Tag: robert

  • Robert Papa nxjerr të tjera detaje nga vizita e Adams në Tiranë: Nga helikopteri për në Vlorë, linja ajrore direkt…

    Robert Papa nxjerr të tjera detaje nga vizita e Adams në Tiranë: Nga helikopteri për në Vlorë, linja ajrore direkt…

    Gazetari Robert Papa që jeton në SHBA, hedh dritë mbi prapaskenat e vizitës së kryebashkiakut të New York-ut, Eric Adams, në Shqipëri, duke ngritur dyshime të forta për qëllimet reale të këtij udhëtimi dhe lidhjet e tij me kryeministrin Rama. Ai thekson se Rama është tashmë i izoluar nga administrata amerikane, ndërsa e përdor figurën e Adams për të krijuar iluzione për mbështetje nga SHBA. Papa rrëfen gjithashtu detaje të panjohura për linjat ajrore mes Tiranës dhe New York-ut, duke ironizuar “shpikjen” e Ramës për një lidhje ajrore që ka ekzistuar që në vitet ’90. Me informacion të brendshëm nga qarqet e Washingtonit, Robert Papa paralajmëron se do ketë zhvillime te dosjet Soros dhe McGonigal. “Ne na intereson që Soros të shkojë para bankës të të akuzuarve.
    Na intereson që McGonigal gjithashtu të rihapet dosja, edhe pse është vetëm për çështje në New York dhe jo në Washington, ku është Rama. Të mësojmë sa më shumë. Unë kam pasur shumë akses përmes disa gazetarëve me emër në Washington dhe shpresoj që përsëri, në qoftë se kjo çështje hapet, do të mësojmë më tepër. Mos dëgjoni mendimin e atyre që nuk e njohin këtë aferë. Nuk është 16 faqe dosja. 16 faqe ka qenë akuza. 13 herë është përmendur Rama në New York, jo në Washington. Fakt lidhur me përrallën tjetër, të “i sëmuri i Europës juglindore” (Rama), gjoja me të akuzuarin me 56 faqe në aktpadi, Adams, se do të vendosin për herë të parë linjën direkte Tiranë-New York unë ju them se kam udhëtuar direkt që në 1993-in në korrik. Një djalosh shqiptar, kishte bërë një linjë ajrore që shkonte direkt në Neë York. Edhe pse nuk kishte shumë shqiptarë që kishin viza asaj kohe, sapo kishte filluar Green Card dhe kur jam kthyer mbas një viti, linja nuk funksiononte më. Në vitet 2000 ishte një shqiptar tjetër, Hila, nga Brooklyni, që mori një avion me qira, e provoi. Ishte e vështirë që të gjendej numri i udhëtarëve. Ne nuk kemi linjë ajrore kombëtare, siç ka Serbia, Somalia, mund të ketë dhe Etiopia. Pra, duhet parë interesi ekonomik. A mund ne të kemi aq shumë udhëtarë çdo ditë? A mund të funksionojë vetëm një herë në javë? Prapë do të jetë me avion me qira. Do të ishte shumë mirë që të kishte linjë direkte, të na shkurtonte të paktën tre, katër orë. Do të ishte diçka pozitive pa diskutim. Por që të përdorësh një “afrikan amerikan në ikje” (Adams), ta shesësh se ai po vjen për të nxitur turizmin në New York, është e pakuptimtë, dhe ta dërgosh me helikopter ushtarak në Vlorë tregon që ke pazare”, tha ai.
    Pazaret Rama-Adams
    Papa shpjegon se pas “propagandës turistike” fshihen pazare politike dhe interesa të errëta, që lidhen me hetimet e hapura ndaj Sorosit, McGonigal-it dhe rrethit të Ramës në Washington. “Tregon që ke pazare, sepse ka kohë që thuhet që Rama i shpërblen me gurë të çmuar, jo më me e kesh, dhe sa herë që vijnë këtu janë të përgjuar nga FBI. Rama është izoluar nga kjo administratë. Përfaqësuesja e Trumpit është e Ngarkuara me Punë. Nuk ka bërë asnjë takim me të. Ka takuar ministrat, ka shkuar te Presidenti. Amerika duhet ta njohë realitetin ashtu siç është dhe në funksion të platformës të re të Presidentit Trump. Deri tani nuk ka qenë. Mungon një nominim për ambasadorin. U përfol Adams, kur u tërhoq nga gara për New York, se do t’i afrohej një post ambasadori diku si karamele. Ndërkohë që Zoti Trump nga 191 ambasadorë ka emëruar vetëm 66. Nga këta vetëm gjashtë janë ambasadorë karriere, 60 janë politikë, ata që kanë bërë donacione nga 1 milion, 2 milionë e më lart. Pra, 90% e emërimeve janë politike. Tek emërimeve që mbesin do të jenë të karrierës. Në Shqipëri ne nuk e kemi nivelin për të pasur emërim politik. Nuk ka ndodhur ndonjëherë. Natyrisht që Departamenti do të përzgjedhë tek ajo trupë që ka grada në departament, kolonel, gjeneral. A do të na vijë niveli i ulët siç ka ndodhur rëndom, apo do të kemi një ambasador profesionalisht i lartë? Do të ishte një ndihmë e madhe për Shqipërinë në këtë kohë që kërkon të shkëputet nga marrja peng e politikës 30-vjeçare të njerëzve kusarë, hajdutë, vjedhës, dhe nën drejtimin 12-vjeçar të një kryeministri që mund të jetë çdo gjë, por nuk është pro-shqiptar”, shprehet Papa.

  • Kush e tall presidentin Donald Trump, paguan shtrenjtë, John Bolton nxjerr detajet e pathëna, çfarë do të ndodhë…

    Kush e tall presidentin Donald Trump, paguan shtrenjtë, John Bolton nxjerr detajet e pathëna, çfarë do të ndodhë…

    Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, një nga zërat më të drejtpërdrejtë në politikën amerikane, rrëfen prapaskenat e administratës Trump. Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Robert Papa dhe gazetën “SOT”, Bolton shpalos pa asnjë filtër qëndrimet e tij për administratën Trump, krizën në OKB, rolin e SHBA-ve në Ballkan dhe ndikimin e dosjeve të ndjeshme si ajo Epstein. Ai komenton dhe talljen e kryeministrit Rama në prani të presidentit frances Macron për gabimin e Donald Trump.
    -Robert Papa: Ambasador na ke munguar..Ju pashë në Shkollën Kennedy të Harvardit për Qeverisje. Ishte një diskutim i qarte,
    Ambasador John Bolton: Po. Faleminderit.
    -Robert Papa:Folet shumë për OKB-në. Më kujtohet kur ishit ambasador në OKB, ishe i fortë kundër OKB. A ja vlen a të tërhiqesh nga OKB
    John Bolton: Ju, e dini, kur Gene Kirkpatrick iu drejtua me atë pyetjeje, ajo ndaloi pak dhe pastaj tha, “Jo, nuk ia vlen mundimi.” E, kjo mendoj se përmbledh gjithçka. Unë nuk kam ndryshuar aspak pikëpamjet e mia për sa i përket sa joefektiv janë organet kryesore të vendimmarrjes politike në OKB. Unë thjesht mendoj se duhet të kuptosh ku janë interesat e SHBA-ve në disa nga agjencitë e specializuara
    . Ah, zgjidhja ime për problemin e OKB-së është të bëhen të gjitha kontributet nga të gjitha qeveritë anëtare tërësisht vullnetare, në vend të asaj që ata e quajnë kontribute të përcaktuara, ku normalisht SHBA-ja paguan 22% të kostos së çdo agjencie të OKB-së. Pa marrë parasysh çfarë është buxheti, ne paguajmë 22% të tij dhe kjo është si një taksë ndërkombëtare mbi Shtetet e Bashkuara. Ne nuk marrim vlerë për paratë. Pra, ne duhet të vendosim dhe të gjithë të tjerët duhet të kenë të njëjtin të drejtë. Ne do të paguajmë atë që mendojmë se ia vlen për anëtarësimin në organizatat e ndryshme.
    Robert Papa: A mendoni se Trump kishte të drejtë në fjalimin e tij?
    John Bolton: Unë, mendoj se shumë nga ato që ai tha për OKB-në ishin të drejta. Unë do të pajtohesha me shumë nga pjesa tjetër e tij. Gjatë fjalimit, pothuajse nuk kuptoja. Nuk isha i sigurt saktësisht për çfarë pikash po fliste. Dhe nuk mendoj se i ndihmoi atij ose vendit, ndërkombëtarisht, sepse mendoj se dukej  sikur nuk e dinte mirë ku ishte ose për çfarë po fliste. Ai bëri gjithçka përveç se të fliste pse Tylenol është i dëmshëm për gratë shtatzëna. Dua të them, kjo kishte ndodhur disa ditë më parë. Por, janë llojet e fjalimeve që mendoj se u japin njerëzve mungesë besimi që ne kemi një udhëheqje të qëndrueshme këtu. Sigurisht, në çështjet e jashtme, duket sikur Partia Republikane është plotësisht nën Trump.
    Robert Papa: Mendon se partia e Reagan dhe Bush do të mbijetojë apo jo?
    John Bolton: Po, unë definitivisht mendoj kështu. Dua të them, mendoj se Trump mund të kontrollojë agjendën republikane në këtë moment si president. Kjo është mjaft tipike, qoftë një Republikani apo Demokrat në Shtëpinë e Bardhë, por nuk mendoj se kjo do të thotë që Trump ka ndryshuar në mënyrë themelore Partinë Republikane. Mendoj se ka shumë rezistencë ndaj shumë prej gjërave që ai bën, por politika është në mënyrë që të jetë shumë e vështirë për anëtarët republikanë të Kongresit të ngrihen dhe ta kritikojnë atë. Dhe ai ka qenë jashtëzakonisht me fat sepse Partia Demokratike është kaq e paaftë. Shumë njerëz po pyesin me të vërtetë pyetjen: A do të mbijetojë Partia Demokratike? Sepse e vetmja energji dhe entuziazëm i tyre vjen nga krahu i majtë i partisë Demokratike, dhe mendoj se ky do të ishte një gabim i madh për ta dhe për vendin në këtë rast nëse ata do të lëviznin më tej në atë drejtim.
    Robert Papa:Mendoni se Departamenti i Drejtësisë po ndryshon paradigmën e tij .Pas skandalit të Nixonit, nuk më kujtohet ndonjë president që të japë urdhëra Prokurorit të Përgjithshëm. A do të dëmtojë shumë Amerikën?
    John Bolton: Unë, mendoj se është një gabim tjetër, por unë parashikova gjithçka këtë fatkeqësisht në fillim të vitit 2024 në përparimin e botimit të librit tim në media. Unë thashë se mendoja se nëse Trump do të rizgjidhej, ai do të do të sillte një presidencë të hakmarrjes  dhe kjo është ajo që ka bërë. Nuk është vetëm në trajtimin e Departamentit të Drejtësisë , por edhe mënyra se si ai sillet  me kryetarët e qyteteve dhe guvernatorët, mënyra se si ai sillet me pyetjen e prerjes së fondeve qeveritare për programe të ndryshme. Kjo është, thënia e një diktatori latin-amerikan dikur rreth mënyrës se si qeveria e tij funksiononte. Ai tha: “Për miqtë e mi, gjithçka, për armiqtë e mi, ligji.” Dhe kjo duket shumë si administrata Trump.
    Robert Papa:Pse po e bën atë? Duke shkuar kundër armiqve të tij vetëm për të zhvendosur axhendën e dosjeve të Epstein, apo ai thjesht e pëlqen shumë të vendosë njerëzit kundërshtarë në burg?
    John Bolton: Mendimi im është se kjo padyshim është pjesërisht për të shpërqendruar vëmendjen nga dosjet e Epstein. Kjo është një arsye pse Dhoma e Përfaqësuesve nuk është kthyer së fundmi nga pushimet e saj, sepse nëse e bëjnë, një anëtar i ri i zgjedhur në një zgjedhjet e pjesshme, një javë më parë, do të betohen dhe ky do të jetë votimi i shumicës për të liruar dosjet  Epstein.  Nuk mendoj se Trump vërtet ka një filozofi. Nuk mendoj se ai madje bën politikë në mënyrën si ne normalisht kuptojmë këtë fjalë. Mendoj se ai e sheh gjithçka përmes prizmit të marrëdhënieve personale dhe kjo shpjegon shumë rreth përpjekjeve për hakmarrje.
    Robert Papa:Nuk mendoj se ai ka lexuar librin tuaj, por mendoj se ai nuk dëshironte që libri juaj të publikohej para zgjedhjeve?
    John Bolton: Mendoj tani, se si ai u përpoq të ndalojë publikimin. Ai shkoi në gjykatë për këtë. Pra, dhe ai humbi dhe tha që ka shumë informacion të klasifikuar në libër, por pastaj tha që nëse dëshiron të publikohet pas zgjedhjeve, mirë, por jo para zgjedhjeve. Kështu që kjo tregon gjithçka atje.
    Robert Papa: Ambasador, mund të më shpjegoni diçka? Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se po vendosin një  pezullim për Partneritetin Strategjik me Kosovën. Çfarë do të thotë kjo?
    John Bolton: Mirë, unë nuk jam i sigurt nëse ata vete e dinë domosdoshmërisht çfarë do të thotë. Mendoj që mungesa e vëmendjes ndaj Ballkanit ose ndaj shumë zonave të tjera të botës po bëhet gjithnjë e më e dukshme. Me Sekretarin e Shtetit që është gjithashtu Këshilltar kombëtar i Sigurisë dhe me stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të reduktuar ndjeshëm, thjesht nuk ka koordinim ndërmjet departamenteve dhe agjencive të ndryshme që merren me sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Pra, gjërat ndodhin dhe nuk është aspak e qartë nëse ky është një vendim presidencial, vendim i Departamentit të Shtetit, apo i ndonjë burokrati në Departamentin e Shtetit ose në Departamentin e Mbrojtjes. Dhe kjo ka filluar të shkaktojë probleme tashmë. Dhe mendoj se, fatkeqësisht, do të shkaktojë më shumë probleme me kalimin e kohës.
    Robert Papa: Mendoni për ato shkëmbime tokash në Kosovë dhe Serbi, Kohët e fundit po thonë  se ishte Merkeli  që e ndali atë. Unë nuk e besoj këtë.
    John Bolton: Mirë, mund të them të paktën se ndërsa isha atje, nuk ishte Amerika ajo që e ndali (shkembimin e trojeve). Mendimi im ishte se, sigurisht që dy palët duhej  të dilnin të kënaqura me marrëveshjen.  Askush nuk do të detyronte diçka mbi  ata nga jashtë që nuk ishin të përgatitura ta pranonin. Tani, shumë njerëz  në Ballkan dhe shumë njerëz në  Evropën Perëndimore thanë që nuk mund të kemi shkëmbime toke sepse kjo do të thotë që  e gjithë historia e  Ballkanit pas shpërbërjes së Jugosllavisë mund të  ndryshojë dhe mund të ketë zhvendosje kufijsh kudo. Përgjigjja ime ndaj kësaj ishte  se po flisnim vetëm për një rast ku  dy palët duhet të bien dakord. Nuk  legjitimon asnjë shkëmbim toke tjetër kudo tjetër në kontinentin e Evropës  përveç nëse palët e përfshira bien dakord.
    Robert Papa: Për mua personalisht, më pëlqen që Amerika të jetë  e përfshirë. Jo Macron, jo Merkel në  Ballkan, sepse me ata nuk fitojmë asgjë. Unë nuk e di nëse e pe diçka. Ishte  në Kopenhagen, kryeministri shqiptar po  tallte Presidentin Trump rreth paqes  mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë dhe Macron  qeshte shumë. Nuk e di nëse e  pe atë. Si reagon truri i Trump nëse sheh atë gjë .
    John Bolton: Ai nuk e pëlqen që ta tallin, por kjo  është,  çfarë ndodh kur ti   di aq pak sa Trump. Ai nuk mund ta  kuptojë saktë, ishte Armenia dhe  Azerbajxhani dhe Kaukazi, luftën e të cilëve ai  ndaloi dhe, lufta ndërmjet, Kosovës  dhe Serbisë, një luftë tjetër që ai ndaloi, për të cilën askush nuk e dinte se po zhvillohej. Por  gjithçka zhduket. Gjithçka zhduket së bashku. Ai  dëshiron Çmimin Nobel për Paqe. E dini,  norvegjezët do të shpallin çmimin të premten në orën 8:40. Mendoj se ai është pak nervoz, mendon se nuk do ta marrë atë. Thjesht po ju them dëgjuesve tuaj, e dini, rregullat për Çmimin Nobel për Paqe, të cilat janë në faqen e tyre të internetit, thonë se duhet të jesh nominuar për çmimin jo më vonë se 31 janari i vitit në të cilin dëshiron ta marrësh. Kjo do të thoshte se Trump ishte vetëm president për 11 ditë kur afati përfundimtar u përmbush. Pra, ai nuk do ta merrte atë gjithsesi.
    Robert Papa: Epo, në funeralin e Charles Kirk ai tha që nuk i fal kundërshtaret të mi. I urrej kundërshtarët e mi, e dini, por problemi është se ai shikon vetëm Fox Neës.
    John Bolton: Nuk mendoj se ai pa talljen nga Rama. Nuk jam i sigurt për këtë. Po, mendoj se ai do të ishte më i irrituar ndaj Macron sesa ndaj ndonjë gjëje tjetër. Macron ka vështirësitë e veta në Francë. Siç mund ta shohim, ai sapo pati qeverinë e tij të fundit për vetëm 12 orë. Ai ka nevojë të merret me  çështjet e tij në Francë.
    Robert Papa:Po, ai e goditi Macron dhe e la atë në  rrugët e Neë York-ut, e pamë.
    John Bolton: Po!
    Robert Papa: A po ndryshon politika ndaj  Ukrainës sepse tani ai po thotë se Ukraina mund të fitojë apo është thjesht retorikë?
    John Bolton: Po, mendoj se ajo që Trump po përpiqet vërtet të bëjë është të tërhiqet nga 9: përfshirja e tij në Ukrainë. Eh, ai tha  gjatë fushatës se do të bënte paqe  midis Rusisë dhe Ukrainës brenda 24 orësh.  Askush nuk e besoi atë. Por tani kanë kaluar  mbi 8 muaj dhe nuk ka pasur asnjë  sukses. Pra, mendoj se ajo që ai po thotë vërtet është:” fat të mbarë për të dyja palët. Unë  do të shkoj të bëj diçka tjetër.” Tani, ai tha disa gjëra që  ishin të dobishme në lidhje me ndihmën ushtarake të vazhdueshme, ndoshta ndihmë ushtarake shtesë përmes anëtarëve evropianë të NATO-s për Ukrainën. Shpresoj që  kjo të vazhdojë. Mendoj se mund të jetë kritike = për Ukrainën që të mund të ruajë pozicionet  ose ndoshta edhe të arrijnë në pikë ku mund të fillonin të shtynin  rusët përsëri.
    Robert Papa:Ambasador, a mendoni se de  facto sekretari i shtetit është Ëitkov dhe jo Rubio? Dhe çfarë mendoni për Green Grenell? A është ai i përfshirë në oborrin e Trump apo vetëm po luan pazar me shqiptarët dhe serbët?
    John Bolton: Unë, mendoj se shumë njerëz po përpiqen  të tërheqin vëmendjen e Trumpit. Ka fjalë  se Whitkof do të lërë rolin e tij joformal  në fund të këtij viti.  Kështu që ndoshta Rubio do të lejohet të 1 jetë Sekretar Shteti. Por unë vërej  gjatë negociatave në Kajro për Rripin e Gazës që po ndodhin tani, Wodkofo është i shoqëruar nga Jared Kushner. Kështu që ndoshta  Jared do të kthehet në administratë pas largimit të Ëoodcofit. Kush  e di?
    Robert Papa: A është kjo një shenjë e mirë apo e keqe?
    John Bolton: Unë, mendoj se është e keqe. Më kuptoni, mendoj se problemi i shumë amerikanëve. Duket se Wudcof dhe i biri i tij po bëjnë biznes ndërsa Ëitcof është në rajon. Uh, familja Trump po bën shumë biznes në rajon, të gjitha këto duke kryer supozuar politikën e qeverisë së SHBA-ve dhe dallimi midis aktiviteteve të tyre private dhe aktiviteteve publike është shuar, gjë që nuk është e mirë.
    Robert Papa: A mendoni, ambasador, se njerëzit e tij, Kash Patel dhe Baondi, do të vuajnë nga administrata tjetër të njëjtën gjë që po ju bëjnë juve, Comit dhe të tjerëve?
    John Bolton: Epo, ata mund ta përjetojnë dhe mendoj se ky është një problem i vërtetë për shoqërinë civile në Amerikë. Tani, Trump gjithashtu mund të dalë i pastrehë duke iu falur të gjithëve, gjithashtu. Mendoj se kjo është pothuajse po aq e keqe sepse krijon një cikël që duhet të thyhet. Nuk ka justifikim për politizimin e Departamentit të Drejtësisë. Nëse mendon se Biden bëri kështu, atëherë duke korrigjuar Duhet të nënkuptojë  diçka tjetër përveçse të bësh politizimin më të keq.
    Robert Papa:Ambasador, i fundit, e di që jeni i zënë. Kisha  shumë thirrje duke thënë, “A po ka frikë miku juaj Ambasador Boltin?” Jo, ju thashë  burri. A është ikona nga parti e Reanit dhe parti e Bush?  Bolton nuk ka frikë kurrë.
    John Bolton: E drejtë. Epo, ne do ta kalojmë  këtë. Do doja të mund të flisja më shumë për këtë,  por koha do të vijë. Unë nuk jam  frikësuar.
     
     

  • De Niro: Punoni shumë… do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni…

    De Niro: Punoni shumë… do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni…

    ObserverKult ua sjell disa thënie të aktorit, Robert de Niro:

    Ju bëj thirrje të provoni sa më shumë, të jeni mendjehapur, të mirëprisni eksperienca dhe ide të reja. Nëse nuk e provon, nuk do e dish kurrë.

    Talenti qëndron në zgjedhjet që bëni.

    Punoni shumë: Do të keni kohë për të pushuar kur të vdisni.

    Nuk futem në ato diskutime të gjata ta bëj apo mos ta bëj një gjë. Në fund të ditës, do pendohesh për atë që nuk bëre.

    Jeto momentin. Pikë. Ji aty. Sepse nëse mendoni gjatë kohës se duhet të bëni ndonjë gjë të jashtëzakonshme, nuk do të funksionojë kurrë. Nëse ndodh, ndodh. Nëse jo, jo. Mos u shqetësoni. Thjesht kini besim, ndershmëri, jini të vërtetë. Kaq kërkoni.

    Jeta rrallë ndryshon tërësisht, por vazhdimisht ndryshon në detaje.

    Ndonjëherë, nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim. Të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese.

    Njëherë dikush më tha: Mos e lë veten të shkosh pas diçkaje apo dikujt me të cilin nuk ke dëshirë të rrish as 30 sekonda.

    Nuk ke pse e bllokon dhimbjen kaq shumë. Pa dhimbjen për çfarë do të flisnim?

    Sot unë qesh më shpesh sesa kur isha i ri. Kjo sepse unë kam filluar mos t’i gjykoj më njerëzit.

    Nëse s’ke kritika, atëherë kush do të të thotë se si e ke bërë punën tënde?

    Koha ecën, kështu që çfarëdo që të bësh, bëje tani. Bëje tani. Mos prit!

    Kur do dikë duhet t’i besosh atij, nuk ka rrugë tjetër. Duhet t’i japësh ‘çelësat’ e gjithçkaje që të përket ty, ndryshe, ku do të ishte kuptimi i gjithë dashurisë?

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROBERT DE NIRO FLET PAS AKSIDENTIT NË SHESHXHIRIM

  • Robert Papa nxjerr prapaskenat e forta: Soros shumë shpejt i pandehur në SHBA, nëse opozita nuk heqin “mbeturinat” e…

    Robert Papa nxjerr prapaskenat e forta: Soros shumë shpejt i pandehur në SHBA, nëse opozita nuk heqin “mbeturinat” e…

    Elmas Bogdani
    Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Papa ka zbuluar prapaskena të forta që lidhen si me zhvillimet e brendshme të opozitës në Shqipëri, ashtu edhe me lëvizjet e administratës Trump në SHBA kundër miliarderit George Soros. Ai paralajmëron se Departamenti Amerikan i Drejtësisë është duke përgatitur aktpadi ndaj Sorosit, i akuzuar për financimin e grupeve të ekstremit të majtë dhe ndikimin e tij politik në mbarë botën. Në këtë kontekst, Papa thekson se opozita shqiptare nuk do të ketë asnjë shans për të fituar garën për Tiranën nëse vazhdon të mbajë në gjirin e saj figura të lidhura me rrjetin e Sorosit. Po ashtu, ai ngre pikëpyetje mbi rolin e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe mënyrën si pozicionohet ndaj qeverisë Rama, duke lënë të kuptohet se nga Uashingtoni po vijnë ditë të vështira për mazhorancën socialiste.
    “Sot, në këtë tetor, fillimisht do të ndalja tek gara e Tiranës, sepse është në fillim. Unë mendoj se duhet të jetë një emërim politik. PD-ja dhe LSI-ja i kanë potencialet: AliMehmeti. Pse jo? Për mua, Adriana Kalaja, Edit Harxhi, mbase dhe Albana Vokshi, për të qenë femër me femër. Por, jo hije apo rrënjë të Sorosit në Shqipëri. Sorosi është një kancer këtu. Unë nuk mund ta imagjinoj dot që opozita të ketë ende hije të Sorosit. Departamenti i Drejtësisë Amerikane ka filluar të përgatisë çështjen për të marrë të pandehur 95-vjeçarin George Soros (Xhorxh Shorosh). Kështu shqiptohet. Schëartz ka qenë mbiemri i tij. Ai ka një pasuri rreth 7.5 miliardë dollarë, sipas Forbes Magazine.
    Përrallat e tjera që thonë se ka më shumë nuk ekzistojnë, por ka dhënë 15 miliardë dollarë tek grupet e ekstremit të majtë në Amerikë dhe në botë. Rreth 500 milionë ka dhënë për Bidenin dhe ka dhënë shumë për organizatat e fëmijëve. Paratë e gjakësorit, paratë e zeza, kanë dëmtuar shumë Amerikën. Ka financuar prokurorë distriktesh radikalë, si Kim Fox në Çikago, Larry Krasner në Filadelfia, George Gascón në Los Anxhelos, të cilët kanë lejuar që krimi të gëlojë në këto juridiksione. Bill O’Reilly, është ndër të vetmit që për tre dekada ka luftuar ndaj Sorosit. Dhe ai thotë: “Unë nuk e kuptoj përse kjo figurë do të shkatërrojë Amerikën dhe të jetë kaq i butë në politikat e krimit dhe kërkon të vendosë nëpër zyra njerëz që janë kundër kapitalizmit”.
    Mbase kjo nuk është një krim, thotë, por Sorosi ka legjione avokatësh të mirëpaguar që e mbrojnë. Kështu që një referencë kriminale duhet bashkuar, thotë Bill O’Reilly, me mënyra metodike të përpikta. Tashmë, kur Trump kërkon ta shkatërrojë netëork-un e Sorosit, i takon opozitës të bëjë diçka në Shqipëri. Nuk duhet të ketë as në Këshill Kombëtar, as në Kryesi, as deputetë, njerëz që janë sponsorizuar nga Soros. Pikë. Në qoftë se duam të kemi një të djathtë, në qoftë se duam që të shkojmë paralel me platformën e madhe të Trump, Rubios dhe MAGA-s”, tha ndër të tjera Robert Papa.
    Paralajmërimi
    Gazetari e përforcon paralajmërimin e tij duke thënë se Partia Demokratike nuk duhet të hyjë fare në garë për Tiranën nëse nuk ka kandidatë të shkëputur nga lidhjet me Sorosin. Papa thekson se çështja ndaj manjatit është vetëm çështje kohe dhe se pasojat e saj do të rëndojnë edhe mbi qeverinë Rama. “Në qoftë se nuk keni një kandidat për Tiranë, mos hyni fare në zgjedhje. Mos pranoni hije apo mbeturina të Sorosit. Mos guxoni të vendosni kandidaturë për Tiranën (nëse janë të lidhura me Sorosin). Ofendoni ata 500,000 votues besnikë. Unë besoj se PD-ja e ka këtë forcë, ka shumë njerëz. Jo njerëz të lidhur me Sorosin, i cili shumë shpejt, edhe pse 95-vjeçar, do të jetë në bankën e të akuzuarve nga Departamenti i Drejtësisë (që kërkon) Trump. Nuk ka guxuar më parë.
    Dhe në qoftë se fillon e depërton tek paratë e zeza të tij, do ta nxijë më shumë qeverinë e Ramës sesa e nxori raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit”, shprehet gazetari. Në vijim, Robert Papa ndalet tek roli i Ambasadës Amerikane në Tiranë, duke theksuar ndikimin e madh që ka e Ngarkuara me Punë në raportet me qeverinë dhe opozitën. Ai ngre dyshime mbi mënyrën si po përdoret prania e saj publike, duke e cilësuar si presion indirekt ndaj qeverisë dhe mesazh të qartë se Rama nuk është i preferuar nga Uashingtoni.
    “Natyrisht që Ambasada Amerikane në Tiranë vëzhgon, hulumton. E Ngarkuara me Punë, e cila ka potencën e ambasadorit, është si Presidenti i Amerikës. Ajo kontrollon të gjithë ambasadën. Ashtu si kreu i inteligjencës në Shtëpinë e Bardhë, po ashtu shefi i stacionit në ambasadë mbulon FBI-në dhe CIA-në. Ata informojnë çdo ditë. Nuk më pëlqen që edhe e Ngarkuara me Punë ka filluar të jetë e dashuruar pas kamerave. Është normale në protokoll që ajo të bëjë takime me ministrat, s’ka pse merr kamerën me vete. A e bën këtë në Gjermani, në Itali, në Poloni apo në Rumani? Jo.
    Natyrisht është një trysni indirekte ndaj qeverisë dhe një njohje ndaj një qeverie që ka vjedhur zgjedhjet. Aq më tepër duhet të jenë transparentë me deklaratë pas takimeve, duke thënë më shumë se çfarë kanë thënë. Dhe në qoftë se dikush, partizan i të majtës, do të gëzohet: ‘Na ka njohur qeverinë”. Ramën se ka takuar ende. Nuk e ul hundën Rama, sepse ajo nuk është ambasadore, nuk është niveli i tij. Apo është mesazhi i qartë që Edvini është i padëshiruar”, shprehet ai.
     

  • Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, Rober Fico ‘braktis’ Samitin e BE-së

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e kryeministri sllovak, Rober Fico ‘braktis’ Samitin e BE-së

    Robert Fico

    KOPENHAGEN- Kryeministri sllovak Robert Fico nuk do të marrë pjesë në një samit të Bashkimit Evropian qw mbahet sot në Kopenhagen. Sipas mediave të huaja, arsyeja lidhet me përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, si pasojë e atentatit ndaj tij vitin e kaluar.
    “Kryeministri kërkoi falje që nuk mund të marrë pjesë… për shkak të problemeve të rënduara shëndetësore që lidhen me atentatin”, tha zyra e qeverisë.
    Fico u qëllua katër herë nga afër në bark në vitin 2024, duke e lënë atë në gjendje kritike dhe duke pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Atentati ndaj Robert Ficos ndodhi më 15 maj 2024, gjatë një mbledhjeje qeveritare jashtë vendit të takimit. Kryeministri u qëllua me armë zjarri nga Juraj Cintula, i cili tani është i pandehur në këtë çështje dhe është planifikuar të paraqitet përsëri në gjykatë të enjten, më 2 tetor.
    Udhëheqësit e BE-së, të takuar në Kopenhagen, ishin të vendosur të diskutonin propozimet për një “mur kundër dronëve” dhe çështje të tjera të mbrojtjes, së bashku me propozimet për të përdorur asetet ruse të ngrira në Evropë si pjesë e përgjigjes së saj ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
    Fico ka argumentuar kundër ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe ka mbajtur të hapura marrëdhëniet me Rusinë, nga e cila ajo merr furnizime me energji.
    Fico tha këtë muaj se Sllovakia nuk mund të mbështesë më shumë sanksione të BE-së kundër Rusisë derisa të marrë propozime të BE-së për të përafruar objektivat klimatike me nevojat e prodhuesve të makinave dhe industrisë së rëndë, si dhe masa për të trajtuar çmimet e larta të energjisë elektrike në bllok./ZËRI

  • Kim Kardashian përkujton babain e saj Robert Kardashian Sr., 22 vite pas ndarjes nga jeta

    Kim Kardashian përkujton babain e saj Robert Kardashian Sr., 22 vite pas ndarjes nga jeta

    Kim Kardashian ka ndarë një mesazh emocional në përvjetorin e 22-të të ndarjes nga jeta të babait të saj, Robert Kardashian Sr. Në një postim në Instagram Stories më 30 shtator, Kim publikoi një foto të edituar, ku shfaqet me një kapele diplomimi pranë të atit të ndjerë, i cili shihet me një buzëqeshje krenare.
    “Faleminderit që gjithmonë ke mbrojtur familjen nga parajsa,” shkroi Kim. “S’mund ta besoj që kam qenë 22 vjeç kur u ndave nga ne dhe tani kanë kaluar 22 vite.”
    Robert Kardashian Sr. ishte avokat i njohur, më së shumti për përfshirjen e tij në gjyqin e famshëm të O.J. Simpson në vitin 1995. Ai u nda nga jeta më 30 shtator 2003, vetëm dy muaj pasi u diagnostikua me kancer të ezofagut. Ishte 59 vjeç.
    Kim e përfundoi mesazhin duke thënë: “Të kam njohur po aq vite sa nuk të kam pasur më. Shpresoj që je krenar për ne. Të duam dhe na mungon shumë, babi.”
    Në nder të tij, edhe motra Khloé Kardashian ndau një video emocionale që e kishte postuar më herët, ku shkruante: “Do të ruaj gjithmonë një vend për ty. Të dua pafund, babi.”
    Edhe Priscilla Presley, ish-e dashura e Robert-it, e përmendi atë në kujtimet e saj, duke e përshkruar si një “burrë të ëmbël dhe të dashur”.

  • Rinas/ I shpallur në kërkim nga SPAK për operacionin “Shpirti”, arrestohet 52-vjeçari Robert Myftari

    Rinas/ I shpallur në kërkim nga SPAK për operacionin “Shpirti”, arrestohet 52-vjeçari Robert Myftari

    Është arrestuar në Rinas, 52-vjeçari Robert Myftari, i cili rezulton si një nga të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për dosjen ‘Shpirti’. Ndaj 52-vjeçarit GJKKO ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi akuzohet për trafik droge, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
    Ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj Myftarit, pasi rezultoi si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian. Robert Myftari së bashku me 30 persona të tjerë, janë akuzuar nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt vendeve të BE-së. Në grupin e akuzuar nga SPAK, ishin edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafikqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë  të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku,  njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari. Ndërsa në 23 tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të arrestuar të operacionit “Shpirti”, 2 vite më parë. Megjithatë, 100 vite burg do të kryhen, pasi bëhet fjalë për të pandehur të dosjes, të cilët pranuan më herët që të hetohen përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar.
    Në mesin e tyre është edhe një i pandehur i 16-të, Luan Zylyftari, i cili mundi të marrë pafajësinë në shkallën e parë të GJKKO, duke rënë në këtë mënyrë 2 akuzat që rëndonin ndaj tij, trafikim i narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal. Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri.

  • “Pikë Uji” në listën e New York Times/ Nga Pogradeci në SHBA, kinemaja shqiptare bën jehonë botërore me filmin që renditet në “Top 5”

    “Pikë Uji” në listën e New York Times/ Nga Pogradeci në SHBA, kinemaja shqiptare bën jehonë botërore me filmin që renditet në “Top 5”

     New York Times ka përfshirë filmin Pikë Uji të regjisorit Robert Budina në listën e “5 filmave ndërkombëtar që duhen parë”, duke i dhënë kinematografisë shqiptare hapësirë që rrallë ka pasur në median prestigjioze amerikane.

    Filmin shqiptar rekomandohet nga kritikja Devika Girish bashkë me katër filma të tjerë ndërkombëtarë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e kinematografisë botërore.
    New York Times përshkruan filmin si një vepër që tregon “atmosferën e zymtë të korrupsionit” duke ndjekur historinë e Aida-s në aktrimin e Gresa Pallaska dhe bashkëshortit të saj Ilir aktorit, Arben Bajraktaraj të cilët “jetojnë në një pallat të lartë mbi qytetin e Pogradecit në Shqipëri, me dritare të mëdha xhami që ofrojnë një pamje mahnitëse të Liqenit të Ohrit.”
    Kritikja e New York Times vlerëson veprën e regjisorit Robert Budina, duke thënë se “ai i mbështjell personazhet në një atmosferë të zymtë me ngjyra blu dhe gri dhe perspektiva të shtrembëruara, duke theksuar kalbëzimin e thellë që shtrihet nën sipërfaqen e jetëve të të pasurve dhe të fuqishmëve.”
    Siç ka thënë vetë regjisori Robert Budina: “Ne donim të kishim një lloj anatomie të shoqërisë sonë, por edhe të marrëdhënies që keni me familjen, karrierën, shoqërinë dhe politikën.”
    Filmi trajton tema universale por me një këndvështrim specifik shqiptar, duke eksploruar “sistemin toksik të dhunës mizogjine dhe lojës së pushtetit” në kontekstin e një shoqërie post-komuniste.
    New York Times rekomandon shikimin e filmit në platformën Film Movement Plus, duke e bërë të aksesueshëm për audiencën amerikane dhe ndërkombëtare.
    Suksesi i New York Times vjen pas një sërë vlerësimesh pozitive nga publikimet më të respektuara të industrisë së filmit si Variety që e quan  “Një Dramë Kaptivuese apo Rotten Tomatoes e cilëson si “Performanca e Përsosur”.

    Top Channel

  • Nga poliomeliti te humbja e dy djemve/ Jeta e Robert Redford u shënua nga tragjedi të shumta

    Nga poliomeliti te humbja e dy djemve/ Jeta e Robert Redford u shënua nga tragjedi të shumta

    Edhe pse Robert Redford hyri në histori si një nga aktorët dhe regjisorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, jeta e tij prapa skenës nuk ishte gjithmonë e ndritshme.

    Ikona e Hollivudit, i cili u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Utah, mbartte me vete një histori të thellë dhimbjesh dhe sfidash personale që ndikuan edhe në karrierë.

    I lindur në Kaliforninë Jugore në vitin 1936, Redford u prek nga një formë e lehtë e poliomielitit pasi notoi në oqean. Ishte një kohë kur vaksina e Jonas Salk ende nuk ishte shpikur.

    Në shkollë të mesme, Redford iu bashkua një bande rruge dhe madje u arrestua për shkak të një makine të “huazuar” me bizhuteri të vjedhura në bagazh. Ai ndoqi kolegjin në Universitetin e Kolorados me bursë bejsbolli, por shpejt u tërhoq nga jeta akademike, duke e humbur bursën për shkak të alkoolit e festave të shfrenuara. Pas vetëm 18 muajsh, u përjashtua nga kolegji.

    Në vitin 1955, kur Redford ishte vetëm 18 vjeç, humbi nënën e tij, Martha Hart, e cila ndërroi jetë nga një hemorragji pas lindjes së binjakëve që vdiqën menjëherë pas lindjes. Ai e quajti vdekjen e saj “të padrejtë” dhe e përkujtoi shpesh në intervista e ngjarje publike.

    Pas vdekjes së nënës dhe largimit nga kolegji, Redford udhëtoi nëpër Evropë dhe studioi artet në Paris, duke gjetur rrugën drejt aktrimit. Ai u martua në vitin 1958 me Lola Van Wagenen, por edhe jeta familjare e tij u shoqërua me dhimbje të mëdha.

    Djali i tij i parë, Scott, vdiq vetëm 10-javësh nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës (SIDS).

    Djali i tij Jamie vuajti gjithë jetën nga probleme shëndetësore, përfshirë kolitin dhe probleme të mëlçisë, duke iu nënshtruar transplanteve të shumta, para se të humbiste jetën nga kanceri në vitin 2020, në moshën 58-vjeçare.

    Vajza e tij Shauna përjetoi një aksident të tmerrshëm me makinë, ndërsa humbi edhe partnerin e saj në mënyrë tragjike.

    Redford e pranoi publikisht se dhimbjet e humbjes së fëmijëve dhe vështirësitë e familjes së tij ndikuan në mënyrën si e shihte jetën dhe punën, edhe pse shpesh ai nuk i shprehte hapur në ekran.

    Përtej tragjedive personale, Redford ndërtoi një karrierë brilante. Ai u bë i njohur me filma ikonë si “Butch Cassidy”, “Sundance Kid”, “The Sting, All the President’s Men” dhe shumë të tjerë.

    Përveç aktrimit, la gjurmë edhe si regjisor dhe si themelues i Festivalit të Filmit ‘Sundance’, i cili sot është një nga eventet më prestigjioze të kinemasë botërore. 

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NDAHET NGA JETA AKTORI DHE REGJISORI I NJOHUR, ROBERT REDFORD

  • Robert Redford: Pas shkëlqimit të Hollivudit, një jetë e mbushur me dhimbje, humbja e nënës dhe vdekja e dy djemve

    Robert Redford: Pas shkëlqimit të Hollivudit, një jetë e mbushur me dhimbje, humbja e nënës dhe vdekja e dy djemve

    Robert Redford, një nga ikonat më të mëdha të Hollivudit, la pas jo vetëm një karrierë brilante në aktrim dhe regji, por edhe një histori personale të mbushur me sfida dhe dhimbje të thella. Ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare në shtëpinë e tij në Utah, duke lënë një trashëgimi të paharrueshme në botën e kinemasë.
    I lindur në Kaliforninë Jugore në vitin 1936, Redford u përball që në fëmijëri me poliomielitin, të cilin e mori pasi ishte larë në oqean, në kohën kur vaksina kundër tij nuk ekzistonte ende. Rinia e tij nuk ishte pa tronditje, në shkollë të mesme iu bashkua një bande dhe u arrestua një herë për shkak të një makine me bizhuteri të vjedhura. Më pas ndoqi kolegjin në Universitetin e Kolorados me bursë bejsbolli, por e humbi shkurtimisht këtë mundësi për shkak të problemeve me alkoolin dhe festave.
    Një goditje e madhe në jetën e tij erdhi në vitin 1955, kur në moshën 18-vjeçare humbi nënën, Martha Hart, e cila ndërroi jetë pas lindjes së binjakëve që fatkeqësisht nuk mbijetuan. Kjo humbje e thelloi dhe ndikoi fort në jetën dhe karrierën e Redford.
    Në familjen e tij, dhimbjet nuk pushuan. Djali i tij i parë, Scott, vdiq në moshën vetëm 10 javëshe nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjës (SIDS). Djali tjetër, Jamie, luftoi gjatë me probleme shëndetësore dhe ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2020. Vajza e tij Shauna kaloi një aksident serioz dhe humbi partnerin në mënyrë tragjike.
    Edhe pse këto dhimbje ishin të mëdha, Redford i përballoi me forcë dhe i mbajti shpesh private, duke lënë që arti dhe puna t’i flasin për të.
    Në karrierën e tij, Redford u bë i njohur për role në filma klasikë si “Butch Cassidy and the Sundance Kid”, “The Sting” dhe “All the President’s Men”. Ai la gjurmë edhe si regjisor dhe themelues i Festivalit të Filmit Sundance, që sot është një nga ngjarjet më të rëndësishme në botën e kinemasë.
    Robert Redford do të mbahet mend jo vetëm për talentin e tij, por edhe për qëndrueshmërinë dhe humanizmin që shfaqte, pavarësisht sfidave të jetës së tij personale.