I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV, piktori dhe karikaturisti i njohur Agim Sulaj ka zbuluar një episod të veçantë nga viti 1983, kohë kur ai dhe Edi Rama ishin studentë në Akademinë e Arteve. Të gjithë studentët zhvillonin një zbor ushtarak njëmujor në Mamurras, ku rreshtimi bëhej sipas gjatësisë.
Për shkak të shtatlartësisë së tij, Rama binte dukshëm jashtë linjës së skuadrës, ndaj oficerët i kërkonin të ulej në gjunjë për të qenë njesoj i gjatë me të tjerët. Qëndrimi i Ramës me këmbë të palosura, e ngacmoi Sulajn ta vizatojë. Këtë vizatim të kohërave të zborit ai e solli me vete ne Dekalog nga Roland Qafoku ne Dritare Tv
Tag: roland
-

“Kujtime nga Akademia”: Sulaj tregon historinë e zborit ushtarak me Edi Ramën në 1983
-

Victoria Beckham zbulon sekretin e transformimit të saj: Pse hoqi implantet e gjoksit?
Victoria Beckham ka zbuluar arsyen pse vendosi të heqë implantet e gjoksit. Në një intervistë të re për gazetën The Sun, ajo tregoi se ky vendim erdhi si pasojë e një transformimi personal dhe profesional, duke përmendur ndihmën e dizajnerit të njohur Roland Mouret. Beckham, 51 vjeçe, shprehu se ishte puna me Mouret që e bëri të kuptonte se nuk kishte nevojë të ndihmonte imazhin e saj për t’u marrë seriozisht.
“Unë nuk e di ku shkuan ato gjinj, por ata ikën. Ishte definitivisht puna me Roland që e bëri atë ndryshim. Ai është kaq i shkëlqyer dhe nuk do të kisha një karrierë në modë nëse nuk do të ishte për të,” tha ajo. Sipas Beckham, ky vendim erdhi nga një nevojë për të qenë më autentike dhe për të mos u ndjerë se duhej të ishte dikush tjetër.
Duke folur për karrierën e saj në modë, Beckham shpjegoi se Mouret ka pasur një ndikim të madh në kalimin e saj nga muzika në industrinë e modës. “Roland pa diçka, nuk e di çfarë, por ne u lidhëm dhe ai besoi tek unë,” tregoi Beckham në serinë e saj dokumentariste në Netflix.
Në intervistë, Beckham gjithashtu reflektuar mbi zgjedhjet e saj të modës në vitet ’90 dhe fillimet e 2000-ës, duke pranuar se ato veshje dhe imazhe ishin pjesë e kërkimit të saj për një qëllim, pas shpërthimit të karrierës me Spice Girls. -

Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu, arrestohet mjeku Roland Xhaxho dhe vajza e tij
Dy vite pas vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, policia ka arrestuar për ‘vrasje nga pakujdesia’ mjekun Roland Xhaxho.
Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.
Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.
Ngjarja
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.
Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri.
Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë. -

Vdekja tronditëse e 3-vjeçarit/ Arrestohet mjeku Roland Xhaxho, masë sigurie edhe për vajzën e tij
Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.
Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’. Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.
Si ndodhi ngjarja:
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik. Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë. -

Vdekja e 3-vjeçarit, Brian Spahiu pas ndërhyrjes në klinikën dentare, arrestohet mjeku Roland Xhaxho
Është arrestuar mjeku Roland Xhaxho për veprën ‘vrasje nga pakujdesia’ për vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu.
Po ashtu janë arrestuar edhe Ina Xhaxho, Marta Gina, për ‘Vrasje nga pakujdesia’ në bashkëpunim’.
Arrestimet u kryen pas përgjigjen së ekspertizës mjekoligjore nga Italia.
Si ndodhi ngjarja:
Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në dhëmbë në një klinikë private në Tiranë tronditi mbarë opinionin publik.
Gjyshi i 3-vjeçarit tha se e çuan tek dentisti vetëm për të pastruar dhëmbët, por pas konsultës, mjeku dhe vajza e tij i sugjeruan operacion dhe prindërit e tij pranuan.
Nga ana tjetër babai i fëmijës 3 vjeçar, Bledar Spahiu ka deklaruar në polici se e çoi për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.
Pasi ka përfunduar ndërhyrjen, mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte.
Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq. Prindërit e shqetësuar kanë marrë klinikën private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, të cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jetë për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital. Prindërit thanë në atë kohë se djali kishte rënë në gjendje kome pas anestezisë.Top Channel
-

Vdekja e 3-vjeçarit, ‘arrest shtepie’ për mjekun anestezist Roland Xhaxho dhe vajzën e tij
Është arrestuar mjeku anestezist Roland Xhaxho.
Mjeku është nën hetim që pas vdekjes e 3-vjeçarit Brian Spahiu.
Vendimi për masën ndaj e dy mjekëve baba e bijë, erdhi pas mbërritjes së aktit të ekspertimit mjeko ligjor nga Italia.
Arrestimi është bërë për “vrasje nga pakujdesia” për mjekun Roland Xhaxho.
Ndërkohë që edhe për vajzën e tij Ina Xhaxho është vendosur masa arrest në shtëpi.
Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale ‘Vrasje nga pakujdesia’.
Prokuroria kërkoi ‘arrest me burg’, ndërsa gjykata e e Tiranws i la atë në “arrest shtëpie:, bashkë me të bijën, Ina Xhaxho.
Më 28 shtator 2023, kur klinika ‘Splendent’ mori përsipër të kryejë një ndërhyrje të vështirë kirurgjikale në 14 dhëmbë të të voglit Brian Spahiu, klinika private nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike.
-

Grand slam i Roland Garros kundër teknologjisë, edhe vitin tjetër me gjyqtarët e vijës
2 Tetor 2025
12:49
Telesport
Teknologjia në sportin e tenisit ka hyrë në çdo turne përveç në Paris. Grand slam i Roland Garros mbetet një “oaz njerëzor”, besnik ndaj riteve dhe traditave të tij dhe i paepur ndaj teknologjisë që tani qeveris të gjitha turnetë e Grand Slam, dhe më gjerë.
Federata Franceze e Tenisit ka njoftuar se gjyqtarët tradicionalë të vijës do të mbeten në fusha për edicionin e vitit 2026 të turneut parizien. Ata janë një shenjë e përkatësisë në turneun kryesor të fushave me dhè, një shenjë e vazhdimësisë me të kaluarën.
Vendimi, i votuar nga Komiteti Federal më 26 shtator dhe i bërë zyrtar në një deklaratë të lëshuar sot, që u shoqërua me njëfarë krenarie për shkëlqimin e gjyqtarëve francezë. Një statistikë duket se e konfirmon këtë: një total prej 404 gjyqtarësh punuan në edicionin e fundit të Roland Garros, 284 prej të cilëve vinin nga Franca.
Datat janë përcaktuar tashmë: Parisi do të presë turneun nga 18 maji deri më 7 qershor 2026, dhe ky vendim e bën Roland Garros unik midis katër turneve të Grand Slam. Australian Open, Wimbledon dhe US Open tashmë kanë miratuar përfundimisht sistemin elektronik, duke hequr gjyqtarët e vijës. -

‘Film di Stato’ i Roland Sejko jepet premierë në Festivalin e Filmit të Venecias
Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja ka njoftuar se “Film di Stato” i regjisorit Roland Sejko është dhënë premierë në Festivalin e Filmit në Venecia.
Ministri Gonxhja ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm për kinemanë dokumentare shqiptare, e cila është prezantuar së fundmi në një prej skenave më prestigjioze ndërkombëtare.
Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, znj. Lira Pipa, së bashku me Kryetarin e QKK-së, z. Jonid Jorgji dhe Drejtorin e AQSHF-së, z. Eljan Tanini, ndoqën premierën e dokumentarit më të ri të regjisorit Roland Sejko, “Film di Stato”, pjesë e programit Notti Veneziane, një seksion i kuruar nga Giornate degli Autori në bashkëpunim me Isola Edipo.
“Prodhuar dhe shpërndarë nga Luce Cinecittà, dokumentari sjell një udhëtim të jashtëzakonshëm vizual në periudhën e diktaturës shqiptare (1945–1990), duke përdorur material arkivor të papublikuar më parë, ndër të cilat dhe arkiva nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, për të zbuluar ritmet, heshtjet dhe mekanizmat e propagandës së kohës”, thuhet në njoftimin e Ministrit Gonxhja.
Sipas Ministrit Gonxhja, regjiori Sejko, i vlerësuar më parë me David di Donatello për Anija – The Ship dhe Nastro d’Argento për The Image Machine of Alfredo C. dëshmon edhe njëherë fuqinë e artit dokumentar për të rikthyer historinë në një reflektim të ri./ KultPlus.com
-

“Ja pse kam bindjen se Mehmet Shehu u VRA”, djali i ish-kryeministrit tregon detajet e pathëna në 41-vjetorin e vdekjes së të atit
Skënder Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka treguar detaje të pathëna në lidhje me vdekjen e të atit, ndërsa hedh dyshime për vrasjen e tij. Në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, Skëndër Shehu flet në këtë 41-vjetor të vdekjes së të atit.
Nga: ROLAND QAFOKU
Unë nuk kam dyshime. Personalisht kam bindjen e plotë se, si sot, duke u gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981, pra 41 vjet më parë, Mehmeti Shehu, kryeministri në detyrë prej 27 vitesh, 4 muaj e 28 ditë, u v.ra dhe jo u vetëvra sipas versionit zyrtar. Jam marrë prej shumë vitesh me këtë çështje duke ndjekur parimin e “të shkuarit në vendngjarje me vonesë” por duke zbatuar të gjitha rregullat e gazetarit dhe studiuesit të këqyrjes së dokumenteve, të realizimit të shumë intervistave, të shoshitjes së fakteve duke dyshuar, dyshuar, dyshuar. Çuditërisht, sa më thellë e kam ngulur “kovën e eskavatorit” në atë pirg të dhënash, aq më shumë e kam shtuar këtë bindje.
Në librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqiptar” të botuar në vitin 2017, e kam trajtuar shumë të detajuar këtë version si vrasjen më të rëndësishme që nga themelimi i shtetit shqiptar. Jam marrë edhe me faktet e krimit, por edhe me arsyet politike pse pikërisht kryeministri kasap i Shqipërisë me urdhër të së cilit ishin vrarë sa e sa kundërshtarë politikë, u v.ra pothuajse me të njëjtat metoda siç kishte aplikuar vetë ai. Mes morisë së pa fund të dokumenteve arkivorë që kam studiuar, besoj se dokumenti më bindës është ai i ekspertizës së kriminalistikës i cili konkludon se kryeministri ka vrarë veten me dorën e majtë, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore konkludon se ka vrarë veten me dorën e djathtë.
Në këtë konkluzion kanë qënë ndihmë e madhe për mua librat dhe dëshmitë e botuara në Shqipëri dhe jashtë saj të studiuesëve, veçanërisht e kolegëve gazetarë. Por bindjen personale ma kanë përforcuar edhe intervistat që unë vetë kam realizuar me një numër relativisht të gjatë personazhesh si: Bashkimi dhe Skënderi, të dy djemtë e Mehmet Shehut; Fatos Harito, mjeku ligjor që këqyri ku.fomën por me urdhër nga lart iu ndalua të bënte autopsinë; Isuf Kalo, mjeku personal i Enver Hoxhës; Shaban Sinani, drejtor i Arkivit Qendor të Shtetit; Nexhmije Hoxha, Liljana Hoxha, Ilir Hoxha, Teuta Hoxha; Ali Çeno, badigardin e Mehmet Shehut; Sulo Gradeci, badigardi i Enver Hoxhës; Kam intervistuar Parid Turdiun, vëllin e Silva Turdiut, ndonëse në një version të shkurtër dhe më shumë për disa detaje nga fejesa.
Nga të gjitha këto hulumtime, kam krijuar bindjen se Mehmet Shehu u v.ra nëpërmjet një skenari të mirëorganizuar dhe lehtësisht të zbatuar për ato kushte në një regjim as askujt nuk i lejohej të dyshonte në versionin zyrtar. Për nga rëndësia, besoj më kryesorja janë dy intervista që unë kam zhvilluar me Skënder Shehun, djalin të Mehmet Shehut, historia e dashurisë të të cilit me Silva Turdiun shërbeu si shkak për gjithçka të asaj që ndodhi. Ata që e njohin këtë fushë e kuptojnë shumë mirë se çfarë rëndësie ka marrja e një interviste të tillë. Sepse për ironi, kritikat më të mëdha në media i japin ata që nuk kanë zhvilluar asnjë intervistë në jetën e tyre. Lëre pastaj ata studiues me nishane që japin mend për këtë çështje kur këta persoanzhe as nuk i kanë parë me sy e jo më ti intervistonin në interes të historisë. Por kjo nuk ka fare rëndësi. Pas afro 10 vjetësh po risjell sot një pjesë nga intervista me Skënder Shehun, djalin e Mehmet Shehut, të marrë në fillim të vitit 2013 në emisionin “Debati” në televizionin Channel One.
(Pjesë nga intervista, 14 shkurt 2013. Flet Skënder Shehu, djali i kryeministrit Mehmet Shehu. Marrë nga gazetari Roland Qafoku, emisioni Debati në Channel One)
ROLAND QAFOKU: E vranë apo vrau veten Mehmet Shehu? Kjo është një pyetje që bëhet që nga 18 dhjetori i vitit 1981 kur babai juaj u gjet i vdekur në dhomën e gjumit. Vëllai juaj Bashkimi u përgjigj me batutën e famshme: Babait i vranë veten. Ju vazhdoni të keni dyshime?
SKËNDER SHEHU: Tani kjo është një temë e pashmangshme dhe është e preferuar nga mediat. Unë mendoja se do të flisnim më tepër për jetën. Mund t’ju them një gjë, edhe pas kësaj bisede kjo gjë nuk do të zgjidhet d. m.th. është vrasje apo vetëvrasje… por prapë kjo do të ngelet dhe do të hapet prapë. Këtu janë të ndara në këtë mënyrë bardhë e zi, këtu nëse do të thuash e ka vrarë veten që është versioni i pranuar në atë kohë…Unë para se të vazhdoj më tej, ky version ishte version i vetëvrasje. Kur kam ardhur këtu nga Suedia, vëllai më ka thënë që ka vrarë veten… shkurtimisht kishte pak gjak se kishte vendosur pambuk ndoshta për të eleminuar zhurmën.
ROLAND QAFOKU: Ndërkohë, si doli versioni tjetër nga i zyrtar i vetëv.rasjes?
SKËNDER SHEHU: Ky version ka dalë para ’91, disa muaj më vonë dhe në atë kohë ishte akuzë shumë e rëndë për sistemin që keni vrarë edhe kyministrin, po ishte më e rëndë se akuza që kishte vrarë veten, por tani ai sistem nuk është më, kujt t ia kërkosh kush e vrau…. Ka dyshime, kam parë që ka dyshime, por përgjithësisht pranohet që në rast se ka një shpjegim. Në këtë rast shpjegimi më i thjeshtë është i vetëvrasjes.
ROLAND QAFOKU: Sipas jush përse u dha një urdhër për të mos bërë autopsinë e kuf.omës? Mjeku ligjor Fatos Harito që këqyri kufo.mën më ka thënë në një intervistë se shefi i tij atëherë e kishte urdhëruar të mos kryente autopsi. Po ky njeri i ka bërë autopisinë edhe nënës suaj.
SKËNDER SHEHU: Nuk është se unë e përjashtoj nëse ka fakte dhe argumente, versioni i vrasjes nxjerr më shumë pikëpyetje, se version i vetëv.rasjes.
ROLAND QAFOKU: A jeni i bindur kur eksperti balistik thotë ato që thotë?
SKËNDER SHEHU: Situata ishte e tillë sa vetëv.rasja ishte e pritshme, ju i keni lexuar diskutimet në Byronë politike, nuk ju bën përshtypje diskutimet e anëtarëve të Byrosë. Çfarë aty duket qartë edhe Besnik Bekteshi që nuk i thonë Mehmet, Pali Miska po ashtu, kurse anëtarët e vjetër i thonë shoku Mehmet, këta që i thonë Mehmet …atyre u është thënë para mbledhjes që qëndrimi ndaj tij është i tillë në Pallatin e Brigadave.…këta kujtojnë që është një mbledhje partie këta i thonë Mehmet dhe këta shoku Mehmet.
ROLAND QAFOKU: Ka një letër….që e nxori Paskal Milo
SKËNDER SHEHU: Po e nxori Paskal Milo dhe aty ka një letër, mos të hyjmë në të gjitha detajet. Dy detaje janë tepër interesante, jo juve por edhe analistët e tjerë nuk ju kanë bërë përshtypje ndonjë gjë. Në rradhë të parë dua t’ju them çfarë mund të ketë shkruar dhe ajo na ka thënë ato gjëra që janë. Pavarësisht çfarë mendoj unë, dhe ne këtë e dinim që pas disa ditësh….
Ka hapur derën, kanë qenë duke parë televizor me vëllezërit dhe kanë folur rreth dy orë me Fiqeretin…ajo na tha në internim në Belsh, kur e pyetëm pak a shumë ato që ishin shkruar në letër, ç’ka përjashton mundësin e falsifikimit të letrës. Në letër ai thotë autokritikën time që ju e quajtët alibi d. th.m. gënjeshtër, alibi nuk është gënjeshtër është justifikim.
ROLAND QAFOKU: Ju i zhvarrosët eshtrat në vitin 2001. Nuk ju shkoi ndër mend të bënit një ekzaminim të eshtrave?
SKËNDER SHEHU: Jo. Jo as që na shkoi mendja në versionin e vetëvrasjes është ajo që ka pak gjak, por ama në versionin e vrasjes ka shumë më tepër, kush e vrau nga këta, E. Hoxha, K Hazbiu, R.Alia ose dikush tjetër, që s ‘është asnjëri nga këta.
Në librin e vëllait tuaj Bashkimi flet për një hedhje zari për të parë fatin e Mehmetit. Dhe një ëndërr…
ROLAND QAFOKU: Në moshën 40 vjeç lidhet me një operacion
SKËNDER SHEHU: Mirë atëherë ëndrra është këtu, ëndrra është diçka personale, po fakti është kështu me këtë ëndërr meqë e kërkoni, kur do të ikja në Suedi pasi u bë fejesa, unë isha në Greqi…ndërkohë zgjohem një ditë me një ëndërr sikur po ngjitem me gaz në rrugën për në Labinot Mal, dhe në një kthesë më del një oficer, ka qenë një oficer i Nexhmijes, më vonë roje në uzinën Dinamo faktikisht. Dhe i them çfarë ka ndodhur dhe më thotë bandat kanë vrarë Mehmet Shehun dhe vjen dikush nga ambasada dhe më thotë, se ka ardhur një telegram nga babai që thotë, kthehu.
ROLAND QAFOKU: Ju keni thënë, se nëse babai do të më thoshte, jo për fejesën, ju nuk do të fejoheshit? Si ndodhi kjo?
SKËNDER SHEHU: Po domosdo që nuk kisha si të fejohesha. Fillimisht i tregova mamasë, i tregova se kush ishte, “bobobo po pyet më mirë, po, nuk ishte dakort, pyeta i thashë unë. Tani i thashë, thuaji babait, sepse kishte xhaxhanë, jo ishte djalë xhaxhai, Arshi Pipa. Vajta te Mehmeti, hyra në dhomën e punës, -Hë mo Neli ke ndonjë lajm? Po- i thashë unë. Mirë ulemi. Po kam lajm, por nuk e di në kam lajm të mirë apo të keq. Po sepse ishte përbërja, dhe i shpjegova, se tani Qazim Turdiu kishte marrë urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë. Nuk më kishte thënë Silva. Silva ishte në skuadrën e volejbollit të Dinamos. Mirëpo këtu tani Fiqereti nguli këmbë që t’i thoshte Enverit. Ai shkoi te stabilimenti ku takoheshin për të pirë kafe dhe vajti atje dhe takoi Ramiz Alinë: E njeh Qazim Turdiun? – Po e kam pasur pedagog, ishte njeri i respektuar, pastaj më thonë këta: Edhe Qazimi kur ka marrë dekoratë. Në prishjen e fejesës para se të kaloj do them shkurt tre-katër gjëra. Kur erdhëm nga Greqia këtu …më tha që duhet ta prishësh fejesën. Të shkëputem unë me Silvën? Jo në asnjë mënyrë. Partia dhe populli nuk e pranon atë. Silvës ia thashë pastaj. Të nesërmen në mëngjes, i thashë mamasë.
ROLAND QAFOKU: Si ia thatë Silvës?
SKËNDER SHEHU: Ia thashë, por ata e kishin kuptuar pak a shumë. Se unë vajta një natë përpara aty, atë natë që u kthyem nga Greqia. Kur erdhëm ne nga Greqia, unë me Silvën unë i thashë që do veja në darkë. Qazimi e kuptoi, qarkullonin fjalë në Tiranë, piva atë gotë konjak edhe ika, të nesërmen u ndamë.
ROLAND QAFOKU: E takove më?
SKËNDER SHEHU: Të nesërmen edhe një herë tjetër. / voal.ch
-

“Regjimi në Shqipëri më i ashpri”, Roland Lami për 2 Korrikun e 35 viteve më parë: Ishim të paorganizuar
Emisioni “Real Story” në ABC News u fokusua këtë të mërkurë te 35-vjetori i ngjarjes historike të 2 korrikut 1990, kur mijëra shqiptarë u dyndën në ambasadat evropiane, një moment që mund të kishte shënuar fillimin e fundit të regjimit komunist në vend.
Megjithatë, analiza e kontekstit të asaj periudhe nxjerr në pah veçoritë e një regjimi atipik, ndryshe nga ato në vendet e tjera të Lindjes, dhe një shoqëri të papërgatitur për ndryshimin e vërtetë.
Analisti Roland Lami tha se zgjedhjet e para të vitit 1991 treguan skepticizmin e gjerë ndaj transformimit politik, ndërsa intelektualët dhe komunitetet e persekutuara mbetën faktorë të rëndësishëm në këtë proces kompleks të tranzicionit.
“Hapja e ambasadave mund të ishte një thyerje e regjimit dhe e ndarjes me të. Por, të analizojmë kontekstin me të cilën ne na ndodhi hapja e ambasadave, ne kishim një regjim që nuk i ngjashme që nuk ishte në vendet e tjera. Ishte një regjim shumë atipik në krahasim me vendet e Lindjes.
Nuk ishim në kushtet e Rumanisë, që kishte njerëz dhe e shporrën me dhunë regjimin, nuk ishim të organizuar. Zgjedhjet e para të vitit 1991 na tregonte që pjesa më e madhe e njerëzve nuk e besonin që regjimi u ndryshua. Nëse ne do të pretendonim një lloj disidencë, do të ishte komuniteti i dënuar dhe i persekutuar. E gjithë pra kjo na bën të kuptojmë, që nga takimi me intelektualët ishte një garanci për pushtetin”, tha Lami.