Robert Horne, i njohur për fansat si Sir Mo, ish-mundësi i WWE, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me një infeksion të rëndë në gjak dhe pneumoni. Lajmin e konfirmuan miq dhe kolegë të tij përmes rrjeteve sociale, ndërsa përditësimet e fundit erdhën nga bashkëshortja e tij, Denise, qëndroi pranë tij gjatë 8 javëve në spital, në kujdes intensiv.
Sir Mo ishte aktiv në WWE nga viti 1993 deri më 1996 dhe u bë i njohur si pjesë e ekipit “Men on a Mission” bashkë me Mable, i njohur më vonë si Viscera. Ata fituan një kampionat tag team, që mbeti titulli i vetëm i Horne në karrierën e tij në WWE.
Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta e Horne e bëri publik edhe mundësja Leilani Kai, e cila e përshkroi atë si një mik të vërtetë, gjithmonë me buzëqeshje dhe fjalë të mira, që e bënte çdo ditë në turne më të lehtë për të gjithë.
“Bobby ishte një njeri me zemër të madhe, i dashur për sportin, fansat dhe njerëzit përreth tij,” shkroi Kai në postimin prekës.
Robert “Sir Mo” Horne do të mbahet mend jo vetëm për kontributin e tij në ring, por edhe për njeriun e mirë që ishte jashtë tij, duke lënë një boshllëk të madh në komunitetin e mundjes profesioniste dhe në zemrat e fansave.
Tag: robert
-

E papritur! Ndahet nga jeta ish-ylli i WWE
-

C.Ronaldo i “fiksuar” me yjet e Barcelonës, Al-Nassr nis punën për transferimin e sulmuesit të katalanasve
21 Tetor 2025
15:34
Telesport
Robert Lewandowski do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për polakun ka interes të madh brenda Europës, por edhe jashtë Europës, konkretisht nga klubet arabe.
Al-Nassr raportohet se është një nga klubet më të interesuara për sulmuesin polak. Sipas medieve spanjolle është vetë Cristiano Ronaldo që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të tij transferimin e Robert Lewandowski-t. Portugezi e sheh polakun si një partner ideal në sulm.
Kujtojmë se C.Ronaldo përveçse është lojtari kryesor tek Al-Nassr dhe më i paguari në botë, tani ka dhe të drejtë të marrë pjesë në vendimarrjet e klubit përsa i përket merkatos.
Në rast transferimi tek Al-Nassr, Lewandowski do të gjente aty edhe ish-shokun e skuadrës, Ingo Martinez, i transferuar gjatë merkatos së fundit. -

Çudit Robert Aliaj: I inkurajoj hajdutët në Shqipëri të vjedhin vepra arti
Showbiz E Hënë, 20 Tetor 2025 15:16
Robert Aliaj ka folur për grabitjen e bujshme që ndodhi në muzeun e Luvrit, në Paris, Francë.
Aliaj e paralelizoi këtë ngjarje me Shqipërinë, duke thënë se në fakt, në vendin tonë është thuajse e pamundur që të ndodhë. Sipas tij, në Shqipëri nuk ka ndërgjegje artistike. Ai i befasoi të gjithë teksa tha se do donte që të ndodhnin vjedhje të veprave artistike e madje autorët të mos dënohen.
“Në Shqipëri nuk ka shanse të ndodhë sepse nuk kemi ndërgjegje artistike për të vjedhur artin. Unë do i inkurajoja hajdutët të vidhnin vepra arti dhe madje të mos dënohen. Muzeumet nuk po e bëjnë punën e tyre edhe në kuptimin e marketingut sepse për ta nuk flitet. Ka njerëz që nuk i kanë vizituar kurrë dhe për këtë shpreh keqardhje.”– tha Aliaj. -

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin
Robert Myftari është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme, si fajtor për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal. Ai do të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë. Vuajtja e dënimit për 52-vjeçarin fillon nga dita e arrestimit të tij. 52-vjeçari Robert Myftari u arrestua në Rinas më 23 shtator, pasi u shpall në kërkim nga SPAK, së bashku me të tjerë, për dosjen “Shpirti”. Ndërsa SPAK nisi hetimet ndaj Myftarit, pasi rezultoi si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Detajet
Robert Myftari së bashku me 30 persona të tjerë, janë akuzar nga SPAK, si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikun e drogës drejt vendeve të BE-së. Në grupin e akuzuar nga SPAK, ishin edhe pesë funksionarë publik, duke filluar nga prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shef i trafiqeve në Policinë e Shtetit, Artur Krasniqi, Festim Lelaj funksionarë shtetërorë të gjithë të akuzuar për shpërdorim detyre. Mes të dërguarve për gjykim janë edhe dy truprojat e ish ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në ‘skemën’ e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari. Ndërsa në 23 tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme dha në total 150 vite burg për 15 persona të arrestuar të operacionit “Shpirti”, 2 vite më parë. Megjithatë, 100 vite burg do të kryhen, pasi bëhet fjalë për të pandehur të dosjes, të cilët pranuan më herët që të hetohen përmes procedurës së gjykimit të shkurtuar. Në mesin e tyre është edhe një i pandehur i 16-të, Luan Zylyftari, i cili mundi të marrë pafajësinë në shkallën e parë të GJKKO, duke rënë në këtë mënyrë 2 akuzat që rëndonin ndaj tij, trafikim i narkotikëve dhe grup i strukturuar kriminal. Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, ku u goditën disa grupe kriminale. Hetimi i autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona në total, mes të cilëve edhe punonjës policie dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Në atë kohë u sekuestruan 4 milionë euro pasuri. -

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin ndaj të pandehurit Robert Myftari, duke e dënuar atë me 10 (dhjetë) vjet burgim për akuzat e rënda të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Vendimi u dha pas zhvillimit të gjykimit me rregullat e zakonshme, ku trupi gjykues e gjeti Myftarin fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Detajet e vendimit
Në përfundim të procesit gjyqësor me Nr. 36/1 të vitit 2019, gjykata vendosi: Dënimin kryesor: Robert Myftari u dënua me 10 vjet burgim, si dënim i vetëm pas bashkimit të dënimeve për të gjitha veprat penale.
Për trafikun e mbetur në tentativë, dënimi ishte 10 vjet, ndërsa për grupin e strukturuar kriminal, 2 vjet. Gjykata vendosi që dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së lartë, dhe fillon nga dita e arrestimit të tij.
Konfiskimi i mjetit lundrues
Përveç dënimit me burgim, GJKKO vendosi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të mjetit lundrues (gomone) me të cilën dyshohet se është tentuar të kryhet veprimtaria kriminale. Ky mjet lundrues ishte sekuestruar nga policia shqiptare në nëntor të vitit 2015 me një ngarkesë prej rreth 800 kg lëndë narkotike.
Megjithëse fillimisht ishte në emër të Robert Myftarit dhe më pas ishte regjistruar në emër të djalit të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari, gjykata urdhëroi konfiskimin e tij bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.
Vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme, i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, është i ankimueshëm.
Të pandehurit i lejohet ankimimi në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve nga njoftimi i vendimit. -

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale/ GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin
Gjykata e Posaçme (GJKKO)
TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Myftari u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
Myftari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestua nga policia në Rinas muajin shtator të këtij viti. SPAK ka nisur hetimet ndaj tij, pasi nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian në periudhën 2016-2018.NJOFTMI:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale me Nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari , akuzuar për veprat penale të “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/a/1 e 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, me vendimin Nr. 64, datë 17.10.2025 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 183/a1 e 22, 23, 27, 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të nenit 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim. – Deklarimin fajtor të të pandehurit Robert Myftari për veprën penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim. – Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Robert Myftari me një denim të vetë, prej 10 (dhejtë) vjet burgim. –
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Robert Myftari fillon nga dita e arrestimit të tij për efekt të këtij procedimi. – Në aplikim të nenit 15 të Ligjit nr.81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Robert Myftari ta vuajë dënimin në burgin e sigurisë së lartë. – Në mbështetje të nenit 36 pika 1, gërma “b” të Kodit Penal, 190/1 gërma “a” të K.Pr.Penale, mjeti lundrues, tip gomone, me emrin “****”, nr.regjistri ****, në emër të shtetasit Robert Myftari, i sekuestruar në nëntor 2015 nga policia shqiptare me ngarkesën rreth 800 kg lëndë narkotike e më pas është regjistruar në emër të hstetasit M.D, djali i të bashkëpandehurit Ilirjan DUÇELLARI, të konfiskohet dhe të kalojë në favor të shtetit.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Brenda 15 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 17.10.2025 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. -

Denohet me 10 vite burg Robert Myftari, akuzohej për trafik droge
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin ndaj të pandehurit Robert Myftari, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim për akuzat e rënda të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.
Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale:
“Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.Përveç dënimit me burgim, GJKKO vendosi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të mjetit lundrues (gomone) me të cilën dyshohet se është tentuar të kryhet veprimtaria kriminale. Ky mjet lundrues ishte sekuestruar nga policia shqiptare në nëntor të vitit 2015 me një ngarkesë prej rreth 800 kg lëndë narkotike.
Megjithëse fillimisht ishte në emër të Robert Myftarit dhe më pas ishte regjistruar në emër të djalit të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari, gjykata urdhëroi konfiskimin e tij bazuar në Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale.gijotina.com/
-

“Truri” i trafikut të drogës, GJKKO jep vendimin, ja me sa vite burg dënohet Robert Myftari
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli sot vendimin për çështjen penale nr. 36/1 të vitit 2019 ndaj të pandehurit Robert Myftari, i akuzuar për një sërë veprash penale të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe veprimtarinë kriminale të organizuar.
Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale:-“Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë;
-“Grupi i strukturuar kriminal”;
-“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, Gjykata vendosi bashkimin e dënimeve në një të vetëm, duke e dënuar Robert Myftarin me 10 vite burgim. Vuajtja e dënimit do të nisë nga dita e arrestimit të tij për këtë procedim penal, dhe ai do të kryejë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, në zbatim të Ligjit nr. 81/2020.
Gjykata gjithashtu vendosi konfiskimin e një mjeti lundrues të tipit gomone, të regjistruar fillimisht në emër të të pandehurit, dhe më pas në emër të shtetasit M.D., djali i të bashkëpandehurit Ilirjan Duçellari. Gomonia ishte sekuestruar nga policia shqiptare në nëntor 2015 me një ngarkesë prej rreth 800 kg lëndë narkotike dhe do të kalojë në favor të shtetit shqiptar. -

“Unë dhe shoku im më i mirë”, Robert De Niro dhe Al Pacino pozojnë së bashku pas shumë vitesh
Edhe pse janë dy legjenda filmi që kanë punuar së bashku në filma të suksesshëm dhe janë të lidhur nga një miqësi shumë e ngushtë, Robert De Niro dhe Al Pacino nuk fotografohen shpesh së bashku.
Megjithatë, duket se fushata e re e Moncler ishte një mundësi e mirë për ta për të pozuar para kamerës. Dy aktorët legjendarë bashkëpunuan në fushatën e tyre të parë reklamuese dhe qëndruan para objektivit të Platonit, të veshur me dy xhaketa të zeza nga koleksioni.
Në njërën nga fotot bardh e zi të shpërndara nga Robert De Niro në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, dy aktorët shihen duke pozuar duke buzëqeshur, duke parë njëri-tjetrin dhe duke u mbështetur në një tavolinë, ndërsa në një tjetër ata po shikojnë kamerën me habi. Në mbishkrimin që shoqëroi postimin e tij, Robert De Niro shkroi: “Unë dhe shoku ime më e mirë. ”
Shikoni fototMe and the bestie… pic.twitter.com/99YrVrAc1o
— Robert De Niro (@R0BERTDENlR0) October 14, 2025Përveçse miq të mirë, Robert De Niro dhe Al Pacino janë edhe një dyshe e famshme filmash, pasi kanë bashkëpunuar në disa nga filmat më të famshëm, si “The Godfather Part II” në vitin 1974, “Heat” në vitin 1995, “Righteous Kill” i publikuar në vitin 2008 dhe së fundmi, “The Irishman” në vitin 2019.
Top Channel
-

Shkrimtarin e njohur, Robert Shvarc- e arrestuan, e rrahën dhe e pështynë enveristët…
Robert Shvarc (Sarajevë, 10 dhjetor 1932 – Tiranë, 25 prill 2003)
Si u arrestua Robert Shvarc dy herë nga Sigurimi i Shtetit, duke e rrahur te “Shtëpia me gjethe” dhe te “Selvija”, ku enveristët “e peshuan për veshësh”, që të tregonte pjesëtarët e grupit, por ai…?!
Nga: Dashnor Kaloçi
U publikua kohë më parë historia e panjohur e përkthyesit të njohur, Robert Shvarc, i cili në vitin 1945-së bashkë me gjyshen e tij shkonin në burgun e Tiranës, për t’i dërguar ushqime, gjyshit të tij, Johamit, që mbahej i arrestuar dhe vdiq aty në rrethana të panjohura.Dëshmia e Genc Kokës, (i biri i kolonelit zogist, Sami Kokës, që vuajti 30 vjet në burgjet e regjimit komunist të Enver Hoxhës), për historinë e grupit të shokëve të tij të gjimnazit të Tiranës, ku bënin pjesë edhe Amik Kasaruho, Vasil Melo, Emil Totozani, Triumf Nepravishta, Milto Dado dhe Qemal Jusufati, të cilët u arrestuan nga Sigurimi i Shtetit, pasi shtypën disa trakte dhe ua dhanë shokëve të tyre, Guljelm Paci, Ndoc Ljarja, Petro Konomi dhe Filip Alina, për t’i shpërndarë në qytetin e Shkodrës.
Si u arrestua Robert Shvarc dy herë nga Sigurimi i Shtetit, duke e rrahur te “Shtëpia me gjethe” dhe te “Selvija”, ku e “peshuan për veshësh”, që të tregonte pjestarët e grupit, por ai…?!
Asnjë nga miqtë e ngushtë të ish-përkthyesit të njohur dhe njeriut fisnik që ndërroi jetë në vitin 2003, nuk e ka ditur faktin se ai ka qenë arrestuar dy herë nga Sigurimi i Shtetit, në 1946-ën dhe 1950-ën.
Shvarci nuk e ka përmëndur kurrë këtë fakt. Ai nuk fliste kurrë për veten e tij. Këtë e bën publike duke dëshmuar për herë të parë një nga shokët e ngushtë të tij që nga koha e fëmijrisë. Genc Koka, në dëshminë eksluzive për Memorie.al, na rrëfen anën e panjohur të njërit prej përkthyesëve më të njohur të Shqipërisë, që në gjallje të tij, nuk pranoi kurrë të fliste për vete?!
Kush është njeriu që dëshmon për Shvarcin?
Kush është Genc Koka dhe cila është e kaluara e njeriut që bën publike faktin e panjohur të arrestimit nga Sigurimi i Shtetit të ish-përkthyesit të njohur Robert Shvarc?
Origjina e familjes Koka është nga Delvina por Genci u lind në qytetin italin të Torinos në majin e vitit 1933, pasi babai i tij, Sami Koka, një ushtarak i lartë i Monarkisë së Zogut, ndiqte studimet në Institutin e Lartë të Luftës. Në tetorin e vitit 1944, kur akoma nuk kishte mbaruar Lufta, babai i Gencit, Samiu, u arrestua nga komunistët dhe pasi u mbajt disa kohë në hetuesi, në marsin e 1945-ës u dënua me 25 vite burg nga Gjyqi Special.Pasi mbaroi shkollën Teknike (7 Nëntori) në degën Elektrike, Gencin e dërguan në Bulqizë ku punoi për shumë vjet si gjeometër. Ai arriti të mbaronte me korespodencë dhe me shumë peripeci shkollën e lartë për Kimi-Industriale, (si i deklasuan diplomën ia dhanë vetëm në 1979-ën). Më pas e emëruan inxhinier në Fabrikën e Tullave në Vorë. Në tetorin e vitit 1990-të, me garancinë e të vëllait, Pëllumbit, që jetonte në SHBA që nga viti 1944, Genci së bashku me familjen e tij shkuan në Itali dhe më pas në SHBA.
Zoti Koka, kur jeni njohur për herë të parë me Robert Shvarcin?
Me Bertin jam takuar në vitin 1944, kur familja ime banonte në Rrugën e Durrësit. Në atë godinë që më pas u bë selia e ambasadës jugosllave. Aty përballë nesh në atë kohë banonte dhe Emil Totozani, i cili ishte shok i ngushtë i Bertit. Ai më prezantoi për herë të parë me të. Në atë kohë jam takuar për herë të parë me Bertin. Miqësia jonë u lidh më shumë në fillimin e vitit 1945-së kur unë me nënën time, shkonim për t’i çuar ushqimet babait, Samiut, në burgun e vjetër të Tiranës. Në atë kohë ashtu si unë, edhe Berti shoqëronte gjyshen e tij për t’i çuar ushqimet, gjyshit të tij, Johan Zhvarc. Johan ishte arrestuar për politikë dhe vdiq aty në burg në rrethana të panjohura.
Ku dhe me kë banonte Shvarci në atë kohë që e keni njohur ju?
Në kohën e pushtimit gjerman Berti banonte diku aty në rrugën “Bogdani” dhe pas arrestimit të gjyshit të tij, Johanit, ai jetonte vetëm me gjyshen e tij, e cila dhe e kishte rritur. Të gjithë ne shokët e ngushtë të tij, e dinim se ajo ishte nëna e tij dhe faktin se ajo ishte gjyshja, e kemi mësuar shumë vonë.
Kush ishte tjetër në rrethin tuaj shoqëror në atë kohë që jeni njohur me Shvarcin?
Përveç Emil Totozanit që thashë më lart, në rrethin tonë shoqëror bënin pjesë dhe Amik Kasaruho, Vasil Melo, Milto Dado dhe Triumf Nepravishta. Atë kohë që ne banonim në Rrugën e Durrësit, në shtëpinë tonë erdhi dhe Amik Kasaruho, i cili ishte nipi i të zotit të shtëpisë, Dr. Qemal Jusufatit. Aty për herë të parë jam njohur edhe me Amikun. Ndërsa Emili me Vasil Melon, banonin përballë nesh.
Unë, Roberti, Amiku, Milto e Triumfi, në vitin 1945 ishim në një klasë, në VI (e para unike) aty ku sot është Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Pasi mbaruam shkollën unike, ne të gjithë si grup shokësh filluam shkollën Teknike, (Politeknikumi 7 Nëntori).
Roberti e Amiku ishin në degën Mekanike, ndërsa unë me Vasil Melon, (apo Bilin siç e thërrisnim ne), në degën Elektrike. Ne mblidheshim shpesh në shtëpinë time apo të Amikut dhe ndërmjet të tjerash diskutonim edhe për probleme politike, duke folur hapur kundra regjimit në fuqi.
A kishit kryetar grupi?
Nuk është se kishim zgjedhur ndonjë kryetar, por Amiku ishte si të thuash ai rreth të cilit ne mblidheshim.
Çfarë flisnit konkretisht dhe nuk kishit frikë se mund të tregonte ndonjëri prej jush?
Bisedat tona ishin nga më të ndryshmet, p.sh. Amiku na thoshte se: Shqipëria duhet të lidhet më shumë me anglo-amerikanët dhe jo me sovjetikët e jugosllavët. Ndonëse nuk i përkisnim të gjithë të njëjtës shtresë shoqërore. Vasil Melo me Emil Totozanin kishin prejardhje komuniste, por miqësia jonë ishte aq e fortë, sa nuk e çonim kurrë nëpërmënd se ndonjëri prej nesh mund të tregonte.
Grupi juaj mbeti vetëm në kuadrin e bisedave kundër regjimit, apo patët ndonjë veprimtari konkrete?
Pasi e konsoliduam grupin dhe ishim të sigurtë që askush nuk fliste, Amiku shtypi një trakt, të cilin ia tregoi në fillim vetëm motrës sime, Ritës. Në atë kohë që shtypi traktin, Amiku kishte lexuar “Garda e re” të Arkady Gaidar dhe na tha se do të hiqnim nga shkolla fotot e Stalinit, e të Titos dhe në vënd të tyre do vinim Skënderbeun e Ismail Qemalin.
A e bëtë atë veprim?
Nuk arritëm ta realizonim dot planin që kishte menduar Amiku, pasi u arrestuam nga Sigurimi i Shtetit.
Si ndodhi, kush tregoi…?
Traktin e shtypur, Amiku ia dha Ndoc Larjes, për ta dërguar në Shkodër tek disa priftërinj katolikë. Nga një kopje trakti, ai u dha edhe Gyljelm Pacit, Petro Konomit dhe Filip Alinës. Nuk u muarr vesh se kush tregoi, por njëkohësisht me Ndocin që u arrestua nga Sigurimi në Shkodër, u arrestuam edhe ne në Tiranë.
Kështu më 14 tetor 1949, fillimisht u arrestua Amiku dhe Vasili, teksa ishin duke shkuar në shkollë para maternitetit të vjetër. Pas tyre u arrestua Petro Konomi dhe po atë ditë u arrestova dhe unë tek Brraka, teksa po shkoja në shkollë. Pasi na arrestuan, mua dhe Vasilin na liruan pas dy-tre ditësh, duke na thënë se; do pritej një urdhër i dytë nga prokurori. Të tjerët dolën në gjyq dhe u dënuan: Amiku, me 10 vjet, motra ime, Rita me 10 vjet, Petro Konomi me 6 vjet dhe Ndoc Larja me 3 vjet. Akuza ndaj tyre ishte: “Aktivitet kundra regjimit dhe propagandë kundër Bashkimit Sovjetik e Jugosllavisë”.
Si shpëtuat ju dhe Vasil Milo pa u dënuar?
Mua dhe Vasilin na shpëtuan shokët duke thënë se nuk na kishin treguar për traktin. Për mua kishin thënë se isha llafazan dhe kishin frikë të më tregonin pasi llapja shumë. Kurse për Vasilin se kishte familje të lidhur me komunistët.
Po Shvarci nuk u arrestua?
Berti nuk u arrestua, pasi atë e mbrojtën të gjithë, duke thënë se nuk i kishin treguar, por për ta përjashtuar nga shkolla, e përjashtuan bashkë me mua e Vasilin, me motivacionin: “Qëndrim jo i mirë politik dhe sjellje kundra rregullave të shkollës sonë”. Me këtë motivacion ne nuk “puthnim” dot në asnjë shkollë të republikës.
Në fakt Berti ishte arrestuar njëherë që në 1946-ën, kur ishte duke bërë gjimnastikën e mëngjezit në shkollë aty tek Shallvaret.
Si ndodhi, përse e arrestuan?
Unë isha prezent kur e arrestuan, pasi i gjetën një distinktivë të shqiptarëve të Amerikës, të cilën ia kishte dhënë gjyshi i tij Johani. Bertin e mbajtën 24 orë tek “La Bastia” (Shtëpia me gjethe e Dr. Bashos) duke e rrahur dhe duke e pështyrë. Siç më tregoi vetë Berti kur doli, atë e kishin marrë në pyetje duke i thënë se ku e kishte gjetur, atë distiktivë, etj.A fliste Shvarci kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës?
Berti fliste shpesh kundër regjimit komunist në fuqi. Ai ishte një njeri shpirtmadh dhe nuk pajtohej me dhunën e atij regjimi. Berti shkruante mrekullira dhe na i jepte për t’i lexuar, por ato i ndërpreu, pasi u arrestuan shokët e grupit.
Pasi iu përjashtuan nga shkolla, çfarë bëtë?
Unë me Vasil Melon shkuam në Uzinën “Enver” për të kërkuar punë. Duke treguar të vërtetën se si na kishte ndodhur, nuk na pranuan. Shefja e kuadrit qeshi dhe na tha: “Dhe doni të filloni punë këtu”?! Ndërsa Berti filloi punë si daktilografist i shkrimtarit Drago Siliqi, duke u paguar si privat në mos gaboj nga Lidhja e Shkrimtarëve.
Zhvarci punonte 12 deri 14 orë në ditë, duke shtypur me një makinë shkrimi “Oliveti” të cilën e kishte të vetën private.
Pas arrestimit të shokëve tuaj, ju që shpëtuat a e mbajtët shoqërinë dhe a shkuat ndonjëherë në burg për t’i parë ata?
E mbajtëm shoqërinë dhe nuk u ndamë asnjëherë. Unë, Berti, Vasili e Milto Dado, takoheshim dhe flisnim pa frikë me njeri-tjetrin, njëlloj si më parë. Berti me Vasilin shkuan nja dy herë në burg dhe e takuan Amikun, ndërsa unë nuk shkova dot asnjëherë, pasi më larguan nga Tirana. Pasi doli nga burgu, Amiku, qëndroi vetëm pak orë në shtëpinë e tij dhe vajti menjëherë tek Berti. Amiku aty e kishte qëndrën e tij, tek shtëpia e Bertit.
A pati Shvarci më probleme me Sigurimin e shtetit?
Bertit nuk ia ndanë asnjëherë problemet me Sigurimin e Shtetit, pasi ai ishte gjithë kohën nën survejimin e tyre. Vetëm pak kohë pas arrestimit të grupit tonë, në marsin e vitit 1950-të, një nënkolonel i Sigurimit të Shtetit (Bektash B., vrau veten më vonë) e arrestoi Zhvarcin, teksa ai ishte duke shkuar në shtëpi dhe e dërgoi tek “Selvija”, në rrugën e Dibrës, ku ishte qëndra e Sigurimit të Shtetit.
Sa kohë e mbajtën Bertin aty?
E mbajtën vetëm 12 orë aty, duke e rrahur dhe siç më tregoi vetë e kishin peshuar nga veshët.
Përse e kishin arrestuar Shvarcin dhe për çfarë e kishin pyetur?
Bertin e arrestuan si pjestarë të grupit tonë dhe për 12 orë që e mbajtën aty, e kishin pyetur për Amikun, për mua, për veprimtarinë e grupit etj. Por ai nuk tregoi asgjë se ndryshe, do të na kishin arrestuar edhe ne që shpëtuam. Pas kësaj Bertin e kishin vazhdimisht në shënjestër dhe donin ta arrestonin, sepse ai hidhte batuta kundër regjimit. Përveç kësaj Bertin e kishin halë në sy, sepse ai ishte i vetmi në atë moshë që mbante kapele republike dhe e konsideronin si borgjez.
Sa kohë vazhdoi shoqëria juaj me Shvarcin?
Deri sa kishte frymën gjallë. Vetëm pak orë para se të ndërronte jetë, edhe pse ishte në një gjëndje të rëndë, ai më telefonoi mua në SHBA dhe më pyeste për shëndetin, (sepse edhe unë vuaj nga zëmra). Ky ishte Berti, një njeri me zëmër të madhe, që i tillë mbeti deri në fund të jetës./Memorie.al
ObserverKult
——————————–
Lexo edhe:
ROBERT SHVARC: MBETSH ME SHËNDET E LAMTUMIRË!