Tag: rolin

  • ‘Opozita të luajë rolin e saj’, Gonzato: Parlamenti nuk duhet të monitorojë institucionet e pavarura

    ‘Opozita të luajë rolin e saj’, Gonzato: Parlamenti nuk duhet të monitorojë institucionet e pavarura

    Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato në një dalje televizive ka folur për reformën në drejtësi.
    Reformë për të cilin tha se ndoshta ka ardhur koha për të parë se si po funksionojnë elemente të caktuara të kësaj reformë.
    Më tej ambasadori u shpreh se pavarësia e gjyqësorit nuk mund të preket sepse në të kundërt do të prekej arritja më e rëndësishme.
    Ambasadori tha se për reforma të rëndësishme duhet prania e të gjitha palëve dhe duhet të ketë debat publik.
    Gonzato u shpreh se këto reforma nuk janë thjesht copa letre dhe të gjithë faktorët duhet të jenë të gatshmë për të luajtur rolin e tyre, përfshirë këtu dhe opozitën.
    Sa i përket qeverisë, Gonzato u shpreh se kërkesa e tij e vazhdueshme për ta ka qenë rritja e informimit ndaj njerëzve.
    “Ju bëtë një reformë të madhe në vitin 2016, tani ndoshta është koha të shohim se si po funksionojnë elemente të caktuara. Pavarësia e gjyqësorit nuk mund të preket, përndryshe mund të prekim arritjen më të rëndësishme. Që kur kam ardhur u përpoqa të riktheja opozitën në Parlament sepse kur bën reforma të rëndësishme duhet të kesh debat publik. Debatet parlamentare përfshijnë dhe shoqërinë civile, sigurojnë që reformat që bëjmë kanë ndikim dhe janë të qëndrueshme. Nuk janë thjesht copa letere. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjitha forcat politike të luajnë rolin e tyre.
    Duhet të përfshijë të gjithë sektorët e shoqërisë. Opozita duhet të jetë e gatshme të luajë rolin e saj. Duhen informuar njerëzit, kjo është kërkesa ime e vazhdueshme për qeverinë. Brukseli është shumë i lidhur me idenë që të gjthë duhet të luajnë rolin e tyre. Nuk më pëlqen termi monitorim, sepse nuk mendoj që Parlamenti duhet të monitorojë institucionet e pavarura. Duhet të ketë bashkëpunim mes tyre”, tha Gonzato.

  • Traileri i Michael Jackson thyen rekorde të papara dhe ringjall legjendën e Mbretit të Popit

    Traileri i Michael Jackson thyen rekorde të papara dhe ringjall legjendën e Mbretit të Popit

    Traileri i parë për filmin biografik Michael Jackson, filmin shumë të pritur për Michael Jackson, ka bërë histori.
    Brenda pak orësh, premiera u bë traileri më i shikuar për një film biografik muzikor të të gjitha kohërave, një arritje që e ka rikthyer Mbretin e Popit në qendër të fenomenit global të medias. Sipas statistikave të ofruara nga WaveMetrix të shtunën (8 nëntor), traileri mblodhi më shumë se 116.2 milionë shikime në të gjithë botën, duke e bërë atë trailerin më të shikuar të filmit biografik muzikor në histori.
    Filmi, i prodhuar nga Lionsgate dhe i drejtuar nga Antoine Fuqua, do të dalë në kinema më 24 prill 2026. Në film luan Jaafar Jackson, nipi i këngëtarit, i cili luan rolin e xhaxhait të tij të famshëm. Ai shoqërohet nga kandidati për çmimin Oscar, Colman Domingo, në rolin e Joe Jackson, babait kërkues të artistit.
    Kasti plotësohet nga Miles Teller në rolin e avokatit John Branca, Kat Graham në rolin e Diana Ross, Nia Long në rolin e Katherine Jackson, Laura Harrier në rolin e Suzanne de Passe, Kendrick Sampson në rolin e Quincy Jones dhe Juliano Krue Valdi në rolin e Michael të ri.
    Suksesi i paraprirjes i ka tejkaluar të gjitha pritjet brenda Lionsgate. Gjatë një takimi për të parë fitimet, presidenti i Motion Picture Group të studios, Adam Fogelson, foli për ndikimin e trailerit dhe la të kuptohej se mund të ketë më shumë se një film:
    “Ndërsa ende nuk jemi gati të konfirmojmë planet për një film të dytë, mund t’ju them se ekipi krijues po punon shumë për t’u siguruar që jemi në gjendje të sjellim më shumë nga Michael menjëherë pas publikimit të filmit të parë“, tha Fogelson.
    Edhe pse në maj u spekulua se projekti mund të ndahej në dy pjesë, për momentin nuk ka konfirmim zyrtar.
    Filmi biografik nuk ka kaluar pa polemika. Dan Reed, regjisori i dokumentarit Leaving Neverland, e kritikoi ashpër qasjen e filmit, duke pretenduar se “do të lavdërojë një burrë që përdhunoi fëmijë”. Reed pretendoi se kishte lexuar një draft të skenarit ku, sipas fjalëve të tij, “Jackson shihet vetëm duke u kujdesur për fëmijë me kancer në fëmijëri, duke kërcyer me një vajzë në karrocë me rrota ose duke futur disa fëmijë të vegjël, kryesisht nipërit e tij, në festa pizhame”.
    Ai shtoi: “Të jepet përshtypja sikur regjisorët ishin të mbyllur në një dhomë me John Branca-n dhe thjesht u ishte thënë çfarë të shkruanin.”

  • Sydney Sweeney tregon transformimin ekstrem fizik për rolin në “Christy”

    Sydney Sweeney tregon transformimin ekstrem fizik për rolin në “Christy”

    Aktorja amerikane Sydney Sweeney është treguar e hapur për ndryshimet drastike që trupit të saj iu desh të përjetonte para dhe pas xhirimeve të filmit biografik “Christy”, ku ajo interpreton boksieren e njohur Christy Martin. Për t’u futur në formën fizike të kampiones së boksit, Sweeney shtoi mbi 30 kilogramë përmes një regjimi të rreptë ushqimor dhe stervitjeje intensive me fokus në forcë.
    Filmi i regjisorit David Michôd përfundoi xhirimet dhe vetëm shtatë javë më vonë, Sweeney duhej të ishte gati për dy projekte krejt të ndryshme: filmin “The Housemaid” dhe sezonin e tretë të “Euphoria”. “Duhej të isha shumë strikte me veten,” tregon 28-vjeçarja për People, duke kujtuar procesin e shpejtë të humbjes së peshës.
    Gjatë përgatitjes për rolin, ajo konsumonte sasi të mëdha ushqimi, proteina dhe kreatinë, çka i shkaktonte fryrje. “Kur e ndërpreva gjithçka, muskujt filluan të bien shumë shpejt. Muskujt janë gjëja e parë që humbet para yndyrës, brenda dy javësh rashë dukshëm,” shpjegon ajo. Pjesën tjetër të peshës e humbi përmes një diete shumë të pastër dhe sasisë së madhe të kardios.
    Sweeney e pranon se një transformim i tillë mund të mos përsëritet. “Ky mund të jetë rasti i vetëm që e sfidoj trupin tim kaq shumë për një rol,” thotë ajo, edhe pse falë metabolizmit të mirë dhe një jete aktive, i është dashur më pak kohë për të rikthyer formën.
    “Christy” është tashmë në kinema, ndërsa “The Housemaid”, ku Sweeney luan krah Amanda Seyfried, pritet të shfaqet më 19 dhjetor.

  • Dëshmia e Clark pritet të hedhë dritë mbi rolin e NATO-s dhe UÇK-së në Kosovë

    Dëshmia e Clark pritet të hedhë dritë mbi rolin e NATO-s dhe UÇK-së në Kosovë

    Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur që ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark, të dëshmojë më 18 dhe 21 nëntor në gjyqin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi.
    Kjo dëshmi pritet të jetë një nga më të rëndësishmet për mbrojtjen, duke hedhur dritë mbi rolin e NATO-s dhe veprimet e UÇK-së gjatë konfliktit në Kosovë. Gjykata ka rezervuar një ditë shtesë më 21 nëntor për të përmbyllur dëshminë, duke kërkuar gjithashtu që ajo të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.
    Pas dëshmisë së ish-ndihmës sekretarit të Shtetit, James Rubin, Clark pritet të ofrojë informacion kyç për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vendimet strategjike që lidhen me luftën në Kosovë, duke mbështetur mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

  • Gonzato mesazh për palët politike: Të luajnë rolin e tyre në dhe të kontribuojnë në procesin e  reformave për të sjellë Shqipërinë në BE

    Gonzato mesazh për palët politike: Të luajnë rolin e tyre në dhe të kontribuojnë në procesin e reformave për të sjellë Shqipërinë në BE

    Pasi i dorëzoi kryeministrit Edi Rama raportin e progresit për vitin 2025, ambasadori i BE në Tiranë dha një mesazh për palët politike.

    Gjatë konferencës për shtyp, ai tha se Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur, ndërsa u bëri thirrje palëve politike që të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash.
    “Po dhe mesazhi im është ai që jap çdo ditë në bashkëpunim me deputete. Kuvendi ka një rol kyç për të luajtur, thirrja ime është të luajnë rolin e tyre dhe të japin kontributin në këtë proces reformash që do të sjellë Shqipërinë në BE. Siç e kam thënë na duhen debate të shëndetshme, që mund të jenë dhe kritika, pasi në fund të fundit është  Kuvend, këto debate do të duhen të bëhen dhe të jenë mundësia aq shqiptarët të kuptojnë pse po bëhen. Njerëzit do të kuptojnë që janë reforma që kanë të bëjnë me ta.”, tha ai.

    Top Channel

  • ‘Chat GPT’ del jashtë funksionit/ Platforma nuk do të ofrojë këshilla mjekësore dhe ligjore për përdoruesit, ja arsyeja

    ‘Chat GPT’ del jashtë funksionit/ Platforma nuk do të ofrojë këshilla mjekësore dhe ligjore për përdoruesit, ja arsyeja

    Një vendim i ri nga kompanitë e mëdha të teknologjisë ka ndryshuar ndjeshëm rolin e platformës ChatGPT. Duke hyrë në fuqi më 29 tetor, kjo masë e re shënon një etapë të rëndësishme në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të përdoret nga publiku.
    Sipas politikës së re, ChatGPT tani konsiderohet një mjet edukues, jo një këshilltar personal. Kjo do të thotë se sistemi mund të shpjegojë koncepte të përgjithshme rreth shëndetit, ligjit apo financave, por nuk lejohet të japë udhëzime konkrete, diagnoza apo rekomandime të personalizuara që mund të ndikojnë në jetën apo vendimet e përdoruesve.
    Ky ndryshim erdhi pas shtimit të shqetësimeve për dezinformimin, pasaktësitë dhe rrezikun ligjor që mund të lindin nga përdorimi i këshillave të prodhuara nga inteligjenca artificiale pa mbikëqyrjen e ekspertëve të licencuar. Shumë raste kanë treguar se përdoruesit i marrin përgjigjet e modeleve të inteligjencës artificiale si të sakta dhe profesionale, gjë që mund të çojë në vendime të rrezikshme në fusha që kërkojnë ekspertizë të certifikuar.
    Ekspertët e teknologjisë dhe të etikës theksojnë se ky ndryshim është i domosdoshëm për të mbrojtur publikun dhe për të vendosur kufi të qartë mes edukimit dhe praktikës profesionale.
    Në këtë mënyrë, ChatGPT do të vazhdojë të shërbejë si një mjet informues dhe arsimor, duke ndihmuar përdoruesit të kuptojnë më mirë tema të ndryshme, por pa zëvendësuar rolin e profesionistëve të fushave përkatëse.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Albin Kurti: U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë, për rolin e tij historik!

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Albin Kurti: U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë, për rolin e tij historik!

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti shkruan e ka cilësuar Fatos Nanon si figurë të rëndësishme për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
    Sipas tij në biografinë e tij politike, Fatos Nano ka një kapitull të rëndësishëm për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit të parë të luftës nga dalja publike e UÇK-së, deri te ofensiva e verës së vitit 1998, kur terreni shqiptar ishte arenë e lirë e organizimit të UÇK-së.

    Reagimi i Albin Kurtit:
    Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të. Herën e parë në fillim të vitit 2002, disa muaj pasi kisha dalë nga burgu në Serbi, ku isha mbajtur si rob lufte bashkë me mbi 2000 shqiptarë të tjerë. Kjo përvojë e imja, u kthye natyrshëm në temë të bisedës sime me Nanon në atë takim tonin njohës.
    Fatos Nanon e kam takuar për herë të dytë kur ishte zgjedhur Kryeministër i Shqipërisë, me ç’rast ai më priti bashkë me Adem Demaçin dhe Arbën Xhaferin. Nga atëherë, më kanë ngelur të pashqitshme nga kujtesa bisedat e tij plot pasion për politikën me Bacin Adem, simbolin e rezistencës sonë dhe me Arbën Xhaferin, liderin politik aq origjinal.
    Në historinë politike të Shqipërisë së periudhës së tranzicionit nga sistemi monist dhe regjimi komunist tek ai demokratik liberal dhe pluralist, emri i politikanit Fatos Nano ishte një figurë qendrore. Ai shërbeu tre herë si Kryeministër i Shqipërisë: nga 22 shkurti deri më 4 qershor 1991, kur Shqipëria ishte në kapërcyell nga komunizmi në demokraci; pastaj nga 25 korriku i vitit 1997 deri më 27 shtator të vitit 1998, kur Shqipëria u përfshi nga trazirat kurse Kosova nga lufta; për herë të tretë dhe më së gjati, Nano shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë për tri vite, mes 29 shtatorit 2002 dhe 1 shtatorit 2005, kur Shqipëria po përballej me sfidat e ngritjes nga pasojat e regjimit të gjatë komunist dhe nga trazirat.
    Në biografinë e tij politike, Fatos Nano ka një kapitull të rëndësishëm për rolin e tij në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë vitit të parë të luftës nga dalja publike e UÇK-së deri te ofensiva e verës së vitit 1998, kur terreni shqiptar ishte arenë e lirë e organizimit të UÇK-së. Historia moderne e shtetit shqiptar dhe historia politike e Shqipërisë dhe e Kosovës, do ta kenë të dendur emrin e tij mes emrave të politikanëve shqiptarë të viteve ’90 dhe fillimshekullit XXI.
    Ngushëllime familjes Nano, bashkëpunëtorëve dhe bashkëpartiakëve të Fatos Nanos, si dhe miqve e të afërmve të tij.
    U kujtoftë mes kryeministrave të Shqipërisë, për rolin e tij historik!

  • FOTO/ Balliu në rolin e kameramanit, filmon Berishën teksa flet në Parlament

    FOTO/ Balliu në rolin e kameramanit, filmon Berishën teksa flet në Parlament

    Deputeti Klevis Balliu duket se në Parlament bën edhe rolin e kameramanit personal të Sali Berishës.
    Deputeti Klevis Balliu duket se në Parlament bën edhe rolin e kameramanit personal të Sali Berishës.
    Më parë këtë rol e ka mbuluar Albana Vokshi, por tani, me sa duket, vendin e ka zënë Balliu, i cili është filmuar në mbledhjen e sotme të Kuvendit duke filmuar kreun e PD-së, Sali Berisha, ndërsa ky i fundit ishte duke folur në Parlament.

  • Pse Emma Stone e fshehu kokën e rruar për muaj të tërë për rolin e saj në “Bugonia”?

    Pse Emma Stone e fshehu kokën e rruar për muaj të tërë për rolin e saj në “Bugonia”?

    Emma Stone, aktorja amerikane, ka zbuluar arsyet pse mbajti të fshehur për muaj të tërë faktin se e rruajti kokën për rolin e saj në filmin e ri “Poor Things” (Bugonia). Në një intervistë për revistën People, 36-vjeçarja shpjegoi se vendosi të mbante sekret transformimin e saj për të krijuar një moment surprize për publikun. Megjithëse kjo kërkonte që të mbante kapelë për tre muaj dhe të fshehë pamjen e saj të re, Stone e konsideroi këtë si një pjesë të rëndësishme të eksperiencës, duke theksuar: “Është një nga ato gjëra të mrekullueshme që ndodhin, kur askush nuk e di për pamjen e personazhit deri në momentin kur del trailer-i.”
    Në këtë film, regjisori grek Yorgos Lanthimos sjell një histori të pazakontë, ku Stone luan rolin e Michelle Fuller, një drejtoreshë ekzekutive e një kompanie farmaceutike me ndikim. Pas përfundimit të xhirimeve, aktorja u dashurua me pamjen e saj të re dhe, megjithëse ajo e dinte që do të rruante kokën për më shumë se një vit, momenti i realizimit të këtij transformimi ishte një përvojë sfiduese.
    Stone tha gjithashtu se për të arritur pamjen e saj të re, ekipi kishte përdorur katër kamera, dhe gjatë xhirimeve, ajo përjetoi një moment paniku kur kamera e VistaVision, e cila ishte e paparashikueshme, kishte nisur të fiket. Pavarësisht kësaj, aktorja mbajti të fshehur pamjen deri në premierën e filmit “A Real Pain” në Festivalin e Filmit në New York, ku zgjodhi të mbante një paruke. “Poor Things” do të shfaqet në kinema më 31 tetor.

  • Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

    Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

    Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës në zgjedhjet e 9 nëntorit, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme. Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyre e radhës e disfatës së Partisë Demokratike.
    “Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, u shpreh kryeministri Rama.
    Për herë të parë, në podcastin ‘Flasim’, Rama komenton edhe kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik që dikur njihej për shfaqjet e tij në Portokalli për imitimin e kryeministrit Rama.
    “Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.
    Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.