Tag: rodrygo

  • Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

    Dëshira e madhe e Xabi Alonso-s është ylli i ri portugez, do sakrifikohet njëri nga Rodrygo, Camavinga ose Brahim Diaz

    27 Maj 2025

    20:16

    Telesport

    Real Madrid po përgatitet për një revolucion të vërtetë këtë verë, ku do ketë shumë afrime të reja, por sigurisht edhe largime nga ekipi aktual. Një nga objektivat kryesor për merkaton e verës është Joao Neves, kërkesë e veçantë e Xabi Alonso-s.
    Dëshira e trajnerit të ri të Real Madridit është të ketë një organizator që kombinon teknikën, vizionin dhe dinamizmin në mesin e fushës, cilësi që 20-vjeçari portugez i përmbush më së miri. Joao Neves u transferua verën e kaluar nga Benfica te PSG për 60 milionë euro dhe gjatë sezonit të tij të parë në Paris është rritur shumë si lojtar.
    Kontrata aktuale me PSG-në skadon në vitin 2029 dhe duket shumë e vështirë që klubi francez të heq dorë prej tij. Megjithatë, te Reali mendojnë se kanë një propozim joshësh për kampionët e Francës duke i ofruar në këmbim të Neves një shumë të caktuar ekonomike si dhe njërin nga 3 yjet e tyre: Rodrygo, Brahim Diaz ose Eduardo Camavinga.
    Javët në vijim do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse kjo lëvizje e guximshme nga klubi madrilen do të bëhet realitet apo do mbetet thjesht një dëshirë…

  • Atletico Madrid i shtang të gjithë, gati oferta për yllin e Real-it

    Atletico Madrid i shtang të gjithë, gati oferta për yllin e Real-it

    24 Maj 2025

    14:25

    Telesport

    Atletico Madrid po synon një sulm tronditës ndaj Real Madridit për sulmuesin e pakënaqur Rodrygo Goes.
    Rodrygo është i shqetësuar dhe i pakënaqur te Real, i bindur se nuk do të marrë kurrë njohjen që beson se meriton për atë që ka arritur me klubin.
    Kështu, Rodrygo dhe agjentët e tij po shqyrtojnë opsionet e tyre, me bisedimet me Manchester City që janë zhvilluar këtë muaj.
    Duke folur për El Chiringuito, gazetari veteran Alfredo Duro thotë se Atletico është i vendosur ta mbajë Rodrygon në Spanjë.
    Lojtari brazilian vlerësohet shumë nga trajneri i Atleticos, Diego Simeone, dhe vendimmarrësit kryesorë brenda dhomës së bordit.
    Duro thotë se Simeone dëshiron ta bashkojë Rodrygon në sulm me Julian Alvarez dhe një ofertë serioze do të bëhet për sulmuesin e Realit këtë verë.

  • Mirupafshim Madrid! Këto janë 3 klubet e para që kanë nisur kontaktet me Rodrygo-n

    Mirupafshim Madrid! Këto janë 3 klubet e para që kanë nisur kontaktet me Rodrygo-n

    Rodrygo duket se po kalon ditët e fundit në Madrid, braziliani me shumë gjasa do të largohet në verë nga Madridi, pas një sezoni mes shumë kritikash dhe pakënaqësish. Interesi për 24-vjeçarin është shumë i madh, mësohet se deri tani kanë nisur kontaktet me të, të paktën 3 klube.
    Chelsea: “Blutë” e shohin brazilianin si lojtarin e duhur për të udhëhequr sulmin bashkë me Cole Palmer, ose dhe me një sulmues tjetër të ri që po ashtu synohet të transferohet këtë verë, siç është Benjamin Sekso. Plani i klubit londinez është të krijojë një repart sulmues të ri, i aftë për të luajtur bashkë dhe që garanton sukses.
    Arsenal: “Topçinjtë” e shohin Rodrygo-n si përforcimin ideal në krahun e majtë për të plotësuar Kai Havertz dhe Bukayo Saka, duke dashur të rrisin nivelin e tyre të sulmit. Mikel Arteta e sheh brazilianin si profilin e duhur për shkak të cilësisë dhe shkathtësisë së tij, pasi ai mund të luajë në të dy krahët dhe madje edhe në mesfushë.
    Manchester City: Pep Guardiola e sheh Rodrygo-n si një zgjidhje për mungesën e ekuilibrit që gjendet tek disa anësorë aktualë, si Grealish dhe Doku, të cilët pritet të largohen në afatin e ardhshëm të transferimeve të verës.
    Nga ana tjetër, Real Madrid është i hapur për të lejuar largimin e brazilianit, por vetëm me një kusht: oferta për të duhet të jetë patjetër mbi 100 milionë euro.

  • Mirupafshim Madrid! Këto janë 3 klubet e para që kanë nisur kontaktet me Rodrygo-n, Reali gatshëm të pranojë çdo ofertë mbi 100 mln euro

    Mirupafshim Madrid! Këto janë 3 klubet e para që kanë nisur kontaktet me Rodrygo-n, Reali gatshëm të pranojë çdo ofertë mbi 100 mln euro

    Rodrygo duket se po kalon ditët e fundit në Madrid, braziliani me shumë gjasa do të largohet në verë nga Madridi, pas një sezoni mes shumë kritikash dhe pakënaqësish. Interesi për 24-vjeçarin është shumë i madh, mësohet se deri tani kanë nisur kontaktet me të, të paktën 3 klube.
    Chelsea: “Blutë” e shohin brazilianin si lojtarin e duhur për të udhëhequr sulmin bashkë me Cole Palmer, ose dhe me një sulmues tjetër të ri që po ashtu synohet të transferohet këtë verë, siç është Benjamin Sekso. Plani i klubit londinez është të krijojë një repart sulmues të ri, i aftë për të luajtur bashkë dhe që garanton sukses.
    Arsenal: “Topçinjtë” e shohin Rodrygo-n si përforcimin ideal në krahun e majtë për të plotësuar Kai Havertz dhe Bukayo Saka, duke dashur të rrisin nivelin e tyre të sulmit. Mikel Arteta e sheh brazilianin si profilin e duhur për shkak të cilësisë dhe shkathtësisë së tij, pasi ai mund të luajë në të dy krahët dhe madje edhe në mesfushë.
    Manchester City: Pep Guardiola e sheh Rodrygo-n si një zgjidhje për mungesën e ekuilibrit që gjendet tek disa anësorë aktualë, si Grealish dhe Doku, të cilët pritet të largohen në afatin e ardhshëm të transferimeve të verës.
    Nga ana tjetër, Real Madrid është i hapur për të lejuar largimin e brazilianit, por vetëm me një kusht: oferta për të duhet të jetë patjetër mbi 100 milionë euro.

  • Ç’po ndodh me Rodrygo? Trajneri Ancelotti zbulon të vërtetën me sulmuesin brazilian

    Ç’po ndodh me Rodrygo? Trajneri Ancelotti zbulon të vërtetën me sulmuesin brazilian

    14 Maj 2025

    13:19

    Telesport

    Çfarë po ndodh me Rodrygo? Këtë gjë po e pyesin shumë në Spanjë, duke qenë se anësori i Real Madrid është zhdukur nga radari prej dy ndeshjesh tashmë dhe me mungesën ndaj Mallorca do të jetë e treta radhazi në stol.
    Në mediat spanjolle kanë nisur të përhapen spekulimet për një përçarje me Carlo Ancelotti dhe veçanërisht klubin që po mendon ta shesë. Por trajneri italian sqaron gjithçka në lidhje me këtë çështje.
    “Ka shumë spekulime, të gjithë e duan veçanërisht këtë. Ai kishte temperaturë javën e kaluar që nuk e lejoi atë të stërvitej mirë ose të kthehej në nivelin e tij më të mirë”, sqaroi trajneri italian që do të lërë Real në fund të sezonit.
    “Sot ai kishte një problem muskulor në njërën këmbë që duhet ta vlerësojmë. Lojtari nuk është në maksimumin e tij pas etheve. Rodrygo dëshiron të luajë, të ndihmojë ekipin dhe të tregojë cilësinë e tij”, shtoi Ancelotti.
    Në fund, trajneri italian sqaroi: “Është pak i zhgënjyer, por asgjë më shumë. Gjithçka që i ndodh një lojtari të dëmtuar. La Liga nuk ka përfunduar ende dhe nuk duam t’ia dorëzojmë kundërshtarit. Duam ta mbyllim mirë një sezon të vështirë“.

  • Rodrygo është ‘zhdukur’, vetëm 2 gola në vitin 2025. Braziliani, jo më i paprekshëm

    Rodrygo është ‘zhdukur’, vetëm 2 gola në vitin 2025. Braziliani, jo më i paprekshëm

    Sezoni i trazuar i Real Madridit ka fytyrën e Rodrygo Silva de Goes. Dikur i pazëvendësueshëm dhe lojtar kyç në ndeshjet më të rëndësishme, gjithmonë vendimtar kur bëhej fjalë për sfida me peshë, braziliani është zbehur muajt e fundit, duke humbur gradualisht rëndësinë në skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti.
    Rritja e Arda Güler dhe një sistem loje tepër i përqendruar rreth Mbappé e kanë detyruar të luajë rol dytësor në këtë vit 2025: vetëm 2 gola të shënuar, një në derbin e vajtjes së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve dhe tjetri në kampionat kundër Las Palmas (më 19 janar).
    Shifra të varfra për një sulmues mbi të cilin në të kaluarën Real Madridi ishte mbështetur shumë, por sot nuk duket më i domosdoshëm apo i paprekshëm. Nëse klubi madrilen do të ketë nevojë të bëjë një shitje, mes tij dhe Vinicius, ai që mund të largohet është pikërisht 24-vjeçari nga Osasco.
    Sipas shtypit spanjoll, Xabi Alonso ka lënë të kuptohet se mund të bëjë pa të, pasi synon ta ndërtojë ekipin rreth Bellingham, Mbappé dhe Vinicius. Një situatë krejtësisht e re për Rodrygon, i cili ka luajtur 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet (38 si titullar), duke realizuar 13 gola dhe dhënë 10 asistime, shumica e tyre para muajit shkurt.
    Tani duhet të shohë përreth dhe të kuptojë nëse ka hapësirë për largim nga “Los Blancos”. Braziliani ka kontratë deri në vitin 2028 dhe nuk i mungojnë admiruesit. Diçka mund të lëvizë në këtë drejtim pas disa javësh.
     

  • Refuzoi që të luante kundër Barcelonës, Rodrygo vazhdon me skandalin te Real Madrid 

    Refuzoi që të luante kundër Barcelonës, Rodrygo vazhdon me skandalin te Real Madrid 

    Rodrygo ka qenë në qendër të vëmendjes prej disa javësh dhe gjithçka filloi kur u njoftua se ai ishte i pakënaqur me statusin e tij në Real Madrid dhe dëshironte të largohej nga klubi në verë. Braziliani ka humbur shumë minuta këtë sezon dhe u shpreh se do të qëndronte në Madrid vetëm nëse Xabi Alonso, kur të marrë rolin e trajnerit të Realit, do t’i kërkojë brazilianit që të qëndrojë. 
    Më pas doli në media informacioni se Rodrygo refuzoi të luante në El Clasico të dielën. Braziliani ishte i zemëruar që nuk luajti nga minuta e parë ndaj Barcelonës dhe thuhet se refuzoi të hynte në lojë në pjesën e dytë, duke mos iu bindur Ancelotit. Drama ka vazhduar edhe sot teksa Rodrygo është shfaqur në stërvitje për 15 minuta dhe më pas është larguar, pas një bisede me trajnerin Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ 
     

  • Marca zbulon prapaskenat: Rodrygo “rebelohet” me klubin dhe kërkon të shitet në verë

    Marca zbulon prapaskenat: Rodrygo “rebelohet” me klubin dhe kërkon të shitet në verë

    13 Maj 2025

    11:16

    Telesport

    Real Madrid është në një krizë të thellë dhe jo vetëm në aspektin e rezultateve. Pas humbjes në “El Clasico”, që vulosi titullin e Barcelonës dhe dështimin e sezonit, një ditë pas shpalljes së Ancelotti si trajner i Brazilit, shpërtheu skandali Rodrygo.
    Sipas “Marca”, braziliani ka prishur marrëdhëniet me klubin dhe do të kërkojë të shitet në merkaton e verës. Për sulmuesin Brazilian ka mjaft kërkesa si nga Europa ashtu dhe nga vendet arabe (kontrata me “los blancos” skadon në vitin 2028).
    Ajo që shkaktoi atë që mediat spanjolle po e quajnë “rebelim”, nuk ishte aq shumë përjashtimi i tij nga formacioni titullar të dielën kundër Barcelonës, por një sezon keqkuptimi me yjet e tjerë, veçanërisht me Mbappe dhe Bellingham.
    Kostoja e kartonit të Rodrygo pritet të shkojë në 100 milionë euro, një lojtar që ka qenë vendimtar në Madrid, me 68 gola në 267 ndeshje zyrtare. Por tashmë, pas 6 sezonesh, aim und të lërë Madridin e të takohet me Ancelotti në kombëtare.

  • Real Madrid – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare!

    Real Madrid – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare!

    Carlo Ancelotti sonte do të luajë “all in” në sulm për të përmbysur humbjen 3-0 në Londër. Formacioni i Real Madrid kundër Arsenalit sapo u publikua dhe nuk ka surpriza.
    Sulmi është i përhershmi, me Bellingham, Rodrygo, Vinicius dhe Mbappe.
    Real Madrid: Courtois, Vazquez, Asencio, Rudiger, Alaba, Valverde, Tchouameni, Bellingham, Rodrygo, Vinicius, Mbappe
    Arsenal: Raya – Timber, Saliba, Kiwior, Lewis-S – Odegaard, Partey, Rice – Saka, Merino, Martinelli.