Tag: robert

  • Zgjidhet Papa i ri, ja kush është pasardhësi i Papa Françeskut

    Zgjidhet Papa i ri, ja kush është pasardhësi i Papa Françeskut

    Robert Francis Prevost është Papa i ri, pasardhësi i Papa Françeskut.
    Robert Francis Prevost u shfaq në ballkonin me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.
    Kardinali i lartë konfirmoi vendimin me fjalët “Habemus Papam” – latinisht për “kemi një Papë”, ku prezantoi edhe emrin e Papës.
    Turma në sheshin kryesor të Vatikanit shpërtheu në duartrokitje kur tymi i bardhë filloi të dilte nga oxhaku i Kapelës Sistine.

    vijon…

     
     

  • Papa i ri është Robert Francis Prevost, ai zgjodhi emrin Leone i XIV

    Papa i ri është Robert Francis Prevost, ai zgjodhi emrin Leone i XIV

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Ambasadori Berisha: Mos ia jepni votën një autokrati dhe oborrit të tij oligarkik!

    Ambasadori Berisha: Mos ia jepni votën një autokrati dhe oborrit të tij oligarkik!

    NGA MAL BERISHA/
    Të dashur miq!
    Përpara se të votoni më 11 maj, ndaluni një çast dhe shikoni me kujdes këtë tabelë që përmban listën e kryeministrave të vendeve të Bashkimit Evropian dhe tre shteteve tona mike – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.
    Do të vini re se asnjë prej këtyre vendeve, që përfaqësojnë demokracitë më të zhvilluara në botë, nuk ka pasur të njëjtin kryeministër që nga viti 2013 – viti kur Edi Rama erdhi në pushtet në Shqipëri.
    A nuk është ky një tregues i qartë se Edi Rama nuk është thjesht një udhëheqës politik, por një autokrat, i cili e ka çimentuar pushtetin e vet në mënyrë jo demokratike, në kontrast të thellë me demokracitë dinamike të vendeve perëndimore?
    Lista e vendeve dhe kryeministrave të tyre (2013–2025)
    Austria
    Werner Faymann, Christian Kern, Sebastian Kurz, Brigitte Bierlein, Alexander Schallenberg, Karl Nehammer, Christian Stocker
    Bullgaria
    Marin Raykov, Plamen Oresharski, Georgi Bliznashki, Boyko Borisov (dy mandate), Ognyan Gerdzhikov, Stefan Yanev, Kiril Petkov, Galab Donev, Nikolay Denkov, Dimitar Glavchev, Rosen Zhelyazkov (2025–Sot)
    Belgjika
    Elio Di Rupo, Charles Michel, Sophie Wilmès, Alexander De Croo (2020–2025), …
     Kroacia
    Zoran Milanović, Tihomir Orešković, Andrej Plenković (2016–Sot)
    Qipro
    Nicos Anastasiades (2013–2023), Nikos Christodoulides (2023–Sot)
    Çekia
    Petr Nečas, Jiří Rusnok, Bohuslav Sobotka, Andrej Babiš, Petr Fiala (2021–Sot)
    Danimarka
    Helle Thorning-Schmidt, Lars Løkke Rasmussen, Mette Frederiksen (2019–Sot)
    Estonia
    Andrus Ansip, Taavi Rõivas, Jüri Ratas, Kaja Kallas, Kristen Michal (2024–Sot)
    Finlanda
    Jyrki Katainen, Alexander Stubb, Juha Sipilä, Antti Rinne, Sanna Marin, Petteri Orpo (2023–Sot)
    Franca
    Presidentë: François Hollande (2012–2017), Emmanuel Macron (2017–Sot)
    Gjermania
    Angela Merkel (deri më 2021), Olaf Scholz (2021–), Friedrich Merz
    Greqia
    Antonis Samaras, Alexis Tsipras (dy mandate), Vassiliki Thanou, Kyriakos Mitsotakis (dy mandate), Ioannis Sarmas
    Hungaria
    Viktor Orbán (2010–Sot)
    Irlanda
    Enda Kenny, Leo Varadkar (dy mandate), Micheál Martin, Simon Harris (2024–Sot)
    Italia
    Enrico Letta, Matteo Renzi, Paolo Gentiloni, Giuseppe Conte, Mario Draghi, Giorgia Meloni (2022–Sot)
    Letonia
    Valdis Dombrovskis, Laimdota Straujuma, Māris Kučinskis, Krišjānis Kariņš, Evika Siliņa (2023–Sot)
    Lituania
    Algirdas Butkevičius, Saulius Skvernelis, Ingrida Šimonytė (2020–2024)
    Luksemburgu
    Xavier Bettel (2013–2023), Luc Frieden (2023–Sot)
    Malta
    Joseph Muscat, Robert Abela (2020–Sot)
    Holanda
    Mark Rutte (deri në 2024), Dick Schoof (2024–Sot)
    Polonia
    Donald Tusk, Ewa Kopacz, Beata Szydło, Mateusz Morawiecki, Donald Tusk (2023–Sot)
    Portugalia
    Pedro Passos Coelho, António Costa, Luís Montenegro (2024–Sot)
    Rumania
    Victor Ponta, Dacian Cioloș, Sorin Grindeanu, Mihai Tudose, Viorica Dăncilă, Ludovic Orban, Nicolae Ciucă, Marcel Ciolacu (2023–2025)
    Sllovakia
    Robert Fico (dy mandate), Peter Pellegrini, Igor Matovič, Eduard Heger, Ľudovít Ódor, Robert Fico (2023–Sot)
    Sllovenia
    Alenka Bratušek, Miro Cerar, Marjan Šarec, Janez Janša, Robert Golob (2022–Sot)
    Spanja
    Mariano Rajoy, Pedro Sánchez (2018–Sot)
    Suedia
    Fredrik Reinfeldt, Stefan Löfven, Magdalena Andersson, Ulf Kristersson (2022–Sot)
    SHTETE PARTNERE DHE TË TJERË TË RËNDËSISHËM
    Mbretëria e Bashkuar
    David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak, Keir Starmer (2024–Sot)
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës
    Barack Obama, Donald Trump, Joe Biden, Donald Trump (mandati i dytë nga 2025)
    Kanadaja
    Stephen Harper, Justin Trudeau, Mark Carney (2025–Sot)
    A është e mundur që një popull që voton i lirë të zgjedhë të njëjtin kryeministër katër herë radhazi, për plot 16 vjet?
    Kur vende si Austria, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Rumania e të tjera, kanë ndërruar kryeministrat deri në shtatë herë gjatë kësaj periudhe?
    Ju lutem, ndaluni dhe mendoni të paktën për një moment.
    Mos ia jepni votën një autokrati dhe oborrit të tij oligarkik!

  • Kryeministri sllovak i sheh deklaratat e Zelenskit si kërcënim: Do shkoj në Moskë në Ditën e Fitores

    Kryeministri sllovak i sheh deklaratat e Zelenskit si kërcënim: Do shkoj në Moskë në Ditën e Fitores

    Kryeministri sllovak Robert Fico tha sot se do të shkojë në Moskë më 9 maj për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores në Luftën e Dytë Botërore.
    Ai u tha gazetarëve në Bratislavë se po shkonte në Moskë për t’i bërë homazh kombit që luajti një rol vendimtar në mposhtjen e udhëheqësit nazist Adolf Hitler, raporton portali sllovak “SME”.
    Robert Fico komentoi gjithashtu deklaratën e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ai nuk mund të garantojë sigurinë e udhëheqësve që do të marrin pjesë në paradë, duke e vlerësuar atë si një kërcënim.
    “Është shumë mungesë respekti kur dikush i thotë vendit që pati pjesën më të madhe në fitoren ndaj fashizmit dhe që pësoi viktimat më të mëdha, ‘Festoni, mund të hedhim një dron mbi ju’. Kjo nuk është politikë moderne. Është e papranueshme”, tha Robert Fico.
    Sipas tij, Volodymyr Zelensky gabon nëse beson se deklarata e tij do t’i dekurajojë delegacionet e huaja nga pjesëmarrja.
    Robert Fico tha gjithashtu se duke arritur një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila do t’u siguronte amerikanëve qasje në burimet natyrore të Ukrainës dhe do të krijonte një fond të përbashkët investimesh për rindërtimin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky po përpiqet të vazhdojë luftën dhe të dobësojë përpjekjet amerikane për të zgjidhur konfliktin në mënyrë paqësore.

  • A do shkojnë në Moskë? Pas Vuçiç, sëmuret papritur edhe kryeministri sllovak

    A do shkojnë në Moskë? Pas Vuçiç, sëmuret papritur edhe kryeministri sllovak

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka lënë spitalin pasi u ndje papritur keq. Mjekët nga Spitali Ushtarak i Beogradit bëjnë me dije se kreu i shtetit serb ndodhet në gjendje të kënaqshme.
    Aleksandar Vuçiç u sëmur papritmas dhe si rrjedhojë ndërpreu vizitën në SHBA “për shkak të problemeve shëndetësore”, shkruan A2.
    E njëjta situatë ka ndodhur edhe me kryeministrin sllovak Robert Fico gjatë ditëve të fundit, i cili anuloi vazhdimisht daljet e paralajmëruara publike, gjë që shkaktoi spekulime për “përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore”.
    Të dy liderët kanë njoftuar pjesëmarrjen në paradën ushtarake në Moskë më 9 maj, gjë që ngre pyetjen nëse Vuçiç e Fico po kërkojnë justifikim për të mos shkuar në Rusi, duke pasur parasysh kritikat dhe presionin nga Bashkimi Europian për të mos marrë pjesë në paradën e Putinit në mes të agresionit rus kundër Ukrainës.
    Vuçiç kishte njoftuar më parë se planifikon të udhëtojë në Moskë javën e ardhshme për një paradë ushtarake që shënon Ditën e Fitores. Ky njoftim shkaktoi kritika dhe presion nga BE, i cili pret që vendet kandidate dhe anëtare të përmbahen nga pjesëmarrja në ngjarjet e organizuara nga Rusia. Njëkohësisht, kryeministri i Sllovakisë ka “anuluar” papritmas orarin e tij të punës disa herë gjatë ditëve të fundit, njoftoi stacioni televiziv sllovak TV Noviny.
    Robert Fico nuk u shfaq në festimet e planifikuara të Ditës së Majit në qytetin Velke Zaluzhye. “Programi i punës së kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, për 1 maj është anuluar”, thuhet në një njoftim zyrtar të qeverisë sllovake, pa detaje shtesë. Kryetari i komunës Velki Zaluzhy, Milan Biro, tha se nuk kishin marrë asnjë informacion për arsyen e anulimit. Kjo nuk është hera e parë që Fico ndryshon orarin në minutën e fundit. Në prill, ai anuloi një konferencë për media dhe ligjëratë në Britaninë e Madhe.
    Ish-presidenti çek, Milosh Zeman më vonë zbuloi se arsyeja ishte një përkeqësim i shëndetit të tij pas një atentati vitin e kaluar. Ende nuk dihet nëse Vuçiç dhe Fico do të marrin pjesë në paradën e planifikuar për 9 maj në Moskë.

  • SPAK të mos jetë i njëanshëm, të hetojë McGonigal e miliardat që Rama ka falur/ Robert Papa: Rama maja e korrupsionit

    SPAK të mos jetë i njëanshëm, të hetojë McGonigal e miliardat që Rama ka falur/ Robert Papa: Rama maja e korrupsionit

    SPAK të mos jetë i njëanshëm, të hetojë McGonigal e miliardat që Rama ka falur/ Robert Papa: Rama maja e korrupsionit

    Autori i emisionit Fokus Robert Papa tha përmes një lidhjeje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Berisha duhet të luftojë në këtë garë me arritjet e tij gjatë dy mandateve ssi kryeministër dhe t’i krahasojë ato me qeverisjen e Ramës këto 12 vjet.

    I ndalur tek kontratat e lobimit për heqjen e non-gratës, Papa tha se e drejta as nuk blihet dhe as nuk shitet duke shtuar se 6 milionë euro janë asgjë në SHBA.

    Personi që e ka nxjerrë, sepse duket që është nxjerrë nga kampi tjetër synon ta dëmtojë, por mendoj që si non grata, apo jo non-grata, çdo lloj akuze tjetër njerëzit e kanë ndarë mendjen si do votojnë. Votat e diasporës kanë kohë që kanë filluar dhe kjo do e ndajë se çfarë do ngjasë atje. E majta luan pisët në fushatë, kjo ndodhi dhe këtu.

    Berisha ka qenë dy herë kryeministër, ballafaqim me 12 vitet e Ramës. Të tjerat janë sulme mediatike që nuk mendoj se do të kenë ndonjë efekt të madh. Më vonë do të isha të mos ketë të drejtë për lobingje asnjë parti. Berisha ka miq si në Kongres dhe Senat. Nuk besoj se ka nevojë për një ish-ambasador.

    E drejta fitohet, as nuk shitet as nuk blihet. Nëse është kryer padrejtësi, ai do e fitojë këtë betejë. Nuk kryhet me 6 milionë euro. 6 milionë euro është si të marrë një Uber, aq më tepër me një president si Trump.

    Ajo që duhet të shqetësonte SPAK janë miliardat dollarë të falura nga Rama për Kushner, për të fituar akses në Shtëpinë e Bardhë.

    SPAK nuk duhet të jetë i njëanshëm, por në drejtpeshim nga dy krahët, të njëjtët gjë do i kërkoja dhe DASH, është zhgënjyese të mos bëhet non grata Rama, maja e korrupsionit.

    Sipas Papës Rama nuk i merr 71 deputetë dhe se poll-et që realizohen nga jashtë nuk janë të besueshme.

    Nuk besoj se Rama i merr 71 deputetë. Nuk i besoj poll-et sidomos ata që realizohen nga jashtë. Nuk ka si të kuptojë një amerikane apo italian. Duhet të dish raportet atyre që merr në intervistë. Për mua gara është hapur. Entuzjazmi është rritur nga krahu i PD-së.MCN

  • Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

    Barcelona humbet Lewandowskin për disa javë, zbulohet shkaku

    Robert Lewandowski, sulmuesi kryesor i Barcelonës, ka pësuar një dëmtim muskulor që do ta mbajë jashtë fushave për disa javë. Klubi katalanas ka konfirmuar se, pas kontrolleve mjekësore të kryera, është zbuluar një dëmtim në muskujt e këmba e majtë të lojtarit.
    “Kontrollet mjekësore të kryera të dielën kanë konfirmuar një dëmtim në muskujt e këmbës së majtë të Robert Lewandowski,” thuhet në një deklaratë zyrtare të klubit, e cila u bë publike pas fitores dramatike të Barcelonës ndaj Celta Vigo në La Liga, me rezultatin 4-3.
    Mungesa e Lewandowskit do të ndikojë në disa ndeshje të rëndësishme për klubin, përfshirë finalen e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit më 26 prill dhe ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve kundër Interit më 30 prill. Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se periudha e mungesës mund të jetë nga dy deri në tre javë.
    Trajneri Hansi Flik ka shpresë që Lewandowski të rikthehet për sfidën e kthimit në San Siro më 6 maj, por gjithçka mbetet e pasigurt.

  • LUFTA USHQIMORE/ Robert Francis Kennedy zbulon dëshmi të luftës ushqimore, toksina që ju injektohen për gjymtimin e metabolizmit

    LUFTA USHQIMORE/ Robert Francis Kennedy zbulon dëshmi të luftës ushqimore, toksina që ju injektohen për gjymtimin e metabolizmit

    LUFTA USHQIMORE/ Robert Francis Kennedy zbulon dëshmi të luftës ushqimore, toksina që ju injektohen për gjymtimin e metabolizmit

    Chemical Contaminants Transparency Tool – CCT Tool(Nga Aurel Plasari)

    Robert Francis Kennedy Jr. zbulon dëshmi të luftës ushqimore: toksina që shkaktojnë qeramide injektohen në trupin tuaj për t’ju gjymtuar metabolizmin dhe për të kontrolluar popullsinë!

    Më 20 mars, Robert Francis Kennedy Jr. dhe Departamenti i Shëndetit dhe i Shërbimeve Njerëzore (HHS) i ShBA, i drejtuar prej tij, hodhën një bombë mbi perandorinë toksike të shtetit të thellë: Mjetin e Transparencës së Ndotësve Kimike: Chemical Contaminants Transparency Tool – CCT Tool.

    Nuk është vetëm një listë, siç do ta shikoni në linkun poshtë. Është një skedar i klasifikuar, i mbajtur i fshehtë, që dëshmon sesi jua kanë helmuar ushqimin në heshtje për dekada.

    Metale të rënda. Mbetje pesticidesh. Turbullues endokrinorë. Nuk janë “aditivë”, por armë biokimike.

    Objektivi i tyre është metabolizmi juaj.

    Metoda e tyre? Qeramidet… molekulat e yndyrave të shndërruara në armë nga brenda.

    Qeramide, të shkaktuara nga ndotës të fshehtë, jua bllokojnë motorin metabolik. Yndyrnat jua përmbytin gjakun pas ngrënies dhe drejtohen në mëlçi, pankreas dhe zemër.

    Nuk është pra çështje mosfunksionimi.

    Është plan për kolaps biologjik.

    T’ju ngadalësojë funksionimin, t’ju fryjë, derisa t’ju fikë.

    Ndërsa ju mbushin mendjen: jeni të dobët, të pafuqishëm, të varur nga medikamentet.

    Por e vërteta? Është burg kimik. Është luftë përmes ushqimit.

    Sot maska ka rënë. Dokumenti kriminal ka dalë në dritë.

    Mjeti CCT konfirmon gjithçka. Shikoni vetë tabelat e sapopublikuara nga HHS.

    Ndotësit janë realë.

    Shkatërrimi metabolik është i qëllimshëm.

    Dhe qeramidet janë çelësi i tyre.

    Epidemia është e projektuar: mbipeshë, insufiçiencë kardiake, lodhje kronike… të gjitha rezultatet e programuara të sabotimit molekular.

    Kujtoni se është dietë e keqe? Jo, është një sistem. Një kafaz biokimik.

    Tani HHS ju ka dhënë çelësin.

    Nuk bëhet fjalë për kalori.

    Është çështje kontrolli.

    Kennedy nuk lançoi vetëm një mjet. Ai dha goditjen e parë.

    Lufta ka qenë biokimike. E heshtur. Vdekjeprurëse. Vetëm se tanimë, pas 20 prillit, është e dukshme.

    Jeni në fushën e betejës.

    Ju kanë mësuar të fajësoni veten. Ju kanë thënë se e keni nga pleqëria. Ju kanë thënë se është çështje gjenetike. Ju kanë thënë se është çështje stresi.

    GENJESHTRA.

    Ka qenë helmim. Helmim i qëllimshëm.

    Dhe tani ky helmim ka një emër, një nivel dhe një gjurmë gishti.

    Mjeti CCT zbulon gjithçka. Kodet e fshehjes janë thyer.

    Tani është radha juaj.

    Refuzoni ushqimin e tyre. Refuzoni gënjeshtrat e tyre. Refuzoni kontrollin e tyre.

    Nuk bëhet fjalë për shëndetin.

    Është çështje mbijetese.

    Kennedy hapi dyert.

    Tani përdorini ato.

    Organizmi juaj nuk është i thyer. Është i sulmuar.

    Ja tek i keni provat.

    Faleminderit, z. Robert Francis Kennedy Jr.

    NGA NJOFTIMI I HHS

    https://www.hfpappexternal.fda.gov/scripts/fdcc/index.cfm?set=contaminant-levels

  • Robert Papa: LaCivita shpërfytyroi Kamala Harris! Pas tij qëndron edhe… PD sjell ndryshimin

    Robert Papa: LaCivita shpërfytyroi Kamala Harris! Pas tij qëndron edhe… PD sjell ndryshimin

    Robert Papa: LaCivita shpërfytyroi Kamala Harris! Pas tij qëndron edhe… PD sjell ndryshimin

    Gazetari Robert Papa, në një intervistë për Euronews Albania, deklaroi se Chris LaCivita i cili është organizatori kryesor i fushatës së PD dhe njeriu që qëndron pas sukseseve të mëdha republikane në SHBA nuk është i njohur për fjalime, por për strategjitë e forta të reklamimit politik, siç bëri me Kamala Harris dhe Rick Perry.

    Sipas tij, në pak sekonda mesazhi i fushatës u dha qartë: 12 vite krim, drogë dhe largim i një milion shqiptarëve. Papa u shpreh se fushata e PD përfaqëson ndryshimin, ndryshe nga ajo e Edi Ramës që kërkon të mbajë status quo-në.

    Ai theksoi se ndryshimi fiton gjithmonë në politikë, siç ka ndodhur në shumë vende të botës. Papa u shpreh skeptik për exit poll-et nga kompanitë italiane, por tha se LaCivita ka ekipin e vet për këtë. Më tej Papa shprehu se ardhja e këtyre emrave nuk është rastësi, por pjesë e një strategjie të mirëkalkuluar për rikthimin e opozitës

    “LaCivita nuk shquhet për fjalime, është organizator i reklamave, fushatës së reklamave që shkatërroi Kamala Harrisin, ka shkatërruar më parë Perryn, ka zgjedhur që të flasë.Në ato pak sekonda që foli, mesazhin e dha, 12 vjet krim, 12 vjet drogë, 12 vjet largim i një milioni shqiptarëve, kjo mjafton për mesazhin e fushatës.

    Por personi që ka fuqi të vërtetë dhe ka qenë truri i Trump, është Paul Manafort, i cili në Breshia ka qenë në krah të zotit Berisha.

    Paul Manafort nuk flet por është personi që Trump e kërkoi pas largimit të Biden nga skena si kandidat, pasi LaCivita dhe Walz, i cili është shefi i kabinetit, harxhuan rreth 700 mijë dollarë duke sulmuar Biden, moshën e kaluar, personi që e nuhati ishte Manafort, si dhe Gori Lewandowski, i cili ka qenë menaxheri i parë i fushatës në 2016.

    U futën nga zoti Trump dhe Manafort bëri një lëvizje të zgjuar, ndihmoi, punoi falas për Trump duke ndërtuar strategjinë e fitores së tij të madhe, rikthimin e tij të madh, ai mendon se do të realizojë në këtë mënyrë edhe rikthimin e Berishës.

    Nëqoftëse shikon fushatën e Ramës i cili kërkon të mbajë status quo-në, fushata e Berishës tregon për ndryshim, change, kudo në botë fiton ndryshimi.

    Për sa i përket exit poll-eve që bëhen nga disa grupe italiane, unë nuk kam shumë besim sepse poll-et dështuan këtu në Amerikë, por vetë LaCivita ka një person tjetër për të kryer poll-et.

    Unë nuk mendoj që një person që këtu mbahet përmes të cilit fitoi zoti Trump dhe i dha nderin të fliste ditën e fitores, të vijë në Shqipëri dhe të humbasë.Kur kanë marrë parasysh që të mbështesin PD, opozitën si parti konservatore, janë bërë disa kalkulime, nga ana tjetër sulmet që bëhen ndaj LaCivita dhe Manafort janë foshnjarake, sepse ambasada amerikane nuk ka dalë kundër tyre, mjafton të thoshte që këta nuk përfaqësojnë qëndrimin e administratës amerikane, se më parë e kanë thënë këtë gjë.

    Pra ata nuk po pengojnë kthimin e Berishës, mendimi im.

    Dhe e dyta, Paul Manafort para 10 ditësh ka qenë rreth 2 orë në Mar-a-Lago, është një person i cili ka një miqësi të hershme me zotin Trump që nga viti 1981, dhe libri i tij i fundit ‘I burgosuri politik’, tregon qartë me atë dosjen e stisur të ndërhyrjes ruse ku personi edhe u dënua, por më pas e fali zoti Trump dhe Trump e cilësoi ‘brave man’, nuk pranoi të shpifte kundër meje.

    Janë 2 persona të tillë, Paul Manafort dhe Peter Navarro, të dy u dënuan, të dy janë nga njerëzit më të afërt të zotit Trump. Tani në një fushatë të një vendi të vogël në Ballkan, të kesh 2 figurat kryesore të fushatës së Trump nuk është pak”, u shpreh gazetari Robert Papa.

  • Robert F. Kennedy Jr zotohet të gjejë shkakun e autizmit deri në shtator

    Robert F. Kennedy Jr zotohet të gjejë shkakun e autizmit deri në shtator

     

    Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr, ka shpallur nisjen e një iniciative ambicioze për të zbuluar shkaqet e autizmit brenda pesë muajsh, në atë që ai e përshkroi si një “përpjekje masive testimi dhe kërkimi” me pjesëmarrjen e qindra shkencëtarëve nga mbarë bota.

    Duke folur në një takim të kabinetit të enjten, Kennedy premtoi një qasje gjithëpërfshirëse, e cila do të shqyrtojë çdo faktor të mundshëm – nga vaksinat dhe ndotja, deri te stili i jetesës dhe prindërimi.

    “Deri në shtator, ne do të dimë se çfarë e ka shkaktuar epideminë e autizmit dhe do të jemi në gjendje t’i eliminojmë ato ekspozime,” deklaroi ai, duke theksuar rëndësinë e transparencës, bashkëpunimit shkencor dhe të dhënave të hapura.

    Ky angazhim vjen në një kohë kur diagnozat e autizmit janë në rritje, me shifra që tregojnë se 2.77% e fëmijëve 8-vjeçarë në SHBA janë diagnostikuar me çrregullimin e spektrit të autizmit deri në vitin 2020. Kennedy argumenton se është koha për të kuptuar thellësisht se cilët faktorë kontribuojnë në këtë rritje, për të ndihmuar familjet, komunitetet dhe sistemin shëndetësor të përgatiten dhe të përgjigjen më mirë.

    Përmes kësaj nisme, Kennedy synon të çojë përpara një politikë të re të shëndetit publik që nuk shmang pyetjet e vështira dhe nuk mbyllet ndaj teorive të reja kërkimore. Ai nënvizoi se do të shqyrtohen të gjitha mundësitë shkencore: “Ne do të shohim vaksinat, por do të shohim gjithçka – sistemin ushqimor, ujin, ajrin tonë, mënyrat e prindërimit, çdo ndryshim potencial që mund të ketë ndikuar.”

    Megjithëse disa ekspertë kanë shprehur skepticizëm për kohëzgjatjen e afatit, shumë e shohin nismën si një shans për të përqendruar më shumë vëmendje dhe burime në një çështje që prek miliona familje në mbarë botën. Në fokus të Kennedy-t është bashkëpunimi ndërkombëtar dhe përdorimi i mjeteve më të avancuara të kërkimit për të ndriçuar më shumë mbi këtë çrregullim kompleks.

    Me këtë hap të guximshëm, Kennedy synon të vendosë në qendër të debatit publik një prej temave më të rëndësishme të shëndetit modern, duke shfaqur një qasje të hapur dhe kërkimore që shumë e shohin si të domosdoshme për të ecur përpara.