Tag: robert

  • Pse la amanet të prehet në Theth, studiuesi gjerman Robert Elsie!

    Pse la amanet të prehet në Theth, studiuesi gjerman Robert Elsie!

    Studiuesi gjerman me origjinë kanadez, Robert Elsie, i cili rrëfeu kaq shumë për tiparet e kombit tonë, tani prehet në Theth, mes Alpeve të Shqipërisë.

    Ishte amaneti i tij që të prehej në këtë fshat turistik, të cilit i kushtoi edhe një nga librat e tij të shumtë, duke dëshmuar lidhjen e tij të fortë që kishte me tokën shqiptare.

    Pavlin Polia, në një bisedë më gazetaren Rudina Xhunga tregoi më shumë se pse Thethi ishte amaneti i fundit i albanologut, ku varrimi u bë sipas riteve të fshatit.

    “Unë kam patur fatin ta takoj kur ka qenë gjallë. Besoj që është pasuri e rrallë të arrish të bisedosh për pesë minuta me atë personazh, i cili nuk ka lindur në Shqipëri por ka bërë një kërkim të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për albanologjinë.

    Pastaj kur morëm lajmin që kishte vdekur më kontaktuan njerëzit e afërm të tij dhe thanë që kishte shprehur dëshirën që të varrosej në Theth. Gjëja e parë që unë kam bërë ishte të kontaktoja vllaznitë e Thethit. Kjo pasi nuk ka qenë vendas i Thethit.

    Pastaj, duheshin edhe letrat nga bashkia dhe prefektura. Diçka e lezetshme asokohe, kur unë i kontaktova fillimisht nuk kishte dakordësi mes tyre. Madje asokohe prefektura na tha që kishin gjetur një vend në Vermosh dhe që mund të vendosej afër rrugës. Por ai e ka lënë amanet të prehej në Theth. Nuk është se thjesht ngeli pa një vend. Pas këtyre, arritëm të bënim dhe letrat.

    Pastaj, Robert Elsie ka shkruajtur librin “A Passion for Theth/ Albania’s Rugged Shangri-La”, i cili për ne është pasuria më e madhe apo promovimi më i madh që ka bërë për ne. Pavarësisht të gjithë atyre që ka bërë për të gjithë Shqipërinë, e vlerësojmë edhe për shkrimet dhe kërkimet që ka bërë gjatë viteve 1995-2005 për Thethin”, tregoi ai./dritare.net

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    FREDERIK RRESHPJA: NGA LARG ME MALL, DO VËSHTROJ

  • Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

    Robert Haskaj emërohet shef i ri i Komisariatit të Kolonjës

    Robert Haskaj është emëruar shefi i ri i komisariatit të Kolonjës. Haskaj, deri më sot ka mbajtur pozicionin e Shefit të Seksionit të Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës ndërsa më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit rajonal të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për rajonin Elbasan – Korçë.

    Ndërkohë, Alket Pashaj, i cili ka mbajtur pozicionin e shefit të komisariatit të Kolonjës pritet të emërohet në një tjetër detyrë brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

  • Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

    Fansat në alarm! Çfarë është ai rrip në krahun e Robert De Niro?

    Aktori legjendar 82-vjeçar, Robert De Niro, ishte prapa skenës në Studio 54 në New York City gjatë vizitës së tij për shfaqjen në Broadway “Edipi”, ku bashkëpunoi me Mark Strong dhe Lesley Manville.
    Një përfaqësues i aktorit konfirmoi për People se De Niro i është nënshtruar së fundmi një ndërhyrjeje kirurgjikale, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth natyrës së saj. Sipas burimeve, aktori nuk pritet të qëndrojë gjatë i lidhur me rripin pas operacionit dhe gjendja e tij është nën kontroll, duke qetësuar fansat që u alarmuan nga pamja më e hollë e trupit të tij në daljet publike gjatë muajve të fundit.
    Megjithatë, De Niro ka mbetur aktiv. Ai ka marrë pjesë në paraqitje publike, përfshirë Jimmy Kimmel Live! dhe një vizitë në Vatikan, duke treguar se nuk ka ndalur aktivitetin e tij profesional dhe social.
    Kjo ndërhyrje vjen disa vite pas dëmtimit të rëndë të këmbës në maj 2021, gjatë xhirimit të filmit Killers of the Flower Moon të Martin Scorsese. Aktori e përshkroi atë dëmtim si “të tmerrshëm”, por theksoi se ishte i menaxhueshëm dhe se kishte ndjekur trajtimin mjekësor të nevojshëm për t’u rikuperuar plotësisht.
    Fansat mund të qetësohen se De Niro, pavarësisht moshës dhe sfidave shëndetësore, vazhdon të mbetet aktiv dhe i përkushtuar ndaj artit të tij, duke treguar se karriera e tij e gjatë nuk ka ndërprerje.

  • Fotografi emocionuese: Ushtari i zënë rob ribashkohet me familjen

    Fotografi emocionuese: Ushtari i zënë rob ribashkohet me familjen

    Pasi kaloi më shumë se pesë vjet në një kamp të Vietnamit të Veriut, nënkolonel Robert L. Stirm ribashkohet me familjen e tij në Travis AFB, 13 mars 1973.

    “Burst of Joy” është një fotografi fituese e çmimit “Pulitzer” nga fotografi i Associated Press, Slava “Sal” Veder. Fotografia erdhi për të simbolizuar fundin e përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit dhe ndjenjën mbizotëruese se personeli ushtarak dhe familjet e tyre mund të fillonin një proces shërimi pas durimit të tmerreve të luftës.

    Të burgosurit e luftës të liruar nga kampet e burgut në Vietnamin e Veriut zbarkuan në bazën e Forcave Ajrore Travis në Kaliforni. Edhe pse në bordin e avionit ishin vetëm 20 të burgosur, pothuajse 400 anëtarë të familjes u paraqitën për kthimin në shtëpi.

    Veder kujton se: “Ndiej energjinë dhe emocionin e papërpunuar në ajër”. Fotografia përshkruan nënkolonelin e Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

    Robert L. Stirm duke u ribashkuar me familjen e tij, pasi kaloi më shumë se pesë vjet në robëri si rob lufte në Vietnamin e Veriut. Në pjesën qendrore të fotografisë është vajza 15-vjeçare e Stirmit, Lorrie, e cila me emocione përshëndet babanë e saj me krahët e shtrirë, ndërsa pjesa tjetër e familjes i afrohet direkt pas saj.

    Pavarësisht paraqitjeve të jashtme, ribashkimi ishte i pakënaqur për Stirmin. Është dëshpëruese të lexosh se tre ditë para se të bëhej fotografia, nënkoloneli Robert L. Stirm mori një letër nga gruaja e tij se ajo dëshironte një divorc./rarehistoricalphotos.com

    Përgatiti Aulon Hoxha

    ObsrverKult

    —————————–

    Lexo edhe:

    “TRAGJEDIA BUZË DETIT”: NJË INCIDENT I TMERRSHËM QË NDRYSHOI JETËN E NJË ÇIFTI PËRGJITHMONË

  • Përse Robert Berisha i dhuroi Nora Istrefit unazën me diamant?

    Përse Robert Berisha i dhuroi Nora Istrefit unazën me diamant?

    Një nga marrëdhëniet më të komentuar në skenën muzikore shqiptare është padyshim ajo mes Nora Istrefit dhe ish-bashkëshortit të saj, Robert Berisha. Edhe pse secili ka vijuar jetën e tij pas ndarjes, dyshja vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes sa herë që shfaqen bashkë në publik dhe kësaj here, një gjest i thjeshtë, por domethënës, e riktheu diskutimin mbi dinamikën e tyre.
    Gjatë një mbrëmjeje televizive ku e shkuara dhe e tashmja u përplasën në një mënyrë krejt të natyrshme, Nora Istrefi ishte e ftuara e radhës në emisionin e Robert Berishës. Takimi i tyre, i qetë dhe pa të papritura, u shndërrua shpejt në një atmosferë emocionale falë sinqeritetit dhe humorit që i karakterizon të dy.
    Nora foli për sfidat personale që nga mosha 22-vjeçare, periudhë kur karriera e saj sapo po ngjitej, ndërsa paralelisht po përballej me fejesën, martesën dhe më pas mëmësinë. Ajo tregoi se shpesh ishte e pasigurt nëse do të mund të rikthehej në të njëjtin ritëm pune, por pranoi se pavarësisht presioneve, çdo vendim e ka çuar aty ku është sot.
    Roberti ndërhyri me humor karakteristik, duke e pyetur me të qeshur: “A ke qenë e martume Nora se nuk e paskan dit?”, duke shkaktuar një moment të lehtë të cilin Nora e ktheu po me humor.
    Por momenti që i befasoi të gjithë erdhi kur ai nxori një kuti të vogël me bizhuteri dhe i dhuroi Norës një unazë diamanti që, siç tregoi, e kishte blerë në Shtetet e Bashkuara. Dhurata nuk ishte romantike ishte një premtim për vajzën e tyre, Renee-n.
    “Këtë unazë e mban ti deri sa Renee t’i bëjë 18 vjet”, i tha ai, duke e shndërruar objektin në një kujtim familjar që sipas tij duhet të udhëtojë me kohën derisa vajza të rritet.
    Nora, e surprizuar, reagoi me falënderim dhe humor: “Paska me u gëzu Renee për këto unaza shumë të bukura, edhe unë po ja përdori pak deri sa të rritet.”
    Roberti shtoi se unaza kushtonte rreth 10 mijë dollarë, detaj që e ndau po me humor për të zbutur intensitetin e momentit.

  • “Bomba” e Robert Papës, ja pse amerikanët e kanë futur në rreth të kuq Edi Ramën, kryeministri mes katër rrugëve…

    “Bomba” e Robert Papës, ja pse amerikanët e kanë futur në rreth të kuq Edi Ramën, kryeministri mes katër rrugëve…

    Gazetari Robert Papa ka denoncuar rrjetin e Edi Ramës dhe aleatëve të tij, duke theksuar se kryeministri shqiptar ndodhet nën presion të jashtëzakonshëm amerikan. Ai thekson rëndësinë e hetimeve të kreut të SPAK Altin Dumanit, i cili po ndjek gjurmët e parave të supozuara të pastra me miliona dollarë nga Shqipëria në Manhatan dhe parajsa fiskale: “Socializmi duket sikur nuk ka vdekur, kur në Amerikë mbahet gjallë në kështjellën e Edvin Ramës. Kështjella e tij po bie. Matahari, (Belinda Balluku) e cila përfaqëson interesat e Athinës dhe të Moskës (Lubia), do të marrë me vete vazhduesin e Enver Hoxhës. Ajo që ka shumë rëndësi është ajo që po ndjek Altin Dumani.
    Njerëzit e FBI-së dhe të Departamentit të Drejtësisë janë tërësisht ndryshe nga koha e Blinkenit, presidentit faktik në katër vitet kur ishte Biden. Nuk është rastësi që Altin Dumani po ndjek paratë. Janë pastrime me miliona dollarë, me shifra të frikshme në Manhatan, nga parajsat fiskale. Lubia po kalon milionat aty ku Rama, ose ‘palloshi i gjatë’ siç thotë ajo, ka njerëzit e tij. Dan Bongino di çdo gjë”, u shpreh Papa.
    Çfarë po ndodh me Ramën?
    Në analizën e tij Robert Pa tregon se Rama përballet me katër rrugë të qarta: dorëheqje, azil, largim ose prangosje. Papes e paralajmëron se, pavarësisht përpjekjeve të kryeministrit për të ruajtur imazhin e kapitalizmit, realiteti është se sistemin e kontrollojnë oligarkët dhe njerëzit e afërt me të. “E ndërsa Rama hiqet se ka krijuar një sistem kapitalist, jo, janë oligarkët, është byroja e re politike, është ajo Lubia Matahari e ndyrë, mediokre, me fjalor vulgar rrugaçëror, që vjedh 120 miliardë dollarë për 10 vjet – ku janë? I vodhën dhe pensioni është i kursyer. Inxhinieri është i lodhur, doktori i turpëruar. Të gjithë ndjehen të gjunjëzuar.
    Ndaj nuk dalin masivisht ta heqin, ta tjerrin nga zyra, Mehmet Shehun, Kusarin global. Do të vijë, do të plasë. Dhe në qoftë se ajo gjykatë që quhet kushtetuese (kur ne kushtetutën e kemi të bërë nga grekët) do të mbronte dhe këtë radhë birin shpirtëror të Hoxhës, varianti i Bangladeshit do të dukej lule. Kjo që po bën Rama është socializëm i keq. Ai është i majtë. Po luan viktimën; e di se do ta heqin si qen të djathtët e Washingtonit. Ndaj po del tek nënvetëdija, po shan Amerikën, ti, ti kusari pa shpirt, që ke vjedhur atë popull të varfër dhe ke shitur interesat kombëtare.  Po përgatit azilin drejt BE-së. BE-ja nuk ka asnjë forcë diplomatike ushtarake. Ta kam thënë 100 herë. T’i kanë kapur vjedhjet, miliona dollarë. Të kanë kapur ministrin e Mbrojtjes që shkon nga Athina e nga Moska.
    Pse nuk e pret kush atasheun ushtarak tënd këtu apo ambasadorin që na shiste përralla se kishte ftuar Rubion? Nga të dhënat e mia, në vitin 2027, kur të jetë NATO, dhe do të vijë Trump, ti nuk do të jesh. Ti ke tre mundësi: dorëheqje, azil, largim, ose prangosje. Jo më kot media amerikane ‘Washington Examiner‘ tha: “Rama si Noriega”. Ti mund të kujtosh se u talle me Donald Trump, dhe kjo më tregon që ai e ka parë videon. Ndaj Altin Dumani është ndryshe, ndaj po të afrohet. Guxon ti dhe nuk takon përfaqësuesin e Donald Trump para se të vendosej qeveria. I nxore shefen e kabinetit, Bizhgën. Ku janë dukur Bizhga dhe Fuga? Janë ‘pentito‘ (të penduar)? Ti ke në shpirt anti-shqiptarizmin, por dhe anti-amerikanizmin. Ti fundin, ose të tmerrshëm ose tmerr pafund do të kesh, sepse e ke ndërtuar vetë. Ndërsa largohesha nga vendi im i bukur, Tirana, kaloi në rrugën drejt Rinasit një kadillak kryeministror.
    Më thanë se ishte parashkruesja e librit të Kamalës, që zhytet në luksin dhe vjedhjet makabre — Nexhmija moderne. Nuk hyre aq rastësisht, siç thoshte Nano: “Të gjeta me thonj të paprerë”. Nuk qe rastësisht që ti dhe një tjetër, në ’97-ën, hidhnit vrer në ‘New York Times‘ duke bërë etiketa nga më të ndyrat, ‘malokët’. Ti që doje të ndaje Shqipërinë. Koha ka kaluar, duhet t’i kishe ikur me turp. Dosjet i ke masive. Ajo e Sinaloas i vë pikën. Të kanë gjetur vargun e kalimeve me miliona e miliona dollarë. Natyrisht që Amerika nuk harxhon kohë shumë për një lider global të vogël të një fshati, por kur ti puthesh me Beogradin, luan me Moskën dhe me Athinën, dhe kur zhytesh në luksin e vendeve arabe, nuk do të të falë askush”, shprehet Robert Papa ndër të tjera.

  • Robert Papa paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët, kryeministri del i…

    Robert Papa paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja informacionet që kanë në duar amerikanët, kryeministri del i…

    Informacionet e gazetarit të njohur, Robert Papa kanë sjellë sërish në qendër të debatit politik marrëdhënien mes qeverisë shqiptare, SHBA-ve dhe zhvillimeve më të fundit në hetimet e SPAK-ut për zv/kryeministren e pezulluar Belinda Balluku. Papa ndalet te mënyra se si qeveris Edi Rama, te ndikimi i tij mbi institucionet dhe te informacionet që, sipas tij, disponojnë amerikanët. “A e keni vënë re fjalorin rrugaçëror, ordiner, mediokër? Si mund të drejtohet një shtet kështu, me mesazhe, me sharje, “palloshë,” “trap,” fjalë të tjera ofenduese ndaj njëri-tjetrit? Jam krenar për kasetat e para të “Fokusit.” I pari që hyra, ju tregova shqiptarëve thashethemet e bllokut, orgjitë e bllokut, prapaskenat, thikat, vrasjet, helmet. Më duket sikur skenat janë të njëjta.Tetë orë në zyrën e Mehmet Shehut: thika, helme, tortura psikologjike, presione, trysni. Mos vallë Rama ka blerë Gjykatën Kushtetuese duke bërë shantazh? Kështu lloj figurinash s’kanë pse të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka pse Gjykata Kushtetuese ta marrë këtë çështje, sepse modeli i Bangladeshit, i Gruevskit, i pranverës arabe mund t’i ngjasojë. Dhe kur janë me mijëra nxënës shqiptarë të arsimuar nëpër botë, në Europë, në Amerikë, kudo, me doktorata, inxhinierë, arkitektë, doktorë, si mund të vësh zëvendës kryeministre dikë që nuk ka shkollë, që ka mashtruar? Media kontrollohet prej tij dhe mesazhet që dalin natyrisht kontrollohen. Pse nuk dalin mesazhet me Ramën ku ka investime miliona dollarë? Nuk diskutohet pjesa e luanit që është për Ali Babën”, shprehet Robert Papa.
    Arrestimi i mundshëm i Ramës
    Ai komenton edhe mundësinë e një përballjeje të Ramës me drejtësinë, duke sjellë argumentet dhe shembujt që, sipas tij, ekspozojnë kryeministrin përballë zhvillimeve të reja. “Shumë njerëz më pyesin: “Do arrestohet ky?” Po, dhe mund të arrestohet. Dhe diçka ka ndodhur. Unë e di që ju prisni që të vijë gjithçka nga mrekullia, të vijë nga Amerika. Unë e di që Departamenti Amerikan i Shtetit mbështet SPAK-un. Kaq mjafton. Në qoftë se SPAK-u në kohën e Yuri Kim-it ishte selektiv dhe nuk shkonte te Palloshi i lartë dhe te Lubia, ky do të shkojë. Dhe ai “pit stop-i” i Dumanit në departament, por dhe personi që zëvendësoi Eskobarin, që injoroi Ramën, Peleshin, Spiropalin kur erdhi.Natyrisht që nuk ka biseduar për motin, për klimën, për ndotjen, kur kanë shkuar në zyrën e SPAK-ut. Amerikanët janë të interesuar që mos preket siguria kombëtare dhe trafiqet. Ramës sapo i dolën shumë probleme me Sinaloan. Ka transferta të mëdha financiare në Manhatan nga njerëzit që kanë qenë afër Ramës dhe Lubisë (Ballukut). Kash Patel i di. Don Bonxhino i di. Rama të mos ketë frikë. Kishte planifikuar një ndalesë në Manhattan, sepse kishte pronotuar hotelin. Kjo nuk do të thotë që nuk mund të vijë më vonë, se kryeministër është. Ai ka imunitet dhe unë nuk besoj se do të ndodhë si shkrimi i Ëashington Examiner që thoshte Rama si Noriega apo Erdogan.Zoti Rama ka dëshirë të qëndrojë i përjetshëm si Erdogan. Unë e di. Por nuk mund të qëndrojë në këtë mënyrë kur i bien të gjithë. Korrupsioni është fjalë përkëdhelëse për Ramën. Nuk është korrupsion; është vjedhje, kusari, arbitraritet miliona e miliona. Ç’është ky ligj? Pesë vjet burg? Dumani mund të bëjë verifikimin e pasurisë. Janë miliona. Ata i dinë llogaritë. Për mendimin tim, korrupsioni i fondeve publike duhet të ketë dënim maksimal. Po kur ka fakte që vërtetohet, pse jo? Nuk jemi anëtar i BE-së, Amerika e ka.Nuk ndodh ndryshe.Një qeveri që ka favorizuar drogën, që i ka dhuruar me qindra milionë dollarë taksa të munguara oligarkëve, duke i hequr nga pensionistët, mësuesit, arsimtarët, doktorët, inxhinierët, dhe ofendon gjithkënd. E dini ju se sa mijëra shqiptarë të suksesshëm ka nëpër botë? Unë, në Amerikë, jam i sigurt: arkitektë, inxhinierë, doktorë, dentistë, që tentojnë të hyjnë në politikë . Dhe ti merr dikë nga Greqia. Nuk është turp që ka punuar babysitter dhe pastruese, dhe e bën zëvendës kryeministër pa diplomë. Dhe 1 milion vetë ikin. Unë e di që gjithkush shpreson goditjen amerikane, por Trumpi është impenjuar shumë me Gazën. Edhe atje duket se s’ka sukses. Me Ukrainën, që është një plan me 28 pika, dhe Rubio ka bërë gafën e radhës kur u ka thënë senatorëve që plani është rus, ne vetëm e kemi aprovuar”, thotë ndër të tjera Robert Papa.

  • “Kryeministri po rrënon çdo moral dhe dhunon çdo ligj”, Petrit Vasili sulmon Ramën: Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta

    “Kryeministri po rrënon çdo moral dhe dhunon çdo ligj”, Petrit Vasili sulmon Ramën: Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta

    Rama, në një kuturisje të dëshpëruar, në kontekst të rrënimit të çdo morali dhe dhunimit të çdo ligji, qëmton fraza dhe zbuloi një të juristit amerikan Robert H. Xhekson.
    Rama, për vete dhe për qëllimet e tij, nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
    Rama Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta me ‘kërpëratat’, sepse as e di se nga bie shteti i së drejtës.
    Rama është shumë krenar që e ka bërë ai, e ka votuar ai dhe e garanton ai këtë drejtësi të tij të ‘ramaformës’.
    Rama nuk na e ka lexuar Robert Xheksonin për Ahmetajn, ministrat, apo për deputetët dhe kryetarët e bashkive që janë arrestuar.
    Pse u lodh kaq fort të gjejë një frazë të Xheksonit?
    Apo e ka për parime, apo që të lajë duart si Ponc Pilati me Belën?
    Jo, jo, as njëra, as tjetra.
    Thjesht ka hallin e vet, tani që kushdo e kupton që radha e Ramës ka ardhur dhe këtë ai nuk e shmang dot më, edhe sikur të shesë gjithë qeverinë deri te ministri më i fundit, siç bëri me Ahmetajn, Belën etj., etj.
    Çfarë do t’i thoshte Robert Xhekson Ramës për gjithë këto?
    Por as të gjithë librat e Xheksonit nuk ia zgjidhin dot, sepse ato libra mbrojnë ligjin dhe jo dhunuesit e ligjit si Rama.

     

  • Ramën nuk e ndihmojnë dot, as të gjithë librat e Robert H. Xhekson!

    Ramën nuk e ndihmojnë dot, as të gjithë librat e Robert H. Xhekson!

    Nga Petrit Vasili

    Rama, në një kuturisje të dëshpëruar, në kontekst të rrënimit të çdo morali dhe dhunimit të çdo ligji, qëmton fraza dhe zbuloi një të juristit amerikan Robert H. Xhekson.

    Rama, për vete dhe për qëllimet e tij, nuk zbaton as vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Rama Kushtetutën e ndryshoi për 5 minuta me ‘kërpëratat’, sepse as e di se nga bie shteti i së drejtës.

    Rama është shumë krenar që e ka bërë ai, e ka votuar ai dhe e garanton ai këtë drejtësi të tij të ‘ramaformës’.

    Rama nuk na e ka lexuar Robert Xheksonin për Ahmetajn, ministrat, apo për deputetët dhe kryetarët e bashkive që janë arrestuar.

    Pse u lodh kaq fort të gjejë një frazë të Xheksonit?

    Apo e ka për parime, apo që të lajë duart si Ponc Pilati me Belën?

    Jo, jo, as njëra, as tjetra.

    Thjesht ka hallin e vet, tani që kushdo e kupton që radha e Ramës ka ardhur dhe këtë ai nuk e shmang dot më, edhe sikur të shesë gjithë qeverinë deri te ministri më i fundit, siç bëri me Ahmetajn, Belën etj., etj.

    Çfarë do t’i thoshte Robert Xhekson Ramës për gjithë këto?

    Por as të gjithë librat e Xheksonit nuk ia zgjidhin dot, sepse ato libra mbrojnë ligjin dhe jo dhunuesit e ligjit si Rama.

     

  • Mesazhi i Ramës për drejtësinë: Kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta mbytet

    Mesazhi i Ramës për drejtësinë: Kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta mbytet

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një shënim në rrjetet sociale, ku citon gjerësisht fjalimin historik të Robert H. Jacksonit, kryeprokurorit amerikan dhe arkitekt i gjyqit të Nurembergut, duke theksuar rëndësinë e etikës, integritetit dhe paanshmërisë së prokurorit. Në postimin e tij, Rama shkruan:
    “Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet. Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur.”
    Ky postim i Ramës vjen menjëherë pas vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, vendim që Rama e ka ankimuar në gjykatën Kushtetuese. Rama përdor fjalimin e Jacksonit si paralajmërim dhe reflektim mbi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe të paanshmërisë në institucionet publike, duke nënvizuar se roli i drejtësisë është të ndjekë krimin, jo individin.
    Në shënimin e tij, kryeministri shton se ky mësim i Jacksonit mbetet i vlefshëm për të gjithë ata që besojnë se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
    “Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
    Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”. thotë rama krahas publikimit të fjalimit të ROBERT H. XHEKSONIT, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA”, shkruan Rama.
    SHËNIMI I DITËS
    Më ka mbresuar prej kohësh figura monumentale e Robert H. Xheksonit,
    njëra nga mendjet më të ndritura që ka njohur drejtësia demokratike.
    Si Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, gjyqtar i Gjykatës Supreme dhe arkitekt i akuzës në gjyqin epokal të Nurembergut, ai vendosi themelet morale të rolit të prokurorit në një shtet modern të së drejtës.
    Fjalët e tij të kumtuara në mes të shekullit të kaluar, mbeten udhërrëfyese për këdo që beson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, por kurrë e papërgjegjshme; e fortë, por kurrë e verbër ndaj kufijve kushtetues.
    Dhe po e ndaj sot me ju, fjalimin historik të Robert H. Xheksonit, sepse paralajmërimet e kryeprokurorit legjendar të Amerikës, njeriut që shkroi etikën moderne të prokurorit demokratik, tingëllojnë sot si të shkruara për ne.
    Robert H. Xheksoni i mësoi botës demokratike se kur prokurori kërkon njeriun përpara krimit, drejtësia vdes dhe kur një pushtet hyn në territorin e një tjetri, Kushtetuta demokratike nuk merr më frymë, por mbytet.
    Ndërsa mua personalisht, ai më ka mësuar diçka tejet frymëzuese për të ecur drejt, vetëm përpara, të cilën asnjë prej baltosësve të mi nuk e kupton dhe s’ka për ta kuptuar kurrë dot, siç fatmirësisht e kupton fare mirë shumica e shqiptarëve. Ky është mësimi madhor i shprehjes së tij lapidare, “Pushteti nuk ka qenë kurrë më i denjë sesa në çastin kur ka pranuar t’i nënshtrohet gjykimit të një drejtësie të pavarur”.
    JA EDHE FJALIMI I ROBERT H. XHEKSONIT QË KA HYRË NË ANALET E HISTORISË ME TITULLIN “PROKURORI FEDERAL”, MBAJTUR NË PRILL 1940 NË KONFERENCËN VJETORE TË PROKURORËVE TË SHTETEVE TË BASHKUARA:
    Prokurori ka më shumë kontroll mbi jetën, lirinë dhe reputacionin e një personi sesa çdo njeri tjetër në Amerikë. Liria e tij është marramendëse. Ai mund t’i vendosë qytetarët nën hetim dhe, nëse është një lloj njeriu i caktuar, prokurori mund të merret me deklarata publike apo me insinuata të hapura ose të fshehura. Por ai mundet të ndjekë edhe një mënyrë më të hollë dhe thjesht të marrë në pyetje miqtë e një qytetari. Prokurori mund të urdhërojë arrestime, t’i paraqesë çështjet përpara një trupe pas dyerve të mbyllura dhe, mbi faktet e tij të njëanshme, të ngrejë akuzë duke i imponuar qytetarit uljen në gjyq.
    Po ai mundet edhe të tërhiqet pa shkuar në gjyq fare, duke ia hequr mbrojtjes çdo mundësi për t’u dëgjuar. Ose mund të vazhdojë me një gjyq publik. Dhe nëse jepet një dënim, prokurori ka ende mundësi të ngrejë pretendime për masën e dënimit, njësoj si avokati i mbrojtjes.
    Ndërkohë që prokurori, në rastin më të mirë, është një nga forcat më të dobishme për shoqërinë tonë, kur ai nxitet nga ligësia apo të tjera motive të ulëta, bëhet një nga forcat më të këqia. Fuqitë që ai ka, i janë dhënë sepse prej tij pritet të jetë i pandikueshëm, pra absolutisht i paanshëm dhe kurrësesi i shtyrë nga përfitime personale, ambicie politike apo presione publike. Detyrimi i tij i vetëm profesional është “që faji të mos ia hedhë dhe pafajësia të mos vuajë”.
    Por, ndryshe nga gjyqtarët, prokurori nuk është natyrshmërisht i pandikueshëm. Ai emërohet ose shpesh zgjidhet, dhe i vjen t’i tregojë publikut zellin e tij. Për të bërë karrierë, ai rend pas një bilanci dënimesh. Lejomëni ta them edhe një herë: prokurorit i është besuar një fuqi e jashtëzakonshme dhe i kërkohet një karakter i pashoq.
    Asgjë më të mirë nuk mund të bëjë një sistem ligjzbatues sesa të shmangë cfilitjet e panevojshme dhe ndjekjet e pajustifikueshme penale. Nëse një prokuror këmbëngul tek dënimi në një çështje që nuk duhet ndjekur fare penalisht, ose e gjykon një çështje në një mënyrë që nuk është e drejtë, dëmi që ai bën është i pallogaritshëm.
    Kur fuqia e prokurorit bie në duart e një njeriu jo të mirë, prokurori bëhet njeriu më i rrezikshëm i një vendi.
    Një nga rreziqet më të mëdha të abuzimit buron nga fuqia e prokurorit për të zgjedhur se kë ndjek penalisht. Të gjithë e kemi dëgjuar thënien e mençur se librat e ligjit janë aq të mëdhenj sa një prokuror mund ta gjejë një shkelje të çfarëdoshme ligjore për t’ia hipur në kurriz pothuajse kujtdo.
    Është pikërisht këtu – tek zgjedhja e çështjeve – ku nxitet edhe tundimi më i madh. Prokurori mund të zgjedhë dikë që nuk i pëlqen ose dikë që dëshiron ta turpërojë, ose një grup njerëzish të papëlqyer nga publiku dhe t’u qepet për t’i gjetur në shkelje. Dhe pikërisht në këtë çast zbatimi i ligjit bëhet personal, dhe krimi i vërtetë bëhet fakti i të qenit i papëlqyer nga prokurori i gabuar.
    Një prokuror i mirë mund t’i mbrojë njerëzit tanë nga krimi; një i keq mund t’i terrorizojë ata.
    Zbatimi i ligjit nuk është automatik; është human. E përderisa është human, duhet vetëpërmbajtje e madhe. Fuqia më e rrezikshme e prokurorit është kur ai i zgjedh ata që mendon se duhen goditur, në vend që të zgjedhë çështjet që meritojnë të ndiqen. Me librat e ligjit plot me lloj-lloj parashikimesh për krimet, një prokuror ka shansin ta gjejë të paktën një shkelje teknike tek pothuajse çdo njeri.
    Në një rast të tillë, çështja nuk është më të zbulosh kryerjen e një krimi dhe të kërkosh njeriun që e ka kryer; çështja bëhet të zgjedhësh njeriun që do të fajësosh dhe pastaj të kërkosh në librat e ligjit, e të vësh hetuesit në punë, për t’i hipur atij në kurriz një shkelje.
    Tamam këtu qëndron edhe rreziku më i madh, rreziku që një post publik të përdoret për të poshtëruar, torturuar apo ndëshkuar një qytetar, jo pse është fajtor, por sepse është i papëlqyer apo i padëshiruar.
    Cilësitë e një prokurori të mirë janë po aq të vështira për t’u bërë bashkë sa ato të një gjykatësi të mirë. Ato janë:
    Ndershmëria. Integriteti profesional. Paanshmëria. Guximi dhe vendosmëria.
    Por mbi të gjitha, ai duhet të kujtojë se misioni i tij kryesor nuk është të fitojë çështje, por të bëjë drejtësi.