Ish-kryebashkiaku i Korçës, Robert Kotmillo, ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 85-vjeçare. Ai drejtoi bashkinë e qytetit juglindor nga viti 1996 deri në vitin 2000. Në një intervistë të dhënë për Euroneës Albania, motra e tij, Evelina Kotmilo, shprehu dhimbjen e thellë për humbjen, duke e kujtuar Robertin si një njeri të jashtëzakonshëm.
“Bertin do ta kujtojmë si një njeri të madh, jashtëzakonisht të madh. Bënte shumë për njerëzit, i ndihmonte të gjithë. Na donte shumë dhe e kemi dashur shumë, pavarësisht se ai vitet e fundit zgjodhi të jetonte vetëm,” tha ajo mes lotësh.
Në intervistën e tij të fundit për Euronews Albania, të dhënë më 19 tetor 2024, Robert Kotmillo foli për jetën e tij dhe përkushtimin në karrierën e tij, duke zbuluar se jetonte i vetëm dhe në kushte të vështira ekonomike. Ai tregoi se, megjithëse pati një karrierë të pasur, ajo nuk i la asgjë pas.
Tag: robert
-

Përlotet motra e ish-kryebashkiakut të Korçës që vdiq në varfëri: Ishte njeri i madh
-

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo
Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në drejtimin e bashkisë gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.
Ky ishte një kapitull i veçantë i sakrificave dhe angazhimit të tij qytetar.
Edhe pse pati ftesë nga strukturat e Partisë Demokratike për të kandiduar për një mandat të dytë, ai vendosi të tërhiqej.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Kotmilos ka trishtuar shumë qytetarë të Korçës dhe ata që e njohën për kontributin e tij.Top Channel
-

Ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Korçës, vitet e fundit i kaloi në varfëri
Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare ish kryetari i Bashkisë së Korçës, Dhionis Robert Kotmilo.
Ai e drejtoi Bashkinë e Korçës për një mandat, nën logon e Partisë Demokratike, gjatë viteve 1996-2000, duke qenë kryebashkiak edhe gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997. Në vitin 2000, ai vendosi të mos kandidonte më, duke njoftuar dhe tërheqjen nga politika, duke qenë dhe në prag pensioni
Më herët ai ka qenë dhe drejtuesi i Këshillit Bashkiak të Korçës, për 4 vite, para se të bëhej kryebashkiak, teksa ka punuar edhe për29 vite si kryeinxhinier i ndërmarrjes së frigoriferëve në qytetin juglindor.
Në Korçë qarkullon shprehja se “Robert Kotmilo as portën e vjetër të shtëpisë së tij nuk e ndërroi sa ishte kryetar bashkie”, duke u njohur si një person shumë i respektuar në juglindje.
Vitet e fundit, ai jetonte në varfëri, ku jetonte i vetëm në banesën e tij të vjetër dhe ushqimin e siguronte nga një fondacion në Korçë.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Kotmilos ka trishtuar shumë qytetarë të Korçës dhe ata që e njohën për kontributin e tij. -

Ndërron jetë ish- kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo
Ish-kryebashkiaku i Korçës, Dhionis Robert Kotmilo, ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare.
Kotmilo ka shërbyer si kryebashkiak i qytetit të Korçës nga viti 1996 deri në vitin 2000, duke lënë pas një trashëgimi të rëndësishme në drejtimin e bashkisë gjatë periudhës së trazirave të vitit 1997.
Ky ishte një kapitull i veçantë i sakrificave dhe angazhimit të tij qytetar.
Edhe pse pati ftesë nga strukturat e Partisë Demokratike për të kandiduar për një mandat të dytë, ai vendosi të tërhiqej.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Kotmilos ka trishtuar shumë qytetarë të Korçës dhe ata që e njohën për kontributin e tij. -

Ketu vezhgohet gjithcka, Edi Rama e di mire/ Robert Papa: Deputeti PS u kap me 150.000 dollare, investojne ne hotele ketu,,, dosje ka plot
Ketu vezhgohet gjithcka, Edi Rama e di mire/ Robert Papa: Deputeti PS u kap me 150.000 dollare, investojne ne hotele ketu,,, dosje ka plot
Gazetari Robert Papa ka bërë publike për herë të parë një deklaratë shokuese për PS, teksa thotë se një deputet i kësaj force politike është kapur në ambientet e aeroportit të Nju Jorkut me një shumë të konsiderueshme dollarësh, në pamundësi për t’i justifikuar ato.
Deklaratën gazetari shqiptar që jeton në SHBA, e bëri në një media në vendin tonë, duke thënë se një deputet i Partisë Socialistë është kapur me mbi 150 mijë dollarë në aeroportin e Nju Jorkut, emrin e së cilit nuk e bëri publik, duke thënë se do ta bënte në një moment të dytë.
Gazetari Papa shkoi më tej ku tha se kryeministri Endi Rama është në dijeni të incidentit me deputetin e tij socialist në aeroportin e Nju Jorkut dhe shifrën e lartë të shumës monetare, që i kanë sekuestruar
Dihet sa shumë e thyejnë vizën shqiptarët, sa kanë ndenjur për azil. Për deputetët nuk më duket gjë e re. Rama e di shumë mirë që një deputet i tij, që sot hiqet si ‘i madh’ është ndaluar dhe i janë sekuestruar mbi 150 mijë dollarë… Ai e di mirë. Rama e di. Kur të egërsohet shumë fushata mbase e them në emisionin tim. Por Rama e di. Nga informacionet që kam. Shpesh kemi informacione of-record, ka gjëra që thuhen e s’thuhen. Unë isha i pari që thashë që Ramën e ndaluan në aeroport
Të dosja Mc Gonigal, Rama është shumë i përfshirë. Janë dy dosje që kanë qenë, njëra me foton me Obamën nuk e thërritën në gjykata. Hetime ka pasur, ka përgjime dhe nëse dosja do të kërkohet nga SPAK, Rama e di mirë, sepse ishte një nga skandalet më të mëdha pa proktoll, një kryeministër me një ish-shef të kundërzbulimit në FBI. Është ndaluar në kohën e Obamës, kur ka qenë president.
Këta nuk kuptojnë një gjë, vijnë gjoja bëjnë fushatë për diasporën, mbajnë 2-3 celularë, çdo pasaportë diplomatike, FBI e ka sipër. Ndaj nisin e bërtasin nëpër qeli si të çmendur. Kanë dhe një mani tjetër, që kanë filluar të investojnë këtu, hotele, ndërtime. Këtu vëzhgohet çdo gjë. Dosjet janë masive.