pjesë e trashëgimisë sonë të zhytur.”

    Rrënojat nënujore përfshijnë ndërtesa prej guri gëlqeror që mund të kenë shërbyer si vende adhurimi, rezidenca dhe struktura tregtare ose industriale. Ato u zbuluan gjithashtu të gdhendura në shkëmbinj për ruajtjen e ujit shtëpiak dhe për kultivimin e peshkut.
    Gjetje të tjera të rëndësishme përfshijnë statuja të figurave mbretërore dhe sfinksave nga epoka para-romake, duke përfshirë një sfinks të ruajtur pjesërisht me kartushën e Ramsesit II.
    Shumë nga statujat kanë humbur pjesë të trupave të tyre, duke përfshirë një statujë graniti të prerë që besohet se përfaqëson një figurë nga dinastia Ptolemaike dhe gjysmën e poshtme të një statuje mermeri që përshkruan një fisnik romak.
    Një anije tregtare, spiranca guri dhe një vinç që daton nga periudhat Ptolemaike dhe Romake u gjetën në vendin e një porti 125 metra të gjatë, i cili, sipas ministrisë, është përdorur si port për anije të vogla deri në periudhën bizantine.
    Aleksandria është shtëpia e rrënojave të panumërta të lashta dhe thesareve historike, por qyteti i dytë më i madh i Egjiptit është në rrezik të nënshtrohet ndaj të njëjtave ujërave që shkatërruan Canopus dhe Heraklion.
    Qyteti bregdetar është veçanërisht i prekshëm ndaj krizës klimatike dhe rritjes së nivelit të detit.

    Top Channel

  • Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit, që ka një kompozim të rrallë

    Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit, që ka një kompozim të rrallë

    Mozaiku i Pagëzimores së Butrintit është më i madhi dhe më i ruajturi nga mozaikët e çdo pagëzimoreje tjetër të botës romake. Ai ishte kompozuar në mënyrë që të jepte mesazhe të qarta të shpëtimit dhe jetës së amëshuar për ata që vendosnin të pagëzoheshin. Në materialin e parkut kombëtar të Butrintit thuhet se përreth dy rrathëve koncentrikë prej tetë kolonash, shtatë unaza mozaiku rrethonin kryqin qendror, duke riformuar edhe një herë numrin tetë. “Ky numër në fillimet e krishtërimit simbolizonte pagëzimin, krijimin dhe shpëtimin”, thuhet për mozaikun.Parku kombëtar i Butrintit është një nga zonat më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, arkeologjike, mjedisore dhe turistike të vendit.
    Zemra e parkut kombëtar është qyteti antik i Butrintit, ekzistenca e të cilit vazhdoi pa ndërprerje, që prej periudhës së prehistorisë e deri në mesjetë, duke ofruar kështu një shumëllojshmëri kulturash dhe periudhash historike. Në saj të vlerave të larta historiko-kulturore qyteti antik i Butrintit u përzgjodh fillimisht si Monument Kulture në vitin 1948, në ligjin e monumenteve të Kulturës së Shqipërisë. Në vitin 1992 Butrinti u pranua si vendbanimi i parë arkeologjik i Republikës së Shqipërisë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
    Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit në zbatim të programit të monitorimit dhe ruajtjes së mozaikëve në parkun kombëtar të Butrintit nisi këtë sezon me hapjen e mozaikut të Termeve romake pranë Teatrit dhe të Kthinës veriore të Gjimnazit. Mozaiku në Termen romake pranë Teatrit paraqet një dizajn gjeometrik bardh e zi, të rrethuar me një kornizë të kuqe. Mozaiku në Kthinën veriore të Gjimnazit paraqet një dizajn me nyjet e Solomonit, një simbol antik që përfaqëson lidhjen midis tokës dhe parajsës.

  • Kështjella ilire e Labeatëve në Meteon, sot Meduni i Malit të Zi

    Kështjella ilire e Labeatëve në Meteon, sot Meduni i Malit të Zi

    Kryeqendra ilire, vendi ku u zunë rob lufte gruaja dhe djali i Mbretit Gent, si dhe suita mbretërore e që të gjithë së bashku u syrgjynosën në Umbria të Italisë

    Gazmend Çitaku

    E shtunë, më 22 shtator 2018. Edhe pse vjeshtë, dita fillon me diell dhe nuk ka dallim nga ditët tjera të verës. Grupi hulumtues ILIRËT nga Ulqini, nuk kishin marrë rrugë që nga muaji maj dhe ishte bërë një kohë e gjatë pa lëvizur nga qyteti. Por sot në mëngjes grupi filloi të tubohet ke nënë Naxhija, e cila na priti me petulla, mjaltë dhe djathë. Po kush mundet të refuzojë një mëngjes të tillë? Askush. Një nga një vijnë, Gëzimi, Indriti…, Samiu si nikoqir u shërben shokëve. Kësaj radhe si mysafir i grupit iu bashkua edhe arkitekti ulqinak Muho Uruçi, kurse edhe pse nuk e ka zakon, i fundit erdhi Gazi, i cili edhe pse e shtunë duhej mbaruar disa obligime. Pasi u hëngrën petullat, u pinë kafetë, tashmë çdo gjë ishte gati për aventurën e radhës. Sipas planit që Gazi e bën për udhëtime të tilla, ishin parashikuar që të pushtoheshin dy kështjella ilire, mirëpo pasi që po niseshin pak më vonë seç ishte parashikuar njëzëri, u vendos që sot të pushtojnë vetëm kryeqendrën e fisit ilir të Labeatëve. Pra, METEON-in apo siç quhet sot Medun-in.

    Po, çka përfaqëson ky vend? Meteoni ilir apo siç quhet sot Meduni (Mali i Zi), është kryeqendra e fisit ilir Labeat dhe në këtë vend bien rob lufte mbreti Gent me familjen dhe bashkëluftëtarët më të ngushtë. Gjithashtu, ky vend nga koha e re njëherësh njihet edhe si vendlindja e Mark Milanit, Vojvodës kontravers malazez, i cili i përkiste fisit Kuçtë që janë me prejardhje shqiptare e që ai edhe vetë e pranon që gjuhë të nënës e ka gjuhën shqipe. Edhe pse ka zhvilluar shumë beteja kundër turqëve-osmanllli, e gjithashtu edhe kundër shqiptarëve, ai në fund të jetës së vet lë në dorëshkrim një libër me shumë vlerë për ne, e ai është libri “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” apo në origjinal (Život i običaji arbanasa) i cili botohet në vitin 1907. Me këto informata bazë, grupi niset në aventurën e radhës. Samiu edhe pse përbri ka udhërrëfyesin e shkëlqyer Gazin, ai prapë se prapë e ndez GPRS-in që të jetë edhe më i sigurt.

    Afër Medunit, pranë Liqenit Bukëmirë

    Rrugës duke bërë hoka e duke treguar ndodhi të ndryshme ashtu si pa dashje, para nesh paraqitet Podgorica. Dëgjo Sami – thashë unë, aparati yt edhe pak do të të thotë që të kthesh në të djathtë por t’i mos e dëgjo, vetëm drejt vazhdo rrugën. Dhe nuk vonoi shumë shfaqet lajmërimi i parë për kthim në të djathtë, pastaj i dyti, i treti e i katërti, por ne vazhduam drejt sipas instruksioneve të mia. Grupi filloi të qeshet, derisa makina gjarpëronte rrugicave të ngushta të periferisë së Podgoricës. Samiu thotë se jemi afër dhe aparati tregon edhe 11 km deri në cak. Ja tabela e parë, ku paralajmëron Medunin. Por, duke na bërë edhe më krenarë, edhe tabela që lajmëron Liqenin Bukëmirë e që në gjuhën sllave thuhej Bukumirsko jezero, andaj Samiu konkludon se ka diçka që ka mbet pa u sllavizuar. Tabelat të gjitha janë të shkruara me alfabetin cirilik. Fillojmë ngadalë të ngjitemi. Të gjithë jemi të tensionuar. Veçanërisht unë, sepse në kokë më silleshin disa teori e hipoteza si ajo se ndoshta mu nën muret e kësaj kështjelle ishte zhvilluar beteja vendimtare e Luftës së Tretë Iliro-Romake. E që shumë shpejt do ta mësoja të vërtetën.

    T’ju tregoj një kuriozitet thotë Samiu: Mbrëmë lexoja diçka rreth Mark Milanit dhe në një vend tregohej si anekdotë se kur ai kishte ardhur në Ulqin, kishte ndenjur, jo vetëm nëpër familjet malazeze, por edhe në ato shqiptare si p.sh., në shtëpinë e Ali Kasmit, Cufë Mavriqit, por edhe te të tjerët dhe ai komunikonte me ta në gjuhën shqipe. Këta e pyesin se si e din gjuhën shqipe kaq mirë, Mark Milani u përgjigjet duke u thënë se në fisin e tij flitet Nashke dhe Arbanashke, andaj të dy gjuhët janë të miat dhe se fisi nga ku vij unë dhe fiset e veriut të Shqipërisë nuk ka vijë ndarëse mes tyre. Kështu që kur unë shkoj te ta Ata flasin nashke e unë arbanashke. kurse kur ata vijnë ke unë, u flas nashke e ata mua arbanashke.

    Kështjella,  ku u ndeshën 15.000 ilirë me  42.000 romakë

    Pa e mbaruar mirë thënien, shfaqet në distancë kështjella dhe tabelat e vendndodhjes. Ndalojmë para tabelave që të bëjmë fotografitë. Mua më mahnit kështjella e vendosur majë një kodre. Duke e vështruar, vij në përfundim se është krejtësisht e ngjashme me atë që shihja, kur isha i vogël në filmat e vizatuar të Disneyt në shpicën e fillimit të filmit. Vazhdojmë rrugën me qëllim që të kalojmë edhe metrat e fundit. Pakohemi dhe të gjithë dalim të armatosur me aparate fotografike, telefona inteligjentë e me gjithçka. Vendosim që së pari të ngjitemi lart në kështjellë e pastaj kur të kthehemi të ndalemi në Muzeun e Mark Milanit.

    Ngjitja në kështjellën labeate ishte me zigzage e serpentinë mjaft të madhe, por që ne me lehtësi i dolëm në majë. Vendi ishte përrallor. Në majë të kodrës ishte kisha dhe dy varre. Afrohemi dhe lexojmë; njëri varr i Mark Milanit e tjetri i bashkëshortës së tij Stefanisë, në të djathtë kambana e madhe. Samiu si gjithmonë entuziazmin e vet dëshiron ta ndajë me të gjithë shokët dhe miqtë e vet. Ndez telefonin dhe përmes rrjeteve sociale, drejtpërdrejt fillon shpjegimin e vendit ku ndodhemi dhe rëndësinë e tij. Sikurse në filmat hollivudianë xhirimi fillon me kambanë dhe thirrjen e Samiut shokëve e miqve që të dëgjojnë çka ka t’u thotë. Ai jep informatat bazë për vendin dhe fillon bisedën për Mark Milanin, për këtë njeri, i cili sa i keq aq edhe i mirë për shqiptarët. Interesimi për të dëgjuar këto gjëra me tiktakun e orës vinte duke u rritur pa ndalë. Që në minutin e parë, 50 veta duke na përcjellë. Samiu më fton mua që tashmë unë të flas për antikitetin dhe rëndësinë e kryeqendrës Labeate. Unë bëj një evokim të shkurtër historik prej vitit 170 p.e.re dhe flas për kushtet në të cilat gjendej Mbretëria ilire Adriane të cilën e udhëhiqte mbreti Gent. Gabimin, të cilin e bën që luftën ta zhvillojë jashtë mureve të kështjellës përballë ushtrisë romake e cila ishte e armatosur shumë mirë, me një disiplinë të jashtëzakonshme, e që para mureve të kështjellës së Gentit kishin mbërritur 42,000 trupa; e ky vendosi që me 15,000 ilirë të patrembur t’u bëjë ballë! Gabim i madh, jo vetëm që humb betejën, por bie rob ai vetë me bashkëshorten Teuta dhe komplet suitën mbretërore, të cilët syrgjynosen në Umbria të Italisë, ku edhe vdesin e që edhe sot e kësaj dite atje gjendet varri i Mbretit Gent. Kjo humbje, njëherësh shënon e fundin e Luftës së Tretë Iliro-Romake dhe përfundimisht shteti i pavarur ilir thyhet dhe bie nën zgjedhën e Perandorisë Romake. Përfundoj unë me gjithë që ka shumë çka të thuhet ende dhe vazhdon Samiu të tregojë pjesë nga libri i Mark Milanit “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” si dhe reciton edhe Fishtën.

    Të mbledhur për një fotografi të përbashkët para varrit të Mark Milanit, Samiu propozon që sipas një zakoni të vjetër malësor të cilët kur mblidheshin në Logun e Burrave dhe i jepnin nderim dikujt apo u dakordonin për diçka vendosnin nga një gurë mbi tjetrin asisoji edhe ne vepruam dhe mendojmë se prezenca jonë në atë vend bëri që shpirti i Mark Milanit të qeshet dhe të kënaqët duke dëgjuar gjuhën e ëmbël shqipe – gjuhën e nënës së vet.

    Muzeu i Mark Milanit, trashëgimia shqiptare

    Zbresim ngadalë dhe nisemi te Muzeu aty pranë. Dera ishte e hapur dhe aty brenda një punëtor i muzeut i uniformuar. Me mirësjellje na pret dhe na shoqëron në kthinat ku ishin të vendosura artefaktet e ndryshme. Për habinë tonë, muzeu ishte shumë i pasur. Me gjëra origjinale të kohës së Mark Milanit si dhe me gjëra personale të tija. Duke dëshmuar edhe bashkëjetesën me shqiptarët, të ekspozuara ishin edhe veshja e burrave shqiptarë, pastaj veshja e gruas malësore me të gjitha dekorimet e veta. Xhamadani shestanas, plisi… Origjinali i dorëshkrimit të librit Jeta dhe doket e shqiptarëve e shumë shumë gjëra tjera, të cilat ishin të vendosura në këtë muze e që para njëqind vitesh kishte qenë ndërtesë e gjyqit osman dhe ishte shumë mirë i ndërtuar dhe restauruar. Punëtori i muzeut ishte mirë i përgatitur nuk fshihte të dhënat për ambientin dhe antikitetin ilir të vendit.

    Në fund para se të largohemi, për qershi në krye të ëmbëlsirës, kishim lënë murin ciklopik ilir, i cili ndodhej mu në fillim të murit rrethues të oborrit të muzeut e që vërtetonte se ky vend në pikën e vet të lulëzimit kishte qenë shumë më i madh se sa në formën dhe madhësinë që ndodhej sot. Gurët ciklopikë të vendosur me teknikën e mjeshtrëve ilirë dëshmonin një epokë dhe një arkitekturë origjinale autoktone. Gurët e vendosur na kujtonin murin ciklopik në Ulqin, Risan, Shkodër… gjithashtu kunfuguracioni i terrenit i mbrojtur nga tri anë me humnera e gremina natyrore ishin pothuaj se një arkitekt kishte zgjedh vendin dhe mënyrën e ndërtimit.

    U fotografuam pranë murit dhe në dy monolite guri gjigantë u ulëm dhe filluam të diskutojmë se në fushën poshtë kështjellës a do të ishte e mundur që të përballeshin dy ushtri me afro 60.000 ushtarë? Dikush përkrahte mendimin, dikush kërkonte informata shtesë. Dikush pyeste pse u zu rob Genti me familjen dhe suitën mbretërore mu këtu në Meteon, e jo në Shkodër. E kjo pyetje na sillte në fillim të diskutimit se a u zhvillua Lufta e Tretë Iliro-Romake këtu në këtë fushë poshtë themeleve ciklopike të kështjellës së Meteonit? A u gjet këtu thesari marramendës i Mbretit Gent prej 27 ponde ari, 19 ponde argjendi, 13.000 denarë dhe 120.000 monedha ilire argjendi e që i përmend Tit Livi? A do të ketë vallë ende thesare të fshehura? A do t’i ketë ardhur në ndihmë Mbreti Dardan- Monuni II dhëndrit të vet Mbretit Gent?  Por vlen të përmendet se lufta përveç asaj në tokë ishte zhvilluar edhe në det. Liburnët kanë qenë të njohur për anije ndërtimtari dhe Lembet e tyre përveç rreshtave të rremtarëve, secila kishte edhe 50 ushtarë e që Mbreti Gent në atë kohë kishte mbi 200 lembe. Çka ndodhi me ato, shtrohet me të drejtë pyetja? Me këto dilema e pyetje u nisëm në drejtim të makinës së parkuar dhe nuk dëshironim të pranonim se përgjigja ishte në krenarinë dhe kokëfortësinë e Mbretit Gent, i cili solli veten, familjen dhe suitën mbretërore të gjenden të syrgjynosur në Umbria të Italisë, ku edhe vdesin por njëherësh edhe të jenë shkaktarë të nënshtrimit të plotë të Ilirisë, përballë zgjedhës robëruese të Perandorisë Romake.

    Rrugës për në shtëpi, ia besuam aparatit navigues, i cili na zbulonte shtigje të reja nëpër labirintin e rrugëve të fushës së Gentës antike, e që ashtu të ndrydhur nën përshtypjet e forta të përjetuara nga kështjella labeate, dolëm në magjistralen e Adriatikut dhe u nisëm për në vendlindjen tonë, në qytetin e ujkut të detit, në qytetin me histori të shumta e të pazbuluara, Ulqinin e Teutës, Ulqinin e Balshës, Ulqinin e Likacenit… Ulqinin e Samiut, Gazit, Gëzimit e Indritit.

    Ulqin, 23.10.2018

    Fotografitë: Gëzim Mavriqi dhe Sami Flamuri

    ke.mu./a.de.

  • Në vitin 330, Kostandini I, perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën; Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore

    Jahja Drancolli

    Si sot, në vitin 330, Kostandini I (c. 306-337), perandor i origjinës dhe gjakut dardan, përkushtoi Byzantium-in (Kostandinopojën; Stambollin e sotëm) si kryeqytetin e ri të Perandorisë Romake Lindore, një akt që ndihmoi në shndërrimin e tij në një qytet kryesor të botës. Perandoria Bizantine, e quajtur shpesh Perandoria Romake Lindore ose thjesht Bizanti, ekzistonte nga viti 330 deri në 1453. Perandoria në fjalë ndryshonte në përmasa gjatë shekujve, në një kohë ose një tjetër, zotëron territore në Itali, Greqi, Ballkan, Levant, Azinë e Vogël dhe Afrikën e Veriut!Atëbotë, Roma, seli e Perandorisë Romake kishte nisur të degradohet në aspektin arkitekturor, shoqëroro-ekonomik, politik, kulturor, sidomos në atë gjeostrategjik; në anë tjetër, ndërtimi i kryeqytetit të ri, te qyteti Bizanti, pjesë e arealit të Trojës së moçme zotëronte përparësi të mëdha, të cilat atëbotë i mungonin Romës së vjetër; ishte i rrethuar pothuajse nga të gjitha anët nga uji, dhe nepërmjet të portit Briri Art siguronte lidhje të shkëlqyeshme mes dy qytetërimeve, Perëndimor dhe Lindor.Tërheqë vëmendjen se, qyteti ri, shumë kohë më parë ishte kryeqytet i dardanëve, dhe se këtejmi më këtë ndërmarrje ndërtimore kolosale, Kostandini Madh sikurse i realizonte të gjitha aspiratat e paraardhësve të tij të largët: vendlindjen e tij e ngriti në masën më të madhe të mundshme, duke reziduar në Romën e Re – Kostandinopojën (Stambolli sotëm), e cila ishte ndërtuar në dalje të Dardaneleve, në zonën, ku ajo dikur sundohej nga paraardhësi tij i largët Dardani.Kostandinopoja, e ndërtuar në kufirin e dy kontinenteve, ajo kishte një pozitë të jashtëzakonshme strategjike, dhe gjatë gjithë shekujve të ekzistimit të saj (deri në ditët e sotme), është shquar për njërën ndër qendrat më të mëdha në botë. Nga shek. VI, numri i banorëve të qytetit është rritur në më shumë se gjysmë milioni. Perandori bizantin, Justiniani I (527-565), perandor bizantin, gjithashtu i origjinës dardane, pas zjarrit të madh që kishte kapluar kryeqytetin më 532, ngriti shumë objekte, ndër të cilat dhe objektin e madh të kultit, Shën Sofia. Përveç këtij monumenti të famshëm, është ndërtuar dhe gjykata perandorake, hipodromi si dhe shumë objekte të tjera më të spikatura të qytetit mesjetar.Duke u ngjitur në shekuj të mesjetës, Kostandinopoja (Stambolli sotëm), u bëri ball sulmeve të shumta sllave, avare, persiane, arabe, bullgare, peçenege selxhuke, osmane, venedikase e ndonjë populli tjetër.Pas një dobësim të gjatë të Perandorisë Bizantine, Kostandinopoja do të bie (më 29/V/1453) nën osmanët, të cilët do ta shpallin për kryeqytet të Perandorisë Osmane deri në vitin 1923, kur selia e Turqisë Moderne do të bartët në Ankara; emri Konstantinopol (në gjuhën osmane, Konstantiniye) është përdorur në përdorim zyrtar deri në vitin 1930!

  • Një gladiator ishte një luftëtar i armatosur i cili e argëtonte audiencën e Republikës Romake dhe Perandorisë Romake

    Një gladiator ishte një luftëtar i armatosur i cili e argëtonte audiencën e Republikës Romake dhe Perandorisë Romake

    Një gladiator (latinisht: gladiator, “shpatar”, nga fjala gladius, “shpatë”) ishte një luftëtar i armatosur i cili e argëtonte audiencën e Republikës Romake dhe Perandorisë Romake në ballafaqimet e dhunshme me gladiatoret e tjerë, me kafshet e egra si dhe me kriminelët e dënuar. Disa Gladiator ishin vullnetarë të cilët rrezikuan jetën e tyre dhe pozitën e tyre juridike dhe sociale duke u shfaqur në arenë. Shumica ishin të përbuzur si skllevër, arsimoheshin në kushte të vështira, ishin te izoluar ne shoqëri, madje ishin të ndarë edhe në vdekje. Pavarësisht nga origjina e tyre, gladiatorët ju ofruan spektatorëve një shembull të etikës marciale të Romës dhe në luftime, ata u bënë frymëzim dhe morrën shumë brohoritje nga populli. Ata u vlersuan nga arti i tyre i lartë dhe i ulët dhe vlera e tyre si artist u përkujtuan në objekte të çmuara dhe të zakonshme në të gjithë botën romake. Origjina e gladiatorëve akoma debatohet. Për ta ka dëshmi tek ritualet nëpër funerale gjatë Luftrave Punike të shekullit 3 p.e.s. dhe pas kësaj shpejt u bënë një tipar thelbësor i politikës dhe jetës shoqërore në botën romake. Popullariteti i tyre çoi në lojra më luksoze dhe më të kushtueshme.Këto lojëra zgjaten pothuajse 1000 vjet, duke e arritur kulmin mes shekullit 1 para Krishtit dhe shekullit 2 pas Krishtit. Lojërat më në fund u anuluan gjatë kohëve të hershme të shekullit 5 pas Kristianizimit të Perandorisë Romake në vitin 380, por gjuajtja e bishave vazhdoi deri në shekullin 6.Burimet e hershme letrare rrallë bien dakord mbi origjinën e gladiatorëve dhe lojrave të gladiatorëve. Në fund të shekullit 1 p.e.s, Nikolaus nga Damasku besonte se ishin etruskë. Një brez më vonë, Livi shkroi se ato u mbajtën për herë të parë në vitin 310 p.e.s nga Kampanianët në festimin e fitores së tyre mbi Samitët. Shumë kohë pas përfundimit të këtyre lojrave, shkrimtari i shekullit të 7-të Isidore nga Sevilla ka nxjerrë fjalën latine lanista (mbikqyrës i gladiatorëve) nga fjala etruske “ekzekutues” dhe titullin “charon” ( ai që shoqëronte të vdekurit nga arena e gladiatorëve romak) nga fjala “charun”, krijesa të nënbotës sipas etruskëve. Kjo është pranuar dhe përsëritur edhe në kohët e hershme moderne, histori standarde të lojrave.Pas rishikimit faktet mbështesin origjinën Kampaniane ose të paktën një huazim nga kjo kohë për lojrëat dhe gladiatorët. Shkollat e para të gladiatorëve romak gjendeshin në Kampanian. Murale të varreve nga Paestum-i(shekulli i 4-tërt para Krishtit) tregonin qifte luftëtarësh me helmeta, shtiza dhe mburoja në një ritual të përgjakshëm që asocion me lojërat e hershme të gladiatorëve romak. Përballë këtyre pamjeve të mbështesës faktet nga pamjet e varrezave Etruskane ishte tentative dhe e vonshme. Muralet nga Paestum-i mundë të reprezentojnë një vazhdim të një tradite shum më të vjetër, të trashëguar nga kolonistët Grek të shekullit të 8-të para Krishtit.Livi daton lojërat më të hershme të gladiatorëve Romak në vitin 264 para Krishtit në fazat e herëshme të luftës së parë punike në Romë përballë Kartagjenës. Decimus Iunius Brutus Scaeva ka urdhëruar tri qifte gladiatorësh të luftojnë deri në vdekje në shehin Romak për nder të vdekjes së babait të tij, Brutus Pera. Kjo është përshkurar si munus , një obligim përkujtimorë nga pasardhësit për vdekjen e të parëve të tyre. Tipi i gladiatorëve ishte Trakian, por rrijta e munus-it dhe rritja e tipeve të gladiatorëve është ndikuar nga ekspeditat ndëshkuese pasuese të Romës the aleatëve të saj Kampanian. Njëri ndër tipet më shpeshë të përmendura ishin Samnitët.Lufta në Samnium, më pasë menjëherë është përcjellë me lavdi të barabartë me rrezikun. Armiqët përkrahë pregatitjës së tyre paraluftarake bënë që linja e parë e betejë të shkëlqente duke i pajisur ushtarët me pajisje shkëlqyese. Ishin dy lloje të kufomave: mbulojat e të cilëve mbuloheshin me ari dhe tjerët që mbuloheshin me argjendë.. Romakët veçëse kishin dëgjuar për këta ushtarë, por gjeneralët e tyre i mësuan që ushtari duhet të jetë i ashpër për tu parë, jo të stolisen me ari dhe argjend por të vendoset besimi i tij në hekur dhe në kurajë… Diktatori, i dekretuar nga senati, ka festuar triumfin ku shfaqja më e mirë është ofruar nga robët e zënë të armatosur. Kështu Romakët kanë përdorë armët e tyre për të nderuar zotërat e tyre. Përderisa Kampanianët si pasojë e krenarisë dhe urrjetjes për Samnitët, i kanë pajisur me këto pajisje gladiatorët e tyre të cilët i kanë argëtuar në festat e tyre dhe ju kanë dhënë emrin Samnitë.Livi i hup rëndësin e lojrave në funerale dhe nënvizon shfaqjet teatrale të gladiatorëve duke i përshkruar ata si : shkëlqyes,të armatosur në mënyrë ekzotike dhe barbarë të armatosur, tradhëtarë dhe të rrezikshëm të dominaur nga hekuri Romak dhe kuraja autoktone. Ai i shfaqë Roamkët si virtuoz dhe që dedikojnë madhështinë e luftës zotërave. Aleatët e tyre Kampanianë vendosnin gladiatorë që mund të mos ishin Samitë, por luanin rolin e Samnitëve. Të tjera grupe dhe fise iu shtuan kësaj liste të tipeve të gladiatorëve me zgjerimin e territorit Romak. Shumica e gladiatorëve ishin të armatosur me armët e armiqëve të Romakëve. Munusi u bë një formë morale historike ku i vetmi opsion që gladiatorët të mbetëshin me nder ishte që ose të luftonin mirë ose të vdesnin me nder.

  • Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

    Kostandini i Madh: Pushtuesi i krishterë i Romës së Lashtë

    Konstandini I ishte perandori i parë dhe i vetëm romak që mori titullin “I Madh”. Një udhëheqës revolucionar dhe i pandalshëm, ai ishte gjithashtu perandori i parë që u konvertua në besimin e krishterë, duke shpallur krijimin e një Perandorie të re Romake, akt që do tësillte në fund edhe rënien e saj.

    Po kush ishte Kostandini i Madh? Lindi në qytetin Naisus (në Serbinë e sotme) më 27 shkurt 272 Pas Krishtit. I ati i tij, Flavius Konstancius, ishte një nga truprojat e perandorit të atëhershëm Aurelianit. E ëma e Konstandinit, ishte një grua greke e varfër me emrin Helena.

    Konstancius i ngjiti shpejt shkallës e karrierës në radhët e ushtrisë romake, duke u bërë guvernator i provincës romake të Dalmacisë. Në vitin 284, Diokleciani u bë sundimtari i ri i Perandorisë Romake. Disa vite më vonë, ai emëroi si bashkë-perandor mikun e tij të ngushtë Maksimianin.

    Në vitin 288, Maksimiani deklaroi se Konstanci do t’i bashkohej prefektit të tij në provincën e Galisë, që sot përbëhet nga Franca, Luksemburgu, Belgjika dhe Zvicra. Më vonë,Maksimiani do të emëronte Kostancin mëkëmbës të tijin në Çezare në Tetrarkinë e Dioklecianit.

    Gjatë asaj kohe, Kostandini i ri u rrit dhe nisi të shërbejë si trashëgimtari i të atit, deri në vdekjen e tij në vitin 306. Kostandini kishte marrëdhënie të afërta me paganët dhe të krishterët. Megjithëse u rrit si pagan, ai ishte tolerant ndaj kësaj feje.

    Konstandini zhvilloi në emër të Dioklecianin në disa luftëra në Siri, Mesopotami dhe madje edhe Britani. Pikërisht në Jork të Anglisë vdiq Konstanci në vitin 306. Para vdekjes së tij, ai shpalli synimin e tij për ta bërë perandor djalin e tij Konstandinin. Provincat e Galisë dhe Britanisë ndoqën shumë shpejt shembullin e tij.

    Kostandini e shpalli veten Çezar, gjë që sfidoi direkt bashkësundimtarin e tij Maksentius. Si perandori i ri i Romës, Konstandini sundoi mbi një nga ushtritë më të mëdha romake në Gali, Britani dhe Spanjë. Ai drejtoi disa projekte infraskrukturore të mëdha në kryeqytetin gal,Trier, ku përfshiheshin fortifikime të rikonstruktuara, një kompleks i madh pallatesh, një sallë audiencash, dhe një banjë perandorake.

    Menjëherë pas fillimit të mbretërimit të tij, pati shumë komente se sundimi i Konstandinitishte i ngjashëm me atë të babait të tij. Deri në vitin 311, ai sundonte mbi perandorinë perëndimore, ndërsa një sundimtar i ri, Liciniusi, kontrollonte Lindjen.

    Maksentius u ndje i tradhtuar nga humbja e papritur e pushtetit, dhe nisi një luftë hakmarrëse kundër Kostandinit. Ai mori kontrollin e gjithë Italisë, ndërsa Konstandini u zhvendos në Milano për ta rifituar atë. Kur po marshonte drejt Maksentiusit, ushtria e tij mbajti për herë të parë pankarta me shkronjat greke X (chi) dhe P (rho) që shkruanin “Krishti”.

    Kostandini pretendoi se Zoti i kishte folur, dhe e kishte udhëzuar të mbante këto banderola për të siguruar fitoren. Ushtria e Konstandinit e mundi atë të Maksentiusit. Licinius u detyrua të dorëzonte fronin e tij në këmbim të faljes së jetës. Por pasi mori pushtetin, Konstandini e vrau. Për herë të parë në shumë vite, Roma kishte një perandor të vetëm.

    Dhe për herë të parë në histori, ai ishte i krishterë. Paraardhësi i Konstandinit, Dioklecianikishte zgjedhur Nikomedian (në Turqinë e sotme) si selinë e tij të pushtetit në Lindje. Por perandori i ri pranoi zhvendosjen e qendrës së perandorisë së tij drejt Bizantit.

    Ai zgjodhi të krijojë një kryeqytet të ri të Perandorisë Romake Lindore, Kostandinopojën, e cila u shndërrua në një qendër të mësimit të krishterë dhe ruajtjes së kulturës. Qyteti strehonte relike të famshme siç ishte Kryqi i Vërtetë ,që besohej se ishte kryqi mbi të cilin u kryqëzua Jezu Krishti 300 vjet më parë, dhe Shkopin e Moisiut.

    Kostandini e ndërtoi Kishën e Shenjtë të Apostujve të Shenjtë në majë të tempullit të vjetër të perëndeshës greke Afërdita. Perandori i krishterë i sapokonvertuar, mori përgjegjësinë për politikën e re fetare në Perandorinë Romake, për të ndalur armiqësinë në rritje midis paganëve romakë dhe të krishterëve.

    Në një përpjekje për të lehtësuar disi tensionet, Konstandini e legalizoi Krishterimin, dhe i ndaloi të krishterët të merrnin pjesë në fenë pagane, gjë që nxiti luftën ndaj të krishterëve jo-praktikantë. Në një përpjekje për të forcuar harmoninë shoqërore, Konstandini mblodhi një këshill peshkopësh që udhëtuan në qytetin e Nikesë për t’u mësuar njerëzve parimet bazë të Krishterimit.

    Duke ndalur persekutimin intensiv kundër të krishterëve në të gjithë Perandorinë, dhe duke deklaruar se të krishterët mund të ndiqnin lirshëm besimin e tyre, Konstandini ndryshoi praktikisht brenda natës politikën fetare.

    Konstandini druhej se mund të kishte fatin e shumë perandorëve romakë përpara tij:një grusht shteti ushtarak që përfundonte me vrasje. Për të minimizuar këtë rrezik, ai e riorganizoi të gjithë sistemin e senatit, duke i dhënë më shumë pushtet guvernatorëve provincialë që ubesonte më shumë.

    Perandori e reformoi edhe ushtrinë, duke shpërbërë legjionet që ai besonte se kërcënoninpushtetin e tij, duke përmirësuar aftësitë e armëve, për të mbajtur larg kryeqytetit tradhtarët e mundshëm nga radhët e ushtrisë. Kostandini nuk ishte i vetmi në familjen e tij që arriti njëfamë ndërkombëtare.

    E ëma e tij, Helena, u bë Shën Helena e Kostandinopojës, pasi ndërmori një pelegrinazh

    në Tokën e Shenjtë. Ajo supozohet se ri–zbuloi Kryqin e Vërtetë. Por jo e gjithë familja e Konstandinit u shpall shenjtore. Djali i tij më i madh Krispus dhe gruaja e tij, Perandoresha Fausta, u dënuan të dy me vdekje me urdhër të Perandorit.

    Emrat dhe imazhet e tyre u fshinë nga të dhënat historike. Në atë kohë, shumë njerëzspekuluan se Krispus dhe Fausta ishin në një marrëdhënie intime të paligjshme. Krispus u helmua në qershorin e vitit 326, ndërsa Fausta u vra një muaj më vonë.

    Kostandini vdiq më 22 maj 337. Pas një sëmundjeje të gjatë, ai shpresonte të pagëzohej përpara vdekjes së tij në lumin Jordan. Por perandori i sëmurë nuk arriti kurrë në Tokën e Shenjtë. Ai vdiq teksa po përpiqej të arrinte në qytetin e tij, Kostandinopojë.

    Trupi i tij u varros në Kishën e Apostujve të Shenjtë, por më vonë u përdhos dhe u shkatërrua gjatë Kryqëzatës së Katërt në vitin 1204. Kisha e Apostujve të Shenjtë u shkatërrua gjatë kryqëzatave, ndërsa vendndodhja e varrit të Kostandinit, u harrua me kalimin e kohës. Djemtë e tij Konstandini II, Konstanci II dhe Konstani e sunduan Perandorinë pas babait të tyre. Gjatë mbretërimit të tij, Kostandini i Madh ribashkoi Romën e Lashtë nën një perandor,dhe e zgjeroi perandorinë e tij në atë që do të bëhej më vonë Evropa. / Vintage News – Bota.al