Tag: rodrygo

  • “Nuk isha mirë as fizikisht, as mendërisht”; Rodrygo tregon “gropën” ku ra te Real Madridi

    “Nuk isha mirë as fizikisht, as mendërisht”; Rodrygo tregon “gropën” ku ra te Real Madridi

    7 Tetor 2025

    14:02

    Alfred Lleshi

    Aktualisht në grumbullim me kombëtaren e Brazilit për dy miqësoret ndaj Japonisë dhe Koresë së Jugut, Rodrygo ka folur për të ardhmen e tij te Real Madridi. Në intervistën për “AS”, ai ka sqaruar zërat e fundit për një largim të mundshëm: “Ka qenë një periudhë shumë e vështirë në nivel personal. Për një kohë të gjatë nuk kam folur me askënd dhe askush nuk e dinte çfarë po përjetoja. Nuk isha mirë as fizikisht, as mendërisht”.
    Sulmuesi brazilian falënderoi Carlo Ancelottin për mbështetjen dhe durimin që tregoi ndaj tij gjatë rikuperimit. Rodrygo theksoi se është i vendosur të qëndrojë në Madrid: “Ka gjithmonë oferta, por unë ia kam bërë të qartë klubit se dua të vazhdoj të rritem në ‘Bernabeu’. Sa kohë që Real Madridi më dëshiron, do të jem aty. Nëse një ditë më kërkon të largohem, do ta pranoj, por deri tani nuk ka ndodhur”.
    Ai pranoi se po mëson të përshtatet edhe me rolet e reja që Xabi Alonso i kërkon: “E preferoj krahun e majtë, atje ndihem më i fortë, por jam gjithmonë i gatshëm për ekipin. Po përmirësohem dhe ndihem i lumtur”.

  • Ancelotti zbulon kombëtaren për dy miqësoret e tetorit, rikthen Rodrygo: Mund t’i japë shumë Brazilit

    Ancelotti zbulon kombëtaren për dy miqësoret e tetorit, rikthen Rodrygo: Mund t’i japë shumë Brazilit

    Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, ka publikuar skuadrën për ndeshjet miqësore kundër Koresë së Jugut (10 tetor) dhe Japonisë të martën, më 14 tetor. “Nuk është lista përfundimtare, por shumë nga këta lojtarë do të jenë të pranishëm në Kupën e Botës. Është një listë e prekur nga dëmtimet që kemi pasur ditët e fundit“, shpjegoi Carletto.
    Marquinhos, zakonisht kapiteni i Selecao, mungon: “Nëse Casemiro pranon, ai mund të jetë kapiten. Unë e mbështes Casemiro si kapiten.” Lidhur me thirrjen e Rodrygo, ish-trajneri i Real Madridit deklaroi: “Ai po luan shumë mirë tani. Nuk luan shumë, por kur luan, është në gjendje të mirë fizike”.
    “Është një lojtar shumë i rëndësishëm për këtë ekip kombëtar. Është një sulmues që mund të luajë në të gjitha pozicionet sulmuese dhe mendoj se mund t’i sjellë shumë ekipit. Të gjithë e njohin Rodrygo. Sezonin e kaluar, ai pati disa probleme që i kapërceu, por tani është shumë i motivuar. Dua ta shoh këtu me ne“, tha Ancelotti.
    Një koment për Militao: “Ai pati një problem në ndeshjen e fundit, një dëmtim, por stafi mjekësor i ekipit kombëtar dhe ai i Real Madrid janë në kontakt. Kam folur me të dhe nëse është mirë dhe nuk ka probleme, do të doja që ai të ishte me ne.”
    “Do të luajmë për të luajtur mirë dhe për të fituar. Ky është prioriteti. Do të ketë lojtarë të rinj që do të hyjnë në fushë, të cilët do të kem mundësinë t’i njoh, por prioriteti është shumë i qartë: duhet të fitojmë, të luajmë mirë nëse është e mundur dhe të përmirësohemi në të gjitha fushat që kam përmendur tashmë”, tha Ancelotti.

  • Bayerni tentoi Rodrygon, madje diskutoi edhe çmimin. Megjithatë, Real Madridi nuk…

    Bayerni tentoi Rodrygon, madje diskutoi edhe çmimin. Megjithatë, Real Madridi nuk…

    29 Shtator 2025

    10:01

    Alfred Lleshi

    Bayern Munich ka tentuar seriozisht për Rodrygo gjatë verës, madje janë diskutuar edhe shifra, por Real Madridi ka qenë i palëkundur. E ardhmja e brazilianit u vu në pikëpyetje që në fund të sezonit të kaluar, kur me Ancelottin në stol u zhduk nga skena për gati dy muaj. Siç shkruan “MARCA”, sulmuesi kërkon të ndihet titullar i padiskutueshëm, diçka që nuk e ka pasur gjithmonë te madrilenët.
    Gjatë merkatos verore, përveç Manchester City, edhe Bayern Munich shfaqi interes konkret për sulmuesin e krahut. Sipas mediave spanjolle, bisedimet kanë përfshirë edhe aspektin ekonomik, por madrilenët ishin të qartë: Rodrygo nuk do të largohej.
    Nga ana e tij, lojtari asnjëherë nuk ka dhënë sinjale për transferim. Për këtë arsye, marrëveshja me bavarezët u bllokua jo për çështje financiare, por sepse Real Madridi dëshiron ta mbajë me çdo kusht lojtarin e lindur në vitin 2001.

  • Alonso sqaron të ardhmen e Rodrygo: Kam biseduar me të, sezoni sapo ka filluar

    Alonso sqaron të ardhmen e Rodrygo: Kam biseduar me të, sezoni sapo ka filluar

    28 Gusht 2025

    11:03

    Telesport

    Me merkaton që po shkon drejt fundit e ardhmja e sulmuesit brazilian Rodrygo është ende e paqartë. Ai ka qenë në stol në ndeshjet e para sezonale të Real Madrid dhe zërat për një largim të tij kanë qenë të shpeshta.
    Gjithsesi, trajneri Xabi Alonso dëshiron që t’i japë një shans sulmusit pavarësisht se e ka ulur në stol. “A kam folur me Rodrygon? Po, sigurisht, siç bëj me të gjithë lojtarët e mi”, sqaron trajneri spanjoll
    Më tej, Alonso deklaron: “Për mua, sezoni sapo ka filluar. Kupa e Botës për Klube ishte një kontekst tjetër. Tani kemi kampionatin dhe më pas edhe Champions e Kupën. Të shohim”.
    Sezonin e kaluar, Rodrygo luajti 51 ndeshje, duke shënuar 14 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Por muajt e fundit, si me Ancelotti ashtu dhe me Alonso, ai ka ngrohur stolin apo ka qenë në tribunë.

  • E FUNDIT NGA SPANJA: Rodrygo merr vendimin final për të ardhmen, lajmëron dy agjentët e tij të gjejnë një ekip të ri

    E FUNDIT NGA SPANJA: Rodrygo merr vendimin final për të ardhmen, lajmëron dy agjentët e tij të gjejnë një ekip të ri

    25 Gusht 2025

    20:07

    Telesport

    Edhe pse e nisi si titullar ndeshjen e mbrëmshme ku Real Madrid fitoi 0-3 ndaj Real Oviedo dhe luajti për 63 minuta, Rodrygo duket se ka vendosur të largohet nga klubi madrilen gjatë kësaj jave, pasi më 1 shtator mbyllet zyrtarisht merkato. Braziliani nuk e priti miri vendimin e Xabi Alonso-s për t’u zëvendësuar dhe reagoi me nervozizëm.
    Sipas asaj që raporton “The Athletic”, Rodrygo ka lajmëruar sot dy agjentët e tij, Pini Zahavi dhe Kia Joorabchian, të shqyrtojnë propozimet e ardhura nga ekipet e tjera.
    Deri tani për brazilianin ka pasur interes nga Arsenal, Manchester City dhe Liverpool. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se Real Madrid nuk do e pengojë largimin e Rodrygo-s, por kjo gjë do të ndodhë vetëm nësë paguhet shifra 100-110 milionë euro për kartonin e tij.
    Rodrygo ka vendosur të largohet duke ditur se me Xabi Alonso-n nuk e ka të sigurt vendin e titullarit dhe trajneri bask duket i prerë në vendimet e tij: do luajë ai që e meriton. Në ndeshjen e djeshme, Alexander Arnold dhe Vinicius Junior e nisën nga stoli, për shkak të perfomancave të tyre jo të mira në ndeshjet e mëparshme.

  • Kamera që vazhdoi dhe e filmoi ishte një “tradhti” për të, lojtari i Realit shfaq gjithë pakënaqësinë ndaj Alonsos

    Kamera që vazhdoi dhe e filmoi ishte një “tradhti” për të, lojtari i Realit shfaq gjithë pakënaqësinë ndaj Alonsos

    Mbrëmë Real Madridi mundi Oviedon 3-0 në ndeshjen e raundit të dytë të La Ligës dhe në qendër të vëmendjes është Rodrygo sepse kamerat regjistruan atë që bëri braziliani kur Xabi Alonso e nxori nga loja.
    Pavarësisht fitores është e qartë se situata në ekipin e madrilenëve nuk është më e mira e mundshme pasi Alonso ka disa lojtarë të pakënaqur aty dhe Rodrigo kryeson mbi të gjithë.Mbrëmë, braziliani më në fund mori një shans për të luajtur nga minuta e parë dhe shumë besojnë se ndeshja kundër Oviedos ishte shansi i tij i fundit për të provuar veten.
    Rodrygo ishte i motivuar për të luajtur dhe kishte disa lëvizje të mira, por Alonso e “preu” plotësisht në minutën e 63-të kur vendosi ta nxirrte nga loja, gjë që nuk i pëlqeu brazilianit.Ndërsa ai doli nga fusha, ishte e qartë sa i pakënaqur ishte, dhe për keqardhjen e tij, kameramani vazhdoi ta filmonte, duke kapur momentin kur Rodrygo u ul në stol dhe filloi të ankohej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

     

  • Xabi Alonso: Tjetërsimi i Mbappé? Ka rikuperuar 4 kilogramë që nga Botërori i Klubeve

    Xabi Alonso: Tjetërsimi i Mbappé? Ka rikuperuar 4 kilogramë që nga Botërori i Klubeve

    “Ndryshimet nga një ndeshje në tjetrën varen nga ajo që na nevojitet, nga ngarkesa, nga kundërshtari. Asgjë më shumë”. Kështu e shpjegoi Xabi Alonso “revolucionin” e tij në “Tartiere”, ku futi në lojë Carvajal, Rüdiger, Mastantuono dhe mbi të gjitha Rodrygo. “Na duhen të gjithë lojtarët, Rodrygo është një prej tyre”, – theksoi trajneri bask. Po ashtu, ai uli tonet rreth uljes në stol të Vinicius: “Vini hyri shumë mirë në ato dy gola qetësie. Do të ketë ndeshje për të gjithë (…). Në futboll duhet t’i kuptosh gjërat”.
    Çfarë analize bëni për ndeshjen?E analizoj nga loja, Oviedo ishte e mbyllur. Në pjesën e dytë ramë pak, sepse kundërshtari bëri një hap përpara. Ishte një ndeshje shumë serioze, e plotë, me dhe pa top, luajtëm si skuadër. Vini hyri shumë mirë në dy golat e qetësisë, do të ketë ndeshje për të gjithë.
    Si e patë Carvajal? A e shihni në kombëtare?Mendoj se Carva do të donte të kthehej. Është vendim i trajnerit, por unë jam i lumtur që po rikuperon ndjesitë. Ka pasur minuta tipike të tij, shumë i qëndrueshëm. Shpresoj të shkojë tani në kombëtare, nëse jo, do të kthehet aty.
    Vinicius ishte në stol dhe ekipi ndryshoi shumë…Ndryshimet varen nga ajo që na nevojitet në çdo ndeshje. Asnjë vendim i prerë për muajin e ardhshëm. Dua që të gjithë të ndihen të rëndësishëm. Kjo na jep stabilitet si skuadër.
    A do të shohim shumë ndryshime këtë sezon?Kemi mbi 20 lojtarë dhe dua të nxjerr më të mirën nga secili. Sot Vini ishte i rëndësishëm, por të gjithë do të kontribuojnë.
    Vini nuk kishte qenë rezervë për arsye teknike prej katër vitesh…Çdo lojtar është ndryshe, por vendimet merren për të mirën e skuadrës. Duhet kuptuar kjo.
    Çfarë ka ndryshuar te Mbappé?Ka rikuperuar 4 kilogramë, që i kishte humbur në Botërorin e Klubeve prej problemtit shëndetësor që pati. Tani duket mirë, më pëlqen kur e shoh të bëjë ato kthesat e tij. Ka luajtur shumë mirë, edhe sot, edhe ndeshjen tjetër. Ende ka gjëra për t’u përmirësuar, por ndjesitë janë pozitive.
    Si e patë Rodrygo?Bëri një ndeshje të mirë, lidhet mirë në atë krah. Ishte e vështirë të gjeje hapësira ndaj një Oviedo kaq të mbyllur, por ai na ndihmoi. Është një prej të gjithëve, që na duhen.
    Çfarë ju ka habitur më shumë te Mastantuono? I kërkoi fanellën Cazorlas?Franco bëri një ndeshje të madhe. Në pak kohë është integruar mirë në grup. Ka energji të madhe, këmbë të majtë të fortë dhe do të përmirësohet akoma. Cazorla me siguri pati shumë kërkesa për fanellën.
    Po Rüdiger?Është shumë i qëndrueshëm, i besueshëm. Kemi nevojë për lojtarë të tillë. Militao luajti 90 minuta, pas një dëmtimi të gjatë, dhe duhet mbrojtur. Rüdiger është garanci.
    Çfarë i thatë Cazorlas?Ajo mbetet mes nesh, por u emocionova. E di çfarë po kalon. Atmosfera ishte spektakolare dhe lojtarët më thoshin para se të hynin në fushë se do të ndizeshin nga ajo energji.

  • Vendos Perez, Rodrygo do largohet vetëm me një kusht këtë merkato nga Real Madrid

    Vendos Perez, Rodrygo do largohet vetëm me një kusht këtë merkato nga Real Madrid

    24 Gusht 2025

    19:08

    Telesport

    Edhe pse kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e afatit të merkatos verore, drejtuesit e Real Madrid janë ende të hapur për një largim të mundshëm të Rodrygo.
    Me ardhjen e Xabi Alonso si trajner, braziliani ka humbur vendin e titullarit dhe tani është kthyer në një lojtar stoli. Prej ditësh përflitet për një largim të mundshëm të tij drejt Premier League, ku ka interes nga Man. City dhe Arsenal, por deri tani s’ka pasur asnjë ofertë zyrtare.
    Mediat spanjolle bëjnë me dije se Florentino Perez ka vendosur një kusht për largimin e mundshëm të Rodrygo-s deri më 1 shtator. Dhe kushti është shifra 110 milionë euro. Rodrygo mund të largohet deri në datën 1 shtator, vetëm nëse vjen një ofertë deri në 100 milionë euro.

  • Xabi: Nuk ka lojtarë të paprekshëm për mua. Rodrygo? Vendimet janë të miat

    Xabi: Nuk ka lojtarë të paprekshëm për mua. Rodrygo? Vendimet janë të miat

    Pa dashur të zbulojë shumë, por duke theksuar autoritetin e tij, Xabi Alonso foli në konferencën për shtyp para sfidës Oviedo-Real Madrid. Trajneri madrilen nuk deshi të tregojë nëse Mastantuono do ta nisë nga minuta e parë: “Kushdo që është në listën e grumbullimit mund të jetë titullar”.
    E njëjta përgjigje edhe për Vinicius, për të cilin u pyet nëse është i paprekshëm: “Për mua sezoni dhe kjo etapë kanë nisur tani. Kemi luajtur vetëm një ndeshje. Vendimet për formacionin dhe kush luan janë vetëm dhe ekskluzivisht të miat”.
    Ai sqaroi gjithashtu se mungesa e Rodrygo ndaj Osasunës nuk ishte asnjë urdhër nga klubi, për ta shtyrë drejt largimit: “Të gjitha vendimet janë të miat, vetëm unë i marr”.
    Për ndeshjen ndaj Oviedo: “Për ta është një ndeshje speciale, por edhe për ne është e rëndësishme të vazhdojmë të rritemi dhe të jemi konkurrues jashtë fushe. Jemi vetëm në javën e tretë, por e presim me interes ndeshjen në fjalë”.
    Për Mastantuono: “Hyri mirë në lojë ndeshjen e fundit, me energji. Është në listë, pra ka mundësi si të gjithë të luajë”.
    Për Cazorla: “Kam kujtime të shkëlqyera me të si lojtar dhe si shok ekipi. Është fantastike që është kthyer tek Oviedo dhe është bërë simbol atje”.
    Për Vinicius: “Është fillimi i sezonit, të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm, nuk bëj dallime”.
    Për punën taktike: “Shenjat në fushë na ndihmojnë për organizim taktik, punë linjash e referenca. E kam përdorur gjithmonë”.
    Për Rodrygo: “Kam folur me shumë lojtarë, edhe me Rodrygo. Është herët, sezoni sapo ka filluar”.
    Për gjuajtjet e dënimit: “Ende nuk kemi punuar shumë, por kemi disa lojtarë me cilësi të mëdha: Arda, Trent, Mastantuono, Kylian…”
    Për merkaton: “Jam i kënaqur me skuadrën, por duhet të jemi gjithmonë vigjilent”.
    Për Bellingham: “Duhet të përshtatemi. Askush nuk do t’i luajë të gjitha minutat”.
    Për Mastantuono si profil: “Mund të luajë si ‘10’ ose në vijën e fundit. Ka cilësi dhe shkathtësi për të dyja rolet”.
    Për Vinicius dhe zhurmat që e rrethojnë:“E shoh mirë, të gjithë kanë dëshirë të bëjnë një sezon të madh”.
    Për sistemin e lojës (4-3-3): “Kemi fleksibilitet, por ideja jonë është e qartë”.
    Për krahasimin me Barcelonën: “Nuk më shqetëson. Më shqetëson niveli ynë. Çdo javë do të përmirësohemi”.
    Për Mbappé: “Nuk i vendos objektiva golash. Dua ta ndihmoj që të udhëheqë skuadrën. Është pjesë themelore e projektit tonë”.

  • Lojtari i Real Madridit nuk duron dot më, i “lutet” Perez ta lejojë të largohet

    Lojtari i Real Madridit nuk duron dot më, i “lutet” Perez ta lejojë të largohet

    22 Gusht 2025

    17:17

    Telesport

    Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur vendin e titullarit me ardhjen trajner të Xabi Alonso dhe është kthyer në një lojtar i mirëfilltë stoli.
    Për Rodrygo-n ka interes nga disa klube të mëdha si Arsenal e Manchester City, por Real Madrid nuk pranon largimin e tij për më pak se 100 milionë euro.
    “Indykaila.news” raoorton se Rodrygo ka takuar Florentino Perez dhe i ka kërkuar atij të krijojë kushtet e favorshme për largimin e tij këtë verë nga Real Madrid.
    Më shumë mundësi, braziliani do të ketë një ekip të ri nga 1 shtatori e tutje, ditë kur mbyllet afati kalimtar për këtë merkato verore.