Tag: rolin

  • Publikohet foto e parë, ky është “Harry Potter-i” i ri

    Publikohet foto e parë, ky është “Harry Potter-i” i ri

    Është publikuar fotografia e parë nga adaptimi televiziv i ri i librave të famshëm “Harry Potter” të autores J.K. Rowling. Në këtë version të ri, rolin e magjistarit të njohur do ta luajë aktori i ri Dominik McLaughlin, i cili do të pasojë Daniel Radcliffe në këtë rol ikonik.

    Në foton e shpërndarë nga produksioni, McLaughlin shfaqet me syzet karakteristike të Harry Potterit dhe veshjen e shkollës së magjisë Hogwarts, ndërsa mban një klaketë xhirimi në dorë.

    Seriali i ri pritet të ketë premierën në vitin 2027 në HBO dhe në platformën HBO Max, dhe do të shpërndahet gjithashtu në tregje si Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar. Prodhimi ka zbuluar disa nga emrat e rinj të kastit, përfshirë Rory Wilmot si Neville Longbottom, Amos Kitson si Dudley Dursley, Louise Brealey si profesorja Rolanda Hooch dhe Anton Lesser në rolin e Ollivanderit.
    Ndër emrat më të njohur që janë konfirmuar më herët janë John Lithgow si Albus Dumbledore, Paapa Essiedu si Minerva McGonagall, Janet McTeer si Severus Snape dhe Nick Frost në rolin e Rubeus Hagrid.
    Pesha kryesore e serialit do të bazohet te treshja protagoniste: Dominik McLaughlin (Harry), Alastair Stout (Ron Weasley) dhe Arabella Stanton (Hermione Granger) — tre aktorë të rinj që pritet të mbajnë serialin gjallë për të paktën një dekadë, sipas planeve të HBO.
    Seriali përshkruhet si një “adaptim besnik” i librave të dashur të Rowling, e cila merr pjesë edhe si producente ekzekutive në projekt.

  • “U dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën”, Berisha për Salianjin: Do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD

    “U dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën”, Berisha për Salianjin: Do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD

    Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sërish lirimin e Ervin Salianjit dhe rolin e tij në Partinë Demokratike.

    Ndërsa ripërsëriti se Salianji është një i burgosur, ai shtoi se do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD.
    “Do ta përcaktojë anëtarësia rolin e tij në PD, ai doli dje një i burgosur politik, një histori turpi i Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës, ai u dënua një vit burg në kundërshtim me Kushtetutën, një praktikë ligjore, deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë.
    Fatmir Xhafa ndihet i kërcënuar nga Salianji. Çështja Salianji vetëm ka filluar, e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur. I kërkonin të deklaronte që s’do të vriste Geron dhe Fatmir Xhafën. Ai ishte i burgosur dhe gjykatësi i thoshte thuaj që s’do e vrasësh Geronin apo Fatmir Xhafën”, tha Berisha.

    Top Channel

  • Ronaldo nis aksionin për të sjellë tek Al-Nassr yllin e madh të Real Madridit

    Ronaldo nis aksionin për të sjellë tek Al-Nassr yllin e madh të Real Madridit

    5 Korrik 2025

    17:29

    Telesport

    Me rolin e ri që ka marrë tek Al-Nassr, ku Cristiano Ronaldo do ketë të drejtën të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit, ylli portugez ka kërkuar transferimin e Rodrygo Goes nga Real Madrid.
    Braziliani i pakënaqur me situatën aktuale në klub, ku ka humbur rolin e titullarit me ardhjen e Xabi Alonso-s, është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Madridi.
    Prej kohësh po përflitet për një transferim të mundshëm të tij tek Arsenal. Sipas “Sky Sport”, në garë për Rodrygo-n ka hyrë edhe AL-Nassr me kërkesën e Cristiano Ronaldo-s, i cili e sheh Rodrygo-n, si partnerin e tij ideal në sulm.
    Klubi saudit nuk e ka problem të paguajë shifrën e kërkuar nga Real Madrid që mendohet të jetë mes 80-90 milionë euro, po ashtu dhe një super rrogë për Rodrygo-n, por problem mbetet dëshira e brazilianit për të qëndruar ende në Europë.
    Përveç Arsenalit, në Europë është përfolur edhe PSG-ja për një interes ndaj Rodrygo-s. Me përfundimin e rrugëtimit të Real Madrid në Kupën e Botës për Klube, pritet të vendoset njëherë e mirë fati i Rodrygo Goes.

  • Krasniqi: PDK-ja e gatshme për zgjidhje politike, presim ndryshim nga LVV-ja

    Krasniqi: PDK-ja e gatshme për zgjidhje politike, presim ndryshim nga LVV-ja

    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre politike dhe gatishmërinë për të luajtur rolin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.“Kemi rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos tani që kemi qartësi nga aktgjykimi i Kushtetueses. Ky aktgjykim e ka bërë të qartë rolin e secilit,” tha Krasniqi para mediave.Ai shtoi se presin nga presidentja Osmani t’i informojë nëse ka ndonjë ndryshim në “kryeneçësinë politike të Lëvizjes Vetëvendosje”. “Koalicionin e parë e ka detyruar për gjetjen e kompromisit apo konsensusit. Shpresojmë që këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes. Por mbetet që takimet e tjera të na qartësojnë nëse ka ndryshim apo jo të qëndrimit të LVV-së dhe Albin Kurtit, të cilët po mbajnë të bllokuar Kuvendin,” theksoi ai.Presidentja Osmani zhvilloi takime të njëpasnjëshme me krerët e partive kryesore, duke nisur me kryeministrin në detyrë dhe kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe më pas me Memli Krasniqin.“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tani presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të partive politike. Mbase në fund do të shohim nëse kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm ky përparim. Duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të vlerësojmë progresin, për të cilin jemi të gjithë të interesuar,” tha Kurti pas përfundimit të takimit me presidenten Osmani.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre politike dhe gatishmërinë për të luajtur rolin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.“Kemi rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një zgjidhje të krizës politike, sidomos tani që kemi qartësi nga aktgjykimi i Kushtetueses. Ky aktgjykim e ka bërë të qartë rolin e secilit,” tha Krasniqi para mediave.Ai shtoi se presin nga presidentja Osmani t’i informojë nëse ka ndonjë ndryshim në “kryeneçësinë politike të Lëvizjes Vetëvendosje”. “Koalicionin e parë e ka detyruar për gjetjen e kompromisit apo konsensusit. Shpresojmë që këto konsulta të jenë në funksion të gjetjes së rrugëdaljes. Por mbetet që takimet e tjera të na qartësojnë nëse ka ndryshim apo jo të qëndrimit të LVV-së dhe Albin Kurtit, të cilët po mbajnë të bllokuar Kuvendin,” theksoi ai.Presidentja Osmani zhvilloi takime të njëpasnjëshme me krerët e partive kryesore, duke nisur me kryeministrin në detyrë dhe kreun e LVV-së, Albin Kurti, dhe më pas me Memli Krasniqin.“Diskutuam gjerë e gjatë. I përmendëm të gjitha elementet përbërëse dhe tani presidentja do të ketë takime edhe me përfaqësues të tjerë të partive politike. Mbase në fund do të shohim nëse kemi bërë përparim dhe sa është i mjaftueshëm ky përparim. Duhet t’i japim shansin edhe takimeve të tjera dhe në fund të vlerësojmë progresin, për të cilin jemi të gjithë të interesuar,” tha Kurti pas përfundimit të takimit me presidenten Osmani.

  • Samiti i NATO-s/ Hasani takohet me Rubion: Vlerësojmë rolin udhëheqës të SHBA-së në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Samiti i NATO-s/ Hasani takohet me Rubion: Vlerësojmë rolin udhëheqës të SHBA-së në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.Ai mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio; me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas; me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate etj.
    Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Hasani shprehet se:
    “Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.”
    Në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve aleate dhe do të marrë pjesë në aktivitete të samitit ku në fokus do të jetë siguria dhe stabiliteti euroatlantik.

  • Ministri Hasani në Samitin e NATO-s: Japim mbështetje të palëkundur për Ukrainën

    Ministri Hasani në Samitin e NATO-s: Japim mbështetje të palëkundur për Ukrainën

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani, ka marrë pjesë në Samitin e NATO-s, të mbajtur në Hagë.
    Konkretisht përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ndan foto nga takimet me zyrtarët ndërkombëtarë, shkruan se Shqipëria ofron mbështetje të palëkundur për Ukrainën.
    Gjithashtu Hasani shkruan se ka vlerësuar rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.
    Rëndësi i kushtoi dhe rolit të një “shtylle të fortë evropiane” për unitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s.
    “Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës”, shkruan Hasani në rrjete sociale.
    Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio, me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, si dhe me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate.

  • Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Mbështetesim Ukrainën. Vlerësim për rolin e SHBA-së në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Mbështetesim Ukrainën. Vlerësim për rolin e SHBA-së në zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

    Ai mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio; me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas; me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate etj.

    Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Hasani shprehet se:
    “Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.”
    Në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve aleate dhe do të marrë pjesë në aktivitete të samitit ku në fokus do të jetë siguria dhe stabiliteti euroatlantik.
    /vizionplus.tv

  • Samiti i NATO-s/ Hasani takon Rubion: Diskutuam për luftën në Ukrainë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Samiti i NATO-s/ Hasani takon Rubion: Diskutuam për luftën në Ukrainë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.

    Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio; me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, znj. Kaja Kallas; me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate etj.
    Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Ministri Hasani shprehet se: “Gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.”
    Në margjinat e Samitit të NATO-s në Hagë, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë takime dypalëshe me homologë të vendeve aleate dhe do të marrë pjesë në aktivitete të samitit ku në fokus do të jetë siguria dhe stabiliteti euroatlantik.

    Top Channel

  • Ministri Hasani takon Marco Rubion: Diskutuam për luftën në Ukrainë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së në…

    Ministri Hasani takon Marco Rubion: Diskutuam për luftën në Ukrainë dhe rolin udhëheqës të SHBA-së në…

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është pjesë e delegacionit zyrtar të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s.
    Hasani mori pjesë në Takimin e Këshillit NATO-Ukrainë, dedikuar diskutimit për situatën në Ukrainë, ku është takuar gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të SHBA, Marco Rubio; me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, njëherësh Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas; me homologë nga vendet anëtare të BE-së dhe vendeve kandidate etj.

    Përmes një publikimi në rrjetin e tij social, Hasani shprehet se: “gjatë takimit të Këshillit NATO–Ukrainë në Hagë, riafirmova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, vlerësova rolin udhëheqës të SHBA-së për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme, si dhe theksova rolin thelbësor të një shtylle të fortë evropiane për unitetin dhe qëndrueshmërinë e Aleancës.”

  • Kinemaja në zi/ Ndërron jetë legjenda e komedisë italiane

    Kinemaja në zi/ Ndërron jetë legjenda e komedisë italiane

    Alvaro Vitali, aktori dhe komediani italian shumë i dashur për rolin e tij si Pierino dhe për rolet e tij të shumta në filmat komikë italianë seksi, ka ndërruar jetë në Romë në moshën 75 vjeç.

    I lindur më 3 shkurt 1950, Vitali ishte shtruar në spital dy javë më parë “për bronkopneumoni të përsëritur”, siç deklaroi ish-gruaja e tij Stefania Corona në një intervistë të kohëve të fundit.

    I zbuluar nga Federico Fellini gjatë një audicioni, ai debutoi në vitin 1969 me një rol të vogël në Fellini Satyricon. Më pas mori pjesë në I cloëns (1971) dhe Roma (1972), në të cilat luajti një balerin tap në një shfaqje vaudeville, të njëjtin rol që pati vitin pasardhës në Polvere di stelle, me regji dhe protagonist Alberto Sordi, gjithashtu së bashku me Monica Vitti) dhe në Amarcord (1973), me Ciçio Ingrassia.
    Ai ka luajtur në mbi 150 filma
    Me rënien e komedive seksi në të cilat ai luante, ai u zhduk nga skena për t’u rikthyer në Striscia la Notizia në rolin e Jean Todt, atëherë drejtor i Skuderisë Ferrari, dhe personazheve të tjerë. Në vitin 2006, ai mori pjesë në edicionin e tretë të reality shoë-t La fattoria, por iu desh ta braktiste për shkak të problemeve me astmën. Vetëm në ditët e fundit, ai ishte rikthyer në qendër të vëmendjes për një takim me ish-gruan e tij, këngëtaren dhe kompozitoren Stefania Corona.