Tag: rizai

  • Amaneti i deputetit shkodran që e pushkatuan: Më varrosni pranë vajzës, me…

    Amaneti i deputetit shkodran që e pushkatuan: Më varrosni pranë vajzës, me…

    Riza Dani pat lindur në Shkodër në një familje patriotike. Mbasi mbaroi shkollën “Ruzhdien” në qytet, vazhdoi studimet në Universitetin e Stambollit. Ra shpejt në kontakt me mjediset patriotike shqiptare dhe që në rini iu përkushtua lëvizjes kombëtare, përkrah të vëllait Dan Hasani. Njihte 4 gjuhë, gjermanisht, turqisht, italisht e sllavisht dhe në vitet 1908-1912 ishte pjesëtar i “Klubit Gjuha Shqiptare” me miqtë e familjes Atë Gjergj Fishta, Gurakuqi e Dom Ndre Mjeda. Ishte nismëtar i grupit të ngritjes së flamurit në Shkodër në fillimet e vitit 1913 dhe drejtonte gazetën politiko-shoqërore “Shkodra”. Me nacionalistë e atdhetarë krijoi organizatën politiko-nacionaliste “Krahu Kombëtar”, që luajti rol të madh për lëvizjet kombëtare në vend, për stabilizimin e shtetit të ri shqiptar deri në 1924-ën. Me krijimin e Partisë Popullore, Riza Dani aderon në këtë parti me nacionalistë të tjerë, duke synuar krijimin e një Shqipërie etnike, që mbronte interesat e borgjezisë së mesme dhe kishte përparësi të përmirësonte gjendjen e fshatarësisë. Riza Dani zgjidhet deputet i Shkodrës në legjislaturat 1921-1924 së bashku me Luigj Gurakuqin, Atë Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, Maliq Bushatin e të tjerë. Në vitin 1924 emërohet prefekt i qarkut të Durrësit. Si opozitar i qeverisë së Zogut, dënohet me vdekje e si pasojë emigron për pak kohë në Fjume të Jugosllavisë e pastaj stabilizohet në Grac të Austrisë. Në një ditë të ftohtë dimri, i vijnë dy baxhanakët, Sejfi Vllamasi e Xhevat Korca nga Vjena. Ata i propozojnë për atentatin që do të bëjnë kundra mbretit Zog, në shkurt 1931. Rizai përgjigjet se: “Kështu bëjnë guerilasit çetnikë e bolshevikë, me vra mbas shpine e sidomos në dhe të huaj. Ne duhet të mblidhemi e të bajmë një program më të mirë se Zogu e ta paraqesim në parlament, e po fituem me vota, e rrëzojmë Zogun e jo me vrasje të turpshme”.1939Riza Dani në vitin 1939 kthehet në Shkodër përgjithmonë dhe organizohet me patriotë e nacionalistë për çlirimin e vendit nga okupacioni i huaj. Nuk pranon krijimin e qeverisë antikombëtare e proitaliane të Shefqet Verlacit. Rizai aderoi në Frontin Demokratik Nacionalçlirimtar për çlirimin e vendit nga okupatori e rindërtimin e tij. Mori pjesë në mbledhjen e Tapizës (korrik 1943), ku formohet Komiteti i Shpëtimit Kombëtar, që ka në program çlirimin e Shqipërisë në kufijtë e 1913-ën e të drejtën universale për vetëvendosje. Emërohet kryetar i frontit për qarkun e Shkodrës e më vonë kryetar i komitetit të Shkodrës. Në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1946 zgjidhet nga populli i Shkodrës si deputet. Shumë urdhra e veprime nuk i shërbenin ngritjes së shtetit normal. Burgoseshin e pushkatoheshin pa gjyqe ose me një urdhër në copë letre intelektualë, patriotë, klerikë, studentë, tregtarë, pronarë, ushtarakë, etj., ndërsa çdo përpjekje për demokraci, pluralizëm politik e opozitë nuk u përkrahej.ROBËRIMI I RIRiza Dani, në situatat e reja që po kalonte vendi, po e kuptonte që prej gjakut të derdhur, Shqipëria ishte çliruar nga okupatori i huaj, por mjerisht do të robërohej nga një sistem sllavo-komunist utopik që po aplikohej. Kuptoi se duhej ngritur zëri nga të gjithë në protesta e veprime opozitare. Grupi i deputetëve demokratë Gjergj Kokoshi, Riza Dani, Kol Preka, Ibrahim Sheh Karbunara e tjerë ranë në kontakt me grupet intelektuale e organizatat opozitare të krijuara nga mesi i vitit 1945 në Shkodër e qytete të tjera. Këto do të organizoheshin për të kërkuar në zgjedhjet e ardhshme një sistem demokratik perëndimor, që kishte në themel pluralizmin politik, lirinë e individit, lirinë e fjalës e shtypit. Lëvizjet opozitare u zgjeruan e u formatuan në grupime me veprime politike. Uran Butka, në librin “Kryengritjet e para kundra komunizmit”, shkruan se në një mbledhje më 6 korrik 1946 në Shkodër, Riza Dani foli për nevojën e organizimit të një kryengritjeje të përgjithshme. Në mbledhjen e 9 të asamblesë, Riza Dani pat kundërshtuar projekt-statusin e paraqitur si jo kombëtar e i ngarkuar me frymë ideologjike komuniste. Më 7 mars 1946, pas vërejtjes që bëri Riza Dani, Nako Spiroja pasi kishte marrë udhëzime e urdhra nga eprorët, diskuton gjatë e përqendrohet vetëm në fjalën e deputetit të Shkodrës, që e quan si pararojë të reaksionit. Por, Dani iu përgjigj se, “kam qenë kundra turkut, kundra Toptanit, kundra rebelëve, kundra Zogut, kundra italianëve para e pas 7 prillit. Kam qëndruar larg çdo reaksioni e interesi privat. Jo për hatrin e Nako Spiros, por pse kështu e ka kërkuar interesi i atdheut.PARANDJENJADr. Pjetër Pepa në librin “Dosja e diktaturës” shkruan se Dani i di pasojat e fjalimit të ashpër, ndaj i thotë nipit të tij se, “dua një njeri që ta dijë se këtë fjalim e kam shkruar me gjakftohtësi dhe kryesisht i ndërgjegjshëm. Me një fjalë, dua të kem një dëshmitar që të dëshmojë në të ardhmen se shprehjet që kam përdor në Parlament, s’kanë qenë të rastit apo se kam qenë i nevrikosur, por sepse jam i ndërgjegjshëm për ato që të them e për atë që do të ngjase”. Ai e kishte të qartë se e priste hakmarrja mesjetare sllavo-bolshevike, megjithatë vendosi të bënte çka kishte bindje. Më vonë, diktatori Enver Hoxha, në librin “Kur hidhen themelet” shënon për Riza Danin se, “ishte njeri me influencë në Shkodër, ishte demokrat, liberal, antizogist e antifashist” dhe se “Dani kërkonte të bënte edhe asamblenë tonë një kuvend ligjesh, ku secili të fliste sa t’i donte qejfi, pa asnjë kufizim e të gjitha ç’thonin Riza Dani me shokë të botoheshin në shtyp”. Kur kam lindur më 27 korrik 1946 në darkë, Rizaja po kthehej nga falja e Teravisë në Xhami. I dalin para në oborr e i thonë: “Riza efendi, nusja e Xhevatit lindi djalë. Ai i përgjigjet: Nusja me shëndet të mirë, djali me jetë gjatë, e më vjen keq se kanë me hekë keq”. Fjalë profetike për familjen Dani. Riza Dani me intelektualët e Shkodrës do të organizojnë një kryengritje të përgjithshme, ku marrin pjesë forca nga Kallmeti, Lezha, Mirdita e Puka, Zadrima e Nënshati, Postriba e Ura Shtrejtë, Dukagjini e Shoshi, Kopliku, Malësia e Madhe e Kelmendi. Në agim të 9 shtatorit sulmohen kazermat e Shkodrës. Në mesin e shtatorit 1946, u arrestuan të gjithë meshkujt e familjes Dani. Nga gjyqet e diktaturës dënohen 3 vetë 26 vjet burg (së bashku) e Rizai pushkatohet dhe sekuestrohen shtëpitë e fabrikat.TORTURATDeputeti Riza Dani arrestohet dhe nga 11 tetori i 1946-ës torturohet nga ‘hienat’ komuniste antinjerëzore deri në 23 dhjetor 1946, dita kur i hiqet “Imuniteti”. Ja si e tregon një pjesë të vuajtjeve të deputetëve të Shkodrës, Kol Prela e Riza Dani, bashkëvuajtësi i qelive e burgjeve, Sami Rrepishti: “Kol Prela më tregoi se në nevojtoren ‘qeli’ pranë ishte Riza Dani, deputeti i Shkodrës, që herë pas here shpërthente me thirrje të nalta e shamje, që shuheshin menjëherë nga rojet e kuqe e shkopi i tyre mbi kurrizin e shtatëdhjetëvjeçarit demokrat”.Më 11 tetor 1946 merret në pyetjeje Riza Dani nga hetuesi i Sigurimit të ushtrisë, Stavri Xhara para majorëve Vaskë Koleci e Zoi Themeli. Kjo ndodh mbasi ai kishte kalue tortura antinjerëzore, që vetëm ai ka ditur t’i përballojë. Mandati i hiqet në 23 dhjetor 1946, pra një deputet me mandat u nënshrohet hetimeve me metoda sllavo-mesjetare e qëndron me dinjitet e forcë morale lartë, duke kundërshtuar me guxim të pavërtetat. Hetuesia e përcjell me shënimin: “Qëndrimi i tij para hetuesisë ka qenë armiqësor, nuk ka pranuar të firmosë asgjë”. Me qëndrim krenar e stoik e me ndjenjë të lartë përgjegjësie, deputeti Riza Dani deklaron: “Jam i ndërgjegjshëm për çka kam thanë e çka kam ba e veprue. Paçi hijen tuaj”. Gjyqi u bë me dyer të mbyllura, pa avokat. Nuk ka firmosë e nuk ka kërkue falje. Shpifja është argument i atij që s’ka arsye. 31 dhjetori 1947 si një re e zezë paralajmëron se është mbledhur Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i mbledhur për të gjykuar 19 të pandehurit. Në ato orë të vona të asaj nate të errët, komunikohet vetëm vendimi ogurzi: 7 pushkatim, 6 burgosje përjetë, të tjerët 20 e 15 vjet burgim. E gjithë kjo bëhet mbi bazën e një “Promemorie përcjellëse” që vinte nga hetuesia e mbushur me shpifje.AMANETI dhe VARRIDua ta tregoj dëshminë e fundit të jetës së mundimshme e të palodhur në shërbim të lirisë së vërtet, qëllim që i kishte vënë vetes me ndërgjegje dhe realizoi me ndershmëri e dinjitet deputeti Riza Dani. Këto dëshmi konkrete të shkruara nga dora e tij në rripa letre cigareje, ia pat dhënë mbesës së vet, zonjës Fetie. “Çështja është tepër serioze, gjyqi me dyer të mbyllura, pa avokat e publik. Prokurori më akuzon si organizator i organizatës së deputetëve, kam marrë pjesë në mbledhjet e saj, kam ba mbledhje me të arratisur. Janë gënjeshtra të turpshme të formulueme me magji të një sistemi mesjetar torturash, sistem që asht aplikue edhe në mue. Sidoqoftë, moralisht jam i fortë e i kam mohuar të gjitha në gjyq. Ç’vendim jep ky, nuk e di. Rizai”, shënohet në një letër tjetër. Më pas ka shkruar: “Me shpresë në Zotin do të vdes si burrë. I falem nderit Fetit për kujdesjen e për gjellët që më ka sjellë. Bulen (gruan) amanet nipave. Këto Feti ia jep doktor Omerit. Kopjen e ruan për histori”. Një tjetër ditë ka shkruar: “Tashti që po të shkruaj kam vuajtë shumë, 3 ditë pa bukë e ujë, 20 ditë çimento, shtrojë e mbulojë. Feti thuaj doktor Omerit këto që po të shkruaj: Akuzat i kam refuzue të gjitha si shpifje të turpshme. Në rast hallallëku, dua të varrosem pranë Agimes (vajzës)”. Deputeti i Shkodrës, Riza Dani, ekzekutohet në 7 shkurt 1948 e bie me të tjerët në një varr të përbashkët. Familja Dani nuk i ka gjetur akoma kockat e tij dhe duam vetëm të dimë ku prehet.

    Burimi/Facebook/Shkodra jone

  • Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, Gjykata e Lamisë shtyn për më 6 qershor çështjen

    Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, Gjykata e Lamisë shtyn për më 6 qershor çështjen

    Lirimi me kusht i të dënuarit Alket Rizai nga Burgu i Domokosit është shqyrtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjes në Lamia pasditen e së premtes (11.04.25), pas kërkesës për lirim që ai ka paraqitur.
    Megjithatë, çështja e 47-vjeçarit shqiptar Alket Rizai u shty për më 6 qershor 2025, siç tha për “LamiaReport” një nga avokatët e tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.
    Njeriu që kishte ekspozuar sistemin e sigurisë së Burgjeve greke duke u arratisur dy herë me helikopter nga Koridhalos (hera e parë me Vassilis Paleokostas), është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera të tij arrijnë në 25 vjet.
    Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Megjithatë, vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
    Më pas, në një zonë të Lamisë, efektivë të Policisë së Departamentit të Veprimit të Shpejtë, të cilët po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin po udhëtonin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje ligjore 5-ditore.
    Hera e fundit që Alket Rizai ka kaluar pragun e gjykatave të Lamisë ka qenë një vit më parë, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve tre anëtarësh të Lamisë për armë të improvizuara (armëmbajtje) dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Më pas ai u gjet i pafajshëm.

  • Gjykata e Lamisë shtyn shqyrtimin e kërkesës për lirimin me kusht të Alket Rizait

    Gjykata e Lamisë shtyn shqyrtimin e kërkesës për lirimin me kusht të Alket Rizait

    Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi ka shqyrtuar këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai, për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit. Sipas mediave greke, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për datën 6 qershor 2025, pas një kërkese nga avokati i tij, Kostas Nousas, që deklaroi se klienti ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos për një çështje procedurale.

    Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet. Ai ndodhet në burg prej 21 vitesh, që nga arrestimi i tij në vitin 2003, me arratisjet e shumta që i dhanë mundësinë për disa muaj lirie. Vitin e kaluar, ai mori leje për një periudhë 5-ditore dhe u pa nga policia në një automjet të dyshimtë në Lamia, ku po udhëtonte me dy kriminelë të tjerë. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Alket Rizai ka kaluar gjithashtu pragun e gjykatës së Lamisë vitin e kaluar, për t’u gjykuar për armë dhe celularë të gjetur në qeli, por u shpall i pafajshëm.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • Tentoi të arratisej dy herë me helikopter/ Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

    Tentoi të arratisej dy herë me helikopter/ Alket Rizai kërkesë gjykatës për t’u liruar nga burgu, dy herë i dënuar me burgim të përjetshëm

    Lirimi me kusht i të dënuarit Alket Rizai nga Burgu i Domokosit është shqyrtuar nga Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjes në Lamia pasditen e së premtes (11.04.25), pas kërkesës për lirim që ai ka paraqitur.Megjithatë, çështja e 47-vjeçarit shqiptar Alket Rizai u shty për në datën 6 qershor 2025, siç tha për “LamiaReport” një nga avokatët e tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.
    Njeriu që kishte ekspozuar sistemin e sigurisë së Burgjeve greke duke u arratisur dy herë me helikopter nga Koridhalos (hera e parë me Vassilis Paleokostas), është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera të tij arrijnë në 25 vjet.Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Megjithatë, vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
    Më pas, në një zonë të Lamisë, efektivë të Policisë së Departamentit të Veprimit të Shpejtë, të cilët po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin po udhëtonin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje ligjore 5-ditore.
    Hera e fundit që Alket Rizai ka kaluar pragun e gjykatave të Lamisë ka qenë një vit më parë, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve tre anëtarësh të Lamisë për armë të improvizuara (armëmbajtje) dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Më pas ai u gjet i pafajshëm.

  • Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu në Greqi, ja çfarë vendosi gjykata

    Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu në Greqi, ja çfarë vendosi gjykata

    Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi, shqyrtoi këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit.
    Sipas LamiaReport.gr, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.
    Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet.
    Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Por vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
    Në atë kohë, në një zonë të Lamisë, policët e Departamentit të Veprimit të Shpejtë që po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin hipnin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje 5-ditore të ligjshme.
    Hera e fundit që Alket Rizai ka kaluar pragun e gjykatave të Lamisë ka qenë një vit më parë, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Lamisë për armë dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Më pas ai u gjet i pafajshëm.

  • Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lamisë

    Alket Rizai kërkon lirinë nga burgu, çështja shqyrtohet në Gjykatën e Lamisë

    Këshilli Gjyqësor i Kundërvajtjeve Penale të Lamisë në Greqi, shqyrtoi këtë të premte kërkesën e shqiptarit, Alket Rizai për t’u liruar me kusht nga burgu i Domokosit.
    Sipas LamiaReport.gr, çështja e 47-vjeçarit shqiptar është shtyrë për në datën 6 qershor 2025, siç deklaroi një prej avokatëve të tij, Kostas Nousas, pasi klienti i tij ishte transferuar përkohësisht në Qendrën e Paraburgimit Korydallos, për një çështje procedurale.

    Alket Rizai është dënuar dy herë me burgim të përjetshëm, ndërsa dënimet për veprat e tjera arrijnë deri në 25 vjet.
    Alket Rizai ndodhet në burg prej 21 vitesh që kur u arrestua për herë të parë në vitin 2003, pasi arratisjet gjatë kësaj kohe i lejuan të gëzonte vetëm disa muaj liri. Por vitet e fundit, sjellja e tij e kishte lejuar edhe të merrte leje nga burgu, si në janar 2021.
    Në atë kohë, në një zonë të Lamisë, policët e Departamentit të Veprimit të Shpejtë që po kontrollonin një automjet të dyshimtë në të cilin hipnin dy kriminelë, panë të hipur edhe Alket Rizai, i cili kishte marrë leje 5-ditore të ligjshme.
    Hera e fundit që Alket Rizai ka kaluar pragun e gjykatave të Lamisë ka qenë një vit më parë, për t’u gjykuar nga Gjykata e Kundërvajtjeve të Lamisë për armë dhe celularë që i ishin gjetur në qeli. Më pas ai u gjet i pafajshëm.