Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë personat më të komentuar politikisht, si gjatë kohës që ishin të martuar, edhe sot që janë zyrtarisht të divorcuar.
Zonja Kryemadhi zbuloi në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se shumë shpejt do të realizohet një film për jetën e saj dhe të ish-bashkëshortit.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilët aktorë do të mund të luanin rolet e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, zonja Kryemadhi tha se është ende herët për të folur.
Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Të provojmë në këtë filmin e parë që do të realizoj. Sigurisht që do të jetë i vështirë, në menaxhimin e projektit, e më pas për ta rindërtuar në një këndvështrim artistik.
Borakaj: Do të nxirrni dokumentar?
Kryemadhi: Këtë do ta mendojmë.
Borakaj: Po mendoj se kush do të jetë në rolin e Ilir Metës dhe kush në rolin e Monika Kryemadhit?
Kryemadhi: Ka mendoj.
Borakaj: Kë shikoni si aktor në rolin e Ilir Metës?
Kryemadhi: Nuk e shikoj dot akoma.
Borakaj: Po në rolin e Kryemadhit?
Kryemadhi: Akoma nuk e shikoj dot.
Borakaj: Si do përfundonte ky filmi?
Kryemadhi: To be Continued, pasi jeta vazhdon dhe as Monika nuk e di.
Tag: rolin
-

Një film mbi jetën e saj/ Monika Kryemadhi flet për xhirimet: Kush do e luajë Ilir Metën
-

Një film mbi jetën e saj/ Monika Kryemadhi: Kush do e luajë Ilir Metën
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta janë personat më të komentuar politikisht, si gjatë kohës që ishin të martuar, edhe sot që janë zyrtarisht të divorcuar.
Zonja Kryemadhi zbuloi në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se shumë shpejt do të realizohet një film për jetën e saj dhe të ish-bashkëshortit.
E pyetur nga moderatorja Borakaj se cilët aktorë do të mund të luanin rolet e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës, zonja Kryemadhi tha se është ende herët për të folur.Pjesë nga biseda:
Kryemadhi: Të provojmë në këtë filmin e parë që do të realizoj. Sigurisht që do të jetë i vështirë, në menaxhimin e projektit, e më pas për ta rindërtuar në një këndvështrim artistik.
Borakaj: Do të nxirrni dokumentar?
Kryemadhi: Këtë do ta mendojmë.
Borakaj: Po mendoj se kush do të jetë në rolin e Ilir Metës dhe kush në rolin e Monika Kryemadhit?
Kryemadhi: Ka mendoj.
Borakaj: Kë shikoni si aktor në rolin e Ilir Metës?
Kryemadhi: Nuk e shikoj dot akoma.
Borakaj: Po në rolin e Kryemadhit?
Kryemadhi: Akoma nuk e shikoj dot.
Borakaj: Si do përfundonte ky filmi?
Kryemadhi: To be Continued, pasi jeta vazhdon dhe as Monika nuk e di. -

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, mesazh ngushëllimi për Papa Françeskun, kujton takimin e veçantë…
Kreu i KMSH, Bujar Spahiu në një postim në Facebook, shkruan se ndarja nga jeta e Papa Françeskut është një humbje e madhe për gjithë botën, veçanërisht për ata që besojnë në paqe, dialog dhe bashkëjetesë ndërfetare.
Ai ndan me ndjekësit e tij një mesazh prekës, ku kujton me nderim takimin e veçantë me Atin e Shenjtë më 6 maj 2022, duke e cilësuar këtë moment si një nga më domethënësit në jetën e tij.
Në shkrimin e publikuar, ai vlerëson përkushtimin e Papa Françeskut ndaj dialogut ndërfetar dhe rolin e rëndësishëm që ai i atribuonte Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në shoqërinë shqiptare.
Më poshtë, gjendet postimi i plotë:
Sot u nda nga jeta një Papë që e deshi shumë dialogun ndër fetar, e deshi shumë vendin tonë dhe vlerësoi veçanërisht Komunitetin Mysliman të Shqipërisë për rolin që luan në shoqërinë shqiptare.
Kam patur nderin e veçantë të jem kryetari i parë në historinë e KMSH që kam patur një audiecë të posaçme, me ftesë të tij, me Papa Françeskun. Takim që u zhvilluam më 6 maj 2022.
Në takimin kokë më kokë me Papa Françeskun, takim i cili zgjati për më shumë se 30 minuta, patëm një diskutim të gjerë nga i cili, përveç të tjerash, kuptova rëndësinë që ai i kushtonte dialogut dhe vlerësimit të lartë që kishte për Shqipërinë e për rolin e Komuniteti Mysliman.
Sot bota nuk ka humbur vetëm një Papë, por edhe një kryetar shteti e lider fetar që punoi shumë për paqe mes besimeve e për një botë më të qetë e të pa trazuar.
Unë dhe Komuniteti Mysliman kemi humbur gjithashtu një mik.
I shpreh ngushëllimet e mia bashkëpunëtorëve të tij të komunitetit katolik në Shqipëri dhe shtetit të Vatikanit!
-

“Ekipi vjen para lojtarëve”! Trajneri i Austin “sakrifikon” Myrto Uzunin, e përdor si më para Silvinjo te Shqipëria
Pas një aventure fantastike me Granadan, Myrto Uzuni shkoi në MLS për të firmosur me Austin. Futbollisti shqiptar e nisi këtë eksperiencë në rolin e tij të preferuar teksa në një skemë me dy sulmuesë, Uzuni ishte në dyshen përpara dhe kishte më shumë mundësi për të shënuar. Megjithatë në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Los Angeles Galaxy, të përfunduar 1-0, Uzuni e nisi në rolin e sulmuesit të krahut në një skemë me tre sulmues përpara, dy në krahë dhe një tjetër sulmues pykë.
Sipas medias “Club Deportes”, ishte trajneri që ka vendosur një skemë të tillë disa ditë më parë dhe kishte biseduar me sulmuesin shqiptar. Media në fjalë tregon se trajneri i ka thënë Uzunit se kërkonte prej tij në luante në rolin e sulmuesit të majtë dhe se donte Brandon Vazques si qendërsulmues dhe duhej të ishte shqiptari që të sakrifikohej. Gjithashtu “Club Deportes” tregon se trajneri i tha lojtarit se duhej të kuptonte se ekipi është përpara lojtarëve dhe gjithsecili duhet të bashkohet rreth ekipit dhe të jap kontributin e tij. Në fund Uzuni e përmbushi detyrën me sukses duke marrë një vlerësim të lartë ndaj Los Angeles, pavarësisht se nuk ishte në rolin e tij të preferuar. Një temë dhe bisedë e nxehtë është bërë për këtë arsye kur Silvinjo e ka futur Uzunin po në këtë rol më parë te Shqipëria dhe vetë lojtari është shprehur se nuk është roli i tij i preferuar ai i sulmuesit të majtë. /Sport Ekspres/ -

VIDEO/ Marash Kumbulla bën rolin e sulmuesit, tund rrjetën përballë Getafes
Marash Kumbulla ka rilindur në Spanjë. Përpos paraqitjeve pozitive në mbrojtje, lojtari shqiptar po jep kontributin e tij edhe në fazën e sulmit. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka tundur rrjetën përballë Getafes. Kumbulla bëri rolin e sulmuesit në zonë, ku pas një goditjeje nga këndi në minutën e 39 e dërgoi topin në rrjetë.
E majta e tij ishte e saktë dhe i dha epërsinë Espanjolit. Pjesa e parë ka përfunduar me shifrat 1-0 në favor të bardhebluve, ndërsa në lojë janë edhe 45 minuta të tjera për t’u zhvilluar./Sport Ekspres/ -

Kriza bërthamore/ Irani refuzon planin e SHBA për uraniumin, kërcënohet marrëveshja e re
Irani pritet të refuzojë një propozim të Shteteve të Bashkuara për të transferuar rezervat e tij të uraniumit shumë të pasuruar në një vend të tretë, si Rusia, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të frenuar programin bërthamor civil të Teheranit dhe për të parandaluar zhvillimin e një arme bërthamore.
Çështja është shfaqur si një nga pengesat kryesore në bisedimet e fundit – kryesisht indirekte – që u mbajtën në Muscat të Omanit, mes ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe të dërguarit special të ish-presidentit Donald Trump, Steve Witkoff.
Teherani këmbëngul që stoku i uraniumit, i grumbulluar gjatë katër viteve të fundit, duhet të mbetet në territorin iranian nën mbikëqyrjen e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), duke e parë këtë si një garanci në rast të tërheqjes së mundshme të një administrate të ardhshme amerikane nga marrëveshja – një situatë e ngjashme me atë të vitit 2018, kur Donald Trump braktisi marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.
Zyrtarët iranianë paralajmërojnë se nëse uraniumi largohet nga vendi dhe SHBA tërhiqet sërish, Irani do të detyrohet të rinisë nga e para procesin e pasurimit – duke u ndëshkuar për një vendim të ndërmarrë nga Uashingtoni.
Megjithëse shumica e kontakteve në Muscat u zhvilluan në mënyrë indirekte, pati edhe takime të drejtpërdrejta mes Witkoff dhe Araghchi. Ndërkohë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka rënë dakord të presë raundin e ardhshëm të negociatave këtë të shtunë në Romë – një veprim që shihet si një gjest politik nga Trump ndaj qeverisë italiane, duke anashkaluar fuqitë kryesore evropiane si Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe (E3).
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance pritet të jetë gjithashtu në Romë gjatë fundjavës së Pashkëve, në një përpjekje për të rritur rolin diplomatik të Italisë në proces.
“Meloni është një zgjedhje interesante,” tha Mohamed Amersi nga Instituti i Kërkimeve të Politikës së Jashtme. “Ajo duket të ketë marrëdhënie më të afërta me Trump sesa liderët e Francës, Gjermanisë apo Britanisë. Nëse Italia merr rolin e pritësit të bisedimeve, kjo mund të vërë në pikëpyetje rolin e ardhshëm të E3 në dialogun SHBA-Iran.”
Ndërsa Irani negocion nën kërcënimin e sanksioneve të mëtejshme dhe një sulmi të mundshëm ushtarak nga SHBA ndaj objekteve bërthamore, vendi është gjithashtu i interesuar për tërheqjen e investimeve të huaja, të bllokuara aktualisht nga sanksionet amerikane. Diskutime të para kanë nisur mbi mënyra të mundshme sigurimi për kompanitë e huaja që dëshirojnë të investojnë në Iran, në rast të një përkeqësimi të marrëdhënieve.
Trump, deri tani, ka përjashtuar nga bisedimet tema të tjera të ndjeshme si aktivitetet rajonale të Iranit, një vendim që ka shqetësuar Izraelin dhe politikanë të linjës së ashpër në Uashington. SHBA mund të kërkojë garanci që Irani nuk do të përdorë ndikimin e tij për të ndikuar në vendet fqinje, por Teherani e ka kthyer argumentin, duke akuzuar Izraelin për agresion në Siri, Liban dhe territoret palestineze.
Ndikimi rajonal i Iranit ka rënë pas humbjeve të aleatëve si Bashar al-Assad, ofensivave izraelite ndaj Hamasit dhe Hezbollahut, si dhe goditjeve ajrore amerikane ndaj rebelëve Houthi në Jemen. Njëkohësisht, eksportet iraniane të naftës janë gjithnjë e më shumë nën presion për shkak të sanksioneve të reja të Uashingtonit.Top Channel
-

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takohet me Kryepeshkopin Joan Pelushi, Nancy VanHorn: Urimet për rolin e ri
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë Nancy VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.
Nancy VanHorn i përcolli atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.
Top Channel
-

E deleguara e SHBA takon Kryepeshkopin Joan Pelushi! Diskutohet mbi rëndësinë e harmonisë ndërfetare në Shqipëri
E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ku ka shprehur urimet e saj për rolin e ri të Kryepeshkopit në udhëheqjen e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
VanHorn dhe Kryepeshkopi Pelushi sipas njoftimit të Ambasadës, kanë diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe mbi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të harmonisë ndërfetare, një histori e pasur që ka karakterizuar vendin për shumë vite.”E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë këtij takimi, VanHorn dhe Kyrepeshkopi Pelushi diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane. -

E ngarkuara me Punë e SHBA takohet me Kryepeshkopin Joan Pelushi: U fol mbi rëndësinë e vazhdimit të harmonisë ndërfetare në Shqipëri
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë këtij takimi, VanHorn dhe Kyrepeshkopi Pelushi diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri.
Postimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë
E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, për t’i përcjellë atij urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.
Ambasada amerikane në Tiranë bën me dije se gjatë këtij takimi, VanHorn dhe Kyrepeshkopi Pelushi diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri. -

Filmi i ‘Borëbardhës’ po urrehet nga e gjithë bota, por përse
Filmi i ri “Snow White”, një ripërpunim i filmit klasik të animuar të Disney-t, ka shkaktuar shumë reagime negative, përfshirë kritikën ndaj aktorëve dhe cilësisë së përgjithshme të produksionit. Ky film, që synon të sjellë një version modern të përrallës, është bërë objekt i shumë komenteve dhe reagimeve të ashpra nga publiku.
Një nga arsyet kryesore për këtë urrejtje është aktorja kryesore, Rachel Zegler, e cila luan rolin e Snow White. Kritikët kanë pasur shqetësime për komentet që ajo bëri kur tha se personazhet si Borëbardha bëhen për kënaqësinë e perspektivës mashkullore dhe se këto figura tradicionale duhet të përfshihen në një mënyrë më të gjithanshme dhe moderne. Ky lloj komentimi nuk u prit mirë nga fansat e origjinalit, që preferojnë një qëndrim më të ruajtur ndaj trashëgimisë kulturore të Disney-t.
Për më tepër, ka reagime për pamjen e Rachel Zegler në rolin e Borëbardhës. Disa kanë komentuar se ajo nuk i përshtatet pamjes së personazhit të origjinalit. Në përrallën klasike, elemente të rëndësishme janë flokët e zeza pis, buzët e kuqe flakë dhe lëkura borë e bardhë, që është dhe fjalë për fjalë emri i personazhit, por Zegler ka një pamje të ndryshme nga kjo.
Edhe Gal Gadot, e cila luan rolin e Shtrigës, është kritikuar për performancën e saj në film. Pavarësisht se është një aktore e njohur, shumë kanë shprehur dyshime për aftësitë e saj aktoriale dhe e kanë kritikuar edhe për aktrim të dobët në role të tjera.
Përveç kritikave ndaj aktorëve, filmi është kritikuar gjithashtu për cilësinë e tij. Ka pasur ankesa për efektet speciale dhe realizimin vizual, të cilat janë konsideruar si të pamjaftueshme për një projekt kaq të madh. Shumë përdorues të internetit kanë shprehur mendimin se filmi ka pamje të cunguara dhe një ndjesi të përgjithshme të papërfunduar, duke mos arritur të mbajë nivelin e pritshmërive të publikut. Disa madje janë të mendimit se Disney nuk ka dashur vetë të realizojë një film të mirë.