Tag: rolin

  • E premtja i gjen në shkollë! Nis Akademia Politike e PS: 5 lëndët që do mësojnë deputetët e rinj, presin leksione nga Rama, Braçe e Fuga

    E premtja i gjen në shkollë! Nis Akademia Politike e PS: 5 lëndët që do mësojnë deputetët e rinj, presin leksione nga Rama, Braçe e Fuga

    Foto ilustruese

    TIRANË- Nuk ka pushime vere për deputetët që kanë marrë mandatin e parë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për tre ditë, të premten, nisin nga leksionet. Më 20 qershor do të çelë siparin Akademia Politike, atje ku deputetët e rinj do të marrin leksionet e para lidhur me mënyrën sesi duhet të sillen dhe të flasin gjatë 4 viteve të ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.
    Detajet janë zbuluar në faqen zyrtare të “Instagram” që është hapur për të ashtuquajturën ‘shkolla e deputetëve’. Siç njoftohet në faqe, programi është strukturuar përmes 5 moduleve të përqendruara, secili me një tematikë thelbësore për të kuptuar dhe ushtruar me integritet rolin e deputetit.
    “Nga roli i deputetit dhe etika e përfaqësimit, te diplomacia parlamentare dhe komunikimi strategjik, ky edicion nuk synon vetëm të informojë, por të formësojë një kulturë të re politike, të rrënjosur në përgjegjësi, koherencë dhe vizion afatgjatë. Ky sesion do të trajtojë etikën e përfaqësimit, ndërtimin e besimit me elektoratin, praninë në terren dhe transparencën në raportim, por edhe mënyrën se si ndërtohet një komunikim i përgjegjshëm dhe përfaqësues në hapësirën publike. Pjesë e këtij moduli do të jetë edhe diskutimi mbi rolin e kryetarit të grupit parlamentar, sfidat e bashkëpunimit të brendshëm dhe përfaqësimit politik të Shqipërisë në nivel ndërkombëtar,”-shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare të AP-së.
    Po ashtu, “premtojnë” se të ftuar si pjesë e këtij edicioni të posaçëm të Akademisë Politike, do të jenë disa nga zërat më me përvojë të Partisë Socialiste. Madje edhe vetë kryeministri Edi Rama. 
    “Lëndët” e Akademisë Politike
    Moduli 1 – Roli i Deputetit dhe Etika e PërfaqësimitLektorë: Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe, Niko PeleshiKy modul përqendrohet në misionin themelor të përfaqësuesit të popullit dhe standardet etike të angazhimit politik.
    Moduli 2 – Funksionimi i ParlamentitLektorë: Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka, Toni GoguNjohuri mbi procedurat parlamentare, strukturat ligjvënëse dhe funksionimin e institucioneve ligjore.
    Moduli 3 – Marrëdhëniet Ndërinstitucionale dhe NdërkombëtareLektorë: Elisa Spiropali, Adea Pirdeni, Olta XhaçkaFokus mbi diplomacinë parlamentare dhe ndërveprimin me aktorë ndërkombëtarë.
    Moduli 4 – Komunikimi PolitikLektorë: Taulant Balla, Endri Fuga, Eduard ShalsiTrajnim mbi komunikimin strategjik, rolin e medias dhe përballjen me opinionin publik.
    Moduli 5 – PS dhe Vizioni 2030Lektorë: Milva Ekonomi, Bledi Çuçi, Evis KushiDiskutim mbi programin politik afatgjatë të Partisë Socialiste dhe prioritetet për dekadën e ardhshme.
    Por “studentët” nuk do të marrin vetëm trajnime me leksione. Gjithashtu do të kenë mundësinë e tyre që të diskutojnë dhe të shkëmbejnë mendime me anëtarët më me eksperiencë të Partisë Socialiste. Kështu do të kenë mundësinë që të “kaliten” edhe për debatet që i presin me opozitën në sallën e Kuvendit. Megjithatë fokusi nuk do të jetë vetëm në karrigën e deputetit. Tek ‘studentët’ e rinj do të nxitet edhe ndikimi që ata do të kenë tek raportet ndërinstitucionale me ministritë dhe pushtetin vendor.
    “Deputetët e rinj do të ftohen të kuptojnë rolin e tyre jo vetëm si ligjvënës të së tashmes, por si kontribues aktiv në realizimin e objektivave të Shqipërisë 2030, një projekt politik dhe institucional që kërkon bashkërendim, pjekuri dhe vetëdije të thellë për përgjegjësinë publike,”-shkruhet ndër të tjera në faqen zyrtare.
    Nga 83 deputetët që Partia Socialiste fitoi në këto zgjedhje, 54 prej tyre kanë fituar mandat për herë të parë. Ndër ta, 39 deputetë nuk kanë mbajtur më parë pozita të nivelit të lartë ekzekutiv si Ministër, Zëvendësministër apo Kryetar Bashkie.
    Mesa duket, tashmë gjithçka është gati! Ngelet për t’u parë se si do të procedohet me ‘shkollën verore’…/ZËRI

  • ‘Dekriminalizoni fushatën, jo vetëm kandidatët’/ ISP: Mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, cenoi standardet zgjedhore!

    ‘Dekriminalizoni fushatën, jo vetëm kandidatët’/ ISP: Mospërmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, cenoi standardet zgjedhore!

    Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, demonstroi se mungesa e reformës zgjedhore për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe rekomandimet e shoqërisë civile, cenoi standardet zgjedhore.

    Kështu shprehet Instituti i Studimeve Politike në një deklaratë të shpërndarë, duke theksuar se KQZ duhet të unifikojë qëndrimet dhe vendimet lidhur me raste të njëjta, praktika të njëjta, denoncime të njëjta dhe dispozita të njëjta të Kodit Zgjedhor.

    Sipas ISP-së, organet drejtuese të KQZ-së, bëjnë interpretime të ndryshme të dispozitave dhe fenomeneve të kundërligjshme të denoncuara.

    Në qëndrimin e tij, ISP thekson gjithashtu se KQZ, duhet të rishikojë anktet nënligjore, lidhur me votën e diasporës, referuar edhe parregullsive në zgjedhjet e 11 majit.

    Gjetje të tjera prioritare kanë të bëjnë me rolin e KQZ, rolin e SPAK në hetimet e krimit zgjedhor, rolin e qeverisë në procesin elektoral dhe praktikat abuzive të përdorimit të burimeve shtetërore, rolin e administratës zgjedhore, thuhet më tej në reagimin e ISP-së.

    Sipas tij, dekriminalizimi nuk duhet të shihet vetëm në këndvështrimin e profilit të kandidatit, por më gjerë, si “dekriminalizim” i fushatave zgjedhore nga mbështetja e individëve të inkriminuar dhe financimeve informale e të gjitha rrethanave që kanë ndikuar dhe mbështetur këta individë në zgjedhje.

    Deklarata

    ISP vlerëson se zhvillimi i zgjedhjeve demonstroi se mungesa e reformës zgjedhore për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe rekomandimet e shoqërisë civile, e cila ka qenë aktive në zgjedhjet e fundit, cenoi standardet zgjedhore. ISP vlerëson se KQZ duhet të unifikojë qëndrimet dhe vendimet lidhur me raste të njëjta, praktika të njëjta, denoncime të njëjta dhe dispozita të njëjta të Kodit Zgjedhor. Janë zgjedhjet e treta që zhvillohen me këtë bazë ligjore dhe organet drejtuese të KQZ, bëjnë interpretime të ndryshme të dispozitave dhe fenomeneve të kundërligjshme të denoncuara. Gjithashtu rishikimi i akteve nënligjore të KQZ, në lidhje me votimin e shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit (votimi i diasporës) me qëllim hartimin e rregullave të qarta, të qëndrueshme dhe duke vlerësuar eksperiencat pozitive dhe negative të zgjedhjeve të fundit.

    Gjetje të tjera prioritare kanë të bëjnë me rolin e KQZ, rolin e SPAK në hetimet e krimit zgjedhor, rolin e qeverisë në procesin elektoral dhe praktikat abuzive të përdorimit të burimeve shtetërore, rolin e administratës zgjedhore, etj.

    Gjithashtu ekipi i ISP vlerëson se dekriminalizimi duhet të bëhet jo vetëm për figurën e individit që kandidon, por duhet parë më gjerë si “dekriminalizim” i fushatave zgjedhore nga mbështetja e individëve të inkriminuar dhe financimeve informale e të gjitha rrethanave që kanë ndikuar dhe mbështetur këta individë në zgjedhje. Partitë politike duhet të organizojnë procese të brendshme demokratike, transparente dhe gjithëpërfshirëse në përzgjedhjen e kandidatëve për funksionet publike.

  • Studiues nga tre vende trajtojnë rolin e diasporës për çështjen e Kosovës

    Studiues nga tre vende trajtojnë rolin e diasporës për çështjen e Kosovës

    Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me dy institute nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, organizoi më 3 dhe 4 qershor në Prishtinë konferencën shkencore me temë “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912–2008”.Veprimtaria u zhvillua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Tiranë – pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë – dhe Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup.Konferenca u hap nga drejtoresha e Institutit “Ali Hadri”, znj. Teuta Shala-Peli, e cila theksoi rolin jetik të diasporës shqiptare në mbështetjen dhe ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare ndër vite.Në fjalën përshëndetëse, drejtori i Institutit të Historisë në Tiranë, prof. dr. Hamit Kaba, nënvizoi se diaspora ka qenë dhe mbetet katalizator për ruajtjen e identitetit dhe interesave kombëtare, si dhe theksoi rëndësinë e studimeve të vazhdueshme mbi këtë kontribut.Fjalë përshëndetëse mbajti edhe prof. dr. Skënder Hasani nga Shkupi, i cili e vlerësoi diasporën si bartëse të kujtesës kolektive dhe promotore të sensibilizimit ndërkombëtar për të drejtat e shqiptarëve.Në katër seanca shkencore, rreth 50 studiues nga tre institute trajtuan kontributin historik të diasporës shqiptare në përpjekjet për liri dhe shtetformim, duke e vendosur në qendër të vëmendjes veprimtarinë e saj nga viti 1912 deri në shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.Studiues nga Instituti i Historisë, Tiranë – si akad. Marenglen Verli, akad. Beqir Metaj, prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. asoc. Sali Kadria, prof. asoc. Gjon Boriçi, dr. Eduart Caka, dr. Eralba Çiraku, dr. Jorina Verli e të tjerë – paraqitën kumtesa mbi figura e ngjarje kyçe që dëshmojnë për rolin aktiv të diasporës në të gjitha fazat e historisë shqiptare.Kumtesat përfshinë temat: mërgata shqiptare në Egjipt dhe në SHBA, dokumente diplomatike mbi masakrat serbo-malazeze të viteve 1912–1913, dhe rolin e emigracionit politik gjatë periudhës ndërmjet dy luftërave botërore.Konferenca u vlerësua si një hap domethënës në drejtim të ndriçimit të mëtejshëm të rolit të diasporës shqiptare në mbrojtje të identitetit dhe të drejtës historike të shqiptarëve në Kosovë.

  • Malltezi: NETFLIX, dokumentar për përdorimin e drejtësisë si armë politike në Shqipëri

    Malltezi: NETFLIX, dokumentar për përdorimin e drejtësisë si armë politike në Shqipëri

    Sali Berisha

    TIRANË-Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, njëherësh dhëndri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi ka njoftuar se një producent në NETFLIX po mendon që të bëjë një një dokumentar mbi përdorimin e gjyqësorit si armë politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve. Në postimin e tij në rrjetin social Facebook, Malltezi shkruan se fillimisht po kërkohen informacione më të detajuara në lidhje me cënimin e standardeve.
    Postimi i plotë:
    Në vijim të debateve ne Kongresin Amerikan ku u zbulua se parate e SHBA ju kaluan Soros dhe u perdoren per t’i dhene drejtesine ne dore Edi Rames qe te luftoje liderin e opozites konservatore, dhe pas dokumentarit te ZDF-arte mbi kapjen e cdo zyre shteti nga Edi Rama, nje producent po mendon te beje nje dokumentar per Netflix mbi perdorimin gjyqsorit si arme politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve. Po kerkojne se pari informacione sa me te detajuara (dhe me pas sugjerime se kush don ti thote ne kamera) lidhur me:- rolin e fondacionit Soros ne reformen ne Drejtesi;- rolin e fondacionit East-West te Soros ne punet e drejtesise (dhe te delina ficos ish partneres se rames dhe gruas se ministrit te rames)- perzgjedhjet e gjyqtareve dhe prokuroreve (perdorimi i motres se zv kryeministrit si etalon per drejtesine);- takime/komunikime te hapura apo jo te prokuroreve dhe gjyqtareve me perfaqsues te qeverise dhe eksponente te soros perfshi Yuri Kim(Edi Rama, Ulsi Manja, Taulant Balla ose Agaci) – dine qe prokuroren e ka promovuar Taulanti nga Elbasani dhe takimet e ulsiut me Dumanin-Kerkesa ose urdhera qe ish ambasadorja ka bere per prokuroret e SPAK per te proceduar penalisht Sali Berishen (kane intervisten e Escobar);- takime te Taulant Balles me Irena Gjoken tek bar kafe Hilton- informacione te tjera qe te tregojne cënimin e standardeve apo qe gjyqsori eshte kthyer ne arme politike.

  • “Tare është një person serioz”, ish-lojtari i Milanit: Klubi do t’i japë autonomi

    “Tare është një person serioz”, ish-lojtari i Milanit: Klubi do t’i japë autonomi

    Masimo Ambrozini ka komentuar afrimin e Igli Tares në rolin e drejtorit sportiv të Milanit. Ish-lojtari i kuqezinjve ka thënë për “DAZN”-in se Tare është një njeri serioz, që ka marrë siguri nga klubi për rolin e tij. Sipas Ambrozinit, drejtuesit kanë vendosur t’i japin autonomi drejtorit sportiv shqiptar, në mënyrë që të ushtrojë detyrën e tij.
    “Ai është një person serioz me një kulturë të madhe futbolli. U befasova paksa nga mënyra se si Tare u zgjodh. Duket se kishte gjithashtu diskutime mes disa palëve të klubit. Tare nuk do të zgjidhë gjithçka, ai duhet të hyjë në një mjedis të veçantë. Nëse Tare pranoi, kjo ndodhi për shkak se ai është siguruar për rolin e tij. Nëse ata vendosën për ta marrë atë, për mendimin tim ndodhi sepse kanë për qëllim t’i japin një autonomi të caktuar, përndryshe nuk do ta kishim marrë”, ka thënë Masimo Ambrozini./Sport Ekspres/

  • Takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll, Rutte: Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët!

    Takimi Ukrainë-Rusi në Stamboll, Rutte: Putin bëri gabim që dërgoi delegacion të nivelit të ulët!

    Sekretarin i i NATO-s, Mark Rutte u mirëprit nga kryeministri Edi Rama në sheshin “Skëndërbej” në kuadër të Samitt të Komunitetit Politik Evropian.
     Rutte, i pyetur nga gazetarët, komentoi edhe delegacionin që ka dërguar Rusia për negociata e paqes në Stamboll.
    Ai theksoi se ishte gabim që Putin zgjodhi të dërgonte një delegacion të nivelit të ulët, teksa shtoi se është i lumtur për rolin e SHBA-së, për të zhbllokuar këtë situatë.

    “Putini bëri gabim që dërgoi një delegacion të nivelit të ulët. Në fakt, topi është në fushën e tij, ai duhet të jetë “në lojë” në kuptimin që duhet të jetë serioz në përpjekjet për të gjetur paqen, dhe tani e gjithë trysnia është mbi të. Është një gjë shumë e mirë që ukrainasit kanë ardhur në tryezë. Jam i lumtur për rolin që ka marrë SHBA, si dhe për rolin që ka marrë presidenti Trump për të zhbllokuar këtë situatë”, tha Rutte.
    /vizionplus.tv

  • Çfarë note i vendos Spiropalit? Jozefina Topalli bën vlerësimin e kryetares së Kuvendit

    Çfarë note i vendos Spiropalit? Jozefina Topalli bën vlerësimin e kryetares së Kuvendit

    Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores, pranvera Borakaj, në Vizion Plus, ka analizuar punën  e bërë në krye të këtij institucioni nga kryetja aktuale, Elisa Spiropali.
    Topalli edhe pse nuk foli drejtpërdrejtë me emra, tha se institucioni i Kuvendit kohët e fundi është përdorur më shumë si ministri.Sipas saj përjashtimi i deputetëve të opozitës me dy muaj nga seancat plenare apo mos lejimi i opozitës të luajë rolin që i takon është njëjtë sikur t’i heqësh mandatin.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Elisa Spiropali në krye të parlamentit, si pasuesen tuaj si e vlerësoni?
    Topalli: Unë kam patur respekt për Servet Pëllumbin si drejtues i parlamentit, kam patur respekt për Namik Doklen, sigurisht që Pjetër Arbnori ka qenë më fisniku nga të gjithë drejtuesit. Më vjen keq që gjatë periudha të fundit nuk është mbrojtur parlamentarizmi. Parlamenti nga gjithë institucionet e tjera është si do i japësh rolin opozitës që ajo të kthehet në rolin e saj të mbikqyrjes. Nëse nuk ja lejon këtë rol opozitës nuk është më parlament, ktheje në ministri. Aq më shumë se gjatë kësaj periudhe kanë përjashtuar me 2 muaj deputetë, unë mund të kem përjashtuar me 3-4 ditë, por kurrë dy muaj, se kjo është gati-gati t’i heqësh mandatin. Kështu që ndoshta të jenë më të pavarura, të bëjnë më shumë se çfarë thotë ligji dhe zemra dhe jo të marrin urdhra.

  • Kroos lartëson Pedrin: Është më i miri në botë në rolin e tij, vlen më shumë se sulmuesit

    Kroos lartëson Pedrin: Është më i miri në botë në rolin e tij, vlen më shumë se sulmuesit

    Toni Kroos, ish-mesfushori i Real Madridit, ka folur me superlativa për Pedrin në podcastin e tij, siç raportohet nga “Marca”. Këto janë deklaratat e tij: “Është më i miri në botë në rolin e tij. Për mua, një lojtar si Pedri është më i rëndësishëm se Lamine Yamal, Raphinha apo Lewandowski.
    Ata i vendosin ndeshjet, por për të arritur deri aty, Pedri është aktualisht lojtari më i mirë në botë në rolin e tij. Pedri, në përgjithësi, është një lojtar që të mungon kur nuk luan, pa marrë parasysh kundërshtarin. Nuk kufizohet te golat apo asistet, ai ofron zgjidhje.
    E kam vëzhguar çfarë po bën këtë sezon, dhe jo vetëm në Champions. Po i dominon kundërshtarët në çdo ndeshje. Në La Liga, është edhe më spektakolar. I ka kaluar mesatarisht 11-12 herë mbrojtësit për ndeshje, çka është një nga gjërat më të vështira për një mesfushor.
    Është më i miri. Nëse e humb një lojtar si ai, e ndien menjëherë. Pedri është një nga të paktët mesfushorë në rolin e tij që ka dhuntinë për të dribluar në hapësira të ngushta. Një lojtar si Pedri të ndihmon në çdo fazë të lojës”.

  • “Po luan rolin e Zeqinesë së Roskovecit”/ Agron Duka sulmon Lulzim Bashën: Është ngarkuar nga Rama që të akuzojë kandidatin e PAA

    “Po luan rolin e Zeqinesë së Roskovecit”/ Agron Duka sulmon Lulzim Bashën: Është ngarkuar nga Rama që të akuzojë kandidatin e PAA

    Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka ‘sulmuar’ Lulzim Bashën pasi ky i fundit ka akuzuar opozitën për përfshirjen e kushëririt të Elvis Roshit, në listën e kandidatëve për deputetë.

    Në një reagim në rrjetet sociale, teksa sqaron pozicionin e Roshit, Duka shkruan se ‘Basha po luan rolin e Zeqinesë së Roskovecit’, referuar një kandidateje të Partisë Socialiste.
    “Kur Lulzim Basha luan rolin e Zeqines së Rroskovecit! Lulzim Basha, disa herë me radhë, sulmon kandidatin e PAA dhe “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Tiranës, Elton Rroshi.
    E sulmon nëpër studio televizive , bën postera dhe bën thirrje të mos e votojnë, sepse z. Rroshi është kushëri i z. Elvis Rroshi.
    Tani, besojmë se z. Basha duhet ta dijë që në pushtet është PS dhe Edi Rama , dhe jo Sali Berisha, PD-ja dhe aleatët e saj.
    Dhe mbi të gjitha, Elton Rroshi nuk ka asnjë funksion publik, asnjë përgjegjësi shtetërore, që të justifikojë sulme gjatë një fushate elektorale . Ajo që nuk e dimë në këto kushte është: çfarë roli ka Basha në këtë fushatë?
    Pra, a është ai në opozitë dhe kërkon të marrë pushtetin, apo është në opozitë dhe lufton për të mbajtur në pushtet ata që janë tani? Sepse të jesh në opozitë, do të thotë të luftosh me ata që janë në pushtet, jo me ata që janë gjithashtu në opozitë.
    Ne e dimë se Basha nuk ka asnjë ambicie për pushtet . Në rastin më të mirë, ai po garon për vendin e pestë në këto zgjedhje. Ndaj, nuk po e harxhon fushatën kot, por ka vendosur të bëjë ndonjë “plaçkë”, si shumë të tjerë si puna e tij.
    Mesa duket, ai është ngarkuar nga z. Rama që të bëjë me kandidatin tonë Elton Rroshi atë që bën Zeqineja e Rroskovecit me kandidatin e “Shqipëria Madhështore” në qarkun e Fierit, z. Gazmend Bardhi. Por, mesa duket, as rolin e Zeqines nuk po e luan mire”-shkruan Duka.

    Top Channel